1 / 31

Niveli i studimeve: Bachelor

Lënda: Etika n ë Kontabilitet dhe Auditim. Niveli i studimeve: Bachelor. Prof.dr.Muhamet Aliu. Ligjeratë. Dilemat Etike dhe Ushtrimi i Profesionit të Kontabilitetit dhe Auditimit. Përmbajtja :. Ngjarjet me dilema etike Kërcnimet që ndikojnë në mos respektimin e parimeve themelore

pelham
Download Presentation

Niveli i studimeve: Bachelor

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Lënda:Etika në Kontabilitet dhe Auditim Niveli i studimeve: Bachelor Prof.dr.Muhamet Aliu

  2. Ligjeratë Dilemat Etike dhe Ushtrimi i Profesionit të Kontabilitetit dhe Auditimit

  3. Përmbajtja: Ngjarjet me dilema etike Kërcnimet që ndikojnë në mos respektimin e parimeve themelore Masat mbrojtëse për zvogëlimin e kërcnimeve Zgjidhja e konfliketeve etike

  4. Ngjarjet me dilema etike

  5. ! Skandali • Në Itali alarmohet për një krizë financiare të firmës Parmelat, kompani e njohur në industrinë ushqimore, si prodhuese e qumshtit dhe produkteve qumshtore me afat të qëndrueshmërisë. • Kompania përjetojë një humbje të pashpjegueshme prej dhjetëra miliardë dollarëve nga llogaritë e saja financiare. • Shumë bujq nuk janë paguar për qumshtin që e kanë furnizuar këtë kompani. • 35 mijë punëtorë i humbën vendet e tyre të punës. • Ish kreu i kompanisë dhe dy drejtorë financiare janë në mes të 20 personave të hetuar për mashtrim kriminal!?

  6. Skandali ! • Auditorët dhe bankat menjëherë muarën në vështrim nga afër gjendjen financiare dhe librat e kompanisë dhe gjetën se më shumë se 38% të totalit të aktiveve të Parmalat ishin depozituar në llogarinë bankare të Bankës së Amerikës të degës në ishujt Kajman. • Në dhjetor të 2003 Banka e Amerikës zyrtarisht njoftoi se në llogarinë e fondeve nuk ekziston kjo ngarkesë. • Hetimet që pasuan nga prokurorët italianë kanë gjetur se drejtuesit e kompanisë falsifikuan dokumentet zyrtare, dhe kanë pasqyruar pasuri të imagjinuara në llogaritë bankare. Kështu, gjatë një periudhë 15-vjeçare, ata kanë fshehur më shumë se 16.2 miliardë dollarë detyrime dhe kompania ka falimentuar më 27 Dhjetor 2003. • Rasti ishte jashtëzakonisht i popullarizuar (përfolur), kishim të bëjmë me një kompani shumëkombëshe me kapital më të madh se 9.2 miliardë dollarë.

  7. Skandali • Në vitin 2001, Enron Corporation, ishte një ndër shtatë shoqëritë shumëkombëshe, e cila merej me tregëtimin e energjisë me seli në Hjuston, Teksas, SHBA e cila u shemb si një gërmadhë, kur firmat vlerësuese të kreditit përgatitën vlerësimet e tyre për borxhet e kompanisë. • Borxhi ishte përdorur për të shtrirë veprimet e biznesit të saj në tregje dhe produkte të reja. • Disa nga aktivitet e reja përfunduan me humbje e që nuk u deklaruan siç duhet nga menaxherët e korporatës. • Kur këto humbje u deklaruan u vështirësua mundësia që korporata të marë financime shtesë dhe ajo ishte e paaftë të përmbushë detyrimet ndaj borxhlijve. • Vlera e korporatës në treg ra shumë, krijojë humbje për shumë investitorë. • Shumë punëtorë humbën vendet e tyre të punës • Humbën kursimet e pensioneve, • Kreditorët nuk aritën të këthejnë shumat e dhëna.

  8. Skandali • Investitorët e Enron-it dhe kreditorët paditën menaxherër e kompanisë, me akuzën se ata ishin keqinformuar nga raportet e dhëna nga menaxherët. • Menaxherët kishin marrë rroga të larta dhe kompensime tjera lidhur me fitimin e lartë dhe rritjen që ata kishin paraqitur për kompaninë. • Investitorët dhe kreditorët dhe shumë anëtarë të Kongresit Amerikan, të cilët falimentuan e falimentimin e Enron-it, argumentuan se menaxherët kishin përfituar nga veprimet e biznesit për fitime personale në vend të fitimeve për pronarët e kompanisë. • Andersoni, audituesi i saj, u gjet fajtor nga drejtësia për shkak të asgjësismit të dokumentave të Enron-it. • Andrew Fastow – shef i zyrës së financave të kompanisë, u padit me 78 akuza për të amshtrimit dhe pastrimit të parave. • Ndihmësi i financave Copper u dënua për mshefjen e detyrimeve, • Timothy Belden u dënua me 5 vjet burg dhe gjobë prej 250,000$ për manipulimet me çmimet e energjisë.

  9. Skandali • Në vitin 1999 kjo kompani ishte vlerësuar me 180 bilionë dollarë. • Fillimisht ajo ishte një agjenci e vogël vendore e telekomunikacioneve, por shpejt u bë njëra ndër furnizueset kryesore të kësaj industrie. • Si pasojë e veprimeve të parregullta mashtruese të bëra me shpenzimet dhe investimet kapitale, u krijua një mbivlerësim i aksioneve të World-Com-it. • Në dhjetor të 2002 njësia e ngarkuar për investigim hetoi gjashtë drejtuesit e saj.

  10. Plani i pensioneve Shumë pensionist humbën kursimet e pensioneve Raporti i auditimit

  11. Distancimi i plotë i kontabilistëve dhe auditorëve nga veprimet joprofesionale dhe joetike Të gjtha veprimet joetikee kanë një shkaktar të përbashkët; - veprimet joprofesionale dhe joetike • Të gjitha pasojat fillimisht rëndojnë mbi të vegjlit, • më vonë edhe mbi të mëdhejt dhe • në fund mbi të gjithë ne.

  12. ? • Tregoni se në rajon dhe në Kosovë, a kemi pasëndonjë rast të ngjajshëm për t`a krahasuar me rastet e përmendura qëkanë ndodhë në vendet e botës Por, normalisht duke pasë për bazë kushtet dhe rrethanat ekzistuese në rajon dhe në vend?

  13. Gjykoni në aspektin etikpër përfitimin! Etika Përfitimi

  14. Gjykoni në aspektin etikpër përgjegjësinë! Etika Përgjegjësia

  15. Mënyrat e të përceptuarit të bizneseve • Përceptimi tradicional i biznesit • Përceptimi bashkëkohor apo etik i biznesit • Përceptimi tradicional i biznesit • Prona shoqërore • Pasuria e ndërmarrjes përbën një pasuri të përbashkët për pronarët kurse, • Punonjësit e trajtojnë si pronë të huaj • Përceptimi bashkëkohor etik i biznesit • Pasuria e një biznesi individual apo e një kompanie përbën një pasuri të përbashkët për: • të punësuarit dhe menaxherët në njërën anë dhe • pronarët dhe shtetin në anën tjetër

  16. Përceptimi tradicional dhe ai bashkëkohor • Sipas përceptimit tradicional mbi biznesin, të punësuarit e menaxherët në njërën anë dhe pronarët e shteti në anën tjetër referencën e kanë të njëanshme, sepse vetveten e shohin vetëm si kontribues, kurse si përfitues të vetëm të biznesit i konsiderojnëpronarët. • Sipas përceptimit bashkëkohor apo etik, për biznesin të punësuarit e menaxherët në njërën anë dhe pronarët e shteti në anën tjetër referencën e kanë të dyanshme, sepse vetveten fillimisht e shohin si kontribues, kurse më vonë edhe si përfitues.

  17. Kuadri konceptual i të vepruarit etik • Rrethanat, në të cilat punojnë profesionistët kontabël, mund të çojnë në kërcnime specifike ndaj respektimit të parimeve themelore. • Është e pamundur që të përkufizohet çdo situatë e cila krijon kërcënime dhe të specifikohet veprimi i përshtatshëm që çon në zvogëlimin e efekteve të tyre. • Mund të ndryshojnë si natyra e angazhimeve ashtu edhe punët që duhet kryer, andaj për rreziqet (kërcnimet) e ndryshme që mund të ekzistojnë do të duhet të zbatohen masa mbrojtëse të ndryshme.

  18. Kuadri konceptual i të vepruarit etik • Ishin disa nga arsyet që kërkohet që një profesionist kontabël të identifikojë, vlerësojë dhe të trajtojë kërcnimet që i bëhen respektimit të parimeve themelore dhe jo • Thjesht të respektojë një paketë të rregullave specifike, të cilat mund të jenë arbitrare. • Në qoftë se kërcnimet e identifikuara nuk janë krejt të pa parëndësishme, një profesionist kontabël duhet që, atje ku kjo është e përshtatshme, të zbatojë ato masa mbrojtëse, të cilat eleminojnë kërcnimet ose i zvogëlojnë ato në një nivel të ulët, të atillë që nuk kompromenton respektimin e parimeve themelore.

  19. Kuadri konceptual i të vepruarit etik • Një profesionist kontabël është i detyruar të vlerësojë çdo kërcnim që i bëhet respektimit të parimeve themelore, kur ai ka dijeni për këto kërcnime ose, kur në mënyrë të arsyshme, mund të parashikohet se ai ka dijeni për rrethanat apo marrëdhëniet që mund të kompromentojnë respektimin e parimeve themelore.

  20. Kuadri konceptual i të vepruarit etik • Për vlerësimin e rëndësisë së një kërcnimi, një profesionist kontabël duhet të mbajë parasysh si faktorë sasiorë ashtu edhe ata cilësorë.

  21. Kërcnimet që ndikojnë në mos respektimin e parimeve themelore Respektimi i parimeve themelore, mund të kërcnohet potencialisht nga një shumëllojshmëri. Por ndër to janë: • egoizmi (interesi vetiak) • vetë rishikimi • favorizimi (përkrahja) • familjariteti dhe • frikësimi

  22. Kërcnimet që ndikojnë në mos respektimin e parimeve themelore • egoizmi (interesi vetiak), si kërcnim i respektimit të parimeve themelore ndodhë si rrjedhojë e interesave financiare ose të intereseve të tjera të një profesionisti kontabël, ose të një anëtari të drejtpërdrejtë apo të ngushtë të familjes së tij. • Varësia e tepruar nga shuma e honorareve të pagesave nga një klient. • Ekzistenca e një marrëdhënie të ngushtë biznesi me klientin. • Shqetësimi për humbjen e mundshme të një klienti. • Punësimi potencial tek një klient.

  23. Kërcnimet që ndikojnë në mos respektimin e parimeve themelore • vetë rishikimi, si kërcnim i respektimit të parimeve themelore mund të ndodhë në rastet kur një gjykim i dhënë duhet të rivlerësohet nga vetë profesionisti kontabël që është përgjegjës për dhënien e këtij gjykimi. • Zbulimi i një gabimi të rëndësishëm gjatë procesit të rivlerësimit të punës të profesionistit kontabël. • Raportimi lidhur me mënyrën e funksionimit të sistemeve financiare, ku profesionisti kontabël ka marrë pjesë në hartimin dhe zbatimin e tyre. • Përgatitja e të dhënave origjinale, që përdoren për të gjeneruar regjistrimet, të cilat përbëjnë çështjet për t`u shqyrtuar në kuadrin e angazhimit.

  24. Kërcnimet që ndikojnë në mos respektimin e parimeve themelore • favorizimi (përkrahja), si kërcnim i respektimit të parimeve themelore mund të ndodhë kur një profesionist kontabël favorizon një qëndrim apo një opinion deri në atë pikë, sa që kompromentohet objektiviteti i mëvonshëm.

  25. Kërcnimet që ndikojnë në mos respektimin e parimeve themelore • Familjariteti, si kërcnim i respektimit të parimeve themelore mund të ndodhë në rastet kur për shkak të një marrënie të afërt, një profesionist kontabël bëhet shumë dashamirës (tregon shumë simpati) ndaj interesave të të tjerëve.

  26. Kërcnimet që ndikojnë në mos respektimin e parimeve themelore • Frikësimi, si kërcnim i respektimit të parimeve themelore mund të ndodhë kur një profesionist kontabël, në kryerjen e një veprimi me objektivitet, mund të frenohet prej rreziqeve aktuale ose të marra me mend (rreziqet që mund të rrjedhin më vonë).

  27. Zgjidhja e konflikete etike • Gjatë vlerësimit të respektimit të parimeve themelore, nga një profesionist kontabël mund të kërkohet të zgjidhë një konflikt që ka të bëjë me zbatimin e parimeve themelore. • Profesionisti kontabël inicon një proces jo formal të zgjidhjes së konfliktit, ai duhet të marrë në konsideratë, si pjesë përbërëse të proçesit të zgjidhjes, qoftë individualisht ose edhe së bashku, faktorët e mëposhtëm:

  28. Zgjidhja e konflikteve etike - faktet • Faktet përkatëse; • Çështjet etike që lidhen me faktet; • Parimet themelore që lidhen me çështjen në fjalë; • Procedurat e brendshme të vendosura dhe • Drejtimet alternative të veprimit.

  29. Masat mbrojtëse për zvogëlimin e kërcnimeve Masat mbrojtëse të cilat mund të eleminojnë ose të zvogëlojnëp kërcnimet në një nivel të ulët të pranueshëm, ndahen në dy kategori të mëdha: • masat mbrojtëse që krijohen nga profesioni, legjislacioni ose rregullat; dhe • masat mbrojtëse të mjedisit të punës.

  30. A mundtëpremtoni Tëthonitëvërtetën, Vetëmtëvërtetën, dhe Asgjëtjetër pos të Vërtetës? Mundem. Unë jam njëkontabilist.

  31. Ju faleminderit për vëmendjeFundi i ligjëratës 31

More Related