1 / 26

Fjala për ta Jetuar

Fjala për ta Jetuar. Prill 2012. «Tashmë ju jeni të pastruar me anën e fjalës që ju thashë » (Gjn 15,3 ). Mendoj se zemra e nxënësve do të ketë fërgëllyer, ndërsa dëgjonin këtë fjalë të fortë inkurajuese të Jezusit.

kirsi
Download Presentation

Fjala për ta Jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta Jetuar Prill 2012

  2. «Tashmë ju jeni të pastruar me anën e fjalës që ju thashë»(Gjn 15,3)

  3. Mendoj se zemra e nxënësve do të ketë fërgëllyer, ndërsa dëgjonin këtë fjalë të fortë inkurajuese të Jezusit.

  4. Sa gjë e mrekullueshme do të ishte sikur Jezusi të mund të na e drejtonte edhe neve atë fjalë! Për të qenë sado pak të denjë, le të përpiqemi që ta kuptojmë atë.

  5. Jezusi sapo ka bërë krahasimin e famshëm të hardhisë me shermendët. Ai është hardhia e vërtetë, Ati është vreshtari, që pret shermendët që nuk japin fryt, dhe krasit çdo shermend që jep fryt, me qëllim që të japi më shumë.

  6. Mbasi e shpjegon këtë, Ai thotë: «Tashmë ju jeni të pastruar me anën e fjalës që ju thashë»

  7. «Tashmë ju jeni të pastruar...». Për çfarë pastrimi e ka fjalën?

  8. E ka fjalën për atë gjendje të shpirtit, që është e nevojshme për të qëndruar përpara Hyjit, për atë mungesë pengesash (sikurse është mëkati, për shembull) që i kundërshtojnë kontaktit me çdo gjë të shenjtë, me çdo gjë hyjnore.

  9. Për ta patur këtë pastrim është e nevojshme ndihma prej së Larti.

  10. Qysh në Besëlidhjen e Vjetër, njeriu ishte bërë i vetëdijshëm për paaftësinë e tij për t’iu afruar Hyjit vetëm me forcat e tij. Duhej që Hyji t’ia pastronte zemrën; t’i jepte një zemër të re.

  11. Një Psalm shumë i bukur thotë: «...Krijoje në mua, o Hyj, zemrën e pastër».

  12. «Tashmë ju jeni të pastruar me anën e fjalës që ju thashë»

  13. Sipas Jezusit, ka një mjet për të qenë të pastër, dhe është Fjala e tij. Ajo Fjalë, që nxënësit kanë dëgjuar, të cilën e kanë pranuar, ajo i ka pastruar.

  14. Fjala e Jezusit, në fakt, nuk është sikurse fjalët e njerëzve. Në të është i pranishëm Krishti sikurse, në një mënyrë tjetër, është i pranishëm në Eukaristinë. Nëpër të Krishti hyn brenda nesh. Duke e pranuar Fjalën, duke e zbatuar atë bëhet e mundur që Krishti të lindë dhe të rritet në zemrën tonë.

  15. Papa Pali VI thoshte: «Si bëhet i pranishëm Krishti tek shpirtrat? Përmes kumtimit të Fjalës kalon mendimi hyjnor, kalon Fjala, Biri i Hyjit i bërë njeri. Do të mund të pohonim se Zoti mishërohet brenda nesh, kur ne të pranojmë që Fjala të vijë e të banojë brenda nesh »

  16. «Tashmë ju jeni të pastruar me anën e fjalës që ju thashë »

  17. Fjala e Jezusit krahasohet edhe me një farë të hedhur në zemrën e besimtarit. Kjo fjalë, nëse pranohet, depërton në njeriun dhe, sikurse fara zhvillohet, rritet, sjell fryt, “na krishtëron”, duke na bërë të ngjashëm me Krishtin.

  18. Fjala e Jezusit krahasohet edhe me një farë të hedhur në zemrën e besimtarit. Kjo fjalë, nëse pranohet, depërton në njeriun dhe, sikurse fara zhvillohet, rritet, sjell fryt, “na krishtëron”, duke na bërë të ngjashëm me Krishtin.

  19. «Tashmë ju jeni të pastruar me anën e fjalës që ju thashë»

  20. Atëherë, si duhet të jetojmë për ta merituar edhe ne lavdërimin e Jezusit? Duke zbatuar çdo Fjalë të Hyjit, duke u ushqyer prej saj moment pas momenti, duke e bërë ekzistencën tonë, një vepër të vazhdueshme riungjillëzimi.

  21. Kjo për të arritur që të kemi të njëjtat mendime dhe ndjenja sikurse Krishti, për ta rijetuar nëpër botë, për t’i treguar një shoqërie, shpesh e bërë lëmsh në të keqen dhe në mëkat, pastërtinë hyjnore, tejdukshmërinë që dhuron Ungjilli.

  22. Gjithashtu, gjatë këtij muaji, nëse është e mundur (dhe domethënë nëse edhe të tjerët i ndajnë me ne synimet tona), të përpiqemi ta zbatojmë në mënyrë të veçantë atë Fjalë që shpreh urdhrin e dashurisë së ndërsjelltë.

  23. Për Gjonin Ungjilltar, i cili kumton fjalët e Jezusit që sot i kemi shqyrtuar, në fakt ka një lidhje mes Fjalës së Krishtit dhe urdhrit të ri. Sipas tij, në dashurinë e ndërsjelltë jetohet Fjala me efektet e saj të pastrimit, shenjtërimit, të përsosurisë, të frytit, të afërsisë me Hyjin.

  24. Individi i izoluar nuk është i aftë t’i qëndrojë për shumë kohë ngacmimeve të botës,

  25. ndërsa në dashurinë reciproke ai gjen një mjedis të shëndoshë, në gjendje që ta mbrojë ekzistencën e tij të krishterë autentike.

  26. «Tashmë ju jeni të pastruar me anën e fjalës që ju thashë»(Gjn 15,3) “Fjala për ta Jetuar”,botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik Shkrim i Kjara Lubik, shkruar në vitin1982 Grafika Anna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili, Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma, dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit. Për informacionwww.focolare.org PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet nëwww.santuariosancalogero.org (nga ku mund të shkarkoni)

More Related