1 / 22

Leksioni 8: Regjistrimi i të dhënave social-ekonomike të familjeve të nxënësve

Leksioni 8: Regjistrimi i të dhënave social-ekonomike të familjeve të nxënësve. Në cilat aspekte të tjera mund të ndihmojë të dhënat social-ekonomike të nxënësve?

amal
Download Presentation

Leksioni 8: Regjistrimi i të dhënave social-ekonomike të familjeve të nxënësve

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Leksioni 8: Regjistrimi i të dhënave social-ekonomike të familjeve të nxënësve Në cilat aspekte të tjera mund të ndihmojë të dhënat social-ekonomike të nxënësve? Një nga aspektet më të ndjeshme (natyrisht duke marrë na konsideratë plotësimin e detyrimeve shkollore dhe në ndihmë të plotësimit të detyrimeve shkollore,) është padyshim krijimi i mundësive të barabarta, pavarësisht statusit social që gëzojnë fëmijët. Shpeshherë statusi social i fëmijëve shikohet si një faktor pozitiv dhe shpeshherë si një faktor frenues.

  2. Satusi social dheqasjandajtij Në realitetin shqiptar nga prindërit dhe fëmijët shikohet si faktor epërsie, statusi i të qenit: Në një nivel të lartë ekonomik, krahasimisht me bashkëmoshatarët e tij; E prindërve në një pozitë të lartë zyrtare; Një prej prindërve mësues i shkollës (apo në një funksion të atillë lokal apo qendror që lidhet me shkollën); Vendas në atë qytet në krahasim me të ardhurit............

  3. Kush mundtëquhetfaktornegativ Si një faktor negativ mund të merret të qenit: Në një nivel të ulët ekonomik; Prindër me status të ndryshëm social nga ai i klasës ën përgjithësi; Prindër të margjinalizuar apo stigmatizuar (nga familje rome, ish të burgosur apo të burgosur, nëna prostitutë etj) Me një prind të vetëm, çka shkakton një mungesë jo të vogël tek fëmija etj.....

  4. Përafrimiifaktorëvepozitivdhenegativ Në të dy rastet, ndonëse mund të duket si një kundërshti, ka faktorë pozitivë. E thënë më thjesht edhe në rastin kur për fëmijët statusi i prindit krijon një lloj ndrojtje, bezdie apo turpi, shkolla, mësuesit, stafi drejtues por edhe komuniteti i prindërve kanë mundësi të ngrijnë ura bashkëpunimi në aspektin social, për të shprehur solidaritetin me këto grupe popullsie. Kjo do të ndihmonte në mënyrë të drejtpërdrejtë mbarëvajtjen e arsimit në shkollën e tyre.

  5. Përafrimiifaktorëvepozitivdhenegativ Nga ana tjetër, duke ditur këtë përbërje të shkollës, në drejtim të solidaritetit dhe harmonizimit të interesave të nxënësve dhe prindërve të tyre, mund të ndërmerreshin një sërë aktivitetesh me dobi edhe në fushën e mësimdhënies si: Java e kulturës rome e organizuar. Ky aktivitet organizohet nga shkolla në kuadër të një sërë aktivitetesh, duke mos u bërë enkas apo në veçanti por duke e ndërthurur me rolin që kultura në fjalë ka në komunitetin vendas. Si një aktivitet të këtij lloji, shkolla mund të organizojë edhe javën e kulturës greke (për nxënësit e minoritetit grek, maqedonas etj).

  6. Në rastin kur prindërit vijnë nga një eksperiencë në institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve, mund të jetë një temë interesante “të drejtat e arsimit në këto institucione” e kështu me radhë. Në rastin e mungesës së një prindi, aktivitete mund të jenë edhe më të shpeshta por edhe shumë më të dobishme. Po kështu në rastin e familjeve të varfra etj.

  7. Nxënëstëmirëdhenënevojë Me të drejtë mund të ngrihet pyetja: Pse kaq shumë vëmendje për shtresat në nevojë dhe nuk përmenden rastet kur nxënësit janë shumë të mirë, janë një shembull tërheqës për të tjerët dhe ndikojnë pozitivisht në mbarëvajtjen dhe emrin e shkollës. Është më se e natyrshme që kjo pyetje të zejë vend. Madje duhet thënë se në të dyja rastet, duhet krijuar një balancë për stimulimin e nxënësve në nevojë dhe ata që janë krenaria e shkollës.

  8. Statistikapërnxënësit e mirë Nisur nga kjo, statistika e të dhënave të nxënësve mund të zgjerohet edhe në këto rubrika: Ecuria e nxënësve në lëndët shkencore dhe ato shoqërore; Fituesit e konkurseve të ndryshëm në nivel rajonal dhe atë kombëtar e ndërkombëtar; Nxënës që kanë mundur të dalin nga vështirësia e të nxënit; Nxënës që shprehin talente në fushën e arteve, muzikës dhe sportit etj.

  9. Përsendihmonkjostatistikë Kjo lloj statistike mundëson një punë më të veçuar për nxënës të cilët meritojnë një vëmendje jo vetëm në aspektin social por edhe atë mësimor. Për të riardhur edhe njëherë tek regjistrimi i të dhënave social-ekonomike të nxënësve, më së shumti në sistemin tonë arsimor është kuptuar si një mundësi për të reduktuar braktisjen e shkollës.

  10. Statistikadhesfida e hartimittëtyre pas vititeve 1990 Kjo sfidë është kthyer në një aktualitet ë punës, veçanërisht pas viteve 1990. Faktorët janë të njohur: Emigrimi jashtë vendit për një jetë më të mirë; Migrimi brenda territorit të vendit për të njëjtën arsye; Rritja e numrit të divorceve; Mungesa e njërit prej prindërve apo prindit për një kohët të gjatë; Mungesa e mjeteve financiare; Punësimi në moshë të herët etj.

  11. A shërbenvetëmregjistrimiitëdhënave social ekonomiketënxënësve A kemi arritur të bëjmë një diagnostikim të mirë të nevoja të nxënësve vetëm nëpërmjet regjistrimit të të dhënave të tyre social-ekonomike? Nuk mund të themi me siguri se të dhënat në statistikat tona janë shteruese. Kjo nuk është një dobësi e sistemit, por është edhe në varësi të elementëve dhe bashkëpunimit mes palëve. Kështu do të ishte me vend që të kemi një bashkëpunim më të hershëm për nxënësit mes shkollës dhe pushtetit vendor. Kjo do të thotë që pushteti lokal të kombinojë ndihmën e tij sociale me mbarëvajtjen në arsim.

  12. Koordiniminëfunksiontëstatusit social Shpeshherë ndihma sociale, nuk kushtëzohet me ecurinë në mësime. Në këtë kuptim familjet në nevojë mund tu kushtëzohej ndihma me faktin se ata duhet të dërgonin fëmijët në shkollë dhe të respektonin detyrimin shkollor për fëmijët. Po kështu mund të kushtëzohej ndihma ekonomike apo programet sociale me frekuentimin dhe ecurinë e fëmijëve të tyre në shkollë.

  13. Kushtëzimiindihmësekonomike me edukimin Kjo është një mënyrë që presioni pozitiv të ndikonte në ndërgjegjësimin e prindërve se ndihma e tyre do të ishte mjaft e vlefshme edhe në arsimimin e fëmijëve. Në fund të fundit kushtëzimi i dhënies së ndihmës me frekuentimin e shkollës, është në të drejtën e shtetit për të ndikuar në mirëqenien e fëmijës. Parë në këtë këndvështrim një nga elementët e mirëqenies padyshim që është arsimi. Duke shtuar këtu faktin se shteti merr përsipër financimin e këtyre nxënësve për libra, akomodim dhe mjete të tjera, atëherë është e domosdoshme që kundrejt kësaj ndihme të ketë një monitorim të rreptë.

  14. Regjistrimiifëmijëveromëdheballkano-egjiptianë Në këtë rast kemi një procedurë jashtëligjore në pamje të parë të regjistrimit. Ndonëse duket si i tillë është e nevojshme që kjo procedurë të zbatohet dhe madje të evidentohet në statistikën e shkollës në fillim të vitit apo në momentin kur ai regjistrohet. Kjo është e nevojshme jo vetëm për të parë numrin e hyrjeve dhe të daljeve dhe për efekt balancimi, por edhe për të parë se në cilin grupim social-ekonomik përfshihen këta fëmijë.

  15. Fëmijëqëvijnëngafamilje me status tëmirë social Natyrisht që ka mes tyre që vijnë nga familje të cilat janë të interesuar për shkollim e madje kanë një nivel mesat apo normal jetese. Në këtë rast kjo është një ndihmë për shkollën por njëkohësisht edhe shembull i mirë brenda komunitetit të tyre. Madje këta të fundit mund të shërbejnë edhe si ndërmjetës në punë që duhet të bëjë shkolla me këtë komunitet. Duke shërbyer në mënyrë të tillë ata janë një mundësi që dalëngadalë të njohim edhe mentalitetin e këtij komuniteti.

  16. Si e trajton regjistrimin e nxënësve Projektligji i Arsimit në Republikën e Shqipërisë Neni 14  Detyra të sektorit të kurrikulës dhe cilësisë (DAR) dhe kualifikimit dhe cilësisë (ZA) 14.11 Regjistrimi i nxënësve Sektori bashkëpunon me njësinë bazë të qeverisjes vendore për regjistrimin e nxënësve në shkollat. 14.12 Transferimi i nxënësve Sektori zbaton procedurat e transferimit të nxënësve nga një shkollë në një tjetër brenda ose jashtë vendit ose të ndërrimit e llojit të shkollës.

  17. 14.13 Nxënësit e kthyer nga emigracioni Sektori mban kontakte me zyrën e emigracionit dhe bashkëpunojnë për sistemimin e nxënësve të kthyer nga emigracioni në institucionet përkatëse arsimore. Tek regjistrimi i fëmijëve që vijnë nga emigracioni duhet të kihet parasysh që ky është një detyrim që vjen nga Strategjia “Për shtetasit shqiptarë të kthyet 2010-2015”.

  18. Regjistrimiinxënësveqëvijnëngajashtëvendit Në këtë rast regjistrohen të dhënat e fëmijëve që kanë ardhur nga jashtë vendit, duke i ndarë në: Grup mosha që ata i përkasin; Shkollën që ka vijuar; Problemet që ka me njohjen e gjuhës shqipe; Statusi i tij social në familje

  19. Njëkohësisht bëhet edhe një lloj balancimi me fëmijët që vijnë nga jashtë dhe ata që shkojnë jashtë vendit. Edhe kjo është një e dhënë e rëndësishme për të dhënat që ne grumbullojmë apo analizat që ne na duhet të bëjmë në fund të vitit shkollor apo fillim të tij, duke pasur si referim pikërisht të dhënat nga regjistrimi i nxënësve. Regjistrimi i të dhënave për fëmijët që vijnë nga jashtë vendit, duhet të bazohet në të njëjtat parime edhe në rastin e regjistrimit të kategorive të tjera të nxënësve që kanë qenë banorë dhe nxënës të komunitetit apo qytetit ku ata mësojnë.

  20. Përvoja ligjore e Republikës së Kosovës Kapitulli II. Organizimi i arsimit fillor dhe të mesëm Neni 5 Jodiskriminimi 5.1 Regjistrimi dhe përparimi nëpër të gjitha nivelet e arsimit fillor dhe të mesëm në Kosovë, mundësohet pa asnjë lloj diskriminimi të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë për arsye reale apo të supozuara që kanë lidhje me gjininë, racën, me prirje seksuale, hendikepet fizike, e intelektuale ose hendikepe tjera, gjendjen civile, ngjyrën, religjionin opinionet politike apo të tjera, origjinën kombëtare, etnike apo sociale, përkatësinë ndaj një komuniteti kombëtar, pronësinë, vendlindjen apo rrethanat e tjera të nxënësit ose familjes së tij.

  21. Neni 10 Përgjegjësi të përgjithshme 10.2 MASHT nxjerr udhëzime lidhur me regjistrimin, mbajtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, mbi bazën e kritereve të mëposhtme: (a) Dokumentet zyrtare të institucioneve arsimore, nuk duhet të përmbajnë të dhëna personale, përveç emrit dhe datëlindjes; (b) Të dhënat personale për origjinën etnike apo përkatësinë fetare mund të regjistrohen vetëm për qëllime të vëzhgimit statistikor për të ndihmuar në krijimin e mundësive të barabarta, dhe nuk mund të përdoren për asnjë qëllim tjetër. Këto të dhëna nuk mund të regjistrohen në një mënyrë të tillë që të bëjnë të mundur identifikimin e personit.

  22. Përse mund të përdoren këto të dhëna. Regjistrimi i nxënësve dhe të dhënat e tyre mund të përdoren: Për hartimin politikave rajonale të arsimit; Gjendjen sociale dhe politikat e ndërmarra në fushën e edukimit referuar këtyre të dhënave; Krijimin e klasave dhe numri e tyre; Parashikimi për prurjet dhe daljet e nxënësve në të ardhmen; Për rishikimin e kushteve të infrastrukturës në varësi të numrit të nxënësve; Hartimi i planifikimit për veprimtaritë sociale në shkollë etj.....

More Related