strategjia e operacioneve prioritetet konkuruese n.
Download
Skip this Video
Loading SlideShow in 5 Seconds..
STRATEGJIA E OPERACIONEVE & PRIORITETET KONKURUESE PowerPoint Presentation
Download Presentation
STRATEGJIA E OPERACIONEVE & PRIORITETET KONKURUESE

Loading in 2 Seconds...

play fullscreen
1 / 19

STRATEGJIA E OPERACIONEVE & PRIORITETET KONKURUESE - PowerPoint PPT Presentation


  • 293 Views
  • Uploaded on

STRATEGJIA E OPERACIONEVE & PRIORITETET KONKURUESE. 1. Cka kuptojmë me strategji të biznesit?.

loader
I am the owner, or an agent authorized to act on behalf of the owner, of the copyrighted work described.
capcha
Download Presentation

PowerPoint Slideshow about 'STRATEGJIA E OPERACIONEVE & PRIORITETET KONKURUESE' - catalin


An Image/Link below is provided (as is) to download presentation

Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author.While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - E N D - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Presentation Transcript
1 cka kuptojm me strategji t biznesit
1. Cka kuptojmë me strategji të biznesit?

Plani afatgjatë i biznesit quhet strategji e biznesit. Të gjitha vendimet që merren nga kompania duhet të mbështein këtë plan afat-gjatë. Strategjia e operacioneve është një plan afatgjatë i funksionit të operacioneve që specifikon parashikimin dhe përdorimin e burimeve për të mbështetur strategjin e biznesit.

2 cilat jan rolet e funksionit t operacioneve n strategjin e biznesit shpjego ato
2. Cilat janë rolet e funksionit të operacioneve në strategjin e biznesit, shpjego ato?

Roli bazë i operacioneve është zbatimi i strategjisë të cilën e mundësojnë operacionet.

Pa një zbatim efektiv, edhe strategjia më e shkëlqyeshme do të shëndrrohej totalisht në joefektive.

Roli mbështetës i strategjisë shkon përtej zbatimit të thjesht të strategjisë, duhet të zhvillohen ato aftësi që e lejojnë organizatën që të përmirsojë dhe rregullojë qëllimet e saj strategjike.

Roli i tretë është që të udhëheqë strategjinë duke i dhënë asaj një avantazh unik dhe afatgjatë. Kompanitë mund të jenë të suksesshme vetëm duke e pozicionuar vetvetën në treg dhe me operacione tepër mbështetëse.

3 cili sht roli i strategjis s operacioneve
3. Cili është roli i strategjisë së operacioneve?

Roli i strategjisë së operacioneve është të japë planin e funksionit të operacioneve në mënyrë që të mundësohet përdorimi më i mirë I burimeve. Strategjia e operacioneve specifikon politikat dhe planet për përdorimin e burimeve të organizatës në mbështetje të strategjisë së saj konkuruese afatgjatë

slide5

STRATEGJIA E BIZNESIT

Përcakton planin

afatgjatë të kompanisë

STRATEGJIA E

MARKETINGUT

Përcakton planet e

marektingut për të

mbështetur strategjin

e biznesit

STRATEGJIA E

OPERACIONEVE

Ndërton planin për

funksionin e operacio-

neve për të mbështe-

tur st.e biznesit

STRATE|GJIA E

FINANCëS

Ndërton planet financ.

për të mbështetur st.

e biznesit

4 inputet p r nd rtimin e strategjis s biznesit
4. Inputet për ndërtimin e strategjis së biznesit?
  • Misioni
  • Analiza e mjedisit
  • Kopetencat unike
5 formulimi i strategjis s operacioneve
5. Formulimi i strategjisë së operacioneve?

Pas formulimit të strategjisë së biznesit duhet të formulohet strategjia e operacioneve. Strategjia e operacioneve lidh strategjinë e biznesit me funksionin e operacioneve. Kjo strategji fokusohet tek aspektet specifike të operacioneve që i sigurojnë kompanis avantazh konkurues – prioritete konkuruese.

6 cilat jan k to prioritete konkuruese
6. Cilat janë këto prioritete konkuruese?
  • CILëSIA – nënkupton përputhjen e përhershme me parashikimet e klinetëve, pra bërjen e gjërave ashtu sic duhet. Cilësia lidhet me dy dimensione: cilësia e lartë(kërkon nivel të lartë kontakti me klientin dhe nivele të larta ndihmese sidomos për shërbimet) dhe cilësia e qëndrueshme(prodhimin e produkteve apo të shërbimeve që përmbushin specifikimet e projektuara në mënyr të vazhdueshme apo të përhershme). Cilësia e redukton koston dhe rrit sigurinë.
slide9
SHPEJTëSIA – nënkupton intervalin kohor ndërmjet kohës së kërkesës së produkteve dhe shërbimeve nga klientët dhe kohës së marrjes së kësaj kërkese. Shpëjtësia lidhet me tri dimensione: shpërndarjen e shpejtë, shpërndarjen në kohë dhe shpejtësin e zhvillimit. Përparësi e shpejtësis është sepse i redukton rezervat.
slide10
SIGURIA – nënkupton bërjen e gjërave në kohë për klientët për të mundësuar marrjen e sakt të produkteve dhe shërbimeve, atëhere kur atyre ju duhen ose së paku atëhere kur i është premtuar. Përparësit nëse jemi të sigurt: siguria kursen kohën, siguria kursen para dhe siguria jep stabilitet.
slide11
FLEKSIBILITETI – do të thotë të jesh në gjendje të ndryshosh operacioninsipas kërkesave të konsumatorit. Ky ndryshim lidhet me: fleksibilitet të produkteve/shërbimeve, fleksibilitet miks, fleksibilitet volumi, fleksibilitet në shpërndarje.

Fleksibiliteti shpejton kohën e reagimit ndaj kilentëve dhe kursen kohën.

slide12
KOSTO – është objektivi kryesor i cdo kompanie, sepse duke pasur një kosto më të ulët aq më i ulët do të jetë edhe cmimi për konsumatorë.

Të gjitha këto prioritete konkuruese ndikojnë në strategjinë e organizatës.

7 si ndahen prioritetet konkuruese
7. Si ndahen prioritetet konkuruese?
  • Prioritete konkurusese fituese dhe
  • Prioritete konkuruese kualifikuese
8 cilat jan fazat e jet s s produktit dhe ndikimi i tyre n strategji
8. Cilat janë fazat e jetës së produktit dhe ndikimi i tyre në strategji?
  • Faza e futjes së produktit
  • Faza e rritjes
  • Faza e maturimit
  • Faza e rënies
9 komponent t e strategjis s operacioneve
9. Komponentët e strategjisë së operacioneve?
  • Produktet dhe shërbimet
  • Proceset dhe teknologjia
  • Kapaciteti dhe dislokimi
  • Burimet njerëzore
  • Zinxhiri i furnizimit
  • Cilësia
  • Sistemet e planifikimit dhe kontrollit
10 cka kuptojm me produktivitet
10. Cka kuptojmë me produktivitet?

Produktiviteti është raporti i outputeve me inputet. Krijimi i mallrave dhe shërbimeve kërkon shëndrrimin e burimeve në mallra dhe shërbime. Detyra e menaxherit të operacioneve është të përmirsoj këtë raport.

Kemi produktivitetin total, produktivitetin e pjesshëm dhe produktivitetin me shumë faktorë

11 produktiviteti dhe sektori i sh rbimit
11. Produktiviteti dhe sektori i shërbimit?

Faktorët që e bëjnë të vështir këtë matje janë:

  • Kërkohet në përgjithësi harxhim i punës së gjallë
  • Shpesh kërkohet fokusim tek atributet apo dëshirat unike të klientëve
  • Shpesh është i vështir mekanizimi dhe automatizimi
  • Shpesh është i vështir vlerësimi i cilësis
12 hapat n p rmirsimin e produktivitetit
12. Hapat në përmirsimin e produktivitetit?
  • Përcaktimi i matësve të produktivitetit për gjithë operacionet
  • Vështrimi i sistemit si një tërësi ose i përgjithshëm
  • Zhvillimi i metodave për përmirsim të produktivitetit
  • Përcaktimi i qëllimeve të arsyeshme për përmirsim
  • Stimulimi i punëtorëve përmes pagës
  • Matja e përmirsimeve dhe publikimi i tyre