1 / 24

Ligjet e psikomotricitetit

Të fituarit e një funksioni varet nga përpunimi i strukturave anatomike që janë të domosdoshme. E volucioni i motricitetit dhe modifikimi i disa reflekseve, si ai i Babinsky, shkojnë paralel me maturimin progresiv. Ligjet e psikomotricitetit. Ligji I diferencimit Ligji I variabilitetit

wilda
Download Presentation

Ligjet e psikomotricitetit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Të fituarit e një funksioni varet nga përpunimi i strukturave anatomike që janë të domosdoshme. • Evolucioni i motricitetit dhe modifikimi i disa reflekseve, si ai i Babinsky, shkojnë paralel me maturimin progresiv. Ligjet e psikomotricitetit

  2. Ligji I diferencimit • Ligji I variabilitetit • Ligjicefalokaudal • Ligjiproksimodistal • Ligji I kushtevetejashtme Evolucioni

  3. Motorika globale përbëhet nga shkarkesa të përgjithësuara në të gjithë trupin dhe veçanërisht tek gjymtyrët e foshnjës që në mënyrë progresive përsoset, merr formë, diferencohet në aktivitete gjithnjë e më të lokalizuara, fine dhe të adaptueshme përgjatë zhvillimit. Ligji I diferencimit

  4. Progresione të shpejta, pastaj stanjacione dhe bile disa herë regresione të vërteta që i paraprijnë një transformimi të menjëhershëm të të gjithë ansamblit. • Njihen gjithashtu në këtë progresion, ndryshime të papritura, faza kapitale ku një transformim funksional duket se ndodh menjëherë. Ligji I variabilitetit

  5. Muskujt e aksit të trupit sa më afër ekstremitetit cefalik të ndodhen, aq më shpejt janë në kontroll të vullnetshëm: së pari muskujt okular, pastaj muskujt e qafës (mbajtja e kokës), së fundi muskujt e trungut (qëndrimi ulur). Ligjicefalokaudal

  6. Tregon të njëjtën gjë për muskujt e gjymtyrëve, d.m.th. që muskujt të cilët ndodhen më pranë ekstremitetit cefalik, do të vihen më shpejt në kontrollin e vullnetshëm: kontrolli i motricitetit të rrënjëve të gjymtyrëve i paraprin atyre të ekstremiteteve distale. Ligjiproksimodistal

  7. Nevojë per stimulimet nga ambienti i jashtëm për t’u realizuar plotësisht. • Organizimi funksional i strukturave nervore kërkon një jetë relacionale. Kushtet e jashtme

  8. Tonusi i tij muskular në nivelin e gjymtyrëve është i tipit “hipertoni fiziologjike” që i jep një rezistencë e cila mposhtet me hope, në qoftë se tentojmë t’i shtrijmë gjymtyrët që janë përgjithësisht të fiksuara në përthyerje. Në të kundërt, koka është e lëvizshme duke ndjekur sipas gravitetit pozicionet e përkuljes së trungut. I porsalinduri

  9. Përbëhet në fazën aktive, nga lëvizje të çoroditura të gjymtyrëve, të papërshtatura, anarkike, bilaterale, por pa një simetri të vërtetë me gjymtyrët e sipërme ose shpesh të alternuara me gjymtyrët e poshtme. • Në nivelin e fytyrës, kemi parë që, që në javën e parë ekziston një lëvizshmëri që ende nuk ka vlerën e komunikimit për fëmijën, por mund të merret si e tillë nga nëna, e që është e përbërë nga mimika pakënaqësie e kënaqësie. Motricitetispontan

  10. Lidhjesjellore • Sjelljeteverejtura ne lindjeqemundtezhdukenosetezhvillohen me vonedheteformojnebazen e sjelljeveteqellimshme • Tretiperefleksesh: • Refleksetembrojtjesdheteshmangies • Reflekseadaptimitetonusit postural oseshprehesteformaveelementaretezhvendosjes • Reflekseorientimidrejtngacmimit Reflekset primitive

  11. Refleksi Moro • Refleksi I ngjeshjes pas gjirit • Refleksetbuzoretethithjes Reflekset

  12. Është e kuptueshme që të thirrurat, të qarat, ushtrimet e para vokale të të porsalindurit paraqesin aktivitete motore në kuptimin e plotë të fjalës, lidhjet e të cilave me jetën e tij afektive janë evidente. Aktivitetet e para

  13. Qe ne lindjekanjeshkalletecaktuarteaftesiveperceptivo-motore • Spitz hipotizon se mund të flasim për një prag mbrojtjeje ndaj asaj që vjen nga jashtë, ndërkohë që stimujt e brendshëm interoceptivë dhe proprioceptivë kanë një influencë superiore mbi të porsalindurin, në këtë rast është e mundur që organet sensoriale të kenë arritur një nivel të mirë pjekurie. Aftesitesensoriale

  14. Rëndësia e ndjeshmërisë së lëkurës, e ndjesive tëshijes dhe të nuhaturit është përgjithësisht mjaft e njohur (mund të vërehet që në 3-4 ditët e para tek fëmija një dallim nëpërmjet nuhatjes që i lejon atij të veçojë aromën e nënës së tij nga aroma e një nënë tjetër). Nënvizojmë lidhur me këtë që kontaktet e lëkurës vlerësohen gjithnjë e më shpesh si thelbësore që në fillimet e marrëdhënieve të fëmijës. Studime të rëndësishme në këtë fushë ka bërë Harlow tek majmunët dhe Bowlby tek fëmijët. Aftesitesensoriale

  15. Në pjesën më të madhe, papërsosmëritë eshikimit tek i porsalinduri prekin ndoshta më pak atë që quhet sistem sensorial receptor, sesa sistemin motor okular. Kjo lidhet me faktin e mospërfundimit të maturimit nervor dhe motor dhe me mungesën përkatëse të disa automatizmave pamore që shfaqen në plan të dytë (akomodim pamor, konvergjencë dhe kordinim binokular). Aftesitesensoriale

  16. Sipas E.Vurpillot, duket se që në periudhën neonatale fëmija është i aftë të dallojë hapësirën dhe veçanërisht të dallojë në mënyrë relative hapësirën e afërt nga ajo më e largët: “një reaksion shmangieje në rast të afrimit të një objekti mund të evidentohet tek bebet që janë nga 1 deri në 3 javë. Ky reaksion shfaqet edhe kur zhvendosim objektin material nëpërmjet projektimit të tij në një ekran; pra, mund të mendojmë që ai nuk u shkaktua nga stimujt e të prekurit të prodhuara nga fluksi i ajrit të zhvendosur nga objekti...”. (Bower, Brouthton dhe Moor, 1970). Aftesitesensoriale

  17. Nuk ekziston akomodim pamor përpara 4 javëve (modifikimi i kurbës së kristalinit të syrit, i tillë që imazhi i objektit të formohet mbi retinë, në mënyrë që të lejojë një shikim të qartë). • Sistemi është fiksuar në një distancë preferenciale që varion sipas subjekteve ndërmjet 10.5 e 45 cm. Dihet që sytë janë të ndjeshëm ndaj dritës. Refleksi fotomotor i kontraktimit pupilar është i pranishëm që në lindje, pra, mund të provokojmë kështu një refleks të tkurrjes, nëse syri ndriçohet me vrull. Aftesia e teparit

  18. I aftë të kryejë disa orientime të syve dhe fiksime që janë megjithatë në të shumtën e rasteve të zbehta, të paqarta, hezituese, shpeshherë të ndërprera nga lëvizje të pavullnetshme të kokës ose të trupit. • Rreth 3 javëve, fiksimi është më i qartë. Në kushte të mira prehjeje dhe zgjimi të qetë, bebja është e aftë të fiksojë dhe të ndjekë me sy një objekt në lëvizje, p.sh. një top të vogël të kuq që zhvendoset ngadalë në një distancë 30 deri 40 cm nga sytë e tij. Duket madje që në lindje një lloj tërheqjeje drejt fytyrës njerëzore, gjë që të bën të mendosh se bebet janë programuar për të shkëmbyer shikime me të rriturin. I porsalinduri

  19. Dëgjimi i të porsalindurit është më pak i studiuar sesa shikimi. • “sistemi dëgjimor i fëmijës është, me sa duket, funksional që në lindje e mundet dhe më parë”. Observime të ndryshme tregojnë që bebja dëgjon mirë që në lindje (dhe madje që gjatë barrës në muajt e 5-6 intrauterinë). • Që nga java e dytë fëmija shfaq një reaksion drithërimi (prova e refleksit Moro) dhe zgjimi (kur ai është në gjendje gjumi) nga çdo zhurmë qoftë dhe me intensitet të ulët. Aftesia e tedegjuarit

  20. Ky perceptim dëgjimor tepër i hershëm i hapësirës interpretohet si një sjellje e bashkëlindur, qe ka qellim mbrojtes. • Bebja u përgjigjet më shpesh stimujve dëgjimorë kompleks e të zgjatur, frekuencat e të cilave u korrespondojnë më tepër zërave njerëzorë, sesa tingujve të pastër, ose frekuencave të tjera. Tedegjuarit

  21. Fëmija fiton gjatë dy viteve të para kapacitete motore perceptive të cilat i krijojnë pak nga pak mundësi veprimi dhe shkëmbimi me ambientin e jashtëm dhe një shkallë të caktuar autonomie që hedh bazat e zhvillimit të personalitetit. Femijaderi ne dyvjec

  22. Ndjekja okulare e vërtetë e një objekti kryhet në 6 javë. Fiksimi okular i përzgjatur është i qartë në muajin e tretë. Akomodimi vizual arrin një efikasitet perfekt në 3 muaj e gjysëm. • Është vërejtur interesi tepër i hershëm i bebes për fytyrën e njeriut, veçanërisht në fillim për pjesën e sipërmë dhe sytë. Më tej në mënyrë progresive ai do t’i referohet tërë fytyrës, pastaj do të mund të diferencojë fytyrat ndërmjet tyre. Në të njëjtën mënyrë ai mëson pak nga pak të dallojë objektet. Sensorialiteti

  23. Të dëgjuarit, i pranishëm që në lindje (bile dhe para saj), vazhdon të perfeksionohet. • Aftësi e bebes për të qenë i vemendshëm, gjë që bën të mundur eksperienca perceptive më preçize dhe fine • Aftesia perceptive i bën të mundur fëmijës të seleksionojë, të orientohet drejt asaj çka është e këndshme e t’i kthejë shpinën asaj që s’është e tillë. Sensorialiteti

  24. Në nivelin e gjymtyrëve, nga qëndrimi në fleksion (gjymtyrët të mbledhura) kalohet (në 4-5 muaj) në qëndrimin në shtrirje (ekstension); nga hipertonia neonatale kalohet në një hipotoni (rreth 8-9 muaj) që fillon të pakësohet në rreth 18 muaj. Më pas i lë vendin një tonusi të krahasueshëm me atë të të rriturve. Evolucioni i tonusit aksial drejton zhvillimin postural. Tonusimuskulor

More Related