1 / 12

AMBIENTI EKONOMIK

AMBIENTI EKONOMIK. Prof. dr. Besim BEQAJ. AMBIENTI EKONOMIK. Kuptimi i ambientit ekonomik dhe tregut ndërkombëtar i ndihmon menaxherët të parash o hin trendet dhe ngjarjet të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin e biznesit të tyre në të ardhmen. AMBIENTI EKONOMIK.

gloria
Download Presentation

AMBIENTI EKONOMIK

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. AMBIENTI EKONOMIK Prof. dr. Besim BEQAJ Prof. dr. Besim BEQAJ

  2. AMBIENTI EKONOMIK • Kuptimi i ambientit ekonomik dhe tregut ndërkombëtar i ndihmon menaxherët të parashohin trendet dhe ngjarjet të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin e biznesit të tyre në të ardhmen. Prof. dr. Besim BEQAJ

  3. AMBIENTI EKONOMIK • Liria ekonomike është shkalla deri në të cilën qeveritë intervenojnë në aktivitetet ekonomike. Sistemet ekonomike determinojnë se kush është pronar dhe kush kontrollon resurset. Në ekonominë e tregut prona private është ajo që mbizotron, ndërsa në ekonomitë e planifikuara qeveria kontrollon dhe ka në pronë resurset. Prof. dr. Besim BEQAJ

  4. AMBIENTI EKONOMIK • Krizat ekonomike aziatike dhe dalja nga ajo u kushtëzua me reformat në filozofinë afariste në drejtim të ekonomisë së tregut. • Inflacioni ku çmimet rriten ndërsa vlera e parasë bie mund të sjellë vendin në situatë jokonkurente. Rezultat i kësaj janë kamatat e larta të kapitalit të cilat ulin zhvillimin dhe rritjen ekonomike. Kjo shkakton mosbesimin në qeveritë dhe në pragramet e tyre. Prof. dr. Besim BEQAJ

  5. TREGJET FINANCIARE NDËRKOMBËTARE Prof. dr. Besim BEQAJ Prof. dr. Besim BEQAJ

  6. TREGJET FINANCIARE NDËRKOMBËTARE • Dallimi kryesor i këmbimeve vendore dhe atyre ndërkombëtare qëndron në atë se ne këmbimet vendore përdoret valuta vendore, ndërsa në ato ndërkombëtare përdorën shumë valuta dhe kjo paraqet një komplikim në transakcionet bankare në biznesin ndërkombëtar. • Këmbimet e jashtme paraqesin denominimin e valutës së në vendi në një njesi monetare të një vendi tjetër. Tarifa këmbimore është çmimi i një njesie monetare. Prof. dr. Besim BEQAJ

  7. TREGJET FINANCIARE NDËRKOMBËTARE • Subjektet kryesore në tregun e monedhave të huaja janë: • Korporatat • Qeveritë • Bankat, firmat e vogla dhe individët • Tregu i këmbimeve të jashtme është i ndarë në “over the counter” apo përmes sporteleve dhe në tregun e këmbimeve tregtare. Prof. dr. Besim BEQAJ

  8. TREGJET FINANCIARE NDËRKOMBËTARE • Tregu tgradicional i këmbimeve të huaja është i përberë prej: • SPOT TREGU (Treg i çastit) treg me pagesë e lëvrim të atypëratyshëm, quhet edhe tregu me pagesë në të holla. Ky treg kërkon transakcione të cilat kryhen menjëherë ose brenda dy ditësh. • TREGU FORWARD (Treg për lëvrime të ardhshme) paraqet tregun ku tregtimi behët përmes pajtimit të sotëm për çmimin, por me një lëvrim të ardhshëm . Kërkon transakcione të cilat kryhen pas tri apo më shumë ditësh me një vlerë të caktuar valutore. • TREGU SWAP (tregu i kundërkëmbimeve) paraqet shitje blerje të menjëhershme por me data të lëvrimit të ndryshme. Haset në tregun e valutave ku palët pajtohen sot për kursin e këmbimit, ndërsa lëvrimin e realizojnë në një datë të ardhshme. Prof. dr. Besim BEQAJ

  9. TREGJET FINANCIARE NDËRKOMBËTARE • ZHVILLIMET NË TREGUN E VALUTËS • “Option” (opcionet) jep të drejtën për të blerë ose shitur monedhën me një çmim në afat të përcaktuar. Dallimi me tregun Forward është se ai me kontratë detyrohet të blejë ose të shesë. • “Future” në koncept është më i ngjashëm me Forward, mirëpo future paraqet kufirin me të ulët të transakcionit. • EUROTREGJET • Termi eurotreg paraqet tregun e monedhave dhe kapitalit në të cilin transakcionet shprehen në monedhë të ndryshme nga ajo e vendit në të cilin kryhen ato. Psh. Eurodollari. • Euromonedha është valutë e depozituar nga një individ, subjekt biznesi dhe Qeveri në bankë jashtë vendit të tyre, që quhen eurobanka. • Eurobondi është instrument detyrimi afat mesëm e afatgjatë, që emetohet nga firma të mëdha huamarrëse, përgjithësisht korporata amerikane që tregtohen në tregun europian. Prof. dr. Besim BEQAJ

  10. TREGJET FINANCIARE NDËRKOMBËTARE • Këmbimi i përafërt tregtar ndërkombëtar brenda një dite është përafërsisht 1.5 mlrd. Dollarë. Dollari Amerikan është valuta me e tregtuar në botë (përafërsisht 87 % të operacioneve bankare). Londra është tregu kryesor i këmbimeve të huaja në botë. • Një valutë është konvertibile atëherë kur ajo mund të këmbehet lirshëm me valuta të tjera. Valuta është jokonvertibile atëher kur ajo nuk mund të kembehet lirshëm me valuta të tjera. • Nese valuta konvertibile pritet që të forcohet në të ardhmen, atëher valuta shitet me një premi me të lartë, mirëpo nese ajo pritet të bie shitet me një diskont të caktuar. Prof. dr. Besim BEQAJ

  11. TREGJET FINANCIARE NDËRKOMBËTARE • DETERMINIMI I KURSEVE KËMBIMORE • FMN (1943) promovon bashkëpunimin monetar ndërkombëtar, ndihmon zgjerimin dhe balancimin e rritjës së tregtisë ndërkombëtare, promovon stabilitetin ekëmbimit valutor, thellon sistemin multilateral të pagesave dhe mundëson përdorimin e resurseve të ndryshme në tregun ndërkombëtar. • SDR (Special Drawing Rights), e drejta për terheqje speciale është themeluar në vitin 1969, me qëllim të rritjës së rezervave ndërkombëtare. • Tregu i Zi nganjeherë është me indikativ për kërkesën dhe ofertën se vetë niveli i këmbimit zyrtar. Prof. dr. Besim BEQAJ

  12. TREGJET FINANCIARE NDËRKOMBËTARE • Banka qendrore dhe ato komerciale zyrtarizojnë këmbimet valutore. • Banka për marrëveshje ndërkombëtare (BIS) ka selinë në Zvicërr dhe vepron si bankë qendrore e bankave nacionale. • Faktorët ndikues në determinimin e kursit këmbimor janë: • pariteti i fuqisë blerëse, • dallimet në kamata, • besueshmëria në aftësitë qeveritare për të menaxhuar ambientin politik dhe ekonomik, si dhe • faktorë tjerë të cilët rezultojnë nga raportet tregtare. • Këmbimet valutore mund të ndikojnë në vendimmarrjen e biznesit në tri fusha kryesore: • Marketing • Prodhim • Financa Prof. dr. Besim BEQAJ

More Related