1 / 41

Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik

Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik PROJEKTIMI I PROCESIT TË PRODHIMIT DHE SHËRBIMIT. Punuan: Armanda Jahja Ganimete Canaj Filloretë Gashi Abetare Prebreza. Mentori: Prof.Dr. Sejdi Rexhepi. Hyrje Objektivat e projektimit të procesit Tipet e procesit

Download Presentation

Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik PROJEKTIMI I PROCESIT TË PRODHIMIT DHE SHËRBIMIT Punuan: Armanda Jahja Ganimete Canaj Filloretë Gashi Abetare Prebreza Mentori: Prof.Dr. Sejdi Rexhepi

  2. Hyrje Objektivat e projektimit të procesit Tipet e procesit Llojet e proceseve Lidhja e projektimit të produktit me zgjedhjen e procesit Matrica proces Planifikimi i procesit Projektimi i procesit të shërbimit

  3. Proceset … - . . . përbëjnë thelbin e menaxhimit të operacioneve. Kur kërkohet të merret vendimi për zgjedhjen e procesit do të duhet të përcaktohen: Intensiteti i kapitalit: raporti ndërmjet kapitalit dhe fuqisë punëtore Fleksibiliteti i procesit: aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve të mjedisit dhe ndryshimeve të tjera. Integrimi vertikal: deri në çfarë mase firma do të prodhojë inputet dhe do të kontrollojë outputet. Përfshirja e klientëve: roli i klientit në proces.

  4. Objektivat e projektimit të procesit Problem në projektimin e procesit është garantimi se performanca e procesit do të jetë e përshtatshme për të arritur atë se çfarë kërkohet. Vendimet për proceset duhet të përputhen me prioritetet konkurruese dhe me aftësinë e organizatës për të siguruar burime të nevojshme dhe për t’i mbështetur ato.

  5. Kur merren vendimet për projektimin e procesit? Vendimet për projetimin e procesit merren kur : Ekziston një boshllëk në mes prioriteteve konkurruese dhe aftësive konkurruese Një produkt/shërbim i ri apo tërësisht i modifikuar do të ofrohet Cilësia duhet të përmirësohet Prioritetet konkurruese kanë ndryshuar Kërkesa për produktin është në ndryshim Performanca aktuale është e pa pranueshme Kostoja e produkteve ka ndryshuar Konkurrentët janë duke fituar nga përdorimi i procesit të ri Teknologji të reja janë në dispozicion

  6. Performanca e rrjedhës së procesit mund të përshkruhet me: Ritmin e përpunimit-është numri i njësive që kalojnë nëpër proces për njësinë e kohës. Kohën e përpunimit-është koha mesatare totale për shëndrrimin e inputeve në outpute. Prodhim në proces-përfaqëson një mesatare gjatë një periudhe kohe. Shkallën e përdorimit të burimeve-koha në dispozicion që burimet brenda procesit të kryejnë punë të dobishme.

  7. Tipet e procesit Të gjitha proceset mund të grupohen në dy kategori: Në operacione të ndërprera Në operacione që përsëriten

  8. Operacionet e ndërprera Përdoren për të prodhuar një varietet produktesh me kërkesa të ndryshme përpunimi në volume të ulëta. Për të qenë në gjendje për të prodhuar produkte me kërkesa të ndryshme përpunimi, operacionet e ndërprera tentojnë të jenë me më shumë hargjim intensiv të punës së gjallë sesa me hargjim intensiv kapitali.

  9. Operacionet që përsëriten Përdoren për të prodhuar një ose pak produkte standarte me volume të larta. Për të prodhuar në mënyrë efiçiente një volum të madh të një lloj produkti këto operacione tentojnë që të jenë me hargjim intensiv kapitali dhe jo me hargjim të punës së gjallë.

  10. Diagonalja e tipeve të procesit

  11. Proceset projekt Janë procese që lidhen zakonisht me produkte në një shkallë të lartë të përshtatjes më specifikimet e klientit. Thelbi i tyre qëndron në atë se çdo punë ka fillim dhe përfundim të përcaktuar mirë. Janë tepër komplekse me shumë aktivitete që kryhen në të njëjtën kohë me një afat kohor relativisht të gjatë. Volumi i ulët dhe varieteti i lartë janë karakteristikat e procesit projekt.

  12. Proceset Job Janë procese të lidhura me një varietet shumë të lartë dhe volume të ulëta. Tek proceset Job çdo produkt duhet të ndajë burimet e operacioneve me shumë të tjerë. Për shkak se produktet janë të ndryshme ato nuk ndjekin të njëjtën rrugë gjatë prodhimit të tyre.

  13. Proceset me parti Kur sasitë nuk janë të mjaftueshme për të mbështetur pajisjet e prodhimit të dedikuara, përdoren parti që përdorin të njejtën pajisje. Këto produkte janë të ngjashme me projekt me kërkesa përpunimi të ngjashme. Disavantazhet: Koha e ndryshimit - jo produktive dhe Rezervë ekstra – për të kënaqur kërkesën për produktet që nuk prodhohen.

  14. Proceset linearë dhe të vazhdueshëm Përdoren për të siguruar volume të larta të produktit, prodhim masiv me pjesë të zëvendësueshme. Procesi është i njëjtë për çdo njësi dhe produkti ndjekë një rrjedhë lineare - d.m.th. ka variacion të paktë të produktit. Kanë kosto fikse relativisht të lartë dhe kosto variabile relativisht të ulët .

  15. Lidhja e projektimit të produktit me zgjedhjen e procesit Vendimet për projektimin e produktit dhe zgjedhjen e procesit janë të lidhura drejtëpërsëdrejti. Lloji i produktit përcakton edhe llojin e operacionit që nevojitet për të prodhuar një kompani. Vendimet për operacionet e ndërprera dhe për ato që përsëriten mund t’i përmbledhim në: --Projektimi i produktit, -- Propritet konkuruese, -- Sistemi i makinerive, -- Strategjia e produktit dhe -- Integrimi vertikal.

  16. Vendimet e projektimit të produktit Operacionet e ndërprera dhe ato që përsëriten fokusohen në prodhimin e produkteve që janë në faza të ndryshme të ciklit të jetës së produktit. Karakteristika e këtij vendimi qëndron në atë se në fazën e hershme të CJP-së volumet e kërkesës janë të pasigurta ndërsa në fazat e mëvonshme si produkti ashtu dhe volumi i kërkesës janë të parashikueshme.

  17. Prioritetet konkurruese Prioritetet ndikohen nga lloji i operacionit që kompania zbaton, është e rëndësishme që kompanitë të dijnë cilat prioritet i përshtaten më mirë tipit të procesit që ato përdorin. Operacionet e ndërprera janë më pak konkurruese në lidhje me koston në krahasim me operacionet që përsëriten. Arsyeja është se operacionet që përsëriten prodhojnë volum të madh të një produkti.

  18. Sistemimi i makinerive dhe pajisjeve Ky sistem ka të bëjë me rregullimin fizik të makinerive dhe pajisjeve. Si psh. operacionet e ndërprera janë më pak efiçiente dhe kanë kohë më të gjatë prodhimi për shkak të natyrës së sistemit të makinerive dhe pajisjeve. Në anën tjetër operacionet qe përsëriten kanë burime që vendosen sipas një renditje për të lejuar prodhimin efiçient të produktit të standardizuar.

  19. Strategjia e produkt/shërbimit Sikurse kemi folur më parë, kjo strategji mund të klasifikohet në: Prodhim për rezervë - strategji që prodhon produkte përfundime për shitje të menjëhershme. Montim me porosi - prodhon komponentë standart që mund të kombinohen. Prodhim me porosi - prodhon produkte sipas specifikimeve të klientëve.

  20. Shkalla e integrimit vertikal Integrimi vertikal është vendim strategjik që duhet të mbështesë rritjen në të ardhmen e kompanisë, është opcion i mirë strategjik për volumet e larta të një varieteti të vogël. Integrimi vertiakal është zakonisht një vendim më i mirë strategjik për opercionet që përsëriten, ndërsa për operacionet e ndërprera është një zgjedhje jo e mirë strategjike.

  21. MATRICA PROCES-PRODUKT OPERACIONET Karakteristikat e procesit I një lloj I përmasavee të mëdha Kompleks Ndryshim i madh i detyrave Kohë e lartë përgatitjeje Shumë rrugë procesesh Produkte të ndryshme Nivel i lartë kualifikimi Kohë e ultë përgatitjeje Produkte të ngjashme Aftësi e specializuar POZICIONI A Investime të larta në makineri e pajisje Nuk përbëhet nga pjesë të ndara Volum i kërkesës Ulët I mesëm I lartë Shkalla e përshtatjes me Lartë E mesme Ulët specifikim Numri, llojet e produktit Ulët Shumë Disa Tipi i produktit Prodhim – Montim - Prodhim - me - porosi me – porosi për – rezervë KARAKTERISTIKAT E PRODUKTIT Projekt POZICIONI B Job Linear Vazh due shëm

  22. Planifikimi i procesit Planifikimi i procesit përcakton se si do të prodhohet një produkt apo si do të jepet një shërbim. Përcakton se cilët komponentë do të prodhohen brenda për brenda dhe cilët do të blihen nga furnitorët, zgjedh proceset dhe pajisjet specifike.

  23. Vendimi të prodhosh - të blesh Marrja e vendimit të prodhosh apo të blesh lidhet me disa faktorë: Koston – kostoja e blerjes së një artikulli është tregues i drejtë ndërsa kosto e prodhimit të artikullit përfshin alokimin e shpenzimeve. Kapaciteti – kompanitë që operojnë nën nivelin e kapacitetit të plotë zakonisht prodhojnë komponentë se sa që i blejnë ato. Cilësia – është faktor i rëndësishëm në marrjen e vendimit për të prodhuar apo për të blerë ngase më lehtë kontrollohet cilësia e artikujve të prodhuar brenda organizatës.

  24. Shpejtësia – shpesh komponentët blihen për shkak se furnitori mund t’i sigurojë më shpejt se sa prodhuesi. Siguria – furnitorët duhet të jenë të besueshem si në lidhje me cilësinë ashtu edhe me kohën e furnizimit ngase vonesat mund të shkaktojnë probleme në sistemin e prodhimit. Ekspertiza – kompanitë që janë veçanërisht të mira në prodhimin apo prodhimin e artikujve të caktuar mund të duan qe të ruajnë kontrollim mbi prodhimin e tyre Kompanitë që kontrollojnë prodhimin e gjithë pjesëve të tyre përfshirë edhe lëndën e parë janë të integruara vertikalosht. Kjo është një strategji mjaft e përhapur.

  25. Zgjedhja e pajisjes specifike Pasi është vendosur pjesa që do të prodhohet brenda për brenda apo shërbimi që do të jepet, do të duhet të merret vendimi në lidhje me pajisjen specifike. Alternativat përfshjnë përdorimin, zëvendësimin apo modernizimin e pajisjes ekzistuese. Çdo alternativë përbën një investim kapital i cili përfshin angazhimin e fondeve duke pasur parasysh një normë të parashikuar fitimi.

  26. Faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e pajisjes? Kosto e blerjes – investimi fillestar për pajisjen është shumë më tepër se çmimi bazë i blerjes. Kosto e operimit – kosto vjetore e operimit përfshin punën e gjallë direkte, punën indirekte, energjinë elektrike, furnizimet, taksat etj. Kursimet vjetore – shumica e pajisjeve të reja arsyetihen duke u bazuar në punën e gjallë direkte që kursehet.

  27. Rritje e të ardhurave – rritja e të ardhurave për shkak të modernizimit të pajisjes apo blerjes të një pajisje të re shpesh injorohet në analizën financiare për shkak se ato janë të vështira për tu parashikuar. • Analiza e zëvendësimit – marrja e vendimit për të zëvendësuar pajisjen e vjetër me një të re varet nga mjedisi konkrues • Risku dhe pasiguria – investimet për pajisje të reja sidomos për një teknologjitë patestuar mund të jetë me rrezik.

  28. Planet e procesit . . . përfshijnë : Vizatimet e detajuara të projektit të produktit Listën e materialeve dhe pjesevë që përfshihen në produkt Diagramin e montimit Skemën e montimit Grafikun e operacioneve Skemën e rrugëve

  29. Projektimi i procesit të shërbimit Operacionet e shërbimit mund të bëhen rritje e volumit pa ndonjë ndryshim të procesit të shërbimit gjë që ndodh si tek prodhimi. Llojet kryesore të shërbimeve: Shërbimet profesionale Dallohen për kontaktin e lartë ku klientët shpenzojnë një kohë të konsiderueshme për procesin e shërbimit. Këto tentojnë që të jenë më tepër të bazuara tek njerëzit se sa tek produkti. Përfshijnë: konsulentët e menaxhimit, arkitektët, doktorët, audituesit etj.

  30. Repartet e shërbimit Karakterizohen nga përshtatja me specifikime e klientit, nga numër i konsiderueshën klientësh dhe liri të stafit. Shërbimet jepen nëpërmjet aktiviteve mikse të përballjes ose jo me klientët. Repartet përfshijnë: bankat, shkollat, hotelet etj. Shërbimet masive Kanë shumë transaksione me klientin duke përfshirë një kohë të limituar kontakti dhe shkallë përshatje të vogël me klientin. Këtu bëjnë pjesë: shërbimet e transportit masiv, supermarketet, shërbimi policor etj.

  31. Ndërveprimi me klientin dhe projektimi i procesit Përshtatja me specifikimet e klientit ULËT LARTË LARTË ULËT Shërbim masiv Shërbim profesional Fabrikë shërbimi Repart shërbimi

  32. Treguesitqëpërdorenpërmatjen e përformancëssëprocesit Përt’usiguruarqëprocesiështë duke funksionuarsiçështëplanifikuarduhetbërëmatja e performancëssëtij. Treguesibazëiperformancëssëprocesitështëkoha e përpunimitqëpërfaqësonshumënmesataretëkohësqëkërkohetprejproduktitpërtëkaluarnëpërkëtësistem.

  33. Produktiviteti është një tregues i rëndësishëm që tregon raportin ndërmjet outputeve dhe inputeve. • Shkalla e përdorimit tregon raportin e kohës që burimi aktualisht është përdorur kundrejt kohës në dispozicion për përdorim. • Efiçienca është tregues që mat outputin aktual kundrejt standartit të outputit.

  34. Treguesit e performancës së procesit

  35. Teknikat për përmirësimin e produktivitetit të shërbimit

  36. Shembull Një pikë pastrimi veshjesh ka grumbulluar këto të dhëna: Mesatarisht kërkohen 3 orë e gjysmë për të pastruar dhe hekurosur një fustan me një kohë të vlerësuar për vlerën e shtuar me 110 min. per fustan. Punëtorët paguhen për 7 orë në ditë pune dhe punojnë 5 orë e gjysmë në ditë, duke pasur parasysh ndërprejrjet dhe kohën e pushimit, shkalla e përdorimit të fuqisë punëtore është 75%. Kjo pikë pastrimi përfundon rreth 25 fustane në ditë kundrejt një standarti, 28 fustane në ditë të një njësi tjetër të krahasueshëm.

  37. Përcaktoni: a)Shpejtësinë e procesit, b) Shkallën e përdorimit të fuqisë punëtore dhe c) Efiçiencën e kompanisë. Zgjidhje: a) Shpejtësia e procesit = 210 min. për fustan / 110 për fustan = 1.90 b) Shkalla e përdorimit të fuqisë punëtore = = 5.5 orë në ditë / 7 orë në ditë = 0.786 ose 78.6% c) Efiçienca = 25 fustane në ditë / 28 fustane në ditë = = 0.89 ose 89%

  38. PYETJE? ? ? JU FALEMNDERIT! ! !

More Related