1 / 65

MIR Ë SE VINI!

MIR Ë SE VINI!. Ligji Për Konkurrencën. HYRJE. Hyrje. Hyrje dhe Objektivat T’i shpjegoj ni objektivat e kursit për Ligjin mbi Konkurrencën; Të njiheni me metodologjinë mësimore dhe me kushtet e pjesëmarrjes. Hyrje. Rreth këtij kursi: Objektivat e kursit

rayya
Download Presentation

MIR Ë SE VINI!

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. MIRË SE VINI! Ligji Për Konkurrencën USAID

  2. HYRJE Hyrje

  3. Hyrje • Hyrje dhe Objektivat • T’i shpjegojni objektivat e kursit për Ligjin mbi Konkurrencën; • Të njiheni me metodologjinë mësimore dhe me kushtet e pjesëmarrjes Hyrje

  4. Hyrje • Rreth këtij kursi: • Objektivat e kursit • Të jepni një hyrje për konkurrencën vendore dhe të jashtme dhe për konceptet kryesore të Ligjit Kosovar për Konkurrencën; • T’i numëroni ndalesat themelore dhe përjashtimet nga këto ndalesa; • T’i shtjelloni çështjet rreth Marrëveshjeve Verikale; • Të përkufizoni pozicionin dominues dhe praktikat tjera të kufizuara; • Të përcaktoni se si themelohet Komisioni Kosovar i Konkurrencës, cilat janë funksionet dhe si bëhet organizimi i saj; • T’i përshkruani mjetet juridike dhe masat ndëshkimore; • Të ofroni ide për përmirësimin e ligjit për Konkurrencën Hyrje

  5. Hyrje • Metodologjia • Ushtrime • Diskutime • Simulime • Aktivitete • Materiali • Komente • Shënime • Prezantime • Shembuj praktik Hyrje

  6. Hyrje • Kushtet e Pjesëmarrjes • Diskutime grupore • Punë individuale në detyra • Analiza grupore • Pjesëmarrje në ushtrime Hyrje

  7. Hyrje • Përmbledhje • Keni mësuar: • T’i shpjegojni objektivat e kursit për Ligjin mbi Konkurrencën; • Të njiheni me metodologjinë mësimore dhe me kushtet e pjesëmarrjes Hyrje

  8. MODULI 1 BAZAT E KONKURRENCËS Moduli 1 - Bazat e Konkurrencës

  9. Bazat e Konkurrencës • Hyrje dhe Objektivat • Të përshkruani mënyrën e rregullimit të konkurrencës lojale në BE; • Të shpjegoni mënyrën e rregullimit të konkurrencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; • Të përshkruani qëllimin dhe fushëveprimin e Ligjin për Konkurrencën; dhe • Të përkufizoni konceptet kryesore të Ligjit për Konkurrencën. Moduli 1 - Bazat e Konkurrencës

  10. Bazat e Konkurrencës • Konkurrenca në BE – ligjet rregullojnë • Kartelet • Monopolet • Bashkimet • Ndihmat Shtetërore Moduli 1 - Bazat e Konkurrencës

  11. Bazat e Konkurrencës • Zbatuesi i ligjeve të konkurrencës në BE • Komisioni Evropian • Ka filluar ta decentralizon zbatimin • Gjygjet Kombëtare • Agjencitë për konkurrencë • Politikë e faljes • Nëse tregon, ta falim Moduli 1 - Bazat e Konkurrencës

  12. Bazat e Konkurrencës • Konkurrenca në SHBA • Burimet e Ligjit Federal • Ligji Sherman 1890 • Ligji Clayton 1914 • FTC kundër Motion Picture Advertising Service Company (S.Ct. 1953) • Standard Fashion Co. kundër Magrane-Houston Co. (S.Ct. 1922) • Ligjet Shtetërore Moduli 1 - Bazat e Konkurrencës

  13. Bazat e Konkurrencës • Zbatimi në SHBA • Padi civile nga qeveria federale nëpërmes “Antitrust Division” • Padi penale nga qeveria federale nëpërmes Departamentit të Drejtësisë • Palët private ngrehin padi civile në gjykata federale dhe shtetërore Moduli 1 - Bazat e Konkurrencës

  14. Bazat e Konkurrencës • Gjykata Supreme • qëllimi i ligjeve të konkurrencës nuk është vetëm mbrojtja e konsumatorëve por gjithashtu parandalimi i përdorimit të pushtetit për kontrollimin e tregut Moduli 1 - Bazat e Konkurrencës

  15. Bazat e Konkurrencës • Ushtrim: Praktikat Antikonkurruese • Ushtrim grupor (3 persona) • Rast hipotetik Moduli 1 - Bazat e Konkurrencës

  16. Bazat e Konkurrencës • Pse kemi ligje për konkurrencën? • Mbrojtja e konsumatorit • Stimulimi i biznesit • Pengon çrregullimin e ndarjes së burimeve të shoqërisë për shkak të çmimeve të rregulluara • Ligji ndalon vetëm ato marrëveshje të cilat rrezikojnë të rrisin çmimet në dëm të konsumatorëve ose u mohojnë atyre qasjen në produkte më të reja dhe më të mira Moduli 1 - Bazat e Konkurrencës

  17. Bazat e Konkurrencës • Qëllimi i Ligjit për Konkurrencën • të siguroj zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të tregut në Kosovë duke ndaluar veprimet që e kufizojnë, shtypin ose çrregullojnë konkurrencën Moduli 1 - Bazat e Konkurrencës

  18. Bazat e Konkurrencës • Fushëveprimi • Ligji për Konkurrencën zbatohet për të gjitha ndërmarrjet e angazhuara në aktivitete ekonomike brenda, ose që kanë ndikim ekonomik brenda, Republikës së Kosovës • Terminologjia • E definuar me ligj Moduli 1 - Bazat e Konkurrencës

  19. Bazat e Konkurrencës • Përmbledhje • Keni mësuar të: • Të përshkruani mënyrën e rregullimit të konkurrencës lojale në BE; • Të shpjegoni mënyrën e rregullimit të konkurrencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; • Të përshkruani qëllimin dhe fushëveprimin e Ligjin për Konkurrencën; dhe • Të përkufizoni konceptet kryesore të Ligjit për Konkurrencën. Moduli 1 - Bazat e Konkurrencës

  20. MODULI 2 NDALESAT, LIRIMET DHE PËRJASHTIMET Moduli 2: Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet

  21. Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet • Hyrje dhe Objektivat • Të përshkruani llojet e marrëveshjeve të ndaluara, vendimet e ndaluara të ndërmarrjeve për ushtrimin e praktikave të përbashkëta që rezultojnë në kufizimin e konkurrencës; • Të identifikoni marrëveshjet që janë të liruara nga këto ndalesa; dhe • Të identifikoni marrëveshjet që mund të përjashtohen nga zbatimi i këtyre ndalesave. Moduli 2: Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet

  22. Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet • Ndalesat Themelore • Testi • Veprimtaria ose aranzhimi mund të ndikojë në tregtinë brenda Kosovës • Ka për qëllim ose mund të ndikojë në parandalimin, kufizimin ose çrregullimin e konkurrencës në Kosovë, DHE • Zbatohet ose ka për qëllim të zbatohet në Kosovë Moduli 2: Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet

  23. Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet • Praktikat anti-konkurrente • Caktimi i çmimit të shitjes ose blerjes ose kushtit tjetër tregtar ose afarist në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë • Kufizimi ose kontrollimi i prodhimit, tregut, zhvillimeve teknike ose investimeve • Kufizimi, ndarja ose marrja pjesë në treg ose në një ose më shumë burime të furnizimit; • Zbaton kushte të ndryshme për transaksione të ngjashme me ndërmarrje tjera, duke i vendosur ato në një pozitë të disfavorshme konkurruese • Kushtëzon nënshkrimin e një marrëveshje me pranimin e palës tjetër të disa detyrimeve plotësuese të cilat për nga natyra e tyre, ose sipas praktikave të zakonshme, nuk kanë asnjë lidhje me lëndën e kontratës Moduli 2: Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet

  24. Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet • Marrëveshjet që shkelin ligjin • pavlefshme, nule dhe të pa zbatueshme • Masa penale dhe administrative/civile Moduli 2: Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet

  25. Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet • Ushtrim: Praktikat e Ndaluara • Ushtrim individual • Moduli 2, Faqe 5 Moduli 2: Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet

  26. Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet • Marrëveshjet e Liruara nga ndalesat • Një marrëveshje mes dy ose më shumë ndërmarrjeve, nëse këto ndërmarrje themelojnë ose janë pjesë e një subjekti të vetëm ekonomik, edhe nëse këto ndërmarrje janë subjekte të veçanta juridike. Në veçanti, marrëveshjet mes ndërmarrjes amë dhe degëve (vartësve) të saj, ose ndërmjet dy degëve të një ndërmarrje të vetme nuk u nënshtrohen ndalimeve të Nenit 3.1, nëse degët në fjalë nuk janë të lira që të vendosin orientimin veprimtarive të tyre në treg; • Një marrëveshje për që ka për qëllim bashkimin e dy ndërmarrjeve; me kusht që ky lirim zbatohet vetëm për dispozitat e marrëveshjes për bashkim të cilat ndërlidhen drejtpërdrejtë dhe që janë të nevojshme për realizimin e bashkimit Moduli 2: Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet

  27. Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet • Përjashtimet (KKK) • Përjashtohen nga ndalesa marrëveshjet për: • Zbatimin e Përbashkët të Standardeve dhe Kushtet Afariste; • Specializimin; • Racionalizimin; dhe • Të tjera • Shiqo testet për secilin përjashtim • Moduli 2, faqet 7-8 Moduli 2: Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet

  28. Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet • Kërkesa për Përjashtim • KKK bën përjashtim kur: • Pranon një kërkesë për përjashtim, në përputhje me Nenin 9.2: • Shqyrton kërkesën dhe hulumton çështjet e parashtruara në të; dhe • Vendos se kriteret për dhënien e përjashtimit janë plotësuar Moduli 2: Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet

  29. Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet • Elementet e kërkesës • Emrat dhe adresat e regjistruara të ndërmarrjeve pjesëmarrëse • Emrin, adresën dhe informatat kontaktuese të personit i cili është autorizuar formalisht nga ndërmarrjet pjesëmarrëse për t’i përfaqësuar ato gjatë parashtrimit të kërkesës • Një kopje të marrëveshjes përkatëse; dhe • Një shpjegim të hollësishëm i civil dëshmon se kriteret për dhënien e përjashtimit janë plotësuar Moduli 2: Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet

  30. Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet • Në marrje të vendimit, KKK mund: • Të kërkojë të dhëna shtesë; • Duhet të hetojë çështjet përkatëse plotësisht, si dhe të kërkojë komente nga publiku (konsumatorët dhe palët e prekura); • Nëse kriteret për përjashtimin e marrëveshjes NUK JANË plotësuar, KKK duhet ta refuzojë kërkesën; • Nëse kriteret për përjashtimin e marrëveshjes JANË plotësuar, KKK duhet të nxjerrë një vendim me shkrim për dhënien e përjashtimit • mund të përjashtojë një marrëveshje me kushtëzime dhe/ose detyrime plotësuese • Do të caktojë në vendimin me shkrim një afat kohor për përjashtimin, që nuk i tejkalon tri (3) vite Moduli 2: Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet

  31. Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet • Anulimi i Përjashtimit • Rrethanat të cilat kanë arsyetuar dhënien e përjashtimit kanë ndryshuar në masë të konsiderueshme; • Një ose më shumë ndërmarrje pjesëmarrëse nuk i kanë plotësuar kushtet ose detyrimet e përjashtimit; • Përjashtimi është bërë në bazë të informatave jo të plota ose të pasakta; • Një ose më shumë ndërmarrje pjesëmarrëse kanë shpërdorur pozitën në treg të cilën e kanë fituar si rezultat i përjashtimit, ose • Marrëveshja e përjashtuar është duke u zbatuar në një mënyrë që konsiderohet si shpërdorim i pozitës në treg të fituar si rezultat i përjashtimit Moduli 2: Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet

  32. Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet • Ushtrim: Pyetje dhe Përgjegjje • Punë individuale Moduli 2: Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet

  33. Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet • Përmbledhje • Keni mësuar të: • Të përshkruani llojet e marrëveshjeve të ndaluara, vendimet e ndaluara të ndërmarrjeve për ushtrimin e praktikave të përbashkëta që rezultojnë në kufizimin e konkurrencës; • Të identifikoni marrëveshjet që janë të liruara nga këto ndalesa; dhe • Të identifikoni marrëveshjet që mund të përjashtohen nga zbatimi i këtyre ndalesave. Moduli 2: Ndalesat, Lirimet dhe Përjashtimet

  34. MODULI 4 PRAKTIKAT KUFIZUESE Moduli 4: Praktikat Kufizuese

  35. Praktikat Kufizuese • Hyrje dhe Objektivat • Të përshkruani ndalesën për shpërdorimin e pozitës dominuese; dhe • Të përshkruani dhe analizoni praktikat tjera kufizuese. Moduli 4: Praktikat Kufizuese

  36. Praktikat Kufizuese • Pozita Dominuese • Neni 13 i Ligjit përcakton se “shpërdorimi i pozitës dominuese nga një ose më shumë ndërmarrje është i ndaluar” • Kjo do të thotë se asnjë ndërmarrje, në mënyrë të njëanshme ose në bashkëpunim me ndërmarrje tjera, nuk mund të përdore pozitën dominuese për dëmtimin ose eliminimin e konkurrencës Moduli 4: Praktikat Kufizuese

  37. Praktikat Kufizuese • Konstatimi dhe Dëshmimi i Pozitës Dominuese • Një kompani konsiderohet se ka pozitë dominuese kur shih Moduli 4, faqe 3 • Dy ose më shumë ndërmarrje kanë pozitë dominuese nëse shih Moduli 4, faqe 3 Moduli 4: Praktikat Kufizuese

  38. Praktikat Kufizuese • Konstatimi i Shpërdorimi të Pozitës Dominuese • Nenit 15, gjykata duhet të konstatojë nëse: • Shih Moduli 4, faqe 4 Moduli 4: Praktikat Kufizuese

  39. Praktikat Kufizuese • Ushtrim: Pozita Dominuese • Punim individual Moduli 4: Praktikat Kufizuese

  40. Praktikat Kufizuese • Paktikat Tjera Kufizuese • Ndalimi i Diskriminimit dhe/ose Pengimit të Padrejtë – Neni 16 ndalon veprime: • në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë e pengojnë veprimtarinë e një ndërmarrje tjetër • thjesht e trajton një ndërmarrje ndryshe nga ndërmarrjet tjera pa ndonjë arsyetim • Kjo ndalesë aplikohet edhe për ndërmarrjet e mëdha në të cilat mbështetet ndërmarrjet tjera të vogla ose të mesme që nuk kanë opsione tjera. • Ky nen gjithashtu përcakton se ndërmarrjet ose kompani dominuese nuk mund të përdorin pozitën e tyre dominuese për t’i detyruar palët tjera që t’i japin asaj trajtim preferencial, përveç nëse ka arsye objektive për këtë trajtim preferencial. Moduli 4: Praktikat Kufizuese

  41. Praktikat Kufizuese • Paktikat Tjera Kufizuese (vazhdim) • Ndalimi i Diskriminimit dhe/ose Pengimit të Padrejtë – Neni 16 ndalon veprime: • Ky nen gjithashtu i ndalon ndërmarrjet që kanë pozitë superiore në treg, që ta përdorin forcën e tyre të tregut në raport me konkurruesit e tyre të vegjël dhe të mesëm për t’i penguar këta konkurrentë në mënyrë të padrejtë. • asnjë shoqatë e ndërmarrje, organizatë profesionale ose organizatë e cilësisë nuk mund t’i refuzojë anëtarësimit një ndërmarrje, nëse ky refuzim do ta vendoste ndërmarrjen e rë në pozitë të pafavorshme konkurruese dhe nuk ka arsye objektive për këtë refuzim Moduli 4: Praktikat Kufizuese

  42. Praktikat Kufizuese • Ndalimi i Bojkoteve dhe Praktikave Tjera Kufizuese • Refuzimi i shitjes ose blerjes nga një person, me qëllim të dëmtimit të atij personi • Kërcënimi ose dëmtim i personave tjera, ose nxitja e këtyre personave për shkeljen e këtij ligji • Kërcënimi ose dëmtimi i një personi me qëllim të parandalimit të këtij personi nga paraqitja e një ankese ose zhvillimi i një procedure ankimore para KKK-së ose Gjykatës së Qarkut që ka të bëjë me shkeljen e këtij ligji • Asnjë person nuk duhet të ndërmarrë çfarëdo masash për detyrimin e një personi tjetër që (i) të pranojë një marrëveshje ose vendim të përshkruar në dispozitat e Pjesës II të këtij ligji; (ii) të pranojë bashkimin me një ndërmarrje tjetër; ose (iii) të ndërmarrin masa të përbashkëta në treg me qëllim të kufizimit të konkurrencës. Moduli 4: Praktikat Kufizuese

  43. Praktikat Kufizuese • Ndalimi i Rekomandimeve • Neni 18 ndalon • një subjekt nuk mund të rekomandojë shmangien nga një ndalesë e këtij ligji • asnjë ndërmarrje nuk duhet t’u rekomandojë blerësve të mallrave që të kërkojnë ose ofrojnë çmime të caktuara gjatë rishitjes palëve të treta, për përdorimin e metodave të caktuara të vendosjes së çmimeve, ose ruajtjes së çmimeve të caktuara maksimale ose minimale Moduli 4: Praktikat Kufizuese

  44. Praktikat Kufizuese • Moszbatimi i Nenit 18 • Neni 19.1 përcakton se ndalesa e përshkruar në Nenin 18.2 (e përshkruar më sipër) nuk aplikohet për rekomandimet e pa detyrueshme të një ndërmarrje për rishitjen e produkteve të saj të markës të cilat kanë konkurrencë të konsiderueshme nga mallrat tjera e prodhuesve tjerë sa i përket çmimit, dhe këto rekomandime: • shprehimisht përcaktohen si të pa detyrueshme, përcaktojë një çmim specifik, dhe asnjë presion nuk ushtrohet për të detyruar zbatimin e këtyre rekomandimeve; dhe • bëhen duke parashikuar se çmimi i rekomanduar do të korrespondojë me çmimet të cilat ka të ngjarë se do të caktohen nga shumica e pranuesve të rekomandimit. • Produketet e markës = janë produkte (i) furnizimi i të cilave me cilësi të njëjtë ose të përmirësuar garantohet nga ndërmarrja e cila rekomandon çmimin, dhe (ii) të cilat karakterizohen nga një markë (simbol, markë tregtare ose fjalë) e cila dëshmon prejardhjen, furnizuesin ose prodhuesin e atij produkti, markë kjo e cila vendoset në (a) vetë produktin, (b) në paketimin e produktit të dedikuar për konsumatorin, ose (c) në kontejnerët në të cilët produkti u shitet konsumatorëve. (Shih Nenin 19.2) Moduli 4: Praktikat Kufizuese

  45. Praktikat Kufizuese • Konkluzion për Ndalesat • Kanë për qëllim sigurimin e një tregu konkurrues, me shpresë për krijimin e një mjedisi të sigurt ekonomik për konsumatorët • praktikat anti-konkurruese të cilat nuk janë identifikuar dhe rregulluar në këtë ligj duhet të identifikohen nga komuniteti i biznesit, komuniteti ligjor dhe akademikët, në mënyrë që Ligji për Konkurrencën të azhurnohet rregullisht Moduli 4: Praktikat Kufizuese

  46. Praktikat Kufizuese • Ushtrim: Ndalesat në Praktikë • Ushtrim grupor – 3 persona • 2 artikuj të vërtetë nga Kosova Moduli 4: Praktikat Kufizuese

  47. Praktikat Kufizuese • Përmbledhje • Keni mësuar: • Të përshkruani ndalesën për shpërdorimin e pozitës dominuese; dhe • Të përshkruani dhe analizoni praktikat tjera kufizuese Moduli 4: Praktikat Kufizuese

  48. MODULI 5 KOMISIONI KOSOVAR I KONKURRENCËS Moduli 5: Komisioni Kosovar i Konkurrencës

  49. Komisioni Kosovar i Konkurrencës • Hyrje dhe Objektivat • Të shpjegoni themelimin e Komisionit Kosovar të Konkurrencës; • Të përshkruani funksionet e Komisionit Kosovar të Konkurrencës; • Të shpjegoni strukturën organizative të Komisionit Kosovar të Konkurrencës; • Të përshkruani mënyrën e mbledhjes së informatave nga Komisioni Kosovar i Konkurrencës; dhe • Të shpjegoni çështjet që kanë të bëjnë me kërkimin dhe marrjen e dokumenteve dhe provave. Moduli 5: Komisioni Kosovar i Konkurrencës

  50. Komisioni Kosovar i Konkurrencës • Themelimi i KKK • është themeluar me Nenin 20 të Ligjit për Konkurrencën. Baza ligjore për themelimin e KKK-së ka ekzistuar në Kreun 11.2 të Rregullores së UNMIK-ut 2001/9, e cila përcakton se: “Organet dhe zyrat e përcaktuara më lart dhe organet e zyrat e tjera të pavarura që mund të vendosen me ligj, kanë autorizimet, detyrimet dhe përbërjen e përcaktuar me instrumentet ligjore prej të cilave ato janë themeluar.” • KKK ka “përgjegjësinë dhe autoritetin për zbatimin e këtij ligji dhe promovimin e konkurrencës ndërmjet ndërmarrjeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve në Kosovë.” Moduli 5: Komisioni Kosovar i Konkurrencës

More Related