1 / 8

LIBRI I RASTEVE NË VOLEJBOLL

LIBRI I RASTEVE NË VOLEJBOLL. Volejbolli është një lojë e madhe. Thjesht pyesni milionat e njerëzve që e luajnë atë, e shikojnë atë, e analizojnë atë dhe e gjykojnë atë.

wray
Download Presentation

LIBRI I RASTEVE NË VOLEJBOLL

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. LIBRI I RASTEVE NË VOLEJBOLL Volejbolli është një lojë e madhe. Thjesht pyesni milionat e njerëzve që e luajnë atë, e shikojnë atë, e analizojnë atë dhe e gjykojnë atë. Ajo është promovuar në mënyrë aktive vitet e fundit dhe është zhvilluar jashtëzakonsht, si një sport i nivelit të lartë konkurrues. Rritja e eksitimit, shpejtësia, veprimet shpërthyese, një imazh i pastër dhe i shëndetshëm dhe audienca e madhe televizive, kanë krijuar impaktin për ta zhvilluar edhe më tej këtë lojë, për ta bërë atë të thjeshtë dhe më tërheqëse, për një audiencë edhe më të gjerë publiku sportdashës. Ky është sfondi në zhvillimin e vazhdueshëm të tekstit të Rregullores. Megjithatë, zbatimi korrekt dhe uniform i këtyre rregullave në arenën botërore është gjithashtu shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të lojës së volejbollit. Këto rregulla kanë për qëllim përhapjen, qartësimin dhe kuptimin e tyre, si dhe janë interpretime zyrtare, që do të ndiqen gjatë gjithë marrjes së vendimeve dhe sanksioneve.

  2. PARIMET TEORIKE TË APLIKIMIT Gjyqtari është ai që vë rregullat në praktikë. Për aplikimin korrekt të rregullave, gjyqtarët duhet t’i njohin rregullat në mënyrë të përkryer dhe t'i zbatojnë ato me vendosmëri dhe saktë brenda kontekstit të lojës. Për këtë arësye, gjëja më e rëndësishme është që ata të kuptojnë mirë parimet bazë të formulimit të rregullave. Nëse jo, ata kurrë nuk mund të kenë kuptim të saktë e të plotë të rregullave dhe natyrisht do të kenë vështirësi të mëdha në aplikimin e tyre në mënyrën e duhur. Veçënarisht kur një situatë ndodh dhe nuk është e qartë në rregullat e lojës, gjyqtarët me korrektësi mund të marrin vendime nën autoritetin e tyre, bazuar në nenin 23.2.3 të Rregullores, që thotë: "gjyqtari ka fuqinë të vendosë për çdo çështje që ndodh në lojë, duke përfshirë edhe ato që nuk janë të parashikuara për atë çështje në rregullore”. Kjo mund të arrihet vetëm duke përvetësuar në mënyrë të plotë parimet themelore të formulimit dhe aplikimit të rregullave. Me qëllimin e zbatimit korrekt të rregullave, gjyqtarët duhet të kenë njohuri të plota në lidhje me funksionet themelore të mëposhtme dhe parimet teorike në formulimin dhe zbatimin e tyre.

  3. FunksioniiRregullave: Natyrisht, nëse ju doni të aplikoni rregullat si duhet, ju duhet të dini se çfarë funksioni kanë ato. Në përgjithësi, rregullat si një e tërë kanë funksionet e mëposhtme: Karakteristikat e lojës: Rregullat japin karakteristikat e lojës dhe dallojnë volejbollin nga sportet e tjera. Rregullat përcaktojnë kushtet, objektet dhe pajisjet e lojës, sipërfaqen e fushës, matjet, rregulloren e rrjetës, topat, etj. Rregullat vendosin mbi numrin e pjesmarrësve, numrin e lojtarëve në lojë, pozicionet e tyre, rregullin e rrotullimit, etj. Rregullat ndërtojnë metodat e lojës, na udhëzojnë mbi mënyrën se si t’a mbajmë topin në lojë, na qartësojnë hapësirën e lojës dhe vendosin mënyrën se si fitohet një pikë, një set dhe një ndeshje.

  4. Legalizimiiteknikave: Shumë nga rregullat japin një përkufizim të qartë dhe bëjnë një diferencim të dallueshëm të teknikave të duhura nga teknikat e palejuara. Këto rregulla, që futen në kategorinë e teknikave të elementëve teknikë të lojës, janë rregullat që duhen studiuar me kujdes dhe sqaruar shumë saktësisht nga ana e gjyqtarëve, për aplikimin e tyre të saktë. Luajndershmërisht: Të gjitha rregullat, të lidhura me fushën, objektet, pajisjet, teknikat apo edhe sjelljen janë të barabarta për të gjithë lojtarët e dy ekipeve. Kjo është "Drejtësia". Kjo është një pikë shumë kritike për gjykimin. Nëse aplikimi i rregullave është i ndryshëm për ekipet që luajnë, edhe nëse ajo nuk aplikohet me dashje nga ana e gjyqtarit, ai do të jetë i padrejtë. Pra, saktësia në kuptimin dhe aplikimin e rregullave është elementi themelor i ndershmërisë dhe i drejtësisë.

  5. FunksioniEdukativ: Sjellja korrekte është një objektiv themelor i sportistëve në të gjitha llojet e disiplinave sportive. Në kapitullin e shtatë, " Sjellja e Pjesëmarrësve", flitet veçanërisht për këtë qëllim. Të gjithë gjyqtarët duhet të vënë theksin e tyre në këtë funksion, pasi ky është dhe thelbi i sportit.Qëllimi i sportit nuk është vetëm për të garuar, por edhe për të krijuar një atmosferë miqësie, korrektësie dhe drejtësie, si dhe për të zhvilluar mirëkuptimin dhe miqësinë universale. Faktorëtqëndikojnënëformulimin e rregullave: Rregullat duhet të jenë në përputhje me kërkesat e zhvillimit të sportit. Pra, në formulimin dhe modifikimin e Rregullave, faktorët e mëposhtëm duhet natyrisht të merren në konsideratë: Zhvillimitekniko - taktik: Rregullat jo vetëm që duhet të përshtaten me kërkesat e zhvillimit teknik dhe taktik, por edhe të marrin gjithashtu iniciativën në drejtimin e zhvillimit të sportit. Kërkesatspektakolare: Promovimi i çdo ngjarje sportive, në një masë të konsiderueshme, varet nga atraktiviteti i saj. Atraktiviteti tregohet nga niveli i motivimit emocional i pjesmarrësve. Ky është dhe komponenti spektakolar i krijuar nga loja.

  6. Kërkesatsocialetëpublikimit: Zhvillimi i sportit modern varet shumë nga elementi social, shoqëria. Publiciteti është mënyra më e rëndësishme dhe efektive për të rritur interesin dhe pranimin e publikut për këtë sport. Ky është një nga faktorët thelbësore që duhet të merren parasysh. Kërkesat ekonomike: Natyrisht, në promovimin e çdo lloj sporti është absolutisht e nevojshme që të ketë një mbështetje financiare. Konçesione apo marrëveshje të caktuara duhet të bëhen për këtë faktor.

  7. Parimetthemeloretëaplikimittërregullave: Parimet themelore të zbatimit të rregullave bazohen në dy faza: funksioni i rregullave dhe faktorët që ndikojnë. Në bazë të kërkesave të dy fazave të mësipërme, pikat e mëposhtme mund të njihen si parimet më të spikatura për zbatimin e rregullave: Kushtet e miradhe e drejtapërlojë: Parimi më themelor është që t’i japë të gjithëve kushtet e mundshme dhe shanset e duhura, për të lejuar lojtarët të luajnë në nivelin e tyre më të lartë të performancës. Niveli i performancës tregon nivelin e sportit. Lojtarët janë trajnuar për vite në mënyrë që të marrin pjesë në kompeticione. Pra, kompeticioni është një rrethanë e rëndësishme për lojtarët, për të treguar dhe për të vlerësuar efektin e tyre trajnues dhe nivelin e vërtetë të lojës së tyre. Vlerësimi i drejtë i nivelit të sportistëve, apo rezultati i vërtetë i një ndeshje apo kompeticioni, vjen vetëm nga puna e madhe e lojtarëve dhe performanca e lartë tyre. Për një gjyqtar, është e nevojshme të jetë i ndërgjegjshëm për faktin se çdo gjykim i vetëm teknik do të ketë një ndikim të dukshëm psikologjik mbi lojtarët. Çdo ndikim psikologjik do të shkaktojë një efekt pozitiv apo negativ. Prandaj, një nga kërkesat themelore për gjyqtarët është të japin shanset e duhura për nivelin më të lartë të performancës së lojtarëve. Nga ky këndvështrim, pikë shumë kritike në lidhje me gjykimin e gjyqtarit është ekuilibri dhe qëndrueshmëria. Baza materiale e ekuilibrit dhe qëndrueshmërisë së gjykimit është saktësia, dhe baza mendore është drejtësia. Një tjetër pikë për gjyqtarët për të lejuar një nivel të lartë të performancës është të kontrollojë siç duhet ritmin e lojës. Ajo duhet të jetë as shumë e shpejtë, as tepër e ngadaltë.

  8. Inkurajimiispektaklit: Spektakli është një element shumë thelbësor në promovimin e sportit. Ai është gjithashtu një faktor për të ngjallur entuziazmin e spektatorëve, i cili duhet të konsiderohet shumë i rëndësishëm nga ana e gjyqtarit. Për shembull, gjyqtari duhet të mendojë se si Ai do të zvogëlojë dhe shkurtojë ndërprerjet, dhe si Ai do të veprojë për të evidentuar bukurinë e lojës. Gjyqtari nuk mund të marrë iniciativën për të motivuar spektatorët, por Ai asnjëherë nuk duhet t’i dekurajojë ata dhe entuziazmin e tyre.Gjyqtari gjithashtu ka një përgjegjësi për të promovuar sportin. BashkëpunimiiGjyqtarëve (Zyrtarëve): Baza administrative për punën më të mirë të gjyqtarit, për drejtimin e duhur të një ndeshje, është bashkëpunimi brenda grupit të gjykimit. Çdo anëtar i grupit të gjykimit ka autoritet të veçantë dhe përgjegjësi të përcaktuara në rregullore. Çdo anëtar i grupit të gjykimit ka një pozicion të veçantë në gjykim i caktuar në mënyrë optimale për të kryer detyrën e caktuar. Edhe pse ky pozicion mund të shkaktojë një kufizim për pamjen e plotë të lojës për atë gjyqtar, ai është caktuar në këtë mënyrë për arësyen, që i gjithë grupi i gjykimit të ketë një pamje më të mirë, të përgjithshme, të lojës. Kështu, bashkëpunimi i plotë mes zyrtarëve është mënyra e vetme për të siguruar gjykim korrekt dhe për të kryer saktësisht detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara. Në përfundim, duke sintetizuar të gjitha pikat e mësipërme, ne mund të kuptojmë se gjyqtari nuk është vetëm një person i cili kryen detyrën e drejtimit të ndeshjes duke aplikuar rregullat në mënyrë korrekte, por duhet të merret në konsideratë, që Ai është nën influencën e ndikimeve psikologjike, sociale dhe faktorëve teknike të lojës. Gjyqtari nuk është vetëm një organizator, as vetëm gjyqtar, por Ai është njëkohësisht edhe mësues e një promotor i volejbollit.

More Related