1 / 13

SISTEMI I DREJTESISE NE REPUBLIKEN E KOSOVES

SISTEMI I DREJTESISE NE REPUBLIKEN E KOSOVES. www.Ligjerata.info.

shika
Download Presentation

SISTEMI I DREJTESISE NE REPUBLIKEN E KOSOVES

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. SISTEMI I DREJTESISE NE REPUBLIKEN E KOSOVES www.Ligjerata.info

  2. Zhvillimet historike në dhe përreth Kosovës, në etapa të ndryshme kohore, kanë imponuar edhe specifikat e organizimit të pushteteve në Kosovë, varësisht nga karakteristikat e autoriteteve që kanë sunduar territorin e Kosovës gjatë historisë. • Megjithatë, nga koha e organizimit politiko–ushtarak të Lidhjes së Prizrenit (1878) e gjer në përfundimin e Luftës së fundit ne vititn 1999, në Kosovë realisht mund të flitet përorganizim të sistemit gjyqësor në nivel të institucioneve vendore.

  3. Etapat me te rendesishme te zhvillimit te sistemit gjyqesor ne Kosove • GJYQËSI  NË KOSOVË NGA VITI 1945 DERI NË KUSHTETUTËN E VITIT 1974 • RRËNIMI I SISTEMIT GJYQËSOR NË KOSOVË GJATË VITEVE TË 90' TË SHEKULLIT XX • KRIJIMI I SISTEMIT GJYQËSOR NGA PASLUFTA E VITIT 1999 DERI ME SHPALLJEN E PAVARËSISË NË VITIN 2008

  4. ORGANIZIMI I SISTEMIT GJYQËSOR SIPAS KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS • Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, dhe me miratimin e Kushtetutës së Kosovës, organizimit të sistemit të drejtësisë i kushtohet një kapitull i veçantë (VII) ku nga neni 102-108 janë të sanksionuara parimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor, organizimi, juridiksioni, përfshirë këtu; • Këshilli Gjyqësor i Kosovës si organ përgjegjës, i cili siguron pavarësinë dhe paanësinë e sistemit gjyqësor, derisa rregullimin  strukturor të gjykatave e ka lënë të vendoset me Ligj të veçantë. 

  5. Gjykata e Apelit • Në korrik të vitit 2010 aprovohet Ligji për Gjykata Nr. 03/L-199  i cila përcakton sistemin e gjykatave të Republikës së Kosovës të përbërë nga: • Gjykatat Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme. • Pjesë e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës janë edhe Gjyqtarët e EULEX-it, funksioni dhe kompetenca e të cilëve është e përcaktuar sipas Ligjit Nr .03/L-053. • Fillimi i zbatimit të Ligjit për Gjykatat, ka nisur me operacionalizimin e plotë në janar të vitit 2013, paraqet fillimin e një periudhe të re në procesin e reformimit dhe strukturimit të gjyqësorit të Kosovës, në një sistem më bashkëkohorë dhe më efikas në ndarjen e shërbimeve për qytetarë të Kosovës.

  6. Sistemi i gjykatave i Republikës së Kosovës përbëhet nga: • Gjykatat Themelore, • Gjykata e Apelit dhe • Gjykata Supreme

  7. Gjykatat Themelore janë gjykata të shkallës së parë në territorin e R.K. Sipas Ligjit për Gjykata funksionojnë shtatë Gjykata Themelore:  e Prishtinës, Gjilanit, Prizrenit, Gjakovë, Pejës, Ferizajt dhe e Mitrovicës, dhe përveç selisë kryesore, secila Gjykatë Themelore ka degët e veta. • Gjykata e Apelit funksionon si gjykatë e shkallës së dytë, me juridiksion territorial në gjithë Republikën e Kosovës. Selia e Gjykatës së Apelit është në Prishtinë. • Gjykata Supreme e Kosovës është instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë dhe ka juridiksion në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Gjykata Supreme përfshin kolegjin e apelit të Agjencionit Kosovar të Pronës si dhe Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, gjyqtarët e së cilës janë pjesë e Gjykatës Supreme.  Selia e Gjykatës Supreme është në Prishtinë.

  8. Organizimi i Brendshëm i Gjykatës Themelore – funksional • Departamenti për Çështjet Ekonomike që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinës, për gjithë territorin e Republikës së Kosovës; • Departamenti për Çështjet Administrative që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinës, për gjithë territorin e Republikës së Kosovës; • Departamenti për Krimet e Rënda që vepron në selinë e secilës Gjykatë Themelore; • Departamenti i Përgjithshëm që vepron në selinë e secilës Gjykatë Themelore, si dhe në secilën degë të Gjykatës Themelore; • Departamenti për të Mitur, që vepron në kuadër të gjykatave themelore.

  9. Departamenti për çështje ekonomike i Gjykatës Themelore • Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore është kompetent për çështjet në vijim: • kontestet ndërmjet personave juridik vendor dhe të huaj lidhur me çështjet e tyre afariste; • riorganizim, falimentim dhe shuarjen e personave juridik, nëse me ligj nuk përcaktohet ndryshe; • kontestet lidhur me pengimin e posedimit, me përjashtim të pronës së paluajtshme, ndërmjet palëve të cekura në nën-paragrafi 1.1. të këtij paragrafi; • kontestet lidhur me cenimin e konkurrencës, keqpërdorim apo monopolizim dhe pozitën dominuese në treg si dhe marrëveshjet monopoliste;

  10. mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe të pronës intelektuale. • kontestet midis kompanive të aviacionit, për të cilat zbatohet Ligji mbi Kompanitë e Aviacionit, duke përjashtuar kontestet lidhur me të drejtat e udhëtarëve; • çështje të tjera të parapara me ligj. • Të gjitha çështjet në Departamentin për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore gjykohen nga një (1) gjyqtar profesionist, përpos nëse me ligj nuk parashihet ndryshe.

  11. Ish –Gjykata ekonomike e Kosoves • Gjykata ekonomike e Kosovesnë Prishtinë funksionin e vet gjyqësor deri me 31.12.2012 e ka ushtruarnë bazë të Ligjit mbi gjykatat, të vitit 1978. Sipas këtij Ligji, i cili eshteshfuqizuar, Gjykata ekonomikeka pasurketokompetenca: • Shkallën e parë të gjykimeve, e cila përfshinë tutje: • Deliktet ekonomike të cilat i shkaktojnë personat juridik; • Konfliktet ekonomike që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përdorimin e shpikjeve, mostrave, modeleve dhe vulave metalike, të drejtën për përdorimin e firmës si dhe konfliktet nga konkurrenca jolojale dhe e drejta e autorit; • Zbatimi i procedurave të falimentimit të dhunshëm dhe likuidimit të rregullt, si dhe të gjitha konfliktet që lindin me rasti ne zbatimit të këtyre procedurave, pa marrë parasysh cilësinë e personave ndërgjyqësor; • Vendosja dhe zbatimi i ekzekutimit të vendimeve të marra nga gjykata në shkallën e parë;

  12. Me ardhjen e tregon tregtisë zgjedhur dhe veprimtari të tjera ekonomike, në kuadër të sistemit të dhomës dhe në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Jashtme; • Krijimi dhe promovimi i publikimeve të marketingut, broshurave, CD ROM – ve për anëtarë individualë, grupit nga degë të ndryshme, ose për të përfaqësuar të gjithë strukturën ekonomike; • Burimet e mundshme të financimit dhe kushtet e tyre; • Një teknologjike dhe të tjera novacione; • Oferta dhe kërkesa në shtëpi dhe jashtë vendit; • Ligjet dhe rregullat në fushën e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare; • Lëshimi i dokumenteve në pajtim me autoritetet publike; • Aktivitete të tjera profesionale dhe të organizuar dhe detyrat sipas anëtarëve.

More Related