slide1 n.
Download
Skip this Video
Loading SlideShow in 5 Seconds..
Prishtinë, Tetor 2013 PowerPoint Presentation
Download Presentation
Prishtinë, Tetor 2013

Loading in 2 Seconds...

play fullscreen
1 / 10

Prishtinë, Tetor 2013 - PowerPoint PPT Presentation


  • 126 Views
  • Uploaded on

lËNDA : e dREJTA ROMAKE E drejta Statusore PUNOI: Fatmire Mani. Prishtinë, Tetor 2013. NOCIONI I TË DREJTËS STATUSORE

loader
I am the owner, or an agent authorized to act on behalf of the owner, of the copyrighted work described.
capcha
Download Presentation

PowerPoint Slideshow about 'Prishtinë, Tetor 2013' - pooky


Download Now An Image/Link below is provided (as is) to download presentation

Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author.While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server.


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - E N D - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Presentation Transcript
slide1

lËNDA: e dREJTA ROMAKE

E drejta Statusore

PUNOI:

Fatmire Mani

Prishtinë, Tetor 2013

e drejta statusore

NOCIONI I TË DREJTËS STATUSORE

E drejta personale, është ndarë në dy grupe themelore në veprat e juristëve romakë: në rregulla juridike që rregullojnë çështjet e zotësisë juridike dhe të veprimit të subjekteve të drejtësisë si pjesëmarrës në jetën publike dhe private të Romës dhe që zhvillohet jashtë kuadrit të familjes dhe në rregulla juridike që rregullojnë pozitën juridike të personave të ndryshme brenda familjes romake.

E DREJTA STATUSORE
slide3

E tërë e drejta personale ndahet në:

  • Të drejtën Statusore, dhe
  • Të drejtën familjare.

E drejta statusore është një përmbledhje rregullash juridike me të cilat rregullohej pozita juridike (statusi) i personave të ndryshëm ose e kategorive të tëra të banorëve të shtetit romak si pjesëmarrës në jetën publike dhe private të Romës, me fjalë të tjera, e drejta statusore paraqet përmbledhjen e rregullave juridike me të cilat rregullohen çështjet mbi zotësinë juridike dhe të veprimit të subjekteve të drejtësisë

m nyra se si fitohej statusi i qytetarit

Statusi i qytetarit romak fitohej ose me të lindur (jus sanguis) ose me natyralizim (naturalisatio).

Të drejtën e jetës dhe të statusit të qytetarit romak e fitonin bile në çastin e lindjes fëmijët e martesës së qytetarit romak me qytetaren romake, fëmijët jolegjitim të qytetares romake, si dhe fëmijët e lindur të gruas, e cila në momentin e lindjes gjendej në skllavëri, dhe gjatë kohës sa ishte shtatzënë gëzonte të drejtat qytetare bile pak kohë (favor libertastis).

Zotësia juridike e fëmijës së lindur niste në momentin e përfundimit të lindjes, apo në momentin kur fëmija ndahej nga zorra e kërthizës (partus perfectus).

Mënyra se si fitohej statusi i qytetarit
slide5

Që të gëzonte zotësi juridike të qytetarit romak, fëmija i ndarë nga zorra e kërthizës, duhej të ishte e gjallë. Në të drejtën klasike kishte mospajtime midis sabianëve dhe prokuleanëve se a do të trajtohej si i gjallë fëmija që kishte dhënë çfarëdo shenje të jetës apo vetëm ai që pas lindjes kishte qarë.

Dominoi mendimi i sabianëve se është e mjaftueshme çfarëdo shenje e jetës. Zotësinë juridike nuk mund ta kishte fëmija që s’kishte lindur. Për fëmijë e palindur që u kishte vdekur ati pasi kish zënë fëmija dhe para gjestacionit të kryer, rrallë herë merrej në konsiderim rregulla: infans conceptus pro jam nato habetur, quotiens de commodis ejus agitur.

slide6

Në bazë të rregullës së përmendur, për trashëgimtarët akoma të palindur ruheshin sidomos të drejtat trashëgimore dhe disa të drejta të tjera pronësore dhe kjo nën dy kushte: trashëgimtari duhej të linde i gjallë dhe së largu dhjetë muaj pas vdekjes së atit prezumptiv.

Personat që nuk lindnin si qytetar romak, mund ta fitonin statusin e qytetarit romak nëpërmjet të të ashtuquajturit natyralizëm.

slide7

Natyralizmi mund të ishte privat ose publik.

Natyralizimi privat – i personave të lindur pa status qytetari i lejohej çdo pater familiasi apo shefit të familjes romak me adoptim të personave alieni juris ose nëpërmjet të abrogimit të personave sui juris.

Në të drejtën e lashtë, çdo skllav i liruar nga patroni me manumissio censu, me testamento ose me vindicta, fitonte statusin e qytetarit të Romës.

slide8

Në periodën klasike të drejtën e statusit të qytetarit nuk e gëzonin të gjithë skllevërit e liruar, e bile as skllevërit e liruar në mënyrë formaliste: statusin e qytetarit e fitonin vetëm ata të liruar, me rastin e lirimit të të cilëve respektoheshin dispozitat e ligjit Fufia Caninia dhe Aelia Sentia.

Në të drejtën postklasike mbizotëroi pikëpamja që çdo skllavi të liruar nga patroni - qytetari, duhej t’i njihej e drejta qytetare, pavarësisht nga mënyra e lirimit.

slide9

Natyralizimi publik ose natyralizimi me vendim të organeve shtetërore – mund të ishte ose i rregullt ose i jashtëzakonshëm.

Natyralizimi i rregullt – u lejohej personave që i plotësonin kushtet e parashikuara. Kushtet e parashikuara ishin më të buta për personat në pozita latinësh, dhe pak më të ashpra për personat në pozita peregrinësh.

Natyralizimi i jashtëzakonshëm – u lejohej ose individëve që kishin merita të jashtëzakonshme për Romën ose tërë qytetevedhe disa popujve.