1 / 19

Mësimi i gjuhës shqipe përballë Braktisjes së Fshehtë

Mësimi i gjuhës shqipe përballë Braktisjes së Fshehtë. Prof.as.dr Mimoza Gjokutaj - QTKA Konferenca Kombëtare “Shanse të barabarta për secilin nxënës – Braktisja e fshehtë ” 27 Tetor 2006. 1.Rëndësia e problemit.

tameka
Download Presentation

Mësimi i gjuhës shqipe përballë Braktisjes së Fshehtë

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Mësimi i gjuhës shqipe përballë Braktisjes së Fshehtë Prof.as.dr Mimoza Gjokutaj - QTKA Konferenca Kombëtare “Shanse të barabarta për secilin nxënës – Braktisja e fshehtë” 27 Tetor 2006

  2. 1.Rëndësia e problemit • Mbarë komuniteti ndërkombëtar është i sensibilizuar për rëndësinë e madhe që ka mësimi i gjuhëve në procesin e gjatë dhe pambarim të të mësuarit të dijeve që vetë shoqëria njerëzore i ka prodhuar. • Gjuha është mjeti i vetëm unik e cila i jep shanse çdo individi të përparojë dhe të rritet intelektualisht. • Evropa është një komunitet shumëgjuhësor.Mësimi i gjuhëve amtare në komunitetin e shoqërive shumëgjuhëshe merr vlera të rëndësishme për t’u mësuar. • Cilësia e të nxënit të gjuhëve në kompetencat bazë (të folurit, të lexuarit, të shkruarit) shmang fenomemet e analfabetizmit dhe të braktisjes së edukimit për çdo individ.

  3. 2. Përse fëmijët duhet të mësojnë në gjuhën e tyre amatare ? • Çdo fëmijë duhet të kërkojë të marrë bazat e edukimit përmes të lexuarit, të shkruarit dhe numërimit në atë gjuhë që është më familjarja për të dhe që për moshat e vogla ka emrin gjuha amtare. • Duhet të kuptojmë se përmes gjuhës në edukim lëvizet nga e njohura tek e panjohura. • Në një sistem solid edukimi, sfida e parë është t’u mësohet fëmijëve gjuha e parë (ajo e nënës), me anën e së cilës ata do të ndajnë eksperiencat dhe do të mësojnë përmes gjuhës së të tjerëve për mjedisin e gjerë që i rrethon. • Vetëm kështu bota do të jetë në të vërtetë një bashkësi multilinguale.

  4. Nuk mund të unifikojmë nivelin gjuhësor të individëve të ndryshëm në mjedise që ndryshojnë për arsye të ndryshme sociale. • Vetëm përmes mësimit të gjuhës amtare ne nuk i japin përgjigje cdo gjëje. Mësimi i gjuhës ka të bëjë me pranimin e shumë parimeve. • Nga njëra anë është vështirë të pranosh se bazat e edukimit mund të vendosen vetëm mbi një gjuhë por nga ana tjetër është shumë më e vështirë të pranosh se edukimi në nivel të lartë kërkon kompetenca të gjera gjuhësore. • Wshtë e rëndësishme të pranojmë se në edukim duhet pranuar edhe diversiteti linguistik që ka të bëjë me pranimin e gjuhëve tw pakicaveatoe anësore, dialektore, zhargone, etj . • Ashtu si në natyrë biodiversiteti, është i rëndësishme për të vendosur një balancë të drejtë në planetin tonë ashtu edhe diversiteti gjuhësor është i rëndësishëm për të vendosur balanca kulturore. • Gjuha është rruga përmes së cilës çdo individ shpreh eksperienca unike jetësore, gjen zgjidhje unike për problemet dhe rrugë unike për komunikimin midis njerëzve.

  5. Në komunitetin global po vihet re ekspansioni i anglishtes e cila bën që gjuhë të tjera të dobësohen, pse jo dhe të humbasin. • Gjuha amtare është gjuha e parë me të cilën çdo individ nis të njohë të kuptojë dhe të shpjegojë botën. Përmes saj shpjegohen identitete dhe tradita kulturore. • Vetëm në këtë mënyrë mund të shpjegojmë diversitetin kulturor. • Për këto arsye dhe të tjera sot bota po nxit lëvizje të gjera në planin e mësimit të gjuhëve amtare.

  6. 3. Roli i konventave ndërkombëtare në inkurajimin e gjuhëve Deklarata, rezoluta, konventa, ligje të dala herë pas here nënvijëzojnë dhe inkurajojnë mësimin e gjuhës amtare. • Deklarata e të drejtave të njeriut - njeh të drejtat gjuhësore të çdo individi për ta përdorur gjuhën amtare (1992). • Edukimi në gjuhë amtare dhe në gjuhën e minoriteteve përkatëse. • Në çdo akt ligjor që lidhet me qëllimet e arsimit, theksohet dhe nënvizohet domosdoshmëria e formimit të shëndoshë gjuhësor në gjuhën amtare dhe zyrtare si dhe në gjuhët e huaja të përzgjedhura. • Sot, ky synim shoqërohet me kërkesa shumë më të përparuara që e tejkalojnë kërkesën vetëm për formim gjuhësor në gjuhën amtare apo zyrtare. • Problemi në formimin gjuhësor të shëndoshë në gjuhët e dyta (gjuhët e huaja) tashmë të rivlerësuara për vendin që duhet të zënë në përmbajtjen e shkollës.

  7. 4.Objektiva gjuhësore • Mësimi i gjuhës amtare si gjuha bazë në edukim; • Përmirësimi i cilësisë së të mësuarit të gjuhëve; • Inkurajimi i diversitetit gjuhësor përmes integrimit; • Nxitja dhe gjetja e të gjitha mundësive për të mësuarit e gjuhëve, gjatë gjithë jetës dhe në përshtatje me nevojat personale; • Përmirësimi i cilësisë së të nxënit përmes mësimit të gjuhës amtare si gjuhë e parë, si gjuhë zyrtare dhe si gjuhë e cila përshkon tërë kurrikulin shkollor; • Rritja e përgjegjësisë qytetare nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe forcimit të bashkimit shumëgjuhësh dhe nxitja për të mësuar gjuhë gjatë gjithë jetës;

  8. Zhvillimi dhe shpërndarja e teknikave të reja dhe e praktikave më të mira për mësimin e gjuhëve; • Mësimi i gjuhëve (amtare ose të dyta) si pronë të bashkësisë së gjuhëve zyrtare në Europë. • Mësimi i gjuhës amtare në të gjithë kontekstin shkollor duke përfshirë mësimin e gjuhës përmes tërë kurrikulit shkollor. • Zhvillimi i aftësive gjuhësore të gjithanshme dhe në nivele dhe standarde të qarta arritjesh.”

  9. 5.Ndërtimi i politikave të reja edukative • Formimi gjuhësor, kryesisht të brezit të ri dhe përmes shkollës, tërë komunitetit social -është një sfidë e cila qëndron para shoqërisë shqiptare. • Gjetja e rrugëve sa më të përshtatshme, të mundshme, të zbatueshme përbën një sfidë për të gjithë ata që punojnë në fushën e edukimit .Duhen kapërcyer sfida të tilla si: • Shmangia e analfabetizmit • Shmangia e braktisjes së fshehtë • Gjithpërfshirja në edukim • Përmirësimi i të nxënit të nxënësve • Përgatitja gjuhësore multilinguale • Mësimdhënie dhe të nxënë cilësor

  10. 6.Përgjegjësitë • MASH - përmes përgatitjes së politikave gjuhësore dhe kurrikulave të përshtatshme; • Universitetet-përmes përgatitjes së mësuesve të gjuhës por edhe të të gjitha lëndëve të tjera me një formim gjuhësor që i përgjigjet standardit të gjuhës shqipe; • DAR/ZA- përmes ndjekjen dhe vlerësimin e vazhdueshëm të ecurisë së mësimdhënies së gjuhës shqipe në shkollë përmes tërë kurrikulit shkollor; • Shkollat – përmes monitorimit të vazhdueshëm të procesit të mësimdhënies, dhe evidentimit të problemeve dhe rezultateve, dhe përgatitjes së programeve të individualizuara; • Komuniteti dhe të gjithë sektorët që punojnë në fushën e edukimit - duke evidentuar përgjegjësi dhe politika që duhen luajtur për t’ ju përgjigjur sfidave që lidhen me edukimin gjuhësor kryesisht të brezit të ri; • Konteksti i zhvillimit global, evropian, rajonal dhe kombëtar duhet të orientojë në nivele të mundshme e të përshtatshme në fushën e zhvillimeve gjuhësore

  11. 7. Realitete që ndikojnë Braktisjen e Fshehtë

  12. Problematikë për zgjidhje • Mbingarkesa; • Raportet teori-praktikë; • Mungesa e koherencës; • Përdorimi i metodave joaktive; • Trajnim i dobët për mësuesit; • Mjedise të dobëta të nxëni dhe jomotivuese

  13. Mbingarkesa lëndore është një dukuri tepër e lakuar për tekstet e gjuhës së shkollës tetëvjecare; • Gjuha e teksteve shkollore dhe lexueshmëria e tyre, e parë në një plan edhe më të gjerë se tekstet e gjuhës dhe të leximit; • E mbingarkuar me terminologji, me fraza e me tekste të gjata, vështirëson të mësuarin e nxënësve; • Bën tekstin jo tërheqës dhe të vështirë; • Përdorimi i gjuhës në nivele jo të përshtatshme me moshën e nxënësve krijon probleme serioze për të mësuarin e tyre; • Problemet e analfabetizmit (të braktisjes së fshehtë) bëhen të pranishme në zona të ndryshme të vendit, kryesisht në ato rurale dhe në zonat e reja urbane.

  14. Analfabetizmi i fshehtë • Nxënës që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë; • Nxënës që frekuentojnë shkollën, por që nuk mësojnë; • Nxënës që frekuentojnë shkollën me hope; • Vështirësitë në të nxënëte nxënësve që nuk kanë fituar aftësinë për të lexuar dhe për të shkruar. • Zhvendosja e popullsisë së zonave periferike të vendit ka krijuar klasat e bashkuara. Cilësia e të mësuarit të nxënësve në këto klasa dihet se ka risqet e veta. • Qëndrimi i nxënësve larg librit përbën një dukuri jopozitive të shkollës sonë.

  15. Bibliotekat e shkollave janë një problem tjetër serioz • Fjalorët terminologjike shkollorë janë një fushë tjetër zhvillimesh të cilat duhet të gjejnë vend në mjediset tona shkollore. • Gjuha e medias,krahas kontributit që jep për përdorimin e gjuhës në formën më të mirë standarde të saj, përcjell në forma dhe struktura nga më të larmishmet duke strehuar në leksikun e shqipes, fjalë e strukturuara që emigrojnë nga gjuhët fqinje apo edhe më larg, për arsye objektive dhe subjektive. • Mjete të teknologjive moderne i janë drejtuar vrullshëm mbarë shoqërisë botërore. Shkolla shqiptare ka nisur ta ndiejë erën e përdorimit dhe të vlerës së tyre. Mësuesit dhe nxënësit janë jo shumë pranë përdorimit të tyre. • Prerja në nivele është një mundësi tjetër që e bën më të kontrollueshëm problemin dhe tregon atë nivel që i duhet çdo individi për të qenë një nxënës që nxe. • Mungojnw standardete formimit gjuhësor të mwsuesve.

  16. 8. Problematikë për zgjidhje • Ndërtimi politikave të reja gjuhësore të shtetit shqiptar lidhur me formimin gjuhësor e letrar të nxënësve në arsimin parauniversitar; • Përcaktimi i parimeve didaktike që duhet të drejtojnë organizimin e mësimdhënies dhe të nxënit të gjuhës shqipe dhe tërë kurrikulit shkollor; • Përcaktimi i hapave që duhet të ndërmerren për integrimin ndërlëndor, gjuhë-lexim, komponentët përbërës dhe si mund të zbatohet në përmbajtjen tonë shkollore; • Përcaktimi i standardeve kombëtare për formimin gjuhësor e letrar të nxënësve në nivele dhe prerje nivelesh shkollimi; • Ndërtimi i programeve plus për shanse të barabarta në të nxënit e të gjithë fëmijëve;

  17. Gjithpërfshirje në arsim; • Përcaktimi i indikatorëve edukativë për mbajtjen nën kontroll të fenomenit të braktisjes së fshehtë; • Njohja e përvojave të reja për menaxhimin e situatave të vështira; • Gjetja e rrugëve të vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së formimit gjuhësor dhe të nxënit të nxënësve përmes lexim-shkrimit; • Mbështetje sociale e nxënësve me probleme në të nxënë dhe organizimi i mësimdhënies së individualizuar për ta.

  18. 1.Këshilla për të gjithë • Futini nxënësit tuaj në botën e madhe globale të komunikimit; • Mësoni nxënësve tuaj me gjuhën e madhe të komunikimit; • Mësoni nxënësit tuaj të mësojnë gjuhën amtare; • Mësoni nxënësit tuaj të mësojnë për të mësuar dhe për të qenë të suksesshëm; • Mësoni fëmijët tuaj që përmes gjuhës të mësojë për gjatë gjithë jetës; • Çdo nxënës ka nevojë për një prind,për një mësues,për një gjuhë.

More Related