1 / 26

Fjala për ta Jetuar

Fjala për ta Jetuar. Mars 2011. “Ja, unë jam shërbëtorja e Zotit: u bëftë mbi mua vullneti yt!” ( Lk 1,38). Ashtu si Marisë, Hyji dëshiron të na zbulojë vullnetin e vet secilit prej nesh, dëshiron të na ndihmojë ta njohim identitetin tonë të vërtetë.

keita
Download Presentation

Fjala për ta Jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta Jetuar Mars 2011

  2. “Ja, unë jam shërbëtorja e Zotit: u bëftë mbi mua vullneti yt!”(Lk 1,38)

  3. Ashtu si Marisë, Hyji dëshiron të na zbulojë vullnetin e vet secilit prej nesh, dëshiron të na ndihmojë ta njohim identitetin tonë të vërtetë.

  4. "Do që me ty dhe jetën tënde të bëj një kryevepër? – kështu duket sikur na thotë - Ndiq rrugën që të them dhe do të bëhesh çka gjithmonë ke qenë në zemrën time.”

  5. “Unë, ç’është e vërteta, të kam menduar e dashur që në krye të herës, kam përmendur emrin tënd. Duke të shfaqur vullnetin tim, zbuloj qënien tënde të vërtetë".

  6. Jap pra, pse vullneti i tij nuk është detyrim shtrëngues, por zbulimi i dashurisë së tij për ne, i projektit të tij për ne; dhe është kaq sublime, aq sa vetë Hyji, aq tërheqës dhe përdëllyes, sa vetë pamja e tij: është Ai vetë që ofrohet.

  7. Vullneti i Hyut është një fill i artë, një model hyjnor sipas të cilit endet e gjithë jeta jonë tokësore dhe e përtejme; shkon nga përjetësia në përjetësi: më së pari në mendjen e Hyut, më pas në këtë tokë, e së fundi në Parajsë.

  8. Por, që vullneti i Hyjit të përmbushet plotësisht, ai kërkon pëlqimin tim, pëlqimin tënd, siç bëri dhe me Marinë. Vetëm kështu përmbushet fjala e thënë në mua dhe në ty. Dhe bash si Maria, edhe ne jemi thirrur të themi:

  9. "Ja, unë jam shërbëtorja e Zotit: u bëftë mbi mua vullneti yt“(Lk 1,38)

  10. Natyrisht vullneti i tij nuk na është gjithmonë i qartë. Ashtu si Maria edhe ne duhet të kërkojmë dritë për të kuptuar çka Hyji do.

  11. Duhet ta dëgjojmë mirë zërin e tij brenda nesh, me sinqeritet të plotë, duke u këshilluar po qe nevoja me këdo që mund të na ndihmojë. Por ama, me t’a kuptuar vullnetin i tij menjëherë i duhet thënë po.

  12. Po ta kuptonim që vullneti i tij është gjëja më e madhe dhe më e bukur që mund të na ndodhë në jetë, nuk do të ligështoheshim pse ¨duhet¨ bërë vullneti i Hyjit,

  13. por do galdonim se ¨mund¨ ta kryejmë atë, se mund ta ndjekim projektin e tij që të përmbushet gjithë çka menduar Ai për ne. Është më e mira që mund të bëjmë, është gjëja më e mençur.

  14. Ndodh nganjëherë, që ndonjë kërkesë e tij mund të na tingëllojë absurde. Prandaj do të donim t’i bishtnonim, ta merrnim vetë në dorë drejtimin e jetës sonë.

  15. Madje do të tundoheshim deri aty sa ne, vetë ta këshillonim Hyjin, t´i themi si të bëjë e si të mos bëjë.

  16. Por nëse unë pranoj se Hyji është dashuri dhe i besoj Atij, e di që ajo që zotëroj në jetën time dhe në jetën e atyre që kam pranë është për të mirën time, për të mirën e tyre.

  17. Atëherë i dorëzohem Atij, braktisem me besim të plotë në vullnetin e tij dhe e dua me gjithë qenien time, derisa të jem një me të, duke ditur se të pranosh vullnetin e tij do me thënë të pranosh Atë, të përqafosh Atë, të ushqehesh me Të.

  18. Duhet të besojmë se asgjë nuk ndodh rastësisht. Asnjë ngjarje, e gëzueshme qoftë, e rëndomtë apo e dhimbshme, asnjë takim, asnjë situatë në familje, punë, shkollë, asnjë gjendje shëndetësore apo morale, asnjë s´është e pakuptim.

  19. Por çdo gjë - ngjarje, situata, persona, - janë mbartës të një mesazhi nga ana e Hyjit, çdo gjë shërben për përmbushjen e shestimit të tij, që vjen e zbulohet pak e nga pak, ditë pas dite, duke kryer si Maria, vullnetin e Zotit.

  20. Fjalët e Marisë - "Ja, unë jam shërbëtorja e Zotit" - janë përgjigjia e dashurisë sonë ndaj dashurisë së Hyjit. Ato na orientojnë gjithnjë drejt tij, në dëgjesë, në bindje, me të vetmen dëshirë që të kryejmë vullnetin e tij, për të qenë ashtu siç Ai na do.

  21. "Ja, unë jam shërbëtorja e Zotit: u bëftë mbi mua vullneti yt!“(Lk 1,38)

  22. Atëherë, si ta jetojmë këtë Fjalë? Po-ja jonë ndaj Fjalës së Hyjit do të thotë konkretisht të bësh mirë, plotësisht, për çdo çast, atë çka vullneti i Hyut na kërkon.

  23. Të jemi të gjithë aty, në atë vepër, duke shmangur çdo gjë tjetër: mendime, dëshira, kujtime, veprime që s’kanë lidhje me të.

  24. Le ta themi përpara çdo veprimi tonë: ¨le të ndodhë¨ ¨u bëftë¨. Dhe do të përmbushim çast pas çasti, hap pas hapi, të mrekullueshmin, të vetmin dhe të papërsëritshmin mozaik të jetës sonë, që Hyji e ka menduar që në krye të herës për gjithësecilin prej nesh.

  25. Përballë çdo vullneti të Hyjit, i dhimbshëm në qoftë, i gëzueshëm apo i rëndomtë, të mund të përsërisim: ¨le të ndodhë me mua ajo që ke thënë¨, apo, ashtu siç na ka mësuar Jezusi në ¨Ati ynë¨: ¨u bëftë vullneti yt¨

  26. " Ja, unë jam shërbëtorja e Zotit: u bëftë mbi mua vullneti yt!“(Lk 1,38) “Fjala për ta jetuar”,botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara LubikDhjetor 2002.Grafika Anna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili, Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma, dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit. Për informacionwww.focolare.org PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet nëwww.santuariosancalogero.org

More Related