slide1 n.
Download
Skip this Video
Loading SlideShow in 5 Seconds..
Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit PowerPoint Presentation
Download Presentation
Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

Loading in 2 Seconds...

play fullscreen
1 / 36

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit - PowerPoint PPT Presentation


  • 1279 Views
  • Uploaded on

loader
I am the owner, or an agent authorized to act on behalf of the owner, of the copyrighted work described.
capcha
Download Presentation

PowerPoint Slideshow about 'Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit' - salena


An Image/Link below is provided (as is) to download presentation

Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author.While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - E N D - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Presentation Transcript
slide1

Prof.As.Dr.AgimBINAJDhenia e llogarise. Ndertimi I bilancitdhepasqyratfinanciarea-Bilanci, pasqyratfinanciaredhekerkesat e pergjithshme per pregatitjen e tyre; Bilancirregullat e pergjithshmetehartimittetij; Dallimetmeszeraveafatshkurterdheafatgjateteaktivevedhedetyrimeve; Kompesimiiaktivevedhedetyrimeve; kompesimiiteardhuravedheshpenzimeve; fluksiiparasengaveprimtarite e shfrytezimit; ngaveprimtariteinvestuese; ngaveprimtaritefinanciare; pasqyra e fluksitteparase; pasqyra e ndryshimit ne kapital.

slide2
Në vëmëndje për studentët.

Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme.

Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.

slide3
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.
slide4
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë.

Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.

slide5
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë.

Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.

slide6
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore.

Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë.

Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira.

Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.

slide7

DHËNIA E LLOGARISË, BILANCI DHE PASQYRAT FINANCIARE

  • ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni

Pasqyrat financiare dhe kërkesat e përgjithshme të përgatitjes së tyre

  • Bilanci
  • Pasqyra e të ardhurave
  • Pasqyra e rrjedhjes së parasë
  • Pasqyra e ndryshimit të kapitalit
slide8
Çështje 3-të. Bilanci, Pasqyrat financiare dhe kërkesat e përgjithshme për përgatitjen e tyre.

Njësia ekonomike në bazë të standarteve të kontabilitetit përgatit katër dokumente përmbledhës kryesore:bilancin, pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyrën e fluksit të parasë dhe pasqyrën e ndryshimit të kapitalit.

Këto dokumente japin qartë periudhën kontabël për të cilën ato janë përgatitur.

Në përputhje me kërkesat e Ligjit “Për Kontabilitetitin” Nr.9228,bilanci dhe pasqyrat financiare përgatiten dhe paraqiten në lekë, duke treguar shkallën e saktësisë për shifrat (p.sh në mijë lekë).

Çdo post apo element i bilancit dhe pasqyrave financiare përcaktohet qartë.

Përveç kësaj, të dhënat e mëposhtme saktësojnë siç duhet informacionin e paraqitur në to:

  • Emri i njësisë dhe të dhëna të tjera identifikuese, dhe ndonjë ndryshim nga këto të dhëna nga data e mbylljes së bilancit të mëparshëm;
  • Deklaratë nëse bilanci dhe psqyrat finanicare mbulojnë një njësi individuale apo një grup njësish;
  • Datën e bilancit dhe pasqyrave financiare ose priudhën e mbuluar nga ana e tyre;
  • Monedhën e paraqitjes (psh.lekë); dhe
  • Shkallën e rrumbullakimit të shumave të paraqitura në bilanc dhe pasqyrat financiare.
slide9
Bilanci dhe pasqyrat finanicare duhet të paraqiten të pakëtn çdo vit. Kur data e mbylljes së bilancit të një njësie ekonomike ndryshon dhe ato paraqiten për një periudhë më të gjatë ose më të shkurtër se një vit, njësia ekonomike do të shpjegojë përveç të tjerave periudhën e saktë që mbulojnë bilanci dhe pasqyrat financiare:
  • Arsyen për kohën më të shkurtër ose më të gjatë; dhe
  • Faktin që shumat krahasuese për pasqyrën e të ardhurave, pasqyrën e ndryshimeve në kapital, pasqyrën e fluksve të parasë dhe shënimet përkatëse pse ato nuk janë plotësisht të krahasueshme.

Shembull:Ndodh që njësia ekonomike ndërpret aktivitetin në mes të vitit (më 30.06.200X) sepse ka falimentuar dhe në këto kushte bilanci dhe pasqyrat financiare përfshijnë periudhën 6-mujore dhe jo vjetore.Ose njësia ekonomike ndërpret aktiviteti në 15.01.200X+1(viti tjetër)sepse ka falimentuar dhe bilancin e vitit të mëparshëm nuk e ka mbyllur ende.Në këtë rast për rrethanat e krijuara, në bilanc dhe pasqyrat finaciare do të pasqyrojë dhe aktivitetin e 15 ditëve të vitit në vazhdim(200X+1) duke dhënë dhe arsyet pëkatse.

3.1 Bilanci, rregulla të përgjithshme të hartimit të tij.

Siç kemi shpjeguar dhe në kapitullin e mëparshëm bilanci jep informacion mbi gjendjen financiare të njësisë ekonomike në fund të periudhës ushtrimore. Bilanci në përbërsit e tij përmban tre grupe kryesorë:

  • Aktivet që kontrollon njësia ekonomike;
  • Detyrimet që duhet të përmbushë; dhe
  • Interesat e kapitalit të pronarëve të njësisë ekonomike.
slide10

Sipas Standartit Kontabël formati i bilancit në mënyrë të përmbledhur paraqitet në skëmën 1.

slide13
Njësia ekonomike do të përdorë formatin e bilancit të dhënë në skemën 1. Emërtimet e zërave të bilancit duhet të ruhen, megjithëse mund të shtohen zëra shtesë ose nënkategori të zërave nëse ato përmirësojnë qartësinë dhe lexueshmërinë e bilancit. Nënkategoritë e bilancit mund të paraqiten në shënime dhe jo në bilanc. Në bazë të parimit të materialitetit, zërat jomaterialë mund të paraqiten në grup.

Në fusha ku është e përshtatshme për shkak të natyrës së shfrytëzimit (p.sh,njësit ekonomike qiradhënëse, organizatat jofitimprurëse dhe njësitë shtetërore),mund të përdorë një format tjetër bilanci përveç atij të dhënë në skemën 1.

Nëse zgjidhet një format tjetër bilanci nga ai i dhënë në skemën 1,drejtusit e njësisë duhet të zgjedhin një format i cili jep një pamje të vërtetë dhe të besueshme siç kërkohet në nënin 9 të Ligjit “Për Kontabilitetin” Nr. 9228. Në rastin e njësive shtetërore duhet të përdoren kërkesat e rregullave të përgjithshme për kontabilitetit publik.

3.1.1 Dallimi mes zërave afat-shkurtër dhe afat-gjatë të aktiveve dhe detyrimeve.

Në bilanc aktivet dhe detyrimet ndahen në afat-shkurtër dhe afat-gjatë. Kjo sepse aktivet dhe detyrimet afat-shkurtra kthehen nga një formë në tjetër brenda periudhës ushtimore, ndërsa aktivet dhe detyrimet afat-gjata, nuk ndryshojnë formën e tyre brenda periudhës ushtrimore, për më shumë se 1 vit.

slide14
Në zgjedhjen e një formati të bilancit tjetër përveç atij të përshkruar në skemën 1, një njësi ekonomike mund ta quajë me vend mos klasifikimin e aktiveve dhe detyrimeve të saj në afat-shkurtra dhe afat-gjata.Psh.rasti i institucioneve financiare ku në përputhje me praktikën ndërkombëtare nuk ka dallim të tillë në bilanc. Në këtë rast, njësia ekonomike duhet të paraqesë aktivet dhe detyrimet e saj në bilanc sipas kriterit të likuiditetit.

Aktivet e mëposhtme njihen si aktive afat-shkurtra:

1) Paraja dhe ekuivalentët e saj përveç rastit kur ato nuk mund të përdoren brenda të paktën 12 muajve pas datës së mbylljes së bilancit;

2) aktivet që parashikohen të realizohen gjatë ciklit normal të biznesit të njësisë (edhe nëse ai është më shumë se 12 muaj; psh inventarët dhe disa kërkesa për t’u arkëtuar);

3) aktivet e mbajtura kryesisht për qëllime tregëtie (p.sh makineri e paisje të mbajtura për tregtim); dhe

4) aktivet që priten të realizohen brenda 12 muajve pas datës së mbylljes së bilancit (p.sh investimet financiare-letëra me vlerë që priten të shiten dhe ka mundësi që të shiten brenda 12 muajve të ardhshëm).

Të gjitha aktivet e tjera që nuk përmenden në pikat e mësipërme, njihen si

aktive afat-gjata.

Detyrimet e mëposhtme njihen si detyrime afat-shkurtra:

1) detyrimet që priten të shlyhen gjatë ciklit normal të shfrytëzimit të njësisë (p.sh detyrimet për t`u paguar furnitorëve brënda vitit );

2) detyrimet për t`u shlyer brenda 12 muajve pas datës së mbylljes së bilancit (p.sh huatë afat-shkurtra).

slide15
Të gjitha detyrimet e tjera që nuk përmënden në këto pika ,njihen si detyrime afat-gjata.

Një hua me datë maturimi prej 12 muajsh pas datës së mbylljes së bilancit do të njihet si një detyrim rrjedhës, përveç rastit nëse në datën e mbylljes së bilancit njësia mund të shtyjë ose të rifinancojë huanë (p.sh nëse është lidhur një marrëveshje përkatëse) dhe ka në plan të përdorë atë. Megjithatë, nëse njësia ekonomike planifikon të shtyjë ose rifinancojë huanë, por nuk ka siguri mbi realizimin e këtij plani (p.sh nuk ka ndonjë marrëveshje për të shtyrë ose rifinancuar huanë), kjo hua do të regjistrohet si afat-shkurtër edhe në se pas datës së mbylljes së bilancit huaja është shtyrë ose rifinancuar.

Kur një njësi ekonomike i ka shkelur kushtet e një marrëveshjeje të një huaje afatgjatë dhe si rezultat i kësaj, huadhënësi ka të drejtën të kërkojë menjëherë pagesën në datën e mbylljes së bilancit, atëherë kjo hua e veçantë do të klasifikohet si afat-shkurtër edhe pse huadhënësi ka pranuar të mos e përdorë këtë të drejtë.

3.1.2 Kompensimi i aktiveve dhe detyrimeve (njohja në shumën neto)

Në përputhje me parimin e kompensimit të përshkruar në standartet e kontabilitetit “Parimet e përgjithshme për përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare”aktivet dhe detyrimet nuk do të kompensohen në bilanc, përveç rasteve kur njësia ekonomike ka të drejtë ligjore për kompensimin dhe është e mundur që ajo do ta përdorë këtë të drejtë.

slide16
Shembull 1:

Një njësi ekonomike ka lëshur një marrëveshje me një palë tjetër sipas së cilës kërkesat për t`u arkëtuar dhe detyrimet e tyre reciproke nuk do paguhen vazhdimisht,por do të kompensohen një herë në vit.

Në bazë të marrëveshjes së lartëpërmendur, njësia ekonomike do të njohë kërkesat për t`u arkëtuar dhe detyrimet me palën tjetër në shumën neto në bilanc.Kështu sipas llogarive të librit të math njësia ekonomike “X” ka të drejta ndaj klientit”Y” 100.000 lek,po kaq ka detyrime ndaj tij.Në këtë situat këto llogari do të kompesohen me njëra tjetrën, duke kryer veprimin kontabël në ditar:kredi llogaria 411”Klienti Y” dhe në debi llogaria 401”Furrnitori Y”, për shumën 100.000 lek.

Shembull 2:

Njësia e konomike planifikon të kompensojë kërkesat për t`u arkëtuar dhe detyrimet ekzistuese me palën tjetër dhe është e mundur që pala tjetër ta pranojë këtë. Në datën e mbylljes së bilancit, nuk është arritur akoma një marrëveshje e tillë kompensimi. Meqënëse njësia nuk ka bazë ligjore për kompensimin e kërkesave për t`u arkëtuar dhe detyrimeve, ato nuk mund të njihen në shumën neto në bilanc.

3.2. Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Paqyra e të ardhurave dhe shpenzimve paraqet informacionin njësisë ekonomike gjatë ushtrimit aktual kontabël. Pasqyra e të ardhurave dh shpenzimeve është ndërtuar në mënyrë të tillë që të paraqesë elementë të ndryshëm të fitimit neto me qëllim që të komunikojë informacionin e duhur.

slide17

Skema Nr. 1

Pasqyra e të ardhurave dhe Shpenzimeve

slide19
Emërtimet e zërave të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve duhet të respektohen, megjithëse mund të shtohen zëra shtesë ose nënkategori të zërave nëse ato përmirësojnë qartësinë dhe lexueshmërinë e kësaj pasqyre. Nënkategoritë e saj mund të paraqiten në shënime dhe jo brënda saj.

Në formatin e pasqyrës financiare, shpenzimet e zakonshme klasifikohen sipas funksionit të shpenzimeve të njësisë (p.sh shpenzimet e mallrave të shitur, shpenzimet e marketingut, shpenzimet e përgjithshme dhe administrative).Shpenzimet klasifikohen dhe në bazë të natyrës ose llojt të shpenzimit(psh. për lëndë të para,pagat e personelit,amortizimi, etj).Kur kontabiliteti mbahet me kompjuter kjo është e lehtë. Shpenzime të caktuara (si p.sh shpenzimet për personelin) ndahen përpjestimisht sipas funksioneve të ndryshme. Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve e paraqitur sipas formatit jep një pamje më të mirë për lexuesit e tyre.

Zgjedhja e formatit të duhur të kësaj pasqyre, varet nga fakti se cili klasifikim jep një pamje më të mirë të veprimtarisë së njësisë ekonomike për lexuesit, duke marrë parasysh praktikën ndërkombëtare në fushën specifike.

Përbërja e saktë e zërave të kësaj pasqyre, varet nga fusha e veprimtarisë së njësisë dhe praktika ndërkombëtare në këtë fushë. Çdo njësi ekonomike duhet të japë një përshkrim të detajuar se cilat të ardhura dhe shpenzime janë regjistruar në zërat përkatës të kësaj pasqyre dhe të mbajë në mënyrë të qëndrueshme këtë lloj klasifikimi në proçedurat e saj kontabël.

slide20
Në fushat ku për shkak të natyrës së veprimtarive ekonomike është e përshtatshme (p.sh njësit ekonomike qiradhënëse, institucionet jo fitimprurëse apo ato shtetërore), mund të përdorin një format tjetër pasqyre të ardhurash dhe shpenzimesh, ndryshe nga ai që jepet në formatin Nr.1.

Zgjedhja e formatit të kësaj pasqyre pëcaktohet në udhëzimet e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit që rregullojnë këto fusha dhe praktikën ndërkombëtare në fushën specifike. Kërkesat e rregullave të përgjithshme për kontabilitetin publik duhet të përdoren nga njësitë shtetërore. Pra, institucionet publike (Bashkitë, Komunat, Institucionet Qëndrore) kanë specifikat përkatëse dhe veçoritë e veta në formatin e pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve.

3.2.1 Kompensimi i të ardhurave dhe shpenzimeve (njohja në shumën neto).

Të ardhurat dhe shpenzimet nuk do të kompensohen në pasqyrën e të ardhurave përveç atyre të ardhurave dhe shpenzimeve që vijnë nga veprimtari dytësore,apo që kanë ardhur nga një ose disa veprime të ngjashme, apo,të marra veçmas, nuk janë materiale.

Në përgjithësi, të ardhurat dhe shpenzimet regjistrohen të ndara në pasqyrën e të ardhurave, pa u kompensuar me njëra-tjetrën. Të ardhurat dhe shpenzimet që lidhen me verpimtari dytësore mund të kompensohen në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve nëse jepet një pamje e vërtetë e natyrës së transaksioneve.

slide21
Më poshtë jepen shembuj të situatave të kompensimit të të ardhurave me shpenzimin dhe rezultati njihet me shumën neto:
  • Fitimet/humbjet që vijnë nga shitja e aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara raportohen në shumën neto ( të ardhurat nga shitja e AAGJM minus vlerën kontabël mbetur , dmth kostua e blerjes apo prodhimit të AAGJM minus amortizimin e llogaritur deri në momentin e shitjes);
  • Shpenzimet e qirasë të qiramarrësit kompensohen me të ardhurat nga qiraja që realizohen nga dhënja e mëtejëshme me qira e të njëjtit mjet;
  • Fitimet/humbjet që vijnë nga ndryshimet e kursit të këmbimit raportohen neto në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve(pra si diferencë ose në të ardhura ose në shpenzime). Mëposhtë do ta ilustrojmë me një shembull.
  • Fitimet/ humbjet nga shitja dhe rivlerësimi i investimeve financiare raportohen neto, pra si diferencë ose në të ardhura ose në shpenzime.
slide22
Shembull:

Njësia ekonomike “X” më 31.12.200X ka gjendja në bankë 2.000 USD dhe 3.000 Euro, kursi mesatar gjatë vitit për USD ishte 100 lekë, ndërsa kursi për Euron = 125 lekë. Banka Qëndrore shpalli kursin 96 lekë për USD dhe 126 lekë për Euron.

Llogaritje: a) Për Euron:

- 3.000 x 125 = 375.000 lekë

- 3.000 x 126 = 378.000 lekë

Diferenca (+) = 3.000 lekë

b) Për USD:

- 2.000 x 100 = 200.000 lekë

- 2.000 x 96 = 192.000 lekë

Diferenca ( - ) = 8.000 lekë

Diferenca (a-b) = (5.000) lekë

Atëherë në llogaritë e shpenzimeve do të pasqyrohet shuma 5.000 lekë.

slide23
3.3 Pasqyra e fluksve të parasë.

Pasqyra e fluksit të parasë jep hyrjet dhe daljet e parasë të një njësie ekonomike gjatë periudhës ushtrimore, të klasifikuara sipas qëllimit të tyre, si fluksi i parasë nga veprimtaria e shfrytëzimit, investimit dhe financimit.

Objektivi i pasqyrës së fluksit të parasë është, të japë një pasqyrim të saktë të gjenerimit dhe përdorimit , të burimeve të financimit dhe ndryshimet në gjendjen e parasë dhe ekuivalentëve të saj në njësinë ekonomike. Informacioni mbi fluksin e parasë përbën bazën për vlerësimin e mundësisë së njësisë për të gjeneruar para, dhe për t`i përdorur ato.

Fluksi i parasë në monedhë të huaj duhet të konvertohet në monedhë raportuese me kursin e këmbimit në datën e kryerjes së transaksionit dhe në këtë kurs këmbimi regjistrohet në llogarit përkatëse

Pasqyrat e rrjedhës së parasë të përgatitura sipas metodës direkte dhe indirekte jepen në skemën 1 dhe 2.

slide28
Ekuivalentët e parasë janë investime afat-shkurtra (zakonisht deri në 3 muaj), likuide të cilat janë lehtësisht të konvertueshme në shuma të njohura parash dhe që nuk rrezikohen ndjeshëm nga vlera e tregut (p.sh depozitat afat-shkurtra dhe fonde të tregut të parasë).

3.3.1 Fluksi i parasë nga veprimtaritë e shfrytzimit.

Për regjistrimin e fluksit të parasë nga veprimtaritë e shfrytzimit mund të

përdoret metoda e direkte ose indirekte.

Sipas metodës së drirekte,të gjitha klasat kryesore të arkëtimeve dhe pagesave

paraqiten si shuma bruto të tilla si:

1) Arkëtime nga shitja e mallrave dhe kryerja e shërbimeve;

2) Pagesa për mallra, materiale të para dhe shërbime;

3) Paga dhe rroga të paguara;

4) Tatimi mbi të ardhurat (tatim fitimi etj.);

5) Interesi i paguar .

Sipas metodës indirekte, fitimi i periudhës ushtrimit rregullohet me:

1) Efektin e trasaksioneve jo-monetare (psh. amortizimi, krijimi i një provizioni)

2) Ndryshimet në tepëricën e aktiveve që rrjedhin nga veprimtaritë e shfrutzimit; dhe

3) Të ardhurat dhe shpenzimet që lidhen me investimet dhe veprimtaritë financuese (psh. fitimi nga shitja e AAGJ i zbritet shifrës së fitimit pasi shumat e arkëtuara nga shitja tregohen në pjesën e pasqyrës së titulluar “fluksi i parasë nga veprimtaritë investuese”).

slide29
3.3.2 Rrjedha e parave nga veprimtari investuese.

Fluksi i parasë nga veprimtaritë investuese raportohet sipas metodës direkte. Të gjitha klasat kryesore të arkëtimeve dhe pagesave raportohen ose bruto (pagesat e bëra për blerjet do të raportohen të ndara nga arkëtimet nga shitja) ose neto (pagesat jepen neto pasi zbriten arkëtimet). Paraqitja bruto jep një informacion më të plotë.Flukset kryesore të parasë nga veprimtaritë investuese përfshijnë:

1) Blerjet dhe shitjet e aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara dhe të patrupëzuara;

2) Blerjet dhe shitjet e njësive të kontrolluara dhe pjesmarrjeve;

3)Blerjet dhe shitjet e investimeve të tjera financiare (institucionet financiare rregjistrojnë blerjet dhe shitjet e investimeve afat-shkurtra në veprimtaritë e shfrytzimit);

4)Huatë e dhëna palëve të tjera (përveç institucioneve financiare për të cilat huadhënia është veprimtaria kryesore);

5)Arkëtimet e ripagesave të huave (përveç institucioneve financiare për të cilat huadhënia është veprimtaria kryesore);

6) Interesi dhe dividentët e arkëtuar (përveç institucioneve financiare për të cilat këto arkëtime janë një pjesë e fluksit të parasë nga veprimtaritë e shfrytzimit; megjithë atë ekziston alternativa, që edhe njësitë e tjera mund të rregjistrojnë interesin dhe dividentët e arkëtuar në veprimtaritë e shfrytzimit).

slide30
3.3.3 Fluksi i parasë nga veprimtaritë financiare.

Fluksi i parasë nga veprimtaritë financuese raportohet sipas metodës së

indirekte. Të gjitha klasat kryesore të arkëtimeve dhe pagesave (secila më

vete) që lidhen me veprimtaritë financiare, paraqiten si shuma bruto duke

përfshirë:

1)Këthimin e huave të dhëna;

2) Kthimin e huave të marra;

3) Ripagesat e qirasë financiare;

4) Emetimin e aksioneve;

5) Blerjet dhe shitjet e aksioneve të thesarit;

6) Pagesën e dividentëve.

3.3.4 Transaksionet jo-monetare.

Transaksionet investuese dhe financuese të cilat kryen pa përdorim të parasë ose ekuivalentëve të saj nuk do të përfshihen në pasqyrën e fluksit të parasë.

Shumë veprimtari investimi dhe financimi nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë në fluksin e parasë ndonëse ato ndikojnë në strukturën e kapitalit dhe aktiveve të njësisë ekonomike. Përjashtimi i transaksioneve jo-monetare nga pasqyra e fluksit të parasë, është në përputhje me objektivin e kësaj pasqyrës, pasi këto trasaksione nuk shoqërohen me fluks parash(hyrje ose dalje). Shembuj të veprimeve jo-monetare janë ato që kanë të bëjnë me blerjen e aktiveve nëpërmjet një qiraje financiare ose konvertimi i një borxhi në kapital.

slide31
3.4. Pasqyra e ndryshimeve në kapital.

Të gjitha ndryshimet në zërat e kapitalit që kanë ndodhur në njësinë

ekonomike gjatë një periudhe ushtrimore do të rregjistrohen në pasqyrën

e ndryshimit të kapitalit.

Pasqyra e ndryshimeve në kapital paraqet veçmas:

1) Fitimin ose humbjen neto për periudhën ushtrimore të rregjistruar në pasqyrën e të ardhurave;

2)Efektin e ndryshimit të proçedurave kontabile në zërat e kapitalit (p.sh korrigjimi i fitimeve të pashpërndara në lidhje me zbatimin e një standarti të ri kontabël);

3) Efektin e korrigjimit të gabimeve në zërat e kapitalit;

4) Kontributet nga aksionerët në kapital ( p.sh rritja e kapitalit aksionar);

5) Shpërndarja e kapitalit tek aksionerët (p.sh pagesat e dividentëve);

6) Veprimet me aksionet e thesarit;

7) Kërkimi i aksioneve;

8) Rritja dhe pakësimi i rezervave (duke përfshirë ndryshimet në rezervën ligjore, statutore e tj.);

9) Veprime të tjera ekonomike me efeket në zërat e kapitalit.

Në skemën 1 dhe 2, jepen pasqyrat ilustruese të ndryshimit të kapitalit.