1 / 8

Sistemet e Mbikëqyrjes Publike Diskutim Paneli – Rregullimet Institucionale & Ligjore

Sistemet e Mbikëqyrjes Publike Diskutim Paneli – Rregullimet Institucionale & Ligjore. Aktiviteti i datës 19 Prill 2011 i REPARIS për Mësimin në Distancë. Mbikqyrja Publike – Diskutim Paneli. Panelistët

maille
Download Presentation

Sistemet e Mbikëqyrjes Publike Diskutim Paneli – Rregullimet Institucionale & Ligjore

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Sistemet e Mbikëqyrjes PublikeDiskutim Paneli – Rregullimet Institucionale & Ligjore Aktiviteti i datës 19 Prill 2011 i REPARIS për Mësimin në Distancë

  2. Mbikqyrja Publike – Diskutim Paneli Panelistët • John Grewe, Drejtues Projekti, Bordi Profesional i Mbikëqyrjes, Këshilli i Raportimit Financiar i Mbretërisë së Bashkuar • Vibeke Barfoed, Sekretariati i Autoritetit Danez të Mbikëqyrjes së Audituesve • Agnieszka Stachniak, Zëvendës Drejtoreshë e Departamentit të Kontabilitetit, Ministra e Financave, Poloni • Aleksandra Markowska-Tendaj, Titulluare e Njësisë pranë Zyrës së Komisionit të Mbikëqyrjes së Auditimit, Poloni

  3. Mbikqyrja Publike – Diskutim Paneli 1. Përgjegjësitë Institucionale • Cilat janë atributet kryesore (standarde) të organit mbikëqyrës, duke përfshirë: monitorimin e procesit të Zhvillimit të Pandërprerë Profesional (CPD); mbikëqyrjen dhe kontrollimin e veprimtarisë së audituesve? Ju lutemi, shpjegoni shkurtimisht secilën prej atributeve kryesore. • Në rast se duhen hartuar standardet kombëtare të auditimit dhe kodi i etikës, kush është subjekti (organi, organizata) më i përshtatshëm për ta realizuar këtë veprimtari?

  4. Mbikqyrja Publike – Diskutim Paneli 2. Anëtarët e Bordit • Si emërohen dhe si shkarkohen anëtarët e bordit? • Cila është balanca që sugjerohet ndërmjet anëtarëve praktikues dhe anëtarëve plotësisht të pavarur të bordit? • Cilat janë rekomandimet për organizimin e Organeve të Mbikëqyrjes Publike në kushte kut profesioni i audituesit është në tranzicion dhe kur ekziston dukshëm një numër i vogël audituesish krahasuar me nevojat e ekonomisë? • Si të zgjidhen anëtarët e atij organi, kur ne të gjithë e dimë që ata duhet të jenë profesionistë të pavarur? • A mund të jetë zëvendës ministri i financave, apo përfaqësues të tjerë të Ministrisë së Financave (domethënë, Komisioni Qendror i Tregut Financiar) anëtarë të bordit të organit të mbikëqyrjes publike?

  5. Mbikqyrja Publike – Diskutim Paneli 3. Financimi • Cilat janë burimet kryesore të financimit për organin e mbikëqyrjes publike? • Si shpërblehen anëtarët e bordit?

  6. Mbikqyrja Publike – Diskutim Paneli 4. Çertifikimi i audituesve • Cili subjekt (organ, organizate) është më i përshtatshmi për të bërë certifikimin e audituesve? • Si të garantohet ndarja e përshtatshme e detyrave ndërmjet kontrolluesve dhe hartuesve të kurrikulave dhe të testeve (pyetjet) brenda procesit të certifikimit të audituesve? • A mund të jenë audituesit (praktikuesit) anëtarë të komisionit të certifikimit?

  7. Mbikqyrja Publike – Diskutim Paneli 5. Organet Profesionale • A duhet të jetë e detyrueshme anëtarësia e audituesve në një organ profesional? • Në cilën mënyrë duhet të bashkëpunojë Organi i Mbikëqyrjes Publike me organizatat profesioniste që janë të ngarkuara me realizimin e kontrolleve të cilësisë së anëtarëve të saj? • A dorëzon organizata profesionale planet e saj vjetore për kontrollin e cilësisë pranë Organit të Mbikëqyrjes Publike dhe raportet rreth Kontrolleve të përfunduara të Cilësisë? • A ia nënshtron vetë-rregullimin e saj organizata profesionale, në këtë rast, kërkesave të Organit të Mbikëqyrjes Publike?

  8. Mbikqyrja Publike – Diskutim Paneli 6. Audituesit • A duhet të licensohet veprimtaria e auditimit që kryhet nga subjektet ligjore (format e auditimit)? • A ekzistojnë praktika ndërkombëtare dhe praktika më të mira kur audituesi (ose firma e auditimit) vepron si pronar për dy apo më shumë firma auditimi njëkohësisht? • Nga pikëpamja e praktikave ndërkombëtare dhe e praktikave më të mira, a duhen lejuar audituesit të kryejnë veprimtari auditimi në dy ose më shumë firma auditimi njëkohësisht? • A ekzistojnë të dhëna dhe studime rreth asaj se sa mosmarrëveshje ligjore (procese) janë humbur nga audituesit në gjykatë (në përqindje)? • A ka qëne efikas sigurimi i dëmit profesional, i cili paguhet nga audituesit, në lidhje me mbrojtjen e tyre në këto procese?

More Related