1 / 19

Fjala për ta Jetuar

Fjala për ta Jetuar. Maj 2012. «Erdha të sjell zjarrin mbi tokë e sa dëshiroj tashmë të ishte i ndezur flakë!» (Lk 12,49). Në Besëlidhjen e Vjetër zjarri simbolizon fjalën e Zotit të shpallur nga profeti. Por edhe gjykimin hyjnor që e pastron popullin e vet, duke kaluar përmes tij.

eve
Download Presentation

Fjala për ta Jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta Jetuar Maj 2012

  2. «Erdha të sjell zjarrin mbi tokë e sa dëshiroj tashmë të ishte i ndezur flakë!» (Lk 12,49).

  3. Në Besëlidhjen e Vjetër zjarri simbolizon fjalën e Zotit të shpallur nga profeti. Por edhe gjykimin hyjnor që e pastron popullin e vet, duke kaluar përmes tij.

  4. Njëlloj është edhe fjala e Jezusit: ajo ndërton, por njëkohësisht rrënon atë që nuk ka themel, atë që duhet të rrëzohet, atë që është kotësi, dhe lë në këmbë vetëm të vërtetën.

  5. Gjon Pagëzuesi kishte thënë për Të: «Ai do t’ju pagëzojë me Shpirtin Shenjt dhe zjarr», duke paralajmëruar pagëzimin e krishterë të themeluar ditën e Rrëshajëve me zbritjen e Shpirtit Shenjt dhe dukjen e gjuhëve të zjarrit .

  6. Pra, ky është misioni i Jezusit: të sjellë zjarrin mbi tokë, të sjellë Shpirtin Shenjt me fuqinë e tij përtëritëse dhe pastruese.

  7. «Erdha të sjell zjarrin mbi tokë e sa dëshiroj tashmë të ishte i ndezur flakë!» (Lk 12,49).

  8. Jezusi na dhuron Shpirtin. Por në ç’mënyrë vepron Shpirti Shenjt?

  9. Ai vepron duke përhapur tek ne dashurinë. Atë dashuri që ne, duke zbatuar dëshirën e tij, duhet ta mbajmë të ndezur në zemrat tona.

  10. Po si është kjo dashuri? Ajo nuk është tokësore, e kufizuar; është dashuri ungjillore. Është universale, sikurse dashuria e Atit qiellor, që dërgon shiun e diellin mbi të gjithë, mbi të mirët dhe të ligjtë, përfshirë armiqtë.

  11. Është një dashuri që nuk pret asgjë në këmbim nga të tjerët, por e merr ajo gjithnjë iniciativën, të do ajo e para.

  12. Është një dashuri që bëhet njësh me çdo person: vuan me të, gëzohet me të, shqetësohet me të, shpreson me të. Dhe, nëse duhet, e bën konkretisht, me fakte. Pra, një dashuri jo thjesht sentimentale, jo vetëm me fjalë.

  13. Një dashuri për hir të së cilës e duam Krishtin tek vëllai dhe tek motra, duke kujtuar fjalët e tij: “Ma keni bërë mua”. Është një dashuri që ende priret tek ndërsjellshmëria, për ta realizuar me të tjerët, dashurinë e ndërsjelltë.

  14. Është kjo dashuri që, duke qënë shprehje e dukshme, konkrete e jetës sonë ungjillore, thekson dhe përforcon fjalën që më pas do të mundim dhe do të duhet ta ofrojmë për të ungjillëzuar.

  15. «Erdha të sjell zjarrin mbi tokë e sa dëshiroj tashmë të ishte i ndezur flakë!» (Lk 12,49).

  16. Dashuria është si një zjarr, e rëndësishme është që të mbetet i ndezur.

  17. Dhe që të ndodhë kjo duhet që gjithmonë të digjet diçka. Mbi të gjitha uni ynë egoist, dhe kjo bëhet, sepse duke dashur jemi tërësisht të shtyrë drejt tjetrit: ose drejt Hyjit, duke kryer vullnetin e tij, ose drejt të afërmit, duke e ndihmuar atë.

  18. Një flakë e ndezur, edhe pse e vogël, nëse ushqehet, mund të bëhet një zjarr i madh. Ai zjarr dashurie, paqeje, vëllazërimi universal, që Jezusi ka sjellë mbi tokë.

  19. «Erdha të sjell zjarrin mbi tokë e sa dëshiroj tashmë të ishte i ndezur flakë!» (Lk 12,49). “Fjala për ta Jetuar”,botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik Shkrim i Kjara Lubik, shkruar në vitin2001 Grafika Anna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili, Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma, dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit. Për informacionwww.focolare.org PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet nëwww.santuariosancalogero.org (nga ku mund të shkarkoni)

More Related