1 / 16

PISA dhe Reflektimet (informatat kthyese) e shkollave

Heike Wendt. PISA dhe Reflektimet (informatat kthyese) e shkollave . Funksionet dhe qëllimet e ndryshme të vlerësimeve. Promovimi i vetëreflektimit Mbështetja e proceseve mësimore përmes diagnostifikimit (vlerësim formativ (formues)),

yoland
Download Presentation

PISA dhe Reflektimet (informatat kthyese) e shkollave

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Heike Wendt PISA dhe Reflektimet (informatat kthyese) e shkollave

  2. Funksionet dhe qëllimet e ndryshme të vlerësimeve • Promovimi i vetëreflektimit • Mbështetja e proceseve mësimore përmes diagnostifikimit (vlerësim formativ (formues)), • Certifikimi i rezultateve të arritura mësimore (vlerësim sumativ (përmbledhës)), • Llogaridhënia lidhur me efektin e burimeve të përdorura (vlerësimi sumativ me një këndvështrim ndaj balancës), dhe • Monitorimi i standardeve edukative me qëllim të mbulimit të situatës së përgjithshme (vlerësimi në shkallë të gjerë).

  3. Llojet e vlerësimit të shkallës së gjerë • Testet e standardizuara vendore dhe/apo ndërkombëtare të arritshmërisë, • Provimet e maturës të organizuar në mënyrë qendrore, • Studimet e arritshmërisë së shkollës në nivelin mikro, dhe • Inspektime apo auditime të standardizuara në nivel vendi.

  4. Vlerësimet ndërkombëtare krahasuese të shkallës së gjerë • Qëllimi i ‘studimeve ndërkombëtare krahasuese të arritshmërisë’ të tilla si PISA, • është që të krahasohet arritshmëria e nxënësve nga vendet pjesëmarrëse në fushat e lëndëve të ndryshme. • Vini re: Raportimi i rezultateve në nivel individual (nivel nxënësi) asnjëherë nuk ka qenë qëllim i vlerësimit ndërkombëtar të shkallës së gjerë! (Rutkowski, Gonzalez, Joncas, & vonDavier, 2010; vonDavier, Gonzalez, & Mislevy, 2009)

  5. Hulumtimi mbi reflektimet e shkollës • Reflektimi (informatat kthyese) mund të ketë efekt pozitiv për mësimin e nxënësve (Hattie dhe Timperley, 2007; Schagen dhe të tjerët 2006). • Hattie dhe Timperley (2007) kanë arritur në përfundim nga meta-analizat e tyre të 196 studimeve se reflektimet (informatat kthyese) kanë në përgjithësi efekt pozitiv mbi arritshmërinë, posaçërisht në kuptimin e të ndihmuarit të mësimdhënësve dhe nxënësve në identifikimin e strategjive të mundshme për optimizimin e aktiviteteve mësimore në të ardhmen. Dy tradita për diskutimin e vlerës së reflektimit të shkollës • Hulumtimi i efikasitetit të shkollës (p.sh. vlerësimi në shkallë të gjerë) fokusohet në rezultatet mësimore të shkollës si dhe kushtet e rezultateve të të mësuarit të suksesshëm. • Hulumtimi i përmirësimit të shkollës (p.sh. hulumtimi i shkollave individuale) fokusohet në proceset zhvillimore të shkollës dhe në ndërveprimin e karakteristikave të shkollës dhe mjedisit.

  6. Vlera/qëllimi i reflektimit (informatave kthyese) të shkollës mbi bazën e vlerësimeve të shkallës së gjerë Shkollat • Informatat kthyese shërbejnë si “pasqyrë” që u mundëson atyre ta vetëvlerësojnë efikasitetin e tyre. • Mundësia e krahasimit të rezultateve të shkollës së vet me shkolla të tjera të ngjashme mund ta ndihmojë atë shkollë që ta përmirësojë punën e vet. • Në rast se shkolla e identifikon arritshmërinë e vet si të kënaqshme apo të dobët, ajo mund të kërkojë shpjegime në përgjithësi, mund t’i identifikojë arsyet për rezultatet e caktuara në veçanti, dhe pastaj mund të ndërmarr veprime (bazuar në prova). Qeveritë dhe autoritetet e arsimit (Schagen dhe të tjerët, 2006): • Promovimi i vetëvlerësimit në kuadër të shkollave (“kontrollimet e shëndetit”) • Qëllimet e llogaridhënies (renditja (rangimi), duke përdorur “tabelat e ligave”).

  7. Raportet e shkollave: „Gjërat që duhet t’i kenipatjetër“ Rregulli i artë: Shkollat duhet patjetër të gjejnë informata të cilat gjenden në formën e informatave kthyese që janë relevante për rrethanat e veta Hyrje • Përshkrimi i shkurtër i raportit dhe objektivave të tij si dhe një vërejtje lidhur me konfidencialitetin • Informata të përgjithshme lidhur me studimin (organizata e cila e realizon, objektivat e studimit, numri i shteteve pjesëmarrëse në secilin grup) Shqyrtimi i përgjithshëm i mostrës së shtetit dhe karakteristikat e saja • Informatat e përfshira këtu do të duhej të mbulonin një numër të shkollave pjesëmarrëse dhe nxënësve të testuar, numrin mesatar të nxënësve për shkollë, si dhe përqindjen e djemve dhe vajzave për shkollë dhe në tërësi. Plani i përgjithshëm i strukturës së raportit • Përshkrimi i shkurtër i përmbajtjes së secilës pjesë të raportit. Informata mbi mostrën që ka të bëj me shkollën e caktuar e cila merr informatat kthyese Përshkrimi i ndryshoreve të prapavijës të përdorura për të klasifikuar shkollën dhe për të krahasuar arritshmërinë e nxënësve të saj në kuadër të arritshmërisë së nxënësve nga grupi i shkollave të ngjashme. Informata për arritshmërinë mesatare të nxënësve të shkollave me krahasime të arritshmërisë së këtyre nxënësve me arritshmërinë e nxënësve nga grupi i shkollave me karakteristika të ngjashme të prapavijësdhe shpërndarjes të rezultateve (heterogjenitetit). Fjalët përmbyllëse

  8. Raportet e shkollave: „Gjërat që duhet t’i kenipatjetër“ Rregulli i artë: Shkollat duhet patjetër të gjejnë informata të cilat gjenden në formën e informatave kthyese që janë relevante për rrethanat e veta Hyrje • Përshkrimi i shkurtër i raportit dhe objektivave të tij si dhe një vërejtje lidhur me konfidencialitetin • Informata të përgjithshme lidhur me studimin (organizata e cila e realizon, objektivat e studimit, numri i shteteve pjesëmarrëse në secilin grup) Shqyrtimi i përgjithshëm i mostrës së shtetit dhe karakteristikat e saja • Informatat e përfshira këtu do të duhej të mbulonin një numër të shkollave pjesëmarrëse dhe nxënësve të testuar, numrin mesatar të nxënësve për shkollë, si dhe përqindjen e djemve dhe vajzave për shkollë dhe në tërësi. Plani i përgjithshëm i strukturës së raportit • Përshkrimi i shkurtër i përmbajtjes së secilës pjesë të raportit. Informata mbi mostrën që ka të bëj me shkollën e caktuar e cila merr informatat kthyese Përshkrimi i ndryshoreve të prapavijës të përdorura për të klasifikuar shkollën dhe për të krahasuar arritshmërinë e nxënësve të saj në kuadër të arritshmërisë së nxënësve nga grupi i shkollave të ngjashme. Informata për arritshmërinë mesatare të nxënësve të shkollave me krahasime të arritshmërisë së këtyre nxënësve me arritshmërinë e nxënësve nga grupi i shkollave me karakteristika të ngjashme të prapavijësdhe shpërndarjes të rezultateve (heterogjenitetit). Fjalët përmbyllëse Një prej karakteristikave më të rëndësishme të raportit do të duhej të ishte që lexuesit e synuar të tij të mund t’i kuptojnë lehtë informatat e ofruara

  9. Shembulli i raportit të shkollës Figura 3.7 - Sa mirë lexojnë lexuesite ndryshëm në shkollën, shtetin tuaj dhe ndërkombëtarisht në PISA 2009. Rezultati mesatar Shkolla juaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës Rezultati mesatar në shkallën e leximit të PISA-s Rezultati mesatar në shkallën e leximit të PISA-s Lexuesit e thellë dhe të gjerë Lexuesit e thellë dhe të ngushtë Lexuesit e thellë dhe të gjerë Lexuesit e thellë dhe të ngushtë Lexuesit e thellë dhe jashtëzakonisht të kufizuar Lexuesit e thellë dhe jashtëzakonisht të kufizuar Lexuesit sipërfaqësor dhe jashtëzakonisht të kufizuar Lexuesit sipërfaqësor dhe jashtëzakonisht të kufizuar Lexuesit sipërfaqësor dhe të thellë Lexuesit sipërfaqësor dhe të ngushtë Lexuesit sipërfaqësor dhe të thellë Lexuesit sipërfaqësor dhe të ngushtë http://www.oecd.org/pisa/aboutpisa/OECD%20Test%20for%20Schools%20-%20Herndon%20High%20School.pdf

  10. Kufizime: Këndvështrimi i të dhënave • Vlerësimet e shkallës së gjerë kanë dizajne, strategjitë e marrjes së mostrave dhe procedurat e shkallëzimit të të dhënave të ndërlikuara • Optimizimi i matjes, dhe • Raportimi në nivel kombëtar • Ndërkohë që bëhet shkurtimi i procedurave dhe kostove operacionale të studimeve. • Si rrjedhojë, me zvogëlimin e njësisë së analizës (rajonit, qarkut, qytetit, shkollës, klasës), rreziku për marrjen e rezultateve jo të besueshme apo madje edhe jo të vlefshme bëhet më i madh.

  11. Dizajnët e vlerësimit nga vlerësimet e shkallës së gjerë dhe implikimet e tyre • Duhen marrë parasysh dy aspekte të dizajneve të vlerësimit në shkallë të gjerë: • Dizajni i marrjes së mostrave dhe implikimet për raportimin në nivel të shkollës, dhe • Dizajni i vlerësimit dhe implikimet për raportimin në nivel të shkollës. • Dizajni i marrjes së mostrave: • PISA ka përdorur dizajnin dy-fazësh të shtresuar të marrjes së mostrave sipas grupëzimeve: • Së pari merren mostrat e shkollave dhe pastaj ato të nxënësve sipas moshës në kuadër të shkollave. • Me përzgjedhjen e nxënësve në këtë mënyrë, shkolla mund të mos ofrojë mostra që përfaqësojnë nxënësit në shkollë por në tërë vendin.

  12. Dizajnet e vlerësimit nga vlerësimet e shkallës së gjerë dhe implikimet e tyre • Dizajni i vlerësimit: • PISA përdor marrjen e shumëfishtë të mostrave sipas matricës për vlerësimin e nxënësve: • Asnjë nxënës nuk i nënshtrohet të gjitha pyetjeve, dhe asnjë nxënës nuk i merr të gjitha pyetjet. • Kjo do të thotë se ekziston një paqartësi lidhur me atë se sa mirë i ka matur testi aftësitë e cilitdo nxënës që ndërlidhen me përmbajtjen e fushës (gabimi i matjes). • Varësisht prej pyetjeve të caktuara në të cilat përgjigjet nxënësi, dhe në varësi prej madhësisë së klasës, paqartësia është pak a shumë e madhe në klasat e ndryshme. • Studimet simulative kanë treguar se madhësia e grupit bëhet shumë e vogël (p.sh. madhësia e klasës me 15 apo më pak nxënës), gabimi i matjes bëhet aq i madh sa qërezultatet e raportimit bëhen të padobishme madje edhe nënivel të klasës (kush do të ishte i interesuar në deklaratën ku mesatarja e klasës është diku ndërmjet 300 dhe 600).

  13. Opsionet për raportimin e rezultateve të PISA-s në nivel të shkollës • Për shkak të dizajnit të marrjes së mostrave, informatat kthyese mund të sigurohen vetëm në nivel të klasës; nuk duhet bërë asnjë ndërhyrje në shkollë (përveç në rastet ku nxënësit nga të gjitha klasat në shkollë janë përzgjedhur). • Për shkak të dizajnit të vlerësimit, nëse madhësia e mostrës është 15 nxënës apo më pak, rezultatet e raportimit madje edhe në nivel të klasës janë të padobishme. • Rezultatet e thata të klasave të testuar nuk do të duhej përdorur për raportim për shkak të rotacionit të ndryshëm të broshurave të testit (ndër klasa).

  14. Zgjidhja I: Strategjia gjithëpërfshirëse për monitorim në arsim: Gjermania sishembull Në qershor të vitit 2006, Konferenca e Përhershme ka miratuar një strategji gjithëpërfshirëse për monitorim në arsim, e cila përbëhet prej katër fushave të ndërlidhura: • Pjesëmarrja në studimet krahasuese ndërkombëtare të arritshmërisë së nxënësve • Rishikimi qendror i plotësimit të standardeve të arsimit në krahasim ndërmjet Landeve (Länder) • Studime krahasuese në kuadër të Landeve (Länder) me qëllim të shqyrtimit të efikasitetit të shkollave individuale • Raportimi i përbashkët në arsim i Federatës dhe Landeve (Länder) Burim: http://www.kmk.org/fileadmin/doc/Dokumentation/Bildungsëesen_en_pdfs/dossier_en_ebook.pdf (page 225) (KMK, 2006)

  15. Zgjidhja II: Testet e bazuara në PISA për shkollat Si krahasohen shkollat ndërkombëtarisht • Instrumenti i vlerësimit të nxënësve i përgatitur për t’u përdorur nga shkollat dhe rrjetet e shkollave për të mbështetur hulumtimin, krahasimin dhe aktivitetet e përmirësimit të shkollës • Ofron informatat dhe analizat përshkruese • Mbi shkathtësitë dhe aplikimin kreativ të njohurive të nxënësve 15 vjeçar në lexim, matematikë dhe shkenca të krahasueshme me nivelet ekzistuese të PISA-së (kur administrohen në kuadër të kushteve të duhura) • Lidhur me atë se si faktorët e ndryshëm brenda dhe jashtë shkollës ndërlidhen me arritshmërinë e shkollës: • Prapavija socio-ekonomike e nxënësve, • Qëndrimet dhe interesimi i tyre për lexim, shkenca dhe matematikë • Ambienti mësimor në shkolla Burim: http://www.oecd.org/pisa/aboutpisa/pisa-basedtestforschools.htm

  16. ju faleminderit shumË pËr interEsimin tuaj. mirËpres njË diskutim tË frytshËm

More Related