pjesa 2 p rpunimi i tekstit n microsoft word 2007 2010 n.
Download
Skip this Video
Loading SlideShow in 5 Seconds..
Pjesa 2 Përpunimi i Tekstit në Microsoft Word 2007 & 2010 PowerPoint Presentation
Download Presentation
Pjesa 2 Përpunimi i Tekstit në Microsoft Word 2007 & 2010

Loading in 2 Seconds...

play fullscreen
1 / 24

Pjesa 2 Përpunimi i Tekstit në Microsoft Word 2007 & 2010 - PowerPoint PPT Presentation


  • 608 Views
  • Uploaded on

Pjesa 2 Përpunimi i Tekstit në Microsoft Word 2007 & 2010. Universiteti Planetar i Tiranës teutabraco@gmail.com. Kërkimi dhe hapja e dokumenteve të rezervuar Si të korrigjojmë një dokument dhe formatimi i tij Formatime Teste, Pyetje - Përgjigje. Hapja dhe Kërkimi i dokumenteve të rezervuar.

loader
I am the owner, or an agent authorized to act on behalf of the owner, of the copyrighted work described.
capcha
Download Presentation

PowerPoint Slideshow about 'Pjesa 2 Përpunimi i Tekstit në Microsoft Word 2007 & 2010' - deanna-mcbride


An Image/Link below is provided (as is) to download presentation

Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author.While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - E N D - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Presentation Transcript
pjesa 2 p rpunimi i tekstit n microsoft word 2007 2010

Pjesa2PërpunimiiTekstitnëMicrosoft Word 2007 & 2010

Universiteti Planetar i Tiranës

teutabraco@gmail.com

  • Kërkimi dhe hapja e dokumenteve të rezervuar
  • Si të korrigjojmë një dokument dhe formatimi i tij
  • Formatime
  • Teste, Pyetje - Përgjigje
hapja dhe k rkimi i dokumenteve t rezervuar
Hapja dhe Kërkimi i dokumenteve të rezervuar

Hapja e skedarëve

Për të riparë në ekran dokumentet e rezervuar në memorjen e përherëshme veprohet si më poshtë:

  • File, Open ose me tastjerë Ctrl + O

Nqs klikojmë mbi Open hapet dritarja si ne figurë. Vëmë re se butoni Open ka një shigjetë, e cila po të klikohet hapet një menu që na jep disa mundësi për hapjen e skedarit që kemi zgjedhur si Open Read-Only, Open Copy, etj.

hapja dhe k rkimi i dokumenteve t rezervuar1
Hapja dhe Kërkimi i dokumenteve të rezervuar

Kërkimi i skedarëve

Në dosje të ndryshme kemi ruajtur punë të ndryshme të cilat nuk mbahen mend me kalimin e kohës. Për këtë arsye na ndihmon dritarja Open.

Pra, klikojmë File, Open. Në dritaren Open gjejmë të renditur gjithë skedarët e rezervuar në kompjuter sipas Dosjeve përkatëse.

hapja dhe k rkimi i dokumenteve t rezervuar2
Hapja dhe Kërkimi i dokumenteve të rezervuar

Butoniidjathtëimausit

Nëdosjenaposkedarin e zgjedhurtedritarja Open, klikojmëtëdjathtën e mausit. Vëmë re se hapetnjë menu e shkurtërkomandash, kupërskedarin e përzgjedhur, mundtëkryejmëoperacionesinëfigurë (Open in New Window, Share with, Send to, Cut, Copy etj…)

si t korrigjojm nj dokument
Si të korrigjojmë një dokument

Për të bërë korrigjime duhet të jemi të vëmendshëm, për të parë Ku është shënjuesi. Ja disa korrigjime teksti:

Me tastin Enter – Hapim paragraf të ri ose largojmë paragrafët nga njeri tjetri.

Me tastin Insert (shënimi OVR poshtë ekrani– teksti që do të shkruhet i mbivendoset ekzistuesit

Me tastin Delete – Fshihen karakteret prapa shenjuesit të mausit.

Me tastin Backspace – Fshihen karakteret para shenjuesit të mausit.

Me shtypjen e secilës nga tastat Delete dhe Backspace – Fshihen fjalë, fjali apo paragrafë të zgjedhur.

Nqs kemi shkruajtur dy fjalë sëbashku pa hapësirë midis, vendos shënjuesin atje ku duhet hapësira dhe shtyp tastin e gjatë Space.

rezervimi n cd ose flash drive usb
Rezervimi në CD ose Flash Drive (USB)

Për të shkruar një dokument mund të punojmë në Hard Disk ose Flash Drive (Kjo e fundit nuk këshillohet pasi ul shpejtësinë e veprimeve.)

Rezervimi i tij ne CD apo Flash Drive bëhët:

Drejtpërdrejt nga programi i punës (File, Save As, Pozicionohemi në Flash apo DVDRW Drive), Shkruajme emrin e skedarit te File Namedhe klikojmë mbi Save).

Nëpërmjet Explorerit të Windowsi-it

Pasi e kemi mbaruar dokumentin dhe e kemi rezervuar në një adresë të caktuar në Hard Disk, dalim nga programi i punës në Explorer.

Kujdes!Flash Drive mund të jenë të infektuar me Virus.

mini toolbar i
Mini toolbar-i

Disa komanda formatimi janë aq të dobishme sa që ju i doni t’i keni në dispozicion, pa marrë parasysh se çfarë jeni duke bërë.

Le të themi se doni të formatoni shume shpejt nje tekst, ndërkohë që jeni duke punuar mbi butonin Page Layout (faqosje).Në mënyrën e gjatë ju duhet të klikoni skedënHome, për të parë opsionet e formatimit.

POR, ka një mënyrë të shpejtë – Mini toolbar-i.

Zgjidh tekstin duke e zvarritur mausin mbi tekstin që dëshiron dhe qëndro me mouse mbi zgjedhje.

Mini toolbar-i do të shfaqet zbehtë. Nqs ju shkoni me mouse mbi Mini toolbar, ky do të bëhet solid, dhe ju mund të klikoni mbi një opsion të tij.

formatime
Formatime

Në një material të shkruar, titujt dhe nëntitujt janë pjesët më të spikatuara, që duhet të paraqiten në një formë të përshtatshme dhe funksionale. Përpunimi i materialit të shkruar nga ana estetike dhe funksionale quhet Formatim.

Ndryshimi i llojit të tekstit, ngjyrës, madhësisë së shkronjave etj. Mund të kryhen nëpërmjet:

Kliko mbi Tabin Home, Zgjedh tekstin që do të përpunosh. Te grupi Font kliko kutizën në cep të këtij grupi. Te dritarja që shfaqet vepron për formatime.

Mënyra tjetër e shpejtë është nëpërmjet mjeteve (tools) te Tabi Home.

slide9
Font (Grupi i shkronjave)Paragraph-Renditja e pikëzuar e tekstit (Bullets), Renditja numerike dhe më shumës

Pasi të keni hapur një dokument dhe të keni shtypur tekstin, pa dyshim që do doni ta formatoni atë tekst.

Në skedën Home, në grupin e shkronjave (Font) duken komanda shumë të njohura formatimi: Theksim shkrimi (Bold), Shkrim i pjerrët (Italic), Madhësia e gërmave (font size), dhe kështu me radhë, të cilat na lejojnë të formatojmë tekstin

Gjithashtu në Grupin Paragraph, ka elemntë që kanë të bëjnë me përmunime të ndryshme të tekstit si lista pikëzimi, lista numërimi dhe lista të niveleve të ndryshme, rradhitje alfabetike, kronologjike e shumë më tepër.

formatimi i paragraf ve
Formatimiiparagrafëve

Shpesh, na duhet që në materiale të ndryshme, të ndryshojmë pozicionet e paragrafëve të ndryshëm. Për këtë në grupin e komandave Home, te Paragraph, zgjedhim paragrafin që do të ndryshojmë, klikojmë mbi butonin në të djathtë me shigjetën treguese. Te dritarja dialoguese që shfaqet japim komandat dhe për ndryshimet që dëshirojmë si psh distanca midis reshtave, kalimi automatik i paragrafit në faqë tjetër etj...

slide11
Formatimi i paragrafëveKrijimi i boshllëkut në fillim të tyre dhe Krijimi i distancës midis rreshtave

Krijimi i boshllëkut në fillim të paragrafëve

Në gjuhën shqipe paragrafët fillojnë me boshllëk. Kjo mund të kryhet në mënyra të ndryshme për një paragraf, disa paragraf apo për të gjithë paragrafët njëherësh. Mund të realizohet psh. nëpërmjet Vizores, nëpërmjet mjeteve të grupit të komandave të Paragraph apo nëpërmjet Dritares dialoguese te grupi Paragraph.

Krijimi i distancës

Klikojmë te tabi Home. Te grupi i komandave Paragraph, klikojmë mbi ikonën Line Spacing. Këtu zgjedhim distancën që dëshirojmë.

formatimi i paragraf ve shenj zimi i tyre
Formatimi i paragrafëveShenjëzimi i tyre

Shpesh na duhet që në paragrafë të ndryshëm të vendosim shenja të ndryshme ose numra.

Veprohet:

Selektohet teksti me paragrafët,

Klikohet në grupin e komandave Home, dhe më pas te mjetet e grupit Paragraph, zgjedhim Bullets. Mund të veprohet edhe me te dritarja dialoguese.

formatimi i paragraf ve num rimi i tyre
Formatimi i paragrafëveNumërimi i tyre

Nqs. duhet të vendosim numra, përpara paragrafëve veprohet si më poshtë:

Selektohet teksti me paragrafët,

Klikohet në grupin e komandave Home, dhe më pas te mjetet e grupit Paragraph, zgjedhim Numbering. Mund të veprohet edhe me te dritarja dialoguese.

.

l idh ur me stil in e t shkruajturit
Lidhur me stilin e të shkruajturit

Në formatimin e tekstit ka edhe shumë komanda të tjera veç atyre që duken e që kanë lidhje me stilin e të shkruajturit.

Ju mund të zgjidhni një stil të shkruajturi, të gatshëm apo të aplikoni një stil që ju keni aplikuar më parë në tekst.

l idh ur me stil in e t shkruajturit1
Lidhur me stilin e të shkruajturit

Ju mund të punoni me stilet e shkrimit në skedën Home, in Grupin Styles.

Fotoja tregon se si të përdorni një stil shkrimi që dëshironi.

Stilet e shkrimit janë profesionale dhe të lehta për t’u aplikuar.

Kliko te butoni e Quick Styles (2 si ne figurë) për të parë disa stile të tjera të gatshme për tu përdorur.

Kliko mbi (3) (Dialog Box Launcher) të hapet paneli i stileve të shkrimit.

fur a e fomatim format painter
Furça e fomatim (Format Painter)

Një komandë e shpejtë formatimi teksti është Format Painter.

Ndodhet në krahun e majtë të skedës Home, në Grupin Clipboard.

Nqs ju nuk jeni familjarizuar me të, kjo është mënyra më e thjeshtë për të formatuar paragrafë dhe elementë të tjerë, shumë shpejt.

Për përdorimin e saj, vendosni kursorin në tekstin, formatin e të cilit doni ta aplikoni në një paragraf tjetër. Pastaj shtypni mbi furçën si në figure. Me pas shkoni te paragrafi qe doni të ndryshoni dhe zvarrisni mouse mbi të.

formatimi i tekstit ndarja n kolona
Formatimi i tekstit - Ndarja në kolona

Nqs teksti duhet të ndahet ne kolona, kjo mund të realizohet si më poshtë:

Pasi është zgjedhur vetëm teksti që do të ndahet në kolona, klikojmë mbi tabin Page Layout. Te grupi i komandave Page Setup, klikojmë mbi Columns. Te dritarja që shfaqet, zgjedhim një, dy apo më shumë kolona.

p rpunimi i tekstit n edit
Përpunimi i tekstit në Edit

Ky veprim ka të bëjë me zhvendosjen me prerje apo kopjim të tekstit nga një vend në tjetrin.

Veprohet nëpërmjet tabit Home (shih figurën).

Cut dhe Paste është zhvendosje me prerje.

Copy dhe Paste është kopjim teksti.

kopjimi i paragraf ve nga nj skedar n nj tjet r
Kopjimi i paragrafëve nga një skedar në një tjetër.

Së pari hapim skedarët që do të punojmë njeri pas tjetrit. Kopjojmë tekstin e dëshiruar te njëri nga skedarët (e zgjedhim dhe Copy) dhe e vendosim të skedari tjetër aktiv (Paste). Kujdes! Vendin e vendosjes e cakton shenjuesi i mausit.

si t gjejm nj element n nj dokument
Si të gjejmë një element në një dokument

Shpesh qëllon që ne kërkojmë të gjejmë në dokument se ku është psh një fjalë, një datë apo ndonjë e dhënë e caktuar.

Veprohet:

Klikojmë tabin Home, te grupi i komandave Editing klikojmë mbi Find. Në dritaren dialoguese te Find ëhat shkruajmë të dhënën që kërkojmë të gjejmë.

si t z vend sojm nj element
Si të zëvendësojmë një element

Nqs duhet të gjejmë një element në dokument dhe ta zëvendësojmë me një element tjetër psh. Të zevëndësojmë fjalëm documet me doc, veprohet si më poshtë:

Klikojmë tabin Home, te grupi i komandave Editing klikojmë mbi Find. Në dritaren dialoguese te Find ëhat shkruajmë document. Pastaj klikojmë mbi Replace with. Te kjo fushë shkruajmë doc. Nqs klikojmë mbi Replace All, kjo komandë i kryhen menjëhërë zëvendësimet. Këtu ka opsione të ndryshme zëvendësimit si psh një e nga një etj…

Psh. Duke qenë se në tastjerë nuk ka një tast të shkronjës ë të gjuhës shqipe atëherë mund të veprohet me mënyrën e mësipërme.

Pra, zëvendësimi i ë me ë.

(ë = Alt + 137)

si t anulojm nj veprim komand
Si të anulojmë një veprim (komandë)

Për anulimin e komandave të mëparëshme shtypim Undo = Anulo

Për të shkuar në gjëndjen e mëparëshme klikojmë Redo = Përsërit (Shih fikurën

si t p rdorim modele t gatshme
Si të përdorim modele të gatshme

Në praktika është e volitëshme të përdorësh praktika të gatëshme. Për këtë pasi hapet modeli veprohet me klikimin mbi tabin Insert, Object, Text from File. Gjejmë skedarin se ku është teksti që do të vendosim mbi model dhe klikojmë Insert.