1 / 29

TË DHËNA PËR DIVERSITETIN BIMOR DHE VLERAT E FLORËS NË ZONËN E PISHË-POROS (VLORË)

TË DHËNA PËR DIVERSITETIN BIMOR DHE VLERAT E FLORËS NË ZONËN E PISHË-POROS (VLORË) Punoi Drejtuesi shkencor Lorela Lazaj Prof. Dr. Kozma Buzo. HYRJE.

dannon
Download Presentation

TË DHËNA PËR DIVERSITETIN BIMOR DHE VLERAT E FLORËS NË ZONËN E PISHË-POROS (VLORË)

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. TË DHËNA PËR DIVERSITETIN BIMOR DHE VLERAT E FLORËS NË ZONËN E PISHË-POROS (VLORË) Punoi Drejtuesi shkencor Lorela Lazaj Prof.Dr.Kozma Buzo

  2. HYRJE Zona e Pishë-Poro (Vlorë) ndodhet në Ultësirën Bregdetare në jug të derdhjes së Vjosës. Është pjesë e Myzeqesë së Vogël ose Myzeqesë së Vlorës. Në pasurinë e divesitetit bimor të kësaj zone janë përcaktuese veçoritë e mjedisit, që lidhen ndër të tjera me praninë e rërës, thatësirën ose ujin e tepërt (pellgje e laguna) dhe kripëzimin e tokës. Sipas veçorive të mjedisit dallohen bimësi e ranishteve (psamo- e psamonitrofile), bimësi e vendeve të kripura dhe të kripura moçalore (halo- e halohigrofile), bimësi barishtore e djerrinave, bimësi e shtretërve të poshtëm lumor dhe e vendeve me ujë të ëmbël (higro-e higrohidrofile) dhe bimësi e pishnajës bregdetare..Kjo zonë është e pasur dhe me bimë aromatiko-mjekësore, ku janë evidentuar 112 të tilla.. Në realizimin e tezës së masterit kanë shërbyer të dhënat e marra nga rlilevimet në terren, por dhe studime të tjera, sëpari studimet në këtë fushë të udhëheqësit shkencor Prof.Dr.Kozma Buzo dhe veçanërisht studimet e tij të kryera për Florën dhe bimësinë e Deltës së Vjosës si dhe për bimësinë e shtretërve lumor në Ultësirën Bregdetare të paraqitura repektivisht në Lecce e Bari e të botuara (2000, 2001). në kuadrin e Interreg II. Sikurse dhe studimi i paraqitur dhe botuar po në këtë kuadër nga Profesorët Alfred Mullaj, Babi Ruci e Jani Vagjeli (2000) për Florën dhe bimësinë e Bregdetit. Së fundi ndihmesë kanë qënë dhe diplomat e studentëve që ai ka udhëhequr në vite për bimësinë e bregdetit në zona të tjera. Me këtë rast i shpreh udhëheqësit shkencor falënderimet e mia dhe mirënjohje për ndihmesën e dhënë. Gjithashtu falënderoj Departamentin e Biologjisë dhe pedagogët që më kanë dhënë mësim si dhe familjen time për mbështetjen, sidomos gjatë ekspeditave.

  3. Objekti i studimit: Bimësia pyjore e shkurrore, e tokave të kripura, e buzëujit dhe e moçalëve në Pishë- Poro (Vlorë) dhe përgjatë rrjedhës së poshtëme të lumit Vjosë Qёllimi i studimit: Tё evidentohen diversiteti bimor, dinamika e bimësisë dhe bimёt me vlerё (aromatike-mjeksore) si dhe të rralla e të kërcënuara) në habitate të ndryshme:, ranishte, toka të kripura, moçalishte, djerrina, bimësi shkurrore e pyjore lidhur me problemet e mbrojtjes dhe përtëritjes Metodika: Për realizimin e studimit është punuar në tre faza: përgatitore, puna në terren dhe përpunimi kabinetor i të dhënave (materialet). Në terren puna është kryer nëpërmet ekspeditave duke marë të dhënat e nevojshme për bmësinë dhe mbledhjen e bimëve në herbar sidomos atyre aromatike mjeksore. Janë bërë foto për shoqërime bimore në habitate të ndryshme. Fenofaza është shënuar me shënja të veçanta në momentin e përshkrimit të bimësisë KAPITULLI IOBJEKTI, QËLLIMI DHE METODIKA E STUDIMIT

  4. KAPITULLI IITË DHËNA TË PËRGJITHSHME PËR MJEDISIN 1. Karakteristika fizike-gjeografike të zonës 2. Të dhëna për tokën 3. Të dhëna për klimën

  5. Fig. II-1 Harta e zonës Pishë-Poro (Vlorë) e marë në studim

  6. KAPITULLI IIITË DHËNA PËR DIVERSITETIN BIMOR DHE DINANMIKA • Paraqitjene diversitetit bimor të kësaj zone me shoqërimet bimore dhe dinanmikën e tyre e kemi bërë sipas [Buzo, K. 2000, 2007 ] dhe [ Mullaj etj., 2000]. • Zona e Pishë-Poro (Vlorë) ka një diversitetin bimor të pasur, falë veçorive specifike të mjedisit, që lidhen ndër të tjera me praninë e rërës, thatësirën ose ujin e tepërt (pellgje e laguna) dhe kripëzimin e tokës.

  7. KAPITULLI IIITË DHËNA PËR DIVERSITETIN BIMOR DHE DINANMIKA • Bimësi e dunave dhe e ranishteve bregdetare (psamo- e psamonitrofile). Është bimësia më afër detit, pas rrypit të ngushtë të rërës pa bimë Kjo është përcaktuar kryesisht nga vetë veçoritë specifike të këtij mjedisi. • Kjo bimësi vendoset mbi dunat ranore ku dallohen shoqërimet bimore me Ammophila arenaria, dhe me Sporobolus pungens, si dhe bimësia pioniere e plazheve, me Cakile maritima dhe ajo psamonitrofile me Atriplex tatarica - hastata.

  8. Foto. III-1 Shoqërim bimor me Ammophila arenaria (Lazaj, L. 2011)

  9. KAPITULLI IIITË DHËNA PËR DIVERSITETIN BIMOR DHE DINANMIKA • Bimësi e pishnajës bregdetare. Përfaqësohet nga pylli i Pishë-Poros. Ai ka karakteristikat e një pylli të vertetë mesdhetar me të gjithë elementët përbërës dhe strukturën e katëzuar. • Lloji mbizotërues është pisha e egër, Pinus halepense, që krijon shoqërim bimor me Pistcia lentiscus, me Myrtus communis.dhe me Erica manipuliflora. Në pjesën jugore është mbjellë pishë e butë

  10. Foto III- 2 Shoqërimi bimor me Pinus hslepense - Erica manipuliflora (Lazaj, L. 2012)

  11. KAPITULLI IIITË DHËNA PËR DIVERSITETIN BIMOR DHE DINANMIKA • Bimësi halo- e halohigrofile (moçalet e kripura). Megjithëse sipërfaqja e saj ka ardhur duke u zvogëluar për shkak të shkripëzimit dhe të fitimit të tokave bujqësore nga bonifikimi, ajo prap nga bimësia natyrore barishtore bregdetare zë sipërfaqe relativisht më të madhe. • Në tokat e kripura dallojmë: shoqërimet bimore njëvjeçare pioniere me Salicorniaeuropaea dhe me Suaeda maritima, shoqërimet bimore të stabilizuara me Arthrocnemum sp. div., dhe ato me Limonium vulgare.

  12. KAPITULLI IIITË DHËNA PËR DIVERSITETIN BIMOR DHE DINANMIKA Foto III- 3 Shoqërim bimor me Arthrocnemum sp. div. dhe me Limonium vulgare (Lazaj, L. 2012)

  13. KAPITULLI IIITË DHËNA PËR DIVERSITETIN BIMOR DHE DINANMIKA Bimësia higro-e higrohidrofile • Për shkak të prerjeve e dëmtimeve në të shkuarën, sot kjo bimësi ka trajtën shkurroro-barishtore dhe shpesh paraqitet në formën e shoqërimeve bimore të thjeshta (oligocenozave) si ato të Tamarix parviflora, të Vitex agnus-castus, të Platanus orientalis, të Phragmites australis, dhe të Typha latifolia. • Nga bimësia higro-e higrohidrofile veçojmë dhe shoqërimet bimore me Scirpus lacustris, me Carex elata dhe me Saccarum ravennae.

  14. KAPITULLI IIITË DHËNA PËR DIVERSITETIN BIMOR DHE DINANMIKA Foto III- 6 Shoqërim bimor me Phragmites australis dhe me Typha latifolia buzë Vjosës ( Lazaj, L. 2012)

  15. KAPITULLI IIITË DHËNA PËR DIVERSITETIN BIMOR DHE DINANMIKA • Bimësi e djerrinave Kjo bimësi është e vendosur kryesisht në toka aluvionale, të cilat janë të përhapura në formë njollash, por sipërfaqja e saj është shtuar si rezultat i lënies së një pjese të tokave pa punuar. • Janë me interes dhe për vlerat aromatiko – mjekësore të llojeve bimore përbërëse që kanë me të cilat është e pasur. Ndër këto veçojmë: shoqërimet bimore me Ranunculus sardous dhe të Dittrichia viscosa-Cichorium intubus.

  16. Foto III- 8 Shoqërim bimor me Dittrichia viscosa-Cichorium intubus ( Lazaj, L. 2012)

  17. KAPITULLI IIITË DHËNA PËR DIVERSITETIN BIMOR DHE DINANMIKA • Bimësia e zonë së Pishë- Poro (Vlorë) është në dinamizëm të vazhdueshën. Nga ana sintaksonomike mund ta paraqsim atë në kuadrin e dinamikës së bimësisë bregdetare në Shqipëri [Mullaj, A. etj. 2000] Fig. III- 8. • Ky dinamizëm varet nga 3 faktorë: shkalla e lartë e kripëzimit, terreni i lagësht dhe veprimi i valëve të detit

  18. Fig. III- 8 Dinamika e bimësisë bregdetare në Shqipëri (Mullaj, A. etj. 2000)

  19. Juncus maritimus Limonium vulgare Arthrocnemum sp. div. Foto III- 11 Ndryshime progresive Arthrocnemum sp. div.-------- Limonium vulgare.-------- Juncus maritimus ( Lazaj, L. 2012)

  20. Tamarix hampeana Juncus maritimus Foto III- 12 Ndryshime progresive Juncus maritimus ----Tamarix hampeana ( Lazaj, L. 2012)

  21. Foto III- 12 Ndryshime regresive nga ndikimi i erës dhe i dallgëve të detit ( Lazaj, L. 2011)

  22. KAPITULLI IVBIMË AROMATIKO-MJEKËSORE • Për llojet bimore mjeksore që kemi evidentuar(112) jepet përshkrim i shkurtër botanik, mjedisi, forma biologjike, korotipi (elementi gjeografik), periudha e lulëzimit dhe përdorimi, si p.sh. • Apium graveolens L. , Selini i rëndë, Umbelliferae Bimë shumëvjecare, 30-100cm. Me kërcell të drejtë e shumë të degëzuar. Lulesat mbi bishta të zhvilluar mirë. Braktezat mungojnë. Petlat të bardheme.në ligatina dhe në vende me shumë lagështirë. Lëngu qe nxirret nga zierja e bimës mund të përdoret për problemet raumatike, të rrufës, asmes, problemeve me frymëmarrjen, spazmat muskulare. Ndihmon në trajtimin e infeksioneve të lëkurës, eleminon gazrat në aparatin tretës. Ka veprim anti bakterial dhe anti -kërpudhor.H, Lul.V-II, Paleotemp.

  23. Spektri florik Sipas grafikut rreth 20 % e bimëve mjekësore, janë të familjes Compositae, 12 % i përkasin familjes Labiatae, 9 % i përkasin familjes Leguminosae etj.

  24. Spektri i formave biologjike • Sipas të dhënave të grafikut shohim se pjesa më e madhe e bimëve mjekësore të zonës së marrë në studim, i përkasin formës biologjike hemikriptofite me 43 %, terofite me 30 % dhe asaj fanerofite me 14 %.

  25. Spektri I elementit gjeografiktë florës (korotipi) Sipas të dhënave të grafikut rezulton se pjesa më e madhe bimëve mjekësore të zonës së marrë në studim, i përkasin elementit gjeografik Eu me 34 %, Med me 17 %, EuMed me 14 % etj.

  26. KAPITULLI VMBI RUAJTJEN DHE PËRTËRITJEN E BIMËSISË Janë evidentuar 28 lloje bimore me statusin përkatës sipas [Libri i Kuq i Florës Shqiptare, 2007] • Ammophila arenaria (L.) Link EN • Artemisia carulescens L. LR (cd) • Calystegia soldanella (L.) R. Br LR (cd) • Cladium mariscus (L.) Pohl VU • Pancratium maritimum L. EN • Alnus glutinosa (L.) Gaertn LR (cd) • Ophrys apifera Huds. LR(Cd) • Origanum vulgare L EN (A1b) • Sambucus nigra L. VU (A1b) • Ulmus campestris L. VU • Vitex agnus-castus L. VU • Hypericum perforatum L. EN (A1b) etj Ndër shoqërimet bimore që kërkojnë kujdes të veçantë ruajtje e përtëritje shënojmë shoqërimet bimore me Ammophila arenaria (L.) Linkë me Pinus halepensis - Erica manipuliflora,meJuncus matitimus-acutus, me Limonium vulgare me Arthrocnemum sp. div.,me Vitex agnus-castus, me Alnus glutinosa etj.

  27. PЁRFUNDIME • Zona e Pish-Poros (Vlorë) ka një bimësi të pasur dhe me vlerë. Kjo është treguese e kushteve të larmishme dhe shumëllojshmërisë së habitateve. Ndër shoqërimet bimore më kryesore përmendim: shoqërimet bimore me Ammophila arenaria (L.) Linkë me Pinus halepensis - Erica manipuliflora, me Juncus matitimus-acutus., me Limonium vulgare me Arthrocnemum sp. div., me Phragmites australis, etj. • . Janë evidentuar 112 lloje bimore mjeksore të familjeve dhe gjinive të ndryshme. Nga analizat e spektrit të elementit gjeografik (korologjia) rezulton se pjesa më e madhe bimëve mjekësore të zonës së marrë në studim, i përkasin elementit gjeografik Eu me 34 %, Nga analiza e spektrit të formave biologjike rezulton se pjesa më e madhe e bimëve mjekësore të zonës i përkasin formës biologjike hemikriptofite me 43%. Pjesa më e madhe e bimëve mjekësore i perket familjes Compositae (20%). • Ruajtja dhe përtëritja e bimësisë si dhe e habitateve të tyre duhet t jenë detyrë e përherëshme, sidomos për bimët dhe e shoqërimet bimore t rrezikuara, që në këëtë zonë me vlerë të lartë biodiversiteti, ka rëndësi të veçantë.për shkak të turizmit gjithnjë në rritje. • Dunat janë të rrezikuara nga ndërhyrjet njerëzore, të tilla si marrja e rërës si dhe zhvillimi i paqëndruesjëm i turizmit. Ruajtja dhe mbrojtja e dunave është parësore për rëndësinë që ato kanë, si në ruajtjen e tokës nga erozioni, por edhe si habitat i rëndësishëm për shumë lloje bimore. E njëjta vëmendje duhet dhe për pyllin e pishës, pasi pjesë të ndryshme të tij janë dëmtuar nga zjarret e shpeshta dhe prerjet e paligjshme

  28. Literatura • Babe, E. (2009). Një profil bimësie dhe vlerat e florës në zonën e Rrushkullit (Durrës)Tezë diplome, 45 f. Tiranë • Buzo K.(2000). Dati sulla flora e vegetazione al delta del Vjosa. Cahiers Options Mediterraneennes Vol. 53, f. 85-98, CIHEAM, Bari. • Buzo, K., Xhulaj.M, Mullaj,A., Vangjeli J. (2001). Current state and regeneration of Coastal Lowland in Albania. Italo-Albanian cooperation for the enhancement of plant biodiversity, f. 167-175, CIHEAM, Bari • Buzo K. (2005): Gjeobotanika. 292 f. Shblu, Tiranë.. • Demiri, M. (1983). Flora ekskursioniste e Shqipërisë. Shtëpia Botuese e Librit Shkollor. • Goda P., Sima Z., Demiri M. (1972). Vandemekumi i bimëve mjekësore. Tiranë • Grup autorësh. (1997). Libri i kuq. (Bimë, shoqërime bimore dhe kafshë të rrezikuara). • Hasanbelliu, Z. (2007). Konsiderata gjeobotanike dhe bimë aromatiko-mjeksore të zonës Pishë-Poro (Fier). Tezë diplome. 45 f. Tiranë • Kabo, M., etj. (1991). Gjeografia fizike e Shqipërisë, vol 1-2. Akademia e Shkencave. • Kokalari, P., Sima, Z.,Xinxo, P.( 2007). Bimët mjekësore në familje. Tiranë • Krutaj F., Buzo K., Kabo M. (1999). Geomorphological and geobotanical features of the coastal area in the south of Vjosa river mouth AJNS Albanian journal of natyral & technical sciences. Nr.7,111-122, Tiranë • Libri i kuq i florës shqiptare (anonimus) (2007), 167 f, Tiranë. • Mbi gjëndjen e dunave adriatike ne Shqipëri, dinamika dhe diversiteti bimor i tyre, kumtuar nga K. Buzo në konferencën shkencore të FSHN (22-23 nëntor 2012) • Mici, A., etj 1975. Klima e Shqipërisë Akademia e Shkencave Tiranë • Mitrushi, I. 1966. Dendroflora e Shqipërisë. Tiranë • Mullaj,A., Ruci, B., Vangjeli,J. (2000) Flora e vegetazione costjera in Albania Cahiers Options Mediterraneennes Vol. 53, f. 77-84, CIHEAM, Bari • Papadhopulli, G. (1987). Bimët mjekësore dhe aromatike të Shqipërisë. Tiranë • Paparisto, K. etj. 1988-. Flora e Shqipërisë, vol 1-4. Tiranë • Pignatti, S. 1982. Flora d’ Italia, vol 1-3. Bologna • Raport i projektit (2007) përgatitur nga K. Buzo për Pishë-Poro (Vlorë) “Monitorimi i habitateve me bimë të rralla, të kërcënuara e endemike të Shqipërisë dhe ruajtja e tyre “ex-situ ‘ në Kopshtin Botanik. • Sima Z.., Papajani V. (2008): Farmakognozia,:379 f. Tiranë. • Tutin T.G. etj. (1964-1980) Flora Europaea vol. 1-5. Cambridge

  29. Faleminderit!

More Related