1 / 31

PREZENTIM I RASTEVE

PREZENTIM I RASTEVE. Rehabilitimi i pacientëve me bronkopneumopati kronike obstruktive / Sëmundjeve kronike obstruktive pulmonare në klinikën e p ulmo logjisë - QKUK - Prishtinë. Mentor SFISHTA, F izioterapeut, K linika e p ulmolog jisë, QKUK Prishtinë.

paley
Download Presentation

PREZENTIM I RASTEVE

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. PREZENTIM I RASTEVE Rehabilitimi i pacientëve me bronkopneumopati kronike obstruktive / Sëmundjeve kronike obstruktive pulmonare në klinikën e pulmologjisë -QKUK - Prishtinë Mentor SFISHTA, Fizioterapeut, Klinika e pulmologjisë, QKUK Prishtinë

  2. Këto raste studimi paraqesin studimin e një programi të ushtrimeve fizikale që shkaktojnë ndryshime në forcën muskulare, funksionin motorik dhe gjendjen psikologjike të pacientëve me bronkit kronik obstruktiv në klinikën e pulmologjisë në Prishtinë. Qëllimi i këtij studimi është të përshkruaj rezultatet e programit rehabilitues të pacientëve të rehabilituar gjatë trajtimit në klinikën tonë gjatë periudhës së trajtimit dhe rehabilitimit respirator në klinikë. REZYME Hyrja dhe qëllimi:

  3. Rezultati: përmirësimet janë vërejtur në qëndrueshmërinë dhe forcën e muskujve respirator. Pacientëtpas trajtimit rehabilitues filluan të ecin në distanca më të gjata. Përshkrimi i rasteve: Rastet e studimit të punimit janë pacientë të hospitalizuar, me lodhje të shpejt dhe me vështirësi në ecje.

  4. Hulumtimi tregon se gjatë rehabilitimit pulmonar pacientët do të fitojnë forcë, fleksibilitet dhe qëndrueshmëri të mjaftueshme që t’i kryejnë aktivitetet e përditshme jetësore dhe kërkesat për punë.

  5. Janë grup i sëmundjeve sistemike mushkërore ku atakohen bronket. Njihen edhe si sëmundje mushkërore obstruktive që përfshin bronkitin kronik dhe në stadin më të avancuar emfizemën pulmonare. Gjatë këtij prezantimi do të përdori nocionin bronkit kronik obstruktiv, nocion më i përdorur në sistemin tonë shëndetësore. HYRJE - Bronkopneumopatit kronike obstruktive / Sëmundjet kronike obstruktive pulmonare

  6. Bronkiti kronik obstruktiv karakterizohet me mbyllje progresive të rrugëve aerogjene dhe zbritje jo të kthyeshme të debitit ekspirator. Inflamacioni kronik i indit mushkëror dyshohet të jetë edhe shkaktar i disfunsionimit në nivel muskulor. Ky inflamacion në fillim i prek bronket, pastaj rrugët aerogjene më të vogla, vazhdon me hapësirat alveolare duke shkaktuar emfizem. Në fund preken edhe arteriet pulmonare duke shkaktuar hipertension mushkëror.

  7. Këtu është i rëndësishëm jo vetëm trajtimi medikamentoz por edhe rehabilitimi fizik. Për shkak se këta pacient përfundojnë me insuficience respiratore, hendikap dhe komfor të jetës shumë të limituar. Pacientet për këtë studim i përkasin moshës mbi 45 vjeçare, 60 % prej tyre mëshkuj.

  8. Sipas statistikave në 80 % të rasteve me sëmundje kronike obstruktive mushkërore shkaktarë është pirja e duhanit, 20% shkaktarët janë të ndryshëm si: sëmundjet profesionale, ndotja e ambientit, faktorët gjenetik, duhanpirja pasive etj.

  9. REHABILITIMI I PACIENTËVE ME BRONKOPNEUMOPATI KRONIKE OBSTRUKTIVE / SËMUNDJEVE KRONIKE OBSTRUKTIVE PULMONARE Rehabilitimi i pacienteve të kësaj kategorie është pothuaj i njëjtë. - Adaptimi i ushtrimeve në kabinetin e fizioterapisë bëhet në funksion të stadit të sëmundjes. Komponentët e programeve të rehabilitimit pulmonar në vete përmbajnë ushtrime, këshillime për kujdes respirator, edukim dhe mbrojtje psikosociale. Rehabilitimi pulmonar është një vazhdimësi multidimensionale drejtuar personave me sëmundje pulmonare dhe familjeve të tyre, nga një ekip interdisiplinare e specialistëve, me qëllim që të arrijnë dhe të mbajnë nivelin maksimal individual të pavarësisë dhe funksionimit në shoqëri.

  10. Fizioterapia respiratore është tretman shtesë e terapisë medikamentoze, vendin e saj e gjen posaçërisht në fazat e komplikimeve të këtij grupi të sëmundjeve • Fushëveprime kryesore janë: • Trajtohen rastet e hipersekrecionit në fazat akute dhe kronike të sëmundjeve me qëllim të lirimit të bronkeve. • Trajtohen rastet obstruktive dhe pasojat mekanike në rrugët e frymëmarrjes, dhe njëherit pacienti edukohet në zgjedhjen e tipit të frymëmarrjes. • Trajtohen rastet e disfunksoinimit akut në mekaniken ventilatore të jashtme.

  11. Përdoren këto mjete në praktiken e përditshme:

  12. Ndikimi karakteristik i SPOK në sistemin pulmonar është paaftësia e largimit të ajrit nga mushkëritë në mënyrë efektive, e cila në kthim e zvogëlon mundësinë e sistemit respirator të transportojë oksigjenin në mushkëri. Si pasojë e kufizimeve funksionale shkaktohet procesi i invaliditetit. Dëmtimet siç janë: kapaciteti vital i zvogëluar dhe vëllimi ekspirator i sforcuar janë të shoqëruara me tolerancën e zvogëluar për ushtrime, epizode të shpeshta të dispnesë, zvogëlohet distanca dhe shpejtësia e të ecurit dhe eventualisht pamundësi për kryerjen e aktiviteteve të përditshme në shtëpi, në vendin e punës ose që të mbetet pjesëmarrës aktiv në shoqëri.

  13. Qëllimet kryesore të rehabilitimit pulmonar përfshijnë: 1. Përmirësimin e statusit shëndetësor2. Përmirësim të simptomave respiratore3. Përmirësim në tolerancën e aktivitetit ditor4. Përmirësim në statusin nutricional

  14. Rezultatet e rehabilitimit: Përmirësimi i funksionit të muskujve respiratorPërmirësimi i qëndrueshmërisë së pacientit gjatë ecjes dhe ngjitjes së shkallëvePërmirësimi i distancës në të ecur dhe numrit të shkallëve të kaluara në një kohë të caktuar

  15. Programi i rehabilitimitUshtrime për muskujt respirator: Pacienti fillon ushtrimet në kohëzgjatje 5 minuta, tri herë në ditë , njëherë në sallën e kineziterapisë dhe dy herë në shtëpi, duke e rritur kohëzgjatjen e ushtrimeve aq sa e toleron derisa të mbërrin në 15 minuta, në një seancë .Forcimi i ekstremiteteve të poshtme arrihet nëpërmjet programit aerobik, me ushtrime në shiritin lëvizës, ecje në shëtitore, biçikletë stacionare dhe ngjitje shkallëve. Fillimisht pacienti ushtronte në kohëzgjatje 3 minuta ushtrime, 2 minuta pushim dhe kështu vazhdoi duke e rritur kohën e ushtrimeve dhe zvogëluar kohën e pushimit, derisa arriti 6 minuta ushtrime dhe 1 minutë pushim.

  16. Pacient duke e realizuar një pjesë të programit aerobik, ecja në shëtitore.

  17. DiskutimiShumë pacientë me sëmundje të ashpër kronike obstruktive pulmonale kanë diafragmë të rrafshuar nga hiperinflacioni i mushkërive. Para se të fillojë rehabilitimi, pacienti duhet të vlerësohet për aktivitetin ose për nevojat për oksigjen dhe rekomandimet për kujdesin preventiv. Kujdesi preventiv mund të përfshijë ndërprerjen e pirjes së duhanit, shmangia nga irituesit e ambientit, hidratimi adekuat, ushqimi i përshtatshëm dhe kontroll e peshës. Pacientëve me sëmundje të rëndë pulmonare duhet tu jepen testime të nivelit të ulët me ndërprerje të shpeshta në mes të fazave ushtrimore. Si alternativë, mund të shfrytëzohet testi funksional i ecjes për 6, 3 ose vetëm 2 minuta.

  18. EVALUIMI NË NIVEL BOTËROR I SËMUNDJEVE KRONIKE OBSTRUKTIVE PULMUNORETë dhëna epidemiologjike nga OBSH

  19. Literatura 1. Sadowsky S, Hillegass A E, Essentials of Cardiopulmonary Physical Therapy, W.B Saunders Company, first edition, Philadelphia, Pensylvania, 1994 . 2. O’Sullivan B S, Schmitz J T, Physical Rehabilitation, Assessment and Treatment, F.A.Davis Company, fourth edition, Philadelphia, 2001. 3. De Lisa A J, Rehabilitation Medicine, Principles and Practice, J.B.Lippincot Company Philadelphia, 1988. 4. Hertling D, Kessler R, “ Management of Common Muskuloskeletal Disorders” Physical therapy, principles and methods, Lippincott Williams & Wilkins, third edition, Philadelphia, 1996 5. Jevtic M, Fizikalna Medicina i Rehabilitacija, Medicinski Fakultet, Univerzitet u Kragujevcu, Kragujevac, 1999. 6. Pesic H L, Fizicka Aktivnost i Rehabilitacija Srcanih Bolesnika, prvo izdanje, Prosveta, Nis, 1992. 7. Mador MJ, Deniz O, Aggarwal A, Shaffer M, Kufel TJ and Spengler CM. Effect of RespiratoryMuscle Endurance Training in Patient With COPD Undergoing Pulmonary Rehabilitation. American College of Chest Physicians, Chest 2005: 128; 1216-1224 8. Dursunoglu N, Baser S, Moray A, Delen O, Polat B, Ekinci A. Utility of Total Face-mask in a COPD patient: A Case Presentation. Turkish Respiratory Journal 2007; 8(2): 66-68 9. Zainuldin MR, Knoke D, Mackey MG, Luxton N, Alison JA. Prescribing cycle training intensity from the six-minute walk test for patient with COPD. Discipline of Physiotherapy, The University of Sydney, Australia and Department of Physiotherapy, Royal Prince Alfred Hospital, Sydney, Australia. BMC Pulmonary Medicine 2007, 7:9 10. Puhan MA, Schunemann HJ, Frey M, Scharplatz M and Bachmann LM. How should COPD patients exercise during respiratory rehabilitation? Comparison of exercise modalities and intensities to treat skeletal muscle dysfunction. Thorax 2005;60;367-375 11. Currie GP, Douglas JG. ABC of Chronic Obstructive Pulmonary Disease. Non-pharmacological management BMJ volume 332, june 2006. 12. Hill NS. Pulmonary Rehabilitation. Division of Pulmonary, Critical Care and Sleep Medicine, Tufts-New England Medical Centre, Boston, Massachusetts. Proc Am Thorac Soc Vol 3 pp 66-74, 2006. 13. Troosters Th, Casaburi R, Gosselink R and Decramer M. Pulmonary Rehabilitation in COPD. Respiratory Rehabilitation and Respiratory Division, University Hospital, Belgium. Am J Respir Crit Care Med Vol 172, pp 19-38, 2005. 14. Pierson DJ. Translating New Understanding Into Better Care for the Patient With Chronic Obstructive Pulmonary Disease. Conference Summary: Improving Care for COPD Patients. Respiratory Care, January 2004 Vol(1): 99-109. 15. Sin DD, McAlister FA, Paul Man SF, Anthonisen NR. Contemporary Management of Chronic Obstructive Pulmonary Disease. JAMA, November 5, 2003-Vol 290, NO.17

More Related