1 / 41

Leksioni 5: Drejtori i shkollës, kompetencat dhe përgjegjësitë

Leksioni 5: Drejtori i shkollës, kompetencat dhe përgjegjësitë. Goleman dallon gjashtë stile të drejtimit katër prej të cilëve ndikojnë pozitivisht në atmosferën e shkollës dhe dy prej të cilave kishin ndikim negativ. Katër stilet që ndikojnë pozitivisht janë:

serge
Download Presentation

Leksioni 5: Drejtori i shkollës, kompetencat dhe përgjegjësitë

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Leksioni 5: Drejtori i shkollës, kompetencat dhe përgjegjësitë Goleman dallon gjashtë stile të drejtimit katër prej të cilëve ndikojnë pozitivisht në atmosferën e shkollës dhe dy prej të cilave kishin ndikim negativ. Katër stilet që ndikojnë pozitivisht janë: Autoritar (mobilizon njerëzit drejt një vizioni ose “ejani me mua”); Bashkëpunues (krijon harmoni dhe ndërton lidhje emocionale, ose “njerëzit para së gjithash”); Demokratik (kalit marrëveshjen përmes pjesëmarrjes, ose “si mendoni ju”); Trajnues (përgatit njerëzit për të ardhmen , ose “provoje këtë”).

  2. Stilet negative Sipas Goleman dy nga stilet negative janë: 1. Detyrues (kërkon zbatim të urdhrit ose “bëni si them unë”); 2. Përcaktues të ritmit (cakton standarde të cilat janë zhvilluar sipas ideve të tij).

  3. Diskutimirrethstileve negative Natyrisht që rreth këtyre stileve të drejtimit ka ide të ndryshme debate dhe pse jo teori që përmbysin elementë e dhëna më lart. Për shembull: Në terrenin shqiptar, stil autoritar do të thotë që drejtori të vendosë vetë. Kjo gjë nuk shihet me sy të mirë, aq më tepër në një shoqëri si kjo e jona e cila pjesën më të madhe të historisë së saj, e ka të lidhur me pasojat negative që ka sjellë autoritarizmi.

  4. A mundtëkthehenstilet negative nëpozitive? Ndërkaq dy nga stilet negative, mund të quhen si pozitive, për faktin se: Detyrimi në një farë mënyre kuptohet apo lidhet me detyrat e lëna nga drejtuesi i shkollës për secilin mësues; Përcaktues të ritmit mund të përkthehet në drejtues që imponojnë një ritëm të lartë pune. Ata janë të aftë që këtë ritëm jo vetëm ta imponojnë po dalëngadalë ta bëjnë pjesë të punës së çdo mësuesi duke i shkundur, bërë më aktivë dhe për pasojë edhe më produktiv.

  5. Qëllimet unike të shkollës Studimet kanë përcaktuar në konkluzionet e tyre në lidhje me drejtimin, krijimin e një vizioni të përbashkët në shkollë për formimin e aspiratave dhe lindjen e qëllimeve udhëheqëse. Arritja e mirëkuptimit me stafin e shkollës është një element që lidhet direkt me rezultatet më të mira në udhëheqjen e shkollës. Uniteti i qëllimeve që ka drejtuesi me stafin e tij dhe qëndrimi pozitiv që kjo lidhje unike reflekton ndaj nxënësve dhe prindërve, është një mekanizëm i fuqishëm për një drejtim efektiv te shkollës.

  6. Qëllimet unike të shkollës Nga sa thamë më sipër, lind nevoja e vendosjes së qëllimeve institucionale të qarta, publike e të përbashkëta si një mjet që do të ndikojë në rritjen e shkallës së motivimit të punës drejtuese në shkollë. Shkollat që kanë drejtim efektiv kanë edhe qëllime të përbashkëta në planin e cilësisë së aspekteve të jetës shkollore dhe të përmbushjes së detyrimeve institucionale.

  7. Praktika e drejtimit të shkollës. Elementet e drejtimit Një ndër elementet aplikative më të spikatur në teorinë e drejtimit është formimi i një grupi kompakt dhe të aftë për të përballuar detyrat e kohës. Krijimi i këtij grupi është i lidhur pa dyshim me shfaqjen nga drejtuesi të disa karakteristikave që do ta ndihmojnë atë të përfshihet në praktiken shkollore si lider i grupit. Në këtë këndvështrim mund të rreshtonim disa elemente të aftësive praktike te drejtuesit.

  8. Elementet e drejtimit Aftësia për udhëheqje nënkupton force përgjithësimi, aftësi për te ndërtuar strategji konstruktive, aftësi për të arritur me grupin objektiva të shkollës, krijimin e mjediseve të punës, vlerësimin e stafit, transparent ne vendimmarrje. Aftësi për gjenerim idesh. Aftësi për te krijuar kontakte të gjera në shkollë, aftësi për të përzgjedhur informacionin, aftësi hulumtuese (kjo te thotë shfrytëzues racional i informacionit. Aftësi për komunikim. Mbajtja e marrëdhënieve miqësore me kolegët, prezantimi i ndjenjës së respektit për grupet që punojnë në shkollë; Aftësi për të plotësuar idetë e tij me planin praktik te drejtimit të shkollës;

  9. Elementet e drejtimit Aftësi për te mos u kompromentuar, Aftësi koordinuese (të mos ketë periudha vakumi në aktivitet e shkollës); Aftësi vendimmarrëse. Saktësi në marrjen e vendimeve, eliminimin e konfuzitetit, analizën e informacionit qe vjen për një problem, orientimin drejt informacionit, eliminimin e rolit emocional në marrjen e vendimit, marrje vendimi në kohën e duhur, ndjekja e zbatimit te vendimeve, aplikimi i disiplinës normale, mungesën e preferencave ne mjedisin e shkollës. Mos ndjekja në kohë e afateve është element regresiv në punën e drejtimit.

  10. Karakteristikat e drejtimit Shkëmbimi i informacionit brenda grupit shkollor do te arrijnë të lëvizin nga parametrat e vjetër të punës ne parametrat e rinj që ndihmojnë drejtuesin ne drejtimin e shkollës. Lëvizja në praktikë e vlerave të stafit drejt nivelit cilësor do të sjelli si rrjedhojë edhe një nivel të lartë të stafit në menaxhimin e problemeve. Modeli pozitiv i punës së drejtuesit të shkollës do të edukojë një ndjenjë pozitiviteti te stafi, ndërsa modeli i keq jep një efekt të kundërt (shpeshherë mangësitë e veta ky drejtor i kërkon te stafi i tij).

  11. Aftësitë e drejtuesittëshkollës Një aspekt tjetër janë vetitë e aftësitë e drejtuesit të shkollës, të shfaqura përballë stafit të tij. Drejtuesi i shkollës është individi qe reflekton korrektësi maksimale në ambientet e shkollës (orari, delegimi i detyrave), drejtuesi duhet te jetë një mësues shumë i aftë, dhe me nivel të lartë shkencor e kulturor. Kjo e bën një drejtues që të jetë më i thellë në gjykimet e tij.

  12. Ana formale e paraqitjessëdrejtuesit Padyshim që edhe gjëra në dukje si detaje të vogla janë me rëndësi në punën e një drejtuesi të shkollës si: stili i veshjes, korrektësia brenda standardeve të miratuara nga rregullat e shoqërisë, të qenit parimor dhe i drejtë për vendimet që merr ne shkolle, aplikimi vetëm i një standardi gjykimi (gjë që ndikon në motivon stafin).

  13. Gabimet e drejtuesit Ka disa drejtime se ku mund te gaboje drejtuesi i shkollës. Përdorimi pa efikasitet i burimeve njerëzore, konservatorizmi në trajtimin e problemeve, mos marrja parasysh e informacioneve që nuk i pëlqen, nënvleftësimi i informacionit jo pozitiv, vlerësimi subjektiv i informacionit, mbivlerësimi i aftësive te tij në kontekstin shkollor,

  14. Gabimet e drejtuesit nënvleftësimi i punës së anëtarëve të stafit, krijimi i idesë se ai është i pazëvendësueshëm, ndalja më shumë seç duhet tek gabimet e të tjerëve, krijimi i idesë për zmadhimin e gabimeve nga të tjerët, krijimi i idesë se është vetëm ai i aftë të riparoje gabimet, përdorimi i gabimeve si presion për stafin, mania për të bërë aktivitete të shumta dhe të kota,

  15. Gabimet e drejtuesit mos ndjekja e aktiviteteve te planifikuara, bindje deri në verbëri tek urdhëresat, dëgjimin dhe marrja parasysh, në mënyrë te tepruar të ankesave të komunitetit apo të çdo individi, mungesën e iniciativës për modifikime urdhrash, fshehjen e informacionit mbi punën e tij të dobët, qenia jo racional në shpenzimin e kohës, kërkimin e sakrificave të kota nga stafi, krijimin e idesë se është gjithmonë i zënë me punë.

  16. Rruga praktike e drejtimit të shkollës Ka autorë të cilët mendojnë se kemi dy rrugë, përmes të cilave kalon drejtimi i shkollës: zgjidhja e saktë e problemeve shkollore është në varësi të cilësive të drejtuesit të shkollës dhe tjetra zgjidhja e problemeve në situata të ndryshme, tregon se jo gjithmonë mund të jetë e pranueshme përcaktimi i drejtimeve strikte në udhëheqjen e shkollës. Të tjerë autorë, i japin një farë përparësie rrymave të drejtimit të shkollës. Sipas tyre një rryme gjenden disa elementë dallues të drejtimit të shkollës. Është e kuptueshme që secila regj rrymave ka edhe dallimet, specifikat dhe ofrojnë mundësinë që drejtuesit të përshtatin veten e tyre me situata e drejtimit dhe të kenë mundësinë të përzgjedhin ata që i përshtatet më shumë.

  17. Rryma e parë e drejtimit të shkollës a. Forma direktive. Mbështetja mbi urdhrat apo direktivat që jep drejtuesi i shkollës. Këto duhen zbatuar pa kërkuar shpjegime. Kjo ka të bëjë me mentalitetin e stafit. Në një institucion të tillë ndihet një konflikt i heshtur apo një qetësi relative dhe brishtë që i mbulon problemet. Kemi mos gjetje te zgjidhjeve efektive të problemeve, shkallë e ulët ndërgjegjësimi për detyrat nga stafi, kryerjen e detyrave me imponim, mungesën e ndërgjegjësimit te stafit, ekzistenca e shenjave te mendjemadhësisë së drejtuesit, teknika diskriminuese të drejtuesit ndaj stafit, mjedis urdhërues në shkollë. Në këtë mjedis ka pak vend për diskutime të hapura, debat, vendimmarrje të përbashkët etj.

  18. Drejtimi komunikues Shmang hierarkinë, nxit frymën e punës në grup krijon mundësinë debatit, konkludimit, diskutimit. Pasojat pozitive janë: tendenca për ti zgjidhur problemet nëpërmjet tërheqjes së mësuesve në marrjen e vendimeve në shkollë; nxitjes se interesit të gjithë masës së mësuesve për drejtimin në shkollë; demonstrim i bashkëpunimit të grupeve në shkollë. Në këtë rast duhet të merret parasysh fakti që edhe për një problem sa do te vogël duhet te merret vendimi i masës dhe disa vendime duhen marre shpejt në kohë vonohen.

  19. Drejtimi racional Aplikimi i kësaj forme do të ndikojë në dhënien e një përgjigje efikase për problemet në shkollë. Forma racionale ndryshon në thelb nga ajo komunikuese në lidhje me efikasitetin dhe së dyti ka të bëjë me aftësinë për të kapur se cili është elementi qendror që ndikon në zgjidhjen me lehtësi të problemit. Kjo shprehet me prezantimin nga ana e tij e një mendimi të thellë, dhënia e konkluzioneve të sakta dhe të shkurtra, dhënia e zgjidhjeve të drejta për problemet që shqetësojnë shkollën. Pika e përbashkët me komunikimin është forma direktive e drejtimit (kur drejtuesi vendos vet për problemet ne shkolle

  20. Drejtime jo racionale Kjo formë drejtimi që mund të përdoret nga drejtuesit në shkollë sjell një mungesë operativiteti dhe pasohet me një drejtim burokratik të shkollës. Drejtuesi në këto raste nuk kapet pas elementit thelbësor. Këta drejtues tregojnë një mungesë serioziteti në punë. Këta drejtues “përpiqen” të ruajnë të njëjtin ritëm, duke mos treguar iniciativë për ndryshimin e situatës. Me pak fjalë u pëlqen apo nuk duan të krijojnë një tjetër mjedis pune dhe veprimesh, ka sipas tyre mund të krijonte kokëçarje të panevojshme.

  21. Rryma e dytë e drejtimit të shkollësForma autoritare Është rasti kur drejtuesi i imponohet stafit. Përcaktimi i objektivave bëhet tërësisht nga drejtuesi, ndërsa stafi është i anashkaluar nga ky proces. Ai (drejtuesi) shfaq tendencën nëpërmjet nivelit të lartë të kërkesave, që për të realizuar objektivat të krijojë tension në shkollë. Kjo mund të krijojë: klane në staf; Intoleranca është një karakteristikë tjetër; nuk pranon lehtë gabimet e tij dhe drejtohet menjëherë nga stafi kur gabon ai; informacioni në shkollë është i censuruar, vendimet nuk kanë informacion të mjaftueshëm dhe disa herë janë subjektive; tendenca e drejtuesit për tu shfaqur si i gjithë pushtetshëm.

  22. Forma demokratike Kjo formë ka karakteristikë shpërndarjen e drejtimit në të gjithë stafin. Vendimmarrja e stafit të shkollës do të thotë marrje pjesë në përcaktimin e objektivave, në planifikimin e veprimtarive të shkollës, në vlerësimin e punës në shkollë. Ky drejtues nuk ndërhyn në punën e mësuesve, por i drejton ata duke qenë i afrueshëm me stafin, duke ndihmuar në arritjen e objektivave të planifikuara, duke qenë miqësor dhe i besueshëm me stafin, duke qenë pikë referimi ku stafi gjen mbështetje pozitive.

  23. Forma liberale Karakterizohet nga ideja puna le të bëhet kur të bëhet. Nuk ka kërkesë ndaj stafit te tij. Drejtimi karakterizohet nga një mos ndjekje rigoroze e objektivave duke ndikuar që këto rezultate edhe po nuk u arritën kapen vitin tjetër. Figura e tij nuk ngjall respekt për realizimin e detyrave ne shkollë. Tentojnë kompromisin që të kënaqin dy palët në konflikt.

  24. Standardet e drejtuesit të shkollës Në këtë rast mund të bëjmë: 1. Analizë teorike 2. Të shprehim karakteristikat në planin praktik të drejtimit të shkollës Fuqi vendimmarrëse në shkollë Drejtuesit të arsimit duhet ti japin fuqi vendimmarrëse. Situatat kur drejtuesi ka fuqi vendimi të dorës së dytë do të krijojnë momente bllokimi me drejtimin e shkollës. Stafi do të perceptojë drejtorin si të pazotin në marrjen e vendimeve.

  25. Tiparet e një drejtuesi të aftë Entuziazëm në punë (shfaqjen e një ndjenje optimizmi); Komunikim dhe humor me stafin (ky e ka të huaj shfaqjen e notave të pesimizmit); Eksperimentues i afte (përcakton riskun e rrezikut të problemeve) Pjesëmarrës aktiv ne punët shkollës (nuk kuptohet drejtimi shkollës vetëm me urdhra) Disiplina në punë (të jetë korrekt) me oraret , organizimin e mbledhjeve kjo mënyrë motivon stafin. I hapur ndaj mendimeve të stafit (s’duhet të vendos në mënyrë arbitrare) Përgjegjshmëria në punë (vë në plan të parë interesat e institucionit)

  26. Detyrat që drejtuesi kryen në praktiken e drejtimit të shkollës Drejtimi i stafit (vendos kritere për marrjen e stafit në punë); Përcaktimi i objektivave të shkollës; Drejtues i këshillit pedagogjik (ngre grupet e punës dhe ndjek ecurinë e planifikuar, jep stafit informacionin mbi shkollën); Siguron pjesëmarrjen e stafit në procesin mësimor (shpërndan ngarkesën mësimorë) Ndërton skema kualifikuese të stafit;

  27. Detyrat që drejtuesi kryen në praktiken e drejtimit të shkollës Ndjek ecurinë e rezultateve mësimore (rezultatet e vlerësimit të brendshëm dhe atij të jashtëm, nxjerr përfundime mbi bazën e këtyre vlerësimeve etj.); Zgjidhës i konflikteve ne shkolle Ndjekës i afateve kohore Njohës i procesit mësimor (teknikat e mësimdhënies) Krijues i një ambienti pune (ambienti fizik, dhe një vend ku mund te shprehin lirshëm idetë e tyre). Vlerësues i mirë i punës se stafit (standardet e vlerësimit të stafit) Administrues i buxhetit

  28. Vlerësimi i punës për të qenë drejtor i suksesshëm A- Zbatimi i programit mësimor dhe i burimeve financiare Planifikimi i aktiviteteve shkollore; Planin e punës për ndjekjen e problemeve; Ambientin fizik në shkolle; Rezultatet akademike të stafit të shkollës; Cilësinë e rezultateve shkollore, Nivelin krahasues të rezultateve lokale e kombëtare, Njohjen me nevojat e shkollës, mënyrën e shpenzimit të burimeve financiare, Mënyrat për sigurimin e burimeve shtese financiare

  29. Si mundtëarrihentreguesit e mësipërm Të gjitha këto që u përmendëm më lart (por edhe elementë të tjerë) arrihen kur drejtuesi ka: plan të studiuar dhe realist; kontroll të realizimit të programit mësimor në shkollë; rezultate në përputhje me standardet lokale e shtetërore; njohje të qarta të nevojave të shkollës; sistem transparence; pranon/është i aftë për ndryshime pozitive në shkollë.

  30. Stafi i shkollës Drejtuesi i shkollës duhet të sillet në mënyrë të atillë që të mundësoj dhe njohi: shkallën e delegimit të detyrave; vlerësimin e rezultateve të secilit anëtar të stafit; nivelin e kualifikimit të stafit; nevojat e stafit për kualifikim (këto maten nëpërmjet skemës për kualifikim); monitorim të punës individuale të stafit si mësimdhënës; përdorimin e standardeve të njëjta të vlerësimit; sigurimin e një klime bashkëpunimi;

  31. Stafiishkollës vlerësimin me objektivitet të rezultateve në punën e mësuesve; ndërgjegjësimin me standarde lokale apo kombëtare të mësimit; dhënie informacionesh të qarta në procesin mësimor; njohjen e të drejtave dhe detyrave të stafit, nivelit të mirëkuptimit në shkollë; respektimi i të drejtave të stafit, raportimi i rezultateve shkollore që arrin stafi.

  32. Legjislacioni shkollor Drejtuesi i shkollës duhet të njohi dhe zbatojë: ligjet dhe rregulloret mbi administrimin e arsimit, rregullore dhe akte normative të shkollës; të përshtati veprimtarinë e shkollës me legjislacionin në fuqi.

  33. Raportimi Mënyra e raportimit të drejtuesve të shkollës: raportim vjetor; raportim te detyrave operacionale; komunikim me shkrim me eprorët e ti; pasqyrim të aktivitetit te marketingut dhe biznesit në shkollë; cilësisë se raportimit, qartësisë se raporteve semestrale ne lidhje me tematiken e trajtuar;

  34. Raportimi përshkrimi me shkrim i objektivave; pasqyrimit të problematikës së përditshme shkollore; komunikimit me shkrim apo gojë me organet vendimmarrëse; paraqitjes me cilësi të diskutimeve te ndryshme rreth problematikave të shkollës; Paraqitja cilësore e produkteve me shkrim në korrespodencën mes tij dhe eprorëve në nivel lokal dhe qendror.

  35. Treguesit (elementët apo problemet) që një drejtues do të dëshironte të ndryshonte në shkollë? Cilat janë disa nga treguesit (elementët apo problemet) që një drejtues do të dëshironte të ndryshonte në shkollë? Menaxhimi i shkollës Menaxhimi i mësimdhënies dhe i të nxënët Menaxhimi i njerëzve Menaxhimi i politikës dhe i planifikimit të zhvillimit Menaxhimi i burimeve financiare Pranimi në punë, zhvillimi profesional dhe vlerësimi i mësuesve

  36. Elementëtqë do tëdëshirontetëndryshontenjëdrejtues Kriteret dhe mekanizmat e pranimit të nxënësve në shkollë Struktura dhe përmbajtja e kurrikulës Teknologjia mësimore Cilësia e mësimdhënies Cilësia e arritjeve të nxënësve Klima në shkollë dhe në klasë Vlerësimi i nxënësve Mjedisi fizik i shkollës Partneriteti me prindërit dhe komunitetin Vlerësimi i shkollës

  37. Çfarëparashikonlegjislacioniiripërdrejtuesit e Arsimit NENI 64 DREJTORI I INSTITUCIONIT ARSIMOR Drejtori i një institucioni arsimor është autoriteti drejtues i tij dhe ka për mision të drejtojë veprimtarinë e institucionit me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit arsimor për të gjithë nxënësit në përputhje me këtë Ligj, me aktet nënligjore të nxjerra nga Ministri dhe me synimet e institucionit.

  38. Legjislacioni per drejtuesit e shkollës Funksionin e drejtorit të institucionit arsimor e ushtron personi që ka fituar certifikatën e drejtorit të institucionit përkatës arsimor përmes provimit të kualifikimit që organizohet nga Ministria. Trajnimi i kandidatëve për drejtor zhvillohet nga agjenci trajnuese, programet e të cilave janë akredituar nga një organizëm në varësi të Ministrisë (Komiteti i Akreditimit).

  39. Detyrat e drejtuesitsipasligjit Drejtori i një institucioni arsimor ka për detyrë: a) të sigurojë zbatimin në institucion të këtij Ligji, të akteve nënligjore të tij dhe të çdo akti tjetër ligjor ose nënligjor që ka të bëjë me mbarëvajtjen e institucionit; b) të respektojë standardet e drejtorit të institucionit përkatës arsimor; c) të drejtojë hartimin dhe zbatimin e planit afatmesëm dhe vjetor të institucionit në bashkëpunim me bordin e shkollës, këshillin pedagogjik, prindër, njësinë arsimore vendore dhe njësinë bazë të qeverisjes vendore, si dhe me pjesëtarë të tjerë të komunitetit;

  40. Detyrat e drejtuesitsipasligjit ç)të sigurojë vlerësimin e herëpashershëm të arritjeve të nxënësve; d) të drejtojë vetëvlerësimin e herëpashershëm të institucionit arsimor dhe t’u kërkojë punonjësve të institucionit të vetëvlerësojnë rregullisht punën e tyre; dh) të drejtojë këshillin pedagogjik; e) të nxitë dhe të sigurojë zhvillimin profesional të punonjësve të institucionit arsimor; ë) të kryejë vlerësimin vjetor të punës së punonjësve arsimorë të institucionit sipas kritereve të përcaktuara me akte nënligjore të nxjerra nga Ministri.

  41. Detyrat e drejtuesitsipasligjit Drejtori i institucionit arsimor publik përdor një fond vjetor nga buxheti i njësisë vendore arsimore edhe për shtesën në pagë të punonjësve arsimorë të institucionit të cilët kanë arritje krahasimisht të larta. Kriteret e përdorimit të këtij fondi përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.

More Related