00:00

Forms of State Organization and Welfare State Models

Local institutions in states reflect their internal organization, with federal and regionalized states being common forms. The relationship between central and local power varies, influenced by historical development. Western countries have diverse local institutional histories, shaping their structures. The state's internal organization evolves from historical sedimentation and internal political struggles. The central-peripheral power dynamics have shifted due to industrialization, urbanization, conflicts, and economic crises. The welfare state model ensures specific services for citizens, departing from the limited liberal state model. Various historical welfare state forms like the Bismarckian, Beveridge, and French models offer different social protection mechanisms.

orrasco
Download Presentation

Forms of State Organization and Welfare State Models

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Ligjërata I Institucionet Lokale

  2. • Shtetet diferencohen sipas organizimit te tyre te brendshem. Format e decentralizuara te shtetit jane shteti federal dhe shteti i regjionalizuar. Shteti federal karakterizohet me nje bashkejetese brenda tij te disa rregullave juridike te njesive shteterore federale te cilat jane nen ombrellen e nje pushteti qendror (federates) e cila ushtron kompetencat e perbashketa. Shtetet e regjionalizuara jane forma shteterore ndermjet shtetit federal dhe shtetit unitar te cilat kerkojne ta bejne te pranueshme idene e unitetit dhe te decentralizimit. Ky lloj shteti ka zakonisht njesi teritoriale te quajtura regjione. • Mvaresisht nga ajo se cfare forme te organizimit ka shteti, mvaret edhe raporti i pushtetit lokal me pushtetin me te larte.

  3. • Raporti Pushtet qendror-pushtet periferik • Për të kuptuar institucionet lokale duhet të themi paraprakisht, se shtetet perëndimore dhe shumica e shteteve të botës kanë histori të ndryshme dhe për këtë arsye, kemi ndryshime ndermjet institucioneve lokale te tyre; • Kjo diferencë ka të bëjë para së gjithash me vetë formimin e shteteve-kombe moderne të cilat janë zhvilluar në forma të ndryshme: 1) Në disa nga këto shtete, shteti komb është ndërtuar mbi rrënojat e feudalizmit në favor të një pushteti qëndror të fuqishëm të personifikuar nga Monarku (Francë) ose nga Parlamenti (Britani të Madhe); 2) Në disa shtete tjera ka ndodhur e kundërta sepse shteti është ndërtuar me një federalizim (bashkim) progresiv (madje shpesh edhe të detyrueshëm) të entiteteve teritoriale autonome, të cilat nuk kanë qenë gjithmonë homogjene dhe të cilat e kanë ruajtur vetëdijën e specificitetit të tyre.

  4. • Si shembuj tipik të kësaj formës së dytë mund ti marrim Gjermaninë dhe Italinë; • Gjermania është unifikuar si pasojë e mbrojtjes nga pushtimi i Napoleonit dhe pastaj nën drejtimin e Bizmarkut; • Unifikimi i Italisë është bërë nga një proces i dyfishtë që nënkupton: • a) eliminimin e okupimit të huaj i cili ka zgjatur shumë; • b) Me “pushtimi” e jugut dhe me eliminimin e fenomenit të Briganaggio-ku grupe nga jugu i Italisë kanë kundershtuar unifikimin e Italisë. Këto grupe kanë mbrojtur kthimin e monarkisë; • Në raste tjera, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi një shtet i cili ka kaluar nga konfederata në federatë gjatë Konventës së Filadelfisë, duke ju falendëruar vendimit të përfaqësuesve të shteteve anetare në këtë konventë që mos tu përmbahen pushteteve të limituara të cilat u kishin dhënë mandatarët e tyre; • Madje, kjo ide e një rregullimi konfederal do të mbijetoj 70 vjet pas pavarësisë deri në luftën civile amerikane ku definitivisht fiton opcioni federal;

  5. • E gjithë kjo për të treguar se organizimi i brendshëm i shteteve është produkt i një sedimentimi historik dhe shpesh i një lufte politike të brendshme dhe të jashtme; • Megjithate, nuk duhet ta marrim elementin politik si të vetmin element që tregon mbi marrëdhënien ndërmjet qeverisë qëndrore dhe autoriteteve infra-shtetërore; • Ky raport qendër-periferi ka ndryshuar shumë gjatë shekullit 20 për shkak të industrializimit, urbanizimit, konflikteve ushtarake dhe krizave ekonomike. Ne vecanti eshte krijimi i Shtetit të mirëqenies i cili e ka fuqizuar nivelin lokal; • Për këtë arsye, mund të themi se: cilado qoftë shkalla e nivelit të centralizimit dhe të uniformitetit të shtetit, pushteti qëndror duhet të bazohet mbi strukturat lokale për ushtrimin e autoritetit të vet furnizimin e shërbimeve; dhe për

  6. • Shteti i mireqenies • Eshte forme e shtetit i cili siguron nje numer te caktuar sherbimesh per qytetaret. Eshte forme e shtetit e cila eshte ndertuar kunder modelit liberal te shtetit i cili ka qene i limituar ne sigurimin e funksioneve te rregulles dhe te sigurise. Historikisht, jane vendosur disa forma te ndryshme te Shtetit te mireqenies. • Tri forma historike te shtetit te mireqenies duhen permendur: • Shteti i mireqenies sipas modelit Bizmarkian, i vendosur ne Gjermani me ligjin e vitit 1880 dhe i cili bazohet mbi mekanizmin e sigurimit social ku ndihmat te cilat i merr individi jane te lidhura me ato me te cilat ai kontribuon (sigurimi mjekesor, pensioni dhe aksident ne pune) vetem per personat te cilet kontribuojne dhe jane aktiv ; • Shteti i Mireqenies sipas modelit te Beveridge-it i cili krijohet ne Britani te Madhe pas Luftes se dyte boterore dhe i cili finansohet nga taksat. Ky sistem ofron sherbime uniforme per te gjithe anetaret e shoqerise por ndihmat sociale dhe mbrojtja sociale eshte zakonisht e vogel.

  7. • Shteti i Mireqenies sipas modelit francez i cili i kombinon dy modelet paraprake dhe ka nje autenticitet per shkak se ka dy qellime kryesore: • Nje qellim te mbrojtjes sociale, te sigurimit kunder aksidenteve te jetes dhe nje qellim te drejtesise sociale permes disa mekanizmave kompleks te shprendarjes se pasurise. • Shteti i mireqenies eshte i themeluar mbi nje filozofi humaniste dhe ka te beje me te drejtat e njeriut mbi pasurine kombetare. Tri elemente duhen permendur: • 1) Nevojat e njeriut si qenje njerezore (siguria sociale), • 2) Si qenje prodhuese (ndamje e barabarte ndermjet punes, firmave dhe kapitalit) • 3) Si qenje familijare (ndihmat familjare). • Keto qellime duhen arritur me nje dispozitiv te dyfishte: nje sistem te sigurimit te ofruar nga sigurimi social dhe nje sistem te ndihmes te siguaruar nga ndihma sociale. Sigurimi social dhe ndihma sociale sigurohen nga administrata publike per qytetaret viktima te aksidenteve te jetes. (sic jane humbja e punes, semundja, aksidentet, pleqeria, vdekja e prinderve per femijet nen moshen 18 vjecare etj.) Qellimi eshte qe tu ofrohen qytetareve nje minimum te ardhurash si dhe qasje ne nevojat baze( edukata, uji, ushqimi, higjiena) per te gjithe qytetaret jashte situatave te katastrofave, lufterave etj. • Sipas disa autoreve keto jane pjese e kontratit social i cili eshte vendosur ne kohen e Revolucionit Francez.

  8. • Ne koherat moderne, shumica e ketyre ndihmave shprendahen nga administratat lokale. • Për këtë arsye, furnizimi i shërbimeve, bën që sistemi lokal mos të konsiderohet si një shprehje e thjeshtë e një komuniteti specifik “community” ashtu sic eshte konsideruar me shekuj; • Kjo logjikë nuk është zhdukur por përbën vetëm një nga komponentat e legjitimitetit të sistemit lokal; • Komunitetet lokale (periferike) nuk janë sot struktura të thjeshta administrative apo politike ose qendra të identitetit lokal por janë shëndrruar progresivisht në partnere të mirëfillta të “qendrës”; • Kjo është para së gjithash rezultat i: 1) gjenezës dhe zbatimit të politikave publike; 2) dinamikave zgjedhore; 3) dinamikave përfaqësusese. • Të gjitha këto e karakterizojnë shtetin perëndimor dhe shumicën e shteteve në zhvillim; • Kështu, kemi të bëjmë me një ringjallje të lokalës e cila është bërë aq e rëndësishme sa që e vën në pyetje kuadrin institucional dhe identitar të trashëguar nga formimi i shteteve kombe; • Lokalja konsiderohet në shumicën e shteteve si një formë e sistemit politik dhe social i cili e sintetizon nocionin e qeverisjes;

  9. • Shteti i centralizuar vs shteti i federalizuar • A mund të matet se sa një sistem shtetëror është i centralizuar? • Kjo është shumë e vështirë të bëhet. Mirëpo ajo që mund ta bëjmë është që sistemet e ndryshme politiko-administrative ti vendosim ndërmjet një centralizimi federalizmi integral. • Raporti qendër-periferi nuk është statik, siç do ta shohim dhe as nuk varet krejtësisht nga raporti ndërmjet administratës qëndrore dhe autoriteteve lokale. • Perkundrazi, dekadave të fundit ka ndodhur një ndryshim sa i përket raportit të ndërtuar inicialisht në shtetet kombe dhe i cili është pasojë e ndryshimit të kontekstit socio-ekonomik (globalizimi, ndryshimi i strukturës ekonomike etj,) dhe i procesit politik dhe institucional decentralizimi etj.). ekstrem dhe një (integrimi evropian,

  10. Vendi dhe roli i njësive teritoriale (lokale) • Zakonisht më së lehti është që të bëjmë një krahasim ndërmjet strukturave të ndryshme në shiqim të parë siç janë shtetet e SHBA-ve dhe Lande-et gjermane me regjionet e Francës ose të Italisë; Në fakt, diferenca sa i përket madhësisë së territorit ose kompetencave është më pak e rëndësishme sesa artikulimi i raportit qendër-periferi të cilën është e mundur ta krahasojmë. • Zakonisht në literaturë, shumë shpesh potencohet se sa më shumë nivele administrative ka një shtet, aq me komplekse është administrimi dhe ka mbiadministrim; • Shembulli Departamentet, Komunat; i Francës me katër nivele administrative: Shteti, Regjionet, • • Italia me gjithashtu katër nivele: Stato, Regione, Provincia, Commune; Gjermania: Bund, Land, Kreis, Gemeinde dhe SHBA: Federation, State, County, Local authority. Përjashtim i vërtetë i kësaj rregulle është Britnaia e Madhe administrativ ka vetëm tri nivele ( Niveli qendror, County dhe District) edhe pse Britania ka votuar një devoluim të pushtetit ne vitin 1997 (Skotlanda, Wellsi). • ku organizimi

  11. • Ajo që i diferencon këto shtete nuk është numri i niveleve administrative por rëndësia; numri dhe forca e këtyre niveleve administrative nuk është identike. • Në këto ndarje në katër ose pese nivele administrative, ka zakonisht nje nivel administrativ qe eshte me i dobet. County- në SHBA, • Kreis - në Gjermani, • Departamenti në Francë. • Në disa shtete tjera sic eshte Italia per shembull kemi nje ekuiliber me te madh ndermjet niveleve administrative sic jane regjioni i cili ka kompetenca të rëndësishme dhe provincës e cila ka qene gjatë strukture bazë e sistemit politik italian.

  12. • Raporti dhe ndërvarshmëria • Raportin që e kanë nivelet administrative ndërmjet vehtës ndryshon sipas asaj se a e konsiderojmë nga aspekti juridik (kushtetues) apo financiar. Nga aspekti juridik, shteti federal amerikan ose shteti federal gjerman (Bund-i) nuk kanë në realitet asnje lloj autoriteti mbi nivelin lokal, duke u lënë këtë përgjegjësi Shteteve (SHBA) dhe Lande-ve (Gjermani). Madje në SHBA, autoritetet lokale nuk kanë asnjë garancion kushtetues dhe ato teoretikisht mund të shpërbëhen shumë lehtë nga legjislatuara e shtetit.

  13. • Në shumicën e shteteve të centralizuara dhe unitare (qofshin ato të regjionalizuara) siç janë Italia, Franca ose Britania e Madhe, janë Parlamentet dhe Qeveritë qendrore të cilat e kanë përgjegjësinë e përcaktimit të kompetencave lokale. • Madje në disa shtete si Franca për shembull, ligji (1982- 83) ndalon mbikqyrjen eventuale të një autoritetit lokal mbi një tjetër. • Nga aspekti financiar, konstatojmë se raporti ndërmjet niveleve të qeverisjes është i ndryshëm. Qeveria federale amerikane për shembull intervenon shumë shpesh në nivele lokale duke i anashkaluar nivelet ndërmjetësuese (sharing). Shumë shpesh kemi finansime të përbashkëta të cilat krijojnë situata të varshmërisë ose të ndërvarshmërisë që hierarkia juridike nuk i merr parasysh.

  14. • Të gjitha shtetet funksionojnë sipas një modelit ndërqeverisës brenda të cilit bashkepunimi ndërmjet niveleve e zëvendëson hierarkinë formale. Tendenca është madje duke u përshpejtuar. • Në këtë kuptim, procesi i integrimit evropian nëpërmjet politikave të zhvillimit regjional (fondeve strukturore), ka ushqyer transferimin e përgjegjësive dhe obligimeve brenda BE-së. Kjo i ka fuqizuar shumë kolektivitetet lokale (regjionet dhe qytete në mes tjerash). • Kjo tendencë është kompletuar me reformat e shteteve anëtare të cilat kanë decentralizuar pushtet për tu përshtatur modelit evropian. Transfer të përgjegjësive financiare tek kolektivitetet lokale.

  15. Shpërndarja territoriale e pushtetit • Tradita politike liberale implikon një limit të dyfishtë të pushtetit: një ndarje funksionale të pushtetit ndërmjet ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit dhe një ndarje territoriale e cila e zbutë pushtetin qëndror me kundërpeshë lokale. • Shtetet të centralizuara si Britania e Madhe ose Franca e kanë respektuar shumë pak këtë limitin e dytë, në veçanti në Britani të Madhe ku për një kohë të gjatë është konsideruar se Parlamenti, me ekzistencën e vet, përbën një institucion që më së miri e limiton abuzimin me pushtet. • Franca, edhe pse është Republikë, për një kohë të gjatë nuk ka pasur as trup ndërmjetësues, as autoritet territorial të fuqishëm. Është pushteti qëndror që është dashur të paktizoj me realitetin lokal të cilin e ka përfaqësuar Senati, pushtetarët me influencë dhe një numër i madh i të zgjedhurve lokal.

  16. Ligjerata II

  17. Afirmimi i pushtetit lokal Shkaqet historike • Afirmimi i pushtetit regjional dhe pushtetit lokal si kundërpeshë e pushtetit qëndror, është më i shënuar në Itali për shkaqe që kanë të bëjnë me eksperiencën fashiste dhe konjukturën politike të pasluftës. • Në fakt, emërimi i kryetarëve të komunave nga regjimi i Musolinit, forcimi i centralizimit diktaturës i ka bindur antifashistat që ta reduktojnë pushtetin e ekzekutivit, jo vetëm me fuqizimin e Parlementit por edhe me krijimin e kontrollit (Gjykatës Kushtetuese, Referendumit kundërpushtetit territorial. Kështu, regjionet e Italisë kanë lindur si garancion (“garantismo”) eventual kundër fuqizimit të pushtetit personal të favorizuar nga centralizimi fashist. për interes të abrogativ) dhe

  18. • I njejti preokupim ka qenë pas Luftës së Dytë Botërore kur shtetet perëndimore ndihmojnë ringjalljen e Republikës Federale Gjermane. • SHBA-të kanë qenë në favor të krijimit të një Gjermanie Federale. Këtë e kanë përkrahur edhe Anglezët dhe Francezët për ta penguar krijimin e një Gjermanie të fuqishme me një ekzekutiv të zbehtë. • Francezët, të bindur se federalizmi nënkupton dobësi, përkrahën një sistem federal i cili do ta pengonte Gjermaninë që të bëhet superfuqi. • Mirëpo, sistemi federal Gjermane të autonomisë perandorisë, edhe pse me ndryshimin e kufijeve dhe ndarjen e Gjermanisë, dëbimin e popullsisë, Land-et e reja nuk e kishin më homogjeneitetin historik dhe kulturor (përveç Bajernit, Hamburgut dhe Bremenit). përputhej së me traditën brenda shteteve

  19. Federalizmi Amerikan • Konsiderohet si federalizem “vertikal” që do të thotë se Federata dhe shtetet kanë pushtete të pavarura dhe autonome ku secili nivel është përgjegjës nga votimi i ligjit deri tek zbatimi i tij. • Megjithate, ky princip i autonomisë është i korrigjuar me ate të kordinimit dhe kontrollit reciprok, gjë që në realitet e bën ndarjen e përgjegjësive më pak të qartë. • Për këtë arsye, niveli federal duhet të intervenoj rregullisht (si në nivel juridik ashtu edhe në nivel legjislativ dhe ekzekutiv) duke shëndrruar kështu federalizmin klasik të kushtetutës në një “federalizëm bashkëpunues” de fakto.

  20. Federalizmi gjerman • E njejta gjë mund të aplikohet për Gjermaninë federale e cila bazohet mbi një princip të organizimit të ndryshëm: në Gjermani, sistemi federal është a priori, sistem “horizontal” për faktin se përveç disa kompetencave të devoluara lande-ve (arsimi për shembull), ndarja kalon para së gjithash ndërmjet pushtetit legjislativ që kryesisht e ka Bund-i dhe administrimit të vendimeve, që është kompetencë ekskluzive e lande-ve. • Pozita e lande-ve mund të duket këtu në shiqim të parë më pak e favorshme se ajo e shteteve amerikane sepse pushteti i tyre është sekondar dhe se kompetencat legjislative të ushtruara janë në fakt kompetencë kuazi ekskluzive e Bund-it (Neni 74 i Kushtetutës Gjermane thotë se Lande-et mund të legjiferojnë përderisa Bundi nuk ka intervenuar).

  21. • Të gjitha studimet e kryera mbi zbatimin e politikave publike tregojnë se sa kruciale është faza e zbatimit të politikave publike dhe nevoja për një koordinim të ngushtë ndërmjet vendimmarrësit dhe zbatuesit. Ky i fundit është pjesë përbërëse e vendimit për të garantuar një zbatim të mirë. • Për këtë arsye, mund të themi se sistemi i ndarjes funksionale dhe territoriale amerikane dhe gjermane janë të ngjashme në praktikë. organizuese, kemi të bëjmë me një objektiv të përbashkët që është limitimi i pushtetit, krijimi i kundërpushteteve të cilat evitojnë një koncentrim të madh të autoritetit tek një njeri ose një institucion. • Ndarja e pushteteve, qofshin territoriale, nuk nënkupton se çdo organ është autonom dhe i pavarur në sferën e tij të veprimit, por përkundrazi, çelësat e ndryshëm të cilët mundësojnë funksionimin e mekanizmit të jenë në duart e autoriteteve të ndryshme dhe konkurruese. Përtej diferencave të tyre ato funksionale apo

  22. • Sipas një gjykatësi të Gjykatës Supreme Amerikane Brandeis: “qëllimi nuk është të promovohet një efikasitet por të pengohet ushtrimi arbitrar i pushtetit”. • Federalizmi bashkëpunues megjithate nuk ka arritë ta pengoj centralizimin qoftë ai relativ të këtyre sistemeve politike në favor të autoriteteve federale. • Në Gjermani dhe në SHBA, janë pikërisht ato që kanë kompetencat më të rëndësishme (mbrojtje, monedhe, pune të jashtme), burimet më të rëndësishme. Centralizimi amerikan ose gjerman nuk është administrativ ose politik: ai gjendet në atë që quhet “the due proces of law” ose te “rechstaat” dhe të imperativave të ekonomisë dhe të tregëtisë. • Institucionet federale të cilat janë garanti më i mirë i zbatimit të barabartë të të drejtave (Gjykata Supreme) dhe të ushtrimit të lirive ekonomike, janë njëkohësisht vendi kryesor ku takohen presionet e interesit nga më të ndryshmet: sindikatat, forcat ekonomike, si dhe grupet e presionit institucional si ato të autoriteteve lokale, shumë shpesh aleat strategjik i pushtetit qëndror në garën ndërmjet federatës dhe shteteve të federuara.

  23. • Shumica e shtetve kanë evoluar në mënyrë simetrike duke kaluar nga një centralizim i fuqishëm drejt një ndarje të ekuilibruar të pushteteve e cila megjithate është larg ekuilibrit vertikal të kompetencave dhe legjitimitetit politik. • Ky evolucion është karakteristik në Britani të Madhe e cila ka shkuar kah devoluimi në favor të Asambleve të Skotlandës dhe Wellsit nga Qeveria e Tony Blair-it në vitin 1997. Gjatë kësaj reforme të regjimit politik Britanik, Parlamenti u ka transferuar këtyre regjioneve kompetenca të shumta (përveç politikave të Jashtme, dhe disa lëmive që kanë të bëjnë me taksat fiskale ose politikën ekonomike) dhe një ekzekutiv të krahasueshëm me një qeveri de fakto e cila është krijuar në Skotlandë dhe në Wells. • Përtej diferencave të mëdha institucionale ndërmjet shteteve, evolucioni i raportit qendër-periferi karakterizohet me diferenca të mëdha brenda shteteve perëndimore.

  24. Ligjërata III Nivelet nën-nacionale

  25. • Për një kohë të gjatë, ka qenë vështirë të krahasohet një shtet amerikan dhe një regjion i tipit francez. Mirëpo sot, krahasime të tilla janë të mundshme për disa arsye: 1) Së pari për shkak se diferencat më të shënuara janë të natyrës juridike dhe ato zvogëlohen ose zhduken kur merret parasysh mënyra e menaxhimit ose strukturat fundamentale të procesit të vendimmarrjes e jo aparenca formale e tyre; 2) Së dyti, pa marrë parasysh shtetin ose institucionin e konsideruar, parametrat si madhësia ose rëndësia financiare e ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme impaktin e organizimit strukturor. • Edhe pse strukturat janë elemente fundamentale për të kuptuar fenomenin politiko-administrativ, diferencat e tyre nuk duhet të jenë pengesë për ti kuptuar që mos të bihet në një vizion reduktues të pushtetit politik. llojet dhe

  26. Shtetet, Lande-et, Regjionet • Krahasimi mund të bëhet në dy nivele kryesore: • a) në nivel të kapacitetit të vetëorganizinit dhe b) në nivel të kompetencave të ushtruara, si në plan legjislativ ashtu edhe administrativ. 1) Kapaciteti i vetëorganizimit • Sa i përket vetëorganizimit kemi modele të ndryshme. Disa shtete si SHBA- të, Gjermania, Italia, Spanja, Belgjika, u kanë deleguar shteteve, lande-ve dhe regjioneve të tyre një autonomi të gjërë. Në anën tjetër kemi Francën e cila ka një traditë solide të statutit uniform të përcaktuar nga pushteti qëndror (si në plan funksional ashtu edhe teritorial). • Megjithate, duhet të precizojmë se kjo autonomi është pjesë e kufizimeve edhe kushtetuese edhe politike. • Në fakt, jo vetëm se njësitë periferike duhet të respektojnë një numër rregullash fundamentale të sanksionuara nga pushteti qëndror ose federal, por iniciativat e tyre hyjnë në kuadër të një inzhinjerie institucionale të inspiruar nga modeli qëndror: sistemet e federuara ose qëndrore janë shpesh të karakterizuara me mimetizëm.

  27. • Kjo situatë është mjaft logjike, sepse opcionet sa i përket inzhinjerisë institucionale nuk janë aq të shumta dhe është normale që në një kontekst historik dhe kulturor të caktuar, imponohen disa opcione në krahasim me tjerat. • SHBA • Kështu, në SHBA, strukturat e pushtetit shtetëror janë të afërta me ato të pushtetit federal dhe evolucioni veç e ka përforcuar këtë simetri. • Edhe pse Kushtetuta amerikane u imponon shteteve vetëm një obligim që është që të vedosin një formë republikane të qeverisjes, (Neni. 4, seksioni 4), shtetet nuk kanë institucione të ngjashme me ato që përcakton Kushtetuta federale, të gjitha të bazuaar mbi principin e ndarjes së pushteteve, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. • Gjithkund, përveç në shtetin e Nebraska’s, legjislaturat e shteteve janë bikamerale dhe gjithkund, pozitën e ekzekutivit e inkarnon një Guvernator, pushteti i të cilit ka shkuar duke u rritur, paralelisht me rritjen e pushtetit të Presidetit të SHBA-ve. • Megjithate, disa diferenca ekzistojnë: • a) mënyra e votimit për deputet të parlamentit bëhet në baza demografike. • Kjo për shkak të një vendim të Gjykatës Supreme e cila thote se principi i cili ka bërë që të gjitha shtetet që i përbëjnë SHBA-te të kenë një numër të njejtë senatorësh, nuk është princip që mund të zbatohet në nivel të shteteve.

  28. Guvernatorët • Guvernatorët zgjedhen për një mandat 4 vjeçar në disa shtete; mandat dy vjeçar në tjerat. • Guvernatorët duhet të bashkëqeverisin me një zëvendës- guvernator ose një sekretar shteti, të dy të zgedhur por jo në të njetin “ticket” ashtu siç është praktikë në nivel federal me Presidentin dhe Zëvendës-presidentin. Kjo mund ta zbehë pushtetin e guvernatorit sepse fakti që këta persona zgjedhen veç e veç, ata mund të kenë opinione të ndryshme ose të mbrojnë politika të ndryshme; • Për ndryshim nga Presidenti federal, Guvernatorët mund të përdorin të drejtën e tyre të vetos jo vetëm në bllok, por edhe në mënyrë selektive kundër dispozitave legjislative që nuk u pëlqejnë (item veto). • Item veto është kështu pushtet i një Guvernatori të shtetit të përdorë veton për dispozita të një ligji pa e kundërshtuar të gjithë ligjin.

  29. • Është pa dyshim në nivel të drejtësisë që diferencat janë më të mëdha, jo vetëm në organizimin e gjykatave por sidomos në nivel të rekrutimit të gjykatësve. • Gjykatësit e shteteve janë zakonisht të zgjedhur dhe të afërt me partitë politike. Edhe pse, në disa shtete, gjykatësit emërohen nga Guvernatori. ndryshojnë nga një shtet në tjetrin. Procedurat e emërimit • Megjithate, edhe në sektorin e drejtësisë ka elemente unifikuese sepse të gjitha shtetet kanë gjykatat e tyre Supreme dhe ngjashëm me Gjykatën Supreme Federale, Bill of Rights federal aplikohet plotësisht, nga vitet 1950 kur është eliminuar e drejta e dyshtetësisë (dual citizenship). Deri në atë kohë, dyshtetësia ka qenë e njohur nga Gjykata Supreme. Qytetarët kanë qenë njëkohësisht qytetar të Unionit (Federatës) dhe të Shteteve.

  30. • Në fakt, origjinaliteti i vërtetë i kushtetutave të shteteve qëndron në masen e dispozitave dhe detajeve që e bëjnë origjinalitetin e shteteve. • Psh. Kushtetua e Gjeorgjisë (SHBA) jep kushte të cilat studentet duhet ti plotësojnë për të qenë të finansuar dhe detaje tjera. Kushtetuta e Luizianës ka 250 000 fjalë kurse ajo e Vermontit 10 000. • Land-et • Ngjashëm me organizimin shtetëror në SHBA edhe Land-et Gjermane i referohen modelit parlamentar qëndror. Land-et kanë një qeveri të krijuar mbi bazën e një shumice parlamentare të vendosur nën drejtimin e një Ministri- President i cili e drejton Land-in. Ai kontrollohet nga një dhomë e zgjedhur (ashtu sikur Bundestag-u që kontrollon Kancelarin). Dhomat e Land-eve zgjedhen për një mandat 4 vjeçar. Ministri-Presidenti është përgjegjës para Parlamentit të Land-it.

  31. • Megjithate, disa diferenca duhet të përmenden këtu ndërmjet Land-eve dhe Federatës: 1) Në nivel të Land-it ekziston vetëm një dhomë (përveç Bajern-it ku ka një Senat të përbërë nga përfaqësues të zgjedhur lokal dhe të mjedisit socio- profesional i cili ka pushtet konsultativ); 2) Zgjedhjet në Parlament të Land-it (landtage) bëhen në mënyra të ndryshme dhe partitë e vogla kanë mundësi të marrin disa vende, përderisa nuk janë të përfaqësuara në Bundestag. • Mirëpo, përveç këtyre diferencave, është pikërisht homogjeniteti i panoramës institucionale që është karakteristik.

  32. • Në rastin e Italisë, kemi një situatë të njejtë edhe përtej vullnetit të disa regjioneve (të Qendrës së Italisë dhe të Veriut) që të marrin status origjinal gjatë fazës së krijimit në vitin 1972. • Institucionet regjionale gjenden ndërmjet modelit parlamentar nacional dhe modelit provincial lokal: një asamble, një këshill regjional i cili zgjedhë një giunta të dirigjuar nga një President. • Puna e Këshillave Regjionale është e ngjashme me parlamentin nacional mirëpo, organizimi i punës së ekzekutivit është i afërt me ate të kolektiviteteve lokale dhe karakterizohet me një segmentim të kompetencave dhe nën influencën e faktorëve ekonomik, social dhe kulturor, janë krijuar diferenca ndërmjet regjioneve. • Regjionet e Veriut ose ato të Qendrës janë më efikase sesa ato të jugut edhe pse ka pasur transfer masiv të finansimeve në favor të këtyre të Jugut. • Është pikërisht ky dështim që ka çuar deri tek mobilizimi i Lega Nord në favor të një federalizimi të Italisë.

  33. Ligjërata III Pushteti lokal bazë

  34. • Kolektivitetet lokale bazë (Komuna, qytetet) reflektojnë shpesh traditat e jetës sociale dhe politike të cilat kanë rezistuar më mirë sesa shumë institucione tjera ndaj ndryshimeve kushtetuese. • Në fakt, autonomia lokale mbetet ende si një barrierë kundër ndërhyrjes së pushtetit, si një lloj lirie që duhet mbrojtur kundër shtetit, ashtu sikur ka qenë vështirë të fitohet kjo autonomi kundër pushtetit të Mbretit në kohën e mesjtës. • Edhe pse ky konceptim është sot i tejkaluar dhe nuk reflekton realitetin e gjërave (autoritetet lokale jane sot ofrues të shërbimeve) ky dimension psikologjik dhe social ka luajtur një rol fundamental në relacionin ndërmjet pushtetit qëndror dhe atij lokal. • Ajo ka kontribuar që të krijohet në nivel lokal një vend demokracie të konsideruar si specifik dhe të privilegjuar. Sigurisht se konfigurimet e pushtetit lokal janë të ndryshme, por në asnjë nivel më mirë se në nivel lokal nuk realizohet osmoza ndërmjet pushtetit politik dhe përfaqesimit territorial. • Ky raport mund të shprehet nëpërmjet institucioneve pak a shumë kolegjiale, teknikave të demokracisë direkte, ose në të kundërtën nga një personalizim të fortë të pushtetit: mirëpo përtej këtyre diferncimeve është gjithmonë një komunitet politik dhe social i instaluar në një territor të caktuar që shprehet. ekonomike dhe ndryshimeve

  35. • Një observim i sistemeve perëndimore na jep një numër solucionesh të mundura: • Psh. statusi i kryetarit të komunës në Francë është uniform mirëpo në Britani të Madhe karakterizohet me diversitet. Në Amerikë, madje, edhe emri ndryshon: Mayor, Council President, City Manager ose variante tjera. • Në Gjermani, kemi gjithashtu një diversitet të sistemit juridik dhe politik. Kemi 4 lloj ekzekutivash: njëri i karakterit kolegjial (Magistrat- në Hesse, të tjerët inkarnohen në sistemin e Burgmeinster, kompetncat e të cilit ndryshojnë nga një Land në tjetrin. Për shembull, në Bayern ose në Baden- Wurttenberg, ai zgjedhet me vota, gjë që e përforcon autoritetin e tij personal. • I njeti diversitet ekziston në SHBA ku disa kryetar komunash kanë rol vetëm simbolik, sidomos në komuna të cilat kanë një këshill me pushtet të menaxhuar nga një City Manager kurse, të tjerët kanë marrë një peshë politike dhe simbolike të pashmangeshme siç ka qenë rasti i Kryetarit të New York-ut, Rudolph Juliani.

  36. • Principi i përgjithshëm i organizimit të qeverisë lokale mbetet ai i kolegjialitetit, që mund të konsiderohet si një dobësim i pozitës së Kryetarit të komunës ose së paku nga një ndarje e përgjegjësive që e bëjnë kryetarin e komunës një lloj Primus Inter Pares. • Në Itali për shembull, komuna udhëheqet nga një Kryetar i asistuar nga një trup legjislativ (këshilli komunal) dhe nga një trup ekzekutiv që quhet Giunta Comunale. • Anëtarët e Këshillit komunal zgjedhen nga qytetarët: koalicioni i Kryetarit të Komunës së zgjedhur (të cilit i nevojitet fitorja me shumicë absolute në round të parë ose të dytë) merr 3/5 e vendeve në Këshill. Giunta Comunale udhëheqet nga Kryetari i Komunës.

  37. • Kryetari i komunës është i asistuar nga një “Giunta”, anëtarët e së cilës i ndajnë çështjet kryesore të komunës. Një gjë e tillë është vendosur me qëllim që të evitohet autokracia e Kryetarit të Komunës dhe ka për pasojë dobësimin e kapaciteteve kordinuese si dhe potencimin e tendencës së sektorializmit. • Është simptomatike të shohim se në Itali janë postet e asistentëve të kryetarëve të komunave të cilat janë pjesë e negociatave ndërmjet partive politike. • Përveç kësaj, Kryetari i Komunës mund të cenzurohet nga Këshilli i tij dhe të detyrohet të jap dorëheqje. • Për këtë arsye, ekzekutivi lokal italian në Itali duhet të luftoj për të mbajtur dhe për ta mbrojtur koalicionin nga i cili ka dalë. • Për të luftuar kundër pushtetit të partive dhe për të përforcuar ekzekutivin, Italia ka votuat ligje të cilat i kanë ndryshuar rregullat e vjetra. • Në Sicili, psh. në vitin 1992 është votuar ligji për zgjedhjen e Kryetarit të Komunës në mënyrë direkte. Sicilia është një nga regjionet e Italisë që ka status special. Nga viti 1993, Kryetarët e Komunave të këtij regjioni zgjedhen me vota direkte. Sipas “modelit amerikan” i cili mund të krijojë edhe bashkëjetesë politike në nivele lokale.

  38. • Megjithate, ligji Italian në regjionet tjera është distancuar nga modeli amerikan dhe ka zgjedhë një mënyrë tjetër të zgjedhje së Kryetarëve të Komunave. Ligji dallon formën e zgjedhjes ndërmjet qyteteve që kanë më pak se 15 mijë banorë dhe atyre që kanë mbi 15 mijë banorë. • Në qytetet me më shumë se 15 mijë banorë, kandidatët votojnë me lista të hapura dhe kandidati që fiton më së shumti vota merr 2/3 e vendeve në asamblenë komunale. • Në qytetet me më shumë se 15 mijë banorë, kandidati me më së shumti vota merr 60% të vendeve në asmblenë komunale. • Koalicioni krijohet pas zgjedhjeve. • Nëse ka kriza më vonë, koalicioni bjen së bashku me Kryetarin e Komunës. • Ky është një kompromis ndërmjet modelit amerikan dhe francez. • Si pasojë e këtij ndryshimi, kanë lindur liderat e parë të fuqishëm lokal dhe është përforcuar stabiliteti. Megjithate, në qytete të mëdha, ky sistem nuk ka qenë shumë i sukseshëm sepse, liderët e zgjedhur është dashur të ballafaqohen me struktura burokratike lokale të fuqishme.

  39. • Megjithate, autoriteti i Kryetarit të Komunës nuk bazohet ekskluzivisht mbi organizimin pak a shumë rigjid të pushtetit lokal. Ai e ka burimin tek principi i “universalitetit” të kompetencave komunale. • Deri vonë, investimet e pakta në nivel lokal nga pushteti qëndror kanë bërë që Kryetari i Komunës të jetë “mbret në mbretërinë e tij”. Kjo edhe për shkak të traditës aristokratike në shumë vende perëndimore. • Mirëpo, intervenimet e shumta të administratës qëndrore dhe asaj të dekoncentruar, specializuara (sindikatat, agjensionet, distriktet, komunitetet urbane) e kanë modifikuar në mënyrë të konsiderueshme situaten e Kryetarëve të Komunave. • Disa kanë kaluar drejt nga një inaktivizëm i butë i shoqërive rurale kah një nënshtrim ndaj politikave të elaboruara në nivele tjera; Të tjerët kanë përdorur këte për të përforcuar autoritetin e tyre dhe për të ushtruar lidership, edhe përtej limitit të komunave të tyre. përhapja e organeve të

  40. Partitë politike dhe pushteti komunal • Në shumë vende, lidershipi i Kryetarit të Komunës ushtrohet me mjete të ndryshme. Ndër ato duhen përmendur partitë politike. Rendesia e partive politike në nivel nacional dhe lokal është esencial. • Në Itali, për shembull, roli Kryetarit të Komunes (sindico) ka qenë gjatë i varur më shumë nga fuqia e partive politike ose nga soliditeti i koalicionit në pushtet sesa nga variabla individuale. Partitë politike luajnë një rol esencial edhe në shtetet skandinave ose në Belgjike. • Në Britani të Madhe, ekzekutivi ka tendencë të krijohet përreth liderit të partisë së shumicës dhe përreth këshilltarëve më të vjetër. • Përjashtim është qyteti i Londrës ku Kryetari zgjedhet me vota direkte.

  41. • Në SHBA, struktura institucionale lokale shërben shpesh për të dobësuar ekzekutivin e zgjedhur. • Ndarja funksionale e kompetencave, konkurrenca nga referendumet lokale ose format tjera të demokracisë direkte, pavarësia e këshillit të komunave, mandati i shkurtër (shpesh një ose dy vjet), gjithçka është e bërë për të shëndrruar Kryetarin e Komunës në një lloj figure formale. • Në të kaluarën, janë “makinat e partive”, sidomos në qytete të mëdha, të cilat i kanë kompenzuar mangësitë strukturore të pozitës së Kryetarit të Komunës nëpërmjet patronazhit dhe klientelizmit (pork-barrel policies).

  42. • Duke ju falëndëruar kësaj politike të shpërndarjes së avantazheve, janë krijuar bastione të vërteta për individ ose parti. Kjo politike distributive merr shumë forma, nga më subtilet deri tek me flagranetet. Ato shkojnë nga një “shërbim” i thjeshtë për të zhbllokuar ose përshpejtuar një situatë administrative deri tek shpërndarja e parave në ditën e zgjedhjeve (walk around money). Ky kompenzim legjitimohet si kompenzim i humbjes që shkaktohet me lërjen e punës për të shkuar për të votuar, deri tek shpërndarja e vendeve të punës ose vendeve të nderit në administratën publike locale. • Funksionarizimi progresiv i funksionarëve ka mundësuar të rregullohet progresivisht mënyra e rekrutimit, deri në “rënjen e makinave” partiake. • Mirëpo, fuqizimi i pushtetit të Kryetarëve të Komunave është rezultat direkt i intervenimit të pushtetit federal në vite 1970 i cili është bazuar mbi të zgjedhurit lokal direkt, për të përforcuar politikat federale, duke i tejkaluar përfaqësuesit politik (Senatoret dhe Deputetët), nëpërmjet urbanistike etj. politikave shkollore, sociale,

  43. • Cili është roli i Kryetarëve të Komunave në sistemin politik global, çfarë influence mund të kenë ata dhe me çfarë mjetesh? • Fillimisht, duhet të dallojmë ndërmjet Kryetarëve të Komunave të vogla dhe atyre të Metropoleve, ndërmjet oligarkise influente të “Kryetarëve të Komunave të metropoleve” dhe “popullit” të të zgjedhurve i cili nuk ka peshë tjetër përveç numrit të vet. • Gjithandej, ekzekutivet e metropoleve kanë influencë të fuqishme. • Madje, në shumë shtete, Kryetarët e Komunave të pasura kanë peshë tek pushteti qëndror. Kështu, për shembull në Itali, Kryetarët e Komunave të trekëndëshit Torino-Genova-Milano dhe të qendrës Bologna-Firenze, kanë një rol të konsiderueshëm në percaktimin e politikave të infrastrukturës dhe të mekanizmave të shpërndarjes së resurseve nga niveli qëndror. Në SHBA, shumë programe janë krijuar në funksion të nevojave të metropoleve ose për të fituar përkrahjen e Kryetarëve të Komunave të qyteteve të mëdha.

  44. • Megjithate, kjo influencë është zakonisht e lokalizuar ose specifike. Të rralla janë rastet kur karierat politike nacionale dyfishohen nga një mandat lokal, të rralla janë raset ku elitat lokale kanë një veto të vërtetë për politikat nacionale. • Në asnjë shtet perëndimor, influenca e Kryetarëve të Komunave nuk është aq i fuqishëm sa në Francë. Kjo së pari për shkak të numrit, kumulimit interpenetrimit institucional të lokalës dhe nacionalës. • Të gjitha shtete perëndimore kanë arritur (përveç SHBA-ve, ku sitemi lokal varet nga Shtetet e jo nga Federata) të reduktojnë numrin e komunave dhe të reformojnë organizimin lokal. Përveç Francës e cila ka dështuar, ndoshta për faktin se Kryetarët e Komunave përbëjnë një grup të fuqishëm presion (36 000 komuna) dhe kanë gjithashtu influencë në Parlament (sidomos në Senat). të mandateve ose

  45. Qeverisja e autoriteteve (kolektiviteve) Lokale Ligjërata IV 46

  46. • Një kolektivitet lokal ose kolektivitet territorial nënkupton një ndarje (divizion) administrativ i cili gjendet nën nivelin e shtetit qëndror, qoftë brenda një shteti unitar apo federal, me kusht që ky nëndivizion administrativ të jetë i qeverisur nga një asamble legjislative e zgjedhur ndaras nga ajo e shtetit qëndror. Këtu duhen përfshirë komunat, municipalitetet, komunat urbane, distriktet, etj., si dhe ato kolektivitete të nivelit më të lartë: departamentet, regjionet, provincat etj. • Nocioni i kolektivitetit zakonisht ka të bëjë me territorin dhe qeverisjen. Ka nivele të ndryshme të kolektiviteteve ndërmjet nivelit nacional dhe atij lokal, secili nga këto nivele ka kompetenca specifike. Këto kompetenca janë së pari regaliane (do të thotë të definuara nga ligji i shtetit) me një vend të caktuar për politikat e iniciatives autonome dhe pak a shumë të bazuara mbi principin e subsidiaritetit (princip ky esencial për BE-në për shembull). • Zakonisht, Shtetet federale ose kombet konstitutive (Në Britani të Madhe), ose komunitetet autonome spanjolle nuk konsiderohen si kolektivitete territoriale klasike por më shumë si kolektivitete sui generis. Në shtetet anglosaksone përdoret fjala « local government ». 47

  47. Sistemet e mëdha të organizimit territorial • Nocioni i kolektivitetiti lokal në një kuptim mund të aplikohet pavarësisht nga struktura kushtetuese e shtetit, qoftë shtet federal, shtet unitar ose shtet me autonomi regjionale. Nuk ka diferencë të natyrës juridike, statutore ose të funksionit. • Kjo është e rëndësishme sepse sipas një mendimi të përgjithshëm, një shtet federal ose një shtet me autonomi regjionale është shtet më i decentralizuar se të tjerët. Ky mendim është i gabuar sepse është i bazuar mbi një lloj homotetie (shkalle): sa më shumë që shteti është i decentralizuar në nivel qëndror, aq më i decentralizuar është edhe pushteti lokal. • Realiteti nuk përputhet me këtë vizion të gjërave dhe kemi regjime të kolektiviteteve lokale të cilat janë shumë heterogjene dhe pak a shumë të centralizuara, pavarësisht nga struktura e shtetit. 48

  48. Cili është vizioni i kolektivitetit lokal? • Vizioni i lokalës nuk është i njejti gjithkund, në të njetat shtete, në të njejtat shoqëri. Në kuader të BE-së, kemi afër 92 000 komuna, që do të thotë një mesatare prej 5.200 banorësh për komunë. Është Franca që ka numrin më të madh të 8 shtete kanë një popullësi mesatare nga 30 000 banorë për komunë. komunave 36.000. • Britania e Madhe është shteti evropian ku entitetet lokale janë më të gjëra me një numër banorësh rreth 150 000 banorësh. • Sa i përket komunave, disa shtete kanë për referencë fshatrat kurse të tjerat zonat urbane. Në Kanada dhe në SHBA, njësitë administrative bazë kanë një popullësi përreth Në kontinentet tjera siç është Azia dhe Amerika Latine, ato kanë njësi administrative bazë me shumë popullësi sepse i kanë grumbulluar pa hasur në rezistencë ashtu siç Në Japoni për shembull, popullata mestare është 70 000 banorë kurse, në Amerikë Latine, 33.000. 8.000 banorësh. është rasti në Evropë. 49

  49. Administrimi • Nëse merremi me administrimin e jo me demografinë, atëherë, një kriter tjetër mundëson të nxjerrim në pah diferencat e rëndësishme të perceptimit dhe konceptimit. • Së pari, kemi shtete në të cilat ajo që quhet komunë ka qenë për një kohë të gjatë baza e një autoriteti administrativ - edhe pse nuk ka qenë e dallueshme nga një autoritet fetar për shembull (në Suedi ose në Norvegji për shembull, është komuna fetare e cila ka qenë baza e kuadrit administrativ). • Në anën tjetër, ka shumë shtete ku niveli lokal i përgjigjet një entiteti të vendbanimit dhe nuk ka qenë i organizuar si autoritet administrativ. • Në këtë rast, lokalja nuk e ka të njetin kuptim! Ajo identifikohet me fqinjësinë por nuk asocohet me një aspirim për një autoritet administrativ i cili e kontrollon dhe për të cilin është burim. • Në shtetet e mëdha të Azisë siç është Indonezia ose Koreja, kemi vetëm unitetet lokale shumë të mëdha sepse niveli i grumbullimit të popullsisë nuk ka qenë kurrë vend i një autoriteti administrativ. 50

More Related