1 / 53

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

callum
Download Presentation

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prof.As.Dr.AgimBINAJLenda:Konceptet e kontabilitetitTema IV-te: Aktivetafatshkurtradhekontabilitetiityre.Leksioni 7a-Aktivetafatshkurtrafinanciaredhekontabilitetiityre, aktivetlikuide, tedrejtatndajtetreteve, matja e kerkesave per arketim.b-Investimetfinanciareafatshkurtra, obligacione, aksione, shitja e investimeveafatshkurtra, rivleresimiityre. Faktoringuikerkesave per tuarketuardheveprimet e riblerjes.Leksione 2 oreSeminare 2 oreLaborator 1 ore

  2. Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.

  3. Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.

  4. Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë. Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.

  5. Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.

  6. Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.

  7. AKTIVET AFATSHKURTRA DHE KONTABILITETI I TYRE ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni Llogaritë e aktiveve Afatshkurtra Investimet afatshkurtra • Aktivet likuide • Aktivet afatshkurtra , të drejtat ndaj të tretëve • Kontabiliteti i të drejtave ndaj të tretëve • Të drejtat ndaj të tretëve • Matja e kërkesave për të arkëtuar ose të drejtave ndaj të tretëve • Investimet afatshkurtra, obligacionet • Shitja e investimeve afatshkurtra • Zhvlerësimi i investimeve afatshkurtra • Faktoringu i kërkesave për t`u arkëtuar

  8. Kontrolli i aktiveve kupton jo vetëm kontrollin ligjor të tyre, pra pronësinë ligjore mbi një rezervë ekonomike, (mbi një aktiv). Sipas standarteve ndërkombëtare të kontabilitetit koncepti i “kontrollit” ka një kuptim më të gjerë. Ai përfshin zotërimin nga njësia ekonomike të rezultateve, pra të përfitimeve që do të sigurohen nga përdorimi i aktivit nga ana e njësisë ekonomike. Ky përfitim kontrollohet vetëm kur njësia ekonomike ka titullin ligjor mbi një aktiv. Psh në kushtet e zotërimit të një aktivi të marrë me kushtet e qerasë financiare, njësia ekonomike nuk është pronare e këtij aktivi, por ajo zotëron të gjitha përfitimet e prodhuara nga aktivi. Prandaj ky aktiv paraqitet në pasqyrat financiare të njësisë ekonomike që e ka marrë me qera financiare, pavarsisht se nuk është pronare ligjore e tyre. Me aktive afatshkurtra kuptohen të gjitha aktivet e njësisë ekonomike që ndikojnë në sigurimin e përfitimeve ekonomike të njësisë me një afat të shkurtër kohe, zakonisht më pak se një vit, 12 muaj (prandaj shpesh quhen qarkulluese). Këto aktive mund të ndahen në tre grupe kryesore që janë: a) Aktivet likuide, ku përfishen mjetet monetare, etj. b) Aktivet afatshkurtra financiare, ku përshihen aktivet e arkëtueshme, investimet afatshkurtra, etj. c) Aktivet afatshkurtra (jofinanciare)materiale, ku bëjnë pjesë të gjitha llojet e rezervave inventariale (materiale, produktet e gatëshme, mallrat, etj.) Detyra kryesore e kontabilitetit është që të sigurojë informacion të plotë dhe të saktë për madhësinë e këtyre aktiveve për çdo lloj, si dhe për ndryshimet që ato pësojnë gjatë aktivitetit të njësisë ekonomike. Për këtë arsye në kontablietet do të çelen llogari të veçanta sintetike për çdo grup dhe nën grup të elementëve të aktivit. Shpjegimi i përmbajtjes së çdo elementi të aktiveve afatshkurtra dhe evidentimi i tyre kontabël pasqyrohet si më poshtë:

  9. Evidenca sintetike kontabël e aktiveve likuide mbahet duke çelur llogarinë “Mjete monetare”. Por në mënyrë më të detajuar, për të siguruar një informacion më të plotë për nevojat e drejtimit, evidenca e mjeteve monetare mbahet duke çelur dy llogari në kontablitet: a) Arka b) Banka (Llogari likuiduese pranë bankës). Njësia ekonomike kryen pagesa në dy mënyra kryesore: a) Me para në dorë, zakonisht kjo për shuma të vogla. (Sipas ligjit aktual deri më 300.000 lekë). b) Me kalim në llogari, pra pa lëvizje fizike të parave. Kjo mënyrë përdoret zakonisht për pagimin e shumave të mëdha. Për të bërë pagesat me para në dorë njësia ekonomike mban pranë saj një shumë të caktuar parash.Pikërisht për të pasqyruar gjendjen, shtesat dhe pakësimet e këtyre parave nga arkëtimet apo pagest e bëra nga arka, në kontabilitet përdoret llogaria “Arka”. Dokumentat që shërbejnë për të kryer regjistrimet në Arkë janë: Mandat arkëtimi (që justifikon futjen e parave në arkë), dhe Mandat pagesa ( që justifikon daljen e parave nga arka). Kur nevojitet për të bërë arkëtime apo pagesa me shuma të mëdha,njësia ekonomike parat e saj i vendos në një llogari të saj pranë bankës. Në këtë rast banka kryen veprime pagesash apo arkëtimesh nga kjo llogari, në emër dhe me urdhër të drejtuesit së njësisë ekonomike. Për të pasqyruar gjendjen, shtesat dhe pakësimet e këtyre mjeteve monetare, në kontabilitet përdoret llogaria “Banka” me analiza të veçanta sipas llogarive të caktuara si në monedhën vendase ashtu dhe të huaj.

  10. Mbajtja e një evidence të detajuar, të mjeteve monetare krijon mundësinë për sigurimin e informacionit të nevojshëm për nevojat e drejtimit në lidhje me gjendjen, vendosjen dhe administrimin e mjeteve monetare. Llogaritë e Arkës dhe të Bankës janë llogari aktive dhe si të tilla shtohen në debi dhe pakësohen në kredi. Teprica është gjithashtu debitore. Për të pasqyruar veprimet e arkëtimit dhe pagesave nëpërmjet arkës, përdoret libri i arkës. Ai pasqyron në mënyrë të plotë të gjitha lëvizjet ditore si për të hyrat e mjeteve monetare ashtu dhe për të dalat e tyre. Në fund të ditës në këtë ditar nxirret teprica që është e barabartë (Të hyrat - Të dalat). Kjo tepricë duhet të jetë e barabartë me gjendjen fizike të mjeteve monetare në arkë, si dhe me tepricën debitore të llogarisë “Arka” sipas kontabilitetit. Tipi i ditarit të arkës (Model 1) Faqja 1

  11. 1.1 Aktivet likuide. Do të quhen ato aktive që janë ose shndërrohen në para, në një afat shumë të shkurtër dhe pa ndryshuar, ose duke ndryshuar në madhësi të papërfillshme, koston e tyre fillestare. Shpesh këto aktive quhen mjete monetare dhe luajne një rol mjaft të rëndësishëm për njësinë ekonomike sepse ato përbëjnë aktivet më likuide dhe sepse shërbejnë për pagimin e detyrimeve ndaj të tretëve. Ato përbëhen nga mjetet monetare (paratë) në arkë dhe në bankë si dhe të drejtat për të marrë shuma të caktuara parash nga arka apo nga banka (çeqet, letrat e kreditit, etj.) Në përbërje të mjeteve monetare përfshihen: (1) Monedhat dhe kartëmonedhat që disponohen fizikisht, (2) Çeqet dhe urdhërat për pagesa e arkëtime në para që janë marrë nga blerësit , (3) Depozitat në para pa afat në llogaritë bankare, (4) Investimet në letrat me vlerë të njësive ekonomike të tjera që mbahen për një kohë shumë të shkurtër. Në këto mjete përfshihet dhe një shumë parash pranë bankës që nuk është plotësisht e lirë për t`u përdorur dhe që quhet tepricë kompensuese. Ajo përfaqëson shumën minimale që banka i kërkon njësisë ekonomike të mbajë në llogaritë e saj bankare, si një pjesë e një garancie për hua (kredi) të marrë bankës apo ndonjë organizmi tjetër. Kjo shumë zvogëlon paratë në dispozicion të njësisë ekonomike duke i kufizuar asaj mjetet monetare lirisht të përdorshme. Megjithatë kjo tepricë kompensuese nuk paraqitet veçmas në bilanc. Për rëndësinë që ka, duhet të pasqyrohet në një dokument të posaçëm sqarues që u bashkangjitet pasqyrave financiare.

  12. - Të hyrat 120.000 - Të dalat 70.000 Teprica 50.000 Gjendja fizike sipas prerjeve të kartëmonedhave : 100 x 50 = 50.000 lekë Për të pasqyruar veprimet e bankës, bankat kanë llogari të veçanta për çdo klient dhe në bazë të dokumentit që paraqitet në emër të klientit (njësisë ekonomike) me firma që vërtetojnë kryerjen e veprimit në emër të tij, ajo kryen veprime arkëtimi dhe pagese. Sa herë klienti (njësia ekonomike) kërkon gjendjen e llogarisë apo (Banka) nxjerr llogarinë (Ekstarktin e bankës) dhe ia paraqet njësisë ekonomike në formë ditari. Njësia ekonomike pasi e kontrollon i pasqyron veprimet në ditarin e vet të llogarisë. Ky ditar në formë skematike paraqitet në (Model 2) Model.2. Ditari i veprimeve të bankë Për hyrjet (Arkëtim)

  13. Për daljet (Pagesa) Në formën e llogarisë “T” llogaria e Mjeteve monetare (Arka dhe Banka ) mund të paraqiten:

  14. Gjendjet monetare në arkë dhe në bankë mund të jenë edhe në valutë të huaj. Në këtë rast hyrjet dhe daljet nga llogaritë e likuiditeteve do të konvertohen në lekë duke përdorur kursin e këmbimit të datës kur kryhet operacioni. Kurse gjendjet e likuiditeteve në valutë në datën e ndërtimit të pasqyrave financiare do të paraqiten të konvertuara me kursin e datës së ndërtimit të këtyre pasqyrave, të shpalluara nga banka qëndrore. Diferencat që mund të rezultojnë në këtë rast sistemohen në rezultatin e periudhës të njësisë ekonomike. 1.2 Aktivet afatshkurtra ose të drejta ndaj të tretëve. Këto janë elementë të pasurisë së njësisë ekonomike që plotësojnë kriteret e klasifikimit si aktive,si elementë i të drejtave ndaj të tretëve që do të thotë: njësia ekonomike ka shitur një mall ose ka kryer një shërbim, ka dhënë një borxh,etj, por ende nuk ka arkëtuar paratë. Në këtë grup të aktiveve përfshihen, aktivet (të drejtat) e arkëtueshme ndaj klientëve,debitorëve, investimet afatshkurtra, etj. Për të siguruar një informacion të saktë në lidhje me këto aktive, në kontabilitet do çelen llogari të veçanta me analiza përkatse për cdo klientë apo debitor. Aktivet afatshkurtëra ose të drejta ndaj të tretëve do ti grupojmë në këto grupe: a) Llogaritë e të drejtave (aktiveve) ndaj të tretëve. Në kuptimin kontabël të drejtat e arkëtueshme përbëjnë një aktiv sepse paraqesin të drejtat e njësisë ekonomike ndaj të tretëve, pra që i sjellin asaj përfitime ekonomike të ardhme, që vlera e tyre mund të matet në mënyrë të besueshme. Format më kryesore të të drejtave të arkëtueshme janë:

  15. 1- Llogari të arkëtueshme, që paraqesin të drejtat e njësisë ekonomike ndaj të tretëve për mallrat apo shërbimet e shitura me arkëtim të mëvonshëm. Shitja me arkëtim të mëvonshëm, është një operacion i zakonshëm i çdo njësia ekonomike. Kur realizohet një shitje me arkëtim të mëvonshëm, njësisë ekonomike i lind një e drejtë për të arkëtuar, pra paratë nga kjo shitje do të merren më vonë. Kjo shitje bazohet në një marrëveshje tregare midis shitësit dhe blerësit. Në literaturën kontabël dhe në planin kontabël të përgjithshëm të Shqipërisë llogaritë e arkëtueshme quhen “Klientë”. 2- Të drejtat e arkëtueshme ndaj personave të tretë që i lindin njësisë ekonomike jo nga veprimet e shitblerjes me arkëtim të mëvonshëm. Shpesh ato ndeshen me emrin “Debitorë të ndryshëm”, siç mund të jenë dhënia e paradhënieve,pagesat e tepërta për tatim fitimin, TVSH-në, sigurimeve shoqërore etj. a.1 Kontabiliteti i të drejtave (aktiveve) ndaj të tretëve. Për pasqyrimin e këtyre të drejtave të njësisë ekonomike, që lindin nga shitja me arkëtim të mëvonshëm, në kontabilitet do të përdoret llogaria “Klientë”.Kjo llogari është një llogari aktive dhe mund të ketë tepricë vetëm debitore e cila tregon shumën e të drejtave ndaj klientëve akoma të paarkëtuar. Regjistrimi kontabël i shitjeve me arkëtim të mëvonshëm, pra dhe i të drejtave ndaj klientit, siç është treguar dhe më parë, në ditar do të paraqitej:

  16. Ditari Zgjidhja në mënyrë informatike:

  17. Pra në datën e shitjes me arkëtim të mëvonshëm të drejtat e arkëtueshme do të vlerësohen me çmimin e mallrave apo shërbimeve të shitura. Kur të drejat jane të shprehura në valutë të huaj, atëherë ato duhet të evidentohen në kontabilitet të shprehura në monedhën raportuese kombëtare, në rastin tonë në lekë. Ky konvertim do të bëhet duke përdorur kursin e këmbimit të valutës përkatëse me lekun në ditën e kryerjes së veprimit të shitjes ose të një date tjetër të përcaktura në kontratën ose faturën e shitjes. Në datën e duhur klienti duhet të paguajë detyrimin për mallrat e blera më parë prej tij me likuidim të mevonshëm në bazë të një kontrate. Në bazë të dokumentave përkatëse të arkës ose të bankës, në kontablitet regjistrimi që pasqyron arkëtimin e parave nga klientët do paraqitej:

  18. Ditari Mund të ndodhë që të drejtat e lindura nga shitja me likuidim të mëvonshëm të mos shlyhen në kohë nga klientët, ose dhe të mos shlyhen fare (psh në raste të falimentimit të klientëve, etj.). Prandaj kur një njësi ekonomike vendos marrëdhënie shitje me likuidim të mëvonshëm, më parë duhet të studiojë e të njohë mirë partnerët e saj. Për të siguruar informacion në lidhje me klientët aktualë e potencialë, njësia ekonomike mund të ngarkojë një person ose njësi ekonomike tjetër ose të krijojë një zyrë të veçantë pranë saj. Ata kanë detyrë të studiojnë gjendjen financiare të klientëve të saj, borxhet e tyre, burimet financiare, aftësinë paguese, etj. Që një partner të pranohet si klient duhet të ketë disa tregues financiarë në vlera limite të caktuara. Por megjithatë, gjithmonë mund të ketë klientë që nuk paguajnë në kohë apo nuk paguajnë fare detyrimin ndaj njësisë.

  19. Kjo përbën riskun që merr përsipër njësia ekonomike kur kryen shitje me likuidim të mëvonshëm, duke synuar që përfitimet nga kjo formë shitje të jenë më të mëdha se humbjet nga mospagimi që e shoqërojnë këtë formë shitje. Këto shuma të klientëve të paarkëtuar formojnë të ashtëquajturin “Borxhi i keq” ose “Llogari (të drejat) të pambledhshme” dhe përbejnë një humbje ose shpenzim nga shitja me likuidim të mëvonshëm. Pavarsisht nga këto rreziqe që ekzistojnë, kjo formë e shitjes përdoret me qëllim që shoqëritë të kenë mundësi të shesin me shumicë dhe sa më shpejt produktet e prodhuara, ose mallrat e blera. Kjo krijon mundësinë që duke përdorur dhe forma nxitëse, si aplikimi i zbritjeve për pagesa të herëshme, të realizohet një fitim më shpejtë dhe më i madh se në rastin kur nuk shitet me arkëtim të mëvonshëm. Humbjet nga shitja me arkëtim të mëvonshëm duhen gjykuar gjithmonë duke u krahasuar me vëllimin e shitjeve të bëra me arkëtim të mëvonshëm dhe me të ardhurat e ralizuara nga këto shitje. Meqënëse humbjet nga borxhi i keq përcaktohen vetëm nga rritja e shitjeve me arkëtim të mëvonshëm, ato duhet të perballohen nga të ardhurat e realizuara nga këto shitje. Në kohën kur realizohet shitja me arkëtim të mëvonshëm, njësia ekonomike nuk e di që do të ketë klientë që nuk do të paguajnë dhe sa do të jetë numri i tyre dhe shuma e papaguar. Pamundësia për të arkëtuar të drejtat nga shitja me arkëtim të mëvonshëm vihet re pas një kohe p.sh. pas disa muajsh, viti ose dhe më shumë. Por njësia në bazë të eksperiencës së saj mund të parashikojë ekzistencën e riskut për mosarkëtimin e parave nga klientët e saj. Prandaj bëhet një vlerësim paraprak i këtyre humbjeve për periudhën kontabël, në bazë të riskut të vlerësuar, dhe regjistrohen në kontabilitet si shpenzime për këtë periudhë. Kjo sepse, sipas parimit të kompetencës (krahasimit) dhe atij të kujdesit, edhe sepse humbja vihet re në periudhat e mëvonshme kontabël, ajo përbën shpenzim apo humbje për periudhën kur është realizuar shitja me arkëtim të mëvonshëm, paratë e së cilës nuk mund të arkëtohen.

  20. Shëmbull:Më 5 Janar njësia ekonomike “X” i bën një shitje me arkëtim të mëvonshëm njësisë ekonomike “Y”, për 200.000 lekë, me afat 60 ditë. Regjistrimi në ditar i kësaj shitjeje do të ishte: Ditari Në fund të periudhës kontabël, bëhet vlerësimi dhe analiza e shitjeve të bëra më kredi gjatë kësaj periudhe dhe rezulton që shuma e klientëve që nuk mund të paguajnë, pra shuma e “Borxhit të keq” është 20.000 lekë. Regjistrimi i kësaj shume të parkëtuar do të paraqitet në ditarin e përgjithshëm si më poshtë: Ditari Për llogaritjen e shumave të paarkëtueshme nga klientët përdoren metoda të ndryshme që bazohen në eksperiencën e viteve të kaluara të njësisë për këtë problem. Metodat që mund të përdoren për përcaktimin e shumës së “Borxhit të keq” janë:(1) Përqindja e “Borxhit të keq” mbi totalin e shitjeve me likuidim të mëvonshëm,(2) Përqindja mbi llogaritë e arkëtueshme, etj.

  21. ardhurave dhe shpenzimeve, ky shpenzim do pasqyrohet në përbërje të Në pasqyrën e të ardhurave, e ndërtuar sipas parimit të natyrës së të shpenzimeve të shitjes, ose të shpenzimeve të veprimtarisë së përgjithshme të njësisë ekonomike. Kurse në paqyrën e të ardhurave të ndërtuar sipas parimit të shitjes teprica e kësaj llogarie paraqitet si zbritje e shitjeve, duke ndihmuar kështu në llogaritjen e të ardhurave neto nga shitjet. Llogaria “Zbritje nga llogaria klientë” është llogari e kundërt rregulluese e llogarisë “Klientë”. Ajo mund të ketë tepricë vetëm kreditore dhe shërben për të pasqyruar uljen e shumave të paarkëtueshme prej klientëve nga shuma që pritet të arkëtohet nga shitja me likuidim të mëvonshëm. Në sistemin e llogarive të thjeshta regjistrimet e mësipërme do të paraqiteshin si në modelin 1: Modeli 1

  22. Regjistrimi i bërë në debi të llogarisë “Shpenzime nga borxhi i keq” pasqyron pakësimin e të ardhurave të regjistruara në momentin e shitjes me arkëtim të mëvonshëm. Përdorimi i metodës së parashikimit e të regjistrimit si shpenzim të shumave të parashikuara të mosarkëtimeve të klientëve është një kërkesë e nevojshme e kontablitetit e synon në mbrojtjen e kapitalit të pronarit. Në pasqyrën e bilancit llogaria “Zbritje nga llogaritë e arkëtueshme” pasqyrohet në zërin e aktiveve afatshkurtra, pas llogarisë “Klientë” duke korigjuar vlerën e saj në zbritje. Shembull: Akitvet afatshkurtra Llogari “Klientë” 200.000 lekë Minus – Zbritje nga llogaritia “Klientë” (- 20.000) lekë 180.000 lekë Nëqoftse gjatë periudhës kontabël pasardhëse ndodh që një ose disa klientë të llogaritur nga njësia si të humbur dhe për të cilën është ngarkuar rezultati i periudhës paraardhëse me shpenzimet e borxhit të keq, i paguajnë detyrimet e tyre njësisë, atëherë në kontabilitet do të bëhet si regjistrimi i arkëtimit të klientit/ëve ashtu edhe regjistrimi i rimarrjes në rezultat si e ardhur. Rimarrja në rezultat si e ardhur ka si qëllim që të kompensojë ngarkimin e shpenzimeve të borxhit të keq në periudhën e mëparshme. P.sh, njësia ekonomike “X” në periudhën pasardhëse ka arkëtuar një shumë prej 6.000 lekësh në arkën e saj, nga një klient i konsideruar prej saj si i paarkëstueshëm në periudhën kontabël paraardhëse. Skematiksht regjistrimet kontabël që bën njësia ekonomike “X” në llogari do të paraqiteshin:

  23. (1) (2) Pra llogaritë e arkëtueshme do të paraqiten në bilanc me vlerën e tyre neto, pra me vleftën fillestare minus çdo pagesë që do të jetë bërë në lidhje me to si dhe minus tepricën e llogarisë “Zbritje nga llogaritë e arkëtueshme”. Kur janë të shprehur në valutë të huaj, sipas parimit të njësisë monetare, ato duhet të konvertohen në monedhëm raportuese, në rastin tonë, në lekë. Për këtë konvertim do të përdoret kursi i këmbimit të datës së ndërtimit të bilancit kontabël i shpallur nga banka qëndrore. Shënim:Veprimet kontabile me borxhin e keq dotë trajtohen më gjerë në kapitullin e” Provizioneve”.

  24. Ditari Shënim:Në të njëtën kohë dotë kryhet dhe veprimi i c`magazinimit duke kredituar llogarinë 35”Mallra” dhe Debituar llogarinë 603”Ndryshim gjëndje” me të njëjtën vlerë. Në të drejtat e arkëtueshme përfshihen dhe të drejtat e arkëtueshme rritëse (rrjedhëse). Këto përfaqësojnë të drejta që lindin nga grumbullimi i të ardhurave që i takojnë periudhës kontabël rrjedhëse por që priten të arkëtohen në periudhat e ardhëshme. Këtu mund të përmënden p.sh interesi i arkëtueshëm nga shitje me arkëtim të mëvonshëm, qeraja e arkëtueshme nga një pronë e dhënë me qera, etj. Ato paraqiten në bilanc si aktive sepse pasqyrojnë të drejta të njësisë ekonomike ndaj të tretëve. Trajtimi kontabël i këtyre të drejtave kur janë në monedhë të huaj është i njëjtë me atë të treguar për llogaritë e arkëtueshme.

  25. 1.2.1 Matja e kërkesave për të arkëtuar ose të drejtave ndaj të tretëve. Të gjitha kërkesat për t`u arkëtuar (p.sh. kërkesat e arkëtueshme, të ardhurat e konstatuara, huatë e dhëna dhe kërkesa të tjera për të arkëtuar afatshkurtra ose afatgjata) sipas standartit të kontabilitetit do të regjistrohen në bilanc me koston e amortizuar. Kosto e amortizuar e kërkesave për t`u arkëtuar afatshkurtra, në përgjithësi është i barabartë me vlerën e tyre (minus provizionet e kryera për rritje në vlerë). Kështu kërkesat afatshkurtra regjistrohen në bilanc me vlerën e tyre neto të realizueshme (të cilat raportohen p.sh.vlera e një fature, kontrate ose dokument tjetër.). Për të caktuar koston e amortizimit të kërkesave për t`u arkëtuar afatgjata, ato njihen fillimisht me vlerën e caktuar drejtësisht të shumës për të arkëtuar dhe më pas maten me kosto të amortizuar. Në se norma e interesit efektiv e kërkesave për të arkëtuar afatgjata ndryshojnë nga norma e interesit nominal (p.sh. në rastin e një huaje pa interes) kërkesat për t`u arkëtuar do të njihen filllimisht me vlerën e saj aktuale duke e skontuar me normën e interesit të tregut për instrumenta të ngjashëm (p.sh. të ngjashëm në monedhë, afate e norma kreditimi, etj). Shembull 1: Njësia ekonomike “X”, i jep njësisë ekonomike “Y” një hua në shumën 1.000.000 lekë me një interes vjetor prej 8%. Veprimi ndodh në kushtet kur interesi mbi huanë është i barabartë me normën e interesit të tregut edhe të njësive tjera ekonomike me norma interesi dhe afate të ngjashme kredie.

  26. Me dhenien e huasë, regjistrimi kontabël është: Ditari Llogaritja e interesit në fund të vitit të parë (norma e interesit efektiv është i barabartë me normën e interesit të specifikuar në kontratë si rezultat i së cilës të ardhurat nga interesi janë të barabarta me shumën e kërkesës për t`u arkëtuar të intersit). Regjistrimi kontabël do të ishte: Ditari Humbjet nga rënia e vlerës së kërkesave për t`u arkëtuar do të njihen ose në kundër llogarinë e duhur . p.sh “Humbjet nga rënia në vlerë e kërkesave për t`u arkëtuar” ose do të njhen në zërin e bilancit “Shuma të parashikuara për kërkesa të dyshimta” ose “Si ndryshim i vlerës kontabël të kërkesës për të arkëtuar”.

  27. Nëse humbja nga rënia në vlerë e një kërkese për arkëtim është e njohur fillimisht në llogarinë e kërkesave të dyshimta por më vonë shihet se mbledhja e kërkesës për të arkëtuar është krejtësisht e pamundur, kërkesa për të arkëtuar do të mendohet si e parikuperueshme dhe si kërkesa për t`u arkëtuar ashtu dhe provizion për rënie në vlerë në kundra llogarinë koresponduese do të njihen nga bilanci (nuk ka kosto shtesë në këtë kohë), një kërkesë për t`u arkëtuar mendohet si e parikuperueshme kur njësia ekonomike nuk ka asnjë mundësi të arkëtojë kërkesën për arkëtim (p.sh. debitori ose klienti ka falimentuar dhe aktivet e tij, pas falimentimit, nuk mjaftojnë për të bërë pagesën e kërkesës për të arkëtuar). Nëse nga përllogaritja e e mëparshme mbi shumën e kërkesave të dyshimta ndryshojën më vonë, ajo duhet të njihet në pasqyrën e të ardhurave të periudhës së ndryshimit. Kjo do të thotë që arkëtimi i kërkesave për t`u arkëtuar të dyshimta ose të parikuperuehme do të tregohet si pakësim i një shpenzimi në periudhën e ushtrimit kur ka ndodhur arkëtimi. Më arkëtimin e kësaj shume të kërkesave për arkëtime të dyshimta do të pakësohet gjendja e kërkesave për të arkëtua ashtu dhe kundër llogari e saj. Shembull: Njësia ekonomike “X” arkëton një kërkesë arkëtimi të konsideruar të dyshimtë në shumën 50.000 lekë.

  28. Veprimi kontabël: Ditari Ky veprim arkëtimi do të pasqyrohet njëkohësisht dhe si pakësim i shpenzimit të periudhës së ushtrimit. Veprimi kontabël: Ditari Çështja 2-të. Investimet financiare afatshkurtra. Një investim financiar në letra me vlerë, i njësisë ekonomike përcaktohetsi aktiv apo një pasuri tjetër, i blerë dhe i mbajtur me qëllim që prej tij të sigurohet një e ardhur ose rritje kapitali në periudhat e ardhëshme. Mënyrat më kryesore që një njësi ekonomike mund të bëjë një investim financiar apo në letra me vlerë janë dy:

  29. (1) Duke blerë aksione të një njësie tjetër ekonomike, pra duke blerë letra me vlerë të kapitalit (2) Duke dhënë para hua një njëse tjetër ekonomike ose shtetit, pra duke blerë letra me vlerë ose duke firmosur një kontratë huadhënie. Qëllimet kryesore për të bërë një investim të tillë janë: 1- Marrja e dividentit nga aksionet, të ardhurat nga interesi i letrave me vlerë të detyrimit ose rritje e kapitalit si rezultat i shitjes me një vlerë më të madhe në treg se sa vlera me të cilën është bërë investimi. E thënë ndryshe ajo përcaktohet si diferenca pozitive midis çmimit të shitjes së një investimi në letrat me vlerë me koston e blerjes së tyre. Kjo mënyrë e investimit financiar realizohet duke përdorur mjetet monetare përkohësisht të lira të njësisë. 2- Për marrjen e kontrollit të një njësie tjetër. Qëllimi i investimit në këtë rast është sigurimi i ndikimit të rëndësishëm ose vendimtar në vendimarrjen e njësisë emetuese të letrave me vlerë të kapitalit. Këto quhen dhe investime afatgjata sepse qëllimi i tyre nuk është thjesht sigurimi i fitimit dhe sepse koha e investimit është më e gjatë se një vit. Në këtë pjesë do të trajtohen pikërisht investimet që bën njësia ekonomike në letrat me vlerë të kapitalit ose të detyrimeve të shoqërive të tjera me qëllim sigurimin e fitimit në një afat të shkurtër kohe (të përkohëshme).

  30. Shpesh ndodh që gjatë zhvillimit të aktivitetit të saj njësia ekonomike të ketë më shumë para në dispozicion se sa i duhen për të përballuar detyrimet afatshkurtra, dmth të ketë para të lira “përkohësisht”. Këto mjete monetare të “tepërta”, kur përqindja e fititmit është e favorshme për të, njësia i investon në blerjen e letrave me vlerë si aksione apo obligacione të njësive ekonomike të tjera, obligacione shtetërore, bono thesari, etj. Këto aktive që ajo i siguron në këtë mënyrë quhen investime aftashkurtra (IASH) apo letra me vlerë të tregtueshme. Që një investim në letrat me vlerë të quhet afatshkurtër duhet që të plotësohen kushtet: (1) Letrat me vlerë të jenë të tregëtueshme, pra drejtimi i njësisë të mund t`i shesë ato me shpejtësi; (2) Njësia ekonomike të ketë kontrollin e tyre; (3) Drejtimi i njësisë ekonomike t`i përdorë ato për sigurimin e fitimit nga dividenti, interesi apo rishitja e tyre gjatë ciklit të veprimtarisë së njësisë (zakonisht brenda një viti) Investimet afatshkurtra konsiderohen aktive qarkulluese (afatshkurtra) sepse janë të tilla për sa kohë që nuk përdoren për pagimin e detyrimeve korrente. Detyra e kontabilitetit në lidhje me këto investime është që të sigurojë informacionin e duhur në kohën e duhur në lidhje me llojin, vlerën dhe përfitimet nga këto investime. Për të siguruar këtë informacion të nevojshëm për nevojat e drejtimit në kontabilitet do përdoret llogaria “Investime afatshkurtra”.

  31. Në këtë llogari investimet afatshkurtra do të regjistrohen në momentin e blerjesme koston fillestare të blerjes së tyre. Në këtë kosto përfshihet çmimi i tregut i blerjes së tyre si dhe shpenzimet e tjera që lidhen me to, të tilla si shpenzimet e komisionerit, shpenzimet ligjore, etj. Kjo realizohet kur pagesa për një aktiv financiar të blerë bëhet menjëherë me para në dorë. Kur pagesa kryhet pas një periudhe të caktuar (p.sh pagesa me këste vjetore),atëherë kostos së blerjes do ti shtohen shpenzime të tjera(psh. interesa të paguara).Kur pagesa bëhet në një afatë të shkurtër(p.sh brënda 30ditëve),athere pagesa do të jetë sa kostua e blerjes. 2.1 Investime afatshkurtëra në obligacione. Obligacionet janë letra me vlerë të borxhit që emetojnë shteti, korporatat, etj. ato janë një premtim për t`u bërë pagesën e shumës së marrë borxh dhe të interesit të obligacion mbajtësit të tyre në ditën e maturimit të obligacionit. Në vartësi të afatit të maturimit obligacionet ndahen në afatshkurtëra (kur afati i maturimit është nën një vit nga data e emetimit) dhe quhen bono thesari, dhe në afatgjata (kur afati i maturimit është mbi një vit nga data e emetimit të tyre).

  32. Zakonisht blerja e obligacioneve që kanë afat maturimi më të vogël se një vit përbën investim afatshkurtër. Në këtë rast ato quhen bono thesari. Investimi në këto bono synon në sigurimin e të ardhurave si nga interesi i tyre ashtu edhe nga rishitja e tyre me çmim më të lartë se çmimi i blerjes. Bonot e thesarit janë letra me vlerë që emetohen nga shteti ose një shoqëri për të grumbulluar para borxh për të plotësuar nevojat e tyre afatshkurtëra të arkës. Ato janë letra premtimi pagese nga ana e emetuesit për një vlerë të caktuar, që shënohet në to dhe që quhet vlera nominale apo vlera e shënuar e tyre. Për shkak të të ardhurave nga interesi që merr shoqëria investuese, investimet afatshurtëra në bono thesari njihen me termin “investime në letra me vlerë me të ardhura fikse”. Shëmbull:Më 3 janar njësia ekonomike X blen bono thesari me një vlerë nominale prej 132.000 lekë. Këto bono thesari do të maturohen pas 90 ditësh dhe vlera e maturimit të tyre do të jetë 140.000 lekë. Në këtë rast interesi do të llogaritet si diferencë midis vlerës së maturimit dhe vlerës nominale të bonove. Por interesi mund të llogaritet edhe në përqindje fikse mbi vlerën nominale të bonove. Regjistrimi që bëhet për blerjen e këtyre bonove nga njësia ekonomike X do të paraqitej në ditarin e përgjithshëm si më poshtë:

  33. Të ardhurat nga IASH përbëhen nga interesat që do të arkëtohen. Ato do të regjistrohen kur të merren paratë ditën e maturimit të bonove. Por sipas parimit të krahasimit (të kompetencës), kur jetëgjatësia e obligacioneve, bonove të thesarit, etj. shtrihet gjatë dy ose më shumë periudhave kontabël, është e domosdoshme që të bëhet regjistrimi rregullues për të ardhuarat rrjedhëse nga interesi, që i takojnë çdo periudhe kontabël. Në rastin e shembullit të mësipërm rezulton interes rrjedhës (i arkëtueshëm) i cili duhet të regjistrohet si e ardhur interesi për secilin nga tre muajt që përfshihen në kohëzgjatjen e bonove (sepse është supozuar që periudha konatëbl do të jetë muaji). Psh supozohet që të ardhurat nga interesi që i takojnë çdo muaji do jenë: 2.000 lekë për muajin janar, 3.000 lekë për muajin shkurt dhe 3.000 lekë për muajin mars. Regjistrimi rregullues që do të bëhet më 31 Janar do jetë: Ditari Regjistrimi rregullues i njohjes së të ardhurave nga ineteresi i bonove të thesarit.

  34. I njëjti artikull ditari, por për 3.000 lekë, do të bëhet dhe në fund të muajit shkurt. Pas 90 ditësh , pra në ditën e maturimit, do të arkëtohen e gjthë vlera e maturimit prej 130.000 lekë, ku përfshihet dhe shuma 8.000 lekë (140.000 – 132.000) e të ardhurave të maturuara nga interesi. Regjistrimi kontabël që bëhet në këtë rast në ditarin e përgjithshëm do të jetë: Por shpesh bonot e thesarit emetohen me vlerën nominale dhe interesi për to parapaguhet, zbritet në avancë, nga emetuesi i tyre. Kështu që investitori i blen këto bono me vlerën e mbetur (vlera nominale – interesin). Në momentin e maturimit, në këtë rast, do të arkëtohet dhe vlera nominale e tyre, e cila përfshin vlerën e mbetur plus dhe interesin e maturuar. Në ditën e blerjes së këtyre bonove, në këtë rast, do të arkëtohet vlera nominale e tyre, e cila përfshin vlerëne mbetur plus interesine maturuar. Në ditën e blerjeve të këtyre bonove, në këtë rast, në ditarin e përgjithshëm do të bëhej regjistrimi i mëposhtëm:

  35. Kurse regjistrimi rregullues, që do bëhej në fund të muajit janar, për përfshirjen e interesit të IASH në të ardhurat e periudhës, do paraqitej: Ditari Një artikull rregullues i njëjtë do bëhej dhe në fund të muajit shkurt, por për 2.000 lekë. Në ditën e maturimit të këtyre bonove, pas 90 ditësh, do bëhej regjistrimi i mëposhtëm:

  36. Zgjidhja në mënyrë informatike: Pra, në këtë rast llogaria “Zbritje nga IASH” është llogari e kundërt e llogarisë IASH. Ajo pasqyron shumën e të ardhurave të llogaritura, ta papërfituara nga blerja e IASH, dhe llogaritet si diferencë midis vlerës nominale të IASH në bono thesari me vlerën e blerjes së tyre. 2.2 Investimet afatshkurtra në aksione. Përveç blerjes së bonove të thesarit ose të obligacioneve të tjera afatshkurtëra, mjetet përkohësisht të lira njësia eknomike mund t`i përdorë për blerjen e aksioneve të shoqërisë të tjera, me qëllim marrjen e dividendëve prej tyre, ose për rishitjen e tyre me synimin sigurimin e fitimit, për një afat të shurtër kohe. Trajtimin kontabël që bën njësia ekonomike në lidhje me investimet në aksionet e kapitalit do të shpjegohet nëpërmjet shëmbujve të mëposhtëm.

  37. Shembull: Njësia ekonomike X, blen më 20 janar 200X, 10 mijë aksione të një shoqërie X, me një vlerë nominale 40 lekë secila. Meqënëse me shitjen dhe blerjen e aksioneve zakonisht merren persona apo agjensi të specializuara, paguhen dhe shpenzime komisioni. Po ashtu mund të përballohen nga njësia blerëse edhe shpenzime të tjera ligjore, etj. Këto shpenzime mbi çmimin e blerjes së aksioneve përfshihen në koston e blerjes të IASH ne aksione. Supozohet që komisioni që ka paguar ajo është 5.000 lekë gjithsej. Në këtë rast kostoja e blerjes së aksioneve, me të cilën do të bëhet regjistrimi në llogaritë e librit të madh, do llogaritet (10.000 aksione x 40 lekë) + 5.000 lekë = 405.000 lekë. Në ditarin e përgjithshëm regjistrimi që do të bëhej në këtë rast do të paraqitej: -Më 30 janar, njësia ekonomike X deklaron se do shpërndajë vetëm një pjesë të dividentit vjetor prej 2 lekë për aksion. Duhet theksuar këtu që dividenti i aksioneve të blera nuk përbën një të ardhur rrjedhëse (rritëse) siç paraqitet interesi i obligacioneve afatshkurtra. Kjo sepse, siç do të shihet më vonë, dividenti nuk është fiks si interesi i obligacionit.

  38. Prandaj dhe investimet në aksionet e kapitalit klasifikohen si investime në letra me vlerë me të ardhura të ndryshueshme, ose jo me të ardhuar fikse. Kjo sepse njësia emetuese e aksioneve të kapitalit, në vartësi të politikave të saj, mundet që të deklarojë ose jo shpërndarjen e dividendëve në një periudhë kohe të caktuar. Në rastin e shembullit të marrë shuma e dividendit e deklaruar për t`u shpërndarë, prej 10.000 x 2 = 20.000 lekë do regjistrohej në ditar si më poshtë: Ditari Në rast së njësia ekonomike emetuese e aksioneve deklaron që do të shpërndajë dividendë por që të cilët do t`i paguajë më vonë, atëherë njësisë investuese i lind e drejta për të arkëtuar këta dividendë, dhe do t`i pasqyrojë ato në llogarinë e aktiveve financiare “Dividendë të arkëtueshëm”. Në bazë të standarteve të kontabilitetit, në investimet afatshkurtëra duhet të theskohen dy momente: a) Një njësi ekonomike ka emetuar aksione të preferuar duke garantuar dividendë vjetor fiks 10% për aksionerët. Në rast se njësia ekonomike nuk garanton përfitim të mjaftueshëm në një vit të caktuar financiar, dividendët do të akumulohen (interesi i fituar) dhe sotë shpërndahen atëherë kur njësia ekonomike të ketë fitime të pashpërndara të mjaftueshme.

  39. Aksione të tilla të preferuar do të njihen si detyrime në bilancin e emetuesit pasi njësia që emeton aksionet e preferuara ka detyrimin të kryejë pagesa fikse periodike. Dividendët e këtyre aksioneve të preferuara do të njihen si një shpenzim financiar në pasqyrën e të ardhurave (në mënyrë të ngjashme me interesin e huasë) dhe jo si pakësim i fitimeve të pashpërndarë. b) Një njësi ekonomike ka emetuar aksione të preferuara të cilat iu garantojnë zotëruesve të tyre një dividend që është 10% më i lartë se ai i aksioneve të zakonshëm. Shpërndarja ose mos shpërndarja e dividendëve dhe shuma e tyre përcaktohen në çdo rast nga asambleja e përgjithshme e aksionerëve. Aksione të tilla të preferuara do të njihen si instrumente kapitali pasi njësia që i ka emetuar ato nuk ka detyrim të bëjë pagesa fikse periodike për zotëruesit të tyre. Dividendët e paguar mbi këto aksione të preferuara do të njihen si një pakësim i fitimeve të pashpërndara (në të njëjtën mënyrë si për aksionet e zakonshme). 2.3 Shitja e investimeve afatshkurtra. Shitja e IASH mund të bëhet: 1- Kur njësia ekonomike ka nevojë për mjete monetare 2- Kur drejtimi i njësisë ekonomike shikon mundësinë e realizimit të fitimit nga shitja e tyre sepse çmimi i tregut për to është i lartë, ose kur shitja bëhet e domosdoshme për pakësimin e humbjeve më të mëdha në të ardhmen.

  40. Kur shitja e IASH bëhet për plotësimin e nevojave për mjete monetare, ky proçes mund të rezultojë me fitimin ose me humbje. Edhe në rastin e dytë shitja mund të rezultojë me fitimin ose me humbje. Trajtimi kontabël në këtë rast do të tregohet nëpërmjet një shëmbulli me IASH në aksione. Ky trajtim do të jetë i ngjashëm edhe për IASH në Bono thesari ose në letra të tjera detyrimi. Shëmbull: Njësia ekonomike X ka nevojë për mjete monetare për të shlyer detyrimet ndaj furnitorëve të saj. Për këtë arsye ajo me 20 janar i shet një njësie tjetër Y, 5.000 aksione. Këto aksione janë blerë me një kosto 48,5 lekë/copa dhe shiten me çimin e shitjes për 38,5 lekë/copa. Pra, siç shihet, për arsye të ndryshme, vlera e tregut të këtyre aksioneve ka rënë nën koston e blerjes së tyre. Prandaj njësia pëson një humbje nga shitja e këtyre aksioneve. Kjo humbje do të jetë: 5.000 x (48,5 - 38,5) = 50.000 lekë. Vlera që do të arkëtohet gjithsej nga shitja e këtyre aksioneve do të jetë: 5.000 x 38,5 = 192.500 lekë. Vlera e paguar për blerjen e tyre ka qënë:5.000 x 48,5 = 242.500 lekë. Regjistrimi i shitjes së këtyre aksioneve në ditarin e përgjithshëm do të paraqitej: Ditari

  41. Në rast se këto aksione do të shiteshin jo me 38.5 lekë/copa, por me 58,5 lekë/copa, do të realizoheshin të ardhura nga shitja e IASH dhe regjistrimi kontabël do të ishte: Aksione 5.000 copë x 58,5 lekë = 292.500 lekë. Pra diferencat e rezultuara nga shitja e IASH në Aksione do të pasqyrohen në llogaritë e rezultatit, si e ardhur. 2.4 Rivlerësimi i investimeve afatshkurtra. IASH në letrat me vlerë (aksionet, obligacionet, etj.) evidentohen në kontabilitet me koston e blerjes së tyre. Por, duke qënë se vlera e tyre e tregut ndryshon vazhdimisht, drejtuesit e njësive ekonomike kanë nevojë për informacion në lidhje me vlerën aktuale të tregut të tyre. Për këtë arsye,në mbyllje të periudhës kontabël, pasqyrimi në bilanc bëhet me vlerën e tregut.Psh.me 31 dhjetor 200X njësia ekonomike X ka gjendje 5.000 aksione të blera si IASH. Kostoja e blerjes së tyre ka qënë 48,5 lekë/copa. Në këtë datë çmimi i tyre në tregun e letrave me vlerë është psh 38,5 lekë/copa . Në këtë rast, në kontabilitet do të bëhet një regjistrim që ka për qëllim rregullimin e kostos së IASH në vlerën e tregut të tyre. Ky regjistrim në ditarin e përgjithshëm do të paraqitet:

  42. Këtu ritheksohet dhe një herë që për vlerësimin e IASH për paraqitjen e tyre në bilanc, përveç vlerësimit me vlerën e tregut, përdoret metoda e vlerësimit me vlerën më të vogël midis kostos së blerjes dhe vlerës së tregut të tyre në datën e ndërtimit të bilancit. Në Standartet e kontabilitetit përcaktohet: ● Të paktën në çdo datë të mbylljes së bilancit , aktivet financiare (për rastin konkret investimet afatshkurtra) do të maten me vlerën e caktuar drejtësisht në datën e mbylljes të ushtrimit(pra vlerën e tregut). Fitimet dhe humbjet që vijnë nga një ndryshim në vlerën e caktuar drejtësisht të aktiveve fianciare afatshkurtëra të mbajtura për tregëtim (në rast së njësia ekonomike ka përzgjedhur proçedurat e vlerësimit të caktuar drejtësisht për aktivet financiare të mbajtura për tregëtim) do të njihen në llogarinë e fitimit dhe të humbjeve për ushtrimin kontabël. ● Investimet afatshkurtëtra të cilat nuk kanë një çmim tregu të kuotuar në një treg aktiv dhe vlera e caktuar drejtësisht e të cilave nuk mund të matet me besueshmëri dhe që duhet të paguhen me dorëzimin e këtyre investimeve afatshkurtra, do të matet me kosto.

  43. Shembull : Më datën 31.03.200X, një njësi ekonomike blen aksione për 100 lekë me qëllim tregëtimi duke paguar një shtesë prej 2 lekë si kosto të veprimit. Më daten 31.12.200X vlera e tregut të këtyre aksioneve është 105 lekë. Me shitjen e aksioneve, e lekë duhet të paguhen si kosto të veprimit. Më datën 31.03.200X (viti më pas) aksionet shiten më 72 lekë (dhe 2 lekë janë paguar si komisione). ● Me çfarë vlerë do të pasqyrohen këto aksione pas blerjes së tyre në bilanc më 31.12.200X dhe më pas? Njësia ekonomike vendosi të zbatojë vlerësimin e caktuar drejtësisht për aktivet financiare të mbajtura për tregëtim. Regjistrimi kontabël në kohën e blerjes së aksioneve më 31.03.200X do të bëhet me kostone blerjes pa përfshirë kostot e veprimeve. Në kostot e veprimeve janë të gjitha kostot shtesë që lidhen me blerjen e një aktivi financiar si p.sh faturat që u paguhen agjentëve ose këshilltarëve, tatimet e pakthyeshme që lidhen me veprimin dhe dhe kosto të tjera që lidhen me veprimin e blerjes. Veprimi kontabël: Ditari

  44. Rivlerësimi me vlerën e tregut në datën 31.12.200X (komisionet për të paguar nuk do të konsiderohen kur do të përcaktohet vlera e caktuar drejtësisht, kështu që vlera e caktuar drejtësisht është 105 lekë). Veprimi kontabël: Ditari Regjistrimi pas shitjes së aksioneve (humbja e barabartë me diferencën mes vlerës kontabël dhe shumës neto të arkëtuar) :

  45. ● Treguesi më i mirë i vlerës së caktuar drejtësisht të një instrumenti financiar është vlera e tij e tregut. Në mungesë të një tregu aktiv vlera e caktuar drejtësisht mund të përcaktohet me një metodë tjetër p.sh. duke u bazuar në veprimet e fundit të shitje-blerjeve të instrumentave të ngjashëm ose të njëjtë financiar nëse është e nevojshme, duke rregullluar vlerën për diferencat ose duke përdorur një metodë të flukseve të skontuara të parasë (d.m.th. duke skontuar flukset e përllogaritura të ardhëme të parasë të gjeneruar nga instrumente financiar). Me zbatimin e kësaj metode, norma e skontuar e përdorur është norma e kthimit për instrumentet financiare të ngjashëm. Regjistrimet e mësipërme në llogaritë e librit të madh do të paraqiteshin në figurën 1: Figura 1:

  46. 2.5 Faktoringu i kërkesave për të arkëtuar dhe veprimet e riblerjes. Faktoringu është shitja e kërkesave për të arkëtuar’ku në varësi të llojit të kontratës blerësi ka të drejtë të rishesë kërkesat e arkëtueshme të transferuara brënda një kohe të caktuar (faktoringu me kthim) ose nuk ka asnjë të drejtë për rishitje dhe të gjitha rreziqet ose të mirat që lidhen me zotërimin e një kërkese për arkëtim kalojnë nga shitësi tek blerësi (faktoringu pa kthim). Nëse “shitësi” mban detyrimin e riblerjes, veprimi do të njihet si një veprim financiar (d.m.th si një hua garancia e së cilës është kërkesa për të arkëtuar) dhe jo shitje. Një kërkesë për t`u arkëtuar nuk konsiderohet si e shitur si rezultat i faktoringut por ajo qëndron në bilanc deri sa kërkesa për të arkëtuar të arkëtohet ose e drejta e kthimit (arkëtimit) ka skaduar (është parashkruar). Nëse nuk ka ndonjë të drejtë riblerjeje dhe kontolli mbi kërkesën për të arkëtuar dhe rreziqet e të mirat që lidhen me të, i janë kaluar blerësit, veprimi do të njihet si zbritje e kërkesave për t`u arkëtuar. Shembull: Njësia ekonomike “X” i shetë një shoqërie Lizing ( qiramarrëse ose qiradhënëse), kërkesat për t`u arkëtuar me një vlerë nominale prej 100.000 lekë dhe një afat maturimi prej 3 muajsh duke arkëtuar 90.000 lekë për të. Kërkesat për arkëtim janë mbajtur më parë në bilance me vlerën e tyre nominale. Këtu do përdoren 2 variante: ● Varianti A: I gjithë rreziku për mbledhjen e kërkesave për arkëtim i kalohet shoqërisë Lizing (faktoringu pa kthim). Një kontratë e tillë faktoringu e lidhur më kushte të tilla, do të njihet si shitje e kërkesave për t`u arkëtuar:

  47. Veprimi kontabël: Njihet si shpenzim financiar (më të njëjtën mënyrë si shpenzime interesi) ose si shpenzim i rënies në vlerë të kërkesave për të arkëtuar në varësi të faktit nëse veprimi është përfunduar për qëllime të menaxhimit të fluksit të parasë ose menaxhimit të rrezikut mbi kërkesat e këqija për arkëtim (klientë pa shpresë arkëtimi). ● Varianti B: Të gjitha rreziqet dhe fitimet nga kërkesat për t`u arkëtuar i mbeten shitësit. Tre muaj pas përfundimit të veprimit, shoqëria Lizing ka të drejtë të rishesë kërkesat për të arkëtuar të pambledhshme, duke marrë / arkëtuar të ardhura nga interesi në shumën për të cilën është rënë dakort si shitësi mbi vlerën nominale, nëse kërkesa për të arkëtuar arkëtohet në periudhën e ndërmjetme, interesi i zbritet dhe pjesa që tejkalon atë do t`i kthehet njësisë ekonomike. Me qënë se “shitësi” ka të drejtë të riblejë kërkesat për t`u arkëtuar, veprimi do të njihet si veprim financiar (si hua e marrë duke vënë si garanci kërkesat për të arkëtuar) dhe jo si veprim shitje:

  48. Veprimi kontabël: Ditari Njësia ekonomike do të llogarisë shpenzimet e interesit mbi huanë e marrë. Shpenzimet e interesit në rastin konkret do të jenë 10.000 lekë. Veprimi kontabël: Ditari

  49. Pyetje dhe ushtrime. a) Pyetje. 1- Kur një aktiv është aktiv financiar? 2- Ç`janë aktivet afatshkurtra (A.A.SH.) dhe si grupohen? 3- Ç`janë aktivet likuide, mjetet monetare në arkë dhe në bankë dhe llogaritë e tyre? 4- Ç`janë A.A.SH ose të drejtat ndaj të tretëve dhe kontabiliteti i tyre? 5- Ç`është “Borxhi i keq”? Si vlerësohet ai? Si paraqitet ai në pasqyrën e rezultatit? 6- Ç`kuptoni ju me Të drejta të arkëtueshme ndaj të tretëve? 7- Ç`janë investimet afatshkurtra? Cilat janë format kryesore të tyre? 8- Shpjegoni investimet afashkurtra në aksione, shitjen dhe rivlerësimin e tyre. 9- Ç`është faktoringu i kërkesave për t`u arkëtuar dhe veprimet e riblerjes? b) Ushtrime 1- Në 2 janar 200X në njësinë ekonomike “X” , llogaria “Zbritje nga llogari e arktushme.” kishte një tepricë kreditore prej 250.000 lekësh. Gjatë vitit 200X: u regjistruan 420,000 lekë shpenzime borxhi i keq; u çrregjistruan 230.000 lekë llogari të arkëtueshme pa shpresë arkëtimi dhe papritur u akëtuan 60.000 lekë nga klientët e çrregjistruar më parë. Kërkohet: Të regjistrohen veprimet në ditar dhe në llogari në formë T-je.

  50. 2- Gjatë muajit janar 200X nga njësia ekonomike “X” janë kryer këto veprime: a) Me 1 janar i shitet një klienti mallra me faturë me likuidim të mëvonshëm 30.000 lekë me afat 60 ditë, me interes 10% për shërbimet e kryera më parë ndaj tij. Interesi parapaguhet. b) Me 10 janar arkëtohen në arkë 15.000 lekë nga kryerja e shërbimit ndaj të tretëve. c) Paguhen nga arka me 28 janar pagat për 6.000 lekë. Kërkohet: 1. Veprimet e mësipërme të regjistrohen në ditar dhe në llogari në formë T-je. 2. Të llogaritet interesi ndaj klientit për shitjen me likuidim të mëvonshëm dhe të bëhet regjistrimi në ditar dhe në llogari në formë T-je. 3- Gjatë një viti në njësinë ekonomike “X” janë kryer këto veprime: a) Në muajin janar janë blerë me qëllim fitimi afatshkurtër 3.000 aksione njësisë ekonomike “Y” me çmimin e tregut 50 lekë/copa. Paratë paguhen nga llogaria likujduese bankare. b) Janë blerë në muajin shkurt, me qëllim rishitje brenda vitit, 100 obligacione njësië ekonomike “Y” me çmimin e tregut 200 lekë/copa. Paratë paguhen nga arka. c) Në muajin maj janë shitur të gjitha aksionet e njësisë ekonomike “Y” me çmimin e tregut 60 lekë/copa. ç) Në tetor janë rivlerësuar obligacionet me 190 lekë/copa. Kërkohet: - Veprimet e mësipërme të regjsitrohen në ditar dhe në llogari në formë T-je. - Të tregohet funksionimi dhe teprica normale e çdo llogarie.

More Related