1 / 24

Fjala për ta Jetuar

Fjala për ta Jetuar. korrik 2009. "Shitni pasurinë tuaj e jepni lëmoshë! Bëni për vete strajca që nuk vjetrohen, thesar në qiell që nuk mbaron kurrë, ku vjedhësi nuk afrohet e tenja nuk bren " (Lk 12,33).

etana
Download Presentation

Fjala për ta Jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta Jetuar korrik 2009

  2. "Shitni pasurinë tuaj e jepni lëmoshë! Bëni për vete strajca që nuk vjetrohen, thesar në qiell që nuk mbaron kurrë, ku vjedhësi nuk afrohet e tenja nuk bren" (Lk 12,33).

  3. Je i ri e kërkon një jetë ideale, të plotë, thellësisht të përtërirë? Dëgjoje Jezusin! Askush në botë nuk të kërkon aq shumë. Ke rastin ta dëshmosh fenë tënde, bujarinë tënde, heroizmin tënd.

  4. Je i pjekur a dëshiron me gjithë zemër një jetë serioze, plot përpjekje, por edhe të sigurt?

  5. Ose i moshuar e dëshiron t’i kalosh vitet e fundme, duke e lëshuar plotësisht veten në dorë të atij që nuk të mashtron, pa frikë se do të të shkurtohen edhe ata pak ditë që të mbeten? Vlen edhe për ty fjala e Jezusit.

  6. Është përfundim i shumë nxitjeve nga ana e Jezusit, i cili të fton të mos mendosh fare për atë që do të hash a që do të veshësh, pikërisht ashtu siç bëjnë zogjt e qiellit, që nuk mbjellin as nuk korrin e zambakët e lëndinës, që nuk endin.

  7. Flake nga zemra çdo ankth për sendet tokësore, sepse Ati të do shumë më tepër se zogjt e lulet e mendon ai vetë për ty. Prandaj të thotë:

  8. "Shitni pasurinë tuaj e jepni lëmoshë! Bëni për vete strajca që nuk vjetrohen, thesar në qiell që nuk mbaron kurrë, ku vjedhësi nuk afrohet e tenja nuk bren." (Lk 12,33).

  9. Ungjilli, në tërësinë e vet e në çdo fjalë, u kërkon njerëzve ta dhurojnë plotësisht vetveten, ashtu si janë e me atë që kanë.

  10. Hyji Atë nuk kërkonte kaq shumë, para se të vinte Krishti. Besëlidhja e Vjetër e shikonte pasurinë tokësore si kënaqësi e bekim i Zotit e, në se u kërkonte njerëzve t’u jepnin lëmoshë nevojtarëve, e bënte këtë, që të fitonin dashamirësinë e të Gjithëpushtetshmit.

  11. Më vonë, në judaizëm, mendimi i shpërblimit në botën e përtejme u bë më i zakonshëm. Një mbret i përgjigjej atyre që e qortonin se po i shkapërderdhte pasuritë: “Paraardhësit e mi grumbulluan pasuri për këtu poshtë, ndërsa unë grumbulloj thesare për atje lart”.

  12. E reja që sjell fjala e Jezusit, është se ai të kërkon dhurim të plotë, të kërkon gjithçka. Dëshiron që ti të jesh si fëmijë i qetë, që nuk shqetësohet fare për botën, një bir që mbështetet plotësisht tek Ati.

  13. Ai e di se pasuria është një pengesë e madhe për ty, sepse ta pushton zemrën, ndërsa ai dëshiron që zemra jote t’i përkasë plotësisht atij. Ja, pra, pse të porosit:

  14. "Shitni pasurinë tuaj e jepni lëmoshë! Bëni për vete strajca që nuk vjetrohen, thesar në qiell që nuk mbaron kurrë, ku vjedhësi nuk afrohet e tenja nuk bren." (Lk 12,33).

  15. E nëse nuk mund t’i shkrish të gjitha pasuritë materiale, sepse lidhesh edhe me njerëz të tjerë, ose sepse pozita jote të detyron të jetosh në përkim me vendin që zë, atëherë duhet të shkëputesh shpirtërisht nga pasuritë e të jesh vetëm një mbarështues i thjeshtë i tyre.

  16. Kështu, ndërsa i përdor pasuritë, shpreh dashurinë për të tjerët e, duke i mbarështuar për ta, grumbullon thesarin, që tenja nuk mund ta brejë e as hajduti, ta marrë.

  17. Por, a je i sigurtë se duhet t’i mbash për vete të gjitha sendet që të rrethojnë? Dëgjo zërin e Zotit, që i flet shpirtit tënd; këshilloju me Të, nëse nuk je në gjendje të vendosësh vetë.

  18. Do të shikosh sa sende të tepërta ke, ndërmjet atyre, që të rrethojnë. Mos i mbaj për vete. Jepi, jepi atij që nuk ka. Vëri në jetë fjalët e Jezusit. “Shit... e jep!”. Kështu do të mbushësh përplot qese që nuk zbrazen kurrë.

  19. Natyrisht, për të jetuar në botë, duhen edhe para, edhe rroba. Por Zoti dëshiron që ti të përkujdesesh e jo të shqetësohesh. Përdore atë pak gjë që është e domosdoshme, për të jetuar sipas gjendjes sate, sipas kushteve tuaja. Sa për të tjerat:

  20. "Shitni pasurinë tuaj e jepni lëmoshë! Bëni për vete strajca që nuk vjetrohen, thesar në qiell që nuk mbaron kurrë, ku vjedhësi nuk afrohet e tenja nuk bren." (Lk 12,33).

  21. Pali VI ishte vërtetë i varfër. E dëshmoi këtë me porosinë që la për varrosjen e tij: në një arkivol tejet të thjeshtë, në gji të dheut. Pak para se të vdiste, i pati thënë të vëllaut: “I kam përgatitur prej kohe valixhet për këtë udhëtim kaq të vështirë”. Ja , këtë duhet të bësh edhe ti: të përgatitësh valixhet!

  22. Ka shumë mundësi që në kohën e Jezusit të quheshin strajca. Ti përgatiti ato (valixhet ose strajcat) ditë për ditë. Mbushi sa më shumë me sende që mund t’u nevojiten të tjerëve. Çka jep, nuk humbet kurrë. Mbetet gjithnjë jotja. Mendo sa uri ka në botë. Sa vuajtje. Sa mungesa...

  23. Vendos aty edhe çdo gjest dashurie, çdo vepër në të mirë të vëllezërve. Bëje këtë për Krishtin. Le të flasë zemra jote e t’i thotë Zotit: ‘Për Ty!”. E mos harro se duhet ta bësh gjithçka mirë, përsosurisht. Sepse gjithçka bën, është e caktuar për Qiell, do të mbetet në amshim!

  24. "Shitni pasurinë tuaj e jepni lëmoshë! Bëni për vete strajca që nuk vjetrohen, thesar në qiell që nuk mbaron kurrë, ku vjedhësi nuk afrohet e tenja nuk bren." (Lc 12,33). “Fjala për ta jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik, mars 1979. GrafikaAnna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili - Itali)

More Related