1 / 20

Çmimi

Çmimi. Përmbajtja e prezantimit. Kuptimi i çmimit Efektet e politikës së çmimit Vështirësitë në përcaktimin e çmimit Strategjia e vendosjes së çmimit Si bëhet pagesa. Kuptimi i çmimit. Çmimi është një nga katër elementët e marketingut miks.

marvel
Download Presentation

Çmimi

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Çmimi

  2. Përmbajtja e prezantimit • Kuptimi i çmimit • Efektet e politikës së çmimit • Vështirësitë në përcaktimin e çmimit • Strategjia e vendosjes së çmimit • Si bëhet pagesa

  3. Kuptimi i çmimit • Çmimi është një nga katër elementët e marketingut miks. • Vendimet mbi çmimin ndikojnë drejtpërdrejtë në performancën financiare të ndërmarrjes. • Caktimi i çmimit është kompleks meqenëse shpenzimet, fitimet dhe vetë cmimi, vlerësohen në mënyra të ndryshme. • Të gjitha ndërmarrjet duhet të vendosin çmim për produktet dhe shërbimet e tyre.

  4. Si përcaktohet çmimi? • Më herët çmimi është përcaktuar nga negociatat blerës-shitës. • Mund të egzistojë një çmim tregu që i imponohet organizatës • Ky rast më i shpeshtë është tek konkurrenca e lirë në treg. • Çmimi i caktuar nga shteti, është karakteristikë e rasteve kur shteti ndërhyn në përcaktimin e çmimit.

  5. Si përcaktohet çmimi? • Çmimi sipas marrveshjes, është një metodë tjetër ku partnerët merren vesh që për një periudhë më të gjatë të mos ndryshojë çmimi midis tyre. • Çmimi si i liderit, haset në momentet kur një firmë e fuqishme komandon atë industri. • Megjithatë duhet theksuar se këto kufizime nuk veprojnë në mënyrë apsolute. • Gjithashtu duhet kuptuar se ndërhyrja e shtetit mbi çmimin ndryshojnë sipas vendeve.

  6. Efektet e politikës së çmimit • Çmimi ndikon mbi fitimin • Fitimi i ndërmarrjes është diferencë e vëllimit të shitjes (çm x njësitë e shitura) dhe kostos së përgjithshme (kostoja x njësitë e prodhuara) • Prandaj çmimi i arsyeshëm kushtëzon rentabilitetin e një produkti të ndërmarrjes. • Çmimi është subjektiv dhe i rrezikuar. • Vështirë mund të dihet nëse çmimi është optimal ose jo! Firma mendon se ka vend për tu ngritur ende, ndërsa konsumatorët të kundërtën.

  7. Efektet e politikës së çmimit • Çmimi ka lidhje me cilësinë. • Efektet psikologjike mbi konsumatorin se çmimet e larta paraqesin cilësi të lartë, apo e kundërta janë të pashmangshme. • Çmimi ndikon mbi vendimet • Sasia e produkteve të shitura dhe fitimi siç tham lidhen me çmimin. • Çmimi është i lidhur me imazhin e produktit, çmimi keq frenon shitjen e produktit.

  8. Efektet e politikës së çmimit • Çmimi ndikon edhe zgjedhjen e rrjetit të shpërndarjes dhe llojin e promocionit që do të aplikohet. • Çmimi përcakton pozicionin e produktit të ndërmarrjes në raport me konkurrencën. • Konusmatori e pret keq ndryshimin e çmimit në dëm të tij, si psh rritja e çmimit. • Duhet gjithsesi të kutpojmë se çmimi përcakton të ardhmen e ndërmarrjes, suksesin ose dështimin e saj.

  9. Vështirësitë në përcaktimin e çmimit • Fillimisht kjo vjen nga pushteti i firmave tjera dhe “çmimet e administruara” • Kjo situatë arrihet kur firmat e mëdha pajtohen mes veti për nivelin e çmimit, meqenëse lufta është e dëmshme për të gjithë. • Firmat e vogla detyrohen të respektojnë tarifat e firmave të mëdha, nëse dëshirojnë të ngelen në treg

  10. Vullneti i pushtetit publik • Ekonomistët liberal thonë se “çmimi i mirë” është ai që ndërtohet spontanisht pa ndërhyrjen e pushtetit publik. • Ndërhyrja e autoritetit të shtetit realizohet sipas disa formave si: -bllokimi i çmimit sipas nivelit të mëparshëm -çmimi maksimum -fiksimi i marzhave të fitimit

  11. Objektivat e përgjithshme të ndërmarrjes në lidhje me çmimin. • Duhet të ketë një korelacion të qartë midis objektivave të përgjithshme të organizatës dhe politikat e çmimit. • Objektivat e çmimit përfaqësojnë: -orientimin drejt fitimit -orientimin drejt shitjeve dhe -situatën Status-quo

  12. Objektivat lidhur me fitimin • Disa menaxher fiksojnë si objektiv një rentabilitet të “mjaftueshëm” që ndihmon ndërmarrjen për të mbijetuar. (firmat e vogla) • Megjithatë firmat e mëdha mendojnë ndryshe, nga se maksimizimi i fitimit konsiston në kërkimin e fitimeve sa më të mëdha. • Objektivat e fitimit nuk nënkuptojnë vetëm çmime të larta, kjo arrihet edhe nëpërmes çmimeve të ulta. • Produktet me kërkesë joelastike munden të maksimizojnë fitimin duke ngritur çmimet, ndërsa kur kërkesa është joelastike kjo mund të bëhet edhe duke i ulur çmimet.

  13. Objektivat lidhur me shitjet • Objektivi i shitjes ka të bëjë me rritjen e vëllimit të shitjes, i cili shprehet në njësi të shitura. • Rritja e shitjeve nuk nënkupton fitime të larta, disa janë të interesuar për shtimin e shitjes se sa për shtimin e fitimit. • Megjithatë kjo duhet kuptuar se shtimi i shitjes shoqërohet edhe me shtimin e shpenzimeve. • Shumë ndërmarrje kërkojnë të fitojnë një pjesë më të madhe të tregut. • Poqese një ndërmarrje posedon një pjesë të madhe tregu, ajo ka avantazhe të ekonomisë së shkallës në krahasim me konkurrencën. • Kostoja më e ulët e lejon për të shitur me çmime më të ulta.

  14. Objektivat e mbajtjes së çmimit • Drejtuesit ndonjëherë kënaqen me pjesën e tregut dhe fitimet që realizojnë. • Ky objektiv ka parasyshë ruajtjen e çmimeve të qëndrueshme . • Në këtë rast kihet parasyshë edhe konkurrenca jo vetëm më çmim por me variabla tjerë të marketingut miks.

  15. Strategjia e vendosjes së çmimeve • Në praktikë vërehen tre strategji të çmimit dhe ato janë : -çmimi ajkë, -çmimi penetrues dhe -çmimi konkurrues

  16. Çmimi “Ajkë” • Strategjia e çmimit ajkë i referohet vendosjes së një çmimi relativisht të lartë krahasuar me konkurrencën. • Kjo strategji është më e përshtatshme për produktet e njohura me konkurrencë të ulët. • Kjo strategji praktikohet më shpesh si një çmim hyrës në treg. • Kjo strategji nuk do të thotë që çmimet të ngelin përgjithmonë të larta. • Një shmebull janë stilografët me maje sferike që pas L2B kushtonin 20$ ndërsa sot kushtojnë 1$. • Çmimi për një periudhë të gjatë ulet për dy arsye: -nga presioni i konkurrencës -nga dëshira për ta zgjeruar tregun e produktit

  17. Çmimi penetrues • Kjo strategji nënkupton përdorimin e çmimeve më të ulta se ato të konkurrencës. • Kjo strategji përdoret për futjen e produkteve të reja në një treg me shumë konkurrencë. • Kur një produkt ka arritur të njihet në treg si rezultat i çmimeve të ulta, atëherë tregtarët munden ti ngrejnë ato. • Shmebuj më të zakonshëm janë pastat e dhëmbëve, apo pluhuri larës. • Avantazhi i kësaj strategjie është se ajo e dekurajon konkurrencën. • Kjo strategji përdoret kur kërkesa në treg është shumë elastike dhe e lartë.

  18. Çmimi konkurrues • Ky model thekson konkurrencën jo në bazë të çmimit, por në elementët tjerë të marketingut. • Çmimi nuk është i vetmi mjet në arritjen e avantazhit konkurrues, ai është variabli më i lehtë për tu kopjuar. • Në disa raste firmat tentojnë të mbajnë çmimin si të konkurrencës por të përmirësojnë paketimin, promocionin, distribuimin, shërbimin ndaj konsumatorëve e kështu me rradhë.

  19. Si duhet bërë pagesa e çmimit • Firmat e ndryshme ndodhen para një sfide kur duhet të vendosin se si të bëhet pagesa. • Keshi është një pagesë e thjeshtë, dhe nuk është gjithmonë i përshtatshëm (rasti i blerjeve të mëdha) • Çeqet janë të përshtatshme për klientët, por shitësit duhet të zhvillojnë kontrolle për t’mos i lejuar pagesat invalide. • Kartat e kreditit kanë një avantazh se pranohen gjërë në tërë botën, pamvarësisht valutës. • Bizneset të cilat refuzojnë ti pranojnë kredit karetelat, e gjejnë veten në një disavantazhë konkurruese.

  20. Komunikimi i cmimit tregut të targetuar • Njerëzit duhet ta njohin cmimin për disa oferta produkti përpara blerjes. • Ata gjithashtu kanë nevojë të dijnë se si, ku dhe kur duhet paguar cmimi. (diskauntet etj) • Menaxherët mundet të vendosin nëse do të përfshijnë informacionin për cmimin në reklamë ose web faqe. • Shumica e firmave janë përpjekur që të zhvillojnë formate të reja dhe të qarta që janë për klientët më lehtë të interpretueshme (jo sikurse faturat e telefonit apo energjisë elektrike).

More Related