1 / 12

Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare (DCCA)

Aktiviteti i Mësimit në Distancë për Mbikëqyrjen Publike i REPARIS GLDN 19 Prill 2011 Mbikëqyrja Publike në Danimarkë Nga Vibeke Sylvest Barfoed, Krye Konsulente Speciale. Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare (DCCA).

kamil
Download Presentation

Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare (DCCA)

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Aktiviteti i Mësimit në Distancë për Mbikëqyrjen Publike i REPARIS GLDN 19 Prill 2011 Mbikëqyrja Publike në Danimarkë Nga Vibeke Sylvest Barfoed, Krye Konsulente Speciale

  2. Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare (DCCA) • Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare (DCCA) është një Agjenci në vartësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Çështjeve Tregtare. • Legjislacion që rregullon përgjegjësitë e mbikëqyrjes publike të Agjencisë Daneze të Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare (DCCA) për audituesit dhe firmat e auditimit është Ligji Nr. 468, datë 17 Qershor 2008 (Ligji Danez për Audituesit e Miratuar dhe Firmat e Auditimit* - “Ligji i Auditit”). * Ligji ehte i disponueshëm ne Anglisht ne faqen e mëposhtme te Internetit http://www.eogs.dk/graphics/_ny%20eogs/English%20version/Legislation/Danish%20act%20on%20Auditors%20and%20Audit%20firms.pdf

  3. Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare është përgjegjëse për Mbikëqyrjen Publike Daneze ndaj audituesve dhe firmave të auditimit, që përfshin mbikëqyrjen e sa më poshtë vijon: 1) Ekzaminimin si dhe arsimimin e vazhdueshëm, 2) Vlerësimet e garantimit të cilësisë, 3) Hetimet, 4) Sanksionet disiplinore, dhe 5) Bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit me autoritetet kompetente në vende të tjera.

  4. Organizimi i Mbikëqyrjes Publike Daneze ndaj Audituesve • Miratimi i audituesve/revokimi i miratimit • Regjistri publik i audituesve te miratuar • dhe i firmave te auditimit • Miratimi i standardeve dhe i rregulloreve • Shkëmbimi i informacionit Hetimet

  5. Financimi • Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare (DCCA) financohet nga buxheti qendror (Finansloven) dhe nga tarifat e vendosura ndaj të gjithë audituesve të miratuar. • Autoriteti Danez i Mbikëqyrjes së Auditimit (DSAA), Bordi Disiplinor dhe Hetimet financohen vetëm nga tarifat e vendosura nga Autoriteti Danez Mbikëqyrës i Auditimit (DSAA) ndaj të gjithë audituesve të miratuar.

  6. Autoriteti Danez i Mbikëqyrjes se Auditimit (DSAA) - funksionimi • Autoriteti Danez i Mbikëqyrjes së Auditimit (DSAA) realizon vlerësimet e garantimit të cilësisë së të gjitha firmave të auditimit në Danimarkë. • Rreth 1,800 firma auditimi dhe 4,500 auditues ligjore I nënshtrohen vlerësimit të garantimit të cilësisë nga Autoriteti Danez i Mbikëqyrjes së Auditimit (DSAA) dhe ata auditojnë rreth 140,000 shoqëri tregtare • Autoriteti Danez i Mbikëqyrjes së Auditimit (DSAA)ka funksionuar që në vitin 2004.

  7. Baza Ligjore e Autoritetit Danez te Mbikëqyrje se Auditimit (DSAA) • Ligji Danez për Audituesit e Miratuar dhe Firmat e Auditimit • Urdhri Ekzekutiv Danez për vlerësimin e garantimit të cilësisë dhe aktivitetet e Autoritetit Danez të Mbikëqyrjes së Auditimit (DSAA) Versioni ne Anglisht i Urdhrit Ekzekutiv është i disponueshëm ne faqen e mëposhtme te Internetit: http://www.dcca.dk/graphics/_ny%20eogs/English%20version/Legislation/EN_Bkg%20om%20kvaliteteskontrol%20og%20revisortilsynets%20virksomhed.pdf

  8. Autoriteti Danez i Mbikëqyrjes se Auditimit (DSAA) - Anëtarët • Autoriteti Danez i Mbikëqyrjes se Auditimit (DSAA) përbëhet nga një Kryetar dhe 8 anëtarë të tjerë: 4 auditues të miratuar dhe 4 përfaqësues të përdoruesve të pasqyrave financiare. • Kryetari dhe përfaqësuesit e përdoruesve të pasqyrave financiare nuk duhet të jenë auditues të miratuar, nuk duhet të jenë të punësuar apo nuk duhet të drejtojnë një firmë auditimi bashkë me audituesit e miratuar. • Kryetari dhe anëtarët e Autoritetit Danez të Mbikëqyrës së Auditimit (DSAA) emërohen nga Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare (DCCA) për një periudhë deri në 4 vjet. • Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare (DCCA vepron si sekretariat për Autoritetin Danez të Mbikëqyrjes së Auditimit (DSAA) .

  9. Shpeshtësia e vlerësimeve • Firmat e auditimit që auditojnë entet e interesit publik inspektohen, të paktën, njëherë në 3 vjet. • Në Danimarkë janë 43 firma audituese të enteve të interesit publik. • Firmat e tjera të auditimit inspektohen, të paktën, njëherënë 6 vjet. • Autoriteti Danez i Mbikqyrjes së Auditimit (DSAA) mund të vendosë që një firmë auditimi do të zgjidhet për një shqyrtim të jashtëzakonshëm ose më të shpeshtë.

  10. Bordi Disiplinor Danez për Audituesit (DDBA) • Bordi Disiplinor Danez për Audituesit (DDBA)administron sistemet disiplinore ndaj audituesve. • Bordi Disiplinor Danez për Audituesit (DDBA) përbëhet nga një Kryetar, i cili duhet të jetë gjykatës, dhe minimalisht nga 12 anëtarë të tjerë: 6 auditues të miratuar dhe 6 përfaqësues të përdoruesve të pasqyrave financiare. • Përfaqësuesit e përdoruesve të pasqyrave financiare nuk duhet të jenë auditues të miratuar, nuk duhet të jenë të punësuar apo nuk duhet të drejtojnë një firmë auditimi bashkë me audituesit e miratuar. • Kryetari dhe anëtarët e Bordit Disiplinor Danez për Audituesit (DDBA) emërohen nga Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare (DCCA), e cila mund të emërojë gjithashtu një ose më shumë gjykatës si Zëvendëskryetar. Të paktën, një anëtar i kryesisë duhet të jetë Gjykatës i Gjykatës së Lartë. • Kryesia dhe të gjithë anëtarët emërohen për një periudhë deri në 4 vjet.

  11. Bordi Disiplinor Danez për Audituesit (DDBA) - Objekti • Ankesat që një auditues nuk ka vepruar në përputhje me detyrat e zyrës së auditimit mund të paraqiten pranë Bordit Disiplinor Danez për Audituesit (DDBA). • E njëjta gjë zbatohet për ankesat ndaj reputacionit të audituesve dhe firmave të auditimit. • Ankesat ndaj tarifave të audituesve dhe rasteve që kanë të bëjnë me besnikërinë dhe ndershmërinë profesionale nuk mund të paraqiten pranë Bordit Disiplinor Danez për Audituesit (DDBA).

  12. Hetimet • Nëse Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare (DCCA) gjen se ekziston një rrezik që një auditues apo një firmë auditimi ka shkelur ose do të shkelë dispozitat në zbatim të Ligjit të Auditimit, atëherë Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare (DCCA) mund të nisë dhe të kryejë hetime që synojnë të zbulojnë, të korrigjojnë dhe të parandalojnë një shkelje të tillë. • Agjencia Daneze e Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare (DCCA) mund të nisë gjithashtu një hetim nëse ajo merr një kërkesë për këtë nga një autoritet i huaj kompetent. • Hetimet kryhen nga punonjësit e Agjencisë Daneze të Tregtisë dhe Shoqërive Tregtare (DCCA), por mund të nevojitet edhe ndihmë e jashtme.

More Related