Prof.As.Dr.Agim BINAJ
Download
1 / 38

- PowerPoint PPT Presentation


  • 102 Views
  • Uploaded on

loader
I am the owner, or an agent authorized to act on behalf of the owner, of the copyrighted work described.
capcha
Download Presentation

PowerPoint Slideshow about '' - winifred-cohen


An Image/Link below is provided (as is) to download presentation

Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author.While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - E N D - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Presentation Transcript
N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Prof.As.Dr.Agim BINAJLenda:Konceptet e kontabilitetitTema I-re: Njohuri per kontabilitetin si teori dhe praktike.Leksioni 1a- Kontabiliteti dhe rendesia e informacionit kontabel.b- Perdoruesit e informacionit kontabel, zhvillimi dhe perkufizimi I kontabilitetit.c- Llojet e kontabilitetit.Leksione 2 oreSeminare 2 ore


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Në vëmëndje për studentët.

Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët rrallë ua tregojnë studentëve.Nëse pedagogët e tjere zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë diskutime e pyetje të ndryshme.

Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë.Kështu, ajo që disa nga ju dëshirojne është mënyra për të marrë nota të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha e biznesit! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë!Kjo lëndë ndoshta disa nuk do ti bëje kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë.

Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret prej jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen , dhe ti japë një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë.Dhe kjo do te ishte gje e mire.Por ne jete jo cdo gje shkone ashtu sic e mendon petagogu,ashtu sic mund te jete deshira e tij.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. këtë lëndë Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë.

Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. këtë lëndë Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore.

Ky është fakulteti juaj.Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje.Mos kini frik te beni pyetje.Nëse keni frikë të bëni pyetje në klasë, mbani mend më mirë të dukesh i paditur në klasë,sesa të dukesh i paditur ne provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë.Kjo është e gjitha. Përpiquni.Une mendojë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, ne ecurin tuaj,megjithëse janë të vështira.

Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara.Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.

Per te arritur kete duhet:a) mesim cdo dite b)lidhja e elementeve teorik me elementet praktik dhe c) baza didaktike.Te tria perbejne thelbin e formimit tuaj profesional.Baza didaktike perbehet nga:1)Programi,2)Teksi,3)Materialet ndihmse(fletore,makine llogaritse,vizore, etj.),por laptopi do te ishte edhe me mire.

Suksese!


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

NJOHURI PËR KONTABILITETIN SI TEORI DHE PRAKTIKË këtë lëndë

ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni

Kontabiliteti dhe rëndësia e informacionit kontabël

Përdoruesit e informacioni kontabël

Zhvillimi dhe përkufzimi i kontabilitetit

  • Rëndësia e informacionit kontabël në drejtim

  • Koncepti njësi ekonomike

  • Sistemi ekonomik

  • Përdorues të brendshëm

  • Përdorues të jashtëm

  • Pak histori

  • Shkollat e Përkufizimi i kontabilitetit

  • Zhvillimi i kontabilitetit në botë dhe, në Shqipëri

  • Standartet dhe llojet e kontabilitetit


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

O r t a k ët këtë lëndë

Njësia ekonomike

Furnitorë(blerje)

Klientët(shitje)

Punonjësit

-Shteti

-Organizatat shtetërore

  • Bankat

  • Kreditorët

Njësi ekonomike

Fitimprurëse

Jofitimprurëse

Skema 1

Një sistem ekonomiko-shoqëror mendohet si një organizëm kuqeliza bazë e tij është njësia ekonomike. Në kuadrin e këtij sistemi, njësia ekonomike nuk vepron si një njësi e shkëputur, por në lidhje dhe bashkëveprim të ndërsjelltë me njësitë e tjera. Çdo njësi ekonomike krijon mjedisin e saj, me objektiv kryesor kryerjen e një aktiviteti prodhues,tregtar apo shërbimi, ku brënda këtij aktiviteti ka një sërë elementësh materialë, monetarë, njerëzorë, ka një sërë marrëdhëniesh me punonjësit e saj, me shtetin, me njësitë e tjera ekonomike etj.

Skema 2


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Për t`u orientuar në larminë e madhe të këtyre marrëdhënieve dhe për të qenë në

gjendje të marrë vendime ekonomike të drejta, njësia ekonomike ka nevojë për një

informacion të bollshëm, në kohë, të shpejtë dhe të saktë. Këtë informacion asaj ia

jep kontabiliteti nëpërmjet shifrave të pasqyruara në bilanc e në pasqyra financiare.

Janë këto shifra që e mësojnë njësinë ekonomike si të punojë më mirë, si të

rrisë cilësinë e shërbimit apo të prodhimit dhe të sigurojë fitime më të mëdha.

Çështja 2-të. Përdoruesit e informacionit kontabël.

Për informacionin kontabël janë të interesuar një numër i madh njerëzish, të cilët

përmblidhen në dy grupe të mëdha:

1- Përdorues të brendshëm.

2- Përdorues të jashtëm.

  • Përdoruesit e brendshëm.

  • Drejtuesite njësisë ekonomike (asambleja e ortakëve, kryetari i asamblesë së

    ortakëve, administratori etj.), kanë nevojë për pasqyrat financiare që përgatit

    kontabilisti (Bilanci, Pasqyra e Fitim-Humbjes, Pasqyrat analitike të marrëdhënieve

    me të tretët etj.), për të marrë vendime lidhur me veprimet që do të kryejë njësia

    ekonomike në të ardhmen.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

P.sh. drejtuesve u duhet të dinë se cilat aktiviteteve të njësisisë ekonomike

rezultojnë me fitim dhe cilat me humbje, cilat janë shkaqet e humbjes, deri tek

analiza për çdo artikull të prodhuar, në ç`kohë prodhohet, me çfarë kosto

prodhohet dhe me çfarë çmimi shitet në treg etj. Këto informacione të

përgatitura në periudha afatshkurtra, që i bën të mundur vetëm kontabiliteti

(teknika informatike dhe progamet e kontabilitetit të instaluara në to), drejtuesit

i analizojnë për të marrë vendime për përmirësimin e gjendjes financiare të

subjektit që drejtojnë.Kështu, nisur nga këto informata, ata mund të vendosin

që aktiviteti që rezulton me humbje të mbyllet, artikulli i veçantë që del me

kosto më të lartë të mos prodhohet më dhe në vend të tij të prodhohet një

artikull i ri etj.

b)Pronarët (ortakë të tjerë, aksionerë), janë të interesuar veçanërisht për

gjendjen financiare të njësisë, sepse prej saj varen të ardhurat që do të

realizojnë ata në një periudhë të caktuar nga kapitalet e investuara në

biznesin e tyre.

c)Punonjësit, të cilët janë të interesuar të dinë gjendjen financiare të njësisë,

për të mbrojtur interesat e tyre financiare e materiale.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

  • Përdoruesit e jashtëm. njësisisë ekonomike

    a) Përdorues që kanë interes të drejtpërdrejtë financiar në njësinë ekonomike.Të tillë janë investitorët, d.m.th. që kanë investuar para (p.sh. kanë parapaguar në ndërtimin e një pallati 10 katësh dhe presin të përfundojë ai, për të marrë përfitimin e kapitalit të investuar). Për këtë shkak ata janë të interesuar të njohin gjendjen financiare të njësisë ekonomike, si po ecën ajo, punon me ritmet e duhura apo jo, etj. Furnitorët e kreditorët, që janë ata të tretë të cilët kanë furnizuar njësinë ekonomike me materiale, mallra ose shërbime dhe nuk kanë marrë në këmbim paratë (do t`i marrin më vonë në bazë të një fature të lëshuar apo kontrate të lidhur). Ata janë të interesuar të njohin gjendjen financiare për të siguruar kthimin e parave të investuara, të detyrimit apo borxhit të dhënë.

    b) Përdorues që kanë interesa financiare jo të drejpërdrejta. Në këtë grup përfshihet shteti, i cili është i interesuar për gjendjenfinanciaretë njësisë ekonomike, gjë që i shërben atij për përcaktimin e tatimeve e të taksave në periudhën ushtrimore e në periudhat e ardhshme.

    c) Përdoruese të tjerë, ku përfshihen: këshilltarët financiarë (administratorët financiarë), të cilët e përdorin informacionin kontabël për të këshilluar klientët e tyre p.sh. për t’i investuar apo, jo paratë në këtë subjekt; juristët, të cilët e përdorin informacionin kontabël për të hetuar dhe për të gjykuar çështje të ndryshme juridike, me karakter administrativ, civil, penal apo financiar në lidhje me atë njësi; avokatët, të cilëve u nevojitet informacioni kontabël për të bërë kritikën e provës së akuzës dhe për të siguruar prova sa më të plota materiale (nëpërmjet dokumenteve dhe pasqyrave financiare) në favor të klientëve te tyre etj.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Në këtë kuadër, nga vetë rëndësia e saktësisë së informacionit kontabël,

kontabilistët janë mjaft të respektuar dhe të paguar sot në botë. Informacioni që

ata përpunojnë i shërben njësive ekonomike për të studiuar gjendjen e tyre

ekonomike financiare dhe për përmirësimin e punës në të ardhmen.

Profesioni kontabël në njësitë ekonomike paraqitet i ndarë në dy grupe të

mëdha.

  • Kontabilistë të punësuar (ekonomist kontabël me kontratë), të cilët kryejnë detyra të ndryshme si: kontabilist i kostos, kontabilist i të ardhurave, revizor, llogaritar (operator) për regjistrimin e dokumentave në kompjuter dhe përpilimin e pasqyrave të kontabilitetit, analist pasqyrave financiare, të cilët bëjnë edhe parashikimet financiare për të ardhmen, kontabilistë të taksave etj.

  • Kontabilistë publikë (kontabël i miratuar),të cilët ushtrojnë profesionin e tyre në mënyrë të pavarur.Ata janë të regjistruar në gjykatë si persona fizikë ose jurdikë dhe shërbejnë si individë (persona fizikë), në shoqëri të shërbimit kontabël (më një ortak) dhe në shoqëri me ortakë (disa kontabilistë të miratuar bashkë).

    Duhet bërë mirë dallimi midis kontabilsitit dhe llogaritarit (operatorit). Llogaritarët, (operatorët) merren vetëm me kryerjen e regjistrimeve kontable nëpërmjet kontabilitetit të informatizuar. Regjistrimi kontabël është një punë që kërkon njohje të teknikave të regjistrimit kontabël, si nëpërmjet kontabilitetit të mbajtur me dorë(manual) dhe atij të informatizuar, si dhe saktësi e shpejtësi në kryerjen e tyre. Kjo punë bëhet me dorë (manuale) nëpërmjet sistemit të ditarëve, partitarëve dhe Librit të Madh, por tani punën e dorës e ka zëvëndësuar makina (kompjuteri) me programe të veçanta të përgatitura veçmas për kontabilitetin, që ka çuar në saktësimin e regjistrimeve dhe në lehtësimin e ekonomistëve kontabël dhe llogaritarëve nga puna voluminoze dhe shumë e lodhshme.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Ndërsa kontabilisti merret kryesisht me punë që kërkon përgatitje të lartë

profesionale, si: përcaktimi i metodës së organizimit të kontabilitetit, përcaktimi i

metodave të vlerësimit që duhet të përdorë kontabiliteti, analiza dhe interpretimi

i informacionit kontabël, parashikime dhe propozime për të ardhmen e aktivitetit

të njësisë ekonomike etj.

Skematikisht përdoruesit e informacionit kontabël dhe klasifikimi i tyre paraqiten

si vijon:

Skema 3:

Perdoruesit e pasqyrave financiare

`DREJTIMI

`PRONARET,ORTAKET

`BORDI DREJTUES

PERDORUES TE `MENAXHERI

NJESIA PASQYRAT PERDORUESIT BRENDSHEM `AUDIT-REVIZORI

EKONOMIKE FINANCIARE E PASQYRAVE

FINANCIARE `INVESTITORE

PERDORUES TE `FURNITORE

JASHTEM `KREDIDHENES

`SHTETI(ORGANET

TATIMORE)

`INSTITUCIONE

PROGRAMORE DHE

STUDIMI

`AVOKAT,NOTER

`PUNONJESIT


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Informacioni kontabël u përgjigjet kërkesave të të gjithë përdoruesve të

mësipërm. Kontabiliteti, si një aktivitet shërbimi i njësisë ekonomike, ka për

qëllim dhe detyrë të sigurojë e të paraqesë informacionin financiar në kohë,

sasior dhe cilësor .

Çështja 3-të. Zhvillimi i kontabilitetit.

3.1 Pak histori.

Lindja e kontabilitetit është e hershme. Çuditërisht, të dhënat e mbajtjes të veprimeve ekonomike janë gjetur qysh në civilizimin e hershëm. Historia e tij fillon kur njerëzit mësuan që të shkruajnë (regjistrojnë) aktivitetin e tyre ekonomik. Këto regjistrime në fillim ishin elementare. Në periudhën e Rilindjes,siç pati zhvillim në art, letërsi, shkencë, etj. pati zhvillim dhe kontabiliteti. Kontabiliteti është zhvilluar në përgjigje të nevojave për informacion financiar.

Në vitin 1494, Luca Pacioli, një prift dhe profesor matematike franceskan, publikoi tekstin e njohur që përshkruan një sistem llogarimbajtjeje të dyanshme, i kërkuar nga investitorët që ua besonin paratë e tyre menaxherëve. Investitorët kërkonin raporte nga menaxherët , që të jepnin pozicionin dhe rezultatin financiar të veprimeve. Nga mesi i shekullit XIX, Anglia shtoi funksionin e kontrollit financiar (të jashtëm) në raportet financiare. Meqënëse kapitali anglez u investua në zhvillimin e ekonomisë amerikane në fund të shekullit të XIX, kontabilistët e diplomuar anglezë dhe metodat e kontabilitetit u zhvilluan edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë asnjë grup nuk ishte i legjitimuar për të krijuar standarde të raportimit financiar. Kjo çoi te përdorimi i metodave alternative të raportimit të kushteve dhe rezultateve financiare të veprimeve. Këto metoda krijuan rrëmujë dhe në disa raste çuan tërësisht në gabime.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

3.1.1. Shkollat kryesore të kontabilitetit. gjithë përdoruesve të

Nga shekulli XV.te dhe deri në ditët e sotëme, kontabiliteti si teori,praktikë dhe

sistem informacioni është zhvilluar me shpejtësi.Por,zhvillimi i kontabilitetit ka qenë

i ndryshëm në vende të ndryshme.Përcaktues kanë qënë, niveli i zhvillimit

ekonomik, politik, kulturor, social, etj. Por, pavarësisht nga këto ndryshime e

veçori, gjatë këtij zhvillimi në përgjithësi kanë mbizotëruar dy rryma kryesore, dy

shkolla të kontabilitetit: shkolla anglosaksone dhe shkolla europiane (apo

ndryshe shkolla franceze apo kontinentale). Këto dy shkolla të kontabilitetit kanë

anë të përbashkëta dhe dallime midis tyre. Anët e përbashkëta përcaktohen nga

fakti se objekti i studimit është i njëjtë, kurse dallimet përcaktohen nga mënyrat e

zgjidhjes së problemeve të ndryshme të kontablitetit.

Sipas shkollës anglosaksone kontabiliteti organizohet duke u mbështetur në

standardet kontabël të cilat janë parimet dhe rregullat bazë që udhëheqin

kontabilistët dhe që duhen zbatuar prej tyre në organizimin e kontabilitetit të njësive

Ekonomike.

Thjeshtësia dhe prakticiteti i kontabilitetit dhe ndikim jo i fortë i shtetit në

organizimin e kontabilitetit, etj.

Ajo zbatohet kryesisht në Angli, SHBA, Kanada, Australi, etj, pra

në vendet anglisht folëse.Kushtet ekonomike shoqërore të zhvillimit të këtyre

vëndeve kanë qënë përcaktuse në formimin e kësaj shkolle.Në këto vënde

mbizotëronin kompanitë e vogla të ndërtuara mbi bazat e kapitalit familjar dhe atij

public.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Kjo gjë orientonte kontabilitetin kryesisht në ndërtimin e pasqyrave

financiare të nevojshme për ndjekjen e aktivitetit të tyre në bazë të

rregullave preçize dhe dhënien e informacionit në kohë këtyre

kompanive.Gjithashtu dhe nga pikpamja juridike ato karakterizoheshin nga

e drejta zakonore, që e bënte më të lehtë zbatimin në praktikë të rregullave

dhe standarteve të kontabilitetit, të hartuara nga profesionistët dhe

studjuesit kontabël, pa qënë nevoja e ndërhyrjes së fortë të shtetit në këtë

drejtim.

Shkolla Europiane e kontabilitetit organizohet sipas sistemit të

përgjithshëm kontabël. Rregullat dhe mënyrat e mbajtjes së kontabilitetit

përcaktohen në bazë të një ligji për kontabilitetin dhe në Planin e

Përgjithshëm Kontabël. Kjo shkolle e ka marrë emrin nga fakti se ajo

është krijuar dhe praktikohet në vendet europiane si Francë, Gjermani, etj.

Kushtet e zhvillimit ekonomik e shoqëror të këtyre vendeve përcaktuan dhe

karakteristikat e kësaj shkolle të kontabilitetit. Ekzistenca e kompanive të

mëdha, misioni social dhe rregullues i shtetit në ekonomi, kultura juridike e

bazuar në të drejtën romane, etj. përcaktuan, ashtu si dhe në shumë

drejtime të tjera, një rregullim të fortë shtetëror të kontabilitetit. Ky rregullim

ligjor synonte kryesisht në mbrojtjen e interesave të pronarëve të kapitalit

si dhe të kreditorëve, në organizimin e një kontabiliteti të orientuar për

qëllimet fiskale të shtetit dhe për mbajtjen e llogarive nacionale.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

3.1.2.Standardet e Kontabilitetit. e pasqyrave

Organizmat profesional të kontabilitetit në përpjekjet për të zhvilluar më tej

kontabilitetin, kanë hartuar standarde e rregulla ndërkombëtare të kontabilitetit.

Në këtë kuadër kanë krijuar edhe institucionet e specializuara për përgatitjen

me nivel të lart të tyre.

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IASB) është një organizëm

i pavarur privat me objektiv kryesor përfitimin e unifikimit të parimeve kontabël

që përdoren nga bizneset e ndryshme dhe organizma të tjera në gjithë botën.

Ky organizëm u themelua në 29 Qershor 1973 përmes një marrëveshje nga një

organizmash profesionistësh të kontabilitetit nga Australia, Kanadaja, Franca,

Gjermania, Anglia, Irlanda dhe SHBA. Deri në vitin 1983, anëtarët e IASB (IASC

në atë kohë) kanë përfshirë edhe të gjithë organizmat profesionale kontabël, të

cilët janë anëtarë të Organizatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IAFC).

Objektivat e IASB janë: harmonizimi dhe përmirsimi i parimeve të kontabilitetit,

formulimi dhe publikimi në interes të përgjithshëm i standardeve kontabël në

paraqitjen e pasqyrave financiare etj.

IASB siguron se Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IAS) janë

standarte të një cilësie të lartë, kërkojnë praktika kontabël të sakta në kushte e

rrethana të ndryshme ekonomike. Përpunimi i saktë i tyre siguron që ato të jenë

të pranueshëme nga përdoruesit dhe përgatitësit e pasqyrave financiare.

IASB ka arritur të vendosë mbi 42 standarde ndërkombëtare. Këto standarde

lidhen me çështje që reflektohen në pasqyrat financiare të njësive ekonomike e

të biznesit.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

IAS kanë arritur marrëveshje si në harmonizimin ashtu edhe në përmirësimin e

raporteve financiare në shumë vënde të botës.

Standart do të thotë, rregulla të përgjithëshme që përcaktojnë se si duhet

të veprohet në praktikë për të arritur përfundim të njëjtë e të saktë për

veprime ekonomike apo transaksione të kryera.

Brenda çdo vendi rregullat lokale qeverisin në një masë të madhe apo të vogël

publikimin e pasqyrave financiare. Këto rregulla lokale përfshijnë standardet

kontabël të cilat janë botuar nga organizmat ndërkombëtare, rregullatore ose

organizma të tjerë profesionale kontabël në vendet e interesuara.

Standartet kontabël të kontabilitetit të publikuara nga IASB nuk

nënvleftesojnë rregullimet lokale në çështjet e pasqyrave financiare në vendet e

veçanta.Kur rregullat lokale kërkojnë një devijim nga standarti, anëtarët lokalë

të IASB, përpiqen të bindin autoritetet vendosëse të vendosin harmonizime me

Standartet kontabël të kontabilitetit.

Pasqyrat financiare përgatiten dhe paraqiten për përdorim të jashtëm nga

shumë njësi ekonomike në mbarë botën. Megjithëse pasqyra të tilla mund të

duken të ngjashme nga njëri vend në tjetrin, ekzistojnë disa dallime të cilat

shkaktohen nga ndryshime e rrethana sociale, ekonomike, ligjore të vendeve të

ndryshme, të cilat duhet të pasqyrohen me ndryshime sipas veçorive të çdo

vendi. Këto veçori kanë çuar në përdorimin e pasqyrave financiare të

ndryshme.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Gjithashtu në vënde të ndryshme përdoren kritere të ndryshme për matjen dhe njohjen e elmentëve në pasqyrat financiare.

IASC u formua për ngushtimin e këtyre diferencave duke kërkuar harmonizimin e rregullave, standarteve kontabël, dhe proçedurave të lidhura me përgatitjen dhe prezantimin e pasqyrave financiare. Pasqyrat financiare të përgatitura për këtë qëllim plotësojnë nevojat e shumë përdoruesve. Bordi i IASB njeh gjithashtu, se qeveritë duhet të specifikojnë kërkesa të ndryshme për qëllime të tyre vetjake. Këto kërkesa megjithatë nuk duhet të ndikojnë pasqyrat financiare të publikuara,nëqoftëse ato nuk janë në përfitim të gjithë përdoruesve.

Më gjërë për standartet e kontabilitetit flitet në fund të këtij libëri ( Aneksi 1).

3.1.2.1. Edhe Shqipëria me Standartet e Kontabilitetit.

Ligji Nr. 9228, datë 29 prill 2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, parashikojnë që, duke filluar nga viti 2006, një sërë njësisish ekonomike të mëdha do të jenë të detyruara të hartojnë bilancin dhe pasqyrat financiare të tyre në bazë të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit. Ligji “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” ka parashikuar në nenin 4 të tij, se do të jenë të detyruara për të zbatuar Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit në mënyrë të plotë të gjitha bankat, shoqëritë e sigurimeve, firmat e huaja që kanë filiale në vendin tonë, por që mëmat e tyre zbatojnë këto standarte, korporatat apo kompanitë e mëdha me interesa publike, si dhe të gjitha ato shoqëri që operojnë në bursë, në të ardhmen.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Ligji parashikon hartimin dhe zbatimin në vendin tonë të Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit, që do përgatiten nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe do të zbatohen kryesisht nga kompanitë e vogla e të mesme. Këto standarte, do të jenë në përputhje me Standardet Ndërkombëtare. Hartimi dhe miratimi i këtij ligji hap rrugën për përshtatjen e standardeve të kontabilitetit në Shqipëri, zgjidhje kjo shumë e kërkuar dhe e dëshiruar nga të gjithë operatorët vendas e të huaj që kryejnë veprimtari në Shqipëri.

Ligji i ri i Kontabilitetit fut frymën e standarteve të kontabilitetit, duke u bërë kështu më fleksibël dhe më efikas në rregullimin kontabël. Po ashtu, ndryshon krejtësisht statusi i organizimit të hartimit të praktikave kontabël në Shqipëri. Ligji i ri është më i thjeshtë, konçiz e modern. Fryma e tij, si një ligj organik për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare, është e tillë që të jepen në të vetëm rregullimet kryesore dhe të domosdoshme në fushën e kontabilitetit dhe të pasqyrave financiare, kurse problemet teknike të hollësishme dhe udhëzuese do paraqiten në standartet kontabël. Këto standarde do shërbejnë si një guidë udhërrëfyese për kontabilistët në punën e tyre për ndërtimin e bilancit dhe pasqyrave financiare.

3.1.3 Zhvillimi i kontabilitetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (U.S.A)

Kontabilistët profesionistë në Shtetet e Bashkuara e organizuan veten e tyre në fillimet e vitit 1900 dhe krijuan ligjet për dokumentimin, proçedurat e kontrollit financiar standard dhe disa karakteristika të tjera të profesionit. Megjithatë, nga fundi i vitit 1934 kontabilistët e Institutit Amerikan (paraardhësit e Kontabilistëve Publikë të sotëm, të Institutit Amerikan – AICPA) dhe bursa e Neë York-ut ranë dakort mbi pesë parime të kontabilitetit si: parimi i kujdesit, i kuptueshmërisë, i materialitetit, i qëndrueshmërisë dhe i përputhshmërisë. Ky ishte aktiviteti i parë formal i vendosjes së standardeve të kontabilitetit. Dobësimi i kontrollit financiar, i raportimit financiar dhe i kontabilitetit ishte i lidhur me tregun e aksioneve në vitin 1929.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Ligji i Sigurisë i vitit 1933 dhe Ligji i Sigurisë për Këmbimet i vitit 1934, zhvilluan tregtinë ndërmjet shteteve. Këto ligje patën një ndikim të rëndësishëm në proçesin e vendosjes së standardeve, sepse ato i jepnin Komisionit të Këmbimit dhe Sigurisë (SEC) autoritet për të vendosur për parimet e kontabilitetit që duheshin zbatuar nga kompanitë e regjistruara në SEC, i cili akoma e ka këtë autoritet, por proçesi i vendosjes së standardeve me kalimin e viteve është deleguar tek organizata të tjera. Ndërmjet viteve 1939 dhe 1959, Komiteti i Proçedurave të Kontabilitetit dhe Instituti Amerikan i Kontabilistëve, botuan 51 buletine kërkimesh kontabiliteti, që ishin të lidhura me parimet e kontabilitetit. Kjo punë u bë pa ndërhyrjen e një strukture konceptuale ose një tërësi rregullash për raportimin financiar. Çdo buletin kishte të bënte me një botim të veçantë të një konteksti relativisht të kufizuar dhe me metoda alternative të raportimit të rezultateve të transaksioneve të njëjta.

Në vitin 1959, Bordi i Parimeve të Kontabilitetit (APB) zëvendësoi Komitetin e Proçedurave të Kontabilitetit si një organizëm për vendosjen e standardeve. APB, i organizuar dhe i krijuar nga AICPA, ishte i angazhuar në kërkime për të zgjidhur opinionet e ndryshme mbi zgjidhjen e problemeve të ndryshme të kontabilitetit. Megjithëse APB botoi një numër opinionesh mbi çëshjte të rëndësishme të kontabilitetit dhe AIPCA e pa të nevojshme që këto opinione të ishin të shprehura si shënime në pasqyrat financiare,por bordi dështoi në pranimin e gjërë të opinioneve, sepse nuk kishte mbështjetjen e duhur nga teoritë dhe praktikat e kontabilitetit.

Në vitin 1973, si rezultat i zgjedhjeve dhe kritikave për proçesin e vendosjes së standardeve të kontabilitetit,nga një bord i krijuar vetëm nga anëtarëtë AICPA, u vendos themelimi i Bordit të Standardeve të Kontabilitetit Financiar (FASB) si një organizëm me autoritet për vendosjen e standardeve në profesionin e kontabilitetit. FASB e nisi punën me një projekt të quajtur Struktura Konceptuale e Raportimit dhe Kontabilitetit Financiar, që nxorri 6 teori të Koncepteve të Kontabilitetit Financiar deri në korrik të vitit 1999.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Aktualisht, me projektin e saj të strukturës konceptuale, FASB ka nxjerrë Teori të standardeve të Kontabilitetit Financiar, që u bënë baza e krijimit për standarde të raportimit dhe kontabilitetit për çështje të caktuara, ashtu si bënë dhe paraardhësit e FASB-ve. Akoma ekzistojnë mënyra alternative të kontabilitetit dhe të raportimit të ndikimeve për transaksionet e ngjashme. Në shumë aspekte të raportimit financiar, kontabilisti akoma duhet të përdorë gjykimet në zgjedhjen ndërmjet alternativave të njëjta. Me qëllim që të vlerësohen saktë pasqyrat financiare, duhet të kuptohen ndikimet e metodave të kontabilitetit të përdorura nga njësitë ekonomike, në lidhje me metodat alternative që nuk janë zgjedhur. Kapitujt në vazhdim do të përshkruajnë shumë nga këto alternativa dhe ndikime të kontabilitetit te pasqyrat financiare dhe përgjigjet që jepen nëpërmjet standardeve të kontabilitetit.

FASB nuk vendos standarde të rastit. Ai ndjek një procedurë të hapur dhe një proçes të përshtatshëm. FASB pranon të dhëna nga individë ose organizata që janë të interesuara për të dhënë ide dhe pikëpamje rreth standardeve të veçanta të rëndësishme. Ndër shumë kontabilistë profesionistë dhe organizata financiare që japin rregullisht sugjerimet e tyre tek FASB, shto këtu dhe SEC, janë: Organizata e Kontabilitetit Amerikan, Instituti i Menaxhimit të Kontabilistëve, Instituti Ekzekutiv Financiar dhe Instituti i Analistëve Financiarë.

Siç u theksua edhe më parë, raportimi i praktikave dhe i kontabilitetit financiar nuk janë një bashkësi rregullash të mbyllura për t`u ndjekur pa u bërë pyetje. Raportimi dhe kontabiliteti financiar janë përfshirë, me kalimin e kohës, në përgjigje ndaj ndryshimeve të nevojave dhe janë akoma në zhvillim.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

3.1.4 Zhvillimi i kontabilitetit në Francë dhe vende të tjera të Europës.

Në Francë, Plani i Kontabël i Përgjithshëm aktual është rezultat i bashkimit të dy evoluimeve. Njëri, i pazgjedhshëm, që për arsye ekonomike, juridike dhe sociale, e bënte planin kontabël të 1957-ës të paadaptuar në një mjedis të ri. Tjetri, më i thellë, që mbështetej mbi vullnetin dhe harmonizimin europian.

Pa bërë historikun e planeve të ndryshme kontabël franceze, duhet nënvizuar që pikërisht në vitin 1947 për herë të parë në Francë, kodifikimi i qartë i normave kontabël ishte objekt i një Plani Kontabël të Përgjithshëm. Disa modifikime të vogla të këtij plani të parë kontabël, do të jepnin në 1957 një plan të dytë kontabël, përdorimi i të cilit u përgjithësua në 1965, kur një dekret fiskal detyroi njësitë ekonomike të prezantonin bilancin e tyre në komformitet me planin kontabël në fuqi. Ndërkaq, duke i dhënë dinamizmin e periudhës së viteve 60 dhe 70, plani kontabël u bë shpejt i padobishëm, i paaftë që t`u përgjigjej situatave të reja.

Për të treguar këto vështirësi po paraqesim disa shembuj:

në fushën ekonomike, disa veprime në fillim të viteve gjashtëdhjetë u zhvilluan shumë, duke shtruar ndërkohë shumë probleme rregjistrimi (shumëfishimi i këmbimeve ndërkombëtare, orientimi drejt nëntrajtimit industrial, personelit të përkohshëm, etj.);

në fushën monetare, abandonimi i marrëveshjeve të Bretton Woods të 1944-ës (duke vendosur një sistem këmbimi fiks) dhe lëkundja e përgjithësuar e monedhave të ratifikuara nga marrëveshjet e Xhamajkës në 1937, nxirrte vështirësi të mëdha në marrjen parasysh të fluktacioneve të këmbimit;

juridikisht, ligji i 24 korrikut 1966, duke ripërcaktuar kuadrin e ushtrimit të aktivitetit të ndërmarrjeve, i bënte thirrje natyrshëm kontabilitetit të adaptohej me këtë evoluim;së fundi, materialisht, zhvillimi shumë i madh i mjeteve informatike i jepte një arsye të mjaftueshme Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit për të kërkuar nga ndërmarrjet një informacion më të mirë sasior e cilësor.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Në nivelin europian, nenet 54 dhe 55 të trajtimit të Romës së vitit 1957, përbëjnë bazën e harmonizimit të së drejtës së shoqërive dhe proçedurave kontabël. Me qëllim që të priren drejt këtij harmonizimi, komisioni i Komitetit Europian disponon dy mjete esenciale që janë, direktivat dhe rregulloret. Midis këtyre mjeteve, direktiva e katërt evropiane e25 korrikut 1978 është e një interesi thelbësor për të ardhmen e kontabilitetit të shoqërive në komunitetin ekonomik. Ajo vendoset në gjirin e komunitetit në të gjitha shoqëritë me aksione dhe shoqëritë e tjera në të cilat përgjegjësia e anëtarëve është e kufizuar me sjelljen e tyre, me përjashtim të bankave, shoqërive të sigurimeve dhe ndërmarrjeve financiare. Direktiva e katërt, duke ndjekur një objektiv të ruajtjes së interesave të anëtarëve dhe të të tretëve, vendos detyrime minimale përsa i përket prezantimit dhe përmbajtjes së llogarive, mënyrës së vlerësimit, kontrollit dhe publikimit të dokumentave të ndryshme të përmbledhës, për të njohur:

  • bilancin;

  • llogarinë e fitim/humbjeve

  • aneksin, duke i shtuar një raport të drejtimit.

    Larg nga të qenit një ndërmarrje standardizimi, e ngurtë dhe e detyruar, direktiva e katërt europiane përkundrazi, kërkon nëpërmjet një proçesi harmonizimi:

  • të fiksojë norma minimale të zbatueshme për të gjitha vendet anëtare;

  • të përafrojë, me qëllim që t’i bëjë të krahasueshme, sistemet kontabël anglo-saksone dhe kontinentale që paraqesin ndryshime të rëndësishme.

    Ky evoluim i dyfishtë, strukturor dhe europian, ka shërbyer si suport në përpunimin e dy teksteve që kanë formuar deri në 1999-ën kuadrin ligjor dhe rregullues në fushën kontabël:

  • Vendimi i Qeverisë Franceze i 27 prillit 1982, i vënë në zbatim nga një vendim tjetër i 9 dhjetorit 1986, ligjëron një PKP të ri, të detyrueshëm për të gjitha ndërmarrjet industriale dhe tregtare;

  • ligji i 30 prillit 1983 dhe dekreti i zbatimit të tij i 29 nëntorit 1983, lidhur me harmonizimin e detyrimeve kontabël të tregtarëve dhe disa shoqërive, me direktivën e katërt evropiane.Ky tekst i ligjit ka modifikuar thellësisht nenet 8 deri 17 të kodit tregtar lidhur me detyrimet kontabël të tregtarëve.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Plani kontabël i vitit 1999, i ristrukturuar dhe aktualizuar, i aprovuar nga një

vendim ministror i 22 qershorit 1999, duhej të ishte burimi i një të drejte

kontabël koherente dhe evolutive në një kuadër gjerësisht botëror.

Punët e rinovimit të P.K.P. u iniciuan nga ministri i ekonomisë dhe financave, që i përkufizonte kështu objektivat:

  • integrimi në vetë planin e evoluimeve të doktrinës dhe mendimet e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit;

  • nxjerrja e rregullave kontabël nga vetë komentarët.

    Me vullnetin e ministrit të ekonomisë dhe financave, u konfirmua në 1996-ën

    kjo tendencë për ndërtimin e një ristrukturimi të PKP me të drejtën e integruar

    në rishkrirjen e përgjithshme të sistemit të normalizimit kontabël, të organizuar

    tashmë rreth dy instancave:

  • Komitetit të rregullores kontabël (KRRK), që zotëron pushtet ligjor (ligji i 6 prillit 1998) në fushën e evoluimit dhe normalizimit kontabël;

  • Këshillit Kombëtar i Kontabilitetit, i rinovuar me dekretin e 26 gushtit 1996, i ngarkuar me emetimin e mendimeve dhe rekomandimeve në fushën kontabël, që kanë të bëjnë me sektorët ekonomikë.

    Ky organizim i ri institucional, së bashku me një ristrukturim të Planit Kontabël

    me të drejtë pothuajse të njëjtë, tregon vullnetin për të pasur një të drejtë

    kontabël koherente dhe të fortë.

    Gjithashtu,ai është një pikë nisjeje drejt një normalizimi kontabël evolutiv. Nga

    një këndvështrim formal, organizimi i bërë për PKP të 1999-ës lejon një futje të

    lehtë të rregullave të KRRK, të cilat do të bëjnë normalisht evoluimin e

    mëtejshë, me qëllim që të adaptohen kërkesat e reja.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

3.1.5 Zhvillimi i kontabilitetit në Shqipëri. aktualizuar, i aprovuar nga një

Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të Europës Lindore që hynë vonë në sistemin e ekonomisë së tregut, nuk kishte arsye të vendoste një sistem kontabël origjinal të vetin. Ajo duhet të zgjidhte dhe të përshtaste një sistem kontabël të aplikuar në një shtet të Europës Perëndimore, i cili të ishte më pranë traditave juridike kontabile tonat, pra më i lehtë për t`u zbatuar. Për këto arsye, u çmua se një kontabilitet i normalizuar i tipit të njehësuar do të ishte i përshtatshëm për disa arsye dhe konkretisht:

a) Në Republikën e Shqipërisë normalizimi kontabël ka qenë realizuar të paktën që nga viti 1947 nëpërmjet ligjeve dhe akteve nënligjore. Plani unik kontabël, planet kontabël sektorialë dhe planet kontable të institucioneve buxhetore, kanë qënë çelësat e këtij normalizimi. Ato hartoheshin dhe miratoheshin nga organe shtetërore (Ministria e Financave). Kështu, tradita e Shqipërisë, si vend i së drejtës së kodifikuar, duhej ruajtur, por duke ndryshuar objektivat dhe formën e normalizimit. Para vitit 90, si shkollë e kontabilitetit ka qenë ajo europiane. Shkolla Tregtare e Vlorës (e hapur në vitet ‘20 të Shekullit 20, që vazhdon dhe sot), ishte ngritur mbi bazat e kontabilitetit të shkollës europiane dhe sidomos asaj italiane, që hodhën bazat e kontabilitetit në Shqipëri. Ishin pikërisht mësuesit dhe profesorët e dalë nga kjo shkollë, që i mësuan shqiptarët dhe profesionistët e fushës së kontabilitetit,si të mbajnë kontabilitetin.

Shtrembërimet që i bëjnë disa historisë së kontabilitetit në Shqipëri nuk janë të drejta. Parimi i regjistrimit të dyfishtë për herë të parë lindi në Itali dhe s`është e drejtë që modelin e kontabilitetit të zbatuar në vitet e diktaturës në Shqipëri ta konsiderojmë si shkollë të Europës lindore apo Ruse, ndërkohë që marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë ndryshuan në 1960.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Rusia, si pjesë e Europës, në thelbin e teorisë së kontabilietit ka parimin e regjistrimit të dyfishtë, pavarësisht nga disa përshtatje të planit kontabël që lidheshin me ekonominë e centralizuar. Kontabiliteti është metodë universale, që ka në thelb llogarimbajtjen si gjuha e shifrave të një sistemi të caktuar ekonomiko-shoqëror dhe në asnjë rast nuk ka ngjyrë politike. Kontabiliteti i mbajtur në periudhën e diktaturës kishte mangësitë dhe kufizimet e veta, si p.sh:

  • Rëndimi me informacione dhe pasqyra të panevojshme.

  • Mbizotërimi i punës me dorë, e cila bënte që informacioni të dilte me vonesë dhe të mos i shërbente sa duhej e në kohë drejtimit dhe marrjes së vendimeve.

  • Krijimi i mbingarkesave për shkak të mos ndarjes në kontabilitet financiar dhe atij të kostos.

  • Mangësi në njohjen e parimeve e normave kontabël ndërkombëtare.

  • Ndryshimet midise kontabilitetit ne socializem nga ai ne kapitalizem:

    1)Nekapitalizem,kontabiliteti reflekton procesin e prodhimit bazuar ne pronen personale. Ne socializem, ky proces eshte adresuar ne kuadrin e kushteve te prones socialiste.

    2)Ne kapitalizem, kontabiliteti kufizohet brenda njesive ekonomike. Nesocializem, kontabiliteti eshte pjese e ekonomise kombetare.

    3)Ne kapitalizem, kontabiliteti eshte puna private e sejciles njesi ekonomike.Ne socializem, kontabiliteti zbatohet ne perputhje me tabelat e llogarive te ekonomise kombetare, ne vecanti per secilen dege.

    4)Ne kapitalizem, qellimi kryesor i kontabilitetit eshte te percaktoje fitimin. Ne socializem, qellimi i kontabilitetit eshte te paraqese aktivitetet ne kuadrin e planeve ekonomike, synimeve dhe buxhetit.

    5)Ne kapitalizem, vihet re dominimi i sekretit tregtar. Ne socializem, kontabiliteti eshte i nevojshem per pasqyrimin me korrektesi te se vertetes.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

b) së kontabilietit ka parimin e regjistrimit të dyfishtë, pavarësisht nga disa përshtatje të planit kontabël që lidheshin me ekonominë e centralizuar. Kontabiliteti është metodë universale, që ka në thelb llogarimbajtjen si gjuha e shifrave të një sistemi të caktuar ekonomiko-shoqëror dhe në asnjë rast nuk ka ngjyrë politike. Kontabiliteti i mbajtur në periudhën e diktaturës kishte mangësitë dhe kufizimet e veta, si p.sh: Në kushtet kur specialistët kontabël shqiptarë, me gjithë eksperiencën e krijuar në një vend të izoluar, me disa përjashtime, kishin mangësi në njohjen e parimeve dhe normave kontabël ndërkombëtare përgjithësisht të pranuara, ishte e nevojshme që këto parime e norma të paraqiteshin të sistemuara në tekste unike dhe metodike. Plani Kontabël i Përgjithshëm dhe Plani kontabël i institucioneve buxhetore, me përmirësimet e bëra, janë instrumente mjaft të përshtatshëm për këtë qëllim dhe lehtësojnë zbatimin e këtyre normave e parimeve në praktikë. Por zhvillimet e reja në Europë dhe në botë, kërkojnë hapa të rinj edhe në Shqipëri në fushën e kontabilitetit. Në kuadrin e ekonomisë globale, Europa dhe bota po shkojnë drejt zbatimit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe të raportimit të pasqyrave financiare. Pas plotësimit të kuadrit ligjor, edhe në Shqipëri po punohet që, duke filluar nga viti 2008, të zbatohen Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për një numër të caktuar njësish ekonomike, si ato të kuotuara në bursë, shoqëritë e huaja që zhvillojnë aktivitet në Shqipëri, shoqëritë bankare dhe financiare etj. Ndërsa për njësitë e tjera ekonomike që nuk përfshihen në këtë grup do të zbatohen Standardet Kombëtare të Kontabilitetit në përputhje me Standardet Ndërkombëtare.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

c) së kontabilietit ka parimin e regjistrimit të dyfishtë, pavarësisht nga disa përshtatje të planit kontabël që lidheshin me ekonominë e centralizuar. Kontabiliteti është metodë universale, që ka në thelb llogarimbajtjen si gjuha e shifrave të një sistemi të caktuar ekonomiko-shoqëror dhe në asnjë rast nuk ka ngjyrë politike. Kontabiliteti i mbajtur në periudhën e diktaturës kishte mangësitë dhe kufizimet e veta, si p.sh: Normalizimi i tipit kontinental mban parasysh lidhjen e fortë mes kontabilitetit dhe fiskalitetit, dhe rezultati kontabël është bazë për llogaritjen e tatimit dhe të të ardhurave në shkallë vendi. Ky normalizim kërkon të zhvillojë një sistem global të sipërmarrjes, që shkrihet në një sistem harmonik të kontabilitetit racional.

Normalizimi kontabël në Shqipëri dhe ecja drejt zbatimit të Standardeve Ndërkombëtare dhe Kombëtare të Kontabilitetit, siç u theksua edhe më lart, ka në bazë autoritetin e Ligjit nr. 7661, dt. 19.01.1993 “Për kontabilitetin” dhe të ligjit nr. 9228, dt. 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”. Këto ligje, përveç të tjerave, përcaktojnë detyrimet e përgjithshme, parimet e rregullat kryesore për mbajtjen e kontabilitetit, si dhe për përgatitjen dhe publikimin e informacionit financiar në njësitë ekonomike, institucioneve buxhetore dhe organizatat e tjera joqeveritare.

Në kushtet e ekonomisë së tregut, përveç rastit tradicional të informacionit në lidhje me ruajtjen dhe administrimin e pasurisë, kontabiliteti fiton një rol të ri. Ky rol i ri i informacionit kontabël ka të bëjë me të qënit faktor në vendimarrjet e drejtimit të aktivitetit të njësive ekonomike.

Pra, në Shqipëri përmirësimet e kontabilitetit, në kushtet e reja të ekonomisë së tregut, u bënë sipas shkollës europiane të kontabilitetit.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

3.2 Përkufizimi dhe llojet e kontabilitetit. së kontabilietit ka parimin e regjistrimit të dyfishtë, pavarësisht nga disa përshtatje të planit kontabël që lidheshin me ekonominë e centralizuar. Kontabiliteti është metodë universale, që ka në thelb llogarimbajtjen si gjuha e shifrave të një sistemi të caktuar ekonomiko-shoqëror dhe në asnjë rast nuk ka ngjyrë politike. Kontabiliteti i mbajtur në periudhën e diktaturës kishte mangësitë dhe kufizimet e veta, si p.sh:

Siç përmendëm dhe më parë, kontabiliteti përbën bazën e drejtimit dhe të administrimit të njësisë ekonomike. Ai, nëpërmjet shifrave të pasqyruara në dokumente dhe librat e kontabilitetit, shërben për të përshkruar ngjarjet dhe fenomenet që përbëjnë ekzistencën e njësive ekonomike të çdo lloji dhe për t`i komunikuar informacionin e grumbulluar dhe të përpunuar prej tij përdoruesve të ndryshëm. Për këtë arsye kontabiliteti shpesh karakterizohet si “gjuha e shifrave të biznesit”.I thënë ndryshe profesioni i shifrave. Çdo njësi ekonomike nëpërmjet shifrave të kontabilitetit do të dijë si po ecën aktiviteti i saj. Ai ndërtohet mbi bazën e parimeve e procedurave, kuptimi i të cilave përbën bazën e organizimit të tij,për ti shërbyer sa më mirë vendim-marrjes.Meqënëse është një disiplinë e rëndësishme, po japim konceptimin bazë të tij, duke e përmbledhur në këtë skemë:

Skema 4


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

3.2.1.Përkufizimi i kontabilitetit. së kontabilietit ka parimin e regjistrimit të dyfishtë, pavarësisht nga disa përshtatje të planit kontabël që lidheshin me ekonominë e centralizuar. Kontabiliteti është metodë universale, që ka në thelb llogarimbajtjen si gjuha e shifrave të një sistemi të caktuar ekonomiko-shoqëror dhe në asnjë rast nuk ka ngjyrë politike. Kontabiliteti i mbajtur në periudhën e diktaturës kishte mangësitë dhe kufizimet e veta, si p.sh:

Gjatë viteve, studiues të ndryshëm janë përpjekur të japin një përkufizim sa më të saktë dhe të plotë për kontabilitetin.Por,përkufizimet e dhëna për kontabilitetin kanë ndryshuar dhe evoluar në kohë të ndryshme.Zhvillimet e kontabilitetit janë të lidhura me zhvillimet që ka pasur shoqëria në tërësi. Ky zhvillim shprehet në rolin që luan kontabiliteti në jetën e njësisë ekonomike dhe në mënyrat e mjetet e përpunimit të informacionit ekonomik e financiar që lidhen me to. Kështu, në vitin 1940 kontabiliteti përkufizohej si “…arti i regjistrimit, klasifikimit e përmbledhjes në një mënyrë kuptimplotë e në vlerë monetare, i veprimeve që janë së paku pjesërisht me karakter financiar dhe interpretimit të këtyre rezultateve.” Në vitin 1970 ky përkufizim bëhet dhe më i gjerë dhe kontabiliteti si një sistem informacioni “është një aktivitet shërbimi.Funksioni i tij është të furnizojë me informacion sasior, së pari me natyrë financiare njësinë ekonomike, me qëllim që të bëjë zgjedhjet e duhura në rrugët e ndryshme për kryerien e një veprimi në interes të saj”

Ky përcaktim i kontabilitetit e vë theksin më shumë tek qëllimi se sa tek procesi. Ai thekson aktivitetin e vendimarrjes ekonomike më shumë se sa procesin e regjistrimit, klasifikimit dhe interpretimit kontabël. Ky përcaktim thekson rolin e vërtetë të kontabilitetit në kuptimin modern të tij. Sipas këtij përkufizimi, kontabiliteti, si një aktivitet shërbimi për menaxhimin e informacionit kontabël, vendoset midis jetës ekonomike dhe atyre që marrin vendime për drejtimin e saj. Pra, ai përfytyrohet kështu si një mekanizëm që punon duke patur si lëndë të parë të dhënat mbi aktivitetin ekonomik e financiar të njësisë ekonomike.Këto të dhëna, të matura,të kontrolluara,të regjistruara dhe të përpunuara,ai i ruan(ngurtëson) dhe i vë në shërbimi të drejtimit të njësisë ekonomike, duke ua komunikuar personave që marrin vendime dhe janë të intetresuara për to.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Por,kontabiliteti është përpunuar edhe nga studiues të fushës së kontabilitetit nga pikëpamja shkencore. Në këtë kuadër, përveç studiuesve dhe kontabilistëve që e shohin kontabilitetin thjesht si një mjet të informacionit të drejtimit, ka një grup tjetër studiuesish dhe kontabilistësh që e shohin kontabilitetin si degë e shkencës dhe që ka lidhje me shkencat e tjera. Ata përcaktojnë që “..kontabiliteti është ajo degë e shkencës që përpunon proçedurat kontabile dhe nëpërmjet matjes, grumbullimit, regjistrimit, përpunimit, e paraqitjes së informacionit kryesisht financiar, informon të gjithë të interesuarit dhe ndihmon në mënyrë efikase në drejtimin dhe funksionimin e njësive ekonomikedhe, së fundi,lehtëson komunikim me disa funksione speciale”. Ky përkufizim, pa mohuar aspak rolin primar të kontabilitetit në sistemin e informacionit të drejtimit, e përcakton atë edhe si degë të shkencës.

Kontabiliteti, si një tërësi mjetesh dhe procedurash, përbëhet nga:

  • Aktiviteti i regjistrimit në llogarit përkatse,

  • Përpunimi i informacionit në forma të caktuara,

  • Komunikimi i informacionit në forma dhe afate të caktuara përdoruesve të tij.

    Në një kuptim të gjerë, kontabiliteti është proçesi i identifikimit, matjes dhe komunikimit të informacionit financiar të një njësie ekonomike, me qëllim marrjen e vendimeve dhe nxjerrjen e konkluzioneve të rëndësishme për ecurinë e aktivitetit.

    Kontabiliteti përbën mjetin nëpërmjet të cilit përftojnë:

  • Drejtimi i njësisë ekonomike për arritje më të mira.

  • Ndjekja sistematike e dukurive financiare, me qëllim që të gjenden rrugë për zbulimin e rezervave për një ecuri më të mirë.

  • Informacioni i të interesuarve (debitorë, organizma financiare, kreditorë, shteti, opinioni) për rezultatet e periudhës përkatëse dhe ndikimin e tyre në përmirësimin e gjendjes financiare.

  • Studimi i të dhënave për të përcaktuar saktë problemet që kanë të bëjnë me investimet, zgjedhjen e veprimtarisë, ristrukturimin e saj etj.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

●Identifikimi nga studiues të fushës së kontabilitetit nga pikëpamja shkencore. Në këtë kuadër, përveç studiuesve dhe kontabilistëve që e shohin kontabilitetin thjesht si një mjet të informacionit të drejtimit, ka një grup tjetër studiuesish dhe kontabilistësh që e shohin kontabilitetin si degë e shkencës dhe që ka lidhje me shkencat e tjera. Ata përcaktojnë që

●Matja

●Komunikimi i informacionit financiar drejtuesit

●Vendime dhe

gjykime për

ecurinë e

aktivitetit

Veprimet ekonomike

Dokumentet

Pra, rëndësia e kontabilitetit bashkëkohor nuk qëndron vetëm në faktin se ai plotëson mjetin e paraqitjes të të dhënave financiare, por edhe kushtet që ai krijon për informacione të domosdoshme për rezultatet përfundimtare dhe ndihmëse që i jep shtetit, përdorimin me efektivitet të burimeve që disponon dhe zgjidhjen e problemeve që përballon në fushën financiare.

Kontabiliteti i shërben çdo njësie ekonomike që operon në fusha të ndryshme.

Pra, është kontabiliteti ai që i siguron tregëtarit të dhëna për koston e blerjes, për shpenzimet tregtare,të ardhurat nga shitja etj.Fermerit të dhëna rreth nivelit të prodhimit bujqësor e blegtoral, për shumën e inputeve (farëra, plehra kimike, pesticide, insekticide, ushqime për kafshët) të përdorura në proçesin e prodhimit, çmimet e blerjes së inputeve.Ai i jep të dhëna për koston dhe të ardhurat e siguruara nga veprimtaria individuale e fermerëve apo shoqatave të tyre etj. Gjithashtu, regjistrimet kontabile tregojnë për paratë e marra apo të shpenzuara gjatë një periudhe (1 mujore, 3 mujore, vjetore), të dhëna të cilat përdoren në planifikimin afatshkurtër apo afatgjatë të veprimtarisë së njësisë tregtare apo fermës.

Skematikisht, sa u tha më sipër, mund të paraqitet në këtë skemë:

Skema 5


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

3.2.2. Llojet e kontabilitetit. nga studiues të fushës së kontabilitetit nga pikëpamja shkencore. Në këtë kuadër, përveç studiuesve dhe kontabilistëve që e shohin kontabilitetin thjesht si një mjet të informacionit të drejtimit, ka një grup tjetër studiuesish dhe kontabilistësh që e shohin kontabilitetin si degë e shkencës dhe që ka lidhje me shkencat e tjera. Ata përcaktojnë që

Ashtu siç është shpjeguar në pjesët e trajtuara më parë të këtij kapitulli, kontabiliteti është përcaktuar si një sistem i vetëm informacioni që identifikon, mat, përpunon dhe komunikon informacionin e nevojshëm për marrjen e vendimeve. Në përgjithësi mund të thuhet që aktualisht, për nevojat e studimit dhe të organizimit praktik, ekziston një ndarje e sistemit të kontabilitetit, duke bërë dallimet kryesisht midis kontabilitetit financiar, kontabilitetit të kostos dhe kontabilitetit të drejtimit.

Në fazën fillestare kontabiliteti organizohet me qëllim që të indetifikojë, të matë, të perpunojë e të pasqyrojë veprimet ekonomike dhe në fund të hartojë bilancet e pasqyrat financiare për përcaktimin e rezultateve të përgjithshme (konceptet baze tekontabilitetit);pas kësaj faze, nëpermjet bilancit dhe pasqyrave financiare përcaktohet pozicioni financiar i njësisë ekonomike në një periudhë të dhënë(kontabiliteti financiar);pas kësajfaze ai shoqërohet me evidentimin dhe analizën e kostove dhe të të ardhurave të aktiviteteve të veçanta (kontabiliteti i kostos). Në një fazë më të avancuar të njësisë ekonomike, përveç llojeve të përmendura më lart të informacionit kontabël, fillojnë të përpunohen dhe të dhënat në lidhje me parashikimin në të ardhmen të të dhënave të kontabilitetit (të analizës së veprimtarisë financiare të buxhetimit), me koordinimin e kontrollin e aktiviteteve e proçedurave të tij, si dhe me përpunimin e integruar të të dhënave të veçanta të jetës së njësisë në kompleksin e tyre unitar (kontabiliteti i drejtimit).

Nga sa u tha më lart, mund të nxirret roli i kontabilitetit në mbarëvajtjen veprimtarisë së njësisë ekonomike: nga njëra anë, në vlerësimin e funksionit të saktësimit kontabël dhe të referimit të sigurtë në të dhëna dhe rezultate të dokumentuara rigorozisht dhe shpesh të çertifikuara; kurse në anën tjetër,kontabiliteti si një referim i sigurtë për përpunimet e mëtejshme për nevojat e drejtimit, kontabilitetit të kostos, ashtu edhe për hartimin e buxheteve dhe për ripërpunimin e mëtejshëm të tyre, të nevojshme për një drejtim të përshtatshëm të njësisë ekonomiket, si në terma operative ashtu dhe strategjik.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Kontabiliteti financiar nga studiues të fushës së kontabilitetit nga pikëpamja shkencore. Në këtë kuadër, përveç studiuesve dhe kontabilistëve që e shohin kontabilitetin thjesht si një mjet të informacionit të drejtimit, ka një grup tjetër studiuesish dhe kontabilistësh që e shohin kontabilitetin si degë e shkencës dhe që ka lidhje me shkencat e tjera. Ata përcaktojnë që ka të bëjë me proçesin e përgatitjes dhe të raportimit të bilancit dhe pasqyrave financiare të njësisë ekonomike.Bilanci dhe pasqyrat financiare paraqesin pozicionin financiar të saj në një moment të dhënë, rezultatet e veprimeve për një periudhë të dhënë kohe, aktivet e fluksit të likuiditeteve (marrje dhe pagesa keshi) dhe informacione të tjera në lidhje me burimet financiare, obligacionet, interesat e veprimet e tjera të njësisë. Kontabiliteti financiar është i orientuar kryesisht nga jashtë.Bilanci dhe pasqyrat financiare janë të drejtuara tek individët që nuk janë të përditshëm në veprimet ditore financiare të aktivitetit të njësisë ekonomike. Kontabiliteti financiar, gjithashtu, është i lidhur me rezultatet historike financiare të kësaj njësie. Bilanci dhe pasqyrat financiare pasqyrojnë çfarë ka ndodhur në të shkuarën.Lexuesve dhe pëdoruesve të tyre, mund t`u duhet të mbështeten te veprimet e të kaluarës që t’i përdorin ato për të ardhmen etj.

Kontabiliteti i kostosështë një nënndarje e kontabilitetit menaxherial qëështë i lidhur me caktimin dhe mbledhjen e kostove të produkteve, me proçeset ose shërbimet, për të ndihmuar menaxhimin në zgjidhjen e problemeve specifike.

Kontabiliteti i drejtimit (menaxherial)përdor informacionin financiardhe ekonomik për të planifikuar dhe kontrolluar shumë nga veprimtaritë dhe për të mbështetur proçesin e marrjes së vendimeve menaxheriale të njësisë. Ai është një proçes identifikimi, matjeje, grumbullimi, analize e përpunimi, interpretimi e komunikimi i informacionit financiar e jo financiar, që përdoret nga drejtuesit për të planifikuar, vlerësuar kontrolluar pjesën e brendshme të njësisë ekonomike në shërbim të vendimarrjes. Kontabiliteti menaxherial dhe ai i kostos kanë ngjashmëri dhe dallime ndaj atij financiar.

  • Ata ngjajnë me njëri-tjetrin, së pari, sepse përdorin të njëjtin informacion, pra kanë të njëjtin burim informacioni.

  • Së dyti, kanë të njëjtën përgjegjësi e të njëjtin përkushtim për realizimin e objektivave.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Ndryshimet midis kontabilitetit financiar dhe kontabilitetit të kostos e

drejtimit janë:

  • Përdoruesit e informacionit. Në kontabilitetin financiar përdorues janë

    persona e njësi jashtë njësisë ekonomike, ndërsa për kontabilitetin e

    drejtimit përdorues (të interesuar) janë nivele të ndryshme të menaxhimit

    të brendshëm.

  • Tipet e sistemeve të kontabilitetit. Ndërsa kontabiliteti financiar në përfundimet e tij përdor sistemin e regjistrimit të dyfishtë, kontabiliteti i drejtimit në përfundimet e tij nuk është i kufizuar vetëm në këtë sistem kontabël.

  • Pika ku fokusohet analiza. Analiza në kontabilitetin financiar përfshin entitetin e njësisë ekonomike, si një të tërë, ndërsa analiza e kontabilitetit të drejtimit përfshin edhe segmente të ndryshme të entitetit të njësisë ekonomike.

  • Njësitë e matjes. Në kontabilitetin financiar si njësi matjeje shërben leku. Në kontabilitetin e drejtimit përdoret çdo njësi fizike ose monetare, si p.sh orët e punës, etj.

  • Frekuenca e raporteve, e pasqyrave financiare. Kontabiliteti financiar harton pasqyra e raporte periodike e të rregullta, të përcaktuara me ligj; ndërsa kontabiliteti i drejtimit harton raporte e pasqyra sa herë i nevojiten.

  • Direktivat kufizuese. Ndërsa kontabiliteti financiar ndjek parimet e pranuara të kontabilitetit, ai i drejtimit nuk udhëhiqet nga parimet themelore kontabël të miratuara.

  • Koha. Ndërsa kontabiliteti financiar trajton probleme që ndodhin në të tashmen, kontabiliteti i drejtimit përqëndrohet në të ardhmen.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

3.3. Lidhja e kontabilitetit me shkencat e tjera. të kostos e

Kontabiliteti është i lidhur ngushtë dhe me shkencat e tjera. Ai është i lidhur veçanërisht me financën.

Nuk ka kuptim kontabiliteti pa veprimtari ekonomike e financiare, pa aktivitet tregtar prodhimi apo shërbimi. Mendoni për një moment, kur s`ka aktivitet, çfarë shërbimi mund të bëjë llogaritari? Çfarë veprimi ekonomik apo transaksioni do të regjistrojë ai në ditar apo në librin e madh? Kjo do të thotë që llogaria, kontabiliteti fillon të funksionojë pasi është kryer veprimi, është kryer një aktivitet i caktuar.Ky aktivitet, ky veprim duhet të pasqyrohet në llogari, për të ditur në çdo kohë se si po ecën, cili është efektiviteti i tij, çfarë probleme ka, etj.

Kur flasim për ekonomikë apo për shkencën mbi ekonominë, kuptojmë rregullat dhe ligjet që rregullojnë marrëdhëniet ekonomike midis njerëzve, ligjin e ofertës dhe kërkesës, sasinë e prodhimit dhe konsumit, mundësitë dhe nevojat.

Kur flasim për kontabilitetin nënkuptojmë llogarinë,mbajtjen e llogarisë në një njësi ekonomike apo shoqëri. Në fakt shumë kohë njerëzit kontabilitetin e kanë njësuar me financën. Shpesh financa është konsideruar si produkt i kontabilitetit, ndërsa funksioni i financierit si shtojcë e funksionit të llogaritarit. Me gjithëse nuk mund të jenë e njëjta gjë, si kontabiliteti ashtu dhe financa nuk mund të bëjnë pa njëra tjetrën. Puna e llogaritarit dhe e financierit nuk mund të ndahet si me thikë. Atje ku është puna e llogaritarit, aty afër apo pak më tej është dhe puna e financierit.

Por kontabiliteti dhe financa përveç se të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra tjetrën, kanë dhe ndarjet e tyre.

Për të shprehur në mënyrë sa më të kuptueshme lidhjet dhe ndryshimet midis kontabilitetit dhe financës, llogaritarit dhe financierit të një njësie ekonomike, po bëjmë një analogji të thjeshtë. Përfytyroni një njësi ekonomike si një organizëm të gjallë, si organizmin e një njeriu, kur çdo rrahje e radhës e zemrës së tij është një shitje e re dhe pa dyshim një fluks i ri, para në arkë.


N v m ndje p r student t si t dalim mir n l nd n e kontabilitetit

Llogaritari është i preukopuar dhe i lidhur me çdo njërën nga këto rrahje. Ai ka për mission të marrë në llogari çdo rrahje, të regjistrojë kohën, intensitetin, numrin e rrahjeve brenda një periudhe të caktuar, të formulojë përmbajtjen e tyre e kështu me radhë. Ndërsa financa e sheh çdo rrahje të evidentuar në llogari, si pjesë të qarkullimit të përgjithshëm të gjakut të njeriut, si process që bën të mundur furnizimin me gjak dhe me oksigjen të çdo qelize, si një process të domosdoshëm jetësor.

Që këtej del dhe dallimi midis kontabilitetit dhe financës:

Së pari: Kontabiliteti dhe llogaria përdorim principe të standartizuara dhe të pranueshme për të treguar në çdo kohë pozicionin sasior, financiar të çdo fluksi, kur është fjala për trajtimin e fondeve dhe të flukseve. Ndërsa financa i trajton ato nën preokupimin e analizës skajore, kontabiliteti i shikon transaksionet e fondeve, shitjeve, blerjeve, etj, si shtime apo pakësime sasiore të tyre, apo të flukseve të rritjes apo zvogëlimit, në shuma absolute.Pra, financa e sheh çdo veprim si vendim apo lëvizje që shton një sasi, që shkakton një ndryshim cilësor dhe që është e lidhur domosdoshmërisht me efekte strategjike, afatgjata dhe të rëndësishme.

Së dyti: Llogaritari tregon kujdes të madh për regjistrimin dhe përmbajtjen e evdidencës së të dhënave, për grumbullimin dhe prezantimin e tyre, për trajtimin një për një të çdo vlere. Ndërsa financieri ndjek përmbajtjen e veprimeve, ndjek cilësinë e veprimeve që shkaktojnë dhe sjellin veprime të tjera, shkaktojnë reagime, shkaktojnë pasoja.

Financieri i përdor të dhënat e llogaritarit të përpunuara dhe të papërpunuara.Por,ai nuk mund të parashikojë dotë efektin e veprimeve që ndodhin, pa të dhënat e kontabiletetit, të llogaritarit. Ai nuk mund të marrë vendime dhe të orientojë lëvizjet dhe flukset që ndodhin apo do të ndodhin në të ardhmen në njësinë ekonomike pa u nisur nga një bazë të dhënash. Pikërisht këto të dhëna ai i merr nga kontabiliteti.

Del qartë se shkenca e kontabilitetit është e lidhur pazgjdhshmërisht me shkencat e tjera, siodmos me financën. Llogaritari dhe financieri që të dy ecin në një rrugë, dhe i shërbejnë njëri tjetrit në funksion të qëllimit kryesor, interesave të subjektit, njësisë ekonomike për llogari të të cilit punojnë dhe veprojnë.