1 / 18

Prezantimi i Microsoft Office EXCEL 2007 Pjesa 1

Prezantimi i Microsoft Office EXCEL 2007 Pjesa 1. Universiteti Planetar i Tiranës teutabraco@gmail.com. Hapja e programit EXCEL 2007. Kliko me butonin e majtë të mouse, një herë mbi qarkun me ngjyra si më poshtë : Shkoni me mouse dhe klikoni mbi All Programs .

summer
Download Presentation

Prezantimi i Microsoft Office EXCEL 2007 Pjesa 1

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prezantimi i Microsoft Office EXCEL 2007Pjesa1 UniversitetiPlanetariTiranës teutabraco@gmail.com

  2. Hapja e programit EXCEL 2007 • Kliko me butonin e majtëtë mouse, njëherëmbiqarkun me ngjyrasimëposhtë: • Shkoni me mouse dhe klikoni mbi All Programs. • Këtu do të kërkoni të gjeni Microsoft Office. • Shkoni me mouse atje dhe do të shfaqet pamja si më poshtë: • Klikoni një herë me të majtën e mouse mbi Microsoft Office Excel 2007 dhe do të hapet programi si vijon:

  3. Pamja pas hapjessë Programit Microsoft Office Excel 2007

  4. Butoni i Microsoft Office Në këndin e sipërm të majtë, të dritares Excel 2007 është butoni Microsoft Office.Ky buton është vendi për të filluar në Excel.Kur ju klikoni butonin, shfaqet një menu. Ju mund të përdorni menunë: • për të krijuar një libër pune të ri, • për të hapur një libër ekzistues, • për të ruajtur një libër pune dhe • për të kryejnë shumë detyra të tjera si Print (Printo) etj.

  5. Shufra e aksesit të shpejtë(Quick Access Toolbar) Eshtë zonë e vogël në të majtën e sipërme të ekranit dhe përmban elementë që përdorenshpesh, çdo dite gjatë punës: Save (Ruaj), Undo (Çbëj), Redo (Ribëj), Print (Printo) etj. Ju gjithashtu, mund të shtoni komandat tuaja të preferuara në Toolbar Quick Access në mënyrë që ato te jenë në dispozicionin tuaj gjatë gjithë kohës që ju punoni në Excel.

  6. Shiriti i titullit (The Title Bar) Menjëherë pas shuftës së aksesit të shpejtë është shiriti i titullit. Këtu tregohet emri manual i librit që ju jeni duke përdorur. Në krye të dritares së Excel-it, ju shikoni “Book1 - Microsoft Excel" apo një emër të ngjashëm.

  7. Të njohim shiritin (Ribbon) Ështënjë shirit (Ribbon) në pjesën e sipërme të faqes. Shiriti ofron lehtësidhe komoditet në përdorimin e të gjitha veprimeve të përbashkëta në përpunim faqes së punës etj. Shiriti ofron komandat më të përdorshme përballë jush. Kështu që nuk keni përse të corjentoheni në pjesë të ndryshme të programit për gjërat që ju duhen gjatë gjithë kohës që punoni në këtë program. Për shembull, ju mund të prisni dhe tëngjisninë këtë faqe pune duke përdorur komandat në butonin “Home”, të formatoni qeliza dhe tabela duke përdorur lloje të ndryshme shkrimesh,të ndryshoni ngjyrën e sfondit tyre etj..

  8. Çfarë ka në Shirit (Ribbon)? Tri pjesët e Shiritit (Ribbon): Skeda, grupe, and komanda. Skedat: Shiriti ka në krye shtatë skeda themelore. Secila paraqet një sipërfaqe aktive. Grupet: Çdo skedë ka disa grupe, elementët e të cilëve janë të lidhur së bashku. Komandat:Një komandë është një buton, një menu, ose një kuti, ku ju mund të fusni informacion.

  9. Hapësi i Kutisë Dialoguese Në pamje të parë, ju nuk mund të shihni një komandë të caktuar që mund t’u duhet gjatë punës. Disa grupe kanë një shigjetë të vogël diagonale në këndin e poshtëm, të djathtë që quhet Hapësi i Kutisë Dialoguese(Dialog Box Launcher). Kliko mbi tënë një grup, për të parë më shumë opsione lidhur me atë grup. Do të shfaqet pamja si në figurë.

  10. Faqet e punës (Worksheets) Microsoft Excel përbëhet nga faqe pune. Çdo faqe pune përmban shtylla dhe rreshta. Kolonat janë me germa A deri në Z dhe pastaj duke vazhduar me AA, AB, AC dhe kështu me radhë. Rreshtat janë të numëruara nga 1 në 1.048.576. Prerja e një kolonë dhe një rreshti përbëjnë një qelizë. Qeliza ka adresë (koordinata). Për shembull, qeliza e vendosur në këndin e sipërm të majtë të fletës është qeliza A1, që do të thotë se është në rreshtin 1 dhe kolonën A. Qeliza E10 është vendosur nën kolonën E dhe në rreshtin 10. Ju mund të shkruani të dhënat tuaja në qelizat e punës.

  11. Shufra e Formulës • Majtas është shënuar qeliza (A1në figurë), mbi të cilën do të vendosim formulën. • Djathatas te fx, është vendi ku do të vendosim formulën.

  12. Shufra e Statusit (Status bar ) Status bar shfaqet në fund të dritares Excel dhe jep informacion të tillë si shumën, mesataren, minimumin, dhe vlerën maksimale të numrave të zgjedhur zgjedhur etj.

  13. Lëvizjet rreth Fletës së Punës • Duke përdorur çelësat shigjetë, ju mund të lëvizni përgjatë punës tuaj. Ju mund të përdorni shigjetën poshtë për të lëvizur nga një një qelizë në një qelizë tjetër më poshtë dhe kështu me radhë me shigjetat majtas, djathtas dhe lartë. • Ju mund të përdorni tastin Tab për të lëvizur në të djathtë të qelizës. Ju mund të mbani të shtypur butonin Shift dhe njëkohësisht shtypni tastin Tab për të lëvizur në të majtë të qelizës. • Ju mund të përdorni tastin Page Up dhe Page Down për të lëvizur faqe lart dhe faqe poshtë. • Në qoftë se mbani të shtypur butonin Ctrl dhe pastaj shtypni butonin Home, shkoni në fillim të fletës. • Në qoftë se mbani të shtypur butonin Ctrl dhe pastaj shtypni butonin End, shkoni në fund të fletës.

  14. USHTRIMI 1 Lëvizni qelizen nëpër faqen e punës me tastat lartë, poshtë, majtas, djathtas. Çfarë vini re? Tasta Tab • Shkoni te qeliza A1. • Shtyp tastën Tab disa herë. Çfarë vini re? Tastat Shift + Tab • Mbani shtypur tastën Shift dhe shtypni Tab. Çfarë vini re? Tastat shigjete majtas apo djathtas, larte poshtë • Shtypni butonin shigjetë djathtas disa here. • Po kështu veproni me ate shigjetë majtas dhe shigjetë lartë, shigjetë poshtë. Çfarë vini re? Tastat Page up dhe Page Down • Shtypni butonin Page up (Faqe lart) dhe Page Down (Faqe poshtë) Çfarë vini re?

  15. Tastat Ctrl + Home Lëviz kursorin te kolona J. Qëndro në kolonën J dhe lëviz kursorin në rreshtin 20. Mbani shtypur tastën Ctrl njëkohësisht duke shtypur tastën Home. Çfare vini re? USHTRIMI 2 Të shkosh shumë shpejt te qeliza e dëshiruar Shtyp tastën F5 Nqs shtyp tastën e tastjerës F5, hapet një dritare me komandën "Go To“(“Shko te”). Nqs shkruani te “Referenca” qelizën që doni psh J14, menjëherë kursori gjendet në këtë qelizë. Provoni!

  16. Zgjedhja e një zone qelizash duke zvarritur mouse USHTRIMI 3

  17. Hedhja e të dhënave në qeliza USHTRIMI 4 • Zgjedh qelizën • Plotëson qelizen duke hedhur tekst apo numra

  18. Të ndryshosh të dhënat në qelizë USHTRIMI 5 • Zgjedh qelizën, që do ta ndryshosh (ajo ndryshon ngjyre-errësohet) • Shkruaj mbi të ndryshimin

More Related