leksioni ii n.
Download
Skip this Video
Loading SlideShow in 5 Seconds..
LEKSIONI II PowerPoint Presentation
Download Presentation
LEKSIONI II

Loading in 2 Seconds...

play fullscreen
1 / 102

LEKSIONI II - PowerPoint PPT Presentation


  • 676 Views
  • Uploaded on

LEKSIONI II. TORAXI. TORAXI.

loader
I am the owner, or an agent authorized to act on behalf of the owner, of the copyrighted work described.
capcha
Download Presentation

PowerPoint Slideshow about 'LEKSIONI II' - jackson-acosta


An Image/Link below is provided (as is) to download presentation

Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author.While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - E N D - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Presentation Transcript
toraxi
TORAXI
  • Sistemi respirator nga ana anatomike ndahet në pjesën e sipërme që fillon nga kaviteti nazal, sinuset dhe laringsi, kurse pjesa tjetër e poshtme fillon me trakenë dhe bifurkacionin e saj, bronket kryesore, lobare, segmentare dhe subsegmentare duke përfunduar në alveola.
  • Arbori bronchial ka pamjen e një peme të kthyer kokë poshtë.
  • Trakea është në formë gypi, fillon nga laringsi dhe përfundon në bifurkacionin ku ndahet në bronkun e djathtë dhe të majtë.
toraxi1
TORAXI
  • Trakea ndërtohet nga 16-20 unaza kartilagjinoze, por ato ndryshojnë sipas gjatësisë së njeriut.
  • Në pjesën e pasme këto unaza bashkohen me pjesën membranoze.
  • Bronku kryesor i djathtë është i gjatë 2,-2,5 cm dhe me diametër 1,5-2cm. kur hyn në pulmone ndahet në bronke lobare, i sipërmi jep 3 bronke segmentare , bronku i lobit medial ndahet në 2 bronke segmentare, kurse bronku lobar i poshtëm ndahet në 5 bronke segmentare (6,7,8,9,10).
toraxi2
TORAXI
  • Sistemi bronchial plotësohet më sistemin e art. pulmonare dhe venave pulmonare të cilat gjatë rrugës i shoqërojnë ato.
  • Vaskularizimi i mushkërive bëhet nga art. pulmonare dhe fillon nga ventrikuli i djathtë i zemrës dhe përcjell në mushkëri gjakun venoz.
  • Komponenti i dytë i vaskularizimit janë venat pulmonare që çojnë gjakun e oksigjenuar në atriumin e majtë të zemrës.
toraxi3
TORAXI
  • Përveç këtyre ekziston dhe sistemi ushqyes – janë arteriet bronkiale.
  • Sistemi limfatik është shumë i pasur. Limfonodulet ndodhen në çdo degëzim bronchial.
  • Limfonodulet lobare quhen ndryshe dhe limfonodule hilare, pastaj trakeo-bronkiale.
  • Sistemi limfatik ka rëndësi të veçantë nga ana onkologjike. Inervimi bëhet nga degëzimet e nervit vagus dhe plexi simpatik.
fiziologjia
Fiziologjia
  • Funksioni kryesor i mushkërisë është që të sigurojë një presion normal të O2 dhe anhidridit karbonik PCO2 në gjakun arterial. Për të realizuar këtë duhet të funksionojnë 3 mekanizmat kryesorë:

1. Ventilacioni, inspiracioni, shpërndarja uniforme në mushkëri dhe ekspiracioni.

2. Difuzioni i gazeve nëpër membranën alveolare.

3. Perfuzioni, pra qarkullimi i duhur i gjakut për transportin e shpejtë të gazeve.

  • Në pulmone sintetizohen disa hormone nga endoteli i kapilarëve të pulmonit si angiotensina.
semiotika e s mundjeve t mushk ris
Semiotika e sëmundjeve të mushkërisë
  • Këtu do të përmëndim disa nocione që nevojiten të dihen për periudhën para, gjatë dhe pas operacioneve në mushkëri.
  • Anamneza – kjo orientohet ndaj problemeve dhe ankesave specifike si natyra e punës, kushtet e banimit, ekspozimit ndaj pluhurave (duhani), trauma dhe sëmundjet alergjike.
  • Simptomat specifike të sëmundjeve të mushkërive shprehin ndryshime strukturale dhe funksionale të shumëllojshme.
dispnea
Dispnea
  • Dispnea – është frymëmarrje e vështirësuar që mund të jetë centrale nga sëmundjet e sistemit nervor qëndror, por mund të jetë inspiratore nga pengesa në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
  • Mund të jetë edhe ekspirator në sëmundjet obstructive kronike.
  • Frymëmarrja e zhurmshme është shenjë e sekrecioneve apo ngushticave në rrugët respiratore.
kolla ekspektorati
Kolla, Ekspektorati
  • Kolla – është si ekspiracion i sforcuar.
  • Duhet të sqarohet ecuria e saj, natyra, fillimi i menjëhershëm, gradual, i rrallë apo paroksistik, është productive apo e thatë.
  • Ekspektorati – shoqëron kollën produktive. Ekspektorati mukoid është irritativ, kurse ai mukopurulent flet për inflamacion sin ë abscess, bronkoektazi, era e keqe flet për infeksion anaerob.
hemophtizia
Hemophtizia
  • Hemophtizia – është simptomë që duhet vlerësuar, duhet kërkuar shkaku.
  • Ajo mund të jetë profuse, shpesh me rrema gjaku të kuq ose si ndryshk.
  • Shkaqet më të shpeshta janë TBC, bronkoektazi, abscesi pulmonar, kancer, hidatitoza etj.
  • Bronkoskopia është e vetmja metodë diagnostikuese e vlefshme në këtë rast.
vomika hydatike dhimbje gjoksi
Vomika hydatike, Dhimbje gjoksi
  • Vomika hydatike- është ekspektorim i lëngut të kripur të kisteve hidatike (ekinokoku).
  • Dhimbje gjoksi –mund te jetë nga trauma ose afeksioni muskulo- skeletike ose afeksione të pleurës.
  • Dhimbja mund të jetë nga sëmundje të zemrës, ezofagut subrenim etj.
ekzaminimi objektiv
Ekzaminimi objektiv
  • Inspeksioni – me anë të saj vëzhgohet frekuencadhe veçoria e frymëmarrjes, thellësia dhe simetria e lëvizjes torakale.
  • Në inspeksion shihen anomalitë e toraxit, mund të vihen re dhe osteoartopatitë mushkërore siç janë gishtat e tamburit që shihen në kancerin e pulmonit, në patologjitë kronike intersticiumi të mushkërisë.
  • Duhen vëzhguar dhe për limfonodulet cervikale.
palpacioni perkursioni
Palpacioni, Perkursioni
  • Palpacioni – mund të vlerësojë simetrin e hapjes së hemitoraksit. Fremitus vokalis tregon si transmetohet në çdo anë zhurma vokale.
  • Perkusioni – normalisht tingulli është timpanik gjatë perkusionit, kurse në rastin e versamentit pleural ose të sëmundjeve të mushkërisë bëhet mat.
askultacioni
Askultacioni
  • Auskultacioni – bën vlerësimin e frymëmarrjes normale e cila është vezikulare, që dëgjohet në periferi të mushkërisë.
  • Ka dhe zhurma patologjike si ralet, fërkimet pleurale.
  • Ralet mund të jenë të ndryshme, të thata, të njoma të cilat ndahen në subkrepitante dhe krepitante e lidhur me praninë e sekrecionit, llojit të tij etj.
ekzaminimet plot suese
Ekzaminimet plotësuese
  • Ekzaminimet plotësuese- këto luajnë rol diagnostic dhe për trajtimin korrekt të sëmundjes.
  • Testet kutane vlejnë për sëmundjen e TBC (prova Mantoux).
  • Ekzaminimi i sputumit duhet të bëhet si nga ana bakteriologjike për të gjetur shkaktarin, ashtu dhe nga ana citologjike për të diagnostikuar proceset malinje.
  • Sputumi duhet të merret në mëngjes dhe në mënyrë të herë pas hershme.
ekzaminimi imazherik
Ekzaminimi imazherik
  • Radioskopia, sidomos radiografia ka rëndësi diagnostike.
  • CT ka përparësi në identifikimin e strukturave mediastinale që nuk vihen re në një grafi të thjeshtë.
  • RM është ekzaminim i vlefshëm sidomos kur duam të vlerësojmë strukturat fqinje.
  • Bronkografia është përdorus shumë i mirë por tani është zëvendësuar me bronkoskopinë që është një procedurë endoskopike me vlerë sidomos për diagnozën e proceseve malinje.
ekzaminimi imazherik1
Ekzaminimi imazherik
  • Biopsia perkutane transtorakale
  • Biopsia e limfonodulit supraklavikular
  • Mediastinoskopia
  • Torakoskopia
  • Biopsia me torakotomi
  • Ekzaminimet funksionale respiratore
slide30

Zhvillimi i një numri jo të vogël i sëmundjeve pulmonare lidhen me pozicionin qendror që mushkëritë kanë në qarkullimin e gjakut.

  • Dihet se nëpërmjet mushkërive realizohet i gjithë qarkullimi i vogël i gjakut.
  • Duke patur pozicion qendror në raport me qarkullimin e gjakut, mushkërite dëmtohen shpesh dhe rëndë nga sëmundjet e zemrës që ndërlikohen me insuficiencë kardiovaskulare të tipit të majtë.
slide31

Në raste të tilla zhvillohen dëmtime pulmonare në forma të hiperemisë venoze kronike e cila pasohet me edemë pulmonare dhe nga induracioni brun i mushkërive.

  • Me pozicionin qendror në raport me qarkullimin e gjakut, gjithashtu shpjegohen pse mushkëritë janë vendi më i shpeshtë i lokalizimit të tromboembolive dhe i embolive të tjera, duke krijuar situacione të ndryshme kliniko morfologjike deri në infarkte pulmonare dhe vdekje të papritura.
slide32

Po me të njëjtën arësye shpjegohen edhe pse infeksionet hematogjene (septicemike, septikopiemike), absceset embolike, pneumonitë septike etj, janë shumë më të shpeshta në mushkëri se san ë organe të tjera.

  • Prandaj patologji të tilla si astma kardiake, edema pulmonare, induracioni brun i mushkërive ose hemosideroza pulmonare, tromboembolitë pulmonare, infarktet pulmonare etj, ndonëse karakterizohen nga dëmtime të mirëfillta të mushkërive, në këndvështrimin etiopatogjenetik janë patologji cirkulatore pra disciklike.
slide33

Po me pozicionin qendror të mushkërisë me qarkullimin e gjakut shpjegohet edhe pse metastazat tumorale janë shumë të shpeshta në to.

  • Duhet theksuar se mushkëritë jo vetëm ndikohen dhe dëmtohen shumë nga patologjitë cirkulatore ashtu siç u tha më sipër, por po aq ato vetë ndikojnë dhe mund të krijojnë dëmtime e patologji të qarkullimit të gjakut.
slide34

Kështu p.sh.mjaft patologji pulmonare mund të krijojnë vështirësi të qarkullimit të gjakut nga zemra e djathtë nëpërmjet mushkërive për në zemrën e majtë dhe për pasojë krijohet e ashtuquajtura zëmra mushkërore (cor pulmonary) acute ose kronike dhe mbi bazën e kësaj instalohet insuficienca kardiovaskulare.

slide35

Mushkëria është një organ i ajrosur, prandaj disa forma patologjike i takojnë pikërisht çrregullimit të këtij gradient dhe disa karakteristika të tyre lidhen pikërisht me të.

  • Çrregullimet e ajrosjes pulmonare qofshin patologji të mirëfillta e të veçanta siç janë atelektaza dhe emfizema apo si shfaqje dytësore të mjaft patologjive të tjera pulmonare luajnë rol të rëndësishëm në disa drejtime.
s mundjet inflamatore t rrug ve t frym marrjes
Sëmundjet inflamatore të rrugëve të frymëmarrjes
  • Këto sëmundje janë shumë të shpeshta, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit.
  • Zhvillimi i tyre shpesh herë favorizohet nga veprimet e faktorëve të ndryshëm atmosferikë e klimaterikë ose janë dëmtime të zhvilluara në kuadrin e sëmundjeve të ndryshme infektive siç ndodh gjatë gripit, fruthit, kollës së mirë etj.
  • Sipas nivelit të rrugëve të frymëmarrjes ku përqëndrohet procesi inflamator dallohen: rinitet, laringitet, trakeitet, bronkitet, bronkiolitet.
s mundjet inflamatore t rrug ve t frym marrjes1
Sëmundjet inflamatore të rrugëve të frymëmarrjes
  • Por një ndarje e tillë nuk është veçse skematike sepse lezioni zbret duke përfshirë në inflamacion nivele gjthnjë e më të ulta të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Prandaj jo rrallë mund të kemi rinofaringite, laringotrakeite, trakeobronkite etj. Kjo mund të shkojë më tej deri në alveola duke u komplikuar me pneumoni.
  • Nga ana tjetër inflamacionet e rrugëve të frymëmarrjes mund të shoqërohen ose të ndërlikohen edhe me inflamacione të grykës dhe të sinuseve.
  • Sëmundjet inflamatore të rrugëve të frymëmarrjes mund të jenë acute dhe kronike.
inflamacionet akute
Inflamacionet akute
  • Inflamacionet akute – këto takohen më shpesh në moshën fëminore.
  • Ato lidhen kryesisht me infeksionet virale, me bakteriale si dhe me ndikimet klimatike.
  • Në bazë të llojit të eksudatit me të cilin shfaqen inflamacionet acute, ato mund të jenë të formës katarale, purulente, membranoze, hemoragjike.
inflamacionet akute1
Inflamacionet akute

a. Forma kataraleështëmë e thjeshtadhemë e lehta. Ngaanamorfologjikekarakterizohetnga edema dhe hyperemia e mukozëssidhengahipersekrecioniimukusit.

  • Forma purulenteështëmë e rëndë se forma katarale. Përveçhiperemisë, edemësdhehipersekrecionittëmukusit, karakterizohetedhengaprania e eksudatithemoragjiknësfondin e njëedemedhehemoragjietëtheksuartëmukozës. Kjoështënjëformë e rrallëpormundtëtakohetgjatëgripitoseantraksit.
slide41

Forma hemoragjike

  • Natyrisht qe karakterizohet nga prania e eksudatit hemoragjik ne sfondin e nje edeme dhe hemoragjie te theksuar te mukozes .
  • Kjo eshte nje forme e ralle por mund te takohet gjat
inflamacioni kronik
Inflamacioni kronik
  • Inflamacioni kronik – këto inflamacione takohen më shumë tek të rriturit se sa tek fëmijët.
  • Më të shpeshta janë tek të moshuarit.
  • Në varësi të intensitetit të shprehjes së lezionit mbizotërues mund të dallohen format hipertrofike dhe atrofike.
bronkitet kronike
Bronkitet kronike
  • Bronkitet kronike – janë të shpeshta dhe japin invaliditet të lartë.
  • Kriteri bazë i përcaktimit të bronkiteve kronike është sasia e shtuar e sekretimeve bronkiale, por mënyrat e matjes së hipersekrecionit nuk janë as të qarta dhe as të sakta.
  • Sidoqoftë morfologjikisht bronkitet kronike mund të ndahen në bronkit kronik të thjeshtë dhe obstruktiv.
bronkiti kronik i thjesht
Bronkiti kronik i thjeshtë
  • Bronkiti kronik i thjeshtë – karakterizohet nga hipersekrecion bronchial që recidivon shpesh sidomos gjatë dimrit dhe që nuk shoqërohet me shënja të qarta të çrregullimeve ventilatore.
  • Inflamacioni lokalizohet në bronket e mëdha.
bronkiti kronik obstruktiv
Bronkiti kronik obstruktiv
  • Bronkiti kronik obstruktiv- karakterizohet nga ulja e aftësisë ekspiratore të mushkërisë e cila fillimisht shfaqet vetëm gjatë sforcimeve fizike, kurse më vonë edhe në kushte qetësie.
  • Kjo lidhet me dëmtime në bronket e vogla.
  • Këto bronkite paraqesin forma më të rënda të sëmundjes dhe japin insuficiencë respiratore.
trupat e huaj
Trupat e huaj
  • Trupat e huaj në rrugët e frymëmarrjes janë ndodhi të shpeshta, shumë dramatike dhe me pasoja të rënda. Më shpesh ndodhin te fëmijët.
  • Trupat e huaj te fëmijët bllokojnë rrugët e frymëmarrjes dhe japin kuadrin e asfiksisë acute e cila mund të jetë vdekje prurëse.
  • Kjo ndodh jo vetëm nga bllokimi, por sepse shoërohet me një reaksion të fuqishëm spastik të pemës bronkiale.
  • Mbi bazën e bllokimit bronchial në mushkëri zhvillohen jo vetëm vatra atelektaze por për qëllime kompensatore edhe emfizema pulmonare.
astma bronkiale
Astma bronkiale
  • Astma bronkiale - është sëmundje me natyrë alergjike që karakterizohet me episode të fuqishme e të kthyeshme të bronkospazmave, të shoqëruara me dispne e kollë.
  • Ajo shkaktohet nga veprimi i alergjentëve të ndryshëm por që në një numër të madh rastesh ndodh në një teren inflamator të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Kjo patologji takohet në 5-10% të të riturve.
bronkioektazia
Bronkioektazia
  • Bronkioektazia – është një sëmundje që karakterizohet nga zgjerimi patologjik dhe i përhershëm i lumenit bronchial.
  • Kjo sëmundje mund të jetë e lindur dhe e fituar.
bronkioektazia2
Bronkioektazia
  • Bronkioektzia e lindur – takohet tek fëmijët dhe ka në bazë zhvillimin defektoz të strukturave të caktuara të paretit bronchial si p.sh. të kartilagut.
  • Bronkiektazia e fituar – është forma më e shpeshtë e sëmundjes.ajo zhvillohet si pasojë e sëmundjeve të ndryshme bronko pulmonare me natyrë obstructive dhe sidomos bronkiti kronik.
  • Zakonisht personat që vuajnë nga kjo sëmundje kanë vuajtur nga sëmundje të gjata e të përsëritura inflamatore që shpesh kanë filluar që në fëmini.
  • Indikacion kirurgjikal në këtë sëmundje paraqet sidomos hemoptiza massive, ku mund të realizohet embolizimi i art. bronkiale megjithëse mund të recidivojë.
patologjit e mushk rive
Patologjitë e mushkërive
  • Patologjitë pulmonare që karakterizohen me dëmtime difuze të mushkërive nga pikëpamja e hallkave themelore të çrregullimeve funksioneve që krijojnë ose të mekanizmave etiopatogjenetikë që vënë në veprim ndahen në dy kategori të mëdha:
  • në sëmundje obstructive , dhe
  • restrictive.
s mundjet obstructive
Sëmundjet obstructive
  • Sëmundjet obstructive karakterizohen nga kufizimi i furnizimit me ajër të mushkërive që zakonisht ndodh nga rritja e rezistencës si pasojë e bllokimit të pjesshëm apo të plotë në nivele të ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes.
termi restriksion
Termi restriksion
  • Termi restriksion nënkupton kufizimin e kryerjes së një veprimi. Prandaj sëmundjet restrictive karakterizohen nga kufizimi i hapjes së parenkimës pulmonare gjatë aktit të inspiracionit dhe që shoqërohet me uljen e kapacitetit të përgjithshëm të mushkërisë.
  • Në të sëmurët me sëmundje obstructive kapaciteti i përgjithshëm pulmonar dhe kapaciteti vital i sforcuar janë normale ose të rritur, por defekti qëndron në vështirësinë e ekspirimit të ajritprej mushkërive. Praktikisht vështirësitë e ekspirimit shkaktohen nga dy grupe shkaqesh:
  • Nga ngushtimet e rrugëve të frymëmarrjes siç ndodh në asthmën bronkiale
  • Nga humbja e elasticitetit pulmonar siç ndodh në emfizemën pulmonare.
patologjit disciklike
Patologjitë disciklike
  • Mushkëritë kanë pozicion qendror në raport me qarkullimin e gjakut.
  • Ky fakt të sjell në mendje se në këtë organ patologjitë e lidhura me çrregullimet e qarkullimit të gjakut janë të shpeshta dhe me pasoja serioze.
  • Format më të zakonshme të patologjive disciklike janë: trombombolitë, infarktet, edema pulmonare, hipertensioni pulmonary dhe hemoragjitë pulmonare.
tromboembolia pulmonare
Tromboembolia pulmonare
  • Tromboembolia pulmonare – është e shpeshtë dhe raportohet 20-60% e rasteve të autopsisë. Tromboembolitë mund të jenë të vogla dhe si të tilla nuk japin shfaqje klinike.
  • Origjina e tromboembolive pulmonare janë trombet e vendosura në gjithë sistemin venoz ose në zemrën e djathtë por shumica e tyre rreth 90% e kanë origjinën nga trombet e venave të thella të anësive të poshtme.
  • Si shenja klinike këta të sëmurë mund të kenë: dispne kalimtare, infarkt pulmonar, hypertension pulmonary dhe insuficiencë kardiovaskulare.
infarktet pulmonare
Infarktet pulmonare
  • Infarktet pulmonare – në kushtet normale tromboembolitë pulmonare nuk pasohen nga formimi i infarkteve për arësye se indi pulmonar furnizohet me O2 nëpërmjet difuzionit nga hapësirat alveolare dhe nga arteriet bronkiale të cilat kanë presion të lartë sepse janë degë të aortës.
  • Por në kushtet e ekzistencës së insuficiencës kardiovaskulare infarktet pulmonare janë të shpeshtë, sepse në këto gjendje ulet tensioni arterial dhe pakësohet efektiviteti i furnizimit me gjak nga arteriet bronkiale. Kështu që shanset e zonës ishemike për të shpëtuar nga infarkti janë më të pakta.
hipertensioni pulmonar
Hipertensioni pulmonar
  • Hipertensioni pulmonar ose hipertensioni i qarkullimit të vogël të gjakut vihet re në rradhë të parë kryesisht në keqformimet e lindura të zemrës që ndërlikohen me shunt të gjakut nga e majta në të djathtë.
  • Por mund të shkaktohet dhe nga patologji të tjera si p.sh. embolitë pulmonare multiple, nga patologji që konsistojnë në praninë e lezioneve bllokuese të vazave pulmonare ose ai mund të jetë hypertension pulmonar primar.
hipertensioni pulmonar1
Hipertensioni pulmonar
  • Hipertensiono primar pulmonary shfaqet në të gjitha moshat por më shpesh në femrat e reja.
  • Hipertensioni pulmonar sekondar zhvillohet mbi bazën e të gjitha gjëndjeve patologjike pulmonare që shkaktojnë vështirësi të qarkullimit të gjakut në mushkëri si pneumosklerozat dhe pneumofibrozat intersticiale me natyrë inflamatore etj.
edema pulmonare
Edema pulmonare
  • Është një process dinamik që konsiston në filtrimin e lëngjeve nëpërmjet paretit vascular dhe grumbullimi i tyre në hapsirat ajrore dhe në intersticiumet.
  • Prandaj bëhet fjalë për edemë kryesisht alveolare dhe intersticiale.
  • Nga pikëpamja e shtrirjes së lezionit edema pulmonare mund të jetë fokolare ose totale.
  • Mekanizmi më i shpeshtë i zhvillimit të edemës pulmonare është hemodinamike ose kardiogjene. Zakonisht lidhet me insuficiencën e zemrës së majtë, në të cilën gjaku nuk tërhiqet nga mushkëritë normalisht.
  • Shkak tjetër i edemës mund të jetë një gjendje shoku, aspiracioni i lëngjeve të ndryshme, pankreatiti etj.
abscesi pulmonar
Abscesi pulmonar
  • Abscesi pulmonar
  • Është një patologji e shpeshtë që karakterizohet me një inflamacion purulent i ndërlikuar me destruksion indor duke formuar zgavër të mbushur me eksudat purulent.
  • Nga pikëpamja etiopatogjenetike absceset mund të jenë dy llojshe:
absceset meta pneumonik
Absceset meta pneumonikë
  • Absceset meta pneumonikë – kanë të bëjnë me përfundimet e disfavorshme të vatrave inflamatore në mushkëri.
  • Kjo do të thotë që eksudati i grumbulluar në mushkëri nuk absorbohet, ndërkohë që s’ka mundësi të drenohet e të eleminohet nëpërmjet rrugëve bronkiale.
absceset embolike
Absceset embolike
  • Absceset embolike – lidhen më një emboli bakteriale që arrin në mushkëri me rrymën e gjakut. Embolia krijon një vatër nekrotike ishemike dhe duke qenë se është emboli septike, krijon njëkohësisht edhe inflamacion purulent.
  • Shpesh herë ndodh që destruksioni i abscesit fistulizohet dhe nëpërmjet kësaj e zbraz qelbin në mjedise të ndryshme si p.sh. bronke, e në këtë rast do të ketë ekspektorant me sasi dhe erë të keqe. Po ashtu qelbi zbrazet në kavitetin pleural dhe të krijojë empiemën pulmonare.
klinika
Klinika
  • Klinika - paraqitet me kollë, ethe, temperaturë, lodhje, dobësi, humbje në peshë, dhimbje pleurale, dispne mundet dhe hemoptizi.
  • Sputumi putrit ndoh në 40-75% të rasteve.
  • Ekspektorimi ndodh nga komunikimi me bronkun.
  • Hemoptiza mund të variojë deri në hemoragji kërcënuese për jetën.
diagnoza
Diagnoza
  • Diagnoza – zakonisht mbështetet në anamnezën dhe në ekzaminimin radiologjik, i cili konfirmon kavitetin hidroaerik.
  • CTmund të zbulojë formën e kaviteteve dhe elementet e tyre.
  • Duhen bërë gjithë ekzaminimet e tjera të gjakut, nga ana bakteriologjike dhe sidomos bronkoskopia, nga ku mund të merret dhe material për ekzaminim, si dhe mund të bëhet drenimi dhe aspirimi.
hidaditoza e mushk rive
Hidaditoza e mushkërive
  • Hidaditoza e mushkërive – kjo sëmundje zë vendin e dytë pas asaj të mëlçisë përsa i përket shpeshtësisë së lokalizimit.
  • Onkosferat që kanë kaluar barrierën hepatike, ka shumë mundësi të mbeten në rrjetin e kapilarëve të mushkërisë ku kalon i gjithë gjaku.
  • Rruga aerogene e infiltrimit nuk është provuar. Hidaditoza vjen pas kancerit të mushkërisë që zë vendin e parë.
anatomia patologjike
Anatomia patologjike
  • Anatomia patologjike
  • Onkosfera e instaluar në mushkëri pëson transformim cistik, të cilat rriten shpejt pasi hasin rezistencë të vogël.
  • Cistet e mushkërisë në dallim ngsa ato të mëçisë rrallë formojnë çiste bijë.
simptomatologjia dhe klinika
Simptomatologjia dhe klinika
  • Kjo varet nga gjendja e cistit dhe ndryshimet anatomo-patologjike që ka shkaktuar. Pothuajse 20% e tyre diagnostikohen gjatë ekzaminimit radiologjik depistues.
  • Të dhënat e ekzaminimit objektiv janë të varfra mund të kemi matitet dhe dobësim të zhurmave respiratore të cilat na ndihmojnë për një ekzaminim radiologjik.
  • Kur cisti ndërlikohet fistulizohen bronket, këtu zbrazet përmbajtja e tij.
  • Pasoja mund të jetë e menjëhershme duke nxjerrë sasi të madhe lëng hidatik me shije të kripur që mund të japi asfiksi, ose gjendje alergjie apo shok anafilaktik dhe vdekje.
diagnoza trajtimi
Diagnoza, Trajtimi
  • Diagnoza – shenjat bronko-pulmonare janë jot ë shprehura dhe jo specifike.
  • Ekzaminimi radiologjik është themelor, jep pamjen karakteristike, hije vezake, të rrumbullakët, formë fasule ose kikiriku.
  • Trajtimi – është kirurgjikal.
  • Operacioni ka si qëllim kryesor heqjen e parazitit, pa kontaminuar fushën operatore.
tuberkulozi pulmonar
Tuberkulozi pulmonar
  • Tuberkulozi pulmonar – është një sëmundje infektive që shkaktohet nga një bakter gram + dhe acido rezistent që quhet bacilli i Koch-ut.
  • Më shpesh ky mikrob prek pulmonet por mund të prekiedhe organe të tjera si ato genito-urinar, osteo-artikulat etj.
tuberkulozi primar
Tuberkulozi primar
  • Tuberkulozi primar – zhvillohet si rezultati infektimit të personit për të parën herë nga BK. Prej këtij mikrobi mund të infektohet që në fëmini.
  • Infektimi bëhet me rrugë aerogene prandaj dhe lezionet krijohen në mushkëri. Ato konsistojnë në krijimin e një lezioni që quhet kompleksi primar.
  • Komponentët e kompleksit primar janë: vatra primare pulmonare, limfangoiti dhe limfadeniti tubercular.
slide76

Vatra primare – paraqet një zonë të vogël që pqrfshin disa alveola pulmonare të cilat i janë nënshtruar inflamacionit tubercular.

  • Limfangoiti- paraqet përfshirjen në inflamacion të enëve limfatike që drenojnë limfën e vatrës pulmonare të inflamuar për në drejtim të gjendrave limfatike rajonale.
limfadeniti
Limfadeniti
  • Limfadeniti – është komponenti i tretë dhe i fundit i kompleksit primar, i cili konsiston në inflamacionin e gjendrave limfatike rajonale.
  • Atje shfaqet inflamacion tubercular ku mbizotërojnë lezionet nekrotike ose eksudative.
  • Gjendrat limfatike përkatëse zmadhohen dhe aderohen me njëra – tjetrën.
  • Evolucioni i kompleksit primar mund të bëhet drejt regresimit ose drejt progresimit.
slide78

Regresimi – fillon me qetësimin e inflamacionit në reduktimin dhe në kalcifikimin e saj.

  • Progresimi – konsiston në thellimin e kompleksit primar dhe në krijimin e gjendjeve patologjike të mirëfillta.
tuberkulozi hematogjen
Tuberkulozi hematogjen
  • Tuberkulozi hematogjen – te gjitha ato forma që zhvillohen me rrugë hematogjene nga komponentët e regresuar të kompleksit primar tubercular.
  • Prek më shumë individët e moshës së re.
  • Në varësi nga fakti se ku depërton infeksioni, krijohen tre grupe të formave të këtij tuberkulozi.

a. Kur infeksioni depërton në një degzim të arteries pulmonare dhe mbillet në mushkëri duke krijuar tuberkuloz hematogjen të mushkërive.

tuberkulozi hematogjen1
Tuberkulozi hematogjen

b. Kur infeksioni depërton në një degëzim të venave pulmonare dhe nëpërmjet gjakut mbillet në organe dhe inde të ndryshme të organizmit duke krijuar formën e TB hematogjen ekstra pulmonar.

c. Kur infeksioni depërton në degëzime të arteries pulmonare dhe të venave pulmonare, infeksioni përhapet në mushkëri dhe në organe të tjera.

  • Ky quhet TB hematogjen i gjeneralizuar.
tuberkulozi sekondar
Tuberkulozi sekondar
  • Tuberkulozi sekondar – quhen kështu të gjitha ato forma të tuberkulozit që zhvillohen në individë që kanë kaluar kompleksin primar kohë më parë dhe ai ka regresuar.
  • Zakonisht ky zhvillohet si rezultat i infektimit për të dytën herë me BK.
  • Prek moshat e rritura.
trajtimi
Trajtimi
  • Trajtimi – gama e preparative që përdoren për këtë sëmundje i ka dhënë frytet e veta.
  • Nga ana kirurgjikale në këtë sëmundje paraqesin indikacion këto:
  • Komplikacionet si rezultat i kirurgjisë së mëparëshme
  • Dështimi i terapisë medikale
  • Diagnoza e paqartë
  • Komplikacione si hemoptizia masive, kavernoma, kanceri bronchial, fistula trakeobronkiale, bronkostenoza etj.
rregullimet e ajrosjes pulmonare
Çrregullimet e ajrosjes pulmonare
  • Atelektaza – ulja ose mungesa e ajrosjes së mushkërisë. Ajo mund të jetë fokolare ose totale në njërën ose në të dy anët. Kur atelektaza është totale pulmoni paraqitet me vëllim të zvogëluar, me ngjyrë vishnje dhe konsistencë, i afrohet asaj të shpretkës.
  • Atelektaza primare takohet në të porsalindurit, kurse atelektaza sekondare ndodh kur mushkëria humb ajrosjen.
  • Atelektaza active ndodh si rezultat i bllokimit të lumenit të bronkut përkatës. Atelektaza passive zhvillohet si pasojë e shtypjes që i bëhet mushkërisë nga jashtë.
emfizema
Emfizema
  • Emfizema – quhet shtim i sasisë së ajrit në mushkëri që shoqërohet me zgjerimin e alveolave, humbje të lëndës elastike, hollim të mureve ndër alveolare dhe coptimin e tyre, kështu që ajri koleksionohet nën pleurë, brënda shtresës së pleurës visceral.
  • Klinikisht emfizema paraqet vështirësi në ekspiracion dhe për pasojë rritje të sasisë së ajrit residual në mushkëri.
trajtimi1
Trajtimi
  • Trajtimi – ka metoda të ndryshme, por më e preferuara është ajo kirurgjikale.
  • Bëhet ekscizioni dhe heqja e bulës, gjë e cila lejon mushkërinë e shtypur të hapet.
  • Sot preferohet trajtimi me toraskop, duke bërë buleektomi.
s mundjet e pleur s
Sëmundjet e pleurës
  • Sëmundjet më të zakonshme të cipave pleurale janë me natyrë inflamatore dhe quhen pleurite.
  • Ato shkaktohen nga faktorë të ndryshëm infeksiozë.
  • Ato mund të jenë sëmundje të pavarura ose ndërlikime të sëmundjeve të tjera të mushkërisë si: pneumoni, abscese pulmonare, tuberkulozi etj.
  • Sipas formës së inflamacionit mund të jenë të thatë ose eksudative.
kanceri i mushk ris
Kanceri i mushkërisë
  • Sëmundjet malinje të mushkërisë zënë vendin e dytë në vdekshmëri, kurse tek meshkujt kanceri bronkogjen zë vendin e parë.
  • Etiologjia – më shumë akuzohen lëndët kancerogjene nga ambient i jashtëm.
  • Vlen të përmendet se 80% e rasteve lidhen me pirjen e duhanit, por ka dhe lëndë kancerogjene si azbesti, kromatet, arseniku, nikeli etj.
  • Duhet theksuar se dhe predispozicioni gjenetik është faktor në gjenezën e kancerit.
klasifikimi morfologjik
Klasifikimi morfologjik
  • Sipas OBSH bëhet në 5 forma histopatologjike:
  • Carcinoma epidermoide
  • Carcinoma mikrocelulare
  • Adenokarcinoma
  • Carcinoma makrocelulare
  • Kanceri adenoskuamoz
slide93

Vitet e fundit është përcaktuar se të gjitha format kanë aktivitet hormonal (i ashtuquajturi sindrom paraneoplazik), dhe aktivitet imunologjik, i cili përcaktohet me anë të markuseve tumorale.

  • Ekziston dhe stadifikimi internacional i bazuar në sistemin TNM (T - tumor primar, N-gjendra limfatike regionale, M- metastazat e largëta)
diagnoza1
Diagnoza
  • Diagnostikimi i hershëm është rrallë i mundshëm, se për një kohë të gjatë nuk ka shenja karakteristike.
  • Nga ana diagnostike me vlerë është gjëndja e përgjithshme duke u nisur nga; - Anamneza dhe ekzaminimi fizik dhe klinik, laboratorik, radiologjik, bronkoskopia (lavazhi bronchial për citologji dhe biopsi).
  • Për përcaktimin e diagnozës duhen dhe ekzaminime plotësuese si CT, shintigrafia, mediastinoskopia etj.
diagnoza2
Diagnoza
  • Anamneza jep të dhënat e para për praninë dhe shtrirjen e tumorit.
  • Kolla ngacmuese, temperatura dhe hemoptizia tregojnë për prekje të sistemit bronchial.
  • Dispnea është shënjë e rritjes së theksuar të tumorit. Simptomatika kardiake me çrregullime të ritmit dhe me insuficiencë kardiake mund të jenë shënja të infiltrimit të perikardit.
  • Disfagia flet për interesim të ezofagut, ndërsa disfonia tregon për kapje të nervit rekurens.
diagnoza3
Diagnoza
  • Radiografia është metoda bazë e ekzaminimit. Bronkoskopia është metoda më e preferuar diagnostike e cila përcakton lokalizimin, pozicionin në raport me bronkun.
  • Me anë të kësaj bëhet biopsia, ekzaminimi citologjik.
  • Para ndërhyrjes kirurgjikale bëhet përcaktimi i parametrave respiratorë d.m.th.spirometria, shintigrafia.
trajtimi2
Trajtimi
  • Trajtimi – ky varet nga stadi klinik dhe tipi histologjik i tumorit. Mosha dhe gjendja e të sëmurit është kriter përcaktues. Trajtimi kirurgjikal është i preferuar në stadin e hershëm (T1, T2, NoMo).
  • Në këto dy raste bëhet kombinimi i kirurgjisë me kimio-radio-terapi. Në trajtimin e kancerit ka edhe ndërhyrje paliative, lehtësuese dhe si indikacion janë hemoragjia tumorale, komplikimet stenotike, dhimbjet e padurueshme nga rritja.
  • Metodat adjuvante të mjekimit janë radio-terapia dhe kimioterapia pa kirurgji, kur stadi është i avancuar.
slide98

Mediastini dhe patologjia e tij – pjesa qendrore e kafazit të kraharorit quhet mediastin, i cili paraqet hapësirën që vendoset në mes të dy kaviteteve pleurale.

  • Në planin anteroposterior, mediastini ndahet në tri hapësira të veçanta të cialt quhen mediastin anterior, i mesëm dhe posterior.
slide100

Mediastinitet – është inflamacioni i mediastinit.

  • Forma acute zhvillohet nga perforacioni i organeve torakale si p. sh. ezofagu.
  • Forma kronike granulomatoze që përqëndrohet në gjëndrat limfatike të mediastinit.
  • Forma sklerotizante paraqet një lezion sklerotik.
slide101

Tumoret – karakteristikë e tumoreve të mediastinit është shumëllojshmëria e madhe histogjenetike që ato kanë.

  • Tumoret e mediastinit anterior janë më të shpeshtë.
  • Në të mesmin janë të rrallë, ndërsa në mediastinin posterior takohen kryesisht tumoret neurogjene.