html5-img
1 / 23

NË EMËR TË ALLAHUT MËSHIRUESIT , TË GJITHËMËSHIRSHMIT!

NË EMËR TË ALLAHUT MËSHIRUESIT , TË GJITHËMËSHIRSHMIT!. Allahu i Lartësuar thotë: “…Allahu i lartëson ata që besuan prej jush dhe i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri” (Muxhadele, 11)

triveni
Download Presentation

NË EMËR TË ALLAHUT MËSHIRUESIT , TË GJITHËMËSHIRSHMIT!

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. NË EMËR TË ALLAHUTMËSHIRUESIT, TË GJITHËMËSHIRSHMIT!

  2. Allahu i Lartësuar thotë: “…Allahu i lartëson ata që besuan prej jush dhe i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri” (Muxhadele, 11) Gjithashtu thotë: “Thuaj! A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” (Zumer, 9) Transmetohet nga Muavije ibën Ebi Sufjani (Allahu qoftë i kënaqur me ata dy!) se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën e bën studiues në fe.” (Buhariu dhe Muslimi) Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “E shëndritë Allahu atë njeri që dëgjon diçka nga ne dhe e përcjell ashtu si e ka dëgjuar. Është e mundur që ai që i përcillet atij të jetë më i vëmendshëm (dijshëm) se përcjellsi.” (Tirmidhiu)

  3. Dobia e diturisë është e ndërtuar në bazë të vlerës së njohurive. Përderisa njohuria më e dobishme është njohja e Allahut të Lartësuar, atëherë njohuritë më të dobishme janë ato që kanë të bëjnë me: - Emrat dhe Cilësitë e Tij. - Kadaja dhe Kaderi (caktimi). - Urdhërat dhe ndalesat e Tij.

  4. Kur dituria është nga të domosdoshmet, atëherë njohja e saj është nga më të dobishmet, për shkak të nevojës së njerëzve për të dhe pamundësisë së të mjaftuarit të tyre pa të. Sa herë që dituria konsiderohet nga plotësueset (pra, jo nga të domosdoshmet), aq më pak është e nevojshme kërkimi dhe vlera e saj.

  5. Transmetohet nga Ebu Musa el Eshari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Shembulli i asaj me të cilën më ka dërguar Allahu me dituri dhe udhëzim, është si shembulli i shiut të madh kur bie në tokë. Ka nga toka që është e pastër, e pranon ujin dhe në të rritet shumë bar dhe ushqim. Ka nga toka që është jopjellore, por e mban ujin dhe Allahu u bën dobi njerëzve me të; pijnë, ujisin dhe mbjellin. Shiu bie edhe në pjesën tjetër të tokës që nuk e mban ujin e as nuk mbin bar. Kjo është sikurse ai që merr njohuri në fenë e Allahut dhe ka dobi nga ajo me të cilën Allahu më ka dërguar. Pra mori dije për vete dhe i mësoi të tjerët. Shembulli i atij që nuk e punoi kokën është si shembulli i atij që nuk pranoi udhëzimin me të cilin jam dërguar.” (Buhariu dhe Muslimi)

  6. Gjatë kërkimit të dijës ka disa norma: Allahu i Lartësuar duke treguar për lutjen e Ibrahimit (alejhi selam) thotë: “Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiri i tyre të dërguar që t'u lexojë atyre ajetet e Tua, t'u mësojë atyre librin dhe urtësinë…” (Bekare, 129) Gjithashtu thotë: “…Kur ndër ta, nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t`u lexoj shpalljen e Tij, t`i pastroj ata, t`ua mësojë Kuranin dhe urtësinë.”(Ali Imran, 164)

  7. Përsa i përket sinqeritetit, Allahu i Lartësuar thotë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, përveç që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij.” (Bejine, 5) • Dhe thënia e Profetit (salallahu alejhi ue selem) ku tregon nga Zoti i tij: “Kush punon një vepër në të cilën e shoqëron dikë tjetër përveç Meje, do ta lë atë me shirkun e tij.” (Muslimi) • Predikuesi më i mirë në këtë kapitull është ajo që shënohet nga Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ku Resulullahu (salallahu alejhi ue selem ka thënë): “Njëri nga të parët të cilët do të gjykohen Ditën e Kiametit është njeriu i cili ka rënë shehid dhe kur të dalë para Allahut dhe Ai i tregon begatinë e Allahut ndaj dhe ai e pranon atë.”

  8. Kurse vepra • Thënia e Allahut të Lartësuar: “A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin. A nuk po mendoni.” (Bekare, 44) • Në “Sahihun” e Muslimit shënohet nga Usame bin Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka dëgjuar Resulullahun (salallahu alejhi ue selem) duke thënë: “Sillet një njeri Ditën e Gjykimit dhe hidhet në zjarr dhe i dalin zorrët nga barku i tij dhe sillet me to ashtu siç sillet gomari rreth mokrës, i mblidhen banorët e zjarrit dhe i thonë: ‘O filan, çfarë ke kështu? A nuk ishe ti ai që na urdhëroje në të mirë dhe na ndaloje nga e e keqja.’ Ai thotë: ‘Unë ju urdhëroja në të mirë dhe nuk e veproja, ju ndaloja nga e keqja dhe e veproja’.” • Në një transmetim nga Ebu Derda (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Vërtetë unë frikësohem që Ditën Gjykimit të më thuhet se a e ke ditur apo jo? Nëse them kam ditur, mos të mbetet asnjë ajet nga libri i Allahut e të mos më pyet për obligimin që e ka përmbajtur, urdhëroret (ajete) të më pyesin a i jam përmbajtur dhe ndalesave a i jam larguar, prandaj kërkoj mbrojtje nga ajo dituri që nuk ka dobi.”

  9. Modestia Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.” (Llukman, 18) Në “Sahihun” e Muslimit nga Ajad (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se Resulullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Allahu i Lartësuar më shpalli mua që të jeni modest dhe mos të mburret ndonjëri nga ju ndaj tjetrit dhe mos t`i bëjë padrejtësi ndonjëri nga ju tjetrit.” Kurse në një transmetim nga Umer Ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Mësojeni diturinë dhe mësojeni (gjatë kërkimit të diturisë) butësinë, vetëpërmbajtjen, bëhuni modest ndaj atij që e mësoni dhe bëhuni modest ndaj atij që mësoni ndaj tij. Mos u bëni dijetarë tiranë (arrogant) dhe mos të ngrihet dituria juaj së bashku me injorancën tuaj.”

  10. Durimi • “Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë e Tij dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, sepse puna e tij ka mbaruar.” (Kehf, 28) • Ubej Ibën Kabi thotë: “I Dërguari i Allahut (Paqja bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur bënte lutje fillonte së pari me veten e tij. Ai tha: “Allahu na mëshiroftë neve dhe Musanë! Po të duronte do të mësonte nga miku i tij (Hidri) çudira, por ai i tha atij se nëse të pyes diçka pas kësaj mos më shoqëro, tashmë ndaj meje ke arsyetim.” (Ebu Daudi) • Në një transmetim Jahja Bin Kethiri ka thënë: “Nuk fitohet dituria me trup të pushuar.”

  11. Shoqërimi i mirë • Allahu i Lartësuar thotë: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” (Zuhruf, 67) • Te Tirmidhiu, Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) thuhet se Profeti (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Njeriu qëndron në fenë e shokut të tij, prandaj le të ketë kujdes ndonjëri nga ju kë e shoqëron.” • Kurse në “Sahihul” Muslim transmetohet nga Ebu Musa (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Vërtet, shembulli i shokut të mirë dhe atij të keq është sikurse shembulli i shoqërimit me shitësin e miskut (parfumeve) dhe ai që shkrin hekur (farkëtarit), shitësi i parfumeve mund të dhurojë nga erërat e mira (që i shet), ose ti blen nga ai, ose ndien erë të mirë nga ai. Kurse farkëtari ose do t’i djegë rrobet ose do të ndiesh erë të keqe nga ai.” (Buhariu dhe Muslimi) • Aliu (radijallahu anhu) thotë: “Mos e shoqëro vëllanë e injorancës, ruaju nga ai!” Sa herë ka ndodhur që injoranti ta prishë mendjemprehtin kur ai e shoqëroi atë. Vlerësohet njeriu me njeriut me të cilin ecën. Prandaj është thënë se shoqëruesi është ai që të tërheq, kurse ai i cili rri me ty të ndotë."

  12. Konkurenca (rivaliteti) • Realiteti i konkurencës është dëshira e plotë ndaj një gjëje me vlerë dhe ajo është e kundërta e mposhtjes. Dallimi ndërmjet konkurencës dhe mposhtjes është se konkurenca apo rivaliteti është inisiativa në arritjen e përsosshmërisë që e vërejtëm te dikush tjetër dhe ti i bën konkurencë atij për ta arritur atë apo edhe tejkaluar, kjo është ambicia e lartë. Allahu i Lartësuar thotë:”…E për shpërblim të tillë le të garojnë (bëjnë konkurencë) ata që lakmojnë të mirën.”(Mutafifin, 26). Nga ambicia e lartë është edhe kur atë e shoqëron dikush tjetër në kërkim të mirës, ashtu si shokët e Resulullahut (salallahu alejhi ue selem) i bënin konkurencë njëri-tjetrit në të mira dhe e përgëzonin njëri-tjetrin duke marrë pjesë së bashku, e edhe duke e nxitur njëri tjetrin dhe duke treguar rivalitet dhe ky është lloj i garimit. Allahu i Lartësuar thotë: “…Ju garoni në punët e mbara…”, gjithashtu thotë: “ Garoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhenetit që gjërësia e tij është si gjerësia e qiellit dhe e tokës…” (Hadid,21). Umeri garonte me Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) por ai nuk arriti ta fitoj atë asnjëherë. Kur e kuptoi se ai do të bëhet udhëheqës i tha:“Vallahi, nuk do të garoj më kurrë.” Gjithashtu ka thënë: “Kurdo që kam garuar me të në ndonjë të mirë ai më ka mundur.” Dy garuesit janë si dy robër ndaj zotëriut të tyre, ata dy garojnë dhe bëjnë konkurencë që ta kënaqin zotëriun e tyre dhe bëjnë rivalitet në ato gjëraqë i do ai dhe është zemërdhembshur ndaj tyre. Secili nga ata dy e dotjetrin dhe e nxit në kryerjen epunëve që i do zotëriu i tyre. • Kurse të munduarit e mposhtjes së njëri-tjetrit mbjell neveri (urrejtje), zili dhe e shkatërron fenë, ashtu siç thotë Esmeiu. • Në të shumtën e rasteve ajo quhet edhe me zili, pasi ajo na dërgon në këtë, pasi ajo është një ves i keq, i pavlerë dhe nuk ka në të nxitje për të mirë, pasi ai për shkak të paaftësisë së tij dhe pamundësisë dhe turpit mbanë zili ndaj atij që fiton të mira dhe falënderohet dhe fiton ndaj të tjerëve, prandaj ai bën, zili shpreson që ai të pësojë nga suksesi i tij që të mundet ky ta arrij atë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë “ (Nisa, 89). Gjithashtu thotë: “Shumë ithtarë të librit (çifutë, të krishterë), edhe pasiqë iu është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t'iu kthejnë në mosbesimtarë, “ (Bekare, 109). Ziliqari është armik i begatisë së tjetrit, shpresues që të zhduket ajo e mirë ndaj personit të cilit i bën zili.

  13. Respektimi i dijetarëve Buhariu shënon nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Allahu i Lartësuar thotë: ‘Kush më ofendon (lëndon) (robin) e dashur, i kam shpallur atij luftë’.” Aliu (radijallahu anhu) thotë: “Prej obligimeve ndaj dijetarëve që ke është (kur të hysh në ndejë) që t`ju japësh selam njerëzve në përgjithësi dhe t’i veçosh ata me përshëndetje, të ulesh para tij, të mos bësh me dorë para tij, të mos bësh me sy, të mos thuash ka thënë filan të kundërtën që e thua ti dhe të mos përgojosh (gibet) para tij askënd”. Gjithashtu ka thënë: “Mos shpeshto ndaj tij pyetje, mos e detyro në përgjigje, mos insisto nëse ai përton, mos e kap për rrobe nëse ai ngrihet (për të shkuar) dhe mos ia përhap ndonjë fshehtësi.”

  14. Pyetja e shpeshta Allahu i Lartësuar thotë:“Pyesni dijetarët nëse ju nuk dini.” (Nahl, 43) Në sunenin e Ebu Davudit në hadithin e personit që ishte i plagosur në kokë, ku thotë Profeti (salallahu alejhi ue selem): “E kanë mbytur, i mbyttë Allahu!Pse nuk kanë pyetur pasi nuk kanë ditur, Vërtet shërimi ipadijes është pyetja.” Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Allahu imëshiroftë gratë e ensarëve!Nuk i ndalonte turpi që të pyesnin për çështjet e fesë së tyre.” Abdullah ibën Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyetën me një rast si e arrite diturinë? Ai tha: “Me gjuhë të pyetësit dhe zemër të mprehtë.” Ibën Shihabi thotë: “Dituria është arkë (thesar), kurse çelësi isaj është pyetja.”

  15. Mbajtja e shënimeve Ibën Rexhebi (Allahu i Lartësuar) thotë: “Dituria është gjueti, kurse shkrimi është nxënia (kapja)e saj. Prandaj, lidhe gjahun tënd me litarë të fortë! Prej ahmakllëkut (budallallëkut) është që të gjuash sorkalle pastaj ta lesh të lirë në hapësirë.”

  16. Përkujdesja në mos humbjen e kohës Në sahihun e Buhariut, Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Për dy begati shumë nga njerëzit mashtrohen: shëndeti dhe koha e lirë.” Hasan Basriu (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Ruaju nga zvarritja (vonimi) i ditëve, vërtet ti je me ditën tënde e jo me të nesërmen. Nëse ti ke të nesërmen, atëherë bëhu të nesërmen ashtu si je sot, por nëse nuk ke të nesërme nuk do të pendohesh pse e ke humbur një ditë.”

  17. Përsëritja Ne hadithin ku tregohet se Profetit (salallahu alejhi ve selem) e përsëriste Kuranin me Xhibrilin (alejhi selam). Abdullah ibën Xhafer ibën Muhamed ka thënë: “Zemrat janë tokë (vendmbjellje), dituria është ajo që mbillet, përsëritja është ujitja. Kur t`i ndërpritet tokës uji, thahet ajo që është mbjellur.” Zuhriu thotë: “Vërtet, harresa dhe mospërsëritja janë ato që e humbin diturinë.”

  18. Përcjellja e diturisë Allahu i Lartësuar thotë: “Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon Allahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë.”(Bekare, 159) Në një transmetim të saktë Profeti (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Kush e fsheh diturinë Allahu i Lartësuar do t`i vërë frerët e zjarrit Ditën e Gjykimit.” Përcjellja e diturisë bëhet në formë të shkallëzuar. Dahaku (Allahu i mëshiroftë!): “Kapitulli i parë në dituri është heshtja, i dytë dëgjimi i diturisë, e treta të punuarit me të, kurse e katërta shpërndarja dhe të mësuarit e të tjerëve.”

  19. Mosdhënia pas kësaj bote Seid Huderiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “U ul Profeti (salallahu alejhi ue selem) në minber, ne u ulëm rreth tij dhe ai tha: ‘Vërtet ajo nga e cila frikësohem për ju pas meje është që Allahu do t`ua hapë dynjanë me lulëzimet e saj dhe zbukurimet.” (Muslimi) Imam Muhasibiu (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Dije se drita e ditës nuk i bën dobi qorrit e gjithashtu edhe drita e diturisë nuk u bënë dobi vetëm se të devotshmëve. Sikur të vdekurit nuk i bën dobi ilaçi (bari) ashtu edhe etika (morali) nuk i bën dobi pretenduesit. Dhe sikur që shiu nuk gjallëron tokën me gurë (jopjellore), ashtu edhe zemra e cila është e dhënë pas dynjasë nuk mundet të shfaqë urtësi.”

  20. www.klubikulturor.com

More Related