1 / 21

PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME. CASH FLOW. Drejtuesit e njësisë ekonomike dhe përdoruesit e tjerë të pasqyrave financiare, janë të interesuar të dijnë se sa është gjendja e parave të lira që ka njësia, të cilat do të shërbejnë për të shlyer të gjitha detyrimet e maturuara të saj.

orea
Download Presentation

PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME CASH FLOW

  2. Drejtuesit e njësisë ekonomike dhe përdoruesit e tjerë të pasqyrave financiare, janë të interesuar të dijnë se sa është gjendja e parave të lira që ka njësia, të cilat do të shërbejnë për të shlyer të gjitha detyrimet e maturuara të saj. • Përdoruesit e pasqyrave financiare kanë nevojë për informacionin në lidhje me fluksin e parave, me qëllim që të vlerësojnë aftësinë e njësisë për të prodhuar para ose ekuivalentë të parave.

  3. Në baza të kontabilitetit rritës (akrrual) kërkohet që të ardhurat dhe shpenzimet të regjistrohen në periudhën kur ekonomikisht janë kryer transaksionet në lidhje me to, por mbi këtë parim nuk dijmë për rezultatin monetar të njësisë për një periudhë të caktuar kontabël. • Prandaj, në përputhje me SNK duhet ndërtuar pasqyrën e fluksit (rrjedhjes) të parave në mënyrë që të dihet aftësia e njësisë për të prodhuar para apo ekuivalentë parash. Ndërtimi i kësaj pasqyre bëhet duke klasifikuar fluksin e parave që rrjedhin nga tri aktivitete kryesore: 1. nga aktiviteti operativ; 2. nga aktiviteti financues; 3. nga aktiviteti investues.

  4. AKTIVITETET OPERATIVE • Paratë që vijnë nga aktivitetet operative janë më të rëndësishmet. Këto janë aktivitete kryesore nga të cilat shoqëria i nxjerrë të ardhurat.Në këtë grup përfshihen: • paratë e marra nga shitja e mallrave, shërbimeve dhe produkteve; • paratë e marra nga qeratë; • paratë e paguara për blerjen e mallrave, materialeve, shërbimeve; • paratë e paguara në emër të punëtorëve; • paratë e marra e të paguara shoqërive të sigurimit për primet, shpërblimet; • paratë e marra nga rimbursimi i taksave ose të paguara për pagimin e taksave; • paratë që rrjedhin nga blerja ose shitja e letrave me vlerë tregëtare; • paradhëniet ose huatë bankare per nevojat e aktivitetit kryesor-operativ.

  5. AKTIVITETET INVESTUESE • Kjo pjesë e pasqyrës jep informacion në lidhje me shumën e shpenzimeve të bëra me qëllim të sigurimit të rezervave të cilat në të ardhmen do të prodhojnë fluksin e parave. Në këto aktivitete hyjnë: • blerja dhe shitja e aktiveve të qëndrueshme; • blerja dhe shitja e letrave me vlerë të kapitalit ose borxhit të shoqërive tjera; • dhënia e huave apo avanseve të tretëve dhe marrja e parave nga këto avanse; • blerja ose shitja e kontratave të ardhshme, etj; • Operacionet me letra me vlerë të kapitalit dhe të detyrimeve si dhe kontratat e ardhshme do të konsiderohen si aktivitete investuese nëse mbahen me qëllime tregëtimi e nuk klasifikohen si ekuivalente të parave.

  6. AKTIVITETET FINANCUESE • Këto janë aktivitete që kryesisht përfundojnë me ndryshime në madhësinë dhe përbërjen e kapitalit të vet dhe huave të njësisë. Kjo parashikon pretendimet për të ardhmen nga ana e atyre që kanë siguruar burimet e financimit. Këtu hyjnë: • -paratë e marra nga emetimi i aksioneve të kapitalit; • -paratë e paguara pronarëve për tërheqjen e kapitalit; • -paratë për blerjen e aksioneve të veta; • -paratë e marra nga emetimi i huave me afat të gjatë ose të shkurtë; • -paratë për ripagimin e shumave të marra hua,etj.

  7. 2 metoda për ndërtimin e pasqyrës së rrjedhjes së parasë Pasqyra e fluksit të parave mund të ndërtohet me anë të dy metodave: • Metoda direkte; • Metoda indirekte

  8. Shpjegim përmbledhës • A= aktivitetet operative • B=aktivitetet investuese • C=aktivitetet financuese A+B+C=rrjedhja (fluksi) e keshit

  9. A • Shitjet me para te gatshme + • Inkasimet nga llogarite e arketueshme + • Dividenta + • Pagesat per blerjen e mallit – • Interesi – • Taksat – • Shpenzimet operative – Të gjitha transaksionet lidhur me pasurinë afatshkurtër dhe detyrimet afatshkurtëra rezultojnë nga aktivitetet operative.

  10. B • Shitja e pasurisë afatgjatë + • Kthimi i investimeve + • Shitja e aksioneve të tretëve + • Blerja e pasurisë afatgjate – • Dhënia e kredive – • Blerja e aksioneve nga të tretët - Pra, nëse blejmë dhe shesim aksione nga një ndërmarrje tjetër, kemi të bëjmë me aktivitet investiv.

  11. C • Çfarë do lloj financimi si nga kredia ashtu edhe nga aksionet + • Marrja e kredisë ( kryegjëja ) + • Shitja e aksioneve të veta kompanisë + • Kthimi i kredisë së marrë (kryegjëja) – • Blerja e aksioneve kompanisë – Vërejtje: vetëm kryegjëja- C interesi-A marrja e dividentës-A dhënia e dividentës-C

  12. ShembullNdërmarrja “x” Cash flow për vitin 2009 me 31.12. (forma direkte) Rrjedhat monetare prej aktiviteteve operuese Hyrjet në para Marrjet prej blerësve (klientëve) 177.650 Daljet në para Furnitorëve për blerjen e mallrave 70.240 Pagat e punëtorëve 44.110 Pagesat komunale (uji,hedhurina) 6.430 Pagesat sigurimeve 5.760 Pagesat për furnizime 11.140 Pagesat e kamatave 16.090 Pagesat e tatimit në fitim Totali i pagesave kesh 153.770 • Neto keshi prej aktiviteteve operuese 23.880

  13. Rrjedhat monetare prej aktiviteteve Investuese Blerjet e mjeteve fikse 53.500 Shitjet e mjeteve fikse 8.190 Neto keshi prej aktiviteteve investive 45.310

  14. Rjedhat monetare prej aktiviteteve financiare Hyrjet prej emetimit të kapitalit aksionar 25.000 Hyrjet prej emetimit të fletëobligacioneve 32.000 Pagesat për obligacione 20.470 Pagesat për dividevta 5.000 Neto keshi prej aktiviteteve financiare 31.530 Neto rritjet në kesh 10.100

  15. Ushtrim kompleks për ndërtimin e pasqyrës së rrjedhjes së keshit, njëkohësisht lidhshmëria në mes saj dhe bilancit të gjendjes dhe PASH-së. • Më poshtë paraqesim pasqyrat financiare (PASH dhe BK) të shoqërisë Edi-sh.p.k. për dy vite, 2008 dhe 2009.

  16. PASH, 2008 dhe 2009 2008 2009 • Të ardhurat nga shitjet 3.000 12.000 • Totali 3.000 12.000 • Shp. Udhëtimi 100 400 • Shp. Energjie 300 1.200 • Shp. Pagave 1.300 4.940 • Shp. Amortizimi 100 260 • Totali 1.800 6.800 • FITMI NETO 1.200 5.200

  17. BK, 2008 dhe 2009 Pasuritë 2008 2009 LL.A. 500 3.000 Inventarë 1.000 4.200 Keshi 1.500 900 Ndërtesa 10.000 10.000 Pajisje 500 1.300 (zhv. Akumuluar) (100) (360) Pajisje neto 400 940 Totali 13.400 19.040

  18. Detyrimet + Kapitali 2008 2009 LL.P. (furnitorët) 1.200 1.640 Kapitali i pronarit 11.000 11.000 Fit. pashp. në fillim viti 0 1.200 Fitimi i vitit 1.200 5.200 Fit. pashp. në fund viti 1.200 6.400 Totali 13.400 19.040

  19. Kërkohet • Në bazë të informacioneve të mësipërme, ndërtoni pasqyrën e rrjedhjes së keshi me dy metoda: • Metodën direkte • Metodën indirekte

  20. Shembull • Ne listen e meposhtme sheno tek çdonjera si fluks I parave nga aktiviteti operativ (O), aktiviteti investues (I), aktiviteti financues (F). Po ashtu nese eshte fluks dales atehere e paraqet ne kllapa. Keshi i paguar per dividentat Keshi i paguar per interesin Keshi i pranuar prej kredise Keshi i paguar per tatime Keshi i paguar per blerjen e pajisjeve prodhuese Keshi i paguar per furnitoret dhe punetoret Keshi i grumbulluar nga konsumatoret

  21. Zgjidhje • (F) • (O) • F • (O) • (I) • (O) • O

More Related