1 / 27

Tema:

Tema: 1. Dita e Kijametit pa dyshim do të vijë 2. Shenjat më të rendesishme të vogla të Kijametit 3. Shenjat e mëdha të Kijametit 4. Emrat e Ditës së Kijametit 5. Fundi i kësaj bote Dita e Kijametit. Dita e Kijametit pa dyshim do të vijë.

mandell
Download Presentation

Tema:

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Tema: 1. Dita e Kijametit pa dyshim do të vijë 2. Shenjat më të rendesishme të vogla të Kijametit 3. Shenjat e mëdha të Kijametit 4. Emrat e Ditës së Kijametit 5. Fundi i kësaj bote Dita e Kijametit

  2. Dita e Kijametit pa dyshim do të vijë Besimi në ditën e Kijametit është prej bazave themelore të fesë së All-llahut dhe refuzimi i saj do të thotë refuzim i fesë në përgjthësi. Pothuajse nuk ekziston asnjë faqe e Kur’anit e cila nuk e sinjalizon apo nuk e përmend këtë Ditë të madhe . Ky përkujtim i shpeshtë i kësaj dite në Kur’an , rrjedh nga ajo se njerëzit e harrojnë atë Ditë si shkak i problemeve të tyre ditore të shumta. Gjithashtu , All-llahu i Lartësuar dëshiroi të na përqëndrojë vemendjen në këtë Ditë shumë të madhe dhe definitive për njerëzimin, andaj edhe i frikëson robërit e Tij me atë Ditë…

  3. “O ju njerëz! Ruajuni Zotit tuaj, se njëmend , dridhja e Kijametit është një gjë shumë e madhe . Atë ditë, kur ta shihni ju atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjini dhe secila shtatzënë e hedhë barrën e vet , dhe t’i i sheh njerëzit të dehur mirëpo ata nuk janë të dehur por dënimi i All-llahut është i ashpër”. (El-Haxh:1-2) “Nëse ju mohoni, atëherë si do t’i mbroheni Ditës kur fëmijët do t’i bëjë(trishtimi i asaj dite) pleq?! Atë ditë qielli do të qahet dhe premtimi i Tij veqmë është realizuar”. (El-Muzzemmil:17-18)…

  4. Se kjo ditë është shumë me rëndësi, argumenton fakti se All-llahu i Lartësuar shumëherë e bashkangjiti besimin e saj me besimin e All-llahut, sepse nuk mund të mendohet besimi në All-llahun e të mos besohet Dita e Tij e Gjykimit.Shpeshherë Kur’ani për këtë ditë flet sikurse ajo tashmë ka ndodhur , dhe dëshiron t’i tregojë njerëzimit se sa do që ju bini në konflikt dhe dyshim rreth saj, ajo për Mua tashmë ka marrë fund , por ju nuk besoni.Gjithashtu , All-llahu i Lartësuar paraqiti një numër të madh argumentesh logjike , konkrete e shkencore se kjo ditë do të realizohet . Mjafton qe njeriu të njihet me mendimet e hulumtuesve shkencorë e te bindet se ajo katastrofë (Dita e Kijametit) do të ndodhë dhe ne që më parë cekëm disa nga ato mendime. Ne këtu kemi për qëllim paraqitjen e thënieve dhe të paralajmërimeve të Muhamedit a.s. dhe të ndodhive e shenjave që paraqiten para asaj dite. Realizimi i atyre paralajmërimeve dje , sot dhe nesër , argumenton dy gjëra: SE AJ QË PARALAJMROJ ËSHTË I DERGUAR DHE SE AJO QË PARALAJMROHET, GJITHSESI DO TË VIJË .Paralajmërimet të cilat i theksoi Muhamedi a.s. dijetarët Islamë i ndanë në dy grupe kryesore : Shenjat e vogla dhe shenjat e mëdha .Shenjat e vogla gjithashtu ndahen në dy pjesë : Ato që kanë ndodhur dhe ato që do të ndodhin , disa shenja të vogla që kanë ndodhur njëherë , ndërkohë mund të përsëriten , e disa nga ato nuk përsëriten por ndodhin vetëm një herë.Shenjat e mëdha ndodhin vetëm një herë , dhe atë vetëm para Kijametit.Askush pos All-llahut nuk e di Ditën e ndodhjes së Kijametit…

  5.  Në këtë artikull do të përmendim shenjat e vogla më të rëndësishme ,nuk do të japim ndonjë koment të veqantë vetëm aty ku është e patjetërsushme dhe për secilen shenjë të përmendur do të përmëndim edhe hadithin autentik më të cilin vërtetohet  se këto shenja janë 100 % të vërteta .Qellimi i kësaj teme është pershkrimi i disa shenjave të vogla të Kijametit në menyrë qe njerëzit ta shohin dhe ta kuptojnë se jetojnë të kaluaren të tashmen dhe të ardhmen.  Muhammedi s.a.v.s. tha: “NJERËZIT JANË NË GJUMË, KUR TE VDESIN - ZGJOHEN”         - Lexoni më vemëndje shenjat më të rëndësishme të vogla të Kijametit, All-llahu ju shperbleft.  1. Kur robëresha të lindë zonjën e saj . Me këtë aludohet në pushtime të shumënumërta islame në të cilat do të këtë shumë robëresha të cilat do të lindin fëmijët  e zotërinjëve të tyre, dhe të cilat, sikurse djemtë e baballarve të tyre, do të lirohen dhe nënshtrohen nënës së tyre e cila është robëreshë. Gjithashtu është  e mundur që me këtë të aludohet  në padëgjueshmërinë e fëmijëve ndaj prinderve, kështu që fëmija do të sillet ndaj nënës së tij sikur ndaj robëreshës. Të dyja  komentime janë realizuar në jetën e përditshme . Shenjat më të rendesishme të vogla të Kijametit

  6. 2. Kur të shohësh të zbathurit, të zhveshurit dhe barinjtë duke u ngritur në pallate.Kuptimi i hadithit “të zbathurit, te zhveshurit dhe barinjtë” ne bazë të një hadithi është pyetur Muhamedi s.a.v.s  se kush janë ata? E ai tha: “ Ata janë beduinet (fshataret)”.Kurse “ngritja në pallate”paralajmron se njerëzit do ti ngrisin shtepitë e tyre, siq është rasti sot me ndertimin e pallateve e ndertesave te larta. 3. Lënia e punëve atyre të cilët nuk janë të denjë për to. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “ Kur  punët  i  lihen atyre të cilët nuk janë të aftë  për  to,  pritne Kijametin”. 4. Zvoglimi  i diturisë dhe përhapja e paditurisë. =>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s.  thotë: “Para Kijametit do të përhapet padituria e do të humb dituria”. 5. Shumë vrasje.=>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotë: “ Para dyerve të  Kijametit  do të ndodhë El-herexhi” e pyetën shoket e q’është El-herexhi? Pejgamberi tha: “Vrasja , nuk them se ju do t’i vritni politeistet, por do të vritni  njëri-tjetrin”. 6.Pirja e verës (alkoolit) dhe emërtimi i saj me emra të ndryshëm.=>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Njerëzit e umetit tim do të pijnë verë ndersa do ta quajnë me emra të ndryshëm”.

  7. 7. Përhapja e amoralitetit (Zinasë). 8. Mëshkujt do të veshin rrobe të mëndafshta. 9. Konsiderimi i instrumenteve muzikore si te lejueshme.=>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotë: “Me siguri në umetin tim do të këtë të cilët do te lejojnë zinanë, mendafshin, verën dhe instrumentet muzikore”. 10. Huazimi i këngëtarve 11. Paraqitja e paturpësisë dhe të folurit e shfrenuar. 12. Ndërprerja e lidhjeve farefisnore. 13. Mashtrimet dhe akuzimi i të pafajshmit. 14. Dhënia e besimit mashtruesit. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Prej shenjave të  Kijametit është paturpësia dhe te folurit e shfrenuar, ndërprerja e lidhjeve farefisnore dhe mosbesimi ndaj të besueshmit dhe besimi ndaj mashtruesit”. 15. Paraqitja e vdekjeve të papritura të njerëzit. => Hadith- Muhamedi s.a.v.s thotë: “Para Kijametit shtohen vdekjet e rastit ( si  p.sh pika në zemër).

  8. 16. Kalimi përskaj xhamie e moskryerja e namazit në to.=>Hadith-Muhamedi.s.a.v.s. thotë: “…Dhe kur të kaloni përskaj xhamive dhe kur të paraqiten vdekjet e papritura”. Pritne Kijametin.  17. Lufta ndërmjet dy ushtrive muslimane, thirrja e të cilëve do të jetë e njëjtë. => Koment : Kjo ka të bëjë me  përleshjen e njohur ndërmjet Aliut dhe Muaviut. 18. Paraqitja e televizionit dhe shkurtimi i kohës . =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Nuk do të vij Dita  e Kijametit para se të hyj në qdo shtëpi një trazirë(fitne)”. Shumë dijëtar e identifikuan këtë me televizionin , sepse është pothuajse e vetmja gjë qe ka hyrë në qdo shtepi dhe rreziku i tij kunder qdo vlere njerezore është i qartë , edhe  pse nga ai ka dobi por sherri është shumë me i madh se sa hajri. Kjo nuk ka te bëjë me vetë televizionin , sepse ai është vetem një gjë e ngurt , por ka te bëjë me programet qe emetohen në te. Sa i perket shkurtimit të kohës - Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Nuk do të ndodh Kijameti para setë shkurtohet koha , një vit në të do të jetë sa një muaj , një muaj sa një javë , një javë sa një orë dhe një orë sa një ndezje e zjarrit…”.  Koment: Shkurtimin e kohës , sipas komentimit të shumë dijetarëve , ka për qellim kalimin e një largësie te madhe për një  kohë te shkurt , siq ndodh në kohën tonë me shpikjen e automjeteve , aeroplaneve etj ,. Prandaj ne ketë menyrë  edhe e përshkroj Muhammedi s.a.v.s.

  9. 19. Shumë tërmete .  => Koment : Seizmologet  Egjiptian pohojnë se toka ka ardhur në gjëndjen e dridhjeve të pandërprera. 20. Paraqitja e shumë çrregullimeve dhe përhapja e së keqes. =>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotë: “Nuk do të vijë Kijameti derisa nuk tërhiqet dituria, përhapen tërmetet, paraqiten çrregullime dhe të shtohen vrasjet”. 21. Bashkimi i popujve kundër muslimanëve sikur një grup i njerëzve kur tubohen rreth enës me ushqim.=> Hadith: Muhamedi s.a.v.s, thotë “Gati janë popujt t’ju rrethojnë ashtu siq rrethohen ngrënësit rreth pjates.” Tha njeri: A pse jemi pak atë ditë? Tha: Ju atë ditë jeni shumë, por jeni sikur shkuma e detit.Do ta nxjerr All-llahu nga zemrat e armiqve tuaj frikën nga ju, dhe do fuse ne zemrat tuaja dobësinë”.Tha njëri: E q’është dobësia?  Pejgamberi tha: “DASHURIA PËR JETË DHE URREJTJA E VDEKJES”. Në një hadith tjeter thuhet: “…dhe urrejtja e luftës në rrugen e All-llahut”.  

  10. 22. Kërkimi i diturisë nga njerëzit e papjekur, të cilët nuk janë të udhëzuar mirë në shkencë. =>Koment : Do të pyeten dhe do të japin përgjigjëje pa njohuri dhe kështu do të lakojnë nga rruga e drejtë edhe të tjerët dhe do t’i çojnë në humbje. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Një prej shenjave të Kijametit  është kërkimi i diturisë nga të papjekurit”. 23. Paraqitja e lakuriqësisë të gratë , kështu që do të mbulojnë një pjes të trupit , ndërsa pjesën tjetër do të zbulojnë, apo do të veshin rrobe të ngushta dhe të tejdukshme . =>Koment : Keshtu që ky veprim do të jet shumë fatal për shumë njerëz pasi që si pasoj e veshjeve të tilla do të shkojnë rrugës se prostitucionit. 24. I marri do të zë vend të nderuar dhe do të kujdeset për punët e interesit të përgjithshëm . =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Para Kijametit do të këtë kohë të mashtrimeve, kur do të akuzohen të besueshmit ndërsa rrenacakut  do t’i bëhët nder. Gjykimin do të sjellë Ruvejda.” Sahabët pyeten:”Kush është Ruvejda ?” I Dërguari u përgjigj: Ai është i marri i cili sjellë vendim për punët e përgjithshme”.

  11. 25. Selami do të jetë vetëm për të njohurin, pra selam do t’i jepet vetëm atij i cili është i njohur .  => Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Një prej parashenjave të Kijametit është që njeriu të përshëndet me selam vetëm atë të cilin e njeh”. =>Koment : Dhe nuk është e preferueshme të ipet Selami më shkurtes siq jan (s.a./- Slm/- Slm Alm/- Selam.etj) të cilat këto përdoren tek muslimanet andaj Selamin jepe si Selam dhe ktheje si Selam, Selamu Alejkum / Alejkum Selam dhe asesi më shkurtesa. 26. Nuk do të ketë kujdes për furnizimin hallall.  =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Do të vijë koha në të cilën njeriu nuk do të këtë kujdes për mallin, nafakën të cilën e ka arritur , a është ne menyrë hallall apo jo”. 27. Përhapja e përgjithshme e gënjeshtrës. 28. Afërsia e çarshive (tregjeve) me çka tregohet në përhapjen e tregtisë.  =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “…Përhapja e gënjeshtrës, shkurtimi i kohës dhe afërsia e çarshive”.

  12. 29. Devetë dhe shtëpit do t’i shfrytëzojnë shejtanët .  =>Koment : Që do të thotë se njeriu do të ngarendë devenë të cilën do ta pasojë tjetra e cila nuk është për t’i grahur e as që do t’i ndihmojë atij që ka nevojë  për të, dhe shejtani do ta ngarendë. Gjithashtu ,njeriu do të blejë një shtëpi jo që ka nevojë për banim dhe me vite do të jetë e zbrazur dhe shejtanët do ta banojnë.=>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Shtëpitë dhe devetë do të jenë të përgaditura për shejtanët”. 30. Garat për ngritjen e xhamive dhe për hijeshin e tyre.=>Hadith- Muhamedi.s.a.v.s. thotë: “Nuk do të vij Kijameti derisa njerëzit nuk garojnë në ndërtimin e xhamive”. 31. Ngjyrosja e kokave me ngjyr të zezë. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Para Kijametit do të paraqitet një popull i cili do të ngjyrosë kokët me ngjyrë të zezë, ata nuk do të ndjejnë as aromën e Xhennetit”. 32. Dëshira e madhe për të parë ëndërr  Muhamedin.s.a.v.s. =>Koment ndërsa kjo do të jetë një kohë e çrregullimeve të përgjithshme dhe largimi prej fesë.=>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Do të vijë koha kur dikush do të dëshirojë të më shohë në ëndërr më shumë se sa që e do pasurinë dhe familjen e tij”.

  13. 33. Përhapja e mosrespektit ndaj njerëzve dhe veprimi shumë i vogël të veprave për ahiret. 34. Përhapja e koprracisë. =>Koment- Kështu që të gjithë do të jenë dorështrënguar në atë që e kanë. Pasaniku do të jëtë koprrac në pasurinë e tij, dijetari në diturin e tij , ndersa prodhuesi ne atë qe e prodhon .=> Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Puna do të zvogëlohet, ndërsa do të shtohet koprracia”. 35. Vrasja e ndërsjellë pa kurfarë shkaku . =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, do  të vijë koha kur vrasësi nuk do të dijë se për çka ka vrarë, ndërsa i vrari për çka është i vrarë”. 36. Pasuria shoqërore do t’i nënshtrohet grabitjes, dhe njerëzit nuk do të ngurrojnë nga plaçkitja  dhe fshehja e asaj pasurie. 37. Humbja e besimit. 38. Pakujdesia e njerëzve ndaj dispozitave të fesë. 39. Nënshtrimi i njeriut ndaj gruas së tij, ndërsa padëgjueshmëria ndaj nënës.

  14. 40. Sjellja e vrazhdë ndaj babait, ndërsa mirësjellja ndaj shokut. 41. Ngritja e zërave në xhami. 42. Prijësi i një populli  të jetë  më i mjeruari , ndërsa më i prishuri në mesin e tyre të jetë me autoritet. 43. Respektimi i njeriut për shkak të frikës nga e keqja e tij, e jo për shkak të meritës dhe fisnikërisë së tij.  =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Kur profiti të ndryshojë, besimi të humbë , zekati sikur dënim, kur njeriu ti nënshtrohet gruas së tij, ndersa i ashper ndaj babait të tij , kur të ngriten zërat në xhami dhe prijësi i popullit të jetë më i mjerueshmi, dhe më autoritativi të jetë më i prishuri, kur njeriu respektohet për shkak të frikës nga e keqja e tij, kur të pihen pije alkoolike  dhe kur të veshet mëndafshi, kur të porositen këngëtare dhe instrumenete muzikore, dhe kur të fundit e këtij umeti t;i mallkojnë ata të mëparshmit.Atëherë njerëzit le të presin një erë te kuqe , deformime ose poshtërime, ngjarje të cilat do të pasojnë njëra tjetrën, ashtu siç mbërthehet ajo që është e varguar në varg kur ajo të ndërpritet”. 44. Policia e kohës se fundit e cila rrah dhe keqtrajton qytetaret. => Hadith-Muhammedi s.a.v.s. thotë: “ Do te ketë në kohen e fundit njerëz që me vete mbajnë kamxhikë të ngjajshem me bishtin e lopes, dalin ata në hidhërimin e All-llahut (ndaj tyre).”

  15. 45. Epërsi do t’i jepet njeriut në prirjen e namazit për shkak të zërit të mirë qoftë ai më pak i ditur dhe më pak i vlefshëm në mesin e njerëzve prezent 46. Blerjen e pozitës, pra ardhjen në pozitë nëpërmjet ryshfetit. 47. Derdhja e madhe gjakut.  =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Ngutuni për vepra të mira para se të ndodhin gjashtë gjëra  sundimi i të marrëve , policia e shumtë, shitja e pushtetit , derdhja shumë e lehtë e gjakut , nderprerja e lidhjeve farefisnore dhe turma e të rinjëve të cilët nga këndimi i Kur’anit  do të mbajn koncerte .Do të zgjedhet njëri prej tyre i cili do t’u këdojnë melodikisht pa marrë parasysh që më së dobëti njeh rregullat e fikhut”. 48. Gruaja të marrë pjesë bashkë me burrin e saj në punët e tregtisë. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Para Kijametit njerëzit do të përshendesin me selam vetëm ata që i njohin , do të përhapet tregtia dhe gruaja do të marrë pjesë në tregti me burrin e saj. 49. Shumësia e shkrimit dhe përhapja e tij . 50. Femija është i pamëshirshëm.

  16. 51. Shiu te jetë i nxehtë. 52. Kërkimi i diturisë jo për shkak të  fesë, por për të fituar pozitë apo pasuri. 53. Paraqitja e automobilëve.  =>Hadith-Kjo është diçka shumë e mahnitshme për të cilën na ka lajmëruar – Muhamedi s.a.v.s. ku ka thënë: “Para fundit të jetës së umetit tim, do të këtë njerëz  të cilët do të voziten ne ulëse komode ngjashëm me ato të shtepisë. Do te vijnë ashtu para derës së xhamisë,ndersa gratë do t’i kenë të zhveshura . 54. Paraqitja e luksit dhe jetës komode në mesin e muslimanëve . =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Kur umeti im të mburret dhe kur t’u shërbejn bijtë e mbretërve persianë dhe bizantinë , e keqja do të sundojë mbi ta të cilët janë të mirë . 55. Do të ngritet mashtrimi, ndersa  ndershmëria do të nënqmohet . =>Koment- Në të vërtetë , do të respektohen e nderohen mëkatarët ,ndërsa nënçmohen njerëzit bujarë.

  17. 56. Do t’i thuhet njeriut “Sa kokëfortë qe je, i dërmuar dhe mendjelehtë. =>Koment- Në zemrën e tij nuk do të ketë një thërrmi imani. 57. Të dëshiruarit e vdekjes për shkak të sprovave të medha.=>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Nuk do të vijë Kijameti derisa njëriu nuk kalon përskaj varrit të njeriut tjëtër duke thënë : Sikur të isha në vendin e tij!”. 58. Bllokada apo sanksionet e vendosura Irakut , te cilit do ti pamundësohet ushqimi dhe ndihma. 59. Bllokada e Shamit (Palestina , Jordani ,Siria). =>Koment- Po ashtu do t’u pamundësohet ushqimi dhe ndihma .Këto dy shenjat e përmëndura më lartë janë gjërat më interesante për të cilat na ka paralajmruar  Muhamedi.a.s. ndërsa do të ndodhin para fundit të ekzistimit të kësaj bote. Bllokada e Irakut, pastaj e Palestinës vërtetojn fjalet e Muhamedit s.a.v.s. =>Hadith- Muhamedi s.a.v.s. thotë: “ Do të vij koha kur banorët e Irakut  nuk do të mund të mbërrijnë as te malli e as të paraja ,” “Prej nga kështu ?”-Pyetëm. Ai na u përgjigj: “Nga të huajt joarabë të cilët do ta bëjnë këtë!” Pastaj tha “Do te vij koha kur banorët e Shamit nuk do të mund të mbërrijnë as te paratë e as te malli.” “Prej nga keshtu”?” –pyetëm? Pejgamberi  tha : “Nga bizantinasit” .

  18. 60. Vdekja e Muhamedit.s.a.v.s. 61. Qlirimi i Kudsit. =>Koment- Kjo ka ndodhë gjatë halifatit te Omerit.r.a. dhe do të ndodh prapë 62. Vdekja masovike nga epidemia e murtajës dhe prej semundjeve tjera ngjitëse. =>Koment- Sikur epidemia e mortajes gjatë kohës se halifatit te Omerit.r.a. në vendin Amvas dhe gjatë luftrave botërore.Vdekja nga epidemit e ndryshme d.m.th që edhe sot jan prezente siq e dim te gjithë. 63. Paraqitja e qmimeve të larta . =>Koment- Njeriut në vend që t’i jepen 100 i jepen 300 euro p.sh. ndersa ai mbetet i pakënaqur . 64. Turbullira e cila do të hyjë në çdo shtëpi arabe dhe jo arabe . =>Siç është televizioni dhe instrumentet muzikore . 65. Armëpushimi dhe marrëveshja që do të vendoset ndërmjet nesh dhe bizantineve (Evropa dhe Amerika).=>Koment-Kjo është shenja e fundit e vogël sepse do të paraqitet menjëherë  pas  betejës së dunit të përgjakshme .

  19. Këtu do të paraqesim shenjat e mëdha te Kijametit pas të cilave Kijameti do të ndodhë shumë shpejt. Këto shenja janë shumë më të nderlikuara dhe më të quditshme se sa shenjat e vogla . Transmeton Muslimi nga Hudhejfe, se ky tha: Erdhi Muhamedi a.s. të ne , derisa ne po përkujtonim njëri tjetrin (këshillonim), e na tha: “Q’jeni duke përkujtuar?” Thamë: Po përkujtojmë Ditën e Kijametit, Tha Ai: “Ai (Kijameti) nuk do të ndodhë para se të shihni dhjet shenja”. E i përmëndi ato: Tymi , Dexhalli, Shtaza , Lindja e Diellit nga perëndimi, Zbritja e Isaut.a.s. , Je’xhuxhet dhe Me’xhuxhet ,  Tri shafitjet e tokës një në lindje , një në perëndim dhe një në Gadishullin Arabik , ndërsa e fundit nga ato është zjarrii që del nga Jemeni i cili i dëbon njerëzit  në vendtubimin e tyre”.    Shenjat e mëdha paraqiten njëra pas tjetrës , mirëpo ne nuk e dim  për radhitjen  konkrete të tyre sepse hadithet nuk cekin diç të prerë për radhitjen e tyre , megjithatë ne po paraqesim një rënditje të shenjave të mëdha të Kijametit sipas mendimit tonë personal , e All-llahu e di më së miri , e ajo renditje është kështu siç do ti shihni ne vijim veq e veq çdo shenjë më hadithe dhe me komentime  për secilen. 1. Shafitja e parë e tokës në lindje 2. Shafitja e dytë e tokës në perëndim 3.Shafitja e tretë e tokës ne Gadishullin Arabik Më parë përmendëm hadithin e Muhamedit a.s. se “Nuk do të ndodhë Kijameti para se të shihnidhjetë shenja, e në mesin e tyre tri shafitje (të tokës) një në lindje , një në perëndim dhe një në Gadishullin Arabik”.   Transmeton Bukajretu se e dëgjoi Muhamedin a.s. duke thënë: “O ju (që jeni të pranishëm) kur të dëgjoni se një ushtri u shafit këtu afër (Medines) Kijameti veq u afrua, atëherë”. Ndoshta kjo është shafitja që do të ndodhë në Gadishullin Arabik. Edhe shafitjet  tjera të tokës , siç kuptohet  nga ky hadith , do të ndodhin në vende të banuara dhe kjo si shkak i mëkateve njerëzore . Këto pra janë tri shafitje të mëdha të tokës, për të cilat njerëzit do të flasin. Shenjat e mëdha të Kijametit

  20. 4. Dalja e Dexhxhallit Dexhxhalli  është trazira dhe sprovimi më i madh në historinë njerëzore. Dexhxhalli është një person çifut , shenjë e Kijametit i verbër në njërin sy , në ballin e tij shkruan kafir (pabesimtarë).Emri  Dexhxhall ka kuptimin genjeshtar i madhë sepse ai është mashtrues i cili do të mashtroi shumë njerëz e që disa to ta pranojnë edhe si zot .Ai do të pretendojë se është zot dhe do të bëjë gjëra të quditshme.Ai nuk lind fëmijë , është shum i shpejtë . Transmetohet në sahihun e Muslimit se Muhamedi a.s. u pyet për shpejtësin e Dexhxhallit në tokë e tha: “Sikurse  shiun që e ndjekin erërat…”  Gjithashtu ai tregoi se Dhexhxhalli do të shkel në të gjitha vendët përveq ne Mekke dhe në Medine . Transmeton Ebu Umame se Muhamedi.a.s. tha: “…dhe nuk mbetet asnjë vend në tokë që nuk do ta shkelë, përveq Mekkes e Medines , kurdo që ai dëshiron të depërtojë nga ndonjë anë e tyre e ndalin atë melaiket (engjujt) me shpata të ndritura”.  Ai do të bashkëpunoj më shejtanët , Transmetoi Ebu Umame se Muhamedi a.s. tha “…dhe nga sprovimet e tij (Dexhxhallit)  është se kur i thotë ndonjë fshatari: Q’ka thua nese unë i ringjallë babain dhe nënën tënde ,, a do të deshmosh se jam zoti yt?! I thotë ai: Po atëherë i paraqitet një shejtan  ne formën e babait e nënës së tij , e thotë : O biri im! Pasoje ate se ai është zoti yt”. Urdhërave të Dexhxhallit i përgjigjen edhe  materiet e ngurta dhe shtazet  dhe po thuaj se çdo gjë sepse ashtu është caktuar për ti sprovuar njerëzit .Vëndi i daljes së Dexhxhallit , transmetoi Termidhiu nga Ebu Bekri r.a. se Muhamedi a.s. tha : “Dexhxhalli do të dalë nga një tokë në lindje , i  thuhet asaj Horasan, (është në lindje të Iranit në kufi më Afganistanin)” , por ai muslimanëve do t’ju paraqitet kur të arrij në një vend mes Irakut dhe Sirisë , siç transmeton Muslimi nga En-Nuvas Ibn Seman se Muhamedi  a.s. tha: “Ai do të dalë (në ballafaqim me muslimanët) në një vend mes Shamit (Sirisë së sotme) dhe Irakut dhe do të bëjë fesad djathtas e majtas , o robër të All-llahut përqëndrohuni”. Pra fesadi i tij kundër muslimanëve fillon nga vendi mes Irakut dhe Sirisë. Të gjithë të derguarit i këshilluan popujt e tyre për Dexhxhallin kështu që edhe Muhamedi s.a.v.s. na ka porositur në shum hadithe që të ruhemi nga sprova e atij të mallkuari dhe mos të bijmë në lajthitje për asnjë moment  kështu që transmetohet Se Muhamedi a.s. e kishte shprehi shumëherë të kërkojë ndihmë prej All-llahut nga sprovat dhe mundimet e Dexhxhallit , gjithashtu ai na ka urdhëruar që ta lexojmë fillimin e sures El-Kehf , e posaqerisht nese e arrijmë kohën e Dexhxhallit sepse kjo e mbron muslimanin nga ai i mallkuar . Dexhxhallin dhe pasuesit e tij do ti mbyt  Isau.a.s. këtë do ta sqarojmë në shenjen e ardhshme .

  21. 5. Zbritja e Isaut.a.s. Do të zbresë Isau a.s. kur muslimanët do t’i kaploi një bela e madhe dhe kur Dexhxhalli do të bëjë fesad nepër tokë  dhe mundohet t’i shkatërroi besimtarët në përgjithësi, atëherë zbret Isau a.s. të minarja e bardhë në lindje të Damaskut , derisa muslimanët janë të rreshtuar për faljen e namazit të sabahut.     Transmeton Evs Ibni Evsi së Muhamedi.a.s. tha: “Zbret Isau a.s. të minarja e bardhë në lindje të Damaskut”. Edhe në ditët tona ekziston kjo minaret e bardhë në lindje të Damaskut. Në një hadith tjetër që e transmeton Ebu Hurejre , thotë Muhamedi.a.s. : “Nuk ka mes meje dhe Isaut a.s. te dërguar dhe ai do të zbresë , e kur ta shihni atë , njihne: njeri mesatar (me gjatësi) anon nga ngjyra e kuqe dhe e bardhë , zbret mes dy qyteteve , duket koka e tij sikur pikon , por ajo nuk është e lagur”. Pra Isau a.s. zbret te minarja e bardhë në lindje të Damaskut derisa muslimanët përgaditen për luftë në kohën e faljes së sabahut e ai zbret dhe falet me ta kurse imami është nga ai grup     Transmetohet nga Xhabiri r.a.  se Muhamedi a.s. tha: Një grup nga ummeti im do të vazhdojë të luftojë për të vërtetën , ashtu të qartë , deri në Ditën e Kijametit.” Po ashtu tha: “Zbret Isau.a.s.  i biri i Merjemes , e i thotë emiri i tyre (muslimanëve): na e fal namazin , por ai i thotë: Jo , ju jeni udhëheqës të njëri-tjëtrit , ky është fisnikërim i All-llahut për këtë ummet”.Isau.a.s. do të gjykoj më Kur’an dhe Sunet dhe do të veproj sipas Kur’anit dhe Sunetit.Isau.a.s. pas zbritjës dhe faljës se namazit niset më ushtrarët muslimanë ne drejtim të Mesxhidul Aksas në Jerusalem , ku Dexhxhalli ka rrethuar një grup të muslimanëve.    Transmeton Ebu Umame se Muhamedi.a.s. tha: “…Kur ai largohet , thotë Isa: Hapeni derën (ku janë të rrethuar muslimanët). E hapin atë dhe prapa saj është Dexhxhalli me 70.000 hebrenje, të gjithë ata me shpata të ngritura dhe me mburoja . kur ta shohë atë (Isaun.a.s.) Dexhxhalli , shkrihet sikurse kripa në ujë dhe lëshohet duke ikur , e kapë atë (Isau.a.s.) te dera lindroe Lud (e Jerusalemit) dhe e vret e  i shaktërron All-llahu çifutët”. Në një hadith tjeter Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre se Muhamedi.a.s. pasi që përmendi namazin e Isaut.a.s. më muslimanët dhe shkuarjen e tij në Jerusalem, tha: “…Kur armiku i All-llahut e sheh atë shkrihet sikurse kripa në ujë , e sikur All-llahu ta lejojë , do të shkrihej në përgjithësi , por All-llahu e vret atë më dorën e tij (Isaut.a.s.) . Atëherë ua tregon gjakun e tij në bajonetën e tij”.Isau.a.s. do të jetoi në tokë dyzet vjet siç transmetohet nga Ebi Hurejre se Muhamedi.a.s. tha: “…Qëndron ai (Isau.a.s.) në tokë dyzet vjet , pastaj vdes dhe ia falin xhenazen e tij muslimanët.  Në disa transmetime thuhet se ai do të martohet dhe do të varroset afer varrit te Ebu Bekrit dhe Muhamedit a.s. , ky varrim pra do të bëhet në Xhamin e Muhamedit a.s. në Medine. Isau.a.s. në tokë do të vendos ligjin Islam (ligjin e All-llahut) , ai do t’i shkatërroi të gjitha fetë dhe nuk pranon asnjë fe tjetër përveq Islamit dhe në  kohën e tij do të mbretëroi bollëku , paqja dhe siguria.

  22. 6. Dalja e Je’Xhuxhëve dhe Me’Xhuxhëve Je’Xhuxhet dhe Me’Xhuxhet  janë dy popuj shumë të mëdhenj dhe me pasardhës të shumtë . Ata janë njerëz  mirëpo ata do të bëjnë çrregullime në tokë dhe do të bëjnë krime të mëdha . Ata janë në një vënd të ngujuar dhe do të dalin nga ai vënd më lejen e All-llahut kur te ju vij koha mirëpo atëherë Dita e Kijametit është shumë afer . Transmetojnë Termidhiu, Ibni Maxhe dhe Imam Ahmedi se Muhamedi a.s. tha: “Je’Xhuxhet dhe Me’Xhuxhet gërmojnë tokën çdo ditë , dhe gati sa e shohin dritën e diellit , thotë i pari i tyre: Kthehuni se do ta gërmojmë nesër , e rikthen All-llahu atë (tokën) më të vështirë se sa ishte , kështu deri sa te vijë koha e tyre dhe dëshiron A;;-llahu që t’i dërgoië tek njerëzit . E gërmojnë atë gati sa e shohin dritën e diellit , thot i pari i tyre : Kthehuni se nesër , InshaAllahu teala , do ta gërmojmë (do ta hapim atë) , kështu që ata veqorizuan (thanë InshaAllahu teala ), e kur kthehen te ai (vendi i gërmimit) e gjejnë sikurse e kishin lënë dje (pas gërmimit). E gërmojnë atë dhe dalin tek njerëzit , e shterrin ujin dhe njerëzit mbyllen në kalatë e tyre…”. Nuk është çudi të jenë ata popuj që ne nuk i kemi parë dhe jan të zbuluar , kur dihet se kjo botë është përplot fshehtësi . Edhe sot e kësaj dite në “Trekëndshin e Bermundeve” nuk është ë qartë se ç’fshihet në të edhe pse ekzistojnë thënie të ndryshme , ai është vëndi ku u zhdukën njerëz, anije dhe aeroplanë , por megjithatë , askush , përpos All-llahut , nuk e di të vërtetën për atë vend . Sidoqoftë , dalja e Je’Xhuxhëve dhe Me’Xhuxhëve është një nga shenjat e mëdha të Kijametit dhe ajo gjithqysh do të realizohet kur të vijë koha.

  23. 7. Tymi Ed-Duhan Nga shenjat e mëdha të Kijametit është tymi i cili do të mbulojë tokën . Thotë All-llahu i lartësuar: “Ti pra prite (vëzhgo) ditën kur qielli sjell një tym të qartë. Ai (tymi) i  mbulon njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm”.  (Duhan:10-11) Ibn Kethiri duke e komentuar këtë ajet tha se kjo shenjë është afër Kijametit dhe përmendi një hadith të transmetuar nga Malik El-Eshariu i cili tha : Tha i Dërguari i All-llahut Muhamedi a.s. “Njëmend , Zoti juaj ju këshillon për tri gjëra : Për tymin i cili besimtarin e kap si flama , kurse pabesimtarin e fryen saqë i del ai nga çdo venddëgjim i tij . E dyta është shtaza kurse e treta Dexhxhalli”. Imam Neveviu thotë se ky tym ua merr shpirtin pabesimtareve , kurse besimtarin e kap si flama. Kjo shenjë do të ndodhë pak para Kijametit. 8. Dalja e Shtazës Kjo shtazë do të paraqitet në fund të kohës. Ajo është një nga mrekullitë e All-llahut dhe do të paraqitet kur të shtohen sherri dhe fesadi. Këtë shtazë All-llahu e përmendi në  Kur’an ku thotë: “ E kur fjala (Ime) u bie (njerëzve), Ne do t’u nxjerrim atyre një shtazë nga toka që do t’u flasë  atyre (njerëzve): se, njëmënd , njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet (dhe Kur’anin) Tona”.   (Neml:82)     Transmetojnë Imam Ahmedi dhe Buhariu nga Ebu Umame se Muhamedi a.s. tha: “Do të dalë shtaza dhe do t’u vë shenja njerëzve në hundët e tyre, dhe jetojnë ata në mesin tuaj , dhe kur njeriu blenë deven pyet. Nga kush e bleve? E thotë: E bleva nga një njeri me shenjë në hundë”. Transmetoi Talha nga Ibni Umeri r.a. në një hadith të gjatë, e tha: E përmendi Muhamedi a.s.  shtazën e tha: “Ajo gjatë tërë kohës ka tri dalje . Njëherë ajo del larg në shkretëtirë dhe ajo nuk përmendet në Mekke , fshehet një kohë të gjat e pastaj del edhe njëherë dhe përmendet ajo ne fshatra dhe në Mekke” Tha Muhamedi a.s. “Pastaj , derisa njerëzit janë ne xhamitë më të mëdha të Zotit e më e ndaluara dhe më fisnikja në mesin e tyre El-Mesxhidul-Haram (Qabja), nuk është larg ata kur ajo fillon të pëllet mes ruknit dhe mekamit (Brenda ne Qabe) e shkund kokën e saj, e njerëzit ikin nga ajo në çdo anë, përveq një grupi të besimtarëvë që e kishin të qartë se nuk mund t’i ikin All-llahut . Ajo fillon me ata dhe ua ndritë fytyrat  e  i  bënë ato skurse ylli ndriçues , pastaj fillon të lëvizë nepër tokë , nuk mund ta ze atë ai që e kërkon dhe nuk  i shpëton asaj ikësi , saqë njeriu lutet në namaz kundër saj e ajo i vjen mbrapa  e  i  thotë: O filan , a tani falesh?! I afrohet  ai asaj e i vë ajo një shenjë në fytyrën e tij , pastaj largohet. Njerëzit bëjnë tregti dhe shoqërohen në qytetet e tyre, njihet besimtari nga jobesimtari , e thonë: O besimtar , ma jep hakkun tim…Kjo shtazë do të paraqitet para ditës së Kijametit dhe do tu vë shenja në hund pabesimtarëve e me pas do të dallohen ata që besuan dhe ata që mohuan .

  24. 9. Lindja e Diellit nga Perëndimi Thotë All-llahu i Lartësuar në Kur’an:“…Në ditën kur vijnë disa shenja  të Zotit  tënd , asnjë njeriu nuk i vlen besimi i tij nese ka besuar më parë ose nuk ka bërë në bësimin e tij kurrfarë të mire”  (En’am:158).  Transmetoi Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. tha: “Ai që pendohet para se të lind Dielli nga Perëndimi , do t’ia falë All-llahu atij , e kur Dielli lind nga Perëndimi mbyllet dera e pendimit”. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre se  Muhamedi a.s.  tha: “Nuk do të vijë Kijameti para se të lind Dielli nga Perëndimi i tij , e kur ai lind dhe njerëzit e shohin atë , besojnë të gjithë, ai është momenti kur askujt besimi nuk i bënë dobi nese nuk ka besuar më parë ose nuk ka fituar asnje të mirë në besimin e tij”.  Transemtohet nga Hudhejfe se tha: E pyeta të Dërguarin e All-llahut, e i thashë: O i Dërguari i All-llahut! Cila është shenja e Lindjes së Diellit nga Perëndimi? Tha: Muhamedi a.s. “Zgjatë ajo natë derisa duket sa dy netë , zgjohen atë natë ata që e kishin shprehi të faleshin dhe veprojnë sikurse vepronin më parë. Yjet nuk duken janë fshehur nga vendet e tyre, pastaj ata bien e zgjohen përsëri për t’u falur , pastaj bien e zgjohen prapë , dhe kështu derisa u lodhet  trupi atyre dhe u duket ajo natë e gjatë. Atëherë , njerëzit fillojnë të frikësohen që nuk gdhinë , e derisa presin lindjen e Diellit nga Lindja e tij kur,  ai lind nga Perëndimi , kur njerëzit ta shohin besojnë (të gjithë) por nuk u bënë dobi besimi i tyre .  Lindja e Diellit nga Perëndimi , siç kuptohet nga këto tektse është realitet e jo siç mendojnë disa se kjo do të thotë se: Perëndimi do të përparojë, kurse Lindja do të mbetet në errësirë etj…Ky është një çrregullim në sistemin diellor apo te tokës që do të ndodhë para Kijametit .All-llahu është për çdo gjë i fuqishëm.Pastaj do të bëhët shkatrrimi i Qabes më lejen e All-llahut nga dora e Etiopianit Dhus-Suvejkatenjit për arsye se çdo gjë do të shkatërrohet e edhe Qabja do të shkatërrohet para Kijametit. Transmetoi Ibni Maxhe nga Hudhejfeja se  Muhamedi a.s. tha: “Do të fshihet Islami (nga mendja e njerëzve) sikurse fshihet stolia e rrobës , saqë nuk do të dihet se çka është agjërimi , namazi , kurbani , sadakaja , dhe do të bartet Kur’ani në një natë dhe nuk do të mbetet në tokë nga ai asnjë ajet, dhe mbesin disa grupe të njerëzve , e plaku i vjetër thotë: I kemi takuar baballarët tanë duke thënë këtë fjalë “La Ilahe Ilallah” dhe ne e themi”.  Në një hadith që transmeton Enes .r.a. se  Muhamedi a.s. thotë: “Nuk do të ndodhë Kijameti derisa në tokë thuhet: All-llah , All-llah”.  Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre se  Muhamedi a.s. tha: “All-llahu do të dërgoi një erë nga Jemeni më të butë se mendafshi , nuk do të lë asnjë që në zemrën e tij ka iman sa pesha e një thërmije pa ia marrë shpirtin”.  Para se të ndodh Kijameti njerëzit që janë ende gjall prej pabesimtarve nënkuptohet i  kthehen adhurimit te idhujve dhe martesave në rrugë sikur shtazët. 10. Zjarri që i tubon njerëzit   Kjo është shenja e fundit nga shenjat e mëdha të Kijametit sepse Muhamedi a.s. në hadithin e tij tha: “…dhe e fundit nga ato , është zjarri që del nga Jemeni , i cili i tubon njerëzit në vendtubimin e tyre (në mahsherr)”.  Toka në të cilën do t’i tubojë njerëzit ky zjarr është toka e Shamit (vendet e shamit janë: Palestina ,Siria , Jordania dhe Iraku). Transmetoi Ebu Dherri se Muhamedi a.s. tha: “Shami është toka e tubimit dhe vendi i zgjerimit”.  Në një hadith tjetër  Muhamedi a.s. sqaroi se ky zjarr (vullkan i madh siç duket) nuk u lë vend njerëzve , kudo që ata ndalen ai i arrinë derisa të tubohen në vendet e Shamit.

  25. Emrat e Ditës së Kijametit •  1. Jevmul-Kijame  …………………Dita e Gjykimit •  2. Jevmul-Ahir ……………………..Dita e Fundit •  3. Es-Saatu  ………………………….Momenti •  4. Jevmul-Ba’th …………………….Dita e Ringjalljes •  5. Jevmul-Huruxh ………………….Dita e Daljes (prej varreve) •  6. El Kariatu ………………………….Krisma e Kijametit •  7. Jevmul-Fasl ……………………….Dita e Ndarjes •  8. Jevmu-Din …………………….…..Dita e Llogarisë •  9. Es sahatu ………………….……….Ushtima (e krismës së Kijametit) • 10. Et-tammetul-Kubra ………..…..Vala e Madhe (e Kijametit) • 11. Jevmul-Hasere ………..………...Dita e Dëshprimit • 12. El Gashijetu ……………………... Belaja që kaplon (Kijameti) • 13. Jevmul-Hulud …………………….Dita e Përjetshme • 14. Jevmul-Hisab ……………...……..Dita e Përgjegjësisë • 15. El Vakia ………………….………...Ndodhia (Kijameti) • 16. Jevmul Veid ……………………….Dita e Premtuar (për dënim) • 17. Jevmul-Azifeti …………………….Dita e Afërt • 18. Jevmul-Xhem’I ……………………Dita e Tubimit • 19. El Hakka …………………………...Momenti i katastrofës së përgjithshme • 20. Jevmul-Telak ………..……………Dita e Takimit • 21. Jevmut-Tenad …….………………Dita e Britmës (mjerimit) • 22. Jevmut-Tegabun .…………………Dita e Mashtrimit

  26. -Nuk kemi për qëllim këtu të përshkruajmë mënyren e Kijametit apo të shkatërrimit të Gjithësisë , sepse  kjo është një temë e veçantë për të cilën mund të shkruhet një libër. All-llahu i Lartësuar në shumë ajete të Kur’anit e përshkroi si një ditë të trishtueshme dhe shumë të vështirë , saqë femija plaket atë ditë .Ekzistimi i shumë emrave të Ditës së Kijametit në Kuran , Argumenton se ajo është një ditë e vështirë. Të gjithë ata emra janë cilësi tmerruese të asaj dite . Nuk ka dyshim se All-llahu atë Ditë do t’i mbroi besimtarët e Tij dhe do t’ua bëjë këtë ditë të lehtë. Fjala është pas ringjalljes , kurse vetë Kijametin e përjetojnë vetëm njerëzit më të këqij të atyre ditëve.  Ebu Neimi r.a.  transmeton se i dërguari i All-llahut Muhamedi a.s. tha: “Mua më janë shfaqur të gjitha ditët , në mesin e tyre edhe dita e premte të cilën e  pashë si pasqyrë të bardhë , në mes të së cilës ishte një pikë e zezë. Pyeta:Q’është kjo?  M’u tha: Kijameti. Pasi që Kijameti do të ndodhë në këtë ditë , pa dyshim se të gjitha krijesat në këtë ditë janë të frikësuara dhe të brengosura , pos njerëzve dhe xhinnëve.  Transmetoi Abdull-llah Ibni Umeri r.a. se Muhamedi a.s. tha: “Nuk do të behet Kijameti derisa All-llahu mos të dërgoi një erë e cila nuk le pa i marrë shpirtin  askujt që në zemrën e tij ka iman sa pesha e thërmijës: pas kësaj çdonjëri (nga ata që mbesin) i kthehet adhurimit të atyre që baballarët e tyre adhuronin në kohën e injorancës (adhurimin e idhujve), e mbesin disa njerëz si pluhuri që nuk urdhërojnë në të mira e as nuk pengojnë nga e keqja , martohen në rrugë sikurse shtazët e kur kjo e tëra të ndodhë , shtohet hidhërimi i All-llahut ndaj tyre dhe mbi ta e bënë Kijametin. Dhe Kur të vijë ajo ditë , do të fryhet ne Sur , me të cilën fryerje do të marrë fund jeta e të gjitha gjallesave ne tokë dhe në qiell. “Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe qka ka në tokë përveq atyre që do All-llahu (te mos vdesin)…” (Ez-Zumer:68) . Fundi i kësaj bote Dita e Kijametit

  27. Es-Selamu Alejkum – Paqa dhe Mëshira e All-llahut qoft mbi ju … Nese deshironi që kontoja e juaj të shtohet më sevape dhe vepra të mira,atëherë ju lusim që këtë artikull pasi ta keni lexuar tua dergoni të gjithë përsonave që i keni ne email, e pa dyshim se All-llahu dot ju shpërblej për çdo gjë qoft edhe sa grimca e atomit. Lusim All-llahun që të kemi dobi nga ky artikull, All-llahu na falt ,All-llahu na udhezoft, All-llahu na ruajt nga çdo e keqe dhe na bëft prej banorve të Xhenetit Firdeus Insha-All-llah, Amin, Amin, Amin.Es-Selamu Alejkum Ve Rahmetullahi Ve Beraketuhu më nder dhe respekt stafi i wWw.Rrugaislame.Tk Email: Info@rrugaislame.net berat_shatri3@hotmail.com Përgaditi : www.rrugaislame.tk

More Related