slide1 n.
Download
Skip this Video
Loading SlideShow in 5 Seconds..
Strategjitë dhe Instrumentat për zhvillimin e PPP-ve Gabriele Pasquini Task Forca PPP, Presidenca e Këshillit të Mi PowerPoint Presentation
Download Presentation
Strategjitë dhe Instrumentat për zhvillimin e PPP-ve Gabriele Pasquini Task Forca PPP, Presidenca e Këshillit të Mi

Loading in 2 Seconds...

play fullscreen
1 / 37

Strategjitë dhe Instrumentat për zhvillimin e PPP-ve Gabriele Pasquini Task Forca PPP, Presidenca e Këshillit të Mi - PowerPoint PPT Presentation


  • 108 Views
  • Uploaded on

Strategjitë dhe Instrumentat për zhvillimin e PPP-ve Gabriele Pasquini Task Forca PPP, Presidenca e Këshillit të Ministrave, Itali. Modelet dhe Strategjitë për Partneritetet Publike Private (PPP): përvojat nga Italia

loader
I am the owner, or an agent authorized to act on behalf of the owner, of the copyrighted work described.
capcha
Download Presentation

PowerPoint Slideshow about 'Strategjitë dhe Instrumentat për zhvillimin e PPP-ve Gabriele Pasquini Task Forca PPP, Presidenca e Këshillit të Mi' - tamera


An Image/Link below is provided (as is) to download presentation

Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author.While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - E N D - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Presentation Transcript
slide1

Strategjitë dhe Instrumentat për zhvillimin e PPP-ve

Gabriele Pasquini

Task Forca PPP, Presidenca e Këshillit të Ministrave, Itali

ModeletdheStrategjitëpërPartneritetetPublike Private (PPP):

përvojatnga Italia

Seminar RajonalmbiKonçesionet/ PartneritetinPublik-PrivatTiranë, 11 Dhjetor 2007

axhenda
Axhenda
  • Kuadri legjislativ i BE-së: një fokus mbi hapat
  • Ndryshimet në Kuadrin Ligjor për PPP-të (2006 - 2007)
  • Aktiviteti i UTFP-së “në terren”: kuadri institucional
  • PPP-të Italiane nën një vështrim të shpejtë
  • Rruga për të ecur përpara: Përkushtimi i UTFP-së për të ardhmen e afërt
slide5

Kuadri legjislativ i BE-së: një fokus mbi hapat

  • Vendimi i EUROSTAT-it mbi trajtimin e kontabilitetit të PPP-ve (2004)
  • Aktivet e përfshira në një Partneritet Publik-Privat duhen klasifikuar si aktive jo-qeveritare, dhe për këtë arsye duhen regjistruar jashtë bilancit për qeverinë, nëse plotësohen të dyja kushtet e mëposhtme:
    • Partneri privat mbart riskun e kontruksionit, dhe
    • Partneri privat mbart të paktën njërin prej këtyre dy risqeve, atë të disponueshmërisë ose riskun e kërkesës
    • “Risku i Konstruksionit” që mbulon raste si dorëzimin me vonesë, mos-respektimin e standardeve të specifikuara, kostot shtesë, mangësitë teknike, dhe efektet e jashtme negative.
    • “Risku i disponueshmërisë” ku partneri mund të mos jetë në pozicion për të dorëzuar volumin për të cilin është kontraktuar apo për të përmbushur standardet e sigurisë apo të çertifikimit publik që kanë lidhje me ofrimin e shërbimeve për përdoruesit përfundimtarë, siç është specifikuar në kontratë
    • “Risku i kërkesës” që mbulon ndryshueshmërine e kërkesës (më e lartë apo më e ulët nga ajo e pritshme) pavarësisht nga menaxhimi i partnerit privat
slide6

EU legislative frameëork: a focus on steps

  • Fleta e Gjelbërt mbi PPP-të dhe Ligjin Komunitar për Kontratat Publike dhe Konçesionet (2004)
  • Përkufizimi i PPP-ve: mënyra bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve publike dhe sektorit të biznesit që kanë për qëllim qoftë financimin, ndërtimin, rikonstruksionin, menaxhimin apo mirëmbajtjen e një infrastrukture ose ofrimin e një shërbimi
  • Fleta e Gjelbërt trajton tema të ndryshme që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me aspektin e prokurimit publik të PPP-ve, dhe në veçanti:
  • Kuadrin për proçedurat e përzgjedhjes së partnerit privat, dhe, në mënyrë të veçantë, avantazhet në këtë kontekst të proçedurës së dialogut konkurrues e prezantuar në Direktivën e re mbi prokurimin publik;
  • Organizimin e PPP-ve me iniciativën e sektorit privat;
  • Kuadrin kontraktual dhe amendimet e kontratës për kohëzgjatjen e PPP-ve;
  • Nën-kontraktimin
slide7

Kuadri legjislativ i BE-së: një fokus mbi hapat

Komunikimi i BE-së mbi PPP-të dhe Ligji i BE-së mbi Prokurimin Publik dhe Konçesionet (2005)

“PPP-të nuk përbëjnë një zgjidhje mrekullie: për secilin projekt është e nevojshme të vlerësohet nëse partneriteti shton me të vërtetë vlerë për shërbimin specifik apo punët publike në fjalë, krahasuar kjo me opsione të tjera si për shembull arritjen e një kontrate më tradicionale”

Klasifikimi i PPP-ve

  • PPP-të Kontraktuale Akordimi i Konçesionit
  • PPP-të Institucionale Thememelimin e një sipërmarrjeje të përbashkët ndërmjet një partneri publik dhe atij privat për të ofruar shërbime publike

“Konsultimi (p.sh. Fleta e Gjelbërt)tregoi kërkesën për një mjedis ligjor të qëndrueshëm, konsistent për akordimin e një konçesioni në nivel BE-je, veçanërisht për të ulur kostot e transaksionit (duke ulur riskun ligjor) dhe në mënyrë më të përgjithshme për të rritur konkurrencën”

Masat vijuese (follow-up) në fushën e PPP-ve

slide8

Kuadri legjislativ i BE-së: një fokus mbi hapat

  • Rezoluta e Parlamentit të BE-së mbi PPP-të dhe ligjin e BE-së mbi Prokurimin Publik dhe Konçesionet (2006)
  • “Thirrje ndaj Komisionit për të shqyrtuar seriozisht interesat e vetëqeverisjes rajonale dhe për të përfshirë përfaqësues rajonalë si edhe interesat lokale në hartimin e rregullave në të ardhmen”
  • “Kundërshton krijimin e një regjimi të veçantë ligjor për PPP-të por gjykon se ekziston nevoja për iniciativa legjislative në fushat e konçesioneve dhe për qartësimin në lidhje me PPP-të e institucionalizuara (PPPI-të)”
  • “Kundërshton themelimin e një agjencie Europiane për PPP-të, por mirëpret mënyra të tjera të ndarjes së përvojave në lidhje me praktikat më të mira dhe më të këqija, si për shembull krijimin e rrjetit të autoriteteve kombëtare dhe rajonale përgjegjëse për menaxhimin e PPP-ve”
  • Thirje ndaj Komisionit për të qartësuar kushtin e “kompleksitetit ligjor dhe financiar” në të cilin është e mundur të adoptohet një skemë e dialogut konkurrues
  • Gjykon se një përqasje e tërësishme për prokurimin (koncepti i ciklit jetësor) dhe konkurrimi ndërmjet pjesëmarrësve në tender mbi baza novacioni rezulton me përfitime në efektshmëri, kur projektet kryhen në partneritet, ndarja e riskut optimizohet dhe ekzistojnë specifikime funksionale dhe një mekanizëm stimulues pagesash
ndryshimet n kuadrin ligjor p r ppp t 2006
Ndryshimet në kuadrin ligjor për PPP-të - 2006

Dekreti legjislativ no. 163/2006 “Teksti i Konsoliduar për Prokurimet Publike”

Rregullat e reja zbatojnë direktivat e prokurimit të BE-së (17&18/2004) dhe zëvendësojnë direktivat e mëparshme, duke konsoliduar kështu në 257 nene kuadrin ligjor që ka lidhje me punët publike, shërbimet dhe furnizimet qoftë në aktivitetet tradicionale apo në ato speciale

  • NENI 30 Përkufizimi i konçesioneve të shërbimit
  • NENI 58 Dialogu konkurrues. Një proçedurë fleksibël për akordimin e kontratave komplekse nga ana teknike, ligjore, ose financiare e përshtatshme veçanërisht për një skemë PPP-je
  • NENI 61 Akt i veçantë për zhvillimin e infrastrukturës së banimit me skemë PPP-je
  • NENI 142 Konçesioni me iniciativë publike
  • NENI 153 Konçesioni me iniciativë private
ndryshimet n kuadrin ligjor p r ppp t 20061
Ndryshimet në kuadrin ligjor për PPP-të - 2006

Ligji nr. 286/2006 dhe Ligji i Buxhetit 2007 - “Rregullat e reja për Kontratat e Konçesionit të Autostradave”

Këto rregulla përbëjnë një model të vlefshëm për çdo kontratë të mundshme konçesioni:

  • Krijimin e një enti të përkushtuar publik që do të monitorojë dhe kontrollojë detyrimet e konçesionarit përgjatë gjithë konçesionit
  • Marrjen e një sërë masash penalizuese sipas shkallës së shkeljeve deri në anullimin e plotë të konçesionit
  • Nxjerrjen në pah të fitimeve shtesë që kanë lidhje me shfrytëzimin e aktiviteteve dytësore
  • Rikthimin e fitimeve shtesë që nuk janë drejtpërsëdrejti të lidhura me riskun që aktualisht mbartet nga konçesionari
  • Rritje të tarifës të lidhur drejtpërsëdrejti dhe proporcionalisht me investimet e planifikuara dhe ato të kryera aktualisht

Ligji i Buxhetit 2007 – Dhënia me qera (Leasing)

  • Futja në përdorim e Leasing-ut si një mjet i disponueshëm për ndërtimin, blerjen, menaxhimin, ose mirëmbajtjen e një infrastrukture.
ndryshimet n kuadrin ligjor p r ppp t 2007
Ndryshimet në kuadrin ligjor për PPP-të - 2007

Ligji nr. 223/2006 dhe Dekreti i Presidentit të Këshillit të Ministrave 1/31/2007

  • Transferimi i UTFP-së nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financës tek Presidenca e Këshillit të Ministrave duke pasuar kështu transferimin e Komitetit Ndër-Ministror të Planifikimit Financiar (CIPE)
slide14

Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional

Formulimet politike

2000-2003 Dokumenti i Planifikimit Ekonomik dhe Financiar

  • “Përfshirja e sektorit privat në financimin, ndërtimin dhe vënien në shfrytëzim të infrastrukturave dhe në ofrimin e shërbimeve publike është një prioritet për Italinë e Jugut dhe për të gjithë Vendin”. Pranohet se Pjesëmarja e Sektorit Privat (“PSP”) në shërbimet publike sjell projektim, ndërtim dhe aftësi më të mira operacionale, që përmirësojnë cilësinë e shërbimeve për përdoruesit përfundimtarë.”

2001-2004 Dokumenti i Planifikimit Ekonomik dhe Financiar

  • Qeveria pret të financojë 9 miliardë Euro në infrastrukturë të re nëpërmjet fondeve private.
  • Sektori privat pritet të ofrojë financim të borxhit si edhe pjesëmarrje me kapital.

2002-2006 Dokumenti i Planifikimit Ekonomik dhe Financiar

  • Theks i fortë në investimet në infrastrukturë si një prej motorëve kryesorë të zhvillimit ekonomik.
  • Sektori privat pritet të luajë një rol thelbësor në ndërtimin, financimin dhe menaxhimin e infrastrukturave të reja, duke kontribuar kështu 25 miliard Euro për një periudhë pesë vjeçare.
  • Progres i mëtejshëm në proçesin e liberalizimit dhe privatizimit të shërbimeve publike.

2007-2011 Dokumenti i Planifikimit Ekonomik dhe Financiar

  • ”Optimizimi i bashkë-financimit privat dhe rregullimi i tarifave do të mundësojnë kështu përshpejtimin dhe zgjerimin e prioriteteve”

2008-2011 Dokumenti i Planifikimit Ekonomik dhe Financiar

  • “Është e nevojshme – brenda kufijve të burimeve të disponueshme financiare – të krijohet një kuadër rregullator në koordinim me kuadrin rregullator rajonal për vënien në zbatim të programeve strategjike, kryesisht me qëllim rritjen e ofertës për shtëpitë e banimit, për t’u ndërtuar këto jo vetëm me fonde publike por edhe nëpërmjet PPP-ve”
slide15

Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional

  • E frymëzuar nga Task Forca Britanike PFI
  • E themeluar me ligj
  • Konsultime të mëparshme me palët kryesore të interesit
  • Grup prej 15 profesionistësh:

Ekspertizë ligjore, financiare dhe teknike e zgjedhur nga sektori privat edhe nga sektori publik.

Task-Forca – Organizimi

slide16

Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional

Roli Arsimor

  • Promovimi i teknikave të PPP-ve
  • Zhvillimi i Metodologjisë për PPP-të
  • Identifikimi i projekteve PPP që kanë funksionuar për t’i replikuar ato më pas
  • Bazë të dhënash me marrëveshjet e suksesshme PPP

Roli i Asistencës

  • Asistencë në lidhje me PPP-të për administratat qendrore, rajonale dhe lokale
  • Nga identifikimi i projekteve të përshtatshme deri tek vlerësimi i ofertave
  • Aftësi dhe ekspertizë shumë-disiplinare

Roli i “Hartimit të Politikave”

  • Përmirësimi i kuadrit ligjor
  • “Praktikat më të mira” (standardizimi i praktikave dhe i kontratave)

Task-Forca - Misioni

slide17

Përcaktimi i përvojave të suksesshme

Promovimi i një fryme të re në lidhje me PPP-të

Zhvillimi i aftësive PPP të nëpunësve të përkushtuar në çdo nivel qeverisës

Zbatimi

i Kuadrit Rregullator

“10 ÇESHTJE LIGJORE”

PROJEKTE PILOT

“KESHILLI 4P”

RRJETI PPP I TASK FORCES

UDHEZIMET PPP

SKEMA E DIALOGUTKONKURRUES

EUROSTATI

Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional

REZULTATET TONA

slide18

Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional

Përvojat e suksesshme

  • PROJEKTET PILOT që kanë për qëllim të mbështesin promovimin e teknikave të PPP-ve. Ky është një prej aktiviteteve kryesore të UTFP-së dhe zhvillon projekte të përzgjedhura pilot në shkallë kombëtare.
  • UTFP-ja i ka shoqëruar projektet pilot, duke kontribuar dhe dokumentuar përvojën e projektit, duke ndihmuar kështu në zgjidhjen e pyetjeve (ligjore, financiare, etj.), të cilat kanë dalë gjatë proçesit të projektit dhe duke ofruar kështu rezultate për projektet e ardhshme PPP.
  • Projektet e përzgjedhura PPP kanë qenë si më poshtë:
  • Salerno-Rexhio Kalabria (Autostradë);
  • Terminalet Intermodale Roma-Napoli-Milano (Infrastrukturat logjistike);
  • Torino-Lione (Hekurudhë);
  • Quadrilatero Marke-Umbria (Autostradë).
slide19

Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional

Asistenca mbi PPP-të për administratat qendrore, rajonale dhe lokale

  • UTFP-ja ka për qëllim të mbështesë promovimin e teknikave PPP në çdo nivel.
  • Në përputhje me ligjin ajo mbështet administratën “sipas kërkesës” në çdo fazë të proçedurës si më poshtë:
    • Planifikimin tre vjeçar të infrastrukturës
    • Vlerësimin e propozimeve (ligjore, financiare, etj.)
    • Pregatitjen e dokumentacionit për tender
    • Marrëveshjen kontraktuale
    • Zbatimin e kontratës

Ndërmjet Qershorit 2004 dhe Dhjetorit 2006 UTFP-ja ka asistuar 74 administrata publike dhe ka mbështetur 110 projekte. Kërkesat kanë ardhur:

    • 84% nga administratat lokale
    • 9% nga administratat rajonale
    • 7% nga administratat qendrore
    • Më tepër se 330 projekte të asistuara gjatë jetëgjatësisë së UTFP-së që prej vitit 2000
slide20

Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional

Asistenca për infrastrukturën strategjike

slide21

Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional

Fryma e re për PPP-të

Këshilli 4P (Këshilli i Promovimit të Partneriteteve Publike Private) u themelua nga UTFP-ja në vitin 2004.

Organizata përbëhet nga përfaqësues të sektorit publik dhe atij privat. Këshilli dhe UTFP-ja kryejnë studime, publikojnë kokluzione, moderojnë forume për diskutime mbi zhvillimin e teknikave të PPP-ve. Këshilli gjithashtu ofron mbështetje për nëpunësit politikë dhe vendimmarrësit në shqyrtimin dhe krijimin e partneriteteve me sektorin privat.

UDHEZUESI MBI PPP-të është një prej detyrave të veçanta të UTFP-së. Qëllimi i këtyre udhëzimeve është të ndihmojnë në garantimin e suksesit të projekteve të ardhshme PPP.

UTFP-ja harton udhëzime mbi:

* Testimin e PPP-ve

* Analizën e Riskut dhe Klasifikimit të Projektit;

* Pjesëmarrjen Private në Infrastrukturë;

* Krahasuesin e Sektorit Publik (“PSC”)

* Studimet e Fizibilitetit

slide22

Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional

Zhvillimi i aftësive PPP

  • Rrjeti i Task Forcës (“Rrjeti”) u krijua nga UTFP-ja. Rrjeti dhe UTFP-ja hartojnë:
  • Propozime zgjidhjesh për përmirësimin e kushteve të kuadrit PPP;
  • Proçedura dhe mjete uniforme për zbatimin e projekteve PPP;
  • Programe trajnimi për përfaqësuesit e sektorit publik.
slide23

Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional

Zbatimi i kuadrit Rregullator

10 ÇËSHTJE LIGJORE për të përmirësuar pjesëmarrjen e sektorit privat në financimin, ndërtimin dhe vënin në shfrytëzim të infrastrukturës dhe të shërbimeve publike. Ky dokument rekomandon propozime zgjidhjesh me “ligj-të butë” për të hequr barrën më të madhe në kuadrin legjislativ kombëtar si edhe ka për qëllim përdorimin e duhur të skemave PPP.

Një SKEMË DIALOGU KONKURRUES si një mundësi e disponueshme për të përzgjedhur rastin e biznesit nga ana e sektorit publik.

Zbatimin e Vendimit të EUROSTAT-it Nr. 11, Shkurt 2004 mbi trajtimin e kontabilitetit në llogaritë kombëtare të kontratave të ndërmarra nga njësitë qeveritare në kuadrin e PPP-ve.

slide24

Aktiviteti “në terren” i UTFP-së: kuadri institucional

Aktor tjetër publik

Shoqëria për veprim “Cassa Depositi e Prestiti” (CDP S.p.A.) është një kompani me kapital të përbashkët me prejardhje nga transformimi i një sektori publik të themeluar në vitin 1850. Kapitali aksioner i përket 70% Ministrisë Italiane të Ekonomisë dhe Financës dhe 30% fondacioneve bankare Italiane

Misioni i CDP-së është të nxisë kryerjen e investimeve publike, punëve lokale për infrastrukturë publike dhe punë të mëdha publike me interes kombëtar, duke garantuar kthime të investimit për aksionerët e saj ndërkohë që ruan ekuilibrin afatgjatë financiar dhe ekonomik.

Një “fushë biznesi” specifike e CDP-së i është përkushtuar financimit të punimeve, impianteve, rrjeteve dhe pajisjeve për ofrimin e shërbimeve publike. CDP-ja mund të sigurojë fonde nëpërmjet emetimit të letrave me vlerë, borxhit dhe operacioneve të tjera financiare pa garanci Shtetërore. Në mënyrë që të kryejë këto operacione CDP-ja mund të përdorë fonde që vijnë nga hedhja në treg e produkteve specifike financiare

Fondi Italian i Infrastrukturës Sgr

slide26

Një vështrim mbi PPP-të Italiane

  • Rritja konstante e tregut të PPP-ve krahasuar me tregun e infrastrukturës publike 2004 – 2007
    • Viti 2007 tregon një rritje koherente krahasuar me 2006
slide27

Viti 2006

Numri

Vlera

%

%

Faza I - Njoftimi i Informacionit Paraprak (NIP)

474

34.67%

6,257,062,501

39.13%

9.36 %

Faza II – Ftesa për tender

128

3,709,129,895

23.20%

62.33%

NIP Total + tendera me iniciativë private)

602

44.04%

9,966,192,396

Konçesione punimesh me iniciativë publike

263

19.24%

1,953,711,108

12.22%

Konçesione shërbimi

384

28.09%

3,773,836,436

23.60%

PPP të tjera

118

8.63%

295,385,127

1.85%

TOTALI

1,367

100%

15,989,125,067

100%

UTFP-ja në infopieffe.it Të dhënat (Ovbservatori Kombëtar i PPP-ve)

Një vështrim mbi PPP-të Italiane

Struktura e Tregut të PPP-ve - 2006

  • Konçesion punimesh me iniciativë private është proçedura me shtrirje më të madhe qoftë në lidhje me numrin, qoftë në lidhje me vlerat
  • Konçesionet e shërbimeve përbëjnë 23.6% të vlerës totale të tregut të PPP-ve
  • Konçesionet e punimeve me iniciativë publike përbëjnë 12.2% të vlerës totale së tregut të PPP-ve
  • Mënyra të tjera PPP-sh paraqesin vetëm një pjesë tepër të vogël të tregut
slide28

Janar - Gusht 2007

Numri

Vlera

%

%

434

40.45%

9,252,414,966

65.72%

Faza I - Njoftimi i Informacionit Paraprak (NIP)

Faza II – Ftesa për tender

106

9.88%

3,766,361,980

26.75%

Total PIN + tender under private initiative

540

50.33%

13,018,776,946

92.47%

160

14.91%

655,051,436

4.65%

Konçesione punimesh me iniciativë publike

Konçesione shërbimi

310

28.89%

284,532,172

2.02%

PPP të tjera

63

5.87%

120,360,102

0.85%

1,073

100%

14,078,720,656

100%

TOTALI

Semestri II 2007 NIP-et ANAS

Vlera

Value

%

1

Lidhje rrugore nga porti i Ankonës me rrugët kryesore

472,100,000

11.63%

2

Lidhje rrugore San Vittore(A1) – Bojano-Campobasso

1.460,100,000

35.97%

,

3

Lidhje rrugore Catania-Ragusa

1,268,583,843

31.25%

4

Lidhje rrugore Caianello-Benevento

708,378,318

17.45%

5

Impiant Mirëmbajtjeje dhe Menaxhimi për Tunelet e Rajonit të Lombardisë

150,000,000

3.70%

TOTALI

4,059,162,161

100%

Një vështrim mbi PPP-të Italiane

Struktura e Tregut të PPP-ve - 2007

Projektet Kryesore që kanë rritur vlerat NIP në vitin 2007

slide29

Vitet 2004 - 2007

Numri

2004

2005

2006

Jan.-Aug.2007

Konçesionet e Punimeve

- Me iniciativë private- Neni. 153 L.D. 163/06

841

750

602

540

- Me iniciativë publike- Neni. 144 L.D. 163/06

280

183

263

160

Konçesione shërbimi

345

506

384

310

PPP të tjera

181

260

118

63

TOTALI

1,647

1,699

1,367

1,073

Vitet 2004 - 2007

Vlera

2004

2005

2006

Jan.-aug.2007

Konçesionet e Punimeve

8,600,827,804

- Me iniciativë private- Neni. 153 L.D. 163/06

8,373,091,089

9,966,192,396

13,018,776,946

- Me iniciativë publike- Neni. 144 L.D. 163/06

1,299,204,932

1,953,711,108

655,051,436

2,212,337,948

Konçesione shërbimi

2,375,834,680

4,245,291,833

3,773,836,436

284,532,172

PPP të tjera

6,509,390,247

1,817,677,214

295,385,127

120,360,102

TOTALI

18,557,520,948

16,876,134,799

15,989,125,067

14,078,720,656

Një vështrim mbi PPP-të Italiane

Tendencat e PPP-ve 2004-2007

  • Një treg fiziologjikisht në ngadalësim
slide31

Një vështrim mbi PPP-të Italiane

Sektorët sipas Vlerave Mesatare

slide32
Rruga drejt së ardhmes:

Angazhimet e UTFP-së për të ardhmen e afërt

slide33

Rruga drejt së ardhmes

Probleme të përgjithshme për të ardhmen (e afërt) :

  • Zbatojeni metodologjinë e PPP-ve në mënyrë sistematike. Shmangi politikat ndalo-dhe-shko;
  • Plotësoni “ndryshimin kulturor” në Administratën Publike: “Nga pronësia mbi asetet tek ofrimi i shërbimit”;
  • Përmirësoni kompetencat dhe aftësitë teknike (know-how) të Administratës Publike për shqyrtimin dhe vlerësimin e metodologjisë së PPP-ve.
slide34

Rruga drejt së ardhmes

Çështjet ligjore për të ardhmen (e afërt) :

  • Uleni kohëzgjatjen totale dhe kompleksitetin e proçesit të akordimit të çdo PPP-je (nga proçedurë me tre faza në proçedurë me një fazë), duke patur parasysh mundësitë e çështjeve më të fundit të BE-së (p.sh. proçedura e “dialogut konkurrues”);
  • Kini parasysh opsionin për të hartuar një kuadër ligjor të posaçëm për kontratat e PPP-ve.
slide35

Rruga drejt së ardhmes

Çështjet financiare për të ardhmen (e afërt):

  • Rritja e efektshmërisë në shpenzimet publike nëpërmjet reduktimit të pagesave paraprake në favor të pagesave me bazë disponueshmërie;
  • Reduktim i nevojës për grante publike duke prezantuar alternativa të tjera financimi:
    • Fondet e Kapitalit Privat (Fin.OPI, CdP SpA, Fondacionet Bankare, fondet e veçanta – Galaxy -)
    • Pjesëmarrjet e publikut (shih Fondi për Investimet në Kujdesin Shëndetësor të kryera nga Rajoni i Toskanisë, me këshillën e Merrill Lynch)
    • Fonde qarkulluese, me kapital të pjesshwm dhe mezzanine
    • Mjete të reja financiare, në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare dhe të BE-së (p.sh. Instrumenta garancie, financim me kapital i riskut, menaxhuar nga EIB-ja)
  • Në prokurimin e PPP-ve, krijoni lidhje të kontratës së konçesionit me evidencat e mbylljes financiare;
  • Implementoni një treg dytësor në kapitalin PPP/PFI
slide36

Rruga drejt së ardhmes

Çështjet operacionale për të ardhmen (e afërt) :

  • Zbatoni një kontroll të fortë projekti për projektet PPP gjatë fazës së ndërtimit;
  • Kryeni në mënyrë sistematike vlerësim të saktë të riskut dhe të shpërndarjes së tij
  • Nëse është e mundur përfshirje më e madhe e Komisionit të BE-së dhe të EIB-së në PPP (EPEC)
  • Nevoja për të patur një panoramë të qartë të riskut të transferuar tek Qeveria nga operacionet PPP
slide37

KONTAKT

UNITA’ TECNICA FINANZA di PROGETTO

Presidency of the Council of Ministers

Head Office - Via della Mercede, 9 – 00187 Rome, Italy

Tel. +39 06 6779 6394 – Faks. +39 06 6779 6573 – www.utfp.it

Gabriele PASQUINI– Këshilltar Ligjor

Tel. +39 06 6779 6534

Mob. + 39 335 58.58.313

Email: g.pasquini@governo.it