1 / 27

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

gunda
Download Presentation

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prof.As.Dr.AgimBINAJLenda:Kontabilitet-AnalizeTema III-te: Rezultatiiaktivitetit, teardhurat, shpenzimetdhekontabilitetin e tyrea- Blerjetdhekontabilitetiityre; kthimidhezbritjet e blerjeve, kostoja e mallrave, produkteveaposherbimeveteshitura; shpenzimet e pergjithashmeteveprimtarise se njesise.

  2. Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.

  3. Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.

  4. Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë. Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.

  5. Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.

  6. Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.

  7. REZULTATI I AKTIVITETIT, TË ARDHURAT, SHPENZIMET DHE KONTABILITETI I TYRE ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni Blerjet dhe kontabilteti i tyre • Kuptimi i blerjeve • Kthimet dhe zbritjet e blerjeve • Zbritjet e blerjeve • Kosto e shitjes • Shpenzimet operative, kuptimi, grupet kryesore

  8. Çështja 3-të. Blerjet dhe kontabiliteti i tyre. Nëpërmjet veprimit ekonomik të blerjes njësia ekonomike siguron sasinë dhe llojshmërinë e nevojshme të mallrave,lëndëve të para,për t`i prodhuar e rishitur me qëllim që të sigurojë fitim. Ky trasaksion shoqërohet me kryerjen e një sërë shpenzimesh të nevojshme. Këto shpenzime kryesisht përbëhen nga çmimi i blerjes së mallrave, lëndëve të para, nga furnitorët dhe shpeznimet e tjera të blerjes (p.sh shpenzimet e transportit, sigurimit,ngarkim shkarkimit, etj.). Kontabiliteti duhet të sigurojë një informacion të saktë në lidhje me blerjen e mallrave apo të lëndëve të para për prodhimin me koston e tyre. Në zbatim të parimit të vlerësimit, mallrat në kontabilitet evidentohen të vlerësuara me koston historike të tyre. Kjo kosto përbëhet nga çmimi i blerjes plus shpenzimet e tjera të blerjes. Efekti që blerja (e mallrave apo e lëndëve të para) ka në gjendjen financiare të njësisë ekonomike është rritja e aktiveve të saj (e mallrave) dhe njëkohësisht pakësimi i mjeteve monetare të saj ose rritja e detyrimeve (në varësi të formës së pagesës së përdorur).

  9. Për të grumbulluar informacionin e nevojshëm në lidhje me blerjet, në konëtabilitet përdoret llogaria e përkohshme e shpenzimeve “Blerje” me analiza përkatëse si “Blerje lëndë të para”, “Blerje mallra”, “Blerje Pjesë ndërrimi”, etj. Kjo llogari përdoret për të evidentuar koston e blerjes gjatë një periudhe së dhënë kontabël. Në fund të periudhës kontabël, me veprimet e mbylljes, ajo do të mbyllet duke xhiruar tepricën e saj debitore në llogarinë e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasi është korigjuar me gjendjen në depo të tyre (si mallra, lëndë të para, etj.) të pashitura apo të papërdorura. Kostoja e mallrave të blera përcaktohet ngaçmimi i blerje,shpenzimet e blerjes duke shtuar dhe shpenzimet e transporti, tasat doganore(pa tvsh-në) etj. Çmimi i blerjes përcaktohet sipas kontratës dhe shënohet në faturën e blerjes. Shpenzimet e transportit përbëhen nga çmimi i paguar ose që do t`i paguhet njësisë ekonomike të transportit kur transporti kryhet nga të tretët; shpenzimet e sigurimit të mallit gjatë transportit; shpenzimet e transportit kur ai kryhet me mjetet e veta, etj. Në varësi të çmimit të vendosur nga shitësi dhe blerësi në kontratën e shit-blerjes,shpenzimet e transportit mund të përballohen nga shitësi ose nga blerësi i mallit.. Kur në kontratë pëcaktohet që shitësi merrë përsipër dhe shpenzimet e transportit, deri në depot e blerërit,trasporti është pjesë përbërse e çmimit të mallit.Në këtë rast shpenzimet e transportit nuk përbëjnë një shpenzim të veçantë për blerësin.

  10. Kur në kontratë përcaktohet që blerësi bëhet pronar i mallit sapo ai del nga magazina e shitësit,në këtë rast shpenzimet e transportit të mallit deri tek mgazina e blerësit do të përballohen nga blerësi. Ato do të rritin çmimin e blerjes duke shtuar kështu koston e blerjes së mallit. Në këtë rast kontabiliteti i blerjes së mallrave duhet të sigurojë informacion në lidhje me madhësinë dhe llojin e shpenzimeve të transportit. Ky informacion u shërben drejtusve të njësisë ekonomike për të marrë vendime të drejta në lidhje me mirëadministrimin e këtyre shpenzimeve. Në përgjithësi shpenzimet e transportit në kontabilitet evidentohen në dy mënyra kryesore: a) Ato regjistrohen drejpërsëdrejti në llogarinë e blerjes duke rritur çmimin e blerjes së mallit. Shembull: Janë kryer 2.400 lekë shpenzime të transportit me faturë që do të paguhen më vonë. Veprimi kontabël: Ditari

  11. Në këtë rast llogaria “Blerje mallrash” me tepricën e saj debitore paraqet koston totale të mallrave të blera duke përfshirë dhe shpenzimet e transportit. b) Meqënëse sipas mënyrës së trajtimit kontabël të përdorur më sipër mund të jetë i vështirë sigurimi i informacionit për shpenzimet e transportit, me qëllim që të gjykohen e të merren vendime të drejta në lidhje me to dhe çmimin e blerjes e të shitjes së mallrave, ato evidentohen në një llogari të veçantë shpenzimesh 627 “Shpenzime transporti”. Shembull: Njësisë ekonomike “X”, gjatë muajit janar 2008, një njësi transporti i ka paraqitur faturën e transportit për trasportin që ka kryer. Njësia ekonomike e transportit është biznesi madh i regjstruar në TVSH. Vlera e faturës 24.000 lekë. Nga kjo TVSH 4.000 lekë.Llikuidimi do të bëhet pas 15 ditësh. Veprimi kontabël: Ditari

  12. Llogaria “Shpenzime transporti” dhe llogaria “Blerje mallrash” në këtë rast, së bashku japin një informacion në lidhje me koston fillestare të blerjes së mallrave. Teprica e llogarisë “Shpenzime transporti” ne fund të periudhës do të mbyllet, ashtu si dhe llogaria e blerjeve, me llogarinë e rezultatit, duke shërbyer kështu edhe për kalkulimin e kostos së mallrave të shitura. Në pasqyrën e të ardhurave kjo llogari paraqitet si shtesë e blerjeve të bëra gjithsej. Në rastin e mallrave të siguruara nga importi në koston e blerjeve futen edhe shpenzimet që paguhen për taksat doganore. Shembull: Njësia ekonomike “X” importon mallra nga një shoqëri Italiane e cila në bazë të faturës i ka shitur mallra me vlerë 1.000.000 lekë [konvertim vlera e faturës në Euro 8.000 x (kursi 1 Euro = 125 lekë) = 1.000.000 lekë]. Shpenzime transporti 200.000 lekë. Taksë doganore 10%, TVSH = 20%. Llogaritja: 1) Taksë doganore = Vlera e faturës = 1.000.000 + Shp. trans. 200.000 = 1.200.000 2) TVSH = 1.200.000 + 120.000 = 1.320.000 x 20%=264.000 lekë. 1.200.000 x 10/100 = 120.000 lekë

  13. Veprimi kontabël: a) Veprimi i blerjes Ditari

  14. Zgjidhja në mënyrë informatike:

  15. b) Veprimi i pagesës së taksave doganore dhe TVSH (Paguar me arkë-kesh) Ditari 3.1 Kthimet dhe zbritjet e blerjeve. Ndodh në praktikën e biznesit që mallrat, lëndët e para apo shërbimet e blera nga njësia ekonomike prej një furnitori, mund të mos jenë në përputhje me kushtet e parashikuara në kontratë. Në këtë rast, ashtu si dhe për shitjet, blerësi ia kthen mallin, e papëlqyer prej tij furnitorit dhe merr prej tij paratë e paguara për to, ose korigjon detyrimin ndaj furnitorit (nqs. Nuk i ka paguar ende paratë). Por furnitori mund ti ofrojë blerësit një ulje çmimi për mallrat e reklamuara dhe blerësi mund t`i paguajë ato duke përfituar këtë ulje çmimi.

  16. Evidenca kontabël e kthimeve dhe zbritjeve të blerjeve në kontabilitetin e blerjeve evidentohet në llogarinë: “Kthimi ose zbritje e blerjeve”. Duke qënë se kthimi ose ulja e çmimit të mallrave, lëndëve të para apo shërbimeve të blera ka efekt të kundërt me veprimin e blerjes, në kontabilitet veprimi i kthimit dhe i zbritjeve së blerjeve kryhet duke debituar llogarinë “Arka” ose “Banka”, në kredi ose në debi me shenjë(-) të llogarisë “Blerje mallrash”. Shembull: Vlera e mallrave të kthyera është 2.500 lekë. Veprimi kontabël: Ditari

  17. Por edhe në rastin e blerjeve, ashtu si për shitjen e mallrave, me qëllim që të sigurohet informacioni i nevojshëm për drejtimin në lidhje me kthimet dhe zbritjet e blerjeve, është e këshillueshme që ato të evidentohen në një llogari të veçantë me të njëjtin emër me analiza llogarie mëvehte. Në këtë rast në ditarin e përgjithshëm paraqitet: Veprimi kontabël: Ditari Përdorimi i llogarisë “Kthime dhe zbritje të blerjeve” shërben për të siguruar lehtë një informacion mbi raportin midis mallrave të blera dhe atyre të kthyera ose zbritjes së çmimit të tyre të blerjes, imformacion që shërben në marrjen e vendimeve të drejtimit në lidhje me blerjet. Kjo llogari funksionon si llogari rregulluese e kundërt e llogarisë “Blerje mallrash”. Diferenca midis tyre pra, Blerje – Kthim e zbritje blerje = Blerjet neto do të japë shumën e blerjeve neto gjatë periudhës.

  18. Në pasqyrën e të ardhurave ajo paraqitet si zbritje nga blerjet e bëra gjithsej gjatë periudhës. Me veprimet e mbylljes së periudhës kontabël dhe të nxjerrjes së rezultatit të veprimtarisë, teprica e llogarisë “Kthime dhe zbritje të blerjeve” kalon në llogarinë e përmbledhjes së shpenzimeve dhe të ardhurave. 3.1.1 Zbritjet e blerjeve. Ashtu si dhe me shitjet, edhe në blerjet mund të bëhen zbritje. Zbritjet e shitjeve për shitësin, paraqiten si zbritje të blerjeve për blerësin.Në kontratën e shitblerjes mund të parashikohet një zbritje në përqindje mbi shumën e detyrimit neto të blerësit për mallrat e blera me likujdim të mëvonshëmi, në qoftë se detyrimi paguhet prej tij brenda një afati të caktuar. Në rast të kundërt blerësi duhet të paguajë të gjithë detyrimin neto në afatin e parashikuar në kontratë. Evidenca kontabël e zbritjeve të blerjeve realizohet nëpërmjet llogarisë “Zbritje të blerjeve” (analizë). Shembull: Njësia ekonomike “X” një faturë për blerje mallrash për 30.000 lekë e ka paguar brenda afatit 10 ditor. Zbritja është 3% e shumës së detyrimit. Kjo zbritje llogaritet (30.000 lekë x 3% = 900 lekë).

  19. Veprimi kontabël: Ditari Në qoftë se do të kishte patur kthime apo uljeve të blerjeve atëherë shuma e detyrimit ndaj shitësit do të ulej, pra dhe llogaria e pagueshme do të pasqyronte shumën neto të detyrimit të mbetur ndaj furnitorit. Efekti i zbritjeve të blerjeve është zvogëlimi i kostos së blerjeve të mallrave, indirekt edhe rritja e fitimit të njësisë ekonomike. Për këtë arsye njësisë ekonomike blerëse i intereson informacioni për të gjithë zbritjet e blerjeve të evidentuara dhe cili është përfitimi nga ana e tyre. Ky informacion i lejon njësisë ekonomike të marrë vendimet e nevojshme për rritjen e mundësive së përfitimit të zbritjeve nga blerja, duke organizuar drejt përdorimin e burimeve financiare në dispozicion. Zbritjet e blerjeve të evidentuara, por të papërfituara mund të konsiderohen indirekt si fitim i parealizuar ose si humbje e pësuar.

  20. Llogaria “Zbritje të blerjeve” është llogari e kundërt rregulluese e llogarisë “Blerje mallrash”. Teprica e saj në pasqyrën e të ardhurave do të paraqitet si zbritje nga blerjet e bëra gjatë periudhës. Në fund të periudhës teprica kreditore e llogarisë “Zbritje të blerjeve” do të kalohet në llogarinë e përmbledhjes së shpenzimeve dhe të ardhurave, me efekt përfundimtar në rritjen e të ardhurave të njësisë ekonomike. 3.1.2 Kostoja e mallrave, produkteve apo shërbimeve të shitura. Kostua e mallrave,produkteve dhe shërbimeve të shitura,është një nga treguesit kryesorë për përcaktimin e të ardhurës bruto dhe neto nga aktiviteti i shitjes të njësisë ekonomike.Në këtë kuptim, llogaritja e saktë e kësaj kostoje është me shumë rëndësi. Kostoja e malltave, prodhimeve apo shërbimeve të shitura është një element i rëndësishëm i pasqyrës së të ardhurave, prandaj ajo duhet të llogaritet para se të ndërtohet kjo pasqyrë. Kostoja e mallrave të shitura (KMSH) llogaritet si shumë algjebrike e kostos së mallrave, prodhimeve, shërbimeve, gjendje në fillim të periudhës (T1) + blerjetneto gjatë periudhës (Bn) - gjendjen në fund tëperiudhës (T2).

  21. KMSH = T1 + Bn – T2 Pra e paraqesim formulën si më poshtë: Elementët e formulës llogariten si më poshtë: 1) Gjendja (teprica) në fillim të periudhës. Dihet që në kontabilitet si gjendje e mallrave, produketeve apo shërbimeve në fillim të periudhës shërben gjendja e tyre në fund të periudhës paraardhëse. Gjendja e mallrave, produkteve apo shërbimeve në fillim të periudhës kontabël është shuma e treguar në llogarinë inventariale “Mallra”, “Lëndë të para” etj. të pasqyruar në aktiv të bilancit. 2) Gjendja (teprica) në fund të periudhës, përcaktohet duke u nisur nga sasia e mallrave, materialeve, produketev, shërbimeve në fund të periudhës sipas invetarizimit fizik të tyre. Për vlerësimin e kësaj sasie në kontabilitet përdoren metoda të ndryshme. Sipas metodës së inventarit të vazhdueshëm sasia e mallrave fizikisht gjendje në fund të periudhës vlerësohet me koston për njësi. Kjo sepse evidenca e mallrave, materialeve, produkteve, etj. mbahet e veçantë përçdo llojë të tyre(kartelë për çdo artikull).Kurse sipas metodës së inventarit periodik sasia e mallrave,materialeve,produkteve etj.,gjendje fizike në fund të periudhës vlerësohet me një nga metodat e njohura të vlerësimit (kostoja mesatare, çmimi mesatar, Lifo, Fifo.). 3) Kostoja e blerjeve neto të mallrave, lëndëve të para, produkteve, etj. Kjo kosto përcaktohet nga tepricat e llogarive “Blerje mallrash”, “Kthime dhe ulje të blerjeve”, “Zbritje të blerjeve”, “Shpenzime transporti” dhe kur është rasti “Shpenzime dogane”.

  22. Këto llogaritje në postin përkatës të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve paraqiten: Kostoja e mallrave, lëndëve të para, produkte, etj. të shitura 1 Gjendje më 1 janar 200X 60.000 lekë 2 + Blerjet gjithsej gjatë vitit 240.500 lekë Plus: shpenzime transporti 2.500 lekë 243.000 lekë Minus: a) Kthime dhe zbritje të blerjeve (2.700 lekë) b) Zbritje të blerjeve (2.200 lekë) (4.900 lekë) = Kostoja e Blerjeve neto 238.100 lekë 3 Kostoja e mallrave të vlefshme për shitje (1+2) 298.100 lekë 4 Zbritet: Gjendja më 31 dhjetor 200X (32.500 lekë) = Kostoja e mallrave,materjaleve etj. (KMSH)265.600 lekë Kostoja e blerjeve neto = Blerjet + trasport 243.000 – Kthime të blerjeve -2.700 – Zbritje të blerjeve -2.200 238.100

  23. Kostoja e mallrave të vlefshme për shitje = Gjendjen në fillim të mallrave + 60.000 + Koston e blerjeve neto 235.600 + Shpenzimet e transportit 2.500 298.100 Kostoja e mallrave të shitura = Koston e mallrave të vlefshme për shitje 298.100 - Gjendjen e mallrave në 31 dhjetor ( - 32.500) 265.600 Siç është theksuar edhe më parë, kostoja e shitjes është një tregues shumë i rëndësishëm për llogaritjen e rezultatit të njësisë ekonomike. Ajo paraqet elementin kryesor të shpenzimeve që bënë njësia ekonomike në aktivitetin e saj. Për këtë arsye është e rëndësishme organizimi i saktë i evidencës kontabël dhe llogaritja e drejtë e tyre gjatë një periudhe kontabël. 3.1.3 Shpenzimet e pëgjithshme të veprimatrisë së njësisë ekonomike. Për realizimin e aktivitetit të njësisë ekonomike, për proçesin e blerjes,prodhimit,shërbimit,shitjes dhe organizimit të tij në përgjithësi, përveç shpenzimeve që përfshihen në koston e drejtë për drejtë të tij, bëhen dhe një sërë shpenzimesh të tjera. Këto shpenzime në kontabilitet quhen shpenzime të përgjithshme ose shpenzime të veprimtarisë së njësisë. Këto shpenzime luajnë një rol të rëndësishëm në kalkulimin e rezultatit përfundimtar të njësisë (fitimit ose humbjes).

  24. Ato shpenzime rritin koston e mallrave,produkteve apo shërbimeve të shitura, duke ndikuar në uljen e fitimit të tij. Duke qënë se këto shpenzime bëhen për për aktivitetin e njësisë ekonomike ato duhet të përballohen, në fund të fundit, nga të ardhurat e realizuara nga shitja. Kontabiliteti duhet të sigurojë informacionin e nevojshëm në lidhje më llojin dhe madhësinë e këtyre shpenzimeve. Ky informacion do t`i shërbejë drejtusve të njësisë ekonomike për të marrë vendimet e duhura në lidhje me përcaktimin e një madhësie ekonomikisht optimale në kyerjen e këtyre shpenzimeve. Në kontabilitet këto shpenzime evidentohen në llogari të veçanta të shpenzimeve, në përputhje me natyrën dhe llojin e tyre pavarësisht se kujt funksioni i përkasin ato nga këndvështrimi i drejtimit të brendshëm. P.sh.çelen llogaritë: “Shpenzime për paga”, “Shpenzime telefoni”, “Shpenzime amortizimi”, etj. Por për nevoja të drejtimit, shpenzimet e përgjithëshme ose të veprimtarisë në kushtet e njësisë ekonomike ndahen në tri grupe kryesore: 1) Shpenzime të veprimtarisë së njësisë, që përfshin të gjitha shpenzimet e kryera në lidhje me realizimin e proçesit të shitjes. Këtu përfshihen shpenzimet e reklamave tregtare, të ekspozimit të mallrave apo produkteve, të nxitjes së shitjes së tyre, të pagave të punonjësve , të shpërndarjes apo të paketimit, etj.

  25. 2) Shpenzimet administrative, ku pëfshihen të gjitha shpenzimet që lidhen me organizimin dhe drejtimin e njësisë ekonomike në përgjithësi. Këtu përfshihen shpenzimet për mbajtjen e kontabilitetit, për pagat e personelit administrativ, për mbajtjen e zyrave, etj. 3) Shpenzimet e tjera, ku pëfshihen shpenzimet me karakter të përgjithshëm dhe ato që nuk përfshihen në dy grupet e para. Si të tilla mund të përmenden shpenzimet për mbrojtjen në punë, shpenzime qiraje, shpenzime për sigurim pasurie, etj. Ky klasifikim është shumë i rëndësishëm dhe i shërben organizmit dhe drejtimit të brendshëm të njësisë ekonomike. Për të ndjekur këto shpenzime dhe për ti pasqyruar ato në mënyrë analitike çelen, llogari analiza të veçanta. Në përgjithësi, regjistrimi i këtyre shpenzimeve bëhet, kur ato ndodhin, në debi të llogarive të shpenzimeve (sipas llojit të shpenzimit të kryer) dhe në kredi të një llogarie të aktiveve ose të detyrimeve. Në fund të periudhës kontabël, llogaritë e shpenzimeve si ato të blerjes, prodhimit apo ato të përgjithshme mbyllen duke i kaluar tepricat e tyre në debi të llogarisë “Përmbledhje e të ardhurave dhe shpenzimeve”.

  26. Në mënyrë skematike paraqitet në skemën 1 dhe 2.

  27. Skema 2:

More Related