1 / 34

KERKESA, SHQYRTIMI DHE VENDIMI PER HAPJEN E PROCEDURES SE FALIMENTIMIT

KERKESA, SHQYRTIMI DHE VENDIMI PER HAPJEN E PROCEDURES SE FALIMENTIMIT. PUNOI: KESTRIN KATRO UDHEHOQI: Prof.Dr. KUDRET ÇELA. KREU I NJË VËSHTRIM HISTORIK PËR FALIMENTIMIN. I . Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i saj.

lisle
Download Presentation

KERKESA, SHQYRTIMI DHE VENDIMI PER HAPJEN E PROCEDURES SE FALIMENTIMIT

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. KERKESA, SHQYRTIMI DHE VENDIMI PER HAPJEN E PROCEDURES SE FALIMENTIMIT PUNOI: KESTRIN KATRO UDHEHOQI: Prof.Dr. KUDRET ÇELA

  2. KREU I NJË VËSHTRIM HISTORIK PËR FALIMENTIMIN I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i saj 1. Origjina e falimentimit dhe zhvillimi i saj deri në shek XVIII2. Zhvillimi i falimentimit në shekujt XIX – XX- Zhvillimi dhe rrymat -Tendencat që shfaqin legjislacionet në shek XX - Ndërkombëtarizimi i aspekteve të ndryshme të Falimentimit II. Historiku i Falimentimit në Shqipëri 1. Falimentimi në Kodin Tregar të Zogut2. Falimentimi pas vitit 1990 - Ligji 1992 (Ligji nr. 7631, dt. 29.10.1992, “Mbi Falimentimin e Ndërmarrjeve Shtetërore” dhe që hyri në fuqi me 1 janar 1993) - Ligji 1995 (ligji nr. 8017, dt 25.10.1995 “Për Proçedurat e Falimentimit”) - Ligji 2002 ligji nr 8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin” shtuar dhe ndryshuar me ligjin nr. 9919, dt. 19.05. 2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 8901, dt. 23.05.2002 “Për Falimentimin”.

  3. 1. Origjina e falimentimit dhe zhvillimi i saj deri në shek XVIII • Origjina: e drejta romake – padia Pauliana- Si e drejtë e mirëfilltë e Drejta e Falimentimit fillimet e saj i ka në Itali rreth shekullit XIII dhe përbën një produkt të societas mercatorum (shoqërisë tregtare) të epokës komunale të mesjetës së hershme. Përfshihet në legjislacion në mënyrë të veçantë, për të parën herë, karakteri zyrtar i proçedurës, ai i universalitetit objektiv e subjektiv, institutet bazë dhe karakteristike të transferimeve të të mirave të të falimentuarit, të sqarimit të kredive sipas procedimeve unike dhe të rindërtimit të pasurisë së të falimentuarit nëpërmjet ushtrimit të së drejtës së kthimit për veprimet e kontestueshme (të kundërshtueshme) të kryera në mashtrim të kreditorëve nga debitori në periudhën e dyshimtë (të vështrimit pas) që parashikon ligji.- Në kohën e Revolucionit Borgjez - Francez dhe me vendosjen e regjimit të Napoleonit, Falimentimi do të bëjë një hop tjetër përpara. Nëpërmjet Kodit Tregtar të Napoleonit kjo degë merr një disiplinë primare organike që më pas do të influencojë dhe në legjislacionet e tjera në këtë fushë.

  4. 2. Zhvillimi i falimentimit në shekujt XIX – XX • Zhvillimi dhe rrymat Në shekujt XIX-XX, e dr e falimentimit merr karakteristika të veçanta në vende të ndryshme, që sjell ndarjen e saj në tre rryma kryesore: 1- romanike, që mbështet në të drejtën romake dhe në legjislacionin Italian, ku bëjnë pjesë legjislacionet italian, belg, spanjoll, i Luksemburgut etj; 2- napolonike, që mbështetet kryesisht në Kodin Tregtar të Napolonit dhe në legjislacionin francez të falimentimit, ku bëjnë pjesë legjislacionet greke, portugeze etj; 3- gjermanike, që mbështetet në legjislacionin gjerman të falimentimit, ku bëjnë pjesë legjislacionet danez, gjerman, holandez, austriak etj. - Tendencat që shfaqin legjislacionet në shek XX Riorganizimi: Francë - proçedurave të reglement judiciaire të 1967 dhe të redressement juridiciaire të 1985 - SHBA - proçedurës së corporate reorganization që përmban Kapitulli XI i reformës gjenerale të Bankruptcy Act të 1938 dhe më pas të proçedurës së riorganizimit, e shtrirë kjo edhe tek personat fizikë dhe shoqëritë e personit, të përfshira në reformën e 1979. - Në Itali - instituteve të administrimit të kontrolluar dhe të administrimit special (të veçantë) të shoqërive të mëdha në krizë.

  5. Ndërkombëtarizimi i aspekteve të ndryshme të Falimentimit - Përpjekjet e para për një rregullim ndërkombëtar të falimentimit i gjejmë që në mesin e shek XVIII - Ka pasur përpjekje të vazhdueshme si: Model-Ligji për Falimentimin Ndërkufitar të UNCITRAL-it (1997) Model-Ligji për bashkëpunimin në rast të Falimentimit Ndërkombëtar të Dhomës Ndërkombëtare të Avokatëve (1998) Projekti i Falimentimit Ndërkufitar të Institutit Amerikan të së Drejtës, etj - Në Europë pasur disa përpjekje. Në 5.06.1990 në Stamboll u miratuar Konventa Europiane aktuale mbi “Disa Aspekte Ndërkombëtare të Falimentimit” (e kanë nënshkruar vetëm 8 vende, nga të cilët vetëm një e ka ratifikuar). Në 1995 Bashkimi Europian adoptoi një Konvente mbi Proçedurat e Falimentimit - Rregullorja e BE nr 1346/2000. Me qenë se Konventa e 1995 nuk u miratua nga të gjithë shtetet anëtare të BE, Këshilli i Ministrave të BE e miratoi tekstin e Konventës përgatitore si Rregullore. Kjo Rregulloreu miratua në 29 maj 2000 dhe ka hyrë në fuqi në vendet anëtare të BE më 31 maj 2002 (përveç Danimarkës). Ka ndikuar edhe në legjislacionet e vendeve që duan të hyjnë në BE.

  6. II. Historiku i Falimentimit në Shqipëri 1. Falimentimi në Kodin Tregar të Zogut - Falimentimi për herë të parë është rregulluar në Kodin Tregtar të Zogut, “Libri i gjashtë – Falimentimi”(mbështetet në Kodin Tregtar Italian të 1882)Kusht për hapjen e falimentimit: ndalimi i pagesave- Deklarimi i falimentimit bëhej në bazë tëkërkesës të së falimentuarit, padisë së njërit apo më shumë kreditorëve osekryesisht nga gjykata.Kërkesa nga i falimentuari duhej bërë brenda tre ditëve nga ndalimi i pagesave, duke përfshirë këtu edhe ditën e ndërprerjes të pagesave. Kërkesa shoqërohej me bilancin datohej dhe nënshkruhej nga i falimentuari.Organet që realizonin falimentimin, sipas këtij ligji, ishin:gjyqtari i deleguar, kuratori provizor i falimentimit, kuratori i falimentimit (i barazvlefshëm me administratorin në ligjet e 1995 dhe 2002), delegacioni i kreditorëve dhe mbledhja e kreditorëve.Funksioni i kuratorit provizor të falimentimit nuk është i njëjtë me atë të administratorit të përkohshëm (në ligjet e 1995 dhe të 2002).Të veçanta:Kryetari i gjykatës brenda 24 orëve nga marrja e një vendimi që hap falimentimin, duhet t’i dorëzojë Prokurorit të Shtetit kopjen e sentencës me informacionet e duhura e gjithçka për të cilën ka marrë dijeni gjykata; Ligji i njeh gjykatës së falimentimit (gjykatë tregtare) të drejtën për tu veshur me detyra të policisë gjyqësore – I jep të drejtën për të urdhëruar arrestimin e të falimentuarit kur ka prova të mjaftueshme për një proçedim penal.

  7. 2. Falimentimi pas vitit 1990 • Ligji i vitit 1992: Ligji nr. 7631, dt. 29.10.1992, “Mbi Falimentimin e Ndërmarrjeve Shtetërore” dhe që hyri në fuqi me 1 janar 1993. • - Mund të kërkonin hapjen e falimentimit kreditorët që mbanin përqindjen më të lartë të borxhit ose ministria e linjës apo organi i pushtetit lokal që kishte në vartësi ndërmarrjen, por jo vetë ndërmarrja. • Parashikohej një proçedurë e vetme që mund të çonte në rehabilitimin e ndërmarrjes apo në likuidimin e saj. • Kur mbaronin mjetet e ndërmarrjes, detyrimet e papërmbushura shuheshin. Kur gjykata nxirrte vendimin në bazë të të cilit ndërmarrja quhej e likuiduar, mbaronin detyrimet ndaj kreditorëve që nuk kishin paraqitur pretendimet e tyre, mbaronin edhe detyrimet e pambledhura të debitorëve të ndërmarrjes së likuiduar, mbaronte funksioni i likuiduesit, dhe mbi të gjitha, ndërmarrja mbaronte ekzistencën e saj si subjekt i së drejtës civile: ajo nuk ekzistonte më. • I vetmi detyrim që i lindte shtetit pas likuidimit të ndërmarrjes ishte ndaj punonjësve që mbeteshin pa punë, por edhe ky detyrim, edhe pse i parashikuar në ligjin e falimentimit, i përkiste një marrëdhënie që rregullohej nga një ligj tjetër, ai “Për përkrahjen sociale për personat që dalin të papunë nga zbatimi i reformës ekonomike”

  8. Ligji i vitit 1995:ligji nr. 8017, dt 25.10.1995 “Për Proçedurat e Falimentimit” • U përgatit nga Shoqëria Gjermane e së Drejtës Ndërkombëtare Private “Max-Plank” me mbështetjen e GTZ si dhe reflektoi disa sugjerime të FMN. U mbështet kryesisht në ligjin gjerman. • Sugjerimet e FMN konsistonin në: fuqizimin e pozitës së kreditorëve të siguruar, një proçedurë riorganizimi të ngjashme me atë të kapitullit 11 të Bankruptcy Akt SHBA, duke përfshirë edhe likuidimin e riorganizuar, mos zbatimin e ligjit për bankat • Legjitimohen si kërkues për hapjen e proçedurës së falimentimit vetëm debitori dhe kreditori. • Kusht për hapjen e proçedurës së falimentimit parashikohet paaftësia paguese kusht i përgjithshëm, dhe mbingarkesa me borxhe - kusht specifik për shoqëritë tregtare (nuk jepej përkufizimi i tyre). • Realizohet nëpërmjet një proçedure të vetme si i falimentimit edhe riorganizimi • Parashikon shprehimisht personat ndaj të cilëve nuk mund të fillonte një proçedurë falimentimi. I shtrin efektet mbi personat fizikë dhe ata juridikë. • Përcakton një tabelë të veten prioritetesh, duke përcaktuar qartë rendet. • Kishte shumë mirë të përcaktuara veprimet e kundërshtueshme, ku dalloheshin qartë standardet e mashtrimit, si dhe afatet e shikimit pas, edhe pse këto ishin disi të shkurtra. • Në kreun VI “Raste të veçanta të falimentimit”, parashikonte rregulla proçedurale të veçanta në varësi të llojit të subjektit që falimenton.

  9. Ligji i vitit 2002: Sot në Republikën e Shqipërisë është në fuqi ligji nr 8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin” shtuar dhe ndryshuar me ligjin nr. 9919, dt. 19.05. 2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 8901, dt. 23.05.2002 “Për Falimentimin”. • - është kryesisht një vazhdimësi i rregullimeve që bënte ligji i 1995. • Jep përkufizimin e paaftësisë paguese dhe të mbingarkesës me borxhe. • Ndryshimet me ligjin e 1995 janë kryesisht në: • a) veprimet e kthyeshme, që në ligjin e 2002 rregullohen duke u mbështetur në ligjin gjerman që ka hyrë në fuqi në 1999. • b) krijimin e rendeve të prioritetit, që është më i vështirë në ligjin e 2002. • - Të rejat që sjell ligji i 2002: • a) parashikon proçedurat që duhen ndjekur dhe kushtet që duhen plotësuarqë një debitor person fizik të mund të shkarkohet nga pjesa e mbetur e detyrimeve • b) rregullohet njohja e një proçedure të huaj falimentimidhe hapja e një proçedure dytësore, si dhe bashkëpunimi ndërmjet organeve më të larta të falimentimit të dy proçedurave të hapura. • c) me ligjin nr. 9919, dt. 19.05. 2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 8901, dt. 23.05.2002 “Për Falimentimin”, është parashikuar krijimi i “Agjencisë Mbikëqyrjes së Falimentimit” që është një person juridik publik.

  10. KREU II SYNIMET FINALE, PARIMET E VEÇORITE I.Synimi final i falimentimit II.Parimet e falimentimit- Parimi i prioritetit- Parimi i pjesëmarrjes III. Disa veçori të Falimentimit 1. Funksioni i dyfishtë i falimentimit -Përgjegjësia pasurore e debitorit në falimentim, krijimi i masës së falimentimit - Administrimi i zëvendësuar i pasurisë së debitorit 2. Ekzekutimi kolektiv i detyrimeve 3. Universialiteti 4. Gjeneraliteti 5. Kufizimi apo heqja e autonomisë private të debitorit të falimentimit për sa i përket veprimeve me masën e falimentimit 6. Zyrtarizmi

  11. KREU III FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË HAPJEN E NJË PROÇEDURE FALIMENTIMI • Faktori subjektiv 1. Rregullimet që bën ligji ynë 2. Rregullime që bëjnë disa legjislacione të huaja 3. Pasaktësi dhe mungesa në ligjin tonë II.Faktorët objektivë 1. Shkaku i hapjes së një proçedure falimentimi (faktori pozitiv) a)Paaftësia paguese- Rregullimet në legjislacionin tonë - Mungesa e likuiditeteve apo bllokimi i pagesave - Kushtet objektive të falimentimit në legjislacionet e huaja- Paaftësia paguese në një të ardhme të afërtb) Mbingarkesa me borxhe2. Pamjaftueshmëria e pasurisë së debitorit (faktori negativ) (neni 18/4,b)

  12. KREU IV KËRKESA PËR HAPJEN E PROÇEDURËS SË FALIMENTIMIT DHE SHQYRTIMI I SAJ I. Gjykata dhe ligji i zbatueshëm 1. Gjykata kompetente dhe roli i saj në proçes -Roli i gjykatës 2. Ligji i zbatueshëm - Njohja e proçedurave të huaja II.Ngritja dhe shqyrtimi i kërkesës 1. Iniciativa për të kërkuar hapjen e proçedurave të falimentimit- Kërkesa e bërë nga debitori - Kërkesa e bërë nga kreditori - Kërkesa e bërë nga organet tatimore - Subjekte të tjerë që legjitimohen si kërkues në legjislacionet e huaja a) Kërkesa e bërë nga Prokurori b) Kërkesa e bërë nga gjykata (d’ufficio) - Bërja e kërkesës nga personi juridik

  13. 2. Paraqitja e kërkesës për hapjen e proçedurës së falimentimit dhe shqyrtimi i saj -Kërkesa dhe veprimet fillestare të gjykatës - Masat e sigurimit dhe publikimi i tyre - Afatet e masave të sigurisë dhe shqyrtimit të çështjes 3. Administratori i përkohshëm i falimentimit - Administratori i përkohshëm i falimentimit në rolin e specialistit - Administratori i përkohshëm i falimentimit si administrator i pasurisë së debitorit

  14. KREU V VENDIMI I GJYKATËS DHE PASOJAT E TIJ I. Vendimi i gjykatës dhe publikimi i tij 1. Vendimi i gjykatës 2. Publikimi i vendimit II.Pasojat e vendimit të gjykatës për hapjen e proçedurëssë falimentimit 1. Pasojat ndaj debitorit në ligjin e 19952.Pasojat në ligjin aktual (nr. 8901, dt 23.05.2002 i ndryshuar dhe shtuar me ligjin nr. 9919, dt. 19.05. 2008)Krahasime me disa nga legjislacionet e huaja- Pasojat ndaj kreditorëve dhe personave të tretë - Pasojat ndaj debitorit

  15. KREU VI MASA E FALIMENTIMIT DHE VEPRIMET E KUNDËRSHTUESHME • Masa e falimentimit - Masa e falimentimit që duhet të jetë - Masa e falimentimit që ndodhet realisht II.Veprimet e kundërshtueshme - Standardet e mashtrimit- Tjetërsimet me mashtrim sipas Standardit të Mashtrimit Faktik - Tjetërsimet me mashtrim sipas Standardit të Mashtrimit Konstruktiv - Kalimet preferenciale

  16. I.Synimi final i falimentimit • Pikëpamjet klasike: qëllimi i vetëm dhe final i të gjithë proçedurave të falimentimit është realizimii të drejtëvetë kreditorëve të një debitori në krizë, për një barazi në trajtimin e tyre gjatë ekzekutimit të detyruar kolektiv që imponohet nga gjendja e insolvencës e këtij debitori në krizë. (E kundërshton Kreu II-pj“Klasifikimi i kreditorëve”)- Pikëpamjet moderne: eleminimi nga qarkullimi civil i subjekteve në krizë kur vazhdimësia e aktivitetit të tyre rezulton jo frytdhënëse për ekonominë në përgjithësi.(e kundërshton neni 12, pika 1)- Synimet finale që duhet të ndjekin autoritetet e parashikuara në ligj, në thelb janë dy: 1- Aktiviteti i debitorit në krizë të pezullohet apo të kontrollohet dhe një gjendje e tillë të reflektohet në regjistrat përkatës për të mos rrezikuar me tej të drejtat e kreditorëve; 2-Që, me skema të ngurta, të vendosura nga ligji, të sigurohet, për sa është e mundur, përmbushja kolektive e të drejtave të kreditorëve, sipas principeve tendencialisht të barabarta, gjë që do të thotë edhe përmbushje e detyrimeve të debitorit për maksimumin e mundshëm, duke parashikuar për debitorin e ndershëm person fizik deri edhe shkarkimin nga pjesa e mbetur e detyrimeve, si dhe në rastet kur ekziston mundësia, të ruhet personi i debitorit, në rastin e personave juridikë.

  17. Parimi i prioritetit • Neni 18/ 4 pika b – rrëzimi i kërkesës për pamjaftueshmëri të pasurive të debitorit për të mbuluar shpenzimet e proçedurës së falimentimit- Neni 36/1: Shpenzimet e proçedurës së falimentimit dhe shpenzimet e tjera administrative shlyhen nga masa e falimentimit para pretendimeve të kreditorëve të tjerë të falimentimit- Tabela e preferimeve e vendosur nga Kodi ynë Civil në nenin 605, me ato ndryshime që parashikon specifikisht ligji i falimentimit. (Neni 41: kreditoret e siguruar gëzojnë të drejtën e ripagimit të veçantë. Me shtesat dhe ndryshimet e bëra ligjit të falimentimit në maj 2008, nga kuptimi i dispozitave të legjislacionit të falimentimitdel se përpara të gjitha rendeve që vendos neni 605 i Kodit Civil, si dhe më parë se të gjitha pretendimet e siguruara, është barra siguruese që mund të vendoset në përputhje me nenin 20, pikat 1-7) - Kreditorët normalë të falimentimit- Neni 42 – kreditorët e radhëve më të ulta të preferimit (Neni 141 dhe 150: paraqesin pretendimet vetëm kur e kërkon administratori; në shpërndarjen I s’merren parasysh)- Neni 84 – pagesat për jetesën (te 38/a: detyrimet që lindin si pasojë e veprimtarisë së administratorit të falimentimit ose në çdo mënyrë tjetër gjatë administrimit, disponimit dhe shpërndarjes së masës së falimentimit, por që nuk janë pjesë e shpenzimeve të proçedurës së falimentimit )

  18. Parimi i pjesëmarrjes • Neni 27, pika 1 – kreditorëve e debitorit të falimentimit duhet të paraqesin pretendimet e tyre tek administratori i falimentimit, brenda afatit të përcaktuar nga gjykata (në vendimin për hapjen e procedurës) për paraqitjen e pretendimeve – 15 - 90 ditë - Neni 27/2: Kreditorët që për faj të tyre nuk japin të dhënat e kërkuara ose i japin ato me vonesë, janë përgjegjës për pasojat që vijnë nga dëmet e shkaktuara. – Pra, ky nuk është një afat shues, por një afat që përcakton kalimin nga një fazë në një fazë tjetër të proçedurës së falimentimit.- Neni 144 – Për pretendimet që depozitohen pas mbledhjes së verifikimit gjykata e falimentit cakton një mbledhje të posaçme verifikimi ose urdhëron verifikimin në proçedurë me shkrim, duke lënë në ngarkim të të vonuarit (të vonuarve) shpenzimet për këto proçedura.

  19. Funksioni i dyfishtë i falimentimit • Përgjegjësia pasurore e debitorit në falimentim, krijimi i masës së falimentimit (krijimi i masës së falimentimit) – Neni 33/1: Proçedura e falimentimit zbatohet mbi masën e falimentimit që përfshin të gjithë pasurinë dhe të drejtat e debitorit në datën e hapjes së proçedurës së falimentimit dhe pasurinë që ai fiton gjatë zbatimit të kësaj proçedure falimentimi- Administrimi i zëvendësuar i pasurisë së debitorit – Neni 22/1,2 e 43/2 parashikon emërimin e administratorit në vendimin për hapjen e procedurës- Neni 43/1 – Administratorit duhet të ishte: 1.- person fizik; 2.- ekspert i liçensuar në fushën ekonomike; 3.- person i pavarur nga debitorët dhe kreditorët.- Neni 43/3 – a)personat fizikë që kanë aftësi profesionale të përshtatshme dhe përvojë në biznes dhe janë të liçensuar si ekonomistë, noterë dhe juristë, në përputhje me ligjet dhe rregullat shqiptare dhe kanë përfunduar arsimin profesional dhe kanë dhënë provimin përkatës;b) çdo person fizik i caktuar me vendim të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave si administrator falimentimi në mënyrë të përkohshme për periudhën derisa numri i mjaftueshëm i administratorëve të falimentimit të përfundojë arsimin profesional dhe provimin e parashikuar në shkronjën “a”. - Neni 20 i ligjit 9919 – Agjencia Mbikëqyrjes së Falimentimit - ent publik: liçencat; provimin; regjistrin; mbikqyr zbatimin e legjislacionit të falimentimit;mbledhe përpunon të dhënat statistikore dhe të dhëna të tjera që lidhen me zbatimin e proçedurave të falimentimit, etj.

  20. Ekzekutimi kolektiv i detyrimeve: Gjatë një proçedure falimentimi në përgjithësi nuk kemi ekzekutime individuale të detyrimeve të debitorit, por ekzekutime kolektive të këtyre detyrimeve – parashikohet nga neni 2/1.- Universialiteti: Objekt i procedurave të falimentimit është e gjithë pasuria e tij, të gjitha të drejtat (reale apo detyrimi qofshin), edhe të ardhshme.- Gjeneraliteti: përfshihen të gjithë kreditorët, mjafton të paraqesin pretendimetNeni 40/1: Pretendimet e kreditorit për detyrime të pamaturuara, për efekt të proçedurës së falimentimit, quhen si të maturuara- Kufizimi apo heqja e autonomisë private të debitorit të falimentimit për sa i përket veprimeve me masën e falimentimit: Neni 67“Me hapjen e proçedurës së falimentimit, e drejta e debitorit për të administruar dhe disponuar pasurinë, që bën pjesë në masën e falimentimit, i kalon adm të falimentimit.”Neni 68/1“Nëse pas hapjes së proçedurës së falimentimit debitori tjetërson sende nga masa e falimentimit, këto veprime janë të pavlefshme.”- Zyrtarizmi– makina e falimentimit ecën vetë.

  21. Faktori subjektiv • Rregullimet që bën ligji ynëLigji 8901 i shtrin efektet e tij mbi personat fizikë e juridikë dhe shoqëritë e thjeshta, duke përjashtuar këtu vetëm tre kategori: a) shtetin ose një organ të tij; b) sektorë të caktuar si strategjikë; c) njësitë e qeverisjes vendore dhe organeve të tyre- Rregullime që bëjnë disa legjislacione të huajaItalian- vetëm mbi shoqëritë tregtare; Kosovar- vetëm për personat juridikë me disa përjashtime; i Luksemburgut- vetëm subjektet tregtare; i Portugalisë- vetëm sipërmarrësit tregtarë; Belg- vetëm ato subjekte që marrin cilësitë e tregtarit; Spanjoll- tregtarët dhe sipërmarrësit tregtarë; Danez- personat fizikë, shoqëritë dhe bashkëpunimet (shoqëritë e përbashkëta), mjafton që aktiviteti i tyre tregtar të zhvillohet në Danimarkë ose ata të kenë një vendqëndrim të njohur në Danimarkë; Francez- personat fizik dhe sipërmarrjet (proçedura të veçanta për secilin); Gjerman dhe i Vendeve të Ulta (Holandës) - të personave fizikë edhe atyre juridikëMbretëria e Bashkuar- proçedurë të ndryshme për debitorët civilë, zhvillojnë apo jo aktivitet tregtar, duke përfshirë këtu personat fizikë si edhe partnershipet dhe proçedurë tjetër për shoqëritë me personalitet juridik.- Pasaktësi dhe mungesa në ligjin tonë. Neni 12/1. Prof. L. Omari: “Mekanizmi i shtetit përbëhet nga organe të ndryshme, të cilat dallohen nga njëri-tjetri për detyrat që kryejnë dhe për rolin që kanë në këtë mekanizëm… Sipas vendit dhe pozitës që zë një organ në sistemin e organeve omonime, organet shtetërore ndahen… në organe qendrore dhe lokale.”

  22. Faktori objektiv • Shkaku i hapjes së një proçedure falimentimi (faktori pozitiv)a) Paaftësia paguese- Rregullimet në legjislacionin tonë- Neni 13/2: debitori quhet i paaftë për të paguar nëse nuk është në gjendje të paguajë detyrimet e tij në datën e maturimit. Dmth: që debitori të jetë në gjendjen e paaftësisë paguese duhet: 1. ekzistenca e detyrimeve të njohura të tij ndaj kreditorëve; 2. këto detyrime të jenë maturuar; 3. ai të mos i përmbushë në kohë dhe tërësisht këto detyrime; 4. ai të mos ketë mjete paguese për këto detyrime për një kohë të gjatë dhe kjo të jetë një gjendje permanente.-Mungesa e likuiditeteve apo bllokimi i pagesave- Genc Çifligu “Bllokimi i pagesa është ajo gjendje gjatë së cilës një person i caktuar, për shkak të qarkullimit të produkteve apo shërbimeve të tij, nuk ka mjete monetare me anë të të cilave do të jetë në gjendje të shlyeje pagesat ose detyrimet e kreditorëve të tij”b) Paaftësia paguese në një të ardhme të afërt– Neni 13/3: Debitori ndodhet në gjendjen e paaftësisë paguese në një të ardhme të afërt, kur nuk është në gjendje të paguajë ose të shlyejë detyrimet që ka në datën e maturimit. Pra: 1. të ketë detyrime të njohura të tij ndaj kreditorëve; 2. këto detyrime të mos jenë maturuar; 3. të mos jetë në gjendje të përmbushë tërësisht këto detyrime kur të maturohen; 4. gjendja e pamundësisë së tij të jetë permanente dhe të mos ekzistojë asnjë mundësi që ai të dalë prej saj.

  23. b) Mbingarkesa me borxhe Neni 13/4: Debitori ndodhet në gjendjen e mbingarkesës me borxhe kur vërtetohet se pasuritë e tij nuk mbulojnë detyrimet ndaj të tretëve dhe, në bazë të rrethanave, pas vlerësimit të pasurive të debitorit nuk është më mundësia për vazhdimësinë e veprimtarisë- Në doktrinë ky koncept jepet në dy kuptimeI. sipas teorisë së kontabilitetitII. sipas teorisë të së drejtës.- Përkufizimi i saktë: sipas modifikimit të dy kategorive (edhe neni 13/4)- Kushtet objektive të falimentimit në legjislacionet e huaja: Legjislacioni Italian–insolvencën; kosovar- mospërmbushjen e borxheve të arrira në afatin e duhur nga debitori; Gjerman dhe Austriak – paaftësinë paguese dhe mbingarkesën me borxhe; Belg- ndalimin e pagesave dhe gjendjen e paqëndrueshme apo të pabesueshme financiare të debitorit; Danez– insolvencën; Luksemburgu - ndalimin e pagesave dhe zvogëlimin e kredisë së debitorit; Francez- pamundësianë përmbushjen e detyrimevetë kërkueshme me kreditë e tij të disponueshme dhe për rrjedhim ndërprerjen e pagesave. Portugez - pamundësia e përmbushjes së detyrimeve;Hollanda paraqet veçori për sa i përket kushtit për hapjen e falimentimit, sepse, edhe pse parashikon si kusht të vetëm ndalimin e pagesave; Anglia- nuk ka dhënë përkufizimin e insolvencës, por ka parashikuar si kusht kryerjen e një veprimi nga ana e debitorit që nënkupton insolvencë të tij;Irlandez- insolvencën (nuk jep përkufizimin e saj)

  24. I. Gjykata dhe ligji i zbatueshëm 1. Gjykata kompetente dhe roli i saj në proçes- Neni 3/1,2 - Kompetencë e seksionit tregtar të gjykatës së rrethit ku debitori ka selinë apo vendbanimin (gjyqtar i vetëm). - Me ndryshimet e majit 2008 - kërkesa duhet të dorëzohet në sekretarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, seksioni tregtar (neni 3/3)- Neni 278 - proçedura e falimentimit e hapur në territorin e Republikës së Shqipërisë mbulon gjithë pasuritë e debitorit në çdo shtet që ato ndodhen.Roli i gjykatës– Aktiv: neni 6 - heton, kryesisht, të gjitha rrethanat që kanë lidhje me proçedurën e falimentimit; - për vendosjen e masave të sigurisë gjykata mund të vendosë kryesisht; Neni 82/3 - të marrë kryesisht vendime për heqjen e detyrimit të debitorit për qëndrim; Neni 83 - gjykata kryesisht mund të vendosë për kontrollin e korrespondencës së debitorit. 2. Ligji i zbatueshëm - Njohja e proçedurave të huaja- Pjesa XI “Proçedura e falimentimit e lidhur me shtete të tjera” (nenet 278-282). - Njeh një proçedure të huaj në Shqipëri, duke e kushtëzuar këtë njohje me faktin që debitori të ketë vendbanim ose seli në shtetin ku është hapur proçedura e falimentimit për të, si dhe me faktin që proçedura e huaj e hapur të mos cënojë parimet themelore të së drejtës sonë e sidomos dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.- Hapjen e një proçedure dytësore në Shqipëri që mund ta kërkojë: debitori;kreditorët;administratori i procedurës kryesore të huaj të falimentimit; përfaqësues të tjerë të emëruar të pasurive të debitorit në proçedurën e huaj të falimentimit.

  25. II. Ngritja dhe shqyrtimi i kërkesës 1. Iniciativa për të kërkuar hapjen e proçedurave të falimentimit (neni 14/1)a)Kërkesa e bërë nga debitori: e drejtë dhe detyrim (neni 16/2 – përgjegjësi personale pas kalimit të afatit 21)- Me ndryshimet e shtesat që iu bënë ligjit në maj 2008 mbajnë përgjegjësi edhe ortakët e aksionerët. (neni 16/1 parag 2)- Kërkesa e debitorit shoqërohet me 3 deklarata.b) Kërkesa e bërë nga kreditori: kur ka një intertes të ligjshëm (neni 17/1)- Konsiderohet se ka interes të ligjshëm për hapjen e proçedurës së falimentimit kreditori që ka ndaj pasurisë së debitorit një interes me karakter pasuror dhe autoritetet fiskale (neni 8 i ligjit 9919) - përkufizim është i gjerë- Prezumimi ligjor se ekziston shkaku kur kalojnë 3 muaj nga maturimi i një detyrimi të pakundërshtuar që nuk përmbushet (neni 17/1)c) Kërkesa e bërë nga organet tatimore: 3 vjet bilanci me humbje (neni 14)- Me ndryshimet në maj 2008 (neni 14/1/1) – detyrim për këto organe: brenda 30 ditëve nga konstatimi i paaftësisë paguese (s’parashikohen penalitete)- Neni 14/1/2 - këto organe duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin e shoqërisë, të përbërë nga akti i themelimit, statuti dhe numri i NIPT, si dhe bilancin me pasqyrat financiare të shoqërisë.

  26. 2. Paraqitja e kërkesës për hapjen e proçedurës së falimentimit dhe shqyrtimi i saj a)Kërkesa dhe veprimet fillestare të gjykatës: -Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit ka për detyrë që me marrjen e kërkesës për hapjen e proçedurës së falimentimit për shqyrtim të verifikojë:1 - legjitimitetin e saj, 2 - legjitimitetin e kërkuesit, 3 - legjitimitetin e debitorit,4 - nëse kërkesa është bërë sipas rregullave që përcakton ligji.- Neni 17/1 – provë e mjaftueshme një detyrim i maturuar prej 3 muajsh, i papërmbushur dhe i pakundërshtuar.b) Masat e sigurimit dhe publikimi i tyre: - Neni 21 – mundësinë e vendosjes dhe masat e sigurisë: - administratori i përkohshëm; - kufizimi apo për heqja e të drejtës së disponimit të pasurive; - pezullimi i përkohshëm i ekzekutimit të një të drejte të siguruar. - Neni 23 – publikimin e masave të sigurisë. c) Afatet e masave të sigurisë dhe shqyrtimit të çështjes- Masat e sigurisë - 15 ditë nga paraqitja e kërkesës - 30 ditë- Neni 18/3 – gjykimi brenda 30 ditevë.

  27. 3. Administratori i përkohshëm i falimentimit a)Administratori i përkohshëm i falimentimit në rolin e specialistit: -Neni 18/1: gjykata e ngarkon të verifikojë nëse:1 - ekziston shkaku ligjor, 2 - pasuritë e debitorit mbulojnë shpenzimet e proçedurës së falimentimit, 3 - është e nevojshme të merren masa për sigurimin e pasurisë, 4 - ekziston mundësia e vazhdimësisë së veprimtarisë së debitorit.- Qëllimi – të ndihmojë gjykatën në marrjen e vendimeve sa më të drejta.b) Administratori i përkohshëm i falimentimit si administrator i pasurisë së debitorit: - Neni 46/1 – të tregojë kujdes dhe të veprojë si një administrator i ndërgjegjshëm dhe i zellshëm.- Neni 22/2 – mbikëqyrjes së veprimeve të debitorit të falimentimit (nqs debitori ka të dr e administrimit të tyre) – të vërë në dijeni gjykatën për veprimet e debitorit që nuk miraton – të drejtën që të kërkojë nga gjykata masa të mëtejshme sigurie. - Neni 22/1 – administrimin e pasurisë së debitorit (kur debitorit I është hequr e dr e administrimit).- Neni 22/1,b – të vazhdojë drejtimin e përditshëm të veprimtarisë së debitorit.- Ka të drejtë të hyjë në mjediset ku kryen veprimtarinë debitori, si dhe të hetojë rreth çdo gjëje që ka lidhje me pasuritë e debitorit, që do të çonte në cënimin e kësaj pasurie- Neni 22/4 – të drejtën tu japë furnizuesve përparësi në pagesë me mallra, shërbime ose kredi të nevojshme (tani - me miratim të gjykatës).

  28. I. Vendimi i gjykatës dhe publikimi i tij 1. Vendimi i gjykatës-gjykata vendos: a) rrëzimin e kërkesës për mungesë të shkakut ligjor për hapjen e proçedurës së falimentimit; b) rrëzimin e kërkesës për pamjaftueshmëri të pasurisë së debitorit për të mbuluar shpenzimet e proçedurës së falimentimit; c) pranimin e kërkesës dhe hapjen e proçedurës së falimentimit.- Shfuqizohet të gjitha masat e sigurisë.- Vendimi merr formë të prerë dhe është titull ekzekutiv nga momenti i shpalljes.- Mund të ankimohet (Kodi PrC) – vendimi brenda 30 ditëve. 2. Publikimi i vendimit- Gjykata duhet ta publikojënë organet e informacionit të caktuara për njoftimet zyrtare të gjykatës; ta afishojë; të njoftojë regjistrat publikë, debitorin, kreditorët dhe debitorët e debitorit.- Neni 26/2, ç (shtuar) – të bëhet edhe në internet, në faqen zyrtare të gjykatës, të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, si dhe të organit përkatës tatimor. - Neni 9/5 – gjykata (nqs e sheh të arsyeshme) urdhëron publikime të tjera, edhe të përsëritura.- Neni 8 (i shtuar) – njoftimet bëhen kryesisht nga seksioni tregtar i gjykatës së rrethit dhe me shërbim postar të shpejtë .

  29. Përmbajtja e vendimit për hapjen e procedurës Vendimi duhet të përmbajë:- emrin, mbiemrin dhe vendbanimin debitorit në rastin e personave fizikë, ose emrin, llojin e veprimtarisë dhe selinë në rastin e personit juridik;- vendimin për emërimin e administratorit të falimentimit si dhe emrin, mbiemrin dhe adresën e administratorit të falimentimit;- orën e saktë kur është hapur proçedura e falimentimit e, nëse nuk përcaktohet, merret si e tillë ora 12 e ditës së shpalljes së vendimit;- afatin për depozitimet e pretendimeve nga kreditorët e debitorit të falimentimit (jo më pak se 15 ditë e jo më shume se 90 ditë);- detyrimin e debitorëve të debitorit që detyrimet e tyre t’ia përmbushin administratorit të falimentimit dhe jo debitorit të falimentimit;- afatin për zhvillimin e mbledhjes së kreditorëve për raportim, që duhet të bëhet brenda 45 ditësh (por jo më vonë 90 ditë nga shpallja e vendimit) – ka për detyrë të vendosë për vazhdimin e mëtejshëm të proçedurës së falimentimit;- afatin për zhvillimin e mbledhjes së kreditorëve për verifikim(jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 60 ditë nga përfundimi i afatit për depozitimin e pretendimeve)– ka për qëllim të shqyrtojë e të verifikojë pretendimet e depozituara- urdhrin për publikimin e vendimit në internet, në faqen zyrtare të gjykatës, të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, si dhe të organit përkatës tatimor.

  30. 1. Pasojat ndaj debitorit në ligjin e 1995 Debitori (sipas Ligjit nr.8017 dt. 25.10.1995 “Për proçedurat e falimentimit”) humbiste të drejtën për :- tu zgjidhur në organet drejtuese të shoqërive tregtare dhe bankave; - të administruar pasuritë e tij dhe pasuritë e personave të tretë e, në mënyrë të veçantë, të familjes së tij; - të drejtuar punë shtetërore të ngjashme me profesionin e tij; - të ushtruar profesionin e avokatit; - të përfituar nga fitimi i një subjekti tjetër.2. Pasojat ndaj debitorit në ligjin aktualHeqja debitorit e të drejtës së disponimit të pasurive që përfshihen në masën e falimentimitqë nga data e hapjes së proçedurës së falimentimit- Pasqyrimi i kësaj gjendje në të gjithë regjistrat përkatës publikë-Debitori nuk kryen dot asnjë veprim që ka ndikim në masën e falimentimit, sepse është absolutisht i pavlefshëm.- Detyrimi ligjor i debitoritpër t’u paraqitur të dhëna organeve që drejtojnë dhe realizojnë proçedurën e falimentimit si dhe për të bashkëpunuar me administratorin e falimentimit për ta ndihmuar atë në kryerjen e detyrës së tij- Në rrethana të veçanta, për debitorin mund të vendoset, me vendim të posaçëm të gjykatës, edhe detyrimi për qëndrim e paraqitje- Në rrethana të veçanta, për debitorin mund të vendoset, me vendim të posaçëm të gjykatës,kontrolli i korrespondencës së tij nga administratori i falimentimit

  31. Pasojat ndaj kreditorëve dhe personave të tretë në ligjin aktual • Emërohet administratori i falimentimit që administron gjithë veprimtarinë e debitorit të falimentimit, si dhe administron masën e falimentimit (kjo pasqyrohet në të gjithë regjistrat përkatës publikë) - Të gjitha pasuritë dhe të drejtat e debitorit përfshihen në masën e falimentimit, duke aktivizuar kështu masën e falimentimit.- Çdo veprim i debitorit që nga data e hapjes së proçedurës së falimentimit me pasuritë që përfshihen në masën e falimentimit është i pavlefshëm- Çdo debitor i debitorit të falimentimit duhet t’i shlyejë detyrimet e tij në favor të masës së falimentimit pranë administratorit të falimentimit- Çdo kreditor duhet të paraqesë pretendimet e tij të provuara(mundësisht brenda afatit të caktuar) pranë administratorit të falimentimit që të përfshihet në proçedurë- Afati për dorëzimin e pretendimeve të kreditorëve nuk mund të jetë më pak se 15 ditë dhe as më shumë se 90 ditë. Ky afat nuk është një afat shues.- Pezullimi i të gjitha proçeseve gjyqësore civile ku debitori është palë (mund të vazhdohen më pas nga administratori vetëm ato proçese që ndihmojnë në rritjen e masës së falimentimit apo në ecurinë e proçedurës së falimentimit) - Ndërpritet çdo ekzekutim i detyruar në dëm të debitorit të falimentimit, që nuk ka përfunduar ende (çdo gjë që mund t’i jetë marrë atij i kthehet administratorit të falimentimit për t’u bashkuar me masën e falimentimit)

  32. I. Masa e falimentimit (Pjesa e Dytë, Kreu II) • Neni 33/1 - Me masë falimentimi do të kuptohet e gjithë pasuria (në pronësi apo përdorim) dhe të drejtat e debitorit në datën e hapjes së proçedurës së falimentimit dhe pasuritë që ai fiton gjatë zbatimit të kësaj proçedure falimentimi.- Masa e falimentimit që duhet të jetë(më tepër kuptim teorik) Përfshihen të gjitha sendet në pronësi të debitorit, por edhe ato që nuk janë në pronësi të tij, po gjenden pranë tij në momentin e hapjes së proçedurës së falimentimit, si dhe të gjitha të drejtat e debitorit. -Jo të gjitha kanë vlerë në shpërblimin e kreditorëve, sepse më pas mund të veçohen nga kjo masë në bazë të së drejtës së veçimit (neni 34). - Masa e falimentimit që ndodhet realisht - është masa reale e falimentimit, ajo masë që ka vërtetë vlerë në shpërblimin e kreditorëve.Në këtë masë përfshihen:1. gjithë pasuria e luajtshme ose e paluajtshme në pronësi dhe posedim të debitorit2. gjithë pasuria e luajtshme ose e paluajtshme që debitori mund ta fitojë gjatë zhvillimit të proçesit të falimentimit3. të gjitha detyrimet (me karakter pasuror) që personat e tretë i kanë debitorit4. të gjitha sendet e luajtshme ose të paluajtshme në pronësi të debitorit, por jo në përdorim të tij.

  33. II. Veprimet e kundërshtueshme Kreu “Kundërshtimi i veprimeve të debitorit në një proçedurë falimentimi” (nenet 100-115).- Neni 100 – i njih administratorit të drejtën për të kundërshtuar veprimet (mosveprimet) e kryera nga debitori përpara hapjes së proçedurës së falimentimit dhe që dëmtojnë kreditorët e falimentimit, sipas rregullave që përcakton ky ligj.- Neni 108 – “periudha e shikimit prapa” fillon të llogaritet nga data që i korrespondon sipas numrit datës kur seksioni tregtar i gjykatës së rrethit ka marrë kërkesën për hapjen e proçedurës së falimentimit dhe në qoftë se një datë e tillë mungon gjatë muajit, afati nis nga data pasardhëse.- Neni 109 – si datë e kryerjes së veprimit juridik do të konsiderohet data kur ky veprim jutridik sjell pasoja juridike- Standardet e mashtrimit1 - Tjetërsimet me mashtrim sipas Standardit të Mashtrimit FaktikDuhet të provohet se veprimi që kundërshtohet është bërë me qëllim për të penguar, vonuar ose mashtruar kreditorët (që nuk është e thjeshtë)- Neni 104“Dëmtimi i qëllimshëm” e neni 111, ku “periudha e shikimit prapa” shkon deri në 10 vjet kur vërtetohet qëllimi për mashtrim. Në L.e 1995 kjo ishte max 1 vit.- Neni 104/2 – prezumon keqbesimin kur veprimi kryhet me personat e lidhur me debitorin (afati 2 vjet), duke i ngarkuar ata me barrën e provës.

  34. 2 - Tjetërsimet me mashtrim sipas Standardit të Mashtrimit konstruktiv Duhet të provohet se veprimi që kundërshtohet është bërë në këmbim të një vlere ndjeshëm të ndryshme nga “vlera e arsyeshme ekuivalente” dhe debitori ishte në gjendjen paaftësisë paguese në kohën e kryerjes së këtij veprimi ose kaloi si rezultat i kryerjes së këtij veprimi; kishte kapital tepër të vogël; ose e dinte se do të ngarkohej me detyrime tej mundësive për t’i shlyer.- Neni 103 – “Veprimet që dëmtojnë drejtpërdrejtë kreditorët e falimentimit” (periudha e shikimit pas - 3 muaj). Kërkohet dijenia e palës tjetër për gjendjen e debitorit në një kohën që kryhet veprimi (pakujdesia s’e shkarkon nga përgjegj) Prezumohet dijenia për ata që kanë lidhje të ngushtë me debitorin (barra e provës)- Neni 105 – mund të kundërshtohet nga administratori i falimentimitçdo veprim juridik pa shpërblim i kryer nga debitori në rolin e debitorit (afati 4 vjet). Përjashtim bëjnë kontributet falas që janë dhurata të zakonshme të rastit me vlerë të vogël. 3 - Kalimet preferencialeKjo kompetencë e lejon administratorin të shmangë veprime juridike të debitorit që parapëlqejnë një kreditor kundrejt kreditorëve të përgjithshëm të pasiguruar të tijnë periudhën menjëherë para fillimit të proçedurës së falimentimit (në ligj kjo periudhë është 1-3 muaj). Nqs debitori ka qenë në gjendjen e p.p në kohën e kryerjes së veprimit – afati deri në 3 muaj.Nqs në datën e kryerjes së veprimit debitori nuk ka qenë në gjendjen e p.p -afati 1 muaj, por shkon 2-3 muaj nqs debitori, kur debitori nuk ishte në gjendjen e p.p në kohën e kryerjes së veprimit, por e dinte se shumë shpejt do të ishte në këtë gjendje.

More Related