1 / 39

Spitali i Prizrenit

Spitali i Prizrenit. Raporti janar – nëntor 2011. HYRJE

chiara
Download Presentation

Spitali i Prizrenit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. SpitaliiPrizrenit Raporti janar – nëntor 2011

  2. HYRJE - Spitali Regjional i Prizrenit momentalisht ka 517 shtretër me 762 punëtor dhe i shërben një popullate prej përafërsisht 400.000 banorëve, që i mbulon gjashtë komuna: Dragash, Rahovec, Malishevë, Suharekë, Mamushë dhe Prizren. - Spitali përbëhet prej 5 departamenteve mjekësore dhe një jomjekësor të cilët përmbajnë 26 reparte dhe shërbime të ndryshme mjekësore. - Kompleksi spitalor përbëhet prej 7 objekteve spitalore me një sipërfaqe të përgjithshme prej 22.000 m² ku janë të vendosur repartet dhe shërbimet mjekësore dhe prej 3 objekteve përcjellëse në një sipërfaqe prej 1.500 m² ku janë të vendosura shërbimet përcjellëse / lavatorja dhe ngrohtorja, sterilizimi i mbeturinave mjekësore infektive. - Në kuadër të spitalit për shkak të mungesës së kuadrit profesional ende nuk janë funksionale, shërbimi i patologjisë dhe ai i mikrobiologjisë ndërsa edhe pse kemi të punësuar, mjekë specialistë të mjekësisë ligjore ky shërbim për shkak të barierave ligjore nuk është aktivizuar që nga periudha e pasluftës.

  3. Raportimbiaktivitetspitalore

  4. KONKLUDIME • Numri i të punësuarve në vitin 2011 krahasuar me vitin 2011 është për 4.38% më i madhe (762:730). • Struktura e të punësuarve në këtë periudhë ka pësuar ndryshim radikal sa i përket proporcionit punëtorë shëndetësorë me ata joshëndetësorë: • Në vitin 2001 proporcioni ka qenë punëtorë shëndetësorë 69.18% me punëtorë joshëndetësorë 30.82% • Në vitin 2011 proporcioni është: punëtorë shëndetësorë 80.97% me punëtorë joshëndetësorë 19.80% • Rritjen më të madhe ka pasur stafi mjekë - specialistë ku në vitin 2011 krahasuar me vitin 2001 kemi një rritje prej 74.19% (162:93). • Për momentin në Regjionin e Prizrenit nuk ekziston asnjë mjekë - specialistë i papunësuar.

  5. Gjate viteve numri i përgjithshëm i shtretërve ka pësuar zvogëlim dy herë dhe atë • Në periudhën 2001-2004 ka pasur 650 shtretër ku shfrytëzimi mesatar i shtretërve ka qenë ndërmjet 65-71% ndërsa mesatarja e zgjatjes së shërimit ka qenë 5.73-6.54 ditë. • Në periudhën 2005-2007 numri i shtretërve ka pësuar zvogëlim dhe ky numër ka qenë 578 shtretër. Në këtë periudhë shfrytëzimi mesatar i shtretërve ka qenë ndërmjet 58-67% ndërsa gjatësia mesatare e shërimit ka qenë 4.53 deri 5.13 ditë. Në vitin 2007 ka filluar punën ndërtesa e re e emergjencës e cila ka mundësuar një diagnostifikim më të mirë dhe ka zvogëluar nevojat e trajtimit spitalor të të sëmurëve. Numri i pacientëve që janë trajtuar në observim ka një rritje të dukshme në këtë periudhë. • Në periudhën 2008-2011 numri i përgjithshëm i shtretërve është 517 me një shfrytëzueshmëri mesatare të shtretërve që sillet ndërmjet 62.02 deri 67.07% dhe me një mesatare të gjatësisë së shërimit 4.65 deri 4.32 ditë. • Për momentin janë duke u bërë analizat që numri shtretërve të pësoj prapë zvogëlim pasi që me aftësimet profesionale që janë duke u kryer me projektin e Luksemburgut një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet trajtimit të pacientëve me metodat endoskopike që kanë një trajtim postoperativ më të shkurtër.

  6. Në periudhën 2001-2010 numri i të operuarve ka pësuar një rritje prej: 62.16% (5.306:3.272). Në këtë periudhë vërehet një rritje shumë e madhe e intervenimeve kirurgjikale në akusheri – secio sesare ku në vitin 2010 krahasuar me vitin 2001 kjo rritje është 63.44% (760:465). • Në periudhën 2002-2010 kemi një rënje sa i përket: • Lindjeve, për 3.37% (4.295:4.445) ndërsa numri i • Të posalindurve, për 2.46% (4346:4456). • Kjo rënje e Natalitetit është shumë më e ultë se rënja në nivel të Kosovës e cila ka një përqindje shumë më të madhe. • Kemi një ngritje të lindjeve me secio në vitin 2011 kjo përqindje është 18.76% ndërsa në vitin 2002 kjo përqindje ka qenë 11.30%.

  7. Tabela 2-Indikatorët krahasues -ambulancat specialistike

  8. Konkludime • Vizitat specialistike kanë shënuar rritje në vitin 2010 krahasuar me vitin 2001 për 121.66% (187.360:84.524). Rritja më e madhe është shënuar në periudhën pas hapjes së ndërtesës së re të emergjencës ku puna e ambulancave specialistike është organizuar shumë më mirë dhe më e pajisur me pajisje të ndryshme diagnostike. • Shërbimet e ndryshme diagnostike laboratorike dhe radiologjike kanë shënuar një rritje prej 83.33% në vitin 2010 krahasuar me vitin 2001. Rritje më të madhe kemi pasur në radiologji që ndikim kanë pasur pas blerjes së CT scanerit dhe mamografit / në vitin 2007; dhe ultrazërit dopler color në vitin 2008 dhe në laboratorin biokimik. • Një rritje të madhe ka shënuar edhe shërbimi i hemodializës që për këtë periudhë 10 vjeçare ka rritje në ofrim të shërbimeve prej 59.71%; si dhe në numër të të sëmurëve nga 95 që kanë qenë në vitin 2001, në 185 të sëmurë që janë për momentin.

  9. Tabela 3 -RAPORTI I PëRMBLEDHJESSëSHëRBIMEVETë OFRUARA Në OBJEKTIN E RI TëEMERGJENCëSNëPERIUDHëN 2007-2011

  10. Konkludime • 1. Në periudhën janar 2007 - qershor 2011 d.m.th. periudha prej kur është në funksion ndërtesa e re e emergjencës iu është ofruar trajtim mjekësor 692.254 pacientëve të ndryshëm, apo mesatarisht për një vit 138.450 trajtime të ndryshme mjekësore. • 2. Nëse bëjmë krahasimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore para lëshimit në punë të ndërtesës së re të emergjencës / krahasuar me vitin 2006 / atëherë numri shërbimeve shëndetësore të ofruara është rritur mesatarisht për 138.08% apo për 38.186 pacientë janë trajtuar më shumë krahasuar me kushtet e para hapjes së kësaj ndërtese. • 3. Nëse do të kishim shndërruar në vlerë monetare shërbimet e ofruara gjatë kësaj peruidhe, atëherë vlera totale e shërbimeve shëndetësore të ofruara në ndërtesën e emergjencës së re për periudhën janar 2007 - nëntor 2011 është 12.570.803 euro apo mesatarisht për një vit vlera finansiare e shërbimeve shëndetësore të ofruara është 2.514.160 euro • c

  11. Tabela 4 - RAPORTI I BUXHETIT I ALOKUAR Në PERIUDHëN 2002-2011

  12. Konkludime • Buxheti për paga: viti 2011 krahasuar me vitin 2002 ka rritje për 389.38% (4.0979.919 / 1.052.395) • Buxheti për mallëra e shërbime dhe shpenzime komunale viti 2011 krahasuar me vitin 2002 ka zvogëlimpër 11.72% (1.052.481:1.178.834.00) • Pjesëmarrja e buxhetit për paga në buxhetin total në vitin 2006 ka qenë 36.53% (1.760.986/4.820.351) ndërsa në vitin 2011 kjo pjesëmarrje është 60.02%(4.097.919/7.009.184.00) • Pjesëmarrja e buxhetit për mallëra e shërbime dhe shpenzime komunale në vitin 2006 krahasuar me buxhetin total të vitit 2006 ka qenë 21.29% (1022.666/4.820.351) ndërsa në vitin 2011 kjo pjesëmarrje është 14.34% (1.005.481:7.009.184.00)

  13. Nëse merren për bazë investimet kapitale nga Ministria e Shëndetësisë që janë kryer në periudhën 2004-2010 e që janë më shumë se 4.468.562 euro të cilat kërkojnë mirëmbajtje, në anën tjetër rritjen e çmimeve në këtë periudhë atëherë mund të konkludohet se: • Buxheti i Spitalit të Prizrenit ka një strukturë mjaft të pafavorshme strukturore të rritjes së buxhetit pasi rritja e buxhetit nuk është kryer në mënyrë proporcionale sa i përket vijes buxhetore mallëra e shërbime dhe shpenzime komunale pasi që kemi në zvogëlim të kësaj vije buxhetore nga viti në vit • Pjesëmarrja e kësaj vije buxhetore në buxhetin total në vitin 2006 ka qenë 21.29% ndërsa në vitin 2011 kjo pjesëmarrje është 14.34%

  14. Tabela 5-Kostoja e sherbimeve spitalore dhe ambulantore tërealizuara në periudhën janar -nëntor duke u bazuar nëçmimoren e përkohshme të MSH

  15. Komente • Kalkulimi është kryer për shërbimet që janë realizuar gjatë vitit 2011 duke e përdorur çmimoren e shërbimeve shëndetësore të aprovuar nga MSh. • Kalkulimi është kryer vetëm për pjesën bazike të shërbimeve shëndetësore me një çmim mesatar për çmimet e ofruara.

  16. Tabela 6- Kostoja e shërimit të të sëmurëve pa shpenzime të bllokut operativ anestesionit dhe diagnostikës janar - nëntor 2011 - sipas shpenzimeve të realizuara dhe buxhetit te harxhuar

  17. Tabela 7 - Kostoja e shërimit të të operuarve me shpenz. bllokut operativ dhe anestesionit, pa shpenzime të diagnostikës janar - nëntor 2011

  18. Konkludim nga tabela 6 dhe 7 • Kalkulimet e shpenzimeve mesatare të paraqitura në tabelat e mësipërme janë përpunuar duke u bazuar në indikatorët: numri i të punësuarve; sipërfaqja e repartit / njësisë, numri i të sëmurëve të shëruar në reparte, numri i mjekëve kujdestarë dhe infermierëve, harxhimet e barërave dhe materialit harxhues si dhe buxheti i harxhuar në këtë periudhë. • Shpenzimet më të mëdha në këtë periudhë i ka shpërblimi i hemodializës i cili edhe pse është shërbim ambulantor për shkak të materialit që përdoret për këtë shërbim e bën që koston ta ketë më të lartë. • Si karakteristikë është se në shpenzimet totale të barërave dhe materialit harxhues nga lista esenciale, dializa merr pjesë me 63.92% në shpenzimet totale të kësaj vije buxhetore. • Disa reparte për shkak të numrit të vogël të të sëmurëve, hapësirës dhe kuadrit që disponojnë kanë koston e shërimit më të lartë (psikiatri, infektivë, neurologji). • Shpenzimet më të larta të të sëmurëve që kanë trajtim operativ janë në urologji, oftalmologji ndërsa më të ultat janë në akusheri dhe kirurgji.

  19. Aktivitetet kryesore gjatë vitit 2011 Planifikimi i aktiviteteve për vitin 2011 është punuar duke u bazuar në planin e veprimit për vitin 2011 si dhe udhërrëfyesin për përpilim të raportit të punës për vitin 2011 për institucionet shëndetësore të pregatitur dhe aprovuar nga MSh.

  20. DETYRAT E PARAPARA ME PLANIN E VEPRIMIT PëR REALIZIM Në VITIN 2011 • Komisioni për regjistrim të pajisjes mjekësore ekzistuese ka kryer punën e vet dhe ka pregatitur raportin i cili në vehte përmbanë: • Pajisja ekzistuese • Nevoja për pajisje të reja • Nevojat për pjesë rezervë të pajisjes mjekësore ekzistuese si dhe nevojat për servisime dhe mirëmbajtje

  21. Komisioni për konstatim të gjendjes së infrastrukturës spitalore ka kryer punën e vet dhe ka konstatuar: • Gjendjen e objekteve spitalore ku si prioritet ka parashtruar rregullimin e fasadës së objekteve spitalore • Mirëmbajtje preventive të sistemit solar të ujit të nxehtë dhe të sistemit të ngrohjes qendrore me theks të veçantë në rrjetin e gypave të jashtëm të këtij sistemi • Mirëmbajtjen preventive të sistemit qendror të gazrave mjekësore me theks të veçantë shfrytëzimin sa më të mirë të sistemit të prodhimit të oksigjenit me mundësi të furnizimit edhe Spitalet Rajonale të Gjakovës dhe Pejës • Mirëmbajtjen e sistemit të ujit të pijshëm me një theks të veçantë aktivizimin e sistemit të prodhimit të ujit nga ana e Spitalit me shpuarje të puseve dhe ndërtim të sistemit të prodhimit të ujit të pijshëm. Realizimi i këtij projekti do të ketë levërdi të shumfishtë. Sigurimi i ujit pa ndërprerë 24 orë dhe ulje e kostos së shpenzimit të ujit. • Aktivizimi i të gjithë hidrantëve si dhe shkallëve emergjente nëpër objekte spitalore • Mirëmbajtjen dhe servisimin e ashensorëve nëpër objekte spitalore

  22. Komisioni për ndërrime dhe plotësim të statutit dhe rregulloreve të brendshme të spitalit ka pregatitur propozimet e rregulloreve dhe statutit që duhet ndryshuar duke u bazuar në ndryshimet që janë bërë me aprovimin e Ligjit të punës mirëpo ndryshimet dhe plotësimet do të kryhen pasi që të aprovohet Ligji i ri i Shëndetësisë dhe ai për Sigurime Shëndetësore.

  23. Aktivitetet tjera dhe vështirësitë • Furnizimi me barëra gjatë vitit 2011 ka qenë stabil sa i përket furnizimit të pjesëve vitale të spitalit:emergjenca,kujdesi intensiv, materniteti,blloku operativ dhe dializa.Kohën e fundit ndihet mungesë e disa anestetikëve. • Problem në vehte në këtë periudhë ka paraqitur edhe buxheti i cili nga fillimi ivitit është zvogëluar për 50.000 euro ndërsa në shtatore prapë ka qenë edhe një zvogëlim prej 46.000 eurosh dhe kjo po pamundëson funksionim normal të spitalit.Mungesa e buxhetit ndihet në vijën buxhetore mallëra e shërbime dhe shpenzime komunale.Kemi vështirësi të mëdha për përmbyllje të vitit për shkak të mungesëssë buxhetit për sigurim të ushqimit për të sëmurit dhe lëndë djegëse për nxemje. • Për shkak të renovimeve të kryera në hapësirat e bllokut operativ dhe në repartet kirurgjike kemi qenë të detyruar që në periudhën kohore korrik - tetor të ndërpriten operacionet elektive e kjo ka bërë që edhe shfrytëzimi i kapaciteteve të jetë më i ultë.

  24. Analiza e fazës së dytë të projektit të përbashkët në mes të Qeverisë së Luksemburgut dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës • Faza e dytë e projektit të përbashkët në mes të Qeverisë së Luksemburgut dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës ka startuar në mars të vitit 2009 dhe pritet që të përmbyllet në fund të vitit 2013. • Projekti i përmendur është vazhdimësi e fazës së parë të Projektit të realizuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit por kjo fazë e ka një diapazon më të gjerë të implementimit. • Spitali i Prizrenit i ka pjesët e veta që janë duke u realizuar në këtë projekt e që përfshijnë:

  25. 1. Përmirësimi i infrastrukturës spitalore: -Renovimi i farmacisë qendrore -Renovimi i dhomës së zgjimit, -Ndërtimi i kujdesit intensive për neonatologji dhe -Sigurimi i pajisjeve mjekësore për laboratorin e patologjisë 2. Aftësimi profesional i stafit mjekësor - grupi i parë prej 16 profesionistësh mjekësor që nga 05.06.2011 deri 29.08.2011 kanë qenë në aftësime profesionale 3 mujore në Universitetin e Edirnes të Republikës së Turqisë me grupin e dytë nga spitali i Prizrenit kanë shkuar në aftësim profesional në Edirne edhe 3 profesionistë. Në kuadër të spitalit kanë filluar që aftësimet e kryera profesionale të grupit të parë të japin rezultate me kryerjen e intervenimeve të reja me endoskopi ne urologji dhe ORL. 3. Programi i SISH-it do të përfshijë në tërësi Spitalin e Prizrenit si dhe QKMF e Regjionit të Prizrenit. 4. Pritet që të startojë edhe pjesa e projektit që ka të bëj me hartimin e udhëzuesve klinikë.

  26. Prioritetet e Spitalit për periudhën 2012-2015 • Gjendja e rëndë finansiare e shëndetësisë Kosovare po pamundëson që të ndjekim trendet e reja të zhvillimit të shëndetësisë botërore. • Gjatë këtyre katër viteve të fundit 2008-2011 jemi munduar që të realizojmë projekte që do të arrinin që të zvogëlojnë koston e ofrimit të shërbimeve shëndetësore. • 1.Si projekt më prioritar ka qenë shndërrimin e sistemit të nxemjes qendrore nga përdorimi i naftës për djegie në mazut. Këtë kemi arritur ta realizojme gjatë vitit 2009 dhe tash harxhimet e nxemjes i kemi zvogëluar për 50%. • 2. Paralelisht me realizimin e këtij projekti kemi realizuar edhe projektin e sistemit të ujit të nxehtë nëpërmjet nxemjes solare. Tash në të gjithë spitalin është instaluar uji i nxehtë nëpërmjet nxemjes solare. 3. Gjatë vitit 2009-2010 është instaluar sistemi qendror i gazrave mjekësore në të gjitha objektet spitalore si dhe janë renovuar në tërësi 5 salla operative të degëve kirurgjike që mund të thuhet se janë me modernet ne Kosovë. • Gjatë vitit 2011 është realizuar edhe pjesa e fundit e projektit të gazrave mjekësore me instalimin e gjeneratorit që do të prodhojë oksigjen medicinal. Me lëshimin në punë të këtij projekti / pritet kah fundi i shtatorit 2011 spitali nuk do të blejë oksigjen medicinal por do ta prodhojë vet këtë. Kursimet vjetore nga ky projekt do të jenë prej 45.000-60.000 euro. 4. Në shtator është lëshuar në përdorim impianti i sterilizimit të mbeturinave mjekësore projekt që është realizuar me ndihmën e Ministrisë së ambientit dhe planifikimit hapësinor i Republikës së Kosovës. • Me këtë projekt do të mundësohet që të gjitha mbeturinat mjekësore infektive të sterilizohen dhe të shndërrohen në mbeturina të zakonshme.

  27. Projektet prioritare emergjente për realizimnë periudhën 2012-2014

  28. Furnizimi i spitalit me ujë të pijshëm • Ka vështirësi të medha sa i përket furnizimit të spitalit me ujë të pijshëm. Mungesa e rregullt të ujit të pijshëm po na krijon vështerësi të medha në mbajtjen e higjienës nëpër objekte spitalore si dhe po vështirëson edhe punën e shërbimeve kyqe të spitalit: shërbimit të hemodializës si harxhues shumë i madh i ujit, bllokut operativ, sistemit të sterilizimit qendrore dhe sallave të lindjes • Harxhimet ditore të spitalit me ujë janë 450.0000 - 500.000 litra ujë sasi të cilën për momentin furnizimi qendrore – ujësjellësi i qytetit në mungesë të kapaciteteve nuk është në gjendje të na kryej furnizimin. • Problemi financiar është shkaktar i dytë i furnizimit të spitalit me ujë të pijshëm. Brenda vitit harxhimet e ujit të pijshëm e tejkalojnë shumën prej 150.000.00 euro, kjo shumë është tepër e lartë për buxhetin ekzistues të Spitalit të Prizrenit. • Për të mundur që të krijojmë kushte për një furnizim të rregullt të spitalit me ujë të pijshëm kemi kryer hulumtimet në sigurimin e ujit nga burimet vetanake të ujit. • Shpuarja e parë është kryer dhe sipas analizave të kryera të ujit të siguruar nga kjo shpuarje uji është i një kualiteti shumë të lartë dhe i përdorshëm për pije dhe kapacitetet e kësaj shpuarje jane 4.2 lit/sek apo 362.880 litra brenda 24 orëve. • Nevojat e spitalit brenda 24 orëve me ujë të pijshëm janë ndërmjet 450.000-500.000 litra e kapacitet e shpuarjes së parë plotësojnë për 75% të nevojave me ujë të pijshëm. • Për të mundur që të kompletohet projekti i filluar na nevojiten mjete shtesë për fazën e dytë të këtij projekti e që ka të bëj me: - Ndërtimin e basenit –rezervuarit për ujë të pijshëm me kapacitet prej 600.000 litrash me pjesët përcjellëse - Sistemit të vënjes në qarkullim të ujit të pijshëm nga baseni-rezervuari deri në objektet spitalore si dhe sistemi i filtrimit komplet me pajisje fazonike - Hulumtimi dhe shpuarja e dytë e kërkimit të ujit të pijshëm • Ky projekt është përfshirë në buxhetin e aprovuar nga MSh për vitin 2012 dhe i njejti pritet që deri në qershor të vitit 2012 ky projekt të përmbyllet dhe të filloj furnizimi i spitalit me ujë.

  29. 2. Sigurimi i paisjes mjekësore emergjente dhe instrumenteve për bllokun operativ • Gjatë vitit 2011 janë blerë një pjesë e instrumenteve endoskopike për aktivizim të endoskopit të ORL, urologjisë dhe atroskopit të ortopedisë, mirëpo gjatë vitit 2012 është e domosdoshme që të blehet edhe pjesa tjetër e nevojshme për funksionim normal të kësaj pajijse. • Problem në vehte janë instrumentet e tejvjetëruara dhe amortizuara të blokut operativ për të gjitha degët kirurgjike. Instrumentet e përmendura shumica janë donacion në periudhën e pasluftës të cilët për shkak të përdorimit të pandërprerë janë në një gjendje të rëndë. • Duhet blerë edhe pajisje të re për emergjencë dhe për kujdesin intensiv të neonatologjisë. • Buxheti për këtë destinim është i planifikuar nga MSh në periudhën 2012-2014 ku janë paraparë për këtë destinim 550.000 euro për pajisje dhe 250.000 euro për inventarë.

  30. 3. Rregullimi i infrastrukturës së jashtme për furnizim me energji elektrike duke investuar në rritjen e kapaciteteve të trafos ekzistuese dhe të gjeneratorëve • Ndryshimet e mëdha të kryera me investimet e bëra në periudhën e fundit po na krijojnë vështirësi të mëdha edhe sa i përket kapaciteteve ekzistuese të spitalit me energji elektrike. Momentalisht spitali është me kapacitete të trafove me gjendjen e viteve të 1990. Kjo po pamundëson dhe vështirëson një furnizim të rregullt me energji elektrike. Korporata energjetike e Kosovës sivjet do të investojë në ndërrimin e kabllove furnizues nga Trafoja me tension të lartë e qytetit deri në trafon e spitalit i mbetet që mënyrë urgjente të sigurojë mjete për ndërrimin e trafos ekzistuese me një trafo me kapacitete më të mëdha. Sigurimin e dy gjeneratorëve të rinjë me kapacitet të përgjithshëm prej 1500 kW/h dhe sigurimin e UPS me kapacitet prej 100 kë/h. Buxheti për këtë projekt është i paraparë me rregullimin e infrastrukturës spitalore për periudhën 2012-2014 janë paraparë 500.000 euro.

  31. 4. Linja e prodhimit të tretjeve intravenoze - infusione sterile • Për momentin në Kosovë nuk është asnjë prodhues i tretjeve intravenoze për të sëmurit. Nevojat vjetore të Shëndetësisë Kosovare janë ndërmjet 1.800.000 deri 2.000.000 infuzione intravenoze të ndryshme (NACL 0.9%; ringer.glukozë 5% dhe 10%, manitol, etj.) • Spitali i Prizrenit për nevoja të veta deri në vitin 2000 ka prodhuar vet infuzionet intravenoze por në mungesë të kushteve pas luftes kjo linjë e prodhimit është ndërprerë. • Në kuadër të Spitalit ekziston shërbimi i dializës në kuadër të të cilit funksionon edhe sistemi i Osmozës i cili kryen destilimin e ujit i cili ujë mund të shfrytëzohet për prodhim të infuzioneve intravenoze. Objekti i dializës në të njejtën kohë ka në disponim edhe katin përdhesë në një sipërfaqe prej 500 m2 e cila mund të përdoret për nevoja të montimit të linjes së prodhimit të infusioneve intravenoze. • Kapacitetet prodhuese të kësaj linjë do të jenë 3.000.000-3.500.000 tretje intravenoze të cilat përmbushin nevojat e shëndetësisë kosovare. Vlera e projektit do të sillet diku kah 720.000.00 euro. Çmimi i kalkuluar i një tretjeje intravenoze 500 ml do të jetë ndërmjet 0.26-0.28 cent që është një vlerë përgjysmë më e favorshme se ajo me të cilen momentalisht furnizohet shëndetësia kosovare.

  32. 5. Implementimi i energjisë solare Për implementim të energjisë solare – FOTO Voltaik PV si pjesë të përshtashme janë zgjedhur parkingjet e spitalit ku do të mund të përdoreshin çati për hijezim dhe ato çati njëkohësisht të përdoren për vendosjen e këtyre paneleve që do të jepte edhe një pamje estetike parkingjeve.

  33. 6. Implementimi i ndriçimit të oborrit të Spitalit me ndriçim eficient solar • Ky lloj ndriçimi edhe pse me kosto më të lartë kur krahasohet me ndriçimin klasik siguron kthim të inevstimit për një periudhë 2-3 vjeçare e ndërsa garancion 10 vjeçar që do të thotë se vitet e ardhshme përdoret pa ndonjë kosto shtesë • Për ndriçim të oborrit të kompleksit spitalor të Spitalit janë të nevojshëm 120 drita ndriçimi me një fuqi prej 60 W.

  34. 7. Trajtimi i ujërave të zeza me impiant paket • Trajtimi i ujërave të zeza është një çështje që kërkon shumë kujdes pasi që nëse nuk trajtohen atëherë ato janë shumë të rrezikshme për përhapje të ndonjë epidemie si dhe ndotje të ambientit. • Trajtimi i ujërave të zeza do të bëhet i domsdoshëm me kalimin e kohës dhe pothuajse çdo institucion i madh që do të ketë ndikim në derdhjen e ujërave të zeza do të jetë i detyruar të bëj zgjidhje për këtë çështje shumë problematike. • Si version më i përshtatshëm për spitalin për këtë destinim propozohet nga ekspertët trajtimi i ujërave të zeza me impiant paket. Ky impiant në krahasim me impiantet tjera është dukshëm më i lirë si në koston fillestare ashtu edhe në koston e mirëmbajtjes. • Ky projekt nuk do të ketë ndonjë kthim të investimit por avantazhi i vetëm është se Spitali nuk do të ketë ndikim në mjedis me derdhjen e ujërave të zeza.

  35. 8. Klimatizimi i hapësirave të objekteve spitalore • Infrastruktua e brendshme në objektet spitalore mund të thuhet se është kryer në tërësi. Mungesa e mjeteve finansiare ka pamundësuar klimatizimin e hapësirave spitalore. Për momentin në kuadër të Spitalit me klimatizim janë kryer: blloku operativ qendror me kujdesin qendror intenziv dhe ndërtesa e emergjencës; ndërsa objektet tjera janë pa klimatizim. Temperaturat e larta gjatë sezonës së verës po pamundësojnë ofrimin normal të shërbimeve shëndetësore dhe po paraqesin problem në vehte tek të sëmurit në repartet specifike kirurgjike gjinekologjike dhe pediatri. • Ky projekt do të mundësojë së pari krijim të një komoditeti dhe përmirësim të kushteve për të sëmurit.

  36. 9. Ndërtimi i aneksit të dytë në emergjencën e re për nevoja të kardiologjisë invazive dhe kardiokirurgjisë • Duke u bazuar në Masterplanin e zhvillimit të Spitalit si dhe në mundësitë që janë ofruar me hapjen e Universitetit të Prizrenit ku ekzistojnë mundësitë reale që në një të ardhme të afërt spitali i Prizrenit të merr statusin e institucionit shëndetësor që ofron shërbime shëndetësore të nivelit tretësore /me hapjen e disa degëve të Fakultetit të Mjekësisë / është reale që edhe spitali të pregatitet për këtë destinim. • Në shumicën e reparteve janë të plotësuara kushtet që disa shërbime të nivelit tretësor të ofrohen për Regjionin e Dukagjinit do të startojmë me kujdesin intenziv të Neonatologjisë e në një të ardhme të afërt edhe me patologjinë dhe degët tjera kirurgjike. • Si prioritet në këtë destinim janë sigurimi i kushteve për hapje të kardiologjisë invasive, kardiokirurgjisë, neurokirurgjisë dhe kirurgjisë vaskulare. • Për të gjitha lëmitë ekzistojnë mjekë të specializuar të cilët janë të gatshëm që të startojnë të punojnë në Spitalin e Prizrenit (janë të punësuar në QKUK) në fillim me ardhje sipas rasteve e pastaj të transferohen përgjithnjë në Prizren. • Për sigurimin e pajisjes për këto lëmi ka të interesuar mjaft mjekë specialistë të cilët janë duke punuar nëpër klinika të ndryshme jashtë Kosove të cilët janë të gatshëm që të bashkojnë mjetet për të punuar në Spital të Prizrenit. • Për të bërë këto plane realitet, Spitali është i detyruar të krijojë infrastrukturë për këtë destinim. Si më emergjente paraqitet rregullimi i aneksit Dy në ndërtesën e Emergjencës - Pjesën tjetër, dmth.: kujdesin intensiv qendror dhe njësinë koronare që disponon kjo ndërtesë.

  37. 10. Sigurimi i Rezonancës Magnetike • Për hir të kontinuitetit në zhvillimin e metodave të reja të punës si dhe mbajtjes së nivelit të punës me pajisje moderne mjekësore është e domosdoshme të sigurohet pajisje e ndryshme medicinale për shërbimet e ndryshmemjekësore, në veçanti Rezonanca Magnetike. • Spitali rajonal i Prizrenit që nga viti 2007 ka të instaluar CT scanerin i cili në këtë periudhë sa është në funksion ka kryer mbi 13.000 incizime të ndryshme diagnostike dhe nëse këtë e shndërrojmë në vlerë financiare ka kryer shërbime për 1.300.000 euro. Shuma e shërbimeve të kryera e ka tejkaluar për 5.2 herë (CT është blerë 250.000.00 euro). • Për realizim të programit të paraparë për realizim në periudhën e ardhshme është i domosdoshëm që Spitali të ketë Rezonancën Magnetike. • Stafi mjekësor është i siguruar dhe trajnuar për punë në këtë pajisje. Për momentin një radiolog është në aftësim me programin e Luksemburgut për trajnim në Edirne të Republikës së Turqisë.

  38. Ju Falemnderit!

More Related