1 / 24

Fjala për ta Jetuar

Fjala për ta Jetuar. Prill 2010. " Unë jam ringjallja dhe jeta “ ( Gjn 11,25). Jezusi i tha këto fjalë, kur vdiq Lazri prej Betanisë, të cilin Ai e ngjalli pastaj ditën e katërt. Lazri kishte dy motra: Martën e Marinë.

sheng
Download Presentation

Fjala për ta Jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta Jetuar Prill 2010

  2. "Unë jam ringjallja dhe jeta“ (Gjn 11,25).

  3. Jezusi i tha këto fjalë, kur vdiq Lazri prej Betanisë, të cilin Ai e ngjalli pastaj ditën e katërt.

  4. Lazri kishte dy motra: Martën e Marinë. Marta, sapo e mori vesh se po vinte Jezusi, i doli përpara dhe i tha: “Zotëri, të kishe qenë ti këtu, vëllai im nuk do të kishte vdekur!”.

  5. Jezusi iu përgjigj: “Do të ngjallet vëllai yt”. Marta vazhdoi: “E di se do të ngjallet ditën e fundit”. Por Jezusi shpall: “Unë jam ringjallja dhe jeta, kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë; Edhe kush jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë”.

  6. "Unë jam ringjallja dhe jeta“ (Gjn 11,25).

  7. Jezusi do të bëjë të ditur (të kuptueshme) se kush është Ai për njeriun. Jezusi zotëron të mirën më të çmuar që mund të dëshirohet: Jetën, Jetën që nuk vdes.

  8. Jezusi do të bëjë të ditur (të kuptueshme) se kush është Ai për njeriun. Jezusi zotëron të mirën më të çmuar që mund të dëshirohet: Jetën, Jetën që nuk vdes. Nëse e ke lexuar Ungjillin e Gjonit, do të kesh hasur se Jezusi ka thënë edhe: “Sikurse Ati e ka jetën në vetvete, po kështu i dha zotësinë edhe Birit ta ketë jetën në vetvete”. Dhe meqë Jezusi e ka jetën, ai mundet edhe ta japë.

  9. "Unë jam ringjallja dhe jeta“ (Gjn 11,25).

  10. Edhe Marta beson te ringjallja në mbarimin e kohës: “E di se do të ngjallet ditën e fundit”.

  11. Por Jezusi me pohimin e tij të mrekullueshëm: “Unë jam ringjallja dhe jeta”, i tregon se nuk duhet të presë të ardhmen për të shpresuar në ngjalljen prej së vdekurit.

  12. Qysh tash, në të tashmen, ai është për të gjithë besimtarët, ajo Jetë hyjnore, e patregueshme, e amshuar, që nuk do të vdesë kurrë.

  13. Nëse Jezusi është në ta, nëse ai është në ty, ti nuk do të vdesësh. Kjo Jetë te besimtari është e së njëjtës natyrë me Jezusin e ringjallur dhe si rrjedhim mjaft e ndryshme prej gjendjes njerëzore në të cilën ai gjendet.

  14. Dhe kjo Jetë e jashtëzakonshme, që qysh tash ekziston edhe në ty , do të shfaqet plotësisht në ditën e fundit, kur do të marrësh pjesë, me të gjithë qenien tënde, në ngjalljen e ardhshme.

  15. "Unë jam ringjallja dhe jeta“ (Gjn 11,25).

  16. Sigurisht Jezusi me këto fjalë nuk e mohon ekzistencën e vdekjes fizike. Por ajo nuk do ta prekë humbjen e Jetës së vërtetë. Vdekja do të mbetet për ty, sikurse për të gjithë, një përvojë e vetme, tejet e fortë dhe ndoshta frikësuese. Por nuk do të thotë më mungesa e kuptimit të ekzistencës, nuk do të jetë më absurditet, dështim i jetës, fundi yt. Vdekja për ty nuk do të jetë më realisht një vdekje.

  17. "Unë jam ringjallja dhe jeta“ (Gjn 11,25).

  18. Por kur lindi te ty kjo Jetë që nuk vdes? Me pagëzimin. Atje, ndonëse në gjendjen e njeriut që duhet të vdesë, ke marrë prej Krishtit Jetën që nuk vdes kurrë. Me pagëzim, në fakt, ke marrë të njëjtin Shpirt Shenjt, që është ai i cili e ngjalli Jezusin.

  19. Dhe kushti për të marrë këtë sakrament është feja jote, që e ke shpallur përmes nunëve të tu. Në fakt, Jezusi në episodin e ngjalljes së Lazrit, duke i folur Martës ka saktësuar: “Kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë” (...) “A e beson ti këtë?”

  20. “Besimi”, këtu, është një fakt shumë serioz, shumë i rëndësishëm: nuk nënkupton vetëm që të pranosh të vërtetat e shpallura prej Jezusit, por t’i pranosh me të gjithë qenien tënde.

  21. Për ta patur këtë jetë, duhet, pra, të thuash po-në tënde Krishtit. Dhe kjo do të thotë pranim i fjalëve të tij, i urdhërimeve të tij: t’i jetosh ato. Jezusi e ka përforcuar: “Ai që e zbaton fjalën time, askurrë s’do ta shohë vdekjen”. Dhe mësimet e Jezusit janë të përmbledhur në dashurinë. Pra, nuk ka arsye të mos jesh i lumtur: në ty është Jeta.

  22. "Unë jam ringjallja dhe jeta“ (Gjn 11,25).

  23. Në këtë periudhë në të cilën përgatitemi për kremtimin e Pashkëve, të ndihmojmë njëri-tjetrin për të bërë këtë kthesë, që duhet përtërirë gjithmonë, duke shkuar drejt vdekjes së egos sonë, me qëllim që Krishti, i Ngjalluri, të jetojë që tani në ne.

  24. "Unë jam ringjallja dhe jeta“ (Gjn 11,25). “Parola di Vita”,botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik,mars 1999.Grafika Anna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili - Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma, dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit - për informacionwww.focolare.org PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet nëwww.santuariosancalogero.org

More Related