html5-img
1 / 19

Institucionet më të rëndësishme financiare në shtetet moderne janë: bankat,

Institucionet financiare. Institucionet më të rëndësishme financiare në shtetet moderne janë: bankat, shoqëritë e sigurimeve, fondet pensionale, kooperativat e kursimit – kreditit etj. Në sistemin bankar dallojmë: bankën qendrore dhe bankat afariste (komerciale).

Download Presentation

Institucionet më të rëndësishme financiare në shtetet moderne janë: bankat,

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Institucionetfinanciare Institucionet më të rëndësishme financiare në shtetet moderne janë: • bankat, • shoqëritë e sigurimeve, • fondet pensionale, • kooperativat e kursimit – kreditit etj. Në sistemin bankar dallojmë: • bankën qendrore dhe • bankat afariste (komerciale). Të dyja llojet e bankave marrin pjesë në emisionin e parasë, por në mënyra të ndryshme, sepse funksionet, mundësitë dhe rolet e tyre janë qenësisht të ndryshme. www.valmirnuredini.tk

  2. Banka Afariste • Bankat afariste marrin pjesë në krijimin e parasë depozitare, por brenda kufizimeve dhe rregullave të caktuara nga normat ligjore dhe politika e bankës qendrore. • Bankat afariste janë ndërmjetës financiar që mbledhin (në formë depozitash të kursimit) tepricat momentale të parasë nga qytetarët dhe ndërmarrjet dhe ua huazojnë qytetarëve e ndërmarrjeve të tjera që kanë deficit të parasë. • Bankat afariste realizojnë përfitim si deferencë në mes kamatave aktive (që i arkëtojnë nga huakërkuesit) dhe kamatat pasive (që ua paguajnë kursimtarëve apo pronarëve të depozitës). www.valmirnuredini.tk

  3. Banka Qendrore • Banka qendrore emiton të ashtuquajturën para primare dhe përpiqet të rregullojë sasinë totale të parasë në një vend. • Detyrat kryesore të bankës qendrore zakonisht janë këto: • rregullimi i masës së parasë apo i emisionit të parasë ose tërheqja e parasë nga qarkullimi, gjë që varet nga gjendja e ekonomisë dhe qëllimet e politikës monetare; • rregullimi i kursit devizor, d.m.th. vlerës së jashtme të parasë së vendit dhe tregut të devizave në territorin e brendshëm; • rregullimi i detyrimeve financiare të shtetit ndaj botës së jashtme (evidenca e kredive të subjekteve të huaja, marrja e kredive nga jashtë, kthimi i kredive të jashtme, kontrolli i qarkullimit të pagesave me jashtë etj); • kujdesi për bilancin e pagesave dhe rezervat e devizave; • sigurimi i depozitave në kursim; • kontrolli i ligjshmërisë së punës të bankave afariste dhe ndihma për bankat afariste në zgjidhjen e krizave bankare. www.valmirnuredini.tk

  4. Banka Qendrore • Banka qendrore është institucioni kryesor monetar në një shtet. Ajo ka monopol në emisionin e kartëmonedhave. • Pozita formale-juridike dhe detyrat e bankës qendrore rregullohen me ligje të veçanta. Në shtetet e ndryshme ajo ka emërtime të ndryshme: në ShBA i thonë Sistemi i rezervave federale (Fed), kurse në Kosovë – Banka Qendrore e Kosoves (BQK). • Çdo bankë qendrore është e lidhur ngushtë me shtetin. Në ndarjen e pushtetit në pushtet parlamentar, ekzekutiv dhe gjyqësor, banka qendrore faktikisht përbën llojin e katërt të pushtetit – pushtetin monetar. • Banka qendrore shpesh financion pushtetin ekzekutiv (qeverinë) nëpërmjet blerjes së letrave shtetërore me vlerë ose dhënies së kredive për mbulimin e deficitit në buxhetin e shtetit. Për shkak të rëndësisë dhe specifikës së parasë si mall, banka qendrore zakonisht ka autonomi të caktuar kundrejt pushtetit ekzekutiv (qeverisë). www.valmirnuredini.tk

  5. Oferta e parase dhe relevanca e saj It affects (ka ndikim ne): Interest rates—Norma e interesit Exchange rates –Kursi I kembimit Inflation -- Inflacioni Return on investment –Kthimi I investimeve Output ---BPV Well being -- Mireqenja www.valmirnuredini.tk

  6. Oferta e parase dhe relevanca e saj Politika monetare është një lloj i politikës makroekonomike, të cilën (në emër të shtetit) e krijon dhe e zbaton banka qendrore kur rregullon ofertën e tërësishme të parasë, normat e kamatave, kursin e devizave dhe kushtet e kreditimit. Duke pasur parasysh drejtimin e lëvizjes së masës së parasë (përkatësisht ndryshoret që i përfaqëson oferta agregate e parasë), politika monetare e përshkruar në mënyrë të thjeshtë mund të jetë: • ekspansive (kur masa e parasë rritet me normë më të madhe se norma e rritjes së produktit shoqëror bruto dhe kur çmimi i parasë ulet), • restriktive(shkurtuese) (kur masa e parasë apo oferta e parasë rritet më ngadalë se produkti shoqëror bruto dhe kur çmimi i parasë ngritet) dhe • neutrale (asnjanëse) (kur masa e parasë rritet me normën e cila vërtitet afërsisht në nivel të normës së rritjes së produktit shoqëror bruto). www.valmirnuredini.tk

  7. www.valmirnuredini.tk Oferta e parase dhe relevanca e saj Qëllimet kryesore dhe përfundimtare të politikës monetare zakonisht janë këto: • t’i sigurohet ekonomisë dhe shoqërisë sasia e nevojshme e parasë në qarkullim, • vendosja e baraspeshës monetare, d.m.th. barazisë së ofertës agregate dhe kërkesës agregate të parasë, që siguron stabilitetin e nivelit të përgjithshëm të çmimeve dhe • stabiliteti i parasë së vendit dhe i kursit devizor të tij. Qëllimet indirekte të bankës qendrore janë kontrolli i rezervave bankare të likuiditetit, kontrolli i ofertës totale të parasë dhe kontrolli i normave të kamatave. Banka qendrore, sa herë që dëshiron të arrijë ndonjë qëllim përfundimtar, së pari ndryshon variablet dhe shfrytëzon instrumentet që janë nën mbikëqyrjen e saj (normën e rezervës së detyrueshme, normën e skontos, ofertën e parasë primare etj). Gjithashtu ajo me ndihmën e këtyre instrumenteve dhe qëllimeve të tërthorta nxit zhvillimet dhe proceset në të cilat realizohen qëllimet e saja përfundimtare apo definitive.

  8. The Money Supply Process Në procesin e ndryshimit të sasisë totale të parasë në qarkullim marrin pjesë jo vetëm institucionet monetare, por edhe subjektet e tjera – qytetarët, ndërmarrjet, bankat afariste dhe institucionet jomonetare. Ato hyjnë në këtë proces me qëllime dhe me motive të ndryshme, me fuqi të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme. Rolin kryesor dhe fuqinë më të madhe e ka banka qendrore. www.valmirnuredini.tk

  9. The Fed and the Monetary Base • The Fed can control the money supply by changing the monetary base. • The monetary base is equal to currency in circulation and reserves held by banks. • The Fed’s principal liabilities are currency in circulation and reserves. • The Fed’s principal assets are government securities and discount loans. www.valmirnuredini.tk

  10. Changing the Monetary Base – ndryshimet ne bazen monetare • The Fed changes the monetary base by changing the levels of its assets. • In an open market purchase the Fed buys government bonds and increases the base. • In an open market sale the Fed sells government bonds and decreases the base. • The Fed can also change reserves and the base through changes in discount loans. www.valmirnuredini.tk

  11. Changing the Monetary Base – Ndryshimet ne bazen monetare • Instrumentet kryesore me anën e të cilave banka qendrore e ndryshon banken Qendrore (realizon qëllimet e politikës monetare) janë këto: • Instrumenti i parë dhe aktualisht më i përdorshëm njihet me emërtimin operacionet financiare në treg të hapur (OMO), d.m.th. blerja dhe shitja e letrave shtetërore me vlerë (obligacioneve shtetërore dhe bonove të thesarit), devizave dhe bonove të arkës (që i emiton banka qendrore). Këto operacione janë një nga mënyrat e mundshme të emisionit ose tërheqjes së parasë, pra një “kanal” ose mënyrë e “futjes” së parasë në ekonomi, përkatësisht mënyrë e “nxjerrjes” së parasë nga qarkullimi. Kur banka qendrore shetobligacione shtetërore ose deviza, ajo ua lë ato në dispozicion blerësve, të cilët i japin bankës para të gatshme. E njëjta gjë ndodh në rastin kur banka qendrore i shet bonot e arkës si letra me vlerë jetëshkurtër me afat skadimi deri një vit. Në këtë mënyrë banka qendrore tërheq paranë nga qarkullimi dhe zvogëlon ofertën përmbledhëse të parasë, sepse dëshiron, p.sh., të eliminojë tepricën e ofertës së parasë dhe rrezikun nga inflacioni. www.valmirnuredini.tk

  12. Changing the Monetary Base – Ndryshimet ne bazen monetare • Në operacionin e blerjessë letrave me vlerë ose devizave nga qytetarët, ndëmarrjet apo bankat afariste, banka qendrore kryen emisionin e parasë primare. Në këtë mënyrë ajo e vë paranë në qarkullim me qëllim që, f.v. të shtojë ofertën e parasë, të ulë normat e kamatave, si dhe të rrisë likuiditetin dhe investimet etj. BQK në disa vitet e fundit e shfrytëzon më së shumti shitjen dhe blerjen e devizave si “kanal” i emisionit dhe i tërheqjes së parasë. Kësisoj ajo ndikon edhe në qëndrueshmërinë e kursit valutor, d.m.th. me lëkundjet e tij brenda kornizave të caktuara, që është pranuar si qëllim i rëndësishëm i politikës monetare. Në përdorimin e këtij instrumenti kanë rëndësi të veçantë gjendja dhe lëvizja e rezervave devizore në bankën qendrore. • Madhësia e rezervave të devizave përcakton mundësinë e bankës qendrore për të intervenuar në tregun devizor. Në luhatjet e ofertës dhe kërkesës së devizave e kursit valutor, në situatat e caktuara ajo mund të shtojë ose të pakësojë ofertën e devizave dhe “ të ruajë” ose “të mbrojë” kursin valutor në nivel të caktuar. Zvogëlimi aktivit të brendshëm neto, pra plasmanit të kreditit në ekonominë e vendit dhe emisionit të parasë në vazhdë të mbulesës devizore, ndikon në uljen e likuiditetit të ndërmarrjeve vendëse dhe në rritjen e varësisë së tyre nga sektori bankar. www.valmirnuredini.tk

  13. The Effect of Open Market Operations www.valmirnuredini.tk

  14. Changing the Monetary Base – Ndryshimet ne bazen monetare 2. Instrumenti i dytë është norma e diskontos ose skontos. Kjo është një lloj e normës së kamatës, me të cilën banka qendrore u jep kredi bankave afariste dhe kryen skontimin e kambialeve e të letrave të tjera me vlerë. Banka qendrore e ul normën e diskontos kur dëshiron të shtojë ofertën e parasë në formë të kredive me qëllim që, f.v., të mënjanojë jolikuiditetin ose të shtojë investimet dhe prodhimin. Rritja e normës së skontos shkakton efekte të kundërta: zvogëlimin e ofertës agregate të parasë, rritjen e normave të kamatave në treg dhe zvogëlimin e investimeve. Normën e diskontos mund ta shqyrtojmë si çmim specifik të përdorimit të parasë primare, që banka qendrore ua jep (në formë kredie) bankave afariste. Në tregun e rregulluar financiar norma e skontos duhet të ndikojë në ecurinë e normave të kamatave në treg. Norma e skontos në BPK sot ka rëndësi të vogël, sepse është lënë pasdore “kanali” i krijimit të parasë me ndihmën e kredive që u jepen bankave afariste. Për këtë arsye norma e kamatës në treg për kreditë në kuna dhe normat mesatare të kamatës në tregun e parasë shpeshherë janë më të mëdha se normat e skontos. Kjo situatë tregon se gjendja e tregut financiar nuk është e shëndetshme. www.valmirnuredini.tk

  15. The Effect of Discount Loans www.valmirnuredini.tk

  16. Changing the Monetary Base – Ndryshimet ne bazen monetare 3. Istrumenti i tretë është norma e rezervës së detyrueshme të likuiditetit/r/. Ajo përbën përqindjen e parasë apo të depozitës, të cilën depozituesit (qytetarë, ndërmarrje etj) e kanë depozituar në bankën afariste, e cila këtë para apo depozitë e mban me vete ose në llogari të bankës qendrore për të siguruar likuiditetin e vet. Banka qendrore e rrit normën e rezervës së detyrueshme sa herë që dëshiron të zvogëlojë tepricën e rezervës së likuiditetit (në bankat afariste) dhe kreditë që jepen nga këto teprica. Në këtë mënyrë zvogëlohen multiplikatori monetar (m.m.), paraja depozitë dhe oferta e përgjithshme e parasë. Kjo masë e pushtetit monetar zakonisht përdoret si instrument i politikës restriktive monetare, me të cilën eliminohen tepricat e ofertës në tregun e parasë dhe rreziku nga inflacioni. • Zvogëlimi i normës së rezervës së detyrueshme shkakton efekte të kundërta: rriten tepricat e rezervës së likuiditetit në bankat afariste, shtohen kreditë, multiplikatori monetar dhe oferta e tërësishme e parasë depozitë. Kjo shkakton zvogëlimin e normave të kamatave në treg, rritjen e kërkesës për kredi, rritjen e investimeve dhe të likuiditetit të ndërmarrjes. Këtë masë pushteti monetar zakonisht e shfrytëzon si pjesë të politikës ekspansive monetare, me të cilën përpiqet të mënjanojë deficitin e ofertës grumbulluese të parasë, recesionin dhe jolekuditetin në sistemin ekonomik. www.valmirnuredini.tk

  17. Money Multiplier -- Multiplikatori Monetar • Multiplikatori monetar është baras me vlerën reciproke të normës së rezervës së detyrueshme, d.m.th. m.m = 1/r mund ta llogaritim edhe në tjetër mënyrë, d.m.th. si raport në mes shumës së depozitave të krijuara rishtaz, përkatësisht masës së parasë në kuptim të ngushtë (M1) nga një anë dhe parasë primare (bazës monetare) – BM ose M0) ose depozitës fillestare (DF), në anën tjetër. Pra, multiplikatori monetar është numri që tregon sa herë mund të rritet maksimalisht sasia e parasë së depozituar në sistemin bankar (d.m.th. masa e parasë), nëse paraja primare (emituar nga banka qendrore) ose depozita fillestare e vënë në bankat afariste nga kursimtarët, rritet në një njësi monetare. Mund ta shkruajmë: • D = Depozitat • R = reservat, dhe • R/D = required reserve ratio (raporti I rezervave te obliguara). • 100,000=100,000(1/0.1)=1,000,000 www.valmirnuredini.tk

  18. Money Multiplier -- Multiplikatori Monetar • Në qoftë se, p.sh., norma e rezervës së detyrueshme është /r/ = 1/10, kurse norma e tepricës së rezervës /s/ - 9/10, atëherë sistemi bankar nga depozita fillestare prej 1000 euro mund të krijojë depozita të reja (DR) që janë dhjetë herë më të mëdha se depozitat fillestare. Procesi i shumimit të depozitave matematikisht mund të paraqitet si varg konvergjent gjeometrik i zvogëlueshëm që ka si bazë normën e tepricës së rezervave dhe kufirin e të cilit e tregon shuma maksimale e depozitave të reja, e cila në shembullin e përmendur është: DR = 1000 + 900 + 810 + 729 +... = 1000 x Ç1 + 9/10 + (9/10)2 + (9/10)3 + ... + (9/10)nW = 1000 x Ç1/(1-9/10)W= 1000 x (1/0,1) = 10.000. • Rritja e normës së rezervës së detyrueshme dhe shtimi vullnetar i rezervave mbi nivelin e caktuar, zvogëlojnë mundësinë e rritjes së ofertës së parasë (masës monetare). Rënia e normës së rezervave të detyrueshme dhe rritja e tepricave të rezervave shton mundësinë e zgjerimit të kredive dhe masës së parasë. Ekspansioni i ofertës së parasë ndodh në pajtim me madhësinë e multiplikatorit monetar (m.m.). www.valmirnuredini.tk

  19. Money Multiplier Multiple Deposit Creation • Crucial assumptions: • loans are not kept as currency (re-deposited), • banks do not hold excess reserves at all www.valmirnuredini.tk

More Related