1 / 25

SPOK dhe sëmundjet bashkëshoqëruese më të shpeshta

SPOK dhe sëmundjet bashkëshoqëruese më të shpeshta. SPOK koekziston me sëmundjet tjera të cilat mund të ndikojnë në ecurinë e sëmundjes

rumor
Download Presentation

SPOK dhe sëmundjet bashkëshoqëruese më të shpeshta

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. SPOK dhe sëmundjet bashkëshoqëruese më të shpeshta

  2. SPOK koekziston me sëmundjet tjera të cilat mund të ndikojnë në ecurinë e sëmundjes • Disa nga këto sëmundje zhvillohen pavarësisht nga SPOK-u,ndërsa disa tjera mund të kenë shkatarin e njejtë ose faktorin e rrezikut të njejtë dhe në këtë mënyrë rëndojnë njëra tjetrën

  3. Pa marrë parasysh shoqërimin e SPOK-ut me sëmundje tjera,secila duhet trajtuar veç e veç sepse ato mund të ndikojnë në ecurin e njëra tjetrës • Është e rëndësishme që sëmundjet klinike me shenja klinike të njejta me SPOK-un mos të neglizhohen

  4. Te SPOK-u i ekzacerbuar sëmundjet shoqëruese shpeshë përkeqësohen por edhe shpeshë veshtirë diagnostikohen • p.sh. CMP mund të përkeqësohet te pacientët me SPOK dhe mund të anashkalohet duke mos u trajtuar, • Poashtu Ca bronkiale • depresioni

  5. Sëmundjet shoqëruese më të shpeshta të SPOK-ut janë • SKV • Osteoporoza • Anksioziteti dhe depresioni • Carcinoma pulmonare • Infekcioni • Sy metabolike dhe Diabeti

  6. Sëmundjet shoqëruese KVS më të shpeshta të SPOK-ut janë: • Sëmundjet ishemike të zemrës(SIZ) • Zemra e dekompenzuar(ZD) • Fibrilacioni atrial(FA) • Hipertensioni arterial(HTA)

  7. Sëmundjet ishemike të zemrës(SIZ) Janë sëmundjet më të shpeshta KV që hasen te pacientët me SPOK, por që shpeshë ndodhë që të mos vërehen apo hipodiagnostikohen Trajtimi i SIZ te pacientët me SPOK Bëhet në bazë të udhërrefyesit të zakonshëm për trajtimin e SIZ,njësoj si dhe te rastet pa SPOK. Në disa raste te SIZ për trajtimin e anginës ose IM përdoren beta bllokatorët

  8. Në bazë të një studimi të bërë trajtimi me Beta1- bllokator selektiv konsiderohet mjaft i sigurt. Përfitimet nga ky mjekim janë mjaft të mëdha Trajtimi i SPOK-ut tek pacientët me SIZ Është njësoj si dhe tek pacientët pa SIZ,por beta bllokatorët nuk duhet dhënë pa ndonjë arsye të fortë dhe në doza të larta

  9. 2.Zemra e dekompenzuar (ZD) • Është poashtu mjaft e shpeshtë te pacientët meSPOK. • Vlerësohet se rreth 30% e pacientëve me SPOK stabil do të kenë në një shkallë prezente edhe ZD, dhe te perkeqësimi i SPOK-ut përkeqësohet edhe zemra • Përafërsisht 30% e pacientëve me ZD kanë SPOK dhe SPOK-u shpeshë është shkaktari kryesor për hospitalizim dhe në këto raste vlerat e FEV-1 janë parashikues të mortalitetit • ZD,SPOK-u dhe Asthma bronchialae shpeshë ngatërrohen njëra me tjetrën për shkak të simptomatologjisë së ngjashme(dispnea),prandaj gjatë trajtimit të njërës duhet menduar edhe në sëmundjet tjera me simptomatologji të ngjashme.

  10. Trajtimi i ZD te pacientët me SPOK • Bëhet njësoj si edhe te pacientët pa SPOK. • Trajtimi i ZD me beta1 bllokatorë selektiv,në doza të mjaftueshme luan rol të rëndësishëm në rritjen e mbijetesës tek pacientët me ZD dhe SPOK • Studimet tregojnë se trajtimi i pacientëve me ZD dhe SPOK me Bisoprolol ulë vlerat e FEV1 por pa përkeqësim të simptomave dhe kualitetit të jetës. • Prandaj dhe beta1-bllokatorët selektiv preferohen më tepër se sa beta bllokatorët në ZD me SPOK. • Benefitet e beta1 bllokatorëve selektiv në ZD janë me rrezik shumë më të vogël në trajtimin e pacientëve me SPOK të avancuar

  11. Trajtimi i SPOK-ut te pacientët me ZD • Trajtohen njësoj si te rastet pa zemër të dekompenzuar.Në disa studime observuese është parë një rritje e rrezikut për vdekje dhe hospitalizime më të shpeshta me inhalimin e beta-agonistëve prandaj pacientët me ZD dhe SPOK të avancuar duhet të përcillen më për së afërmi nëse trajtohen me beta-agonist inhalator

  12. Fibrilacioni atrial (FA) • Është aritmi kardiake më e shpeshtë te SPOK-u. • SPOK-u me FA paraqet një sfidë për klinicistin për shkak të dispnesë dhe gjendjes së rëndë të pacientit Trajtimi i FA te pacientët me SPOK • Bëhet njësoj si edhe te FA pa SPOK.Nëse përdoren beta-bllokatorët ,më mirë është të përdoren beta1 bllokatorët selektiv Edhe trajtimi i SPOK-ut me FA bëhet njësoj si dhe SPOK-u pa fibrilacion arterial. • Është vetëm një ndjenjë e klinicistëve se me përdorimin e dozave të larta të beta2 agonistëve është vështirë të kontrollohen të rrahurat e zemrës.

  13. Hipertensioni arterial(HTA) • .Por nëse për trajtim zgjedhen beta bllokatorët atëherë më mirë është të ipen beta1 bllokatorët selektiv HTA është sëmundje përcjellëse mjaft e shpeshtë e SPOKut dhe ka rëndësi të madhë në prognozën e SPOK-ut Trajtimi i HTA te të sëmuret me SPOK bëhet njësoj sikurse trajtimi i HTA tek të sëmurët pa SPOK,poashtu edhe trajtimi i SPOK-ut tek te sëmuret me HTA bëhet njësoj si dhe te pacientet me SPOK pa HTA

  14. Është sëmundje shoqëruese e shpeshtë por fatkeqësisht shpesh e hipodiagnostikuar. Osteoporoza është sëmundje shoqëruese e shpeshtë edhe te Emphysema Osteoporoza

  15. Trajtimi i pacienteve me osteoporoz dhe SPOK si dhe SPOK-ut me osteoporoz bëhet njësoj sikur të ishin sëmundje te ndara, • Gjatë trajtimit duhet zgjedhur medikamentin, sepse psh.trajtimi I SPOK-ut me triamkinolon inhalator është konstatuar se shkakton humbje të masës kockore,gjë që e ka vërtetuar studimi i bërë nga”Lung Health Study”,

  16. ndërsa te të sëmurët e trajtuar me Budesonid inhalator nuk është vërejtur një gjë e tillë-e hulumtuar nga EUROSCOP, • Në hulumtimin e TORCH-it te përdorimi i fluticason propionatit është vërejtur paraqitja e frakturave te këta pacienta por qe nuk ishin aq te shpeshta

  17. Është e sigurt se përdorimi në mënyrë sistemike i kortikosteroideve ,rritë rrezikun për osteoporozë ,prandaj përdorimit të shpeshtë dhe afatgjatë duhet ti shmangemi sa herë që është e mundur

  18. Anksioziteti dhe depresioni • Janë sëmundje të cilat mund të shoqërojnë SPOK-un • Si SPOK-u edhe depresioni janë të shoqëruara me mosaktivitet, • sidomos vërehet të femrat, • duhanpirëset, • me anamnezë pozitive për sëmundje kardiovaskulare dhe me një FEV1 të zvogeluar.

  19. Trajtimi i anksiozitetit dhe depresionit te pacientët me SPOK Trajtohet njësoj sikur edhe te pacientët pa SPOK,e poashtu edhe pacientët me SPOK dhe depresion trajtohen njësoj si dhe pacientët vetëm me SPOK e pa depression Por një gjë duhet bere tek te dyja palët, duhet inkurajuar pacientët për aktivitete fizike më të shumta të cilat kanë efekt të mirë si në SPOK ashtu edhe në depresion

  20. Karcinoma pulmonare • Është një ndër shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve te të sëmurët me SPOK Trajtimi i Ca pulmonare te pacientët me SPOK bëhet njësoj si te pacientët pa SPOK,vetëm se trajtimi i CA pulmonare te pacientët me SPOK shpeshë është më i vështirë ngase SPOK-u vështirëson diagnostikimin dhe trajtimin e mëtejmë të karcinomës pulmonare Edhe trajtimi i SPOK-ut me Ca pulmonare bëhet njësoj si SPOK-u pa Ca pulmonare

  21. Infeksionet • Janë të shpeshta te pacientët me SPOK Trajtimi i infeksionit te pacientët me SPOK • Infeksioni duhet patjetër të trajtohet si çdo infeksion tjetër,por çdo herë duhet pasur kujdes antibiotikun që zgjedhim për përdorim dhe ndërveprimin e atij antibiotiku me terapineë tjeter si psh.Makrolidet të cilat rrisin koncentrimin e teofilinës në serum.

  22. Përdorimi i pakontrolluar i antibiotikeve mund të rritë rezistencën e baktereve gjë që e bënë infeksionin më të rëndë dhe më të veshtirë për trajtim,gjë që bënë që të rëndohet SPOK-u edhe më tepër.

  23. Duhet pasur kujdes që kur të trajtojm infeksionin te pacientët me SPOK të cilët janë nën terapi me kortikoide dhe kanë Pneumoni të shpeshta,atëherë duhet të ndërpriten kortikoidet nga terapia dhe të përcillen se ndoshta kortikoidet janë arsyeja e paraqitjes së pneumonive

  24. Syndroma metabolike dhe Diabeti • Luajnë rol të rëndësishëm në prognozën e SPOK-ut • Prandaj dhe trajtimi i diabetit duhet bërë sipas udhërrëfyesve të zakonshem çdo herë duke pasur kujdes që te format e rënda të SPOK-ut të përcillen dozat dhe vlerat e glikemisë .

  25. JU FALEMINDERIT

More Related