1 / 19

Microsoft Office PowerPoint 2007

Microsoft Office PowerPoint 2007. Si të punojmë në PPT. Si të punojmë në PowerPoint. Si të fillojmë një prezantim të ri në PowerPoint 2007 ? S i të krijojmë një sfond në faqen e perzantimit dhe si të vendosim ngjyra të ndryshme . S i të përdorin butonat e shiritit (Ribbon)?

huong
Download Presentation

Microsoft Office PowerPoint 2007

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Microsoft Office PowerPoint 2007 Si të punojmë në PPT

  2. Si të punojmë në PowerPoint Si të fillojmë një prezantim të ri në PowerPoint 2007? Si të krijojmë një sfond në faqen e perzantimit dhe si të vendosim ngjyra të ndryshme.Si të përdorin butonat e shiritit (Ribbon)? Si të përdorim mjetet për të futur elemente të ndryshme në faqe (slide) si: stilin e të shkruarit që dëshironi, etj. Si ta përgatisim prezantimin të gatshëm për ta printuar.

  3. Të fillojmë një prezantim të ri Prezantimet e reja fillojnë nga butoni I Microsoft Office, që ndodhet në të majtë lart të dritares. Ja si veprohet: Klikoni Butonin Microsoft Office. Mbi menunë që hapet, klikoni mbi New (I Ri). Zgjidh një opsion në dritaren New Presentation. Ju mund të filloni me nje faqe (slide) të re ose ta mbështesni prezantimin tuaj mbi nje model (template) ose ta mbeshtesni mbi prezantime që ekzistojnë.

  4. Zgjidhni nje teme Nje teme ofron pamjen dhe perberjen e ndertimit te prezantimit. Që në fillim, zgjidhni një temë për prezantimin. Në këtë mënyrë do të shihni si do të duket gjithë përmbajtja. Butoni Design është vendi ku shkohet për temat. Nën Temat shfaqet një galeri si në figure. Cdo temë ka një emër, i cili duket në Njoftimin e ekranit kur ju shkoni me shigjeten e mousit.

  5. Zgjidhni nje teme Ju mund të shikoni një pamje (Preview) si do të duket tema juaj përpara se ta aplikoni. Duke parë efektin para aplikimit, kursehet hapi i prishjes (undoing) nëse pamja nuk ju pëlqen. Mbani treguesin mbi një temë të zgjedhur nga ju. (Ai që tregohet në figurë quhet Floë). Pamja e përkohëshme shfaqet në slide(faqe). Ju mund të klikoni shigjetën More (më shumë) në të djathtë të grupit Themes për të marrë më shumë zgjedhje dhe informacion.

  6. Përmirësimi i temës Tema që zgjodhët është një vizatim i plotë. Por këtu mund të bëjmë përmirësim sipas dëshirës. Butoni Design ka galeri të tjera në rast se doni të modifikoni temën. Secila ofron një pamje (Preview) të slides (faqes) me vendosjen e treguesit të mousit mbi zgjedhjen që bëni në galeri.

  7. Përmirësimi i temës Këtu tregohet si të ndryshohet tema. Përdorni galeritë Colors (ngjyrat), Fonts (germat), dhe Effects , të gjitha në butonin Design (vizatimi). Shikoni Background Styles (Stilet e sfondit) etj.. Klikoni mbi të.

  8. Përmirësimi i temës Këtu tregohet si të ndryshohet tema. Nqs zgjidhni nje nga elementet e kësaj galerie, pamja e slides do të marri ngjyrën e zgjedhur nga ju. Për të aplikuar sfondin tuaj, si fotografi, klikoni mbi Format Background (Formato sfondin).

  9. Shtimi i slideve, marrja e formateve (layouts) Kur shtoni (futni) një slide, mund ta shtoni atë me format të caktuar si në figurë. Gjithashtë ju mund të zgjidhni një format (layout) përpara se të futni sliden. Për të zgjedhur një format përpara se të futni një slide: Në tab Home , kliko New Slide (poshtë ikonës së slides). Kjo shfaq zgjedhjet e formatit. Kliko një element të galerisë për të futur një slide me atë format.

  10. Shtimi i slideve, marrja e formateve Formatet PowerPoint 2007 janë si nw figurw. Disa prej tyre përfshijnë terma “Përmbajtjeje”, që mund t’i përdorni për tekst apo grafike. Një shembull është formati Title (Titulli) dhe Content (Përmbajtje). Në mes të tij ndodhet ky set ikonash:

  11. Shtimi i slideve, marrja e formateve (layouts) Kliko cilëndo prej ikonave për të futur atë tip përmbajtjeje —një tabelë, chart, SmartArt™ grafik, pikture nga në skedar (file), copë of clip arti, ose video file.

  12. Futni një pikturë (Insert a picture) Koha për të futur një picture—apo pjesë clip arti, psh. Ju mund ta bëni këtë direkt nga slide. Për të futur një pikturën tuaj, kliko ikonën Insert Picture from File (Fut pikturë prej skedarit). Për të futur një copë clip art, klilo ikonën Clip Art . Piktura do të pozicionohet brenda kufirit të percaktuar ne slides e formatuara.

  13. Futni një pikturë (Insert a picture) Pasi të keni futur pikturën, ju mund të doni ta ridimensiononi apo t’I jepni efekte specialë. Së pari zgjidhni pikturën në slide. Picture Tools shfaqet në shirit (Ribbon). Kliko mbi butonin Format, dhe përdor butonat dhe opsionet aty për të punuar me pikturën.

  14. Futni një legjende kuti teksti (Insert a text box caption) Për lrgjendën e pikturës suaj, fut një kuti teksti (text box). Këtë do ta gjeni në tab Insert (Fut). Kur futni text box, shfaqet Drawing Tools . Kliko tab Format. Shfaq galerinë e formave (shapes gallery) dhe shëno një stil cfarëdo. Një pamje (preview) e stilit shfaqet në slide, e aplikuar në text box.

  15. Fut një skemë organizative (org chart) Sic e patë më parë ju mund të futni një pikturë dhe grafikë të tjerë duke përdorur ikonat ne formatet Title dhe Content. Kjo përfshin një ikonë për grafiket SmartArt. Grafikët SmartArt ofrojnë formate org chart si dhe të gjitha formatet e tjera për diagrama në PowerPoint 2007.

  16. Fut një skemë organizative (org chart) Kur klikoni ikonën SmartArt graphic … …merrni një galeri të plotë formatesh grafikë të disponueshëm.

  17. Apliko një animacion të theshtë Për të aplikuar një animacion të thjeshtë në skemën tuaj organizative shko tek tab Animations. Brenda skemës së selektuar kliko shigjetën pranë boksit Animate për të marrë listën e efekteve. Selekto një opsion për të shfaqur në slide pjesët e skemëa organizative. Më shënuar një opsion, PowerPoint ju tregon një pamje (preview) të efektit të animimit.

  18. Print, shpërnda dhe vendos opsionet e programit Tani është koha për të vendosur opsionet për tw parw gjithw prezantimin, printimin dhe shpërndarjen e prezantimit. Fillo duke klikuar Butonin Microsoft Office Button. Pastaj: Shëno Print për të hapur Print Preview. Kliko PowerPoint Options për të ndryshuar vendosjet (settings) e programit si pamja default ose për të kthyer kontrolluesin e shqiptimit (spelling) në hapur apo mbyllur (on or off).

  19. Sugjerime për praktikën • Zgjidh një temë dhe pastaj personalizoje atë. • Fut një pikturë. • Fut një text box. • Poziciono tekstin dhe drejto elementet e slide-s. • Mbyll disa karakteristika “automatike”. • Krijo dhe pastaj animo një skemë organizative (org chart)

More Related