java 9 n.
Download
Skip this Video
Loading SlideShow in 5 Seconds..
Teori personaliteti PowerPoint Presentation
Download Presentation
Teori personaliteti

Loading in 2 Seconds...

play fullscreen
1 / 18

Teori personaliteti - PowerPoint PPT Presentation


  • 117 Views
  • Uploaded on

Java 9. Teori personaliteti. Otto Rank. 1924 “Trauma e lindjes ” Arti , miti, feja, filozofia dhe terapia përshkohen nga ankthi i ndarjes në një fazë para zhvillimit të kompleksit të Edipit Një tjetër konsideratë kritike e Rank ishte dhe mungesa e emocioneve tek terapeuti

loader
I am the owner, or an agent authorized to act on behalf of the owner, of the copyrighted work described.
capcha
Download Presentation

PowerPoint Slideshow about 'Teori personaliteti' - galvin


Download Now An Image/Link below is provided (as is) to download presentation

Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author.While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - E N D - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Presentation Transcript
otto rank
Otto Rank
  • 1924 “Trauma e lindjes”
  • Arti, miti, feja, filozofia dhe terapia përshkohen nga ankthi i ndarjes në një fazë para zhvillimit të kompleksit të Edipit
  • Një tjetër konsideratë kritike e Rank ishte dhe mungesa e emocioneve tek terapeuti
  • Marrja parasysh e eksperiencës emocionale – gjithë ndjenjat, sentimentet, mendimet, dëshirat – të reduktuara si vetëm pjesë e seksit ishte një nga gabimet më të mëdha të Freudit sipas Rank, sepse emocionet janë ndërlidhëse dhe bashkëvepruese.
slide3
Rank
  • Psikoterapia e Rank quhej edhe terapia e “tani-dhe-këtu”, duke qenë se ai mundohej të analizonte jetën emocionale në të tashmen.
  • Ai zëvendësoi termin e represionit të Freudit me termin e mohimit, gjë që çon në dëshirën emocionale të pacientit për të qëndruar “ i sëmurë” në të tashmen, tani dhe këtu. Neurotiku jeton shumë në të kaluarën dhe per këtë arsye themi se ai nuk po “jeton”, tani dhe këtu.
konceptet kryesore t rank jan
Konceptet kryesore të Rank janë
  • marrëdhëniet ndërlidhëse mes njerëzve,
  • eksperiencat,
  • terapia tani-dhe-këtu,
  • arti,
  • dëshira krijuese dhe
  • neuroza si një dështim i krijueshmërisë
slide5
Rank
  • ndarja nga mendimet, emocionet dhe sjelljet janë esenca e zhvillimit dhe rritjes psikologjike.
  • zhvillimi njerëzor është një proçes ndërtimi që zgjat gjithë jetën, që kërkon negocim të vazhdueshëm dhe rinegocime për lidhjen dhe identifikimin, për dëshirën e ndarjes dhe unifikimit.
slide6
Rank
  • Në çastin e lindjes individi provon shokun e parë të ndarjes, në proçesin e adaptimit njeriu ndahet përsëri, këtë radhë ndahet nga vetja e tij primitive
  • Frika e jetes: frika e ndarjes dhe individualizimit
  • Frika e vdekjes:frika e bashkimit dhe unifikimit, me pak fjalë e humbjes së individualitetit.
slide7
Rank
  • Vepra e artit shihet si një simptomë emergjente e konfliktit psikik.
  • Artisti me anë të realizimit të veprës së tij të artit plotëson një dëshirë vetiake libidike
slide8
Rank
  • Kjo hipotezë e ekzistencës së një instikti krijues na lejon të përballemi me anullimin e paevitueshëm të qenies njerëzore, dhe në këtë mënyrë impulsi për të krijuar është një mënyrë për të rezistuar ndaj këtij anullimi, për të fituar kohë ndaj vdekjes.
slide9

Duke u lidhur me terapinë, një neurotik mund ta konsiderojmë si një person që ka mbetur i bllokuar në dimensionin e vet krijues, tek ai që do ta dallonte nga kolektivi.

slide10
Rank
  • mes individit normal, neurotikut dhe artistit: i pari nuk lëviz nga rregullat, jeton në një botë me garanci dhe siguri të rreme, i dyti ka kuptuar nevojshmërinë e vetes për t’u liruar dhe individualizuar, por ka dështuar në këtë mision dhe është bllokuar pa lëvizur as para as prapa, ndërsa artisti kupton nevojën e individualizimit, pra, e kupton se duhet të krijojë një botë të jashtme ndryshe nga e brendshmja
slide11
Rank
  • Rank gjithashtu zhvesh pulsionin krijues nga instiktet seksuale duke i dhënë trajta antiseksuale.
  • Artisti, pra është një trasgresor ndaj kolektivit, kërkon autonomi. Arti paraqet një lirim gradual nga varësia ndaj kanunit të kolektivit, një evolucion krijues dhe individual i personalitetit.
slide12
Rank
  • Jeta jonë e përditshme është një sekuencë e veprimeve që tentojnë të krijojnë për ne diçka personale. Edhe me mënyrën e veshjes, në mënyrë relativisht të pandërgjegjshme kërkojmë të dallohemi, të jemi origjinalë, të veçantë, duke ndjerë një nevojë tonën të brendshme për t’u diferencuar. Secili prej nesh e percepton kolektivin si një dimension tërheqës por të rrezikshëm
slide13
Rank
  • Me aktin krijues distancohemi nga kuadri kolektiv për t’u futur në një rrugë personale, në fund të së cilës do t’i përgjigjemi vetes se si e kemi përdorur jetën tonë.
trauma e lindjes
Trauma e lindjes
  • moment jashtëzakonisht traumatik për femrën, por akoma më shumë duhet të jetë për të sapolindurin, që në këtë mënyrë gjendet përballë një sërë vështirësish fiziologjike që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë me një ambient të ri dhe veçanërisht përjeton në mënyrë traumatike eksperiencën e tmerrshme të shkëputjes nga nëna
slide15
Rank
  • jeta jonë dominohet nga nostalgjia dhe nga dëshira për t’u rikthyer në gjendjen e paralindjes, dhe se individi që vjen në terapi nuk kërkon gjë tjetër veçse një rikthim në gjendjen fillestare
slide16
Rank
  • Trauma e lindjes është e vështirë për t’u kapërcyer sepse prodhon një ankth të pazgjidhshëm, pikërisht sepse është primare, dhe personave u duhet mjaft kohë deri edhe vite të tëra, gjithë fëmijëria për ta metabolizuar. Ata që nuk arrijnë ta asimilojnë zhvillojnë gjendje neurotike.
slide17
Rank
  • Krijueshmëria na lejon, pra, të kundërshtojmë eksperiencën e vështirë, shokuese të lindjes. Për të përballur ankthin e vazhdueshëm ne mundohemi t’i japim jetës sonë një kuptim, mundohemi të realizojmë dëshirat, duke kënaqur ndjenjën se kemi realizuar diçka, si në rastin më banal në kalimin e një provimi.
slide18
Rank
  • Terapeuti duhet të shtyjë pacientin të marrë në dorë jetën e vet me anë të ushtrimit të kundërvullnetit dhe me anë të aftësisë për të kundërshtuar. Pra një qëndrim jo i nënshtruar, për të liruar Veten nga kushtëzimet kolektive, dhe këtu mund të bëjmë një paralelizëm si me Jung ashtu dhe me Adler, nga ana teorike. Rank vuri në dukje një aspekt të rëndësishëm siç është ai i një raporti të thellë mes analistit dhe pacientit.