130 likes | 413 Views
QENDRA PËR HULUMTIME KUALITATIVE. Prezantimi i hulumtimit kualitativ: FUQIZIMI I ROLIT TË TË RINJVE NË SKENËN POLITIKE NË KOSOVË N ëntor 2011. Qëllimi i hulumtimit.
E N D
QENDRA PËR HULUMTIME KUALITATIVE Prezantimi i hulumtimit kualitativ: FUQIZIMI I ROLIT TË TË RINJVE NË SKENËN POLITIKE NË KOSOVË Nëntor2011
Qëllimi i hulumtimit • Qëllimi i këtij hulumtimi ishte të kuptojë pse të rinjtë që janë pjesë e strukturave partiake janë të pafuqishëm në procesin e vendimmarrjes politike, si dhe të nxjerrë konkluzione dhe rekomandime për mënyrat e mundshme të përmirësimit të kësaj situate. • Hulumtimi është realizuar me mbështetjen e Fondacionit FriedrichEbertStiftung, zyra në Prishtinë.
Besueshmëria dhe validiteti i hulumtimit • Pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë ato të të rinjëve pjesëmarrës në fokus grupe dhe të të rinjve të intervistuar. • Informacionet, gjetjet dhe konkluzionet e përfshira këtu iu referohen përvojave, opinioneve, qëndrimeve, bindjeve dhe ndjenjave të të rinjëve pjesëmarrës në hulumtim. • I gjithë raporti është produkt i përpjekjeve të ekipit hulumtues, që në mënyrë sa të jetë e mundur më objektive dhe të besueshme, të përmbledhë dhe interpretojë të gjitha këto pa e ndryshuar kuptimin e tyre.
Portretizimi i një të riu tipik (mënyra se si ai e përcepton veten para se të aktivizohet në politikë)
Mosbesimi reciprok dhe kriza e vlerave • Njëra nga pengesat kryesore në procesin e fuqizimit të rolit të të rinjve në politikë është edhe mungesa e bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke në mes tëtë rinjve. Përveçse mungon bashkëpunimi në mes të të rinjve,mungon edhe besimi reciprok në mes tyre. • Përgjithësisht shoqëria kosovare është duke kaluar nëpër një proces të “ridefinimittë vlerave”, të ripërcaktimit se çka është vlerë dhe çka nuk është vlerë. Një numër vlerash tradicionalisht të fuqishme në shoqëri janë duke u venitur, në të njëjtën kohë janë duke u formuar shumë “vlera” të reja.
Konkluzionet • Rinia është e pafuqishme në politikë sepse i mungon vetëbesimi; • Të rinjve në politikë u mungon vetëbesimi për shkak se e kanë provuar disa herë dështimin • Të gjithë janë të pakënaqur, askush nuk është i gatshëm të bëjë diçka për përmirësimin e situatës; • Mungon besimi dhe përkrahja reciproke në mes të të rinjve; • Nuk ka dallime të mëdha në mes të të rinjve që janë pjesë e partive të ndryshme politike, për më tepër nuk ka dallime domethënëse as në mes të rinjve të partive politike, atyre nga shoqëria civile apo studentëve ;
Faleminderit! Pyetjet dhe komentet tuaja?