1 / 54

Teori te personalitetit

Pasues dhe oponente te teorise strukturale. Teori te personalitetit. Psikologjia individuale. Alfred Adler Termi psikologji individuale mund të përdoret dhe më gjerësisht për atë që njihet si psikologjia diferenciale ose psikologjia e diferencave individuale.

rhett
Download Presentation

Teori te personalitetit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Pasues dhe oponente te teorise strukturale Teori te personalitetit

  2. Psikologjia individuale • Alfred Adler • Termi psikologji individuale mund të përdoret dhe më gjerësisht për atë që njihet si psikologjia diferenciale ose psikologjia e diferencave individuale. • Në temën e tij të 1920 Adler zhvendosi bazën e teorisë së tij psikologjike nga seksi dhe nga dëshira seksuale, të cilat ishin pikat e forta të Freudit. Ai u dha më shumë rëndësi faktorëve socialë.

  3. Adler • Sipas tij një person duhet të luftojë ose të përballet me tre forca: shoqërore, dashurore dhe forca vokacionale (ekoike). Këto përballje përcaktojnë dhe natyrën finale të personalitetit. Adleri bazoi teorinë e tij në zhvillimin para-adult të njeriut.

  4. Adler • Sipas Adler një person fiton tiparet e personalitetit të tij nga faktorët e jashtëm. Karakteri i individit formohet nga reagimi i tij ndaj influencës së këtyre elementëve në këtë mënyrë: • Kompensimi • Dorezimi • Post-kompensimi

  5. Adler • 1. Kompensimi- nëse një person vuan nga një gjendje jo e favorshme, qëllimi i tij/saj është t’u japë fund këtyre situatave të disfavorshme sepse e bëjnë të ndihet inferior ndaj të tjerëve. Kush është i aftë të bëjë këtë bëhet i suksesshëm në jetën e tij sociale dhe individuale.

  6. Adler • 2. Dorëzimi – në këtë grupim janë ata që u dorëzohen situatave të disfavorshme dhe bëhen njësh me to. Këta njerëz janë shumica. Qëndrimi i botës për ta është një pozicion simpatie, pa interes.

  7. Adler • 3. Post-kompensimi – pastaj kemi personat që bëhen aq të fiksuar me idenë e kompensimit sa bëhet objektivi primar i tyre. Ata janë neurotikët. Pra, faktorët e jashtëm janë vitalë në karakterin e individit. Pikëpamja adleriane jo vetëm që është shpluhurosur kohët e fundit por është pjesë e domosdoshme e të gjitha trajtimeve psikiatrike dhe terapive.

  8. Adler • Koncepte inovative pa mistere dhe situata mistike për lexuesin • Adler ishte i pari që vuri re se fëmija sidomos në fazën e parë të jetës, është në një gjendje paaftësie, papërshtatshmërie, parealizueshmërie, duke shfaqur kërkesa për ndihmë.

  9. Kompleksi i inferioritetit • Një term i përdorur qëllimisht për të treguar atë gjendje të zakonshme fiziologjike, paaftësie dhe pasigurie që shfaq fëmija në përballje me botën akoma të panjohur, në të cilën jetojnë të mëdhenjtë, më të fortët dhe më ekspertët.

  10. Nëse kushtet ambientale janë të favorshme, fëmija do i kalojë me sukses, në mënyrë graduale, këto siklete inferioriteti, paralel me zhvillimin psikosomatik, me proçesin e të mësuarit dhe me integrimin social, fillimisht të kolauduar në rrethin familjar dhe dalëngadalë edhe jashtë familjes. Nëse në të kundërt stimujt do të jenë negativë, ose do të perceptohen si të tillë, me shumë mundësi do të verifikohet një përforcim i ndjenjës normale të inferioritetit, derisa të bëjë personin të rrëshkasë në mënyrë fatale drejt kompleksit të inferioritetit, që është gjithmonë patologjik.

  11. Psikologjia individuale • Nuk është e mundur të analizohet një qenie njerëzore në një gjendje izolimi social, duke qenë se çdokush nga ne domosdoshmërisht, bën pjesë në një kontekst social. Kjo pikë dallon psikologjinë individuale nga ajo e Freudit, sepse në teorinë psikanalitike klasike raportet sociale, me përjashtim të atyre me prindërit, anashkalohen, mënjanohen

  12. Psikologjia individuale • Për Adlerin raportet sociale janë thelbësore dhe duhet të merren në konsideratë si pjesë përbërëse të jetës psikike të individit. • Individual: një individualiteti psikik unik dhe të papërsëritshëm që, për arsye mbijetese, duhet të hyjë e të bëjë pjesë në një strukturë komunitare të formuar nga njësi të tjera psikike, edhe ato unike dhe të papërsëritshme

  13. Psikologjia individuale • Dy njësitë që Adleri i theksoi si themelore janë vullneti i pushtetit (aspirata e superioritetit) dhe ndjenja sociale • Ato kanë si detyrë garancinë e mbijetesës së qenies njerëzore

  14. Vullnet i pushtetit • Forca psikike bazilare që udhëheq aktivitetet e ndërgjegjshme te njeriu: një tendencë agresive dhe vetëmbrojtëse që ka si qëllim të afirmojë në çdo mënyrë personalitetin e individit, ose nëse kjo nuk është e mundur, të evitojë traumat eventuale • Orienton njeriun drejt objektivave pozitive, të realizueshëm, konkretë • Pas çdo aksioni njerëzor ka një forcë dinamike bazë, një luftë që nga një situatë minus çon në një situatë plusi, nga një ndjenjë inferioriteti në një superioriteti, perfeksioni dhe kompletimi

  15. Vullneti i pushtetit • Përfaqëson aspiratën drejt të lartmes, drejt perfeksionit, drejt një situate me stabilitet dhe siguri më të madhe

  16. Kompleksi i inferioritetit • Çdo individ tenton të balancojë limitet fizike ose paaftesitë të prejardhura nga përballja me ambientin, duke strukturuar një sistem kompensimesh me finalizim mposhtjen ose pakësimin e kushteve të inferioritetit

  17. Kompleksi i inferioritetit • Nëse prurjet ambientale janë të favorshme, sikleti i inferioritetit mund të kapërcehet; nëse stimujt janë negativë ose perceptohen si të tillë, ose verifikohen frustrime sistematike (poshtërime, përballje zhvlerësuese, kompetitivitet...), mund të përcaktohet një detyrim ose një transformim i ndjenjës së zakonshme të inferioritetit në një kompleks inferioriteti.

  18. Proteste mashkullore • Tek gratë, një kompleks inferioriteti i rrënjosur edhe më thellë për shkak të pozicionit të nënshtrimit ndaj mashkullit, shpesh manifestohet me shtimin e reagimeve mbrojtëse dhe vendosjes sesjelljeve mashkullore hipertrofike • Përgjigje reaktive pikërisht për të nënvizuar drejtimin e lëvizjes drejt një pozicioni “viril”, i konsideruar më i fortë si dhe më theksues

  19. Ndjenja sociale • Një njësi që ka njeriu dhe që tregon se çdo njeri ka nevojë të bashkëpunojë me njerëzit dhe të marrë pjesë në mënyrë solidale në emocionet e tyre • Me ndjenjë sociale kuptohet dëshira e harmonisë në kolektiv. Konsiderohen si vitale ndjenja e dashurisë, miqësisë dhe bashkëveprimit me të tjerët.

  20. Ndjenja sociale • Është një njësi e lindur që i referohet konceptit ideal të shoqërisë subspecieaeternitatis, nën formën e përjetësisë • Orienton vullnetin e pushtetit, ndjenjën e superioritetit, pra, por gjithashtu është e ndikuar nga kjo në sensin evolutiv • Ndjenja sociale dhe aspirata e superioritetit janë dinamikisht të ndërthurura

  21. Pulsioni agresiv • linja operative e vullnetit te pushtetit, pa ndërhyrjen e ndonjë baze agresive, mundohet të marrë “pushtetin” ose “fuqinë” në ndonjë zonë ose dhe ta ruajë atë • Energji primitive, akoma e padisiplinuar dhe e paorientuar, por e aftë të sigurojë plotësimin e nevojave më elementare. • Më tej, kur të jetë rritur edhe më, ai duhet të bëjë llogaritë edhe me rregullat e bashkëjetesës, fillimisht të mësuara nga nëna, më pas nga familja dhe më pas nga ambienti shoqëror.

  22. Psikologjia individuale • Origjinaliteti i mendimit të Adlerit qëndron në theksimin e vizionit përfundimtar të kapërcimit të kompleksit të inferioritetit. • Vullneti i pushtetit me shtysën e tij të pandalshme drejt objektivave të realizueshëm, pozitivë, nuk toleron gjendjen e inferioritetit dhe vë në punë gjithë energjine e vet për ta kapërcyer. Sforcimi i individit për të dalë në pah, për t’u imponuar, s’është gjë tjetër veçse tentativë për të kapërcyer kompleksin e inferioritetit që personi provon, ndjen, që fëmijë kundrejt botës së të mëdhenjve, një inferioritet që mund të thellohet nga faktorë ekonomikë dhe organikë.

  23. Kompleksi i inferioritetit • Në përpjekjen për ta kapërcyer këtë ndjenjë, fëmija i vë vetes objektiva të rremë që kanë si qëllim ta qetësojnë. Në personin normal kjo kundërshti ndërmjet një vizioni të rremë dhe realitetit rrethues asimilohet ose zhduket në momentin që personi është i aftë të vendosë raporte sociale të kënaqshme, pozitive. Terapia ka si qëllim të gjejë pse u krijua ky mashtrim, pra krijimi i objektivave të rremë. Në terapi përdoren kujtimet dhe ëndrrat pa kaluar tek asosacionet e lira, ajo konsideron transfertin si element lehtësues, ndihmës, dhe presupozon një pjesëmarrje aktive të terapeutit me qëllim zbulimin e objektivave të rremë të cilave pacienti mundohet t’u ofrojë objektiva ekzistenciale më të denjë dhe më stimulues. Pikëpamja adleriane i atribuon proçeseve psikike një origjinë të pandërgjegjshme ose të kundërt nga sfera e ndërgjegjshme.

  24. Terapia adleriane • Objektiv: reintegrimin social, aktiv të individit. • Pranimi i normave dhe vlerave që janë ideale të kolektivitetit janë kusht i nevojshëm për një personalitet të shëndetshëm • Individualizmi konsiderohet si një ndërtim personal dhe antisocial

  25. Ndjenja e inferioritetit • Nënkuptohen ndjenjat e pasigurisë dhe frikës që rrjedhin nga rrethana negative, ngjarje me intensitet të veçantë që influencojnë ekzistencën e personit.

  26. Ndjenja e inferioritetit • Kundrejt tij, vullneti i pushtetit ka si qëllim kompensimin me anë të mekanizmave mbrojtës: • kompensim me kuptim pozitiv (vendimet, zgjedhjet dhe veprimet që çojnë tek suksesi, ose të paktën në një integrim minimal social) • kompensim me kuptim negativ (simptomat e sjelljes, të neurozave dhe gjithë shumëllojshmëria e çrregullimeve funksionale)

  27. Terapia • Ndërhyrja psikoterapeutike ka si qëllim të gjejë, të zbulojë sjelljet artificiale, të rreme, dhe “të shtirurit neurotik” të individit, duke ndihmuar personin të orientojë energjinë e vet drejt një stili jete më social dhe bashkëveprues.

  28. Psikologjia individuale • Psikologjia individuale e Alfred Adler studion individin në dinamikën e tij unike dhe të papërsëritshme të proçeseve të ndërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme: njeriu është një njësi mendje-trup i pandashëm, origjinal dhe koherent në shfaqjet e tij.

  29. Psikologjia individuale • Me anë të këtij orientimi teorik ne mund të bëjmë një njohje konkrete, praktike të njeriut dhe mund ta përdorim këndvështrimin e Adlerit si një instrument për të kuptuar sjelljen në shprehjet e larmishme të saj. • Nuk është e mundur të studiohet një qenie njerëzore në gjendje të izoluar, por vetëm në kushtet kur personi ndodhet në brendësi të kontekstit të tij social.

  30. Natyra sociale e njeriut • Raporti primar me rrethin familjar • Raporti dytesor me ambientin shoqeror

  31. 4 tipe te aktivitetit te njeriut • tipi që dominon, • tipi që “merr”, • tipi që eviton, • dhe tipi që lufton për zgjidhjen e problemeve të tij në mënyrë që kjo të jetë e vlefshme edhe për të tjerët.

  32. Vetja krijuese • Variabli subjektiv që u jep kuptim eksperiencave të individit dhe që lejon gjetjen e zgjidhjeve të reja, përdorimit të strategjive për të kompensuar ndjenjën e inferioritetit • Përcakton dhe dominon strukturën e personalitetit, orienton sjelljen, nënvizon evolucionin e vazhdueshëm të psikes, filtron dhe interpreton imazhin e vetes dhe të realitetit

  33. Vetja krijuese • Eshte karakteri • Shtirja: model interpretues krijuar nga vetja i aftë të përshtasëperceptimin e vetes dhe të botës • Mashtrime për të vënë në dukje natyrën evidente artificiale. • Shtirja është një konstrukt i përkohshëm që duhet braktisur kur nuk është më i nevojshëm dhe efikas. • Disa shtirje rrënjosen thellë në sjellje duke mbetur si hipoteza dhe si dogma

  34. Shtirjet • Konsiderohen shtirje pozitive ose vitale ato shtirje të afta të harmonizojnë perceptimin e vetes dhe të raportit vetiak me jetën; quhen shtirje të përforcuara ato që prodhojnë ashpërsimin e një interpretimi të gabuar të realitetit, siç ndodh në sjelljen e neurotikut.

  35. Stili i jetes • principi që bashkon dhe organizon tek individi drejtimin e aksionit, qëllimin, tendencën dhe aspiratat në një model unik. • Është gjurma psikike, unike dhe e papërsëritshme, në të cilën bashkëveprojnë tiparet e sjelljes, mendimet, idetë, opinionet, emocionet, ndjenjat; për individin është një model organizues i superstrukturuar që drejton aktivitetin psikik, është origjinë dhe shkak i përgjigjes ndaj stimujve, feedback që përforcon ose frenon lëvizjen drejt qëllimit

  36. Stili i jetes • Stili i jetës është manifestimi tangent i origjinalitetit të Vetes krijuese. Stili i jetës strukturohet në fëmijërinë e hershme dhe mbetet konstant gjatë gjithë jetës.

  37. Psikologjia individuale • Psikoterapia adleriane është një psikoterapi psikodinamike qëllimi i së cilës është eksplorimi i stilit të jetës dhe kuptimi i gabimeve interpretuese të krijuara nga shtirjet.

  38. Otto Rank • 1924 “Trauma e lindjes” • Arti, miti, feja, filozofia dhe terapia përshkohen nga ankthi i ndarjes në një fazë para zhvillimit të kompleksit të Edipit • Një tjetër konsideratë kritike e Rank ishte dhe mungesa e emocioneve tek terapeuti • Marrja parasysh e eksperiencës emocionale – gjithë ndjenjat, sentimentet, mendimet, dëshirat – të reduktuara si vetëm pjesë e seksit ishte një nga gabimet më të mëdha të Freudit sipas Rank, sepse emocionet janë ndërlidhëse dhe bashkëvepruese.

  39. Rank • Psikoterapia e Rank quhej edhe terapia e “tani-dhe-këtu”, duke qenë se ai mundohej të analizonte jetën emocionale në të tashmen. • Ai zëvendësoi termin e represionit të Freudit me termin e mohimit, gjë që çon në dëshirën emocionale të pacientit për të qëndruar “ i sëmurë” në të tashmen, tani dhe këtu. Neurotiku jeton shumë në të kaluarën dhe per këtë arsye themi se ai nuk po “jeton”, tani dhe këtu.

  40. Konceptet kryesore të Rank janë • marrëdhëniet ndërlidhëse mes njerëzve, • eksperiencat, • terapia tani-dhe-këtu, • arti, • dëshira krijuese dhe • neuroza si një dështim i krijueshmërisë

  41. Rank • ndarja nga mendimet, emocionet dhe sjelljet janë esenca e zhvillimit dhe rritjes psikologjike. • zhvillimi njerëzor është një proçes ndërtimi që zgjat gjithë jetën, që kërkon negocim të vazhdueshëm dhe rinegocime për lidhjen dhe identifikimin, për dëshirën e ndarjes dhe unifikimit.

  42. Rank • Në çastin e lindjes individi provon shokun e parë të ndarjes, në proçesin e adaptimit njeriu ndahet përsëri, këtë radhë ndahet nga vetja e tij primitive • Frika e jetes: frika e ndarjes dhe individualizimit • Frika e vdekjes:frika e bashkimit dhe unifikimit, me pak fjalë e humbjes së individualitetit.

  43. Rank • Vepra e artit shihet si një simptomë emergjente e konfliktit psikik. • Artisti me anë të realizimit të veprës së tij të artit plotëson një dëshirë vetiake libidike

  44. Rank • Kjo hipotezë e ekzistencës së një instikti krijues na lejon të përballemi me anullimin e paevitueshëm të qenies njerëzore, dhe në këtë mënyrë impulsi për të krijuar është një mënyrë për të rezistuar ndaj këtij anullimi, për të fituar kohë ndaj vdekjes.

  45. Duke u lidhur me terapinë, një neurotik mund ta konsiderojmë si një person që ka mbetur i bllokuar në dimensionin e vet krijues, tek ai që do ta dallonte nga kolektivi.

  46. Rank • mes individit normal, neurotikut dhe artistit: i pari nuk lëviz nga rregullat, jeton në një botë me garanci dhe siguri të rreme, i dyti ka kuptuar nevojshmërinë e vetes për t’u liruar dhe individualizuar, por ka dështuar në këtë mision dhe është bllokuar pa lëvizur as para as prapa, ndërsa artisti kupton nevojën e individualizimit, pra, e kupton se duhet të krijojë një botë të jashtme ndryshe nga e brendshmja

  47. Rank • Rank gjithashtu zhvesh pulsionin krijues nga instiktet seksuale duke i dhënë trajta antiseksuale. • Artisti, pra është një trasgresor ndaj kolektivit, kërkon autonomi. Arti paraqet një lirim gradual nga varësia ndaj kanunit të kolektivit, një evolucion krijues dhe individual i personalitetit.

  48. Rank • Jeta jonë e përditshme është një sekuencë e veprimeve që tentojnë të krijojnë për ne diçka personale. Edhe me mënyrën e veshjes, në mënyrë relativisht të pandërgjegjshme kërkojmë të dallohemi, të jemi origjinalë, të veçantë, duke ndjerë një nevojë tonën të brendshme për t’u diferencuar. Secili prej nesh e percepton kolektivin si një dimension tërheqës por të rrezikshëm

  49. Rank • Me aktin krijues distancohemi nga kuadri kolektiv për t’u futur në një rrugë personale, në fund të së cilës do t’i përgjigjemi vetes se si e kemi përdorur jetën tonë.

  50. Trauma e lindjes • moment jashtëzakonisht traumatik për femrën, por akoma më shumë duhet të jetë për të sapolindurin, që në këtë mënyrë gjendet përballë një sërë vështirësish fiziologjike që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë me një ambient të ri dhe veçanërisht përjeton në mënyrë traumatike eksperiencën e tmerrshme të shkëputjes nga nëna

More Related