slide1
Download
Skip this Video
Download Presentation
Tre pemët

Loading in 2 Seconds...

play fullscreen
1 / 19

Tre pemët - PowerPoint PPT Presentation


  • 175 Views
  • Uploaded on

Tre pemët. Në një pyll, në maje të një mali, Jetonin tre pemë. Një ditë filluan të diskutonin Për shpresat e tyre. E para, duke parë yjet tha:

loader
I am the owner, or an agent authorized to act on behalf of the owner, of the copyrighted work described.
capcha
Download Presentation

PowerPoint Slideshow about 'Tre pemët' - jemma


An Image/Link below is provided (as is) to download presentation

Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author.While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - E N D - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Presentation Transcript
slide2
Në një pyll, në maje të një mali,

Jetonin tre pemë.

Një ditë filluan të diskutonin

Për shpresat e tyre.

slide3
E para, duke parë yjet tha:

“Shrpresoj të bëhem një arkë për thesare. Do të mbushem me ar, argjendë dhe me gurë të çmuar.

Do të jem i gdhendur me finesë

Dhe do të jem i admiruar nga të gjithë.

Për këtë jam i gatshëm të pritem" 

slide4
Pema e dytë tha:

“Unë shpresoj të bëhem një anije zotëruese.

Do të doja të çoja mbretër e mbretëresha

Duke kaluar detëra

Deri në vendet më të largëta të botës.

Do të doja që për forcë e trupit tim

Gjithkush të ndihej i sigurtë.

Për këtë jam i gatshëm të pritem."

slide5
Pema e tretë tha:

“Unë do të doja të rritesha

Derisa të bëhesha pema më e lartë dhe më e drejtë e pyllit.

E gjithë njerëzia do të më shikonte

duke u ngritur mbi majën e malit.

Duke shikuar degët e mia do të sodisnin qiellin. "

slide6
Kaluan disa vite dhe pemët lutnin Zotin.

Një ditë erdhën disa pemëprerës.

Njëri prej tyre iu afrua pemës së parë:

“Kjo – tha – më duket rrezistente.

Do t’ia shes ndonjë zdrukthëtari".

Nën goditjet e sëpatës pema ëndërronte...

slide7
Një tjetër pemëprerës shikoi pemën e dytë:

“Ky është një dru i fortë.

Do t’ia shes një kantieri anijesh."

slide8
Pema e tretë kishte frikë.

Nuk donte që të pritej.

Por një nga pemëprerësit tha:

“akoma nuk e di se çfarë do të bëj me të, por ta rrëzojmë një herë!."

slide9
Kur ia dhanë zdrukthëtarit,

Pema e parë u dërgua në një shpellë dhe u kthye në kashtë dhe sanë.

U ndi shumë i zhgënjyer.

slide11
Pema e tretë u pre dhe e bënë dërrasa e tra dhe u braktis në një depozitë.

Të tre pemët pyesnin veten të trishtuara:

“Pse kjo?”

Pastaj kaluan vitet dhe ata

jetonin të dorëzuara.

slide12
Por një ditë, në një natë plot me yje,

U dëgjuan në qiell mijëra melodi.

Një burrë dhe një grua arritën shpellën

Gruaja lindi një fëmijë të bukur

Dhe i shoqi e vendosi fëmijën ngadalë në kashtë .

Pema pati një rënqethje; dhe pastaj kuptoi:

Kishte mbajtur arin e botës.

slide13
Vite më vonë, disa burra ishin në barkën e bërë me drurin e pemës së dytë.

Njërin prej tyre e zuri gjumi dhe nuk e vuri re se kishte shpërthyer një stuhi.

slide14
E zgjuan.

Dhe Ai komandoi stuhinë.

Dhe pema kuptoi

Që kishte marrë me vete

Mbretin e universit

slide15
Më vonë, një të premte, dikush mori hunjtë e pemës së tretë.

Ishte një moment i tmerrshëm. Një burrë i mbante mbi shpatulla; dhe njerëzit bërtisnin kundra tij.

slide16
Kur u ndalën,

Dy hunjët u kryqëzuan,

Dhe burri u gozhdua.

E lanë që të vdiste në maje të kodrës.

slide17
…por në mëngjes të ditës së tretë, ai burrë u ringjall.

Pema do të mbetej për gjithmonë

Një shenjë shpëtimi për botën.

slide18
Pemët kishin pasë ëndrra por realizimi i tyre kishte qenë më i madh për çdo pritje të tyren. 
slide19
Rrugët e Zotit nuk janë rrugët tonat.

Janë gjithmonë rrugët e dashurisë.

ad