1 / 31

Karta e Performancës së shkollës

Karta e Performancës së shkollës. Karta e Performancës së Shkollës është një sistem i projektuar për : I nformacion dobishmëri Ajo garanton cilësinë e ofertës së shkollës përmes treguesve të standardizuar dhe shërben si instrument për vetëvlerësimin e shkollës dhe inspektimin.

cree
Download Presentation

Karta e Performancës së shkollës

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Karta e Performancëssëshkollës TIRANË 17.04.2014

  2. Karta e Performancës së Shkollës është një sistem i projektuarpër: • Informacion • dobishmëri • Ajo garanton cilësinë e ofertës së shkollës përmes treguesve të standardizuar dhe shërben si instrument për vetëvlerësimin e shkollës dhe inspektimin. Karta e Performancës së Shkollës

  3. SHËRBIMI I KPSH Karta e Performancës së Shkollës u shërben: • prindërve, • drejtuesve, • mësuesve, • nxënësve, • komunitetit • gjithë të interesuarve, të analizojnë dhe krahasojnë rezultatet e shkollës me tregues të ndryshëm të arritjeve në një dokument lehtësisht të përdorshëm. Karta e Performancës së Shkollës

  4. SHËRBIMI I KPSH DAR/ZA-të mund ta përdorin KPSHpër të analizuar: • arritjet e shkollave në nivel rajonal, sipas treguesve të paraqitur në kartë, • shkollat me rezultate më të mira si dhe ato që në disa tregues kanë nevojë për përmirësim. Karta e Performancës së Shkollës

  5. PARIME TË PËRGJITHSHME KPSH : • përdoret nga shkollat publike dhe jopublike; • janë të përvitshëm matja e treguesve të përfshirë në KPSH dhe vlerësimi; • bëhet publike për përfituesit e shërbimit arsimor (prindërit, nxënësit, mësuesit dhe komunitetin); • vlerësimet e KPSH përdoren për krahasim dhe renditje në nivel rajonal. Karta e Performancës së Shkollës

  6. PLOTËSIMI I KPSH Shkolla është përgjegjëse për plotësimin e kartës së saj, mbështetur në burimet e mëposhtme: • të dhëna statistikore të siguruara ngashkollat; • të dhëna nga testet në nivel rajonal; • të dhëna nga provimet në nivel kombëtar; • të dhënat e pyetësorëve të zhvilluara në nivel rajonal. Numri i të anketuarve për një shkollë bazohet në teorinë e statistikës matematike. Karta e Performancës së Shkollës

  7. RENDITJA E SHKOLLAVE • Renditja e shkollave bazohet në vlerësimin e matjeve sipas treguesve. • Renditja shpallet për secilin tregues dhe në tërësi. • Shkollat renditen veç për arsimin bazë dhe veç për arsimin e mesëm të lartë. • Renditja e shkollave bëhet në nivel DAR/ ZA-je. Karta e Performancës së Shkollës

  8. TREGUESIT E KPSH KPSH përmban tregues: • të matshëm • objektivë • të verifikueshëm • të kuptueshëm (edhe për joprofesionistët) Karta e Performancës së Shkollës

  9. SISTEMI I TREGUESVE • treguesit e standardizuar qendrorë, të cilët janë të përbashkët për të gjitha shkollat; • një numër treguesish lokalë, të cilët caktohen nga njësia përkatëse arsimore vendore, sipas ndjeshmërisë lokale arsimore. Karta e Performancës së Shkollës

  10. VEÇORI TË TREGUESVE • Treguesit qendrorë dhe ata lokalë mund të ndryshohen sipas përparësive të MAS-it; • Tek KPSH, përveç vitit të parë shkollor të përdorimit të saj, në vitet pasuese shtohen treguesit që matin vlerat e shtuara për vitet e fundit. Karta e Performancës së Shkollës

  11. KLASIFIKIMI I TREGUESVE • tregues të siguruar nga shkolla dhe të dërguar zyrtarisht në DAR/ZA; • tregues të vlerësuar nga të dhënat e pyetësorëve; • tregues të ndryshimeve të dy viteve të njëpasnjëshme (ose krahasuese); • tregues që matin ndryshimin mes vlerave të arritura nga shkolla me ato në nivelin kombëtar. Karta e Performancës së Shkollës

  12. PËRMBAJTJA E KPSH Të dhëna të përgjithshme për shkollën Drejtoria Arsimore/ Zyra Arsimore………………. • Shkolla………………………………….. • Adresa elektronike e shkollës • Numri i përgjithshëm i nxënësve të shkollës. • Veçori të tjera shkollës (modulet të ndryshme, gjuhët e huaja që ofron etj.) • Synimet e planit afatmesëm të shkollës. • Objektivat e planit vjetor që sapo përfundoi. • Transparenca financiare (buxheti i shkollës për vitin shkollor). • Kalueshmëria e arritur në muajin qershor. • Nota mesatare e arritur në muajin qershor. • Vlerësimi i marrë nga shkolla, nëse ajo është inspektuar atë vit nga ISHA. Karta e Performancës së Shkollës

  13. Treguesit • Përqindja e nxënësve të larguar nga shkolla kundrejt nxënësve të regjistruar në fillim të vitit shkollor. • Përqindja e orëve të munguara nga nxënësit kundrejt të gjitha orëve mësimore të një viti mësimor. • Përqindja e nxënësve kalues në provimet e lirimit/maturës shtetërore. • Nota mesatare e shkollës në provimet e lirimit/maturës shtetërore.   • Diferenca ndërmjet notës mesatare të shkollës në provimet e gjuhës shqipe dhe matematikës (së bashku) me notën mesatare të këtyre lëndëve (së bashku) në klasën e 9-të. Karta e Performancës së Shkollës

  14. Diferenca ndërmjet notës mesatare të shkollës në provimet e lëndëve të detyruara (së bashku) me notën mesatare të këtyre lëndëve (së bashku) në klasën e 12-të. •  Përqindja e nxënësve që e kanë diferencën më të madhe se 1 notë (Shihni treguesit 5 ose 6) • Përqindja e nxënësve kalues në testin me një nga klasat I-III. Karta e Performancës së Shkollës

  15. Nota mesatare e nxënësve në testin me një nga klasat I-III. • Përqindja e nxënësve kalues në testin me një nga klasat e tjera përveç klasave I-III. • Nota mesatare e nxënësve në testin me një nga klasat tjera përveç klasave I-III. • Diferenca ndërmjet notës mesatare të nxënësve dhe të testit të përshkruar te treguesi 10. Karta e Performancës së Shkollës

  16. Përqindja e nxënësve që e kanë diferencën e përshkruar te treguesi 12 më të madhe se 1 notë. • Numri mesatar i krediteve të fituara nga punonjësit arsimor të shkollës (drejtor, nëndrejtor, mësues) gjatë tri viteve të fundit shkollore. • Realizimi i objektivit (objektivave) të planit vjetor të shkollës. • Numri i fituesve të shkollës në konkurrimin që shpall MAS-i. Karta e Performancës së Shkollës

  17. Numri i fituesve të shkollës në konkurrimin që shpall DAR/ZA-ja. • Numri i nxënësve fitues në olimpiadat, garat sportive dhe konkurset kombëtare të organizuara nga institucione shtetërore. • Numri i nxënësve fitues në olimpiadat, garat sportive etj. të certifikuara nga DAR/ZA-ja. Karta e Performancës së Shkollës

  18. Përqindja e pjesëmarrjes së punonjësve arsimorë (drejtues dhe mësues) në rrjetet profesionale. • Rezultatet e mësuesve të shkollës në provimet e kualifikimit gjatë pesë viteve të fundit shkollore. •  Përqindja e nxënësve fitues në tri preferencat e para në konkurrimin për shkollat tona të larta. Karta e Performancës së Shkollës

  19. Të dhënat nga pyetësorët • Janë gjithsej tri pyetësorë: Me nxënës, prindër të tyre dhe mësues. • Qëllimi i këtyre pyetësorëve është që pjesëmarrësit të rrëfejnë mendimin e tyre për ecurinë e shkollës. • Pyetësorët hartohen nga IZHA. Për çdo pyetje të pyetësorëve tregohet mënyra e gjetjes së vlerës që të realizohet renditja e shkollave. Karta e Performancës së Shkollës

  20. Përkudesja për shëndetin dhe sigurinë e nxënësve. • Kushtet ekologjike të higjienës dhe pastërtisë në mjediset e shkollës. • Përkujdesja për mjedisin psiko-social që synon edukimin kundër dhunës (fizike, psikologjike) dhe sjelljeve të rrezikshme. Karta e Performancës së Shkollës

  21. Përkujdesja ndaj nxënësve me vështirësi në të nxënë ose me nevoja të veçanta. • Shkalla e kënaqësisë së nxënësve, mësuesve, prindërve nga puna e shkollës. • Funksionimi i organizmave të shkollës. Karta e Performancës së Shkollës

  22. Metodologjia e VlerësimittëtreguesveTreguesi:Diferenca ndërmjet vlerësimit të Provimeve të Lirimit dhe vlerësimit tëkëtyre lëndëve në përfundim të klasës së nëntë si dhe të Maturës Shtetërore dhevlerësimit të këtyre lëndëve në përfundim klasës së dymbëdhjetë. Karta e Performancës së Shkollës

  23. Metodologjia e VlerësimittëtreguesveTREGUESI :Diferenca midis vlerësimit vjetor dhe testeve të zhvilluara në nivel rajonal, renditja e shkollave. Karta e Performancës së Shkollës

  24. SHËNIME TË PËRGJITHSHME PËR TREGUESIT • Numri i treguesve do të mund të pakësohet ose shtohet në sajë të konsultimit me përfaqësues të grupeve të interesit • Treguesit që nuk do të merren në konsideratë për renditjen janë shoqëruar me një shënim të posaçëm. • Për një pjesë të treguesve të dhënat sigurohen nëpërmjet pyetësorëve me nxënësit, prindërit dhe mësuesit. • vitin e parë të zbatimit të Kartës së Performancës, numri i treguesve mund të jetë më i paktë se në vitet pasuese. Karta e Performancës së Shkollës

  25. RENDITJA E SHKOLLAVE PËR TË GJITHË TREGUESIT 1. Renditen shkollat sipas secilit tregues, siç u tregua më sipër. 2. Mblidhen numrat që tregojnë vendet e shkollave për të gjithë treguesit. 3. Renditen shkollat për të gjithë treguesit. Shkolla me shumën më të vogël të pikëve zë vendin e parë. E kështu me radhë. Kur dy shkolla kanëshumë të njëjtë të pikëve, zënë të njëjtin vend. Karta e Performancës së Shkollës

  26. PAMJA E MATRICËS SË TË DHËNAVE NË NIVELIN RAJONAL Karta e Performancës së Shkollës

  27. Karta e Performancës së Shkollës

  28. KARTA E PERFORMANCËS GJIMNAZI “Ymer dishnica” INFORMACION PËR SHKOLLËN Gjimnazi “Ymer Dishnica” DAR Korçë Adresa elektronike ymerdishnica@yahoo.com Numri i përgjithshëm i nxënësve (vetëm me shkeputje nga puna) 271 nga të cilët 149 femra. Reth 44% e nxënësve janë nga qyteti dhe 56% vijnë nga fshatrat rrotull Korçës Shkolla ofron gjuhë të huaja Anglisht dhe Frëngjisht, module Arkeologji, Autoshkollë, Sipërmarrje për Biznesin ,Financë. Nota mesatare e shkollës është 7 dhe kalueshmëria 91%. Synimi i planit afatmesëm : Krijimi i kushteve dhe mundësive për zhvillimin e aftësive sociale dhe ndër personale do të mundësojë plotësimin e nevojave dhe interesave të nxënësve me anë të veprimtarive kros dhe ekstra kurrikulare. Objektivat e planit mësimor vjetor: Të arrijmë rezultate me ngritjen e nivelit të cilësisë deri në masën 0.6 përmes përmirësimit të aftësive dhe shprehive të nxënësve duke përmbushur plotësimin e dëshirave dhe kërkesave të tyre në planifikimin e kurrikulës me zgjedhje. Transparenca Financiare: Buxheti I shkollës për vitin shkollor 2013-2014 është 207.608.16 në BKT. Karta e Performancës së Shkollës

  29. Karta e Performancës së Shkollës

  30. GRUPI I PUNËS Teuta Çobaj kryetare Anesti Misha anëtar Stavri Llambiri anëtar Eniana Veli anëtare Eva Hoxha anëtare Mirela Kondili anëtare Lindita Çifçi anëtare Irida Sina anëtare Luiza Mustafajanëtare Karta e Performancës së Shkollës

  31. Karta e Performancës së Shkollës Faleminderit!

More Related