E drejta biznesore prezanimi 2
This presentation is the property of its rightful owner.
Sponsored Links
1 / 29

E DREJTA BIZNESORE Prezanimi 2 PowerPoint PPT Presentation


  • 111 Views
  • Uploaded on
  • Presentation posted in: General

E DREJTA BIZNESORE Prezanimi 2. www.Ligjerata.info. BURIMET E SË DREJTËS Burimet materiale dhe formale. Në shkencën juridike është rregull që të diskutohet për “burimet e së drejtës” Ky diskutim rrjedh nga nevoja e konstatimit të fakteve se nga buron e drejta;

Download Presentation

E DREJTA BIZNESORE Prezanimi 2

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation

Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author.While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - E N D - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Presentation Transcript


E drejta biznesore prezanimi 2

E DREJTA BIZNESORE Prezanimi 2

www.Ligjerata.info


Burimet e s drejt s burimet materiale dhe formale

BURIMET E SË DREJTËSBurimet materiale dhe formale

  • Në shkencën juridike është rregull që të diskutohet për “burimet e së drejtës”

  • Ky diskutim rrjedh nga nevoja e konstatimit të fakteve se nga buron e drejta;

  • Sikurse në shumivën e degëve dhe disiplinave jurdike, autorët kanë mendime të ndryshme lidhur me përcaktimin e fakteve se çfarë përmban kuptimi i ndrajës në burime të së drejtës në kuptimin material dhe atë formal;

  • Megjithatë, nëse i shikojmë shumicën e këtyre botkuptimeve mund të konstatojmë se e burime e së drejës ndahen në burime

    • materiale dhe

    • formale;


Ka kondsiderohet burim matrial i s drejt s

Çka kondsiderohet burim matrial i së drejtës?

  • Konsiderohet kushtet e jetës materiale ose shkaqet dhe rrethanat mareriale të cilat kanë ndikuar dhe ndikojnë në lindjn dhe zhvillimin e së drejtës;


Ka konsiderohet burim formal i s drejt s

Çka konsiderohet burim formal i së drejtës?

  • Konsiderohet aktat e përgjithshme nga të cilat burojnë aktet e posaçme juridike me të cilat rregullohet situata konkrete juridike;

  • Të tilla janë:

  • Kushtetuta,

  • Ligji,

  • Aktet nën ligjore;

  • Kontratat ndërkombëtare;

  • Doket dhe uzansat;

  • Precedenti gjyqësor;

  • Praktika gjyqësore;

  • Shkenca juridike


Kushtetuta

Kushtetuta

Është ligj i veçantë dhe akt më i lartë i një shteti që duhet dalluar nga ligjet tjera;

  • Është akti më i lartë i përgjithshëm që përmban në vete parimet kryesore dhe normat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me:

    • Rregullimin shoqëror – juridik;

    • Pushtetin shtetëror;

    • Organizimin shtetëror;

    • Sistemin ekonomik;

    • Çështjen e pronës;

    • Etj;

  • Në mbështetje të kushtetutës nxjerrën të gjitha Ligjet dhe aktet tjera;

  • Procedura e nxjerrjes është e veçantë dhe zakonisht e nxjerr Parlamenti i shtetit ose hynë në fuqi në bazë të Referendumit;


Ligji

Ligji

  • Është burimi kryesor i shkruar i së drejtës;

  • Është forma kryesore në bazë të së cilës paraqitet e drejta;

  • Ligji zakonisht në kuptimin formal përkufizohet si dispozitë, rregull ose si normë juridike;

  • Ligjin e nxjerrë organi më i lartë i shtetit – Parlamenti, paraprakisht sipas një procedure të caktuar;

  • Hynë në fuqi pas shpallës në Gazetën Zyrtar pas afatit të përcaktuar Ligjor;

  • Ligji mund të shfuqizohet:

    • Me nxjerrje të ligjit të ri i cili e rregullon materien e njëjtë – që duhet shprehimisht të ceket në tekstin Ligjit të ri (obrogatio);

    • Ligji mund të plotësohet ose ndryshohet me dispozita të reja (abrogatio);

  • Ligji, gjithashtu është rregull e përgjithshme pasi që nuk nxjerrët vetëm për një situatë por ai i rregullon të gjitha rastet njësoi;

  • Puna krijuese lidhur me shpalljen dhe publikimin e ligjeve quhet kodifikim;


Aktet n n ligjore

Aktet nën ligjore;

  • Vetëm më ligje është e pamundur që të rregullohet e tërë jeta shoqërore;

  • Andaj, është në tërësi e natyrshme dhe normale që me akte nën ligjore të rregullohen shumë çështje;

  • Këto janë akte me të ulëta se sa aktet ligjore dhe se duhet të jenë në pajtim të plotë me Ligjin;

  • Këto akte nuk i nxjerrë organi më i lartë i shtetit;

  • Zakonisht këto akte i nxjerrin organet administrative dhe gjyqësore;

  • Me këto aktet rregullohen problematikat më për së afërmi dhe detajisht;

  • Aktet nënligjore janë:

    • Dekterligji;

    • Urdhëresa;

    • Rregullorja;

    • Vendimi;

    • Udhëzimi;


E drejta biznesore prezanimi 2

  • Këto akte i nxjerrin organet ekzekutive, organet e administratës por edhe bartësit e funksioneve të caktuara shtetërore të cilët konsiderohen kompetent në bazë të ligjit;

  • Po ashtu sikurse edhe ligji – aktet nënligjore duhet të publikohen në gazetën zyrtare ose në ndonjë formë tjetër që të njoftohet publiku i gjerë me to:


Kontratat nd rkomb tare

Kontratat ndërkombëtare

  • Shumë çështje në aspektin juridik ndërmjet të shteteve mund të rregullohen edhe me kontrata;

  • Kontrata mund të jenë bilaterale (dy paleshe) dhe multilaterale (shumë paleshe);

  • Kontrata ndërkombëtare që të fitojë karakterin e burimit juridik të vendit duhet që të ratifikohet nga parlamenti i vendit;

  • Menjëherë porsa të ratifikohet shërben si burim juridik vendor fiton fuqinë dhe përparësinë që të zbatohet para ligjit të vendit;

  • Ratifikimin e bënë Kuvendi ose Parlamenti i shtetit;


Doket dhe uzansat

Doket dhe uzansat

  • DOKËT:

    • Në kohën e lashtë kur nuk ka ekzistuar e drejta e shkruar, doket si burim i së drejtës kanë luajtur rol të rëndësishëm në rregullimin e jetës shoqërore dhe ekonomike;

    • Edhe sot e kësaj dite doket konsiderohen burim i së drejtës por ato radhitën të fundit në listë për kah rëndësia;

    • Kjo për faktin se sot në botën moderne jeta shoqërore – ekonomike është e rregulluar në masë të madhe me norma juridike;

    • Ato në literaturë konsiderohet si jo precize dhe të papërsosura;

    • Në vendet që kanë sistemin juridik Anglo – Sakson ato ende janë me rëndësi të madhe:

    • Në të drejtën tregtare doket kanë rëndësi të madhe;

    • Ekziston dallimi më mes të dokeve afariste dhe të drejtës zakonore:


E drejta biznesore prezanimi 2

  • E drejta zakonoreështë normë dhe se palët janë të vetëdijshme se kanë obligim që ta zbatojnë dhe të sillen sipas saj;

  • Doket afariste zbatohen nga palët në bazë të vullnetit të tyre dhe në raste të caktuara edhe në mënyrë të heshtur;

  • Doket mund të ndahen edhe sipas territorit, p.sh:

    • Doke të përgjithshme;

    • Doke rajonale; dhe

    • Doke lokale;


Uzansat

UZANSAT

  • Uzansat janë afariste mirëpo ato dallojnë nga të parat sepse janë rregulla të shkruara, sistemuara dhe të publikuara nga organi i shtetit ose nga ndonjë organ i shteti që ka autorizimin në bazë të Ligjit”

    • Edhe uzansat janë:

      • Të përgjithshme;

      • Të veçanta:

  • Çdo herë uzansat e veçanti i përjashtojnë ato të përgjithshmet kur janë pyetje se cila nga ato duhet të zbatohet e para:

  • Uzansat janë ta aplikueshme vetëm nëse palët gjatë krijimit të marrëdhënies së tyre shprehimisht janë thirrur në to;


Precedenti gjyq sor

Precedenti gjyqësor

  • Precedent rrjedh nga fjala latine praecedare që nënkupton që një çështje të rregullohet sikurse rasti i ngjashëm i mëparshëm:

  • Kjo zakonisht vije në pyetje atëherë kur nuk ekzistojnë dispozitat e caktuara ligjore;

  • Ky parim zakonisht është aplikuar në gjykatë tek zgjedhja e kontesteve të caktuara;


Praktika gjyq sore

Praktika gjyqësore

  • Ne veçanti tek shtetet të cilat e kanë sistemi e rregullimit juridik Anglo – sakson praktika gjyqësore konsiderohet si burim i rëndësishëm i së drejtës:

  • Ndërkaq, në sistemet kontinentale ku dominon e drejta shkruar, konsiderohet se e praktika gjyqësore nuk mund të konsiderohet burim i së drejtës sepse gjykata gjatë gjykimit vetëm e zbaton të drejtën dhe nuk e krijon të drejtën;

  • Megjithatë, praktika gjyqësore në kuadër të mendimit të vet nuk konsiderohet burim i drejtpërdrejtë juridik mirëpo ky mendim luan rol pozitiv dhe indirekt kontribuon në sistemin e së drejtës;


Shkenca juridike

Shkenca juridike

  • Shkenca juridike ka rol dhe ndikim të madh në krijimin dhe zhvillimin e së drejtës dhe sistemit juridik në veçanti;

  • Shkenca juridike e studion dhe e përpunon të drejtën pozitive duke e bërë interpretimin shkencor të saj;

  • Duke i komentuar, krahasuar dhe analizuar normat juridike ajo jep kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe përsosjen e sistemit juridik;

  • Shkenca juridike ju ndihmon organeve të juridikaturës, institucioneve ekonomike dhe organeve të administratës;

  • Shkenca juridike ndihme e vet e paraqet më mënyrë të shpjegimeve të normave juridike, i komenton të metat, i shqyrton kundërthëniet

  • Etj;


Zbatimi i s drejt s

ZBATIMI I SË DREJTËS

  • Marrëdhëniet shoqërore rregullohen dhe shprehen me anë të veprimtarisë normative – juridike në realitetin shoqëror;

  • Qëllim parësor i së drejtë dhe shtetit;

  • Rregullimi i sjelljes së subjekteve;

  • Qëllimi që e drejta të kuptohet me vetëdije;

  • Rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet njerëzve;

  • Nëse shkelen ligjet e nxjerra nga shteti atëherë zbatohen sanksionet;

  • Shteti duhet që ta ketë parasysh momentin e nxjerrjes së normës duke ja përshtatur atë interesave të shoqërisë

    • Zbatimi vullnetar

    • Zbatimi i dhunshëm;


Procesi i zbatimit t s drejt s

PROCESI I ZBATIMIT TË SË DREJTËS

  • Të gjitha normat juridike në një shoqëri të organizuar nxjerrën në mënyrë që ato të rregullojnë raporte ose marrëdhënie të caktuara shoqërore;

  • Megjithatë, zbatimi i normës juridike është proces i ndërlikuar dhe që varet nga:

    • Veprimet psikike;

    • Veprimet mendore;

    • Veprimet trupore;

    • Veprimet materiale – fizike;

  • Të gjitha këto veprime janë të orientuara në arritjen e dy qëllimeve:

    • Që më saktësi të caktohet sjellja të cilën norma e caktuar e kërkon në rastin konkret; dhe

    • Që kjo sjellje të zbatohet;


E drejta biznesore prezanimi 2

  • Në mënyrë që të mësohet më afër norma dhe zbatimi i saj duhet kaluar në këto faza:

    • Përcaktimin e saktë të përmbajtjes – kuptimit të normës juridike;

    • Gjetjen e kuptimit të normës juridike;

    • Caktimin e situatës konkrete në të cilin norma konkrete duhet të aplikohet;

    • Zgjedhjen (vendosjen) e situatës konkrete në të cilën situata konkrete duhet të aplikohet;

    • Urdhrin që duhet dhënë subjekti i cili duhet të kryejë veprimet të cilat ia cakton norma juridike;

  • Duhet dalluar edhe dy veprime të cilat janë të rëndësishme për çdo subjekt gjatë zbatimit të normës juridike:

    • Çështja faktike e cila që dëshiron të zgjedhën me këtë normë juridike;

    • Çështjen juridike që dëshiron t’i zgjedhë norma konkrete;


  • Veprimi i norm s juridike n hapsir dhe koh

    VEPRIMI I NORMËS JURIDIKE NË HAPSIRË DHE KOHË

    • Dispozitat e caktuara mund të vlejnë në:

      • Territorin e shtetit por edhe vetëm në një pjesë të tij (varësisht nga rregullimi federal ose i thjeshtë):

      • Aspektin kohor i veprimit të dispozitave juridike;


    E drejta pozitive

    E DREJTA POZITIVE

    • E drejta pozitive është ajo e drejtë e cila është aplikim (zbatim) e sipër;

    • E drejtë historike konsiderohet ajo e drejtë e cila nuk është në zbatim e sipër e cila ka pushuar që të zbatohet;


    Interpretimi i s drejt s

    INTERPRETIMI I SË DREJTËS

    • Kuptimi i interpretimit;

    • Mënyrat e interpretimit:

    • Në bazë të analizës

    • Gjuhësor;

    • Logjik

    • Në bazë të sintezës

      • Interpretimi sistematik;

      • Interpretimi historik;

      • Interpretimi telelogjik – qëllimor;

    • Llojet e interpretimit:

    • Legal;

    • Gjyqësor;

    • Shkencor;


    Marrdh nia juridike

    MARRDHËNIA JURIDIKE

    • Të gjitha marrëdhëniet me anë të te cilave realizohen qëllimet e aktiviteteve njerëzore i quajmë marrëdhënie shoqërore;

    • Këto marrëdhënie shoqërore realizohen nëpërmjet të sjelljes së njerëzve në bazë të normave juridike;

    • Sipas përmbajtjes marrëdhëniet shoqërore i kemi mund të jenë:

      • Ekonomike;

      • Politike;

      • Kulturore;

      • Familjare;

      • Nga marrëdhënia e punës;

      • Etj;

    • Interesimi i shtetit për rregullimin e marrëdhënieve juridike me norma

    • Sanksionet

    • Për realizimin e një marrëdhënie të caktuar juridike është e domosdoshme ekzistence e një norme të përgjithshme ose të veçantë’

    • Marrëdhënia juridike krijohet në pazë të fakteve të cilat si relevante i pranon norma juridike;


    Faktet juridike

    FAKTET JURIDIKE

    • Ndodhitë;

    • Veprimet juridike;

    • Punët juridike;

    • Punët e lejuara juridike dhe të palejuara;


    E drejta objektive dhe e drejta subjektive

    E DREJTA OBJEKTIVE DHE E DREJTA SUBJEKTIVE

    • E drejta objektive tërësia e normave juridike të cilat e përbëjnë një sistem të caktuar juridik;

    • E drejta subjektive është ajo që i takon subjektit të caktuar.

      • Forca e të drejtës subjektive është e kushtëzuar nga e drejta objektive

      • Të drejtat subjektive lidhem me autorizimin dhe kërkesën për mbrojtjen e saj


    Detyrimi juridik

    DETYRIMI JURIDIK

    • Është element i të drejtës subjektive;

    • Rregullon çështjet e bërjes, mos bërjes (durimit) ose lëshimit

    • Detyrimit juridik


    Objekti i s drejt s

    OBJEKTI I SË DREJTËS

    • Janë faktet në të cilat në të cilat është e orientuar e drejta subjektive;

    • Janë të gjitha ato relacione për shkak të së cilave njeriu hynë në marrëdhënie juridike (p.sh. sendet, veprimet e njeriut, të mirat personale, shpirtërore, etj);

    • Objekt i të drejtës civile janë ato fakte ose marrëdhënie të cilat drejtpërdrejtë ose tërthorazi mund të shndërrohen në të mira materiale – në të holla;


    Sendet kuptimi juridik

    SENDET – Kuptimi juridik

    • Janë pjesë materiale të cilat gjenden në pushtetin njeriut;

    • Mbi to krijohet e drejta e pronësisë apo ndonjë e drejtë tjetër;

    • Janë objekte materiale dhe objekt i rëndësishëm i marrëdhënieve civile – juridike;

    • Kuptimi i objektit material është kuptim më i gjerë se kuptimi i sendit;

    • Objekti material i përfshinë të gjitha;

    • Ndërsa sendi është i veçantë, individual;

    • Kuptimi i sendit është më i ngushtë se vet kuptimi i mallit;

    • Mall mund të konsiderohet edhe fuqia punëtore, produktet intelektuale njerëzore;


    Nj objekti material q t trajtohet si send sht e domosdoshme q ai t jet

    Një objekti material që të trajtohet si send është e domosdoshme që ai të jetë

    • I kufizuar në hapësirë që të mund të trajtohet si send;

    • Nuk mund të konsiderohen si sende drita, nxehtësia, ajri, uji,etj);

    • Trupat në gjendje të ndryshme (gazrat, lëngjet, etj) kur kufizohen në boca dhe të tubuara në vende të përshtatshme, kur energjia elektrike përçohet nga përçuesit elektrik atëherë konsiderohen sende;

    • Për t’u konsideruar diçka send është e detyrueshme që të jetë:

      • Pjesë e natyrës materiale;

      • Të jetë në pushtetin e njeriut; dhe

      • Të jetë objekt i të drejtës pronësore;


    Llojet dhe ndarja e sendeve

    LLOJET DHE NDARJA E SENDEVE

    • Mjetet kryesore dhe mjetet xhiruese

    • Sendet në qarkullim dhe jashtë qarkullimit;

    • Sendet e pa lëvizshme dhe të lëvizshme;

    • Sendet e caktuara individuale dhe ato të caktuara sipas gjinisë

    • Sendet e ndryshueshme dhe të pa ndryshueshme;

    • Sendet konsumuese dhe jo konsumuese;

    • Sendet e ndashme dhe jo të ndashme;

    • Sendet e thjeshta dhe të përbërë;

    • Sendet kryesore dhe aksesore;

    • Paratë;

    • Letrat me vlerë


  • Login