1 / 18

Fjala për ta Jetuar

Fjala për ta Jetuar. Nëntor 2009. “Është më lehtë të përshkohet deveja nëpër vrimë të gjilpërës se i pasuri të hyjë në Mbretërinë e Hyjit” (Mt 19,24). Të bën një farë për shtypje kjo fjalë?

avalon
Download Presentation

Fjala për ta Jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta Jetuar Nëntor 2009

  2. “Është më lehtë të përshkohet deveja nëpër vrimë të gjilpërës se i pasuri të hyjë në Mbretërinë e Hyjit” (Mt 19,24).

  3. Të bën një farë përshtypje kjo fjalë? Mendoj se ke të drejtë të mbetesh ngurrues dhe të kërkosh të kuptosh se çfarë është më me vend që ti të bësh. Jezusi asnjëherë nuk ka folur pa pasur një qëllim (nuk ka folur kot). Pra, këto fjalë nevojitet të merren seriozisht, pa u përpjekur që të zbuten.

  4. Por, le të përpiqemi që ta marrim vesh kuptimin e tyre të vërtetë prej vetë Jezusit, nga mënyra e sjelljes së tij me të pasurit. Ai rri edhe me njerëz të kamur. Zakeut, i cili jep vetëm gjysmën e pasurisë së tij, i thotë: Sot i erdhi kësaj shtëpie shëlbimi.

  5. Veprat e Apostujve dëshmojnë gjithashtu se në Kishën primitive (fillimet e Kishës) bashkimi i të mirave materiale ishte i lirë dhe pra, nuk kërkohej të hiqej dorë prej gjithçkaje që zotërohej.

  6. Domethënë, Jezusi nuk kishte në mend të themelonte vetëm një bashkësi njerëzish të grishur për ta ndjekur [...], të cilët braktisin çdo pasuri.

  7. E megjithatë thotë:“Është më lehtë të përshkohet deveja nëpër vrimë të gjilpërës se i pasuri të hyjë në Mbretërinë e Hyjit”

  8. Atëherë, çfarë dënon Jezusi? Sigurisht jo pasuritë e kësaj bote në vetvete, por të pasurin e dhënë fort pas tyre. Por përse? Është e qartë: sepse çdo gjë i përket Hyjit dhe i pasuri, përkundrazi, sillet sikurse pasuritë të ishin të tijat.

  9. E vërteta është se pasuritë në zemrën e njeriut zënë lehtësisht vendin e Hyjit dhe verbojnë e lehtësojnë çdo ves.

  10. Pali Apostull shkruante: “Ata që dëshirojnë të pasurohen, bien në tundim, në kurth dhe në shumë prirje të paarsyeshme dhe të dëmshme, të cilat i plandosin njerëzit në rrënim dhe në bjerrje. Rrënja e të gjitha të këqijave, veç, është lakmimi i të hollave; për arsye të tij disa e lanë fenë dhe e munduan vetveten me shumë vuajtje. ”

  11. Qysh më parë Platoni kishte thënë: “është e pamundur që një njeri jashtëzakonisht i mirë të jetë njëkohësisht jashtëzakonisht i pasur”.

  12. Atëherë, si duhet të sillet ai që ka pasuri? Duhet që ta ketë zemrën e lirë, tërësisht të hapur për Hyjin, që të ndihet mbarështues i të mirave të tij dhe të dijë, sikurse thotë Gjon Pali II, që mbi ta rëndon një hipotekë sociale.

  13. Të mirat e kësaj bote, duke mos qenë një e keqe në vetvete, nuk duhen përçmuar, por duhen përdorur mirë.

  14. Jo dora, por zemra duhet të qëndrojë larg tyre. Është fjala që të dimë t'i përdorim pasuritë për të mirën e të tjerëve. Kush është i pasur është për të tjerët.

  15. “Është më lehtë të përshkohet deveja nëpër vrimë të gjilpërës se i pasuri të hyjë në Mbretërinë e Hyjit.” (Mt 19,24).

  16. Por ndoshta do të thuash: unë nuk jam vërtet i pasur, kështu që këto fjalë nuk janë për mua. Ki kujdes. Pyetja që dishepujt të habitur i bënë Krishtit menjëherë mbas këtij pohimi qe: “Vallë, atëherë kush do të shpëtojë?”. Ajo pyetje e thotë qartë se ato fjalë u qenë drejtuar pak a shumë të gjithëve.

  17. Edhe dikush që ka lënë gjithçka për ta ndjekur Krishtin mund ta ketë zemrën të dhënë mbas shumë gjërash. Edhe një i varfër që blasfemon, sepse i cenohet strajca e tij, mund të jetë një i pasur në sytë e Hyjit.

  18. “Është më lehtë të përshkohet deveja nëpër vrimë të gjilpërës se i pasuri të hyjë në Mbretërinë e Hyjit.” “Fjala për ta Jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik, korrik 1979.Grafika Anna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili - Itali)

More Related