1 / 22

Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshme

Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshme. Të bindni lexuesin është t'i krijoni bindjen për pikëpamjet tuaja. Bindja duhet të mbështetet në argumente, të cilat mbështeten në prova.

kelli
Download Presentation

Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshme

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Të bindni lexuesinSi të bëjmë argumente të arsyeshme Të bindni lexuesin është t'i krijoni bindjen për pikëpamjet tuaja. Bindja duhet të mbështetet në argumente, të cilat mbështeten në prova. Shpesh thuhet se një shkrim mirë i argumentuar u bën thirrje vetëm arsyes dhe logjikës, asnjëherë emocionit. Shkrimi induktiv që ofron prova dhe mbështetet kryesisht në arsyetim dhe jo aq në thirrje drejtuar emocioneve, zakonisht quhet argument.

  2. Ndërtimi i një argumenti ose shprehja e mendimit apo këndvështrimit tuaj në lidhje me një temë të caktuar dhe mbështetja e këtij mendimi në evidenca (prova) është qëllimi i shumicës së shkrimeve akademike. Argumenti nuk perdoret vetëm nga pedagogët. Në jetën e përditshme e përdorim të gjithë argumentin dhe ka të ngjarë që ju tashmë i keni disa aftësi argumentimi.

  3. Po japim një shembull shumë konkret ; kur keni kërkur nga prindërit për herë të parë që të bëni një udhëtim vetëm. A nuk u paraqitët atyre plot shembuj ku ju do të kishit vepruar në mënyrë të përgjegjshme duke merituar kështu besimin e tyre? A nuk u përpoqët t'i bëni të ndihen fajtorë duke u thënë se prindërit e shokëve apo shoqeve tuaja u besojnë dhe i lënë ato? A nuk vazhduat me ankesa, derisa ata kërkonin që thjesht ju të pushonit? Të gjitha këto janë forma argumentimi që edhe në botën akademike përdoren në forma të ngjashme. Sa më shumë përmirësohen aftësitë tuaja në argumentim, aq më të zotë do të jeni në të menduarit në mënyrë kritike,në fakte, arsyetim.

  4. Në një shkrim akademik argumenti zakonisht është ideja kryesore, shpesh e quajtur "tezë", që shoqërohet me fakte që e mbështesin këtë ide. Në nëntëdhjetë përqind të rasteve do t'ju duhet të keni një tezë dhe të përdorni fakte për ta mbështetur atë, dhe aftësia për të bërë një gjë të tillë do të dallojë esenë tuaj dhe esenë e atyre studentëve që s'bëjnë gjë tjetër përveç që grumbullojnë fakte e detaje në letër.

  5. Kur filloni të shkruani një shkrim, pyesni veten: "Cili është argumenti im?". Duke i bërë vetes një pyetje të tillë, ju evitoni grumbullin e kotë të informacionit.

  6. Pohimet dhe provat Prova është ajo kur një shkrues zakonisht dëshiron të mbështes një pohim- një thënie,se diçka është e vërtetë, e drejtë ose e mirë. Prova zakonisht ekziston në formën e shembujve, dëshmive dhe statistikave. Ka tri lloje pohimesh: Pohimet e faktit, të vlerës dhe të politikës.

  7. Pohimet e faktit Pohimet e faktit përfshijnë argumente mbi shkakun dhe pasojën dhe deklarojnë për diçka që është ose si duhet të jetë një situatën një gjendje, një objekt etj.P. sh. Dënimi me vdekje nuk pakëson krimin. Dënimi me vdekje pakëson krimin. Gazetat shpesh deformojnë informacione të ndryshme. Filmat kriminalistik nxitin dhunën tek të rinjtë. Leximi në tërësi luan një rol të madh për shoqërinë. Rëndësia e rregullit dhe seriozitetit të të rinjve në shkolla çon përpara shoqërinë.

  8. Për të mbështetur një pohim të këtij lloji, ju duhet të paraqisni prova. Prova të tilla mund të jenë, për shembull, dëshmi (fjala vjen nga përvoja juaj, ose pohime nga njerëz që kanë thënë se filmat kriminalistik nxitin dhunën) ose mund të jenë statistika ( të marra nga një raport në një revistë shkencore). Pohimet e faktit duhet gjithnjë të paraqesin prova.

  9. Pohimet e vlerës Pohimet e vlerës kanë të bëjnë me ç'është e drejtë ose e gabuar, e mirë ose e keqe, më e mirë ose më e keqe se diçka tjetër: Programet e edukatës seksuale në shkollë janë të përshtatshme, sepse shoqëria e ka për detyrë të sigurojë atë çka është e qartë se shumica e prindërve s'janë të gatshëm ta sigurojnë. Programet e edukatës seksuale në shkollë janë të papërshtatshme, sepse aspektet e edukimit moral normalisht duhet të jepen vetëm nga prindërit. Eutanazia është e papranueshme, sepsevetëm Zoti mund ta jap ose ta marrë jetën.

  10. Pohimet e politikës Pohimet e politikës zakonisht karakterizohen nga fjalët "duhet", "nevojitet": Fëmijët duhet të lejohen të votojnë nëse duan. Programet e edukatës seksuale nevojiten të jenë pjesë e planprogramit nëpër shkolla. Taksa federale mbi karburantin duhet të ngrihet.

  11. Tri lloje të provave:shembuj, dëshmitë, statistikat Shkrimet argumentuese kërkojnë të bindin duke paraqitur prova. Provat që përdoren në një argument janë tre llojesh: shembujt dëshmitë, citimet e autoriteteve statistikat Do t'i shikojmë shkurt secilën.

  12. 1. Shembujt Fjala shembull vjen nga latinishtja exemplum, që do të thotë "diçka e marrë prej diku". Pra ajo që merret nga shumë sende të ngjashme që e zgjedhim për ta paraqitur në një shkrim. Në argumentet e shkruara më të zakonshëm janë tri kategori shembujsh: a.shembujt realë b. shembujt e shpikur c. analogjitë

  13. a. Shembujt realë janë raste konkrete që kanë ndodhur. Nëse diskutojmë dhe duam ta mbështesim pohimin, ta zëmë, se një grua mund të jetë një kryetare qeverie e aftë, mund të përmendim gra që kanë qenë realisht kryetare qeverish si Golda Meir, Indira Gandi dhe Margaret Theçër (kryeministre e Izraelit, Indisë dhe Aglisë).

  14. b. Shembujt e shpikur përjashtohen nga akuza se nuk janë me vend si prova. Ta zëmë që vëmë në dukje për fajësinë e dy personave, atij x dhe y. Sa të ngatërrohemi me punën e fajit ose mosfajit të personave , më mirë diskutoni se ne mund të supozojmë- të imagjinojmë- një njeri të pafajshëm të dënuar dhe të paraqesim prova të ndryshme.

  15. c. Analogjitë janë krahasime të zgjeruara që vënë në dukje një sërë ngjashmërish midis dy gjërave mjaft të ndryshme. Analogjia mund të jetë e dobishme në ekspozicion (hyrje). P. sh. Të shkruash një ese është si të ndërtosh një shtëpi; siç i duhet arkitektit të fillojë me një plan, edhe shkrimtarit i duhet…" - Krahasime të tilla mund të jenë të dobishme, ndihmojnë në qartësimin e diçkaje.

  16. 2. Dëshmitë Dëshmia ose citimi i autoritetit, është e rrënjosur në vetëdijen tonë se disa njerëz njihen si ekspertë. Shpesh kemi nevojë t'u drejtohemi ekspertëve për ndihmë apo orijentim: shohim fjalorin, kur debatojmë, shpesh lexojmë dhe citojmë ekspertët, si ndihmë për të bindur dhe për të na kuptuar të tjerët.

  17. 3. Statistikat Statistikat dhe forma të tjera provash, janë të dobishme në argumentet. P. sh. Në qoftë se duam të diskutojmë në favor të rritjes së moshës së marrjes së patentës së automjetit, bëjmë kërkime dhe paraqesim statistika mbi numrin e aksidenteve të shkaktuara nga grupmosha të ndryshme.

  18. Kundër - argumenti Një nga mënyrat e përforcimit të argumentit tuaj dhe demonstrimit se ju e kuptoni shumë mirë çështjen, është t'i paraprini dhe analizoni kundër-argumentin dhe kundërshtimet. Duke marrë në konsideratë ato që mund të thotë dikush kundër argumentit tuaj, ju tregoni se i keni menduar mirë gjërat dhe jeni në gjendjë t'i hidhni poshtë arsyetimin që të tjerët mund të përdorin kundra argumentit tuaj.

  19. Ju mund të gjeneroni kundër-argumenta duke pyetur veten se çfarë mund të thotë dikush që s'bie dakord me ju kundra secilës pikë/nën-argument tuajin dhe kundër tezës suaj kryesore. Nëse nuk arrini të imagjinoni një pozicion të ndryshëm nga i juaji, provoni këto strategji të poshtëshënuara:

  20. Bëni pak kërkim. Mund t'ju duket sikur s'ka rëndësi që dikush t'jua kundërshtojë argumentin, por ka shumë të ngjarë që po. Për shembull, disa njerëz argumentojnë se Lufta e Ftohtë s'ka mbaruar ende. Nëse ju shkruani një ese mbi rezulatet e fundit të Luftës së Ftohtë, ndoshta duhet të merrni parasysh ato që pohojnë dhe mohojnë një mendim. Flisni me një shok/shoqe apo me pedagogun tuaj. Një person tjetër mund të jetë në gjendje të imagjinojë kundër-argumentat që s'ju kanë shkuar ndër mend.

  21. Shqyrtoni përfundimet dhe premisat e argumentit tuaj dhe imagjinoni dikë që i kundërshton ato një për një. Më pas vlerëso se cila prej tyre ia vlen më shumë të analizohet. Menjëherë sapo t'i keni gjetur disa kundër-argumenta, mendoni për mënyrën se si do t'i përgjigjeni atyre. A do të pranoni se kundërshtarët tuaj kanë të drejtë në një pikë? A do t'i refuzoni idetë e tyre dhe të shpjegoni se ku gabojnë ata? Pavarësisht se cilën mënyrë zgjidhni, mos harroni se duhet t'i lini përshtypje lexuesit se argumenti juaj është më i fortë se ata kundërshtarë.

  22. Kur të paraqisni kundër-argumentat, jini të ndershëm dhe paraqitini ato në mënyrë të drejtë dhe objektive. Ju duhet të tregoni se i keni marrë në konsideratë seriozisht të gjitha anët e çështjs dhe nuk jeni duke i sulmuar apo tallur kundërshtarët tuaj. Është më mirë të shqyrtoni një apo dy kundër-argumenta seriozë deri në detaj se sa të bëni një listë të shumtë me kunder-argumenta dhe përgjigje sipërfaqësore. Gjithashtu duhet të keni kujdes që përgjigjet ndaj kunder-argumentavetë jenë në të njejtën linjë mendime me argumentin tuaj.

More Related