1 / 27

Fjala për ta Jetuar

Fjala për ta Jetuar. shkrim i Kjara Lubik. janar 2009. " Kështu pra, shumë gjymtyrë, por vetëm një trup “ ( 1 kor 12,20). A ke frekuentuar ndonjë bashkësi të gjallë me të krishterë vërtet autentikë? A ke qenë i pranishëm në ndonjërën prej mbledhjeve të tyre? A e ke kuptuar jetën e tyre?.

dillian
Download Presentation

Fjala për ta Jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta Jetuar shkrim i Kjara Lubik janar 2009

  2. "Kështu pra, shumë gjymtyrë, por vetëm një trup“(1 kor 12,20)

  3. A ke frekuentuar ndonjë bashkësi të gjallë me të krishterë vërtet autentikë? A ke qenë i pranishëm në ndonjërën prej mbledhjeve të tyre?A e ke kuptuar jetën e tyre?

  4. Nëse po, do të kesh vënë re se ata që e përbëjnë bashkësinë luajnë role të ndryshme: dikush ka dhuratën e fjalës dhe të përcjell njëmendësi (realitete) shpirtërore që të prekin shpirtin;

  5. dikush ka dhuratën për të ndihmuar, për të përkrahur, për t’u përkujdesur dhe bën që të mbetesh i habitur përballë rezultateve të arritura në dobi të atyre që vuajnë; dikush mëson me një urti të tillë saqë i jep një forcë më të re besimit që tashmë ke, dikush ka artin e organizimit, dikush të drejtimit; dikush di të kuptojë ata që takon dhe u dhuron gëzim zemrave që kanë nevojë.

  6. Vërtet, të gjitha këto gjëra mund t’i provosh, por mbi të gjitha ajo që të bën përshtypje në një bashkësi kaq të gjallëështë shpirti i vetëm që u jep formë të gjithëve dhe që të duket sikur e ndien në ajër dhe krijon prej asaj shoqërie të veçantë njëunum, një trup të vetëm.

  7. “Kështu pra, shumë gjymtyrë, por vetëm një trup”

  8. Edhe Pali, e ai në mënyrë të veçantë, u gjet përballë bashkësish të krishtera plot jetë, të frymëzuara pikërisht prej fjalës së tij të jashtëzakonshme. Njëra prej këtyre ishte bashkësia e re e Korintit në të cilën Shpirti i Shenjtë nuk ishte kursyer në shpërndarjen e hireve të tij, apo, siç quhen, dhuratave. Madje, në atë kohë shfaqeshin dhurata të mrekullueshme, për shkak të thirrjes së veçantë që kishte Kisha që po lindte.

  9. Por, kjo bashkësi mbasi provoi përvojën entuziazmuese të dhuratave të ndryshme të dhëna nga Shpirti i Shenjtë, kishte njohur edhe rivalitete ose pështjellime, pikërisht ndër ata që kishin përfituar prej këtyre dhuratave.

  10. U ndie e nevojshme atëherë që ata t’i drejtoheshin Palit që ishte në Efes për të patur disa sqarime. Pali nuk ngurron dhe përgjigjet në njërën prej letrave të tij të jashtëzakonshme duke shpjeguar se si duhet të përdoren këto hire të veçanta. Ai shpjegon se ekziston llojshmëri dhuratash, llojshmëri detyrash, sikurse ajo e apostujve ose e profetëve ose e mësuesve, por një i vetëm është Zoti prej të cilit ato vijnë.

  11. Thotë se në bashkësi ekzistojnë ata që bëjnë mrekulli, që shërojnë, ekzistojnë njerëz të prirur në mënyrë të veçantë për t’u përkujdesur, të tjerë për të drejtuar, sikurse ekziston ai që flet gjuhët, që di t’i interpretojë ato, por shton se një i vetëm është Zoti prej të cilit e kanë burimin.

  12. E atëherë, meqënëse dhuratat e ndryshme janë shprehje të të njëjtit Shpirt Shenjt, i cili i jep ato lirisht, nuk mund të mos jenë në harmoni mes tyre, nuk mund të mos jenë plotësuese të njëra-tjetrës.

  13. Ato nuk i shërbejnë kënaqësisë personale, nuk mund të jenë motiv mburrjeje ose suksesi personal, por janë dhënë për një qëllim të përbashkët: ndërtimin e bashkësisë; dhe synimi i tyre është shërbimi. Pra, nuk mund të krijojnë rivalitet ose pështjellim.

  14. Pali, megjithëse flet për dhuratat e veçanta që i përkisnin vetë jetës së bashkësisë, është i mendimit që çdo anëtar i saj ka aftësinë e tij, talentin e tij për ta përdorur për të mirën e të gjithëve, dhe secili duhet të jetë i kënaqur prej talentit të vet.

  15. Ai e paraqet bashkësinë si një trup dhe shtron pyetjen: Po të ishte trupi krejt sy, ku do të ishte dëgjimi? Dhe po të ishte krejt vesh, ku do të ishte nuhatja? Përkundrazi sot Hyji kështu i ka caktuar gjymtyrët, secilën në trup, sikurse Ai ka dashur. Po të ishin të gjitha një gjymyrë e vetme, ku do të ishte trupi? Përkundrazi:

  16. “Kështu pra, shumë gjymtyrë, por vetëm një trup”

  17. Nëse secili nga ne është i ndryshëm, secili nga ne mund të jetë dhuratë për të tjerët, dhe kështu të jetë vetvetja dhe të realizojë planin e Hyjit kundrejt të tjerëve.Dhe Pali sheh tek bashkësia, në të cilën dhuratat e ndryshme luajnë një rol, një realitet të cilit i jep një emër të shkëlqyer: Krishti.

  18. E vërteta është që trupi i posaçëm që e formojnë gjymtyrët e bashkësisë është me të vërtetë Trupi i Krishtit. Krishti në fakt vazhdon të jetojë në Kishën e tij dhe Kisha është trupi i tij.

  19. Në fakt Shpirti i Shenjtë e bën gjymtyrë të Krishtit besimtarin, që me pagëzim futet në bashkësi. Dhe aty të gjithë janë Krishti, çdo ndarje është e fshirë, çdo diskriminim është i kapërcyer.

  20. “Kështu pra, shumë gjymtyrë, por vetëm një trup”

  21. Nëse trupi është një i vetëm, anëtarët e bashkësisë së krishterë mund ta realizojnë si duhet mënyrën e re të jetesës së vet, nëse realizojnë mes tyre, unitetin, atë unitet që supozon larminë, pluralizmin. Bashkësia nuk i ngjan një blloku lënde inerte, por një organizmi të gjallë me gjymtyrë të ndryshme.Të shkaktosh ndarje do të thotë për të krishterët të bësh të kundërtën e asaj që duhet.

  22. “Kështu pra, shumë gjymtyrë, por vetëm një trup”

  23. Atëherë si duhet ta jetosh këtë Fjalë të re që Shkrimi i shenjtë të propozon?Duhet që të kesh një respekt të madh për rolet e ndryshme, për dhuratat dhe për talentet e bashkësisë së krishterë.

  24. Duhet që ta hapësh zemrën kundrejt gjithë pasurisë së larmishme të Kishës dhe jo vetëm ndaj Kishës së vogël që ti frekuenton dhe që e njeh, sikurse bashkësia famullitare ose shoqata e krishterë me të cilën je i lidhur, ose Lëvizja kishtare ku je anëtar, por kundrejt Kishës universale në format dhe shprehjet e saj të ndryshme.

  25. Dhe atëherë, sikurse mban në konsideratë dhe mbron çdo gjymtyrë të trupit tënd fizik, kështu duhet të bësh për çdo gjymtyrë të trupit shpirtëror.Për të gjithë duhet të kesh nderim, të kryesh pjesën tënde, me qëllim që të mund të bëhet e dobishme për Kishën në mënyrën më të mirë. Gjithshka duhet ta konsiderosh si tënden, sepse je pjesë e këtij trupi të vetëm.

  26. (…) Ndërkohë mos përbuz atë që Hyji të kërkon ty atje ku je, ndonëse puna e përditshme mund të të duket monotone dhe pa rëndësi të madhe: i përkasim të gjithë një trupi të vetëm dhe, porsi gjymtyrë, secili merr pjesë në veprimtarinë e të gjithë trupit, duke ruajtur vendin që Hyji ka zgjedhur për të.

  27. Thelbësore pastaj është që ti të zotërosh atë dhuratë që, siç thotë Pali, i kapërcen të gjitha të tjerat, dhe ajo është dashuria: dashuria për secilin njeri që takon, dashuria për të gjithë njerëzit e tokës.Me dashuri, me dashuri reciproke, arrihet që gjymtyrët e shumtë të mund të jenë një trup i vetëm. “Fjala për ta Jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik i jan. 1981 Grafika Anna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili - Itali)

More Related