1 / 9

Mikroekonomia 4/12/2013

Mikroekonomia 4/12/2013. Teoria e prodhimit per periudha afatshkurter. Prodhimi total eshte funksion i faktoreve te prodhimit. Ne do te supozojme nje proces me vetem dy faktore: nje faktor i pandryshueshem kapitali K dhe nje faktor variabel puna L , pra TP: Q=f(K,L) .

anson
Download Presentation

Mikroekonomia 4/12/2013

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Mikroekonomia4/12/2013

  2. Teoria e prodhimit per periudha afatshkurter Prodhimi total eshte funksion i faktoreve te prodhimit. Ne do te supozojme nje proces me vetem dy faktore: nje faktor i pandryshueshem kapitali K dhe nje faktor variabel puna L, pra TP: Q=f(K,L). Kurba e prodhimit total TP eshte kurba qe shpreh marredheniet midis prodhimit total dhe faktorit te ndryshueshem. Prodhimi mesatar i nje input-i eshte raporti midis prodhimit total Q dhe njesive e input-it te perdorur L. Prodhimi marginal eshte shtesa e prodhimit total per cdo njesi shtese te faktorit te ndryshueshem MP=ΔTP/ΔL.

  3. Dallojme disa faza: Faza 1: MP rritet deri ne piken maksimale te saj (3 L) ndersa TP rritet me nje shkalle rritese. Faza 2: MP bie deri kur kurba MP pret kurben e AP. TP rritet me nje shkalle renese.(4.5 L)‏ Faza 3: MP bie deri kur pret boshtin e X, behet zero. TP eshte konstant, nuk rritet edhe pse L rritet.(midis 6 dhe 7L). Faza 4: MP me e vogel se 0, TP bie edhe pse L rritet. Ne periudha afatshkurter prodhimi eshte subjekt i ligjit te te ardhurave renese. Kur nje ose me shume faktor jane te fiksuar, do te vije nje pike pas se ciles cdo shtese prodhimi e shtuar prej nje njesie shtese te faktorit te variabel, do te vije ne renie.

  4. Nese firma rrit njekohsisht te gjithe faktoret e prodhimit ne perqindje te njejte a do rritet me po kete perqindje dhe prodhimi apo do rritet me ritme me te vogla. Dallohen tri raste: - Te ardhurat kostante te shkalles: kur perqindja e rritur e faktoreve rrit ne te njeten perqindje prodhimin; - Te ardhurat rritese te shkalles: perqindja e rritjes se faktoreve eshte me e ulet se perqindja e rritjes se prodhimit; - Te ardhurat renese te shkalles (jo ekonomizim i shkalles): perqindja e rritjes se faktoreve eshte me e larte se perqindja e rritjes se prodhimit. Ekonomizimet e shkalles

  5. Koncepti i rritjes se te ardhurave te shkalles lidhet me ekonomizimin shkalles. Kjo do te thote renie te kostos per njesi prodhimi, ndersa prodhimi rritet. Faktoret qe ndikojne ne rritjen e te ardhurave te shkalles jane: specializimi dhe ndarja e punes, rritja e larte e eficences se makinerive.

  6. Ne periudha analize afatgjate te gjithe fakktoret e prodhimit jane te ndryshueshem. Si faktori kapitali dhe pune do te ndryshojne. Funksioni mbetet i njejte TP: Q=f(K,L). Kjo do te thote qe prodhimi mund te realizohet me kombinime te ndryshme te faktoreve te prodhimit. Per kete analize do te perdorim izokuantet apo vijat barazsasi. Izokuantet perfaqsojne kombinime te ndryshme te faktoreve te prodhimit qe japin te njejten sasi prodhimi. Izokuantet jane te ngjashme me kurbat e indiferences ne teorine e konsumatorit. Teoria e prodhimit per periudha afatgjate

More Related